Kjo ne fakt ,qenka teme shume e bukur dhe me me vjen keq qe disa e paskan njollosur nje cik, apo marre ne forme gallate.
Pikesepari, jo te gjithe meshkujt kane te njejtin koncept per bukurine, apo se cfare quajne femer te bukur. Nuk thone kot pastaj qe; bukuria mbi koken e gjarperit nuk eshte bukuri, apo turqit qe kane nje thenie te bukur ne kete rast; "Me bukurine ngopesh ne 40 dite ndersa, me karakterin nuk ngopesh as ne 40 vjet."
Nje femer qe ne pamje te pare nga tiparet eshte e bukur, nese ka nje sjellje harbute, nuk te ngjall as nje fare emocioni apo trullosje, mund te te ngjalle per momentin thjesht nje terheqje seksuale, por jo deri aty sa te trullosja. Fundja sot ka shume njerez te bukur, sidomos ne shqiptaret qe jemi rrace vertete e bukur dhe na eshte ngopur syri pak me bukurine.
Ndryshe ndodh nese nje femer eshte jo vetem terheqese por edhe femer inteligjente; kesaj i thone kombinim fatal, dhe keto femra vertete ta heqin trurin, aq sa meshkujt ndonjehere edhe i sulmojne sepse, pikersiht nuk duan te shfaqin dobesine para tyre, jo me kot edhe spiunet kane qene femra terheqese dhe inteligjente!
Meqe jam femer vete, po iu pershendes me nje thenie qe e kam shume per zemer:
"Femra nuk di te luaje asnje loje, por di vetem te fitoje"Me vjen keq per meshkujt

Krijoni Kontakt