TRANGULLI DHE PJEPRI
Ia vunė trangullit bat bat
Sa me fiq, sa me domate.
Trangull, trangull flet gjithkush
Dhe nė serė, dhe nė fushė...
Ky se bėri hiē tė gjatė,
Hop e hop e nė gjykatė.
-Mė ēukisin me bodec,
Ndaj mė quajnė Kastravec
As dy orė nuk i mbushi
Plasi tallja dhe romuzi...
-Ēpret o mik?- gajaset pjepri-
Vrap sėrish bėj kėmbim emri!...
BRESHKA DHE PULA
Dimėr ish, gjėmonin retė,
Por breshkani, qetė qetė
Vetėfryhet si ngahera:
-Nuk qaj kryet pėr rrufera!
Ēi tha pula te furriku:
-Tė mbėrthen, tė zė paniku,
Kur lėvizė njė fije bari...
Apo jo, breshkan qyqari!?
KONIA DHE NJERIU
Ē ngjau mbrėmė, si e qysh?
...Qe njė kone, njė kėlysh.
Tek shėtiste buzė liqeni
Ndjeu shprehjen: Qen bir qeni
Gjer nė tru iu ngjit inati,
Ēju vėrsul tjetrit pėr shtati.
Nduk, kafsho, e gris e shqep...
Mor, e le, me nder... pa brekė.
-Ham, ham, ham! - shton shend e verė:
Shaj po deshe tjetėr herė!...
SPECI DHE ORIZI
Shkoj ditė, iku java,
Speci rėndė rėndė te tava...
-Ēmė ngrefose, flet orizi
Edhe syēkat seē lėvizi:
Fuēkė, bosh je, or babush;
Se jem unė qė tė mbushė...
PIRUNI, GISHTAT DHE ULLIRI
Prej njė ore, te njė pjatė
Ky piruni majat zgjat.
Jep e merr tė zėr ullinė.
Eh, ēe do, mė kot djersinė!...
Ndėrkaq gishtat, pa vonesė
E mbėrthyen fort nė mes.
- Ja mbaroi dhe kjo punė.
Apo jo, more pirun!?
Flet piruni urtė e butė:
-Unė e lodha, ju e zutė!...
Krijoni Kontakt