Nuk e di, sesi më erdhi ky varg, kjo temë, por më morri malli, më morri malli shumë për POETET. Mund te shkruaj sejcili emocionet nga vargjet e krijimet e poeteve qe sejcili adhuron, pelqen, apo e ka idol.
Respekt poeteve te FORUMIT!
Paskan firasur gjithë gjithë poetët e Shqipërisë…
Cili i përzuri nga vargjet kombëtare?!...
Heshtje…askush nuk flet…ku vanë kantinat e Poezisë?
Ku është Driteroi?...Ai Lordi i poezisë atdhetare?!
Mos e keni parë gjë Xhevahir Spahiun?!...
More po ku humbën gjithë ata poetë….
Medet! Na u bënë VIP-a "urithi" me "thiun"…
Humbi more humbi, vargu i vërtetë…
Nga bjeshkët e Namuna, asnjë zë s’bahet gjallë
Ndonse andje shkruhet bukur shqiptarisht!
Për atë Azem Shkrelin, kam shumë mallë
Mos keni parë ndonji poet Kosove, rastësisht?...
Kur të takoni rastësisht ndonjerin nga poetët
I dërgoni shumë të fala, dhe qafime nga unë!
Jepini një kafe, pastaj unë jua paguaj lekët…
Zgjojini poetët!...Mjaft fjetën gjumë…
Krijoni Kontakt