Kam po thuajë një vit në forum dhe dita ditës shikojë që sa vjen dhe më shum degradohet gjëndja. Mund ta di me çfarë të drejte disa individ mundohen ti prishin imazhin këtij forumi? Mund ta di se deri ku do arrijm me këto ndërhyrjet në tema të ndryshme duke na cituar pjesë nga Kurani, dhe sa do vazhdohet të përdhoset rregullorja e këtij forumi dhe nga seksione të ndryshme të qëndrojn larg argumentat fetare. Nuk arrij ta kuptoj sesi tolerohen deri në këtë pikë këta individ që kanë si qëllim propagand fetare sesa pjesëmarrje në tema të ndryshme. Unë e shikojë si bomb me sahat këtu në forum përdhosjen e çdo teme duke i dhën nuanca fetare. A nuk kanë një nën forum të tërin për të diskutuar në lidhje me fen, a nuk i mjafton gjithë ajo hapësir apo kërkojn të ken gjithë forumin pron të tyren dhe të citojn pjes kuranore apo biblike? Unë e shikoj si problem madhor "fenomemin fe në çdo temë të forumit", e imagjinoni sa dhe në pjesën e nën forumit të sportit flasin për fe dhe e lidhin gjëndjen shpirtërore të futbollistëve në bazë të fes që mbartin.
P.s Shikoni pjesëmarrjen në forum se deri në çfarë pike ka arritur, sa nuk e merr mundimin më njeri të japi një argument se do vij një citim me një pjesë Kuranore.
P.s1 Unë nuk arrij ta konceptoj sesi kërkoni të respektohen rregullat kur këta "pseudo fetar" përdhosin dita ditës më shum imazhin e Forumit Shqiptar, duke e bërë një forum fetar dhe aspak social me larmi temash të ndryshme.
A ka kurim ky fenomen, do rikthehet Forumi Shqiptar i dikurshëm ku temat fetare diskutoheshin në forumin përkatës dhe ato të çështjeve sociale të trajtohen si çështje sociale dhe jo me ndikime fetare.
Shpresojë që të merret parasysh ky postim dhe ti jepet drejtim në një farë mënyre këtij problemi.
Krijoni Kontakt