Krishterimi bizantin perreth vitit 1000 te Zotit Krisht (A.D)
Jo pa ndonje arsye, Bizanti eshte quajtur "imazhi i Jerusalemit qiellor". Religjioni ka hyre ne cdo aspekt te jetes bizantine. Festat bizantine ishin festivalet religjioze. Garat qe beheshin neper Cirqe, do te fillonin me kendime himnesh. Kontratat tregetare do te nenshkruheshin me shenjen e Kryqit edhe do te therrisnin Trinine si deshmitar. Sot, ne nje periudhe jo teologjike, eshte krejtesisht e pamundur qe te kuptohet se sa interes gjitheperfshires perbenin ceshtjet religjioze ne cdo pjese te shoqerise, si prej civilive, po ashtu edhe prej klerikeve, prej te varferve edhe te paarsimuarve, po ashtu edhe prej gjykatesve edhe shkollareve.
Shen Grigori i Nises e pershkruan keshtu debatin e pafund teologjik ne Konstandinopojen e asaj kohe, pergjate kohes se Keshillit te dyte ekumenik (381 A.D):
I gjithe qyteti vlon nga kjo gje. Sheshet, pazaret, udhekryqet edhe kudo. Te moshuar, kembyesa parash, shitesa ushqimesh, te gjithe po debatojne gjate gjithe kohes. Nqs do te pyesesh ndokend te te thyeje parate, ai do te filloje te filozofoje mbi I Lindur apo i Palindur. Nqs do te kerkosh te dish mbi cmimin e nje buke, si pergjigje do te marresh, nese Ati eshte me i madh, ndersa Biri (Krishti) me i ulet. Nqs pyet nese banja eshte gati, kujdestari do te pergjigjet, se Biri (Krishti) u krijua nga hici".
Kjo ka qene edhe atmosfera ne te cilen u zhvillua Keshilli Ekumenik. Aq te dhunshme ishin pasionet, saqe seksione te tera nuk do te perfundonin e as do te njiheshin. "Sindodet edhe Keshillat i pershendes nga larg" - do te shkruante Grigori i Naziansit - "pasi e di se sa probleme ka ne to." Shume prej eterve te kohes, do ti mbeshtesnin opinionet e tyre ne menyra te diskutueshme. Sidoqofte, e gjithe kjo deshire e zjarrte edhe pasionante behej nga deshira qe te fitonte e drejta, edhe arsyeja se te krishteret e asaj kohe ishin te zjarrte, ishte sepse ata perkujdeseshin per fene e krishtere. Ortodoksia e pranon se Keshillat u ndoqen nga njerez jo perfekte, por po ashtu beson se keto jo perfekte u udhehoqen nga Fryme e Shenjte.
Episkopi bizantin nuk ishte thjesht nje figure e shquar qe merrte pjese ne Keshill, por ai ishte po ashtu edhe nje At i vertete per njerezit e tij, nje mik edhe mbrojtes, te cilit njerezit i drejtoheshin plot besim, gjate kohrave te veshtira.
Perkujdesja per te varferit edhe te shtypurit qe tregoi Shen Joan Gojearti, eshte pare edhe ne shume te tjere.
Shen Joan Lemoshedhenesi (Bamiresi) per shembell, Patriarku i Aleksandrise (vdiq ne 619), ia dedikoi te gjithe pasurine e zones se vet, atyreve te cilet ai i quante "vellezerit edhe motrat e mia, te varferit". Kur i mbaronin burimet e tija, ai do tu kerkonte ndihme te tjereve: "Ai do te thosh" - kujton nje bashkekohas i tij - "Ata qe ju i therrisni varfanjake edhe lypesa, une i shpall per ndihmesat edhe mesuesat e mi. Pasi ata, edhe vetem ata, munden te na ndihmojne qe te marrim Mbreterine e qiellit."
Kisha ne Perandorine Bizantine nuk do ti anashkalonte detyrimet e saja shoqerore, edhe nje nga funksionet e saj kryesore ishte veprimtaria bamirese.
Ne fillim te mileniumit te dyte te historise se krishterimit, Kisha e Konstandinopojes, Kryeqyteti i Perandorise lindore romake, ishte ne kulm te fuqise edhe influences se saj mbareboterore. As Roma, qe ishte kthyer nje qytet provincial edhe Kisha e saj, nje instrument ne duar te interesave politike, as Europa nen dinastite Karolinge e Otomane, nuk do te mund te krahasohen me Bizantin, si qendra te qyteterimit te krishtere. Perandoret bizantine te dinastive maqedonase, i zgjeruan kufijte e saj prej Mesopotamise deri ne Napoli, edhe prej Danubi ne Palestine. Kisha e Kostandinopojes, jo vetem qe gezonte te njetjen shtrirje, por po ashtu zgjeroi edhe depertimin misionaresk te saj, edhe pertej kufijve politike te Perandorise, si ne Rusi e Kaukaz.
vijon...
Krijoni Kontakt