Me se fundmi!!!!!!

Humb dosjen, nis hetimi për punonjësin e AKKP

» Vendosur: 10/09/2009 - 12:47


TIRANE - Humb dosjen, merret në hetim punonjësi i Agjencisë së Kthim Kompensim Pronave. Policia e kryeqytetit pohoi dje zyrtarisht se ka dërguar materialet në Prokurorinë e Tiranës për 32-vjeçarin D.Xh., lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës". Sipas policisë, 32-vjeçari me origjinë nga Saranda, ka marrë në arkivin e zyrës rajonale të Komisionit Kthimit të Pronave në Lezhë, dosjen e pronës së një shtetasi, për ta dorëzuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë. Pasi e ka tërhequr nga Zyra e AKKP, Lezhë, ai nuk e ka dorëzuar dosjen në destinacion, që duhet të ishte protokolli i AKKP Tiranë, në mënyrë që ky institucion t'i jepte rrugë zyrtare dosjes. Pas interesimit të qytetarit, dokumentet e të cilit ndodheshin në dosje, kanë nisur kërkimet për dosjen por nuk është bërë e mundur të gjenden. Pas kësaj, punonjësi i AKKP-së është denoncuar në polici, institucion i cili ka nisur hetimin mbi rastin në fjalë dhe pas grumbullimit të materialit paraprak ka përcjellë çështjen në prokurori, duke ngritur akuzën paraprake "shpërdorim detyre". Po kështu policia nuk ka marrë masë ndalimi për të akuzuarin, duke pohuar se hetimi në ngarkim të tij duhet të kryhet në gjendje të lirë. Ende nuk dihet se cili është pretendimi i të akuzuarit për ngjarjen, dhe rrethanat në të cilat ai ka humbur dosjen e pronave të qytetarit të dëmtuar. Gjithashtu, burimet zyrtare policore pohojnë se humbja e dosjes gjatë dërgimit dorazi nga Lezha në Tiranë ka sjellë pengesë në vazhdimin e procedurave të mëtejshme institucionale, në lidhje me pronën e qytetarit të dëmtuar.

panorama.