Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1

    Shqiptarët në Maqedoni po i shkëputen emrave fetarë (shtyp)

    Kur pagëzohen me Hans e Albert në vend të Jasin e Shaip

    28-09-2008 / Gazeta 55

    Tendenca e shqiptarëve të Maqedonisë për t’iu shkëputur emrave me prejardhje fetare


    Pagëzimi me emra aksidentalë dhe puro shqiptare dhe gjithnjë e më pak fetarë, është tendenca e prindërve të rinj shqiptarë. Sado tingëllojnë çuditshëm, Hans apo Albert, nuk janë të rrallë. Edhe emrat shqiptarë, si Korab, Kreshnik, Jetmirë e Jetgjatë, Hënëplotë e Gëzimjetë, apo Etnik kanë filluar të pushtojnë preferencat shqiptare. Dikur të lidhur ngushtë me përkatësinë fetare, sot me identitetin kombëtar, emrat më të preferuar kanë ndryshuar në kahje ekstreme, jo vetëm sipas viteve, por edhe modës. Ndonëse statistikat zyrtare japin të dhëna të tjera, arsimtarë nga shkolla të ndryshme në vend, pohojnë se karakteristike për grupmoshat 6 deri në 11 vjet, janë emrat shqiptarë kuptimplotë, por edhe ata të huaj, kryesisht gjermanë. Edhe pse tingëllon paradoksale, një mësues thotë se të rastis që në një shkollë fillore në Kumanovë gjashtë prej 26 nxënësve të mbajnë emra të tillë. "Ka shumë Hansa e Alberta, kjo lidhet më shumë me preferencat muzikore dhe idhujt kinematografikë që prindërit e tyre kanë patur, do të ish mirë që të kishim sa më shumë emra shqip", thotë Etem Xheladini, arsimtar në "Naim Frashëri" në Kumanovë. Shumë emra, ata më të vjetrit, pohon arsimtari Nuhi Dardhishta, kanë dalë jashtë përdorimit pas zëvendësimit të tyre me emra shqiptarë. Pagëzimi dhe moda e emrave janë kushtëzuar jo vetëm nga botëkuptimi dhe niveli intelektual, por edhe persekutimi politik. Nëse dikur, pohon Dardhishta ka pasur preferenca për vendosjen e emrave të personaliteteve kombëtarë shqiptarë është reduktuar nga regjimi politik, tani emrat shqiptarë, kanë pushtuar regjistrat e gjendjes civile.
    "Emrat shqiptarë dominojnë në nxënësit e ciklit fillor, ata fetarë janë gjithnjë e më të rrallë", thotë Dardhishta. Ai shton se kjo lidhet me kahjen bashkëkohore të familjeve, nivelin e tyre intelektual. Por e kundërta ndodh me zona më periferike. Emrat fetarë, janë sidomos tipike për shkollat e zonave rurale në Shkup, ku vazhdojnë të jenë në modë, për shkak të mënyrës tradicionale dhe botëkuptimit fetar të prindërve. Duke iu referuar statistikave zyrtare emrat fetarë, sa më shumë vite të kalojnë aq më shumë janë të preferuar mes shqiptarëve. Në listën e 100 emrave më të përdorur gjatë 14 viteve të fundit, vërehet rritje e numrit të personave që vazhdojnë të quhen ashtu si edhe paraardhësit e tyre, si për shembull numri i personave që quhen Muhamed është dyfishuar nga 576 persona tani numërohen rreth 1042 të tillë, të ndjekur nga Berat, Arben e Egzon. Ndërsa për gjininë femërore preferohen Fatime, Ajshe, Bukurije dhe më pak Shpresa, Gëzime, Hajrie. Po sipas të dhënave, emrat e rinj të cilët janë shfaqur pas viteve 1991 janë - Adelisa, Ilirida, Bleona, apo Erjon, Bleon, Vullnet. Emirhan. Tradita e vendosjes pasivisht së një emrave shqiptarë daton që prej vitit 1960, Agim është emri më i preferuar i asaj periudhe. Një dekadë më pas, renditen Bekim, Arben e Teuta.

    Marrë nga e përditshmja e Shkupit “Koha”

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Zëvendësimi i emrave arabë me ata shqiptarë është OK.

    Zëvendësimi i tyre me emra të huja (gjermanë), është vetëm zëvendësim i një m.uti me një m.ut tjetër.

    Në kohëne Perandorisë Osmane, emra osmanë, tash në kohën e Perandorisë Europiane, emra europianë. Nuk na ka hije të bëhemi qenë laro, kush të na hudh i copë bukë, t'ia pranojmë kulturën.

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Nuk pasna ndegju per emer Albert ose Hans ne Ilirid , e cfar emra na qenkan kto , shqiptar ?Kurr mos i ndegjofsha ne Ilirid kto emra se sjan as emra qe na lidh identiteti kombtar e as fetar.
    Shqiptaret duhet te ken emra te paster shqiptar (me kuptim) dhe emra nga Kurani.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Nuk pasna ndegju per emer Albert ose Hans ne Ilirid , e cfar emra na qenkan kto , shqiptar ?Kurr mos i ndegjofsha ne Ilirid kto emra se sjan as emra qe na lidh identiteti kombtar e as fetar.
    Shqiptaret duhet te ken emra te paster shqiptar (me kuptim) dhe emra nga Kurani.
    Si i thone Ilirides ne arabisht ose sipas gjuhes se Kur-an ?

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nese emri im qenka fetare, ateher u prish bota


    Kushtrim, emer i paster SHQIPTAR.
    Sui generis

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Djali im quhet Ard, mbesa Ilirida.

    Ne familje kemi keto emra (duke nisur nga mosha me e vjeter): Besim, Gezime, Lirije, (mosha e mesme) Gezim, Ylber, Lindita, Blerim, Bekim, Mirjeta, Sihana, Bashkim, Ardita, Lumturije, Adhurim, Lavdim, deri tek gjeneratat me te reja: Besa, Ilirida, Drita, Nisa, Arlind, deri tek me i vogli Ard.

    Eshte e vertete se akoma ka emra te huaj, ne vecanti emra orientale, por jane ne zhdukje e siper, dhe me tragjikja, ka emra te huaj (italiane, gjermane, franceze, etj) te cilat kane filluar te shfaqen, sic kishte thene dhe artikulli i gazetes, kryesisht nga artistet e kenges dhe filmit.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #7
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    habitem me ca njerez ketu.

    nga njera ane pretendojne se jane demokratik , pionere te ''lirise se njeriut ,e te fjales'' , e nga ana tjeter na hiqen si persona shume territorial (si kafshet grabiqare) e totalitare .

    ec e kuptoji njerezit po deshe

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    100 here me mire emra europian se emra turq e arab (disa na i quajne keto te fundit emra Kur'ani), ma shpifin emra te tille si: Hasan, Aqif, Arif, Zeqir, Zenun, Abdulla etj, ke top-show nje student nga Tetova e kishte emrin Gedaf, qe se kisha nigju naj her.

    Eshte e vertet qe ne Shqiperi pas viteve 90 vihen emra palidhje, emra me bashkim shkronjash nga dy prinderit, emra pa domethenie. Synohet per emra te shkurter, dhe prandaj dalin aq te shemtum. Ky shfrenim erdhi pasi para 90 emrat kane qene me liste dhe pas renies te komunizmit njerezit u ndihen te lire te vinin emra qe deshironin, dhe nisin te vendosnin pa kriter.

    Ndersa emrat me karakter fetar thuajse nuk vihen fare, sidomos emra te fese myslimane, pasi emra te krishter edhe vihen (kuptohet ne formen europiane). Sot ne rini ne ndonje rast shume shume te rralle gjen emra te fese myslimane, po edhe nga andej nga te '40-ta veshtire te gjesh.

    Emra shqiptar ne Shqiperi masivisht do te kthehen kur te mbaroje ky tranzicion i stergjatur, kur ndergjegjsohen edhe me shume njerezit.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ne familje kemi keto emra (duke nisur nga mosha me e vjeter): Besim, Gezime, Lirije, (mosha e mesme) Gezim, Ylber, Lindita, Blerim, Bekim, Mirjeta, Sihana, Bashkim, Ardita, Lumturije, Adhurim, Lavdim, deri tek gjeneratat me te reja: Besa, Ilirida, Drita, Nisa, Arlind, deri tek me i vogli Ard.
    I gezofshit se me te vertete paskit emra te bukur. Emrat shqip jane me te bukurit.
    Emrat e Kuranit dhe te Bibles duhet ti percjellim drejt Jerusalemit, nuk jane tanet.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Nuk pasna ndegju per emer Albert ose Hans ne Ilirid , e cfar emra na qenkan kto , shqiptar ?Kurr mos i ndegjofsha ne Ilirid kto emra se sjan as emra qe na lidh identiteti kombtar e as fetar.
    Shqiptaret duhet te ken emra te paster shqiptar (me kuptim) dhe emra nga Kurani.
    Ke ec aq bukur por mekat qe ja keputur kot ne fund fare

    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Nese emri im qenka fetare, ateher u prish bota


    Kushtrim, emer i paster SHQIPTAR.
    Ky po

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  2. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  3. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Kërkohet xhihad në rrugët e Shkupit dhe Tetovës
    Nga Shkupi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 18:05
  5. Rexhep Qosja: Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •