-
Emisionet telivizive per Ramazan
Ne televizionin Shijak Tv jepen cdo dite para iftarit dhe ne oren 23:30 emisione fetare per ramazanin dhe fene Islame.Apo i ndiqni?
-
-
http://www.shekulli .com.al/2009/ 08/30/gruaja- ime-jo-patjeter- me-shami. html
Intervista / Muaji i Ramazanit pėr njė futbollist. Rrėfimi i Erald Deliallisit. Sakrifica, stėrvitja dhe marrėdhėnia me shoqėrinė.
Deliallisi: Futboll dhe agjėrim nė muajin e shenjtė tė Ramazanit
Flokė me onde tė gjata deri tek supet. Mban veshur bluzė tė kuqe dhe pantallona treēerekėshe tė bardha dhe njė ēantė tė zezė tė hedhur krahėve. Ky ėshtė personi qė po e prisnim pėrballė xhamisė sė Tabakėve.
Nė momentin e parė tė jep pėrshtypjen e njė djali mendjemadh, qė me vėshtirėsi mund tė arrijė tė komunikojė, por sapo ulemi, na rezulton e kundėrta. Sakrifica ka kosto pėr tė. Dhe ai e bėn kėtė pėr hir tė Zotit.
Nė muajin e shenjtė tė Ramazanit, pėr besimtarėt e fesė myslimane, Erald Deliallisi nuk ėshtė si gjithė tė tjerėt. Agjėrimi i tij ėshtė disi mė i vėshtirė, por jo i papėrballueshė m pėr futbollistin e "Teutės" sė Durrėsit. 27-vjeēari ka gati 12 vjet qė ēdo vit agjėron muajin e Ramazanit, edhe pse gjatė gjithė kėsaj kohė ka ushtruar njėkohėsisht sportin. Vėshtirėsi? Normalisht qė ka pasur, por kėtu qėndron e bukura, thotė Eraldi.
Pėr kėtė fakt nuk ndihet ndryshe nga pjesa tjetėr e grupit. "Nuk e kam problem edhe kur orari i faljes ėshtė gjatė kohės qė zhvillohet ndeshja. Nė pushim falem nė dhomėn e zhveshjes", - thotė ai.
Ndėrsa, pėr sa u pėrket marrėdhėnieve me vajzat, Deliallisi ėshtė ca mė i rezervuar. Jo domosdoshmėrish femra e tij e jetės duhet tė jetė myslimane apo me shami, mjafton qė ajo ta kuptojė atė dhe t'i pėrshtatet.
"Tė gjithė kemi tė drejtėn tė zgjedhim, dhe unė kam menduar se duhet tė bėj zgjedhjen mė tė pėrshtatshme" , - thotė ai me qetėsinė e tij olimpike, tė cilėn nuk e trazojnė aspak edhe pyetjet me spec.
Ju jeni njė besimtar mysliman qė e keni tė trashėguar fenė, apo e keni fituar me kalimin e viteve?
Jo, nuk e kam tė trashėguar, se nė periudhėn e komunizmit, si ēdo shqiptar, ka qenė e censuruar. Familjarėt e mi kanė qenė dhe janė besimtarė, por jo praktikantė tė rregullt tė fesė myslimane. Unė vetė e kam marrė dhe fituar nga shoqėria, por edhe nga dėshira ime. Kemi qenė me njė klub disa shokė, tė cilėt besonim qė kur ndodhesha nė gjimnaz.
Ēfarė ju ka ngacmuar dhe shtyrė pėr tė besuar?
Ndihesha mirė. Zemrat e njerėzve i ka nė dorė Zoti, dikujt ia hap dhe ia mbush me besim dhe dikujt tjetėr, nuk do t'ia hapė zemrėn. Mosha 15-16 vjeē ka qenė ajo mė vendimtarja, ku unė fillova dhe tė falesha nė xhami, ndėrsa agjėrimin nė ramazan e kam mbajtur mė herėt. Tashmė nuk ėshtė aspak e sforcuar, gjithēka vazhdon nė rutinėn e pėrditshme.
Nė moshė fare tė vogėl keni mbajtur ramazan, por edhe paralelisht keni luajtur futboll. Ju ka qėlluar ndonjėherė ramazani nė pikun e sezonit futbollistik?
Thuajse pėrherė nė sezon intensiv jam. Gjithmonė muaji i Ramazanit ka qėlluar nė kohėn kur kam pėr tė luajtur ndeshje. Momentet mė tė vėshtira pėr njė futbollist janė nė fazėn pėrgatitore, e cila fatmirėsisht nuk mė ka pėrkuar ndonjėherė me muajin e Ramazanit.
Kur Ramazani bie nė dimėr, ėshtė pak mė e lehtė, tani me thėnė tė drejtėn e kam pak tė vėshtirė. Vapa mė jep etje. Nė dimėr nuk ėshtė problem, pasi ora katėr e gjysmė e pasdites vjen shumė shpejt.
Ramazani ka mė shumė se njė javė qė ka nisur, e keni lėnė stėrvitjen kėto kohė?
Joo, nuk bėhet fjalė. Sa pėr lodhjen, ndodh qė edhe lodhem ndopak, po kjo ėshtė sakrifica, ē'tė bėjmė. Kur sakrifikon njeriu ndjen edhe kėnaqėsi. Ramazani ka edhe disa rregulla lehtėsuese, tė cilat pse tė mos i zbatojmė.
P.sh., kur je udhėtar, kur je i sėmurė, edhe mund ta prishėsh, nuk ka ndonjė gjė tė keqe. Kėto janė tolerime. Ditėn e ndeshjes nuk mbaj agjėrim. Po kėshtu edhe kur kam stėrvitje dy herė nė ditė. Kėto gjėra tolerohen nga Zoti, nuk ėshtė nevoja tė bėhem unė super hero.
Trajneri juaj e di qė ju mbani ramazan?
Po, ne jemi disa djem qė e mbajmė agjėrimin, na mblodhi njė ditė para, na foli, por edhe ne ia shpjeguam dhe pjesėn tonė se kjo nuk ndikon nė nivelin e lojės. Unė kuptoj dhe nuk paragjykoj ēdo person pėr ketė, ėshtė normale.
Keni kaq kohė qė puna juaj ėshtė nė njė ekip, dhe pothuajse gjatė gjithė kėsaj kohe e ke shfaqur hapur qė je praktikant, je ndjerė ndonjėherė i paragjykuar?
Jo, ballafaqim direkt nuk kam pasur, se ua kemi imponuar tė tjerėve respektin pėr ne. Unė nuk e kam problem dhe nuk mė vjen turp qė kur tė mė vijė ora e falje,s tė falem edhe nė dhomėn e zhveshjes.
Kemi qenė grup shoqėrie qė rrinim bashkė, kemi pasur njėri-tjetrin dhe nuk ėshtė se jemi pėrzier me shoqėri tjetėr dhe nuk e kemi ndjerė nevojėn tė integroheshim nė njė shoqėri tjetėr. Jo se nuk na ndodh, puna na lidh qė tė jemi 20 veta e tė bėjmė stėrvitje pėrditė, rrinim bashkė, hamė, por jo se janė tė gjithė njėlloj.
Ju si futbollist keni njė regjim ditor ushqimor, a e respektoni atė?
Po, po. Kemi regjim dhe unė jam shumė korrekt ndaj atij regjimi. Nė mėngjes, bukė me mjaltė e me qumėsht, nė drekė supė dhe nė darkė diēka tė lehtė. Unė nuk ha shumė, se kam hallin e peshės, duhet tė ruhem edhe nga shėndeti i tepėrt.
Po tani, gjatė Ramazanit, ku ushqeheni?
Nė shtėpi. Ndonjėherė ne si shoqėri ftojmė njėri-tjetrin pėr iftar. Kjo ndodh kryesisht nė ditėt e pushimit.
Je dehur ndonjėherė nė jetėn tėnde?
Jo. Nuk pi fare, as cigare e as alkool, madje as kafe. Jo vetėm kur kam hyrė nė futboll, por as mė parė nuk kam pirė. Nuk jam qejfli i kėtyre gjėrave.
E keni tė vėshtirė me vajzat kėto ditė, pasi futbollistėt janė disi nė qendėr tė vėmendjes?
Jo, aspak. Varet se si e menaxhon veten dhe se sa e vendos nė qendėr tė vėmendjes.
Jeni i mirinformuar pėr fenė dhe lexoni vazhdimisht?
Po lexoj, "Kur'anin". Por edhe libra tė tjerė, jo vetėm fetarė, edhe jo fetarė.
Cili ėshtė arsimi juaj?
Kam mbaruar dy shkolla tė larta, Akademinė e Edukimit Fizik dhe Fakultetin e Shkencave Politike.
Ku mendon se ėshtė e ardhmja juaj, sepse futbolli dihet qė pėrfundon nė njė farė moshe?
Nuk besoj se do tė jetė nė sport, por gjithsesi tė shohim. Kam bėrė shumė sakrifica pėr kėto shkollat qė kam pėrfunduar.
Ke dhėnė ryshfet ndonjėherė pėr ndonjė provim?
Jo, jo, asnjėherė, nuk bėhet fjalė. Te Instituti i Edukimit Fizik, siē jemi mėsuar t'i themi rėndom Akademisė, ka ndodhur qė ndonjėherė mė kanė ndihmuar pedagogėt, pasi edhe luaja futboll dhe na njihnin. Por kurrė nuk kam dhėnė ryshfet.
Keni njė futbollist model qė kėrkon t'i ngjash?
Joo.
Nė njė tė ardhme, kur tė krijoni familje, gruaja juaj duhet tė jetė me domosdoshmėri besimtare myslimane dhe e veshur me shami, apo nuk ka rėndėsi pėr ju?
Nuk ėshtė e thėnė qė duhet tė jetė me patjetėr me shami. E rėndėsishme ėshtė qė tė mė pėrshtatet mua. Minimumi qė do tė jetė ėshtė qė tė mė respektojė pėr kėto qė kam. Nuk ka gjėra absolute, unė nuk ia imponoj asaj fenė time, por edhe ajo mos tė mė imponojė mua. Secili ka tė drejtėn tė zgjedhė. Unė nuk detyroj njeri, por kam tė drejtė tė pėrzgjedh.
Jeni i pasionuar pas skedinave, i vendosni ato?
Jo, nuk vendos. Dikur kam vendosur ndonjėherė sa pėr gallatė. Me njėmijė lekė tė vjetra fusja 10 ndeshje. Kuptohet qė nuk fitoja asnjėherė. Gjithsesi, besimtarėve myslimanė nuk u lejohen bastet, shkak ky qė ka bėrė tė mos jem i dhėnė ndonjėherė pas tyre.
E frekuentoni jetėn e natės?
Jo. Me raste, kur ka ndonjė organizim. Ky ėshtė tipi im dhe ka rastisur qė ėshtė plotėsuar nga feja. Nuk i kam qejf kėto vendet e zhurmshme.
Jeni i dashuruar momentalisht?
Unė pėrgjithėsisht jam pėr njė marrėdhėnie serioze. Po deri mė tani kam pasur sportin e shkollėn. Kėto gjėra vijnė edhe natyrshėm, por kam qenė i predispozuar tė pėrfundoj kėto, sepse secila do pjesėn e vetėn qė t'i pėrkushtohesh.
Sikur tė kisha qenė ndonjė tip aventurieri pėr tė pėrfituar nga rasti, momentet nuk kanė qenė tė pakta. E kanė njė ēik namin e keq kėta futbollistėt, por jo tė gjithė mund t'i fusėsh nė njė thes.
Keni qenė ndonjėherė pjesė e ekipit tė Kombėtares sonė?
Jo. Kam luajtur me ekipin e Shpresės.
Cili ėshtė pozicioni juaj nė fushėn e blertė?
Jam mesfushor mbrojtės.
Ju vetė me kė jeni tifoz?
E ndjek futbollin nė pėrgjithėsi, por nuk ėshtė se jam shumė i fiksuar pėr ndeshjet. Kjo pėr faktin se gjithė ditėn luaj vetė futboll. Atė pak kohė tė lirė qė kam dua ta kaloj ndryshe.
Je tip impulsiv apo keni hatėrmbetje?
Jo, jo, jam krejt e kundėrta. Jam shumė i qetė. Kam disa miq qė shoqėrohem, tė tjerėt i respektoj. Pastaj kur nuk gjej tė njėjtin raport kundrejt meje, nuk ėshtė se i pres gjėrat me thikė dhe tė them: "Ik ti kėtej se nuk je shoqėria ime", thjeshtė shmangem dhe ftohja kuptohet.
Nuk jam tip qė flas para mendjes e ta them llafin e fundit tė parin, mundohem t'i peshoj gjėrat. Edhe nuk jam tip qė t'i bie kokės, thjesht tregohem indiferent.
Cila ėshtė ajo gjė qė tė acaron mė tepėr?
Gėnjeshtra, dyfytyrėsia, hipokrizia, kėto gjėra nuk i duroj dot.
Pėr fenė thatė se nuk e kishit traditė familjare, po futbollin?
Futbolli ėshtė edhe fati, talenti, puna. Shumė persona nga brezi im janė djegur pėr shembull me ketė profesion. Nė fakt janė pjesa mė e madhe.
Cila ėshtė ndeshja juaj mė e mirė dhe ajo mė e keqe qė keni luajtur ndonjėherė?
Kam disa, si mė specifike e bukura dhe e arrira mendoj se ka qenė vjet kur luaja me Tiranėn. Mbetėm tetė vetė nė lojė. Ishim 1 - 0 pėr Elbasanin dhe pjesėn e dytė, nga 1 me 0 e kthyem nė 2 me 1 pėr ne.
Cila ėshtė pjata juaj e preferuar?
Nga gjellėt kam imam bajalldinė, gatim tipik i tiranasve.
Mjeku: Agjėrimi te futbollistėt? Ndikon nė pėrqindje tė vogėl
Ata janė persona qė duhet tė jenė vazhdimisht nė formė dhe tė mirėstėrvitur. Askush nuk do ta dijė pėr diēka mė tej se kaq. Por pėr lojtarėt qė besojnė dhe kėrkojnė tė agjėrojnė nė kėtė muaj tė shenjtė, sakrifica shkon edhe mė tej duke agjėruar.
Pėr tė mėsuar se si ndikon kjo tek ata lojtarė qė nė kėto ditė respektojnė fenė e tyre, kemi kontaktuar me mjekun e Dinamos, Pertef Rusi.
Nė njė prononcim pėr SH2-shin, Rusi pohoi se, "Normalisht, ata lojtarė dalin nga rutina e pėrditshme, por kjo tek lojtarėt ndikon nė njė pėrqindje tė vogėl, se njė trup i stėrvitur arrin ta pėrballojė lehtė. Ata ushqimin e marrin, por nuk e marrin si zakonisht dhe i ndryshon regjim. Jo se rrinė vazhdimisht pa u ushqyer.
Nuk mund tė themi absolutisht se futbollistėt qė mbajnė Ramazan nuk janė nė gjendje tė luajnė. Tė gjithė kėto varen nga organizimi i gjithsecilit. Edhe nė qoftė se do tė ndikonte, rezultati do tė ishte i papėrfillshėm.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt