Pershendetje, faleminderit per pergjigjet, megjithate ka lindur nje nenpyetje
A eshte 'pema e jetes' ne Zanafille, jeta e perjetshme tokesore?
Normal sipas krishterimit 'pema e Jetes' eshte vet Jezusi, sepse Jezusi jep jeten dhe krijon jeten dhe eshte vet JETA. Krejt krishteret pajtohen me kete. Por personalisht mendoj se termi 'pema e jetes' qe permendet ne Zanafille, nuk ka te beje me Jezusin aspak por do te duhej te ekzistone nje 'Peme' (ndoshta vetem perdoret ne kuptim alegorik, Perendia flet ne gjuhe tokesore) qe nese do te hanin nga ajo njeriu do te jetonte gjithnje ne toke dhe mekati do te shumefishohej dhe njeriu do te degradohej edhe me tej ne rebelim, pra do te jetonte larg nga lavdia e Perendise, e jo se ka qene Jezusi, sepse kjo s'mund te qendroje.
Kjo eshte si te thuash se Zoti i largoi njerezit dhe e mbrojti kete peme, qe njerezit te mos kene Jeten e Perjetshme Hyjnore. Jezusi eshte jeta e perjetshme, perse Zoti do t'ia ndalonte dikujt Jezusin?! A nuk u krijua njeriu per kete, jete te perjetshme prane Perendise. 'Pema e jetes' ne Zanafille duhet te kete kuptim alegorik, pra jete te perjetshme tokesore... 'and that's why God exluded Adam and Eve from Eden' and guarded it with angels (dhe per kete Zoti perzuri Ademin dhe Haven nga Edeni dhe e mbrojti me engjuj) qe te mund te vdiste ne kryq per mekatet e njerezimit, dhe t'i marre ne Parajse ata qe e pranojne kete dhurate. A eshte me i kuptimshem ky interpretim?
Ketu kemi disa interpretime... alegorik, historik, piktoral-spiritual apo mitik.
http://www.internationalstandardbibl...e-of-life.html
Te Perendise jemi dhe tek Ai eshte kthimi
Krijoni Kontakt