Bashkėprodhimi shqiptaro-serb

--------------------------------------------------------------------------------
“Honeymoons”, njė zė i bukur nė Venecia


“Honeymoons”, njė zė i bukur nė Venecia

09.08.2009 22:09 - Kategoria: Kulture
Bashkėprodhimi shqiptaro-serb nė shtator nė Festivalin e Filmit nė Venecia, mė pas nė Toronto
Filmi “Honeymoons”, qė shėnon edhe bashkėpunimin e parė kinematografik mes Shqipėrisė dhe Serbisė ėshtė pėrzgjedhur pėr tė marrė pjesė nė njė prej evenimenteve mė tė rėndėsishme tė kinematografisė, nė Festivalin e Venecias. Filmi “Honeymoons”me regji tė regjisorit tė njohur serb Goran Paskaljevic do tė jetė pjesė e njė seksioni tė veēantė tė festivalit tė Venecias tė quajtur “Venice days”, i cili do tė zhvillohet nė shtator. Po kėshtu filmi do tė prezantohet edhe nė seksionin Masters tė festivalit ndėrkombėtar tė Torontos. Pėr realizuese kėtij filmi, kjo shėnon njė risi dhe sipas tyre ky lajm ėshtė njė surprizė pėr kinematografinė shqiptare. Producenti Ilir Butka e pėrcakton seksionin “Venice days” si njė nga risitė e festivalit tė Venecias kėto vitet e fundit dhe filmi mė i mirė qė merr pjesė nė kėtė seksion vlerėsohet me ēmimin “Label Europa Cinemas”, qė konkurron gjithashtu edhe pėr Luanin e sė ardhmes “Lami i mirė qė kinematografia shqiptare vazhdon tė surprizojė nė festivalet ndėrkombėtare. Njė nga kėto surpriza ėshtė dhe filmi “Honeymoons”,“Muajt e mjaltit”, i cili do tė jetė nė seksionin e “Venice days”, njė seksion ky qė i dedikohet kinemasė indipendente dhe kinemasė me tematikė tė re. Ky seksion sjell risi sa i takon pjesėmarrjes nė tė. Kėto seksione filmash nė kėtė festival pėrpiqen, tė dalin nga orbita”, thekson producenti Butka. Mė tej sipas tij kėto hapėsira nė kėtė festival, u japin mundėsi kienastėve tė flasin me njė gjuhė tjetėr. “Ky lloj seksioni sjell njė risi jo vetėm pėr sa i pėrket tematikave dhe autorėve qė marrin pjesė nė kėtė, por dhe pėr faktin qė vėmendja e kritikės dhe profesionistėve ėshtė e drejtuar pėrgjithėsisht nė kėto seksione", cilėson ndėr tė tjera producenti Ilir Butka.

Po kėshtu njė trampoline pėr kinemanė dhe aktorėt shqiptarė nė tregun botėror tė kinemasė indipendente konsiderohet edhe pjesėmarrja nė Festivalin e Torontos. “Jam shumė i lumtur qė filmi nė shtator do tė marrė pjesė nė Festivalin e Venecias nė seksionin “Venice days” dhe dua t'ju them se pas Venecias filmi do tė shkojė nė Festivalin e Torontos, ku nė kėtė festival marrin pjesė kryeveprat e kinemasė botėrore dhe Toronto konsiderohet si tregu mė i madh i kinematografisė botėrore. Seksioni Msters ėshtė seksioni mė i vjetėr, qė ekziston aty dhe i dedikohet mjeshtreve tė kinemasė kontemporane dhe ėshtė mė honorofik. Ndėrkohė qė Festivali i Selanikut siparin e tij do ta hapė me filmin “Muajt e mjaltit ", thotė Genc Pėrmeti, bashkėskenaristi i filmit “Honeymoons”. “Toronto International Film Festival”, qė mbahet nė Toronto tė Kanadasė nga datat 10-19 shtator 2009, konsiderohet nga tė gjithė si njė ndėr festivalet mė tė mirė nė botė, ai ėshtė festivali premierė nė Amerikėn veriore nga i cili nis gara e Oscar-ve,po ashtu ėshtė festivali mė i madh nė botė i hapur pėr publikun e gjerė. Programi "The Masters"-Mjeshtrat i Festivalit tė Torontos shfaq punė tė reja tė mjeshtrave, kineastėve mė tė njohur. Publiku i njeh ata, i do ata dhe mezi pret tė shohė cila ėshtė vepra e tyre mė e fundit. Publiku shqiptar do ta shikojė kėtė premierė brenda kėtij viti, pasi ai tė ketė shkuar nė kėto festivale filmash.

Pėrveē kastit tė aktorėve serbė, nė kėtė film interpretojnė dhe aktorėt shqiptarė Bujar Lako, Yllka Mujo, Mirela Naska dhe Jozef Shiroka, tė cilėt e vlerėsojnė si njė eksperiencė tė bukur interpretimin nė kėtė film. "Bashkėpunimi me regjisorin serb Goran Paskaljeviē ėshtė njė bashkėpunim brilant, njė mundėsi pėr tė kuptuar qė ne kemi potenciale tė tilla qė mund tė bėjmė gjėra akoma mė tė mira se sa kjo. Them se ky film do tė ketė njė zė tė bukur nė tė gjitha ato vende, qė ai do tė paraqitet. Regjisori Goran Paskaljeviē pėr ne ishte njė fat qė ai erdhi tė bashkėpunojė me ne. Grupi i tij ishte shumė i mirė. Uroj qė kinemaja shqiptare tė ketė bashkėpunime tė tilla. Filmi ėshtė njė realizim i bukur dhe unė jam ndjerė me kėtė film sikur unė kam xhiruar dhe herė tė tjera me ta. Pėr kėtė realizim kinematografik, unė do tė thosha qė merita ka dhe Qendra Kombėtare Kinematografike me kryetarin e saj Xhevdet Feri. Filmi qė tregon Ballkanin, gjithashtu tregon se kudo ka artistė dhe intelektualė, dhe kur kėta bashkėpunojnė sjellin gjėra tė bukura”, thotė aktori Bujar Lako. Ndėrsa aktorja Yllka Mujo tregon se: “Jam ndjerė mirė dhe ishte njė eksperiencė e veēantė pėr mua qė punova me regjisorin Goran Paskaljevic .

Ishte njė punė krijuese shumė e bukur”. Regjisori serb Goran Paskaljevic i ka konceptuar historitė nė zhvillim paralel, pa u takuar ashtu siē ka ndodhur edhe me aktorėt e kėtij filmi, tė cilėt do ta takojnė njėri-tjetrin nė projeksionin e filmit nė Venecia. Sipas realizuesve tė filmit, publiku shqiptar do tė ketė mundėsinė qė ta shikojė filmin premierėn e tij gjatė kėtij viti. Nė Shqipėri filmi "Muajt e mjaltit"do tė prezantohet nga “Digitalb”. Regjisori Paskaljeviē nė karrierėn e tij ka realizuar deri mė tani 14 filma dhe filmi realizohet nė njė bashkėpunim me kompaninė filmike shqiptare “Ska-Ndal”. Fillimisht u fol pėr njė projekt tė bazuar mbi njė tregim tė Ylljet Aliēkės, tė titulluar “Ēifti”, por skenari pėrfundimtar ėshtė njė ndėrtim i vet Paskaljeviēit dhe Pėrmetit, tė cilėt kanė shkruar dy histori tė ngjashme, njė serbe dhe njė shqiptare, qė ecin paralelisht, pa u takuar askund. Nuk bėhet fjalė pėr ndonjė histori qė rrėfen marrėdhėniet shumėshekullore mes dy popujve, bėhet fjalė pėr realitetet e tė dy vendeve, tė cilėt ngjajnė aq shumė dhe ndajnė tė njėjtėn shpresė, Evropėn. Regjisori i njohur serb, Paskaljeviē ishte verėn e kaluar nė Tiranė pėr katėr ditė kinoprova me tė rinjtė e Akademisė sė Arteve. Ai pa rreth 20 filma shqiptarė qė nga vitet ”80. Regjisori serb Goran Paskaljeviē njėkohėsisht zgjodhi gjatė atyre ditėve edhe aktorėt e tė parit film shqiptaro-serb nė historinė, “Muajt e mjaltit”.
Historia nė filmin “Muajt e mjaltit”
Historia e "Muajt e mjaltit " vendoset nė Shqipėrinė dhe Serbinė e ditėve tona. Ne ndjekim fatet e dy ēifteve qė kanė vendosur tė lėnė vendlindjet e tyre nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė nė Evropėn Perėndimore. Pas gjithfarė lloj incidentesh, kur ēifti shqiptar mbėrrin nė njė port tė jugut tė Italisė, nisin edhe problemet e tyre. I njėjti fat pret edhe ēiftin serb qė udhėton me tren pėr nė Bashkimin Evropian nė kufirin hungarez. Edhe pse dy palėt nuk i lidh asgjė me njė incident tė ndodhur nė Kosovė ku humbėn jetėn dy ushtarė Italianė tė OKB, ata arrestohen nė kufi dhe dyshohen pėr shkak tė disa rrethanave tė pafat. Kjo i pengon tė dy ēiftet, ndoshta pėrkohėsisht, tė arrijnė ėndrrėn e tyre, siē ėshtė shpesh rasti i tė rinjve nė Ballkan qė paguajnė pėr gabimet e brezave tė shkuar. "Muajt e mjaltit " ėshtė i pari bashkėprodhim mes Shqipėrisė dhe Serbisė. Xhirimet e shqiptarėve dhe serbėve
Ndėrsa nė Serbi xhirimet janė fokusuar nė Vojvodinė, nė Shqipėri ato u zhvilluan nė veri, nė zonėn e Komanit. Ka qenė dėshira e regjisorit serb pėr tė gjetur njė vend qė tė jetė gati nė kufijtė e sė pamundurės pėr tė ekzistuar. Njė vend tė pastėr, tė qetė, ku edhe njerėzit janė shpirtėrisht mė tė pastėr. Ndėrkohė, disa momente tė filmit janė xhiruar edhe nė Tiranė, ku ndodh edhe pėrplasja. Njė botė tėrėsisht e distancuar pėrballet me njė tjetėr tė zhurmshme, ku njė luks sipėrfaqėsor tė merr sytė. Njė familje veriore zbret nė Tiranė pėr njė sebep tek disa tė afėrm, tė cilėt e “kanė zėnė veten” ekonomikisht. Kėtu zė fill edhe drama. Janė dy linja qė ecin paralelisht si fillim, ajo ekzistenciale dhe ajo dashurore mes dy tė rinjve nga shtresa tė ndryshme shoqėrore. Njė histori e ngjashme ndodh edhe nė Serbi. Paskaljeviē, njė nga regjisorėt mė tė njohur qė vjen nga Ballkani kujtojmė filmat “Fuēi baruti”, “Ėndrra e njė nate dimri” etj.
Ēfarė janė ditėt e Venecias "Venice days”?
Regjisorėt indipendentė dhe kinemaja krijuese gjatė kėtyre pesė viteve tė fundit janė gjendur si nė shtėpinė e tyre tek Ditėt e Venecias, kėndi independent i Festivalit tė Filmit tė Venecias, i promovuar nga Shoqata e regjisorėve dhe autorėve italianė. Krijuar mė 2004 sipas modelit tė Cannes Directors' Fortnight, njė event ky binjak, Ditėt e Venecias-Venice Days, ėshtė risia mė e madhe e Festivalit tė Venecias nė kėto vitet e fundit. Numrat flasin vetė: tre herė njė nga filmat e pėrzgjedhur nė kėtė seksion kanė fituar Luanin e sė Ardhmes- The Lion of the Future Award for Best Debut Film; filmat nė kėtė seksion janė distribuuar nė 30 vende nė dy vitet e fundit; dhe shume festivale ne mbarė botėn kanė ftuar regjisorėt e pėrzgjedhur nė kėtė seksion dhe u kanė dhėnė ēmime tė ndryshme filmave tė tyre, duke filluar me Label Europa Cinemas, qė i jepet ekskluzivisht njė filmi nga ky seksion. Ēmimi Label Europa Cinemas do t'i jepet Filmit mė tė mirė tė Ditėve tė Venecias -Best European Film of Venice Days, qė gjithashtu konkurron pėr Luanin e sė Ardhmes-Lion of the Future (pėr filmat debutues) si dhe tė gjitha ēmimet paralele tė Festivalit tė Filmit tė Venecias.

Goran Paskaljevic: Shqiptarėt dhe serbėt, takimi i parė nė Venecia
Regjisori Paskaljeviē tregon nė shėnimet e tij se gjatė diktaturės sė egėr dyzetvjeēare tė Enver Hoxhės, askush nga Serbia nuk u lejua tė shkelte Shqipėrinė fqinje, mbi tokėn e sė cilės u "mbollėn" qindra mijėra bunkerė mbrojtės. Sipas tij sot, pas konfliktit nė Kosovė, vetėm njė numėr i vogėl serbėsh vendos tė vizitojė Shqipėrinė, pasi paragjykimet dhe politika e keqe kanė kontribuar nė njė intolerancė tė fshehtė mes dy kombeve. “Para tre vitesh, Genc Pėrmeti, njė piktor dhe shkrimtar i ri, si dhe kolegu i tij Ilir Butka, producent filmi, nė mėnyrė tė papritur mė ftuan tė shfaq tre nga filmat e mi nė Tiranė; "Fuēi baruti", "Ėndrra e njė nate dimri" dhe "Optimisti", e ashtuquajtura "Trilogjia ime serbe". Tė them tė vėrtetėn hezitova, por ata ishin aq kėmbėngulės sa mė nė fund u dorėzova dhe shkova nė Tiranė. Gjatė gjithė kohės gjatė sė cilės u shfaqėn filmat e mi, kinemaja e vetme e Tiranės ishte mbushur plot; kishte njerėz qė edhe rrinin nė kėmbė nė korridoret e kinemasė. Edhe sot, e kujtoj me shumė emocion duartrokitjen veēanėrisht tė gjatė nė fund tė ēdo shfaqje filmi dhe pyetjet e audiencės, qė pėr asnjė kast nuk ishin keqdashėse, por shumė tė hapura, inteligjente dhe tė drejta”, shkruan regjisori nė shėnimet e tij pėr ardhjen e tij tė parė nė Tiranė. Mė tej ai tregon se ajo qė e kishte surprizuar kishte qenė fakti se shqiptarė i njihnin shumė mirė filmat e tij, megjithėse njė pjesė e tyre ishin nė Shqipėri nė mėnyrė pirate.

“Gjatė qėndrimit tim tė parė nė Shqipėri nė dhjetor tė 2006, u takova me shumė intelektualė qė mendonin ashtu si unė, qė qėndronin pėrtej ēdo lloj nacionalizmi tė flaktė. Ajo qė mė surprizoi me shumė ishte fakti qė audience shqiptare i njihte shumicėn e filmave tė mi tė hershėm nėpėrmjet kopjeve pirate, qė ishte praktikisht e vetmja mėnyrė pėr t'u njohur me filmat serb”, tregon regjisori serb. Po ashtu ai kishte zbuluar se si shqiptarėt dhe serbėt, edhe pse flasin dy gjuhė komplet tė ndryshme, kanė shumė tė pėrbashkėta, dhe mė e dallueshmja mes kėtyre tė pėrbashkėtave ėshtė dėshira pėr t'u bėrė pjesė integrale e Evropės. “Gjatė bisedave tė gjatė mbi njė gotė raki, lindi ideja qė ne tė pėrpiqeshim, duke ndėrthurur pėrpjekjet tona, tė bėnim njė film, me regjinė time dhe njė staf tė pėrbashkėt. Njė javė pas largimit nga Shqipėria, shkrova sinopsin e parė”, vijon tė tregojė regjisori serb nė shėnimet e tij pėr filmin “Honeymoons”. Mė tej ai ndėr tė tjera shton se: “E imagjinova filmin si njė triptik. Historia shqiptare, me bashkėpunimin e Genc Pėrmetit, ėshtė rreth njė ēifti tė ri qė kėrkon tė largohet nga Shqipėria, sepse rrethanat e kanė bėrė tė pamundur marrėdhėnien e tyre. Nė vijim, historia serbe flet pėr njė ēift tė ri qė gjithashtu kėrkon tė shkojė nė Evropė me shpresėn se ka mė shumė shanse se nė Serbi.
Dhe nė fund, nė pjesėn e tretė ndėrthuren fatet e kėtyre dy ēifteve. Historitė e tyre shkrihen paralelisht, po ata asnjėherė nuk takohen, siē do tė kishte ndodhur nė filmat standardė”. Regjisori shkruan se ai ėshtė i bindur se nė fund tė filmit shikuesit do tė kenė pėrshtypjen se kėta tė rinj, jetojnė nė tė njėjtėn hapėsirė imagjinare, teksa presin nė derė tė Evropės ; shqiptarėt nė njė port tė jugut tė Italisė dhe serbėt nė kufirin hungarez nė magazinėn e njė stacioni tė vogėl treni. “Megjithatė, pas zhgėnjimit tė parė tė hidhur nė kėtė botė "mė tė mirė", lind njė ditė e re pėr tė dy ēiftet”, tregon regjisori i filmit “Honeymoons”. Ngjizja e kėtij prodhimi tė pėrbashkėt, i pari koproduksion shqiptaro-serb, qė quhet "Muajt e mjaltit", u bė i mundur pas njė viti qė nga lindja e idesė kur u mor mbėshtetja financiare nga Ministria Serbe e kulturės dhe nga Qendra Kombėtare e Kinematografisė sė Shqipėrisė, si dhe Pulia Film Commission. “Xhirimet ecėm mbroth pa vėshtirėsi madhore, edhe pse ne komunikuam me njėri-tjetrin me njė mix anglishteje, frėngjishteje dhe italishteje. Pas dy muajsh tė kaluar sė bashku, lamtumira mes ekipit serb dhe shqiptar tė xhirimit ishte prekėse, gati melodramatike; tė gjithė ishin me lot nė sy. Tė gjithė donim tė xhironim sė bashku edhe njė tjetėr film”¦edhe njė tjetėr”¦”,vijon tė tregojė ai. Duhet shėnuar qė aktorėt serbė dhe ata shqiptarė nuk u takuan kurrė me njėri-tjetrin, edhe pse kanė aktruar nė tė njėjtin film. “Takimi i tyre i parė do tė jetė nė Festivalin e Venecias”, pėrfundon nė shėnimin e tij Paskaljevic.
Tė dhėna mbi regjisorin
Goran Paskaljevic ka lindur nė Beograd mė 22 prill 1947. Nga 1967 nė 1971, ai ka studiuar nė shkollėn e njohur tė kinemasė sė Pragės (FAMU). Nga 1971 deri tani ai ka bėrė 30 filma tė shkurtėr/dokumentarė dhe 15 filma tė gjatė, shumė prej tė cilėve janė shfaqur dhe vlerėsuar nga festivalet mė prestigjioze ndėrkombėtare tė filmit. Rritja e nacionalizmit nė Jugosllavi e detyroi atė tė linte vendin nė vitin 1992. Mė 1998 ai u kthye pėr tė xhiruar "Fuēi baruti" (Kabare e Ballkanit)- The Powder Keg (Cabaret Balkan), por kriticizmi i tij konstant ndaj regjimit tė Millosheviēit u pėrball me sulme tė dhunshme dhe kėrcėnuese nė shtypin zyrtar. Kėshtu, ai vendosi edhe njė tjetėr herė tė linte vendlindjen nė kėrkim tė njė vendi ku tė mund tė realizonte filmin e tij, "Si u bė Herri njė pemė"-Hoė Harry Became a Tree. Ai gjeti Irlandėn. Ai u kthye nė Beograd pas pėrmbysjes sė regjimit tė Millosheviēit. Atje ai xhiroi dy filma: "Endrra e njė nate dimri" -Midėinter Night's Dream dhe "Optimisti"-The Optimists. Mė 2001, the International Film Guide (Variety) e rrjeshton atė si njė prej pesė regjisorėve mė tė mirė tė vitit (sė bashku me Lasse Hallstrƶm, Neil Jordan, Steven Soderbergh dhe Edward Yang). Nė janar tė vitit 2008, Muzeu i Artit Modern nė Neė Jork (MoMA) shfaqi njė retrospektivė tė plotė tė punės sė tij. Filmi i tij mė i ri "Muaj mjalti"-”Honeymoons” pėrfundoi nė qershor tė kėtij viti.

********************************
Nė rolet kryesore:
Nebojsa Milovanovic (Marko), Jelena Trkulja (Vera), Jozef Shiroka (Niku) Mirela Naska (Majlinda) Bujar Lako (Roku) Yllka Mujo (Vevo) Lazar Ristovski (xhaxhai i Verės) Petar Bozovic (babai i Verės) Danica Ristovski (nėna e Verės) Rozeta Feri (Karmen) Kristaq Skrami (Leka) Timo Flloko (Leo) Cunl Lajci (njeriu nė burg) Myzafer Zifla (regjisori i dasmės) Genti Kame (keqtrajtuesi) Fabrizio Buompastore (polici italian) Domenico Mobngeli (inspektori italian) Aron Balazs (inspektori hungarez)