Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Ku janë poetët?!...

    Nuk e di, sesi më erdhi ky varg, kjo temë, por më morri malli, më morri malli shumë për POETET. Mund te shkruaj sejcili emocionet nga vargjet e krijimet e poeteve qe sejcili adhuron, pelqen, apo e ka idol.
    Respekt poeteve te FORUMIT!

    Paskan firasur gjithë gjithë poetët e Shqipërisë…
    Cili i përzuri nga vargjet kombëtare?!...
    Heshtje…askush nuk flet…ku vanë kantinat e Poezisë?
    Ku është Driteroi?...Ai Lordi i poezisë atdhetare?!

    Mos e keni parë gjë Xhevahir Spahiun?!...
    More po ku humbën gjithë ata poetë….
    Medet! Na u bënë VIP-a "urithi" me "thiun"…
    Humbi more humbi, vargu i vërtetë…

    Nga bjeshkët e Namuna, asnjë zë s’bahet gjallë
    Ndonse andje shkruhet bukur shqiptarisht!
    Për atë Azem Shkrelin, kam shumë mallë
    Mos keni parë ndonji poet Kosove, rastësisht?...

    Kur të takoni rastësisht ndonjerin nga poetët
    I dërgoni shumë të fala, dhe qafime nga unë!
    Jepini një kafe, pastaj unë jua paguaj lekët…
    Zgjojini poetët!...Mjaft fjetën gjumë…

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    I KENI PARË POETET ???



    Të strukur qëndronin duke medituar
    Duke lexuar shkrimet e censorokuqëve , zagarëve !
    Të atyre që përkushtime për Titon kishin shkruar
    dhe numronin shumat e honorarëve !

    Ata që po t'i nxjerrim në dritën e sëvërtetës
    të flasin për shërbimin që i bënin pushtuesit të zi!
    S'do të ketë asnjë shije as rrethi i petës
    që mblodhi në sofër ëndërrimet ardhmëri !


    Ku janë poetët ? Ku janë martirët e ngujuar !
    Jusufi poet, Kadriu, Rexhep Elmazi , Avniu... ?,
    Sa pak për ta ky popull ka dëgjuar !
    se censorokuqët i ngrinë si veriu!

    Dhe mbetën nëpër burgje si Adem Demaqi !
    Për ta s'pati rikthim në arenën e Letersisë !
    Lexoni për Censorokuqët që robëria i kënaqi
    I bëri martirët e idealit të sërbosllavisë !


    Lexoni veprat e tyre të shkruara për Sinksin
    Do të ndjeni shpirtin e tyre tek jeton në Dedinjë !
    Ata e shanë Kosovën që mezi se e ngriste stanin
    Për të ushqyer rreth sofrës një turmë fëmijë !


    Ata censorokuqët, të sotmit lalashë
    Që bëjnë trumbetime liridashese duke mbjell kob!
    Kanë harruar se deri dje ishin të përbetuarit mashë
    Si Kurvat - në Shesh , u lëvduan pse janë rob!


    Ku janë poetët ? Le të pyes ardhmëria !
    Përse kaq të ndarë jemi në parim ?
    Po del sërish një Zë Horr ! Qorr nga largësia,
    me trajta e shpifje , kërkon devijim!

    Ndaloni ju shkretanë të policise letrare !
    Ju që sollët krrokama dhe anatema për Atdheun!
    Sërish doni të mbjellni urrejtje në zemrat mitare ?
    Përse unjësohen të duan Skenderbeun!

    Ju jeni karakanxhollët e letërsisë mulate !
    Ju perëndoni përditë nga ky vend i robëruar !
    Për ju drita e vërtetë i shëmbëllen një nate
    Se poetët e vërtetë vijnë për të aguar !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Per ju poet i nderuar

    I dua poezite me rime
    gjetjet e qarta poashtu,
    qe godasine si vetetime
    te mbetet te thuash ja ke qellu.

    Lasgushi,Agolli.......
    edhe ndonje i ketij lloji du'
    por mua fati me solli
    te jem ne nje ,,sofer ''me Ju.

    Ti i madhe, mes nesh
    kete une e quaj fat,
    per ne te vegjel detyra te kesh
    uroje,, ushqimi ''te jete jetegjate.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    poetet jan gjallë por ata perbuzen shkelen e nenqmohen nga koha shtrigë

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Une kam pare nja dy poete te degjuar ne vlore bashke me maks velon tuj pi hashash, vdeksha ne ju genjefsha. Maksi nuk pinte.
    Ca lesh poetesh ka me ky vend aman, iku koha e tyre. tani kemi llumin qe hiqet per artist.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    DITO
    Vjete morra pjese ne nje konkurs.Me ftuan ne ndarjen e shperblimeve
    dhe une u gezova duke menduar se ndoshta do me ndihmonin te botoja
    nje liber per femi pasi kisha ndoshta 150 poezi.
    Mbaroi cdo gje mua s'ma vari kush .
    Por une doja s'paku nje mendim te dikujt.Keshtu qe ju afrova njerit nga komisioni .Shkrimtar i madh ,politikan poashtu i madh , ishte mesdite e ai ishte lare me alkool.Menjehere u deshprova, por prape e pyeta s'paku a kishte lexuar ato shkrimet e mia.
    E ai duke buzeqeshur ma ketheu s'eshte vendi per keto biseda.Ishte koktej .Mua s'me bente per koktejin e tyre ika e deshpruar.
    Kete shkrimtar e pash dite me vone ne RTK te ,,TOPI ..''
    Keta them une jane artist te medhenj por njerez te vegjel.
    Nese eshte i tille? - se une s'jam kompetente ta gjykoje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    gjakush[COLOR="Red"][/COLOR]

    je fantastik me kete poezi qe ke sjell ketu. Te perqafoj mik!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    KU JAN Ë POETËT


    O poetët janë gjithkund e gjithkah
    burime të gjalla që rrjedhin ujë akull,
    vërejnë shushunjat që dolen në gjah
    e mbesin si klysh udhës ngrirë shakull!

    Poetët janë gjihtkund e gjithkah
    kudo kopshteve majave shkollave,
    vështrojnë ata që drdhin vrer n'pah
    e vet e pinë mu si lëngun e mollave!

    Poetucat shterruan derdhin veç fjalë
    si struca në zall qesin kokën jashtë -
    në secilen fjalë skelet kanë një halë
    përbihen qitje si për zorrë t'trashtë!

    O poetët janë gjithkund e gjithkah
    në etër nëntokë nënujra e mbiyje -
    te gurtë e varreve e në shkreptima
    rrufeshë të skuqura dhe i lidhin nyje!

    S'shtërzejnë gjakush majesili poshtë
    shkrepin shkëndia t'lashta mijavjeçe -
    nuk janë sikur kallami zemërshoshtë
    flakadaj i binë trup edhe udhës leqe!

    Poetët nuk vdesin pse nuk shkruajnë
    kur burimi n'shpirt çdo kohë pret gufim,
    vdesin poetucët që bishtat iu kruajnë
    në fjalë ecin caca e kujtojnë fluturim...!

    Poetët janë gjallë gjithkund e gjithkah
    n'përkundje djepi e maje krateri vullkan;
    edhe maje plumbi rrinë me plumb n'krah
    aty përbirohet si pika e lotit për vatan!

    Nuk mund t'i gjejsh poetët aty ku ti don
    me hapin e vockël që thurë veç fjalëgoje.
    Ai që Drillon uragan veç me hukamë krijon
    Ai që krijoi mu nga pelimi mjaltin në hoje!

    Poetët janë gjallë gjithkund e gjithkah
    edhe kur trupat si lëvozhga iu varrosen,
    O vargjet poetike iu rrinë kurorë në krah
    Bukuritë nuk vdesin as kurr nuk sosen !

    Nëse t'i shohësh poetët malli të mori
    Ata diellor mund t'i shohesh nga larg;
    i sheh veç ai që zjarr nga zemra nxori
    vetëm ai që lindet e vdes për një varg!

    Gjama e Orës së Maleve jo veç oshtimë
    po gjamën e kthen në melodi gitareje -
    ai që shpirtin gastartë e then copegrimë
    ai zemrën e ka zi pa asnjë xixë hareje!

    Poetët janë gjallë gjithkund e gjithkah
    aureola duken me yllësitë e tyre rreth;
    trupojnë edhe ëndrra mos me pasë kah
    qëndrojnë lartë e nuk binë si një gjeth!

    (03.12.09)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ZANOR : 03-12-2009 më 08:51 Arsyeja: teknike
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Ku jane poetet....

    KU JANE POETET z. AGIM !?!?

    Edhe une do te ngelesha brenda temes se poezise suaj por duke kerkuar miqte-poete e nuk do te dilja dot, sepse do te dilja pa ata , ata te cilet kemi shkembyer dikur-vargje, ata qe dikur kemi shkembyer dhe nga 1-liber....,..., dhe tani une mbetem e vetme nen pyetjen qe me dhemb me teper se vargu i hedhur ne nje copez leter , me dhemb si dhembje mali ne mes dimri !!
    Ku jane poetet..., !?!
    Poetet jane , dhe jane shume, jane nga do sa s'do te mjaftonte nje nate e vetme t'i numeroje , nje nate me yje ku gjithesecilit i perket 1-yll ne hapesiren qiell !


    Mirenjohje e Respekt __ Bruna!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 03-12-2009 më 22:59

  10. #10
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Bisede me shpirtin

    Shpirtin e kisha nxjerre jashte organizmit
    Dhe me heshtjen e poetit bisedoja me shpirtin.
    - Si lindi poezia?
    * Poezia lindi nga shpirti i frymezuar.
    Lind nga natyra e ndjenjave poetike.
    - Si flet me poezine?
    * Flas nepermjet ndjenjave te thella.
    - Si preken ndjenjat?
    * Me heshtjen e poetit.
    - C'fare eshte poezia?
    * Poezia eshte ndjenja me e thelle e arritur nga thellesia e shpirtit.
    - Si jep koloritet poezise?
    * Me ane te muzikes se vargut.
    - Po heshtja e poetit?
    * Stili,uni,Shprehja,Fshehtesia,Vetmia...Heshtja...
    - Poet,aktor,artist...?
    * SHPIRTE...


    Pershendetje z.Agimi...
    Ferdinand Ries thote: " Per njerezit e medhenj,mund te thuhen te gjitha,
    kjo gje nuk e demton figuren e tyre"


    Ndersa une per ju dhe poezit e juaja dua t'ju them fjalet me te bukura dhe me te sinqerta.

    Nderimet e mia...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •