Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Sipas legjendes Kadmi dhe Harmonia ne pleqeri u shendruan ne gjarpinje dhe ne ate forme vazhduan te jetojne ne fushat e Elizese.
    Ne legjenden per Kadmin Illyriosi( i biri i tij ) , eshte i lidhur ngushte me gjarperin : ai e kishte mbeshtjelle menjehere pas lindjes , duke percjelle keshtu ne te aftesine e vet magjike .

    Filologe te njohur poashtu po perpiqen qe te deshmojne qe edhe emri Ilir ne pikepamje etimologjike eshte i lidhur me kete gjallese .

    Gjarperi perndryshe tek iliret njihet edhe si simbol i fryteshmerise dhe si mbrojtes i vatres . Ishte me i shprehur te iliret e jugut .Tek ata te veriut ishte me e rralle paraqitja e tij

  2. #22
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Longarus Lexo Postimin
    Sipas legjendes Kadmi dhe Harmonia ne pleqeri u shendruan ne gjarpinje dhe ne ate forme vazhduan te jetojne ne fushat e Elizese.
    Ne legjenden per Kadmin Illyriosi( i biri i tij ) , eshte i lidhur ngushte me gjarperin : ai e kishte mbeshtjelle menjehere pas lindjes , duke percjelle keshtu ne te aftesine e vet magjike .

    Filologe te njohur poashtu po perpiqen qe te deshmojne qe edhe emri Ilir ne pikepamje etimologjike eshte i lidhur me kete gjallese .

    Gjarperi perndryshe tek iliret njihet edhe si simbol i fryteshmerise dhe si mbrojtes i vatres . Ishte me i shprehur te iliret e jugut .Tek ata te veriut ishte me e rralle paraqitja e tij
    eshte e kote te lexosh wikipedian dizinformuese....ncuq nuk eshte ashtu filologet e tu ja fusin kot,emri Ilir lidhet me dicka tjeter,e kemi sterthene dhe sterargumentuar.

    kadmi dhe harmonia jane shpikje greqerish.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar mė parė nga Eros- Lexo Postimin
    eshte e kote te lexosh wikipedian dizinformuese....ncuq nuk eshte ashtu filologet e tu ja fusin kot,emri Ilir lidhet me dicka tjeter,e kemi sterthene dhe sterargumentuar.

    kadmi dhe harmonia jane shpikje greqerish.
    Se pari ketu po shihet qe nuk ia ke haberin se ku eshte e shkruar kjo , se dyti po ata nuk jane filologe te mij por jane emra qe jane marre me shume me kete emer se sa qe ke vjet ti ( nuk do te thote qe ata i kane vene vule kesaj qeshtje ) , dhe po ta dije se cilet jane ata te pa[kten do i kishe treguar emrat e tyre , nuk po futem me thelle , dhe e treta e me e rendesishmja po ti cka na tregove se ???

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Figura e Gjarprit Kadmik ne Bashet e Anijeve Ilire

    Shkruan oikom Zeqohttp://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=129713&stc=1&d=1270028867
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 31-03-2010 mė 05:48

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    ]Figura e Gjarprit Kadmik ne Bashet e Anijeve Ilire

    Pse anijet tregohen ne monedhat ilire te labeatve(rreth liqenit labeat-d.m.th i Shkodres),daoresve,etj?

    Moikom Zeqo
    Detaria ilire eshte nje subjekt i madhe.Anijet e quajtura lembe dhe liburnide jane te njohur si emertime te veqanta ne terminologjine e detarise boterore te antiktetit.Arkeologet shqiptare nuk jane marre fare me kete subjekt,madje edhe disa rifigurime numizmatike te anijeve ilire nuk i kane analizuar fare.Pse anijet tregohen ne monedhat ilire te labeatve(rreth liqenit labeat-d.m.th i Shkodres),Daoresve,etj?Si zbukurim ornamental?Jo,ato kane kuptime substancial.
    Anijet tregojne simboloken e flotes si perparsi ushtarake tek iliret,por edhe kultin jetik te miteve detare,qe lidheshin me hyun Redon.

    Qka tregojne studimet i Ilirologut Stipqeviq

    Ilirologu i shquar,Aleksader Stipqeviq ka treguar nje vemendje te madhe per anijet ilire dhe kerkon te gjeje kuptimin e figurave perfaqsuese mbi bashet e anijeve ilire.
    Stipqeviq ka botuar ne 1973 nje studim per kete tematike ne permbledhje studimesh realizuar nga instituti i Akademise se Shkencave dhe arteve te Zares,fashikulli 20.Stipqeviqi nuk esht arkeolog i fushese,por njohes erudit i biblografise arkeologjike.Ai ka bere nje sinteze te plote dhe te admirushme mbi iliret, qe e ka botuar edhe ne italishte shqip dhe ne anglisht.Ai kundershton tabute helenocentriste dhe romakocentriste dhe bene perpjekje edhe per nje shtjellim teorik te qytetrimit ilir sipase te dhenave te autorve antike dhe dhenave arkeologjike,qe ne shekullin e XX paten nje dinamike zhvillimi.
    Sipase Stipqeviqit gjarpri eshte nje kafshe ktonike e hyjnizuar tek iliret.Te dhenat per nje panteon ilir jane te fragmentuar dhe nuk lejojne nje kodifikim dhe klasifikim perfundimtar,ose shume te mevetshem .
    Por Stipqeviqi e ka bere megjithat nje hulumtim pioniri edhe ne rrafshin mitologjike.Figura mitike e gjarprite eshte arektipare ne shume popuje dhe qytetrime te lashte,por tek iliret ka pasur nje parapelqim te thelle dhe jo vetum mitik,por edhe historike dhe artistike.
    Gjarpri ktonik i takon tokės, por gjarpri ėshtė edhe kafsha e mjediseve tė dyfishta: e tokės dhe ujėrave. Atributi ktonik ėshtė mė gjenetik, atributi detar ėshtė, pėr mendimin tim, jo mė i vonė, por pėrafėrsisht i sė njėjtės zanafillė tė njė njėkohėsie shumė tė largėt.
    Qė bashi i njė anije mund tė formėsohet si gjarpėr, me kokėn e kthyer nga kuverta, apo edhe kiēi nė tė njėjtėn mėnyrė, kėrkohet qė konstruktorėt e anijes tė krijonin njė strukturė lundruese lehtėsisht tė lėvizshme, herė me bash dhe herė me kiē, dallimi midis bashit dhe kiēit nuk ėshtė shumė i qartė, pėr arėsye se ne nuk e dimė nėse kėto lloj anijesh kishin Aimon, nga ana tjetėr kuptohet se kėto lundronin me anėn e remave, me forcėn e krahėve. Nga ravijėzimet miniaturike tė anijeve nė monedha nuk del qartė karakteri velor, nuk dallohet as direku, ku mund tė funksionalizoheshin velat e erės.
    Anijet ilire nė tė vėrtetė duhet tė kenė patur vela dhe direkė, pėrveē remave, se ndryshe nuk do tė kuptoheshin ekspeditat detare tė mbretėrve ilirė deri nė brigjet greke, sidomos nė kohėn e Teutės, qė pushtuan edhe qytete bregdetarė greke. Nuk mund tė shpjegohet njė lundrim kaq i gjatė me anije deri nė jug vetėm me anė tė remtarėve, pa shfrytėzuar fuqinė shtytėse tė erėrave. Vetėm kėshtu mund tė rindėrtojmė idenė e njė dije navigacioni tek ilirėt e detit. Natyrisht detarėt ilirė janė orientuar nga yjet, kanė lundruar jo shumė larg brigjeve, por duke i parė brigjet gjatė lėvizjes. Hambari jo shumė i thellė i kėtyre anijeve natyrisht ėshtė shfrytėzuar pėr mbrojtjen e amforave tė ujit tė pijshėm dhe tė ushqimeve si dhe tė armaturės, ndoshta edhe per fjetje.

    Figura ne Monedhe

    Ilirėt duhet tė kenė patur disa kantiere ndėrtimi tė anijeve, vendi mė i pėrshtatshėm ka qenė Shkodra dhe liqeni labeat. Materiali drusor vinte nga pyjet e mėdha bregdetare, qė janė shfrytėzuar pėr ndėrtimtari anijesh edhe nga venedikasit e bregut tė pėrtejmė edhe nė kohėn mesjetare.
    Le t'i rikthehemi motivit grishės tė kultit tė gjarprit tek anijet ilire.
    A.Stipēeviēi e pėrqendron analizėn nė pyetjen e mėposhtme.:A kanė pasur anijet ilire bashin nė trajtė gjarpri.Nė vitin 1971, arkeologu shqiptar Bep Jubani zbuloi nė lokalitetin Ēinamak afėr qytetit tė Kukėsit, nė Shqipėrinė verilindore, njė monedhė tė panjohur tė Ilirėve tė vjetėr. Nė anėn e pėrparme tė kėsaj monedhe ėshtė rafiguruar njė burrė i panjohur me njė kėsulė me rreth tė gjerė tė tipit iliro-maqedon (kausia), ndėrsa nė anėn e pasme figuron njė anije ilire, nė tė cilėn dallohen mirė remtarėt. Pėrmbi dhe ndėn anijen lexohet mbishkrimi LABIATAN – emri i fisit tė njohur ilire Labeate (Labeates), i cili i ka pasur selitė e veta rreth liqenit tė sotshėm tė Shkodrės. Duke e inkuadruar shfaqjen e kėsaj monedhe nė rrethanat politike tė viseve ilire jugore dhe duke e krahasuar atė me monedha tė tjera tė prera nga Ilirėt nė atė kohė, B.Jubani ka arritur nė konkluzionin se kjo monedhė e Labeatėve ėshtė prerė pas vitit 168 para e.s., pra pas rėnies sė kėsaj pjese tė bregdetit ilir ndėn pushtetin romak dhe nė kohėn kur shfaqet njė monedhė tjetėr e ngjashme me emrin e njė fisi tjetėr ilir – Daorėsve.

    Ekzemplare te qmuar




    Gjetja e monedhės labeate ka njė rėndėsi tė shumėanėshme pėr historinė e Ilirėve dhe veēanėrisht pėr numizmatikėn ilire, por kėtu ne do tė merremi shkurtimisht me njė detaj qė i ka shpėtuar vėmendjes sė B.Jubanit, po ashtu si edhe vėmendjes sė numizmatikėve tė tjerė qė kanė shkruajtur mbi monedhat e njohura mė parė ilire dhe iliro-greke me figurėn e anijes ilire. Ėshtė fjala pėr trajtėn e bashit nė anijen e rafiguruar, apo nė anijet e rafiguruar nė monedhat e tjera ilire tė njohura deri tashti. Nė fakt, nė ekzemplarėt e monedhės labeate qė porsa u zbuluan nė Ēinamak shihet fare bukur se bashi i anijes sė rafiguruar kishte trajtėn e njė gjarpri.
    Kjo e dhėnė, natyrisht, nuk mund tė na ēudis, sepse do tė kishte qenė shumė mė e ēuditshme sikur anijet ilire tė kėsaj treve mos tė kishin pasur nė bashin figurėn e kėsaj shtaze. Megjithatė pėrpara se tė zbulohej monedha labeate nuk mund tė thuhej me siguri se ēfarė shtaze ishte ajo qė qe rafiguruar nė anijet ilire qė shohim nė monedhat e fiseve tė tjera, qyteteve dhe mbretėrve ilirė.
    Qė lundėrtarėt labeatė zgjodhėn si shtazė tė tyre mbrojtėse pikėrisht gjarprin, jo vetėm qė nuk ėshtė diēka e ēuditshme por ėshtė edhe e vetmja gjė e mundėshme. Nė fakt, gjarpri, pikėrisht nė kėtė pjesė tė bregdetit ilir ka qenė nderuar si totem i fisit, qė nė sistemin mitologjik tė Ilirėve tė atėhershėm ka pasur njė vend qendror. Qona rreth Liqenit tė Shkodrės, ku Labeatėt kanė pasur selitė e tyre, i pėrkiste asaj cope relativisht tė vogėl tė bregdetit ilir nė tė cilin sipas P.Melas dhe Plinit jetonin ”Illyrii proprie dicti”. Sipas legjendės qė na kanė regjistruar autorėt antikė, Ilirėt e muarrėn emrin nga Yllyrios-i hero eponim i fisit, i biri i Kadmos-it dhe Harmonias. E gjithė kjo pėrrallė mitologjike ėshtė e lidhur me gjarprin. Kadmosi dhe Harmonia para se tė vdesin u shndėrruan nė gjarpinj dhe nė kėtė trajtė vazhduan tė jetojnė nė Fushat Elize, ndėrsa vet Illyrios-i, porsa lindi, u mbėshtuall nga gjarpri, i cili i dha njė fuqi magjike. Linguistėt modernė e venė gjithashtu emrin e Illyriosit nė lidhje me gjarprin duke e derivuar emrin e tij nga njė fjalė qė don tė thotė gjarpėr. Veē asaj tė shumta janė tė dhėnat arkeologjike, filologjike, mitologjike – mbi kultin e gjarprit tek Ilirėt dhe gjithashtu tė shumta janė mbeturinat e kėtij kulti nė folklorin dhe artin e popujve ballkanikė tė sotshėm, veēanėrisht tek shqiptarėt. Rėndėsia e madhe qė ka pasur gjarpri nė besimin e Ilirėve ka qenė edhe mė parė njė element qė ēonte nė konkluzionin se bashet nė trajtė gjarpri qė shiheshin nė rrafigurimet e njohura tė anijeve ilire nė monedhat ilire paraqitnin realisht gjarprin dhe jo ndonjė shtazė tjetėr.
    Nė favor tė tezės se anijet ilire kanė pasur bashe nė formė gjarpri po pėrmendim edhe njė tė dhėnė qė tashti, pas zbulimit tė monedhės labeate, merr njė rėndėsi tė veēantė. E kemi fjalėn tek shprehja ”drakontepheon” pėr detin Adriatik, tė cilėn e gjejmė nė veprėn ”De magistratibus rei publicae Romanae”, Lib. I, cap. 46 tė shkrimtarit bizantin tė shekullit VI Johannes Laurentius Lydos. Kėto kuēedra (gjarpėrinj) qė mban deti Adriatik nuk mund tė jenė veēse anije qė lundrojnė mbi "tė dhe qė bashin e kanė nė trajtė gjarpri. Nuk do tė jetė vetėm njė rastėsi qė njė liburne e stacionuar nė Aleksandri tė Egjiptit tė mbante emrin ”Draco”. Megjithėse nuk mund tė pohojmė me vendosmėri qė emri i kėsaj anijeje romake ka lidhje me faktin se i pėrkiste tipit liburn, pra njė anijeje qė pėrpara ardhjes sė Romakėve nė bregdetin ilir lundronte nė Adriatik me bashin nė trajtė gjarpri, prap se prap e vemė nė dukje kėtė rast, sepse ėshtė anija e vetme me kėtė emėr qė L. Casson-i pėrmend nė veprėn e tij shumė tė plotė mbi anijet e lashta

    Monedhat ilire

    Mbetet akoma te thuhet disa fjale mbi bashet e anijeve te rifiguruara mbi
    disa monedha te tjera ilire.Pose monedhes labeate anije jane rifiguruar edhe mbi monedhat te qyteteve Skodra dhe Lisos,te mbretit ilir Genthios si edhe mbi monedhat te fisite te Daoresve qe kane banuar rreth lumite Neretva.Trajten e disa zhtazve te tjera,gje nga e cila mund te nxirret konkluzione se bash ne trajten e nje gjarpri,e kane pasur vetum anijet e pjesve ilire jugore,ndersa ato te Adriatikut verior mbanin figura kali ose ndoshta dashi mbi kiqet ose bashet.

    Krahasimet me Anijet Vikinge

    Ka tė ngjarė qė si reminishencė tė kėtyre gjarpėrinjve qė lundrojnė nėpėr Adriatik mund tė marrim edhe pohimin e kronikanit Spalatin tė shekullit XIII, Shėn Thoma Arkigjakoni – zakonisht i orientuar mirė nė legjendat dhe gojėdhėnat nga e kaluara e bregdetit Adriatik lindor – sipas tė cilit fenikasi Kadmi ”qui depulsus regno venit in Dalmatiam, factusque pirata sevissimus ceepit quasi lubricus anguis per mare discurrere”.
    Me konstatimin e faktit se anijet e rafiguruara mbi monedhėn e Labeatėve i kishin bashet nė trajtė gjarpri, nuk i ėshtė dhėnė, ndėrkaq, njė pėrgjigje e plotė pyetjes. Ėshtė interesant tė pėrmendet kėtu rasti i anijeve vikinge, tė cilat kanė gjarpėr nė bashin dhe qė pėr shkak tė ngjashmėrisė me gjarprin qė lundron nėpėr det quheshin drakare (Drakkars – kuēedra) dhe snekare (Snekkars – gjarpinj). Mendimin qė deti Adriatik epitetin ”drakontophoron” ta ketė marrė pikėrisht pėr shkakun se anijet ilire kishin mbi bash njė gjarpėr, e kanė shprehur edhe pėrpara nesh autorė tė tjerė. Krh. L.Vojnović,” Histoirie de Dalmatie,” Paris 1934, vol. I, f.14; R. Ferri, vend, cit., faqe 420. sepse pos rafigurimit tė anijeve ilire mbi monedhėn e Labeatėve, ku gjarpri shihet kjartė, dhe rafigurimit tė kėtyre anijeve mbi monedha tė tjera ilire ku ėshtė vėshtirė tė identifikohet me siguri shtaza e rafiguruar, ekzistojnė edhe disa rafigurime tė tjera anijesh ilire, tė cilat nė mėnyrė evidente nuk i kishin bashet nė trajtėn e kėsaj shtaze. E kemi kėtu fjalėn nė radhė tė parė pėr rrafigurimet shumė tė skematizuar tė anijeve tė gravuara mbi ndėn-gjunjėzat (kallēinjt) e gjetura nė Glasinac (lokaliteti Ilijak).
    Mbi dy ndėn-gjunjėze tė gjetura nė njė varr tė pasur princėror janė rafiguruar katėr anije (nga dy mbi ēdo ndėn-gjunjėz), nė tė cilat shihen kjartė bashet nė trajtėn e njė shtaze pėr tė cilėn mund tė thuhet me siguri se nuk ėshtė njė gjarpėr. Shtazėt qė janė rafiguruar mbi kėto ndėngjunjėze u ngjajnė shumė shtazėve qė figurojnė nė bashet e anijeve qė shohim mbi njė stele tė gjetur nė Novilara pranė Pésaros nė Itali. Kėto shtazė kanė gjithashtu ”brirė” (ka tė ngjarė tė jenė veshė) si ato tė ndėngjunjėzave tė Glasinacit. Dhe ndėrsa shumica e specialistėve qė kanė shkruajtur mbi kėto stela nguron tė pėrcaktojė llojin e shtazės, F.Behn shpreh mendimin se kėto anije kanė pasur bashin nė trajtė dashi. Vetė rafigurimi mbi stelėn lejon mundėsinė edhe tė interpretimeve tė tjera, por duhet pranuar se ky mendim nuk ėshtė pa baza, sepse dihet se dashi tek Ilirėt ka qenė njė shtazė kulti. Megjithatė neve na duket se do tė ishim shumė mė afėr sė vėrtetės sikur nė bashet e anijeve tė rafiguruara mbi stelat e Novilaras dhe nė ato tė rafiguruara mbi ndėngjunjėzet e Glasinacit tė shihnim figurėn e njė kali, - njė shtazė qė ka pasur njė rėndėsi tė madhe nė besimin e Ilirėve dhe kulti i tė cilės, siē na njoftojnė shkrimtarėt e vjetėr, ka qenė i lidhur me detin. Arkeologėt qė kanė shkruajtur mbi stelėn e Novilaras kanė shprehur hamendje mbi pėrkatėsinė e anijeve qė po ndeshen kėtu midis tyre. Undseti, Orsi dhe disa tė tjerė kanė menduar se skena mbi kėtė stele paraqet njė betejė detare midis banorėve vendas tė Picenumit nga njėra anė dhe Fenikasve ose Grekėve nga ana tjetėr. M.Hoernesi, ndėrkaq ka paraqitur tezėn shumė bindėse sipas tė cilės anija armike qė lufton kundėr asaj tė Picenumit ka qenė nga bregu i pėrtejmė i Adriatikut, d.m.th. ilire. Fakti qė anijet me bashe tė tillė shfaqen edhe mbi ndėngjunjėzet e Glasinacit do tė mund tė konsiderohej si njė vėrtetim i faktit se anijet ilire nė pjesėn veriore tė Adriatikut, ku nuk ekzistonte kulti i gjarprit, kishin mbi bashin njė shtazė tjetėr, ndoshta pikėrisht kalin. Sidoqoftė mund tė pranojmė tezėn e Hoernesit mbi iliricitetin e anijes sė stelės sė Novilaras, sepse edhe rrafigurimet e anijeve tė Glasinacit kanė pikėrisht tė njėjtėn trajtė si ato tė anijeve qė ndeshen nė skenėn e stelės.
    Njė rafigurim tjetėr anijeje e kemi mbi njė pllakėz nga Drozori i Likas. Edhe mbi kėtė pllakėz ėshtė paraqitur njė betejė detare si mbi stelėn e Novilaras, por anijet janė rafiguruar nė mėnyrė aq skematike sa qė nuk ka mundėsi tė identifikohet shtaza mbi bashin.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •