Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Enciklopedia famëkeqe “lëkund” koalicionin ”
    Enciklopedia le te lekunde Maqedonine se koalicioni ka qene i lekundur prej fillimi nese mund te themi se ka pasur koalicion............nuk di a ju kujtohet se si u be koalicioni per nevoja nderkombetare apo shtetrore............ate kohe nuk kishte nevoje Gruevski per asnje parti koalicioni pasi kishte numrin e mjaftuar te votave ne pushtet..............

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI tërhiqet, nuk mbështet protestën kundër enciklopedisë

    Më nji tetor të këtij vitit në ora 14.00, do të mbahen protesta gjithpopullore në Shkup, me kërkesë për tërheqjen e të ashtuquajturës enciklopedi maqedonase, e cila në mënyrë tejet provokative dhe nënçmuese flet për kombin shqiptarët dhe autoktonin e tij.

    Nisja e protestuesve do të filloj nga Kompleksi Çairçanja në komunën e Çairit drejt Qeverisë së Maqedonisë, sepse siç theksoi Kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri përgjegjësia për daljen e kësaj enciklopedia skandaloze i takon Qeverisë.

    “Pas reagimeve të shumta nga intelektualët shqiptarë me anë të kësaj proteste dëshirojmë tu mundësojmë edhe qytetarëve shqiptar që të ngren zërin kundër shtrembërimeve të histories shqiptare dhe ofendimeve ndaj gjith kombit shqiptar vlerësojnë organizatorët. Ndërsa kërkojmë që protesta të ngjashme dhe qëndrime zyrtare me kërkesën për tërheqjen e enciklopedisë maqedonase të vijnë edhe nga qendrat e dy shteteve shqiptare Tirana dhe Prishtina”, theksoi Shaqiri.

    Protesta mbështet edhe nga Partia për Prosperitet Demokratik dhe sektori civil. “Kërkojmë që enciklopedia të tërhiqet tërsisht me akt zyrtar, si dhe të ndryshohet këshilli redaktues, për tu formuar një redaksi e re, e cila do të mund ta përgadis një encikolopedi me guximin shkencor duke u distancua nga politika maqedonase”, deklaroi Sefedin Haruni, Kryetar i PPD-, për të shtuar se këto redaktor janë individ me moral jonjerëzor dhe MANU në fakt është nën ndikimin e SANU-t.

    Ndërsa megjithëse fillimisht partia shqiptare në pushtet BDI e kryesuar nga Ali Ahmeti, e kishte mbështetur mbajtjen e protestes, për arsye që vetëm ata e kanë të njohur, kjo parti e ka tërhequr mbështetjen për mbajtjen e protestave, theksuan nga BDK.

    (INA)
    Sui generis

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Nisja e protestuesve do të filloj nga Kompleksi Çairçanja në komunën e Çairit drejt Qeverisë së Maqedonisë, sepse siç theksoi Kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri përgjegjësia për daljen e kësaj enciklopedia skandaloze i takon Qeverisë.
    - BDI eshte ne qeveri..........

    Ndërsa megjithëse fillimisht partia shqiptare në pushtet BDI e kryesuar nga Ali Ahmeti, e kishte mbështetur mbajtjen e protestes, për arsye që vetëm ata e kanë të njohur, kjo parti e ka tërhequr mbështetjen për mbajtjen e protestave,

    - A eshte kjo ne regull...?

  4. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-06-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga antina Lexo Postimin
    Nisja e protestuesve do të filloj nga Kompleksi Çairçanja në komunën e Çairit drejt Qeverisë së Maqedonisë, sepse siç theksoi Kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri përgjegjësia për daljen e kësaj enciklopedia skandaloze i takon Qeverisë.
    - BDI eshte ne qeveri..........

    Ndërsa megjithëse fillimisht partia shqiptare në pushtet BDI e kryesuar nga Ali Ahmeti, e kishte mbështetur mbajtjen e protestes, ...?

    Paskan haru se jan vet "Qeveri",hahaaaaaaaaaa,Kjo tregon se BDI/ja veç se emrin "koalicion"me VMRO-Mongollska,se skan asgjë në dor....

  5. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kjo gjë dihej që kur u fut në qeveri pa asnjë kusht, në Janar priten zgjedhje të parakohshme.
    Sui generis

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI e gatshme të braktisë qeverinë

    Anëtari i lartë i kryesisë së BDI-së, Rafiz Haliti deklaroi të hënën se funksionarët e këtij subjekti politik janë të gatshëm ta braktisin qeverinë, nëse kështu vendos kryetari, Ali Ahmeti.

    “Këtë vendim e marrin organet e partisë, para së gjitha këto kompetenca i ka lideri i partisë, Ali Ahmeti. Nëse ai urdhëron ose kërkon të sillet vendimi për braktisjen e koalicionit, e ka mbështetjen e të gjithë funksionarëve dhe deputetëve të BDI-së, theksoi Rafiz Haliti.

    Dy partnerët e koalicionit Ali Ahmeti i BDI-së dhe Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE nuk janë takuar gjatë fundjavës, edhe përkundër një takimi të paralajmëruar mes tyre.

    Paralajmërimet për një takim të përbashkët për të sqaruar pozicionet e tyre lidhur me botimin e “Enciklopedisë Maqedonase”, ishin bërë nga kreu i BDI-së, i cili ka kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski dhe Qeveria të distancohen nga botimi i kësaj vepre kontroverse për shqiptarët. Dy liderët e partive të koalicionit qeveritar në Maqedoni nëpërmjet mediave kanë drejtuar mesazhe dhe qëndrime lidhur me debatin e ndezur për enciklopedinë.

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar se prononcimet e deritanishme të kryeministrit Gruevski për enciklopedinë janë të pamjaftueshme. Acarimi i marrëdhënieve midis dy partive të koalicionit është ndjerë edhe në mbledhjen e javës së kaluar të Qeverisë, ku ka patur reagime dhe mospajtime midis ministrave shqiptarë dhe atyre maqedonas.

    (INA)
    Sui generis

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtyhet kongresi i partisë shqiptare në pushtet

    Ahmetit kokëdhembje të madhe do të mund t’i shkaktonin dy nënkryetarët aktual të partisë Teuta Arifi dhe Rafiz Haliti, ku për këtë të dytin dega e BDI-së në Shkup insiston që ai të largohet së bashku me strukturat tjera të vjetra që janë kyçur në fillim të themelimit të partisë

    Frikë dhe pasiguri në radhët e BDI-së pas skandalit me “Enciklopedinë Maqedonase” që e dridhi jo vetëm opinionin e brendshëm por edhe atë të jashtëm.

    Pas paralajmërimeve të herë pas hershme të zyrtarëve të lartë të “integristëve” se gjatë tetorit apo nëntorit të këtij viti do të ketë Kongres të partisë me të cilin BDI do të duhej të bënte reforma të thella brenda saj tanimë një gjë e tillë është lënë anash. Burime të larta në këtë parti bëjnë të ditur se kanë frikë siç thonë vetë ata “t’i hynë kësaj aventure” sepse do të mund të kishte pasoja të paparashikueshme për partinë e Ahmetit.

    Madje, bëhet e ditur se edhe pse gjatë dy muajve të kaluar flitej se disa ministra të BDI-së do të shkarkohen një gjë e tillë siç duket s’do të ndodh deri në fund të këtij viti meqë, siç thonë burimet e njëjta kjo do të mund të shkaktonte përplasje dhe përçarje të reja në parti.

    Sipas burimeve të larta në këtë parti këto hapa nuk merren nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti meqë i njëjti ka frikë se mund të ballafaqohet me telashe të brendshme në parti, kur edhe më tej mbetet opsioni për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këto burime bëjnë të ditur se nëse shkohet në kongres, Ahmetit kokëdhembje të madhe do të mund t’i shkaktonin dy nënkryetarët aktual të partisë Teuta Arifi dhe Rafiz Haliti, ku për këtë të dytin dega e BDI-së në Shkup insiston që ai të largohet së bashku me strukturat tjera të vjetra që janë kyçur në fillim të themelimit të partisë.

    Nga kjo parti bëjnë të ditur se edhe pas tërheqjes së enciklopedisë nga shitja nga Akademia e Maqedonisë raportet me VMRO-në nuk janë përmirësuar dhe se për këtë flet më së miri takimi mes Ahmetit dhe Gruevskit i cili erdh pas trysnisë së faktorit ndërkombëtar.

    ( INA/24 orë)
    Sui generis

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sui generis

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anëtarësuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    BDI e formuar nga luftetaret e liris "PDSH" e formuar nga shërbimi sekret Srb...
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anëtarësuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    Gazeta "KOHA" organ i "PDSH"e financuar me 80.000 € nga Sherbimi sekret Serb..
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •