Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Dialog...

    - Me pyeten: - Perse ke lindur?!
    - Kam lindur per te mesuar...
    - I pyeta; - Po ju,perse keni lindur?!
    - Kemi lindur per te jetuar para vdekjes,
    - Dhe per t'u ringjallur pas saj.
    - E ngrita zerin e poetit ne qiell
    - Dhe me fuqin e Bethovenit bertita:
    MBRETERIA E DITURISE ESHTE ME E DASHURA,
    DHE ME E LARTA NGA TE GJITHA,
    INSTITUCIONET FETARE DHE SHTETERORE.

  2. #12
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Ku mbeten
    poetet !?!?

    Ku mbeten,
    ku u treten
    ku merguan,
    ku u shuan ,
    poetet !!

    Shkrimet e tyre
    veprat e tyre
    vargjet e tyre
    ku u humben
    poeteve ??

    Ndjenjat e tyre,
    vuajtjet,
    deshirat,
    vargjet,
    u treten ne mergim
    dhe e harruan kete ATDHE !!

    Ejanii
    kthehuni,
    ne ATDHEUN e lashte arberor
    ejani,
    te bashkohemi,
    ne nje vend shteteror !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Më pëlqyen shumë këto vjersha të poetëve për poetët. Unë do t'ju sjell disa vargje të kombinuara. Para pak ditësh miku im z. Gjon Gjergjaj, poet nga Klina, ma dhuroi librin e tij me vjersha. Unë e lexova deri në fund dhe disa titujve të vjershave të tij ua shtova edhe një varg. Gjoni u kënaq nga kjo formë e shkrimit tim.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Halil Xani

    Shëti nëpër tituj të vjershave të mikut tim Gjon Gjergjaj
    (Vargjet e para janë tituj vjershash, rreshtat e dytë ua shtova unë)


    Vjersha me mjaltë
    Ka vulën me daltë

    Ku e kam unë detin
    Që ma sjell lezetin

    Dielli i shtëpisë
    Vend i kënaqësisë

    Po fryn erë e ftohtë
    Në vargun e ngrohtë

    Viti me shi
    Kosova kish stuhi

    Flutur e bukur
    Mos rri e strukur

    Thatësira si thatësira
    Askund nuk sjell të mira

    Ishe lule mbete lule
    Ti e veshur me pekule

    Zogu në grusht
    Sa shumë qe ngusht

    Bëri udhë dashuria
    Te njerëzimi te rinia

    Kanë ëndrra shumë
    Edhe ata që s’kanë gjumë

    Ku ka dashuri ka liri
    Ku ka liri ka dashuri

    Nuk di si ta shpjegoj
    Përveç se me lojë

    Dy mijë vjet ushtoi Drini
    Është mirë që ta dini.

    Buzëqesh rrezja në dritare
    Të jep drita pa lekë fare

    Lum ai popull që ka dëshmorë
    Më askush s’do ta bëjë horë.

    Hahen pitet me mollë
    Cingëron zilja në shkollë

    Në fshatin tim ka lepuj shumë
    Por edhe fëmijë që lahen në lumë.

    Lule mjalti në lulishte
    Këngë zogjësh në ahishte.

    Dielli është pishë e vërtetë
    Gjithë botës I jep jetë

    Ta ndryshojmë këtë botë
    Dhe për këtë të ngritim gotë.

    Gjyshi të fut në provim
    Ke kujdes o nipi im

    Po sheh ëndërr qeni plak
    S’ia ka frikën fëmiu n’lulak

    Notat tua janë pasqyrë
    Ta thotë gjyshi në fytyrë

    Sot prap jetoj në shi
    E udhëheqja shtin turshi

    Babi shpesh nuk ia qëllon
    Por i biri nuk e dënon

    Me dritë e dashuri
    Pate o nuk pate shtëpi

    Diell e yll po na shikojnë
    Vallë a mos po na lakmojnë

    Gjithkush e ka një simpati
    S’është e drejtë t’i ketë tri

    Në mesin tonë po shëtit
    Me xhipa të zi nat e ditë

    Polac, 26.11.2009, ora 01.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PO FLET ZËHORR POETI


    Po flet zëhorri i përgjumur nga largësia
    ai që zagarqe iku kur arriti liria
    se e dinin shqiptarët kush ishte qyqari
    shkruante përkushtime , hungurinte si gomarI !

    Ka ndërruar taktikën zëhorri e do të llomotisë
    kudo në sipërfaqe poetë do të ngrisë !
    Një fjalë se bëri për Rexhep Elmazin e vrarë !
    I bënte përkushtime Titos - ky Danjoll zuzar!


    Sa vargje bëre për Jusufin Gërvallën , Kadriun ?
    Mos shkrove strofa për Naserin , Avniun ?
    Jo ! Nuk pate kohë të merresh me poetvarrime !
    I frymëzuar për Sfinksin bërë përkushtime!


    Mblidhuni Milet ! Mos e humbisni rastin!
    Të rikthejmë Zëhorr kolosin - është rast Epokal!
    Tek Sheshi i Poezisë të turfullojë Vasko Popi !
    - Është martir që kundërmon me vargun Fekal!


    Mjafton që e kemi, për të tjerë nuk ka nevojë
    I buzëqesh Dedinja i dha grada , për risi!
    Çka se e vranë Ymer Elshanin atë pendë fuqi !
    Te na rrojë zëhorri që turfullon në largësi !


    Ai që me pasportë të Milloshit e theu kaptinën
    besëprerqe flet si duhet mbajtur martinën!
    Duke parë ëndërra për TriGllavin e Gjevgjelinë
    Si Kurvat - në Shesh , na flet për lirinë !

    - Telall ! Kthehu e shiko ku mbeti Demaçi ?
    Po vargani i poetëve që burgjeve vite la!
    Jo! Nuk pate kohë ta bësh një varg hutaçi
    se Dedinja honorare përkushtimi të dha!

    Ja ! Arriti dita të dalë në shesh qëndresa !
    Do të unjësohet gjuha , gjaku, Shqipëria ?
    Po del sërish Zë Horr - Qorr Dërtëllesa
    flet se dje qenka bërë liripoezia!

    Ndalu o shkretan i gradave të policise letrare !
    Ti i përkushtimeve për Titon që na shtypi !
    Kërkon të besojmë : - Poetët patën jetë ?
    - Pse kuzhina e Sfinksit gjithkah i shtypi ?

    Mbajë gojë zëhorr i shituri - Danjoll !
    Ta dijnë surratin, dhe këmbët e gjarpërit të zi !
    Edhe pse po shtiresh të mbesish pinjoll -
    Varrvdekjen e ke në Dedinje Ti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 03-12-2009 më 16:32
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •