Tirana, kopje e Predapios, qyteti ku lindi Mussolini
» Dėrguar mė: 02/10/2009 - 13:29
Fatmira Nikolli
Vitet 1920, pėrveē Zogut e italianėve, sjellin nė Tiranė edhe arkitektė italianė. Njė prej tyre ishte edhe Florestamno di Fausto, arkitekti qė projektoi edhe Ansamblin e Ministrive. Por, nė tė njėjtėn kohė qė ai projektonte Tiranėn e "re" tė atij fillimshekulli, ai me ndėrhyrjen e njė markezi qė ishte pjesė e kabinetit tė Mussolinit, po rindėrtonte edhe Predapion, qytetin ku lindi Mussolini, qytetin e mitit. Profesori italian i universitetit tė "Firences", Ulisse Tramonti, ishte njė ndėr pjesėmarrėsit e Konferencės Ndėrkombėtare pėr "Arkitekturėn e Nėntėqindės nė Shqipėri: Kultura italiane dhe shqiptare nė perspektivat e reja tė zhvillimit urban territorial". Ai prezantoi dje nė Muzeun Historik Kombėtar temėn "Florestano di Fausto. Predapio dhe Tirana", nga qyteti i mitit tek qyteti kryeqytet". Nė njė intervistė pėr "Gazetėn Shqiptare", profesor Tramonti tregon cilat janė objektet dėshmi tė viteve italiane tė vendit tonė, pėrse arkitekti qė projektoi Ansamblin e Ministrive mbeti nė heshtje e nė hije, cili ishte projekti i tij qė mbeti nė letėr, pėrse Di Fausto e bėri Tiranėn njė kopje tė qytetit tė lindjes sė Mussolinit. Por, ai flet edhe pėr arkitektin tjetėr, Gerardo Bosio dhe punėn e tij.
Profesor, ju vini nė Tiranė me temėn "Florestano di Fausto. Predapio dhe Tirana, nga qyteti i mitit tek qyteti kryeqytet". Cila ėshtė domethėnia e kėtij titulli?
Jam marrė mė sė shumti me figurėn e Florestano di Faustos. Por, jo vetėm mbi veprėn e kėtij arkitekti nė Shqipėri, por edhe mbi atė qė Florestano di Fausto ka bėrė nė tė njėjtėn kohė qė "projektonte" Tiranėn nė Itali e mė sė shumti nė ishullin Rodi. Duhet tė them se ajo qė mė intereson mbi kėtė arkitekt ėshtė se ai nuk ėshtė lartėsuar dhe as vlerėsuar sa Gerardo Bosio, e nė fakt ėshtė lėnė gjithmonė disi mėnjanė. Por nė fakt, duhet thėnė se situata qė ai gjeti nė Tiranė nė 1928-1929, nuk ėshtė situata qė do tė gjejė nė 1939, Bosio. Ai vjen tė ndėrhyjė nė njė projket tė hartuar nga dikush tjetėr, e ky ishte Armando Brasini, e qė ishte njė lloj sheshi akoma i stilit barok. Nė njė farė mėnyre i duhet ta racionalizojė dhe ta thjeshtėsojė. Ndaj, kėto lloj ndėrtesash qė ai realizon, qė fillojnė nė sheshin qė mė vonė do tė jenė pjesė e njė projekti mė tė madh, sipas meje do tė jenė tė rėndėsishme pėr atė qė bėri mė vonė Bosio, sė bashku me Pallatin qė sot ėshtė Universiteti Politeknik, stadiumi dhe Akademia e Arteve. Ajo qė unė dua tė propozoj me paraqitjen time nė kėtė Konferencė Ndėrkombėtare pėr "Arkitektura e Nėntėqindės nė Shqipėri: Kultura italiane dhe shqiptare nė perspektivat e reja tė zhvillimit urban territorial", ėshtė se prezenca e Florestano di Faustos ėshtė edhe nė Predapio. Predapio ėshtė qyteti ku lindi Benito Mussolini, ndaj nė imagjinatėn kolektive tė italianėve ai mbeti qyteti i mitit, i miteve tė origjinės. Ky ėshtė njė qytet i vogėl qė nė njė kohė tė caktuar, pra nė vitet 1920, rindėrtohet ose rimodelohet, ose e thėnė ndryshe lind, siē do tė jetė nė mėnyrė makroskopike plani i Tiranės. Edhe Predapio rritet nė njė formė tė tillė. Nė Predapio, Florestano di Fausto ndėrhyn nė projekt kur ai ka filluar tė aplikohet duke vėnė si thelbėsore tė projektit atje kishėn, nė vend tė universitetit. Di Fausto arrin nė Predapio falė ndėrhyrjes sė markezit Alguci di Calboli, qė ishte pjesė e kabinetit tė Mussolinit e qė kontrollonte punėt qė po kryheshin nė Predapio. E ēon Di Fauston dhe ai ridizenjon duke u pėrpjekur tė kuptojė siē bėri mė vonė nė Tiranė shpirtin e vendit, e ndaj duke u kthyer nė ripropozimin e tė gjithė teknologjisė e materialeve. Kritikėt flasin pėr kėtė si njė eklektizėm rural. Edhe pse Florestano di Fausto cilėsohet si njė arkitekt i fashizmit, ai nė fakt nuk ėshtė arkitekt i fashizmit, sepse nė Itali mund tė flitet pėr kėtė lloj arkitekture vetėm pas vitit 1935. Ndaj, ai ėshtė akoma njė arkitekt i formacionit akademik, qė akoma projekton ashtu siē projektonin arkitektėt e fundit tė viteve 1800. Pėr kėtė arsye, ai nuk do ta kuptojė kurrė racionalizmin, pėr shembull, sepse edhe nėse ėshtė pėrpjekur ta bėjė nuk ia ka dalė dot mbanė. Nėse shohim imazhet e mbi tė gjitha nė detajet linguistike qė gjenden nė arkiva, vėmė re analogji tė forta mes detajeve qė janė bėrė nė Predapio dhe atyre qė janė bėrė njė vit mė vonė nė Tiranė.
Ku i shohim kėto detaje kaq tė ngjashme mes Predapios dhe Tiranės?
Kėto i shohim nė dritare, nė dekorime, nė pjesėt qė vihen sipėr dritareve, nė raportet mes ndėrtimit tė muraleve, etj, etj. Kėto janė pjesė tė gjuhės sė tij arkitekturore qė vijnė nga Predapio nė Tiranė.
Na flisni pak pėr objektet qė janė vepra tė tij nė Tiranė...
Kur ai erdhi kishte disa projekte, por me njė pjesė tė tyre u mor Gerardo Bosio, i cili erdhi nė Tiranė nė vitet '30. Nė Tiranė, Di Fausto ka realizuar Ansamblin e Ministrive, qė janė afėr sheshit "Skėnderbej", mė pas nė fund tė viteve '30 ai shkoi nė Afrikė dhe e braktisi Shqipėrinė, dhe pas vitit 1939 kur Italia e pushtoi Shqipėrinė, do tė jetė Bosio me plane tė reja.
Kur Gerardo Bosio erdhi nė Tiranė, ai i ndryshoi projektet e Di Faustos?
Jo, ai nuk i ndryshoi, pėrkundrazi duhet tė them se Di Fausto ishte i vetmi qė kishte marrė nė konsideratė ato pak ndėrtime urbane qė ekzistonin, siē ėshtė Xhamia, tė cilėn ai nuk e lėvizi, e la. Vendosi tė linte tė paprekur lagjen nė tė cilėn ishte Pazari, gjėra qė mė pas nuk do tė qėndronin ashtu. Por, nėse Di Fausto e kishte kėtė respekt pėr kulturėn e vendit ku punonte, jo tė gjithė e kishin.
Ka edhe arkitektė tė tjerė qė kanė punuar nė Tiranė. Ē'mund tė na thoni pėr punėn e tyre?
Po, por unė jam marrė e po punoj e bėj kėrkime pėr Gerardo Bosio, sepse nė Firence ekziston arkivi privat i tij qė ėshtė shumė i madh, dhe disa pjesė tė tij i kam kataloguar e fotografuar, dhe sepse projektet nuk janė tė lidhur vetėm me Tiranėn, por edhe me qytete tė tjera tė Shqipėrisė si me Durrėsin, madje ka diēka edhe pėr Shkodrėn.
I kujt ėshtė projekti pėr Shkodrėn dhe pėr ēfarė pjesė tė qytetit bėhet fjalė?
Projekti pėr Shkodrėn ėshtė i Florestano de Faustos. Nė fakt, Shkodra ėshtė njė nga qytetet mė antike tė vendit tuaj dhe ėshtė njė qytet historik, sepse Tirana si kryeqytet lind vetėm nė vitet 1920. Ndėrsa, Shkodra ėshtė njė qytet qė ka jetuar me tregti ka pasur pashallėqe, etj, etj dhe ka pasur tjetėr rol. Projekti pėr kėtė qytet kishte tė bėnte me disa ndėrhyrje nė qendrėn e tij. Ai nuk u bė, por kishte tė bėnte mė njė sistemim urbanistik pėr njė pjesė tė vogėl tė qendrės sė qytetit. Nuk dihen arsyet pse nuk u bė.
Ndėrsa kėrkonit nė arkiva, a keni zbuluar diēka interesante mbi arkitektėt qė punuan nė Tiranė?
Unė kam mundur tė zbuloj, ose e thėnė mė mirė tė rizbuloj nė Arkivin e shtetit nė Foglia, materiale origjinale tė dizenjove tė Faustos pėr Predapion, e nga kėto materiale origjinale tė pasura me dizenjo konstruktive kuptohet edhe mėnyra se si ndėrtohej nė ato vite, e qė sillet nė Tiranė. Ne po kėrkojmė sėrish dhe duam qė pėrmes paraqitjes sime tė ndėrgjegjėsojmė pėr njohjet e veprave tė Florestano di Faustos, duhet kuptuar si tė restaurojmė duke ditur se si ėshtė ndėrtuar ai objekt.
Cilat ishin projektet qė kishin tė bėnin me Durrėsin?
Ato tė Durrėsit janė mjaft interesante, sepse ajo qė mbetet ėshtė Vila mbretėrore e Zogut. Kjo ėshtė bėrė para okupimit tė Shqipėrisė, sepse pas pushtimit gjėrat ndryshojnė. Ka shumė projekte qė nuk u realizuan, sidomos tė Gerardo Bosios, mbase edhe pėr arsyen se Bosio vdiq i ri, nė vitin 1940 nga njė sėmundje. Pastaj vjen lufta, e shumė projekte qė kishin nisur u ndėrprenė. Florestano di Fausto tė gjitha ato qė projektoi, pėrveē asaj tė Shkodrės, i ka realizuar.
Pėrse Florestano di Fausto punėt e tij i bėri aq tė ngjashme si nė Shqipėri ashtu edhe nė Predapio? Ishte sepse duhej tė ishin tė ngjashme apo ky ishte stili i tij?
Jo, nė fakt ky ishte stili i tij qė eksperimentohet nė ato vite. Pastaj, ai nė vitet 1930 projekton nė njė mėnyrė tjetėr, tė ndryshme nga kjo e para. Ai gjithmonė i ėshtė pėrshtatur asaj qė ka qenė kultura arkitekturore e vendeve ku ai ka projektuar. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse duke e njohur dhe kuptuar atė, ai e risillte dhe e pėrshtaste me vendin.
gsh
Krijoni Kontakt