Nuk ka murgëri në Islam


Nevoja e njeriut për martesë është nevojë natyrore, andaj edhe të gjithë pejgamberët.dhe lajmëtarët e All-llahut ishin të martuar.pos një pakicë e tyre,sic ishin Jahja dhe Isai (alejhis-selam).Allahu i Lartësuar thotë:
أَرْسَلْنَا رُسُلاً مِّن قَبْلِكَ وَجَعَلْنَا لَهُمْ أَزْوَاجًا وَذُرِّيَّة............................ً {38}

Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë.(Er-Rad:38)

Edhe disa nga shokët e të Dërduarit e Allahut, (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), filluan të kenë tendenca dhe aspirata për lënien dhe braktisjen e martesës, edhe atë duke marrë si shembull tendencat dhe aspiratat e paraqitura të murgërit krishterë.Sipas tyre,besimtar ideal do të ishte ai i cili e braktisë martesën,dhe e braktisë këtë botë dhe kënaqësitë e saj,si dhe i braktisë gratë.Murgërit, të cilët jetuan në shekujt e mesëm,tendencat e tyre murgërie i bazonin në atë se gruaja konsiderohet dhe paraqet flliqësirë të veprës së djallit(shejtanit, andaj edhe nuk ngurronin që të largohen edhe nga vet hija e gruas,edhe pse gruaja e tillë do të mund të ishte e motra e tij, nëna apo dikush tjetër.

Para kësaj, filozofifie Manevite Persiane kishte mendim se e tërë kjo botë është dëm (sherr), dhe se së shpejti duhet përfunduar jetën në të,kurse shpëtimi nga sherri i tillë nuk realizohet ndryshe,pos me bragtisjen e martesës, me qëllim që të ndërpritet lindja e fëmijëve, me cka edhe pas dy apo më shumë gjeneratave do të përfundonte jeta në këtë botë.

Krishterët filluan ta realizojnë një synim dhe aspiratë të tillë në jetëtën e tyre të përditshme,deri sa nuk erdhi Islami dhe caktoi martesën, ndërkaq refuzoi murgërinë.

Kur disa nga shokët e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ves-selem) , e me ta edhe Sa`d Ibën Ebi Vekasi,kishin kërkuar që t`u lejohet ta braktisin jetën e kësaj bote dhe martesën, ai (Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ves-selem) refuzoi një gjë të tillë për ta.Ai po ashtu refuzoi edhe të tjerët,të cilët kërkuan leje që t`i ndërpresin emocionet dhe ndjenjat e tyre seksuale.Ata thanë; “Po të na lejonte të bënim një gjë të tillë,do ta bënim (të ndërpresim ndjenjat seksuale).” Disa të tjerë refuzuan ngrënien e mishit dhe ushqimet e këndëshme, me qëllim që të ngulfatin ndjenjat e tyre ndaj gruas.Mbi tërë këtë zbritje fjala e Allahut të Lartëmadhëruar: “

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لاَ تُحَرِّمُواْ طَيِّبَاتِ مَا أَحَلَّ اللّهُ لَكُمْ وَلاَ تَعْتَدُواْ إِنَّ اللّهَ ْ لاَ يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ {87}
O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).(Suretul-Maide:87).