Cdo njeri ne bote shkollen
se kafshon lehte si mollen,
por bene fabrike shteti
dhe njerzeve u hiqet sikleti.

Vertete punojne me mund
por rrogen marrin ne fund,
por ne Kosove s'eshte ky rregulle
ne jetojme si ne mjegulle.

Une ne shkolle s'isha i mire e pranoj
te bertiturat e babit mos ti degjoj,
gjeta nje pune sa per cigare
makiato ,garderobe ,dhe s'ka me pare.

Listen e ushqimeve e harrova
aty asnje cent nuk leshova,
se 150 euro rroge e mjere
sa hap syte ,veq eshte shter.

Por babi per cdo dite
thote ; - i shikon kojshite?
te mirat e zotit kane pru
e ty s'ka qeni ku me't kafshu.

Je bere burr e po te ushqej
nje te mire ne trup s'ta gjej,
ja nise punen e hollon
edhe ajo qe nuk shihet, shikon.

Dal nga shtepia me rrembim
le te flase me murin ne vazhdim,
edhe pse ndodhe ndonjehere
dhomen e bejme ferr.

Nje karike ne kafeteri me pret
shoqeria me hall te njejt,
dhe e dashura qe me kupton
ndodh qe pijen ma paguan.

Por kjo lidhje s'do te qendroj
vitet ecin, ajo do te rregulloj
jeten si cdo femer
e une duhet ti them; - me fal zemer!


Babi me ushqen qe kur kam lind
s'mund t'ja qoj edhe dikend,
kjo s'do te ishte e drejt
atehere do behej lufte e vertete.


Nje vajze me vize se dua
se vajza qe kam me pelqen mua,
dhe nje Gjerman kete e di
do te jem i barabart si ai.

Por Kosova sot per sot
- prite bir, me thote!
tek e fundit ka dy vjet
femiu qe quhet shtet.

Ndihme i duhet Kosoves sone
ende sakrifica kerkon,
e une ndihme ku te kerkoj
ka kush te me tregoj?

Se jeta me shkon kot
me babin bej lufte sot, e mot,
vajza qe dua s'di a do te me pret
rruge pa dalje eshte kjo jete.