Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Thjeshtësia e Katër Khalifëve të Parë

    Në Emër të Zotit të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit

    "Kur Ebu Bakri ra. e kishte marrë udhëheqjen, dhe e tërë bota erdhi tek ai në përkulje, ai nuk ngriti kokën lartë për këtë pozitë kryesorë që kishte marrë, apo të bëhej mendjemadhë; ai vishej me një rrobë, që zakonisht e lidhte së bashku me një gjilpërë me kokë, ashtu që ishte i njohur si 'njeriu i dy gjilpërave.'

    Omar b. el-Khatab, ra. që gjithashtu e sundonte botën në tërësi, jetonte vetëm me bukë dhe vaj ulliri; rrobat e tij ishin të harrnuara në disa vende, disa nga harrnat ishin të lëkurës; edhe pse ai kishte në dorën e tij thesarin e Kosres dhe Cezarit.

    Sa për Uthmanin ra. ai dukej sikur të ishte njëri nga skllevërit e tij në rroba dhe në pamje; për të tregohet si ishte parë duke dalur nga njëri prej kopshteve të tij me plotë drunjë [për të ndezur zjarrë] në krahët e tij, dhe kur e pyetën për këtë punë ai tha: 'Desha të provoja a mos do të refuzonte shpirti'

    Kur Aliu ra. e kishte marrë udhëheqjen ai kishte blerë një shokë për katër dirhams dhe një bluzë për pese dirhams; kur e kuptoi se mangët e bluzës i binin të gjata, ai shkoi tek një këpuctarë ia morri thikën dhe i preu mangët e bluzës baraz me majet gishtave të tij; edhe pse ky, i njëjti njeri e ndante botën në dysh, djathtas dhe majtas." (1)



    Me të vërtetë këta të nënshtruar ndaj Zotit (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë me ta) kurr nuk ranë në kurthën e kësaj dynjaje. Edhe pse kishin pasurinë e botës në duart e tyre, kurr nuk u bënë skllevër të sajë. Profeti a.s. dhe katër khalifët e parë janë ndër shembujt më të mirë të muslimanëve; të nënshtruarve ndaj Zotit. Edhe pse kishin mundësi më shumë se çdokush tjetër të qonin jetë luksoze, ata e kujtuan dhe e besuan Allahun me shpirtë e me zemër, thjeshtësia dhe urtësia e jetesës së tyre është e pakrahasueshme, duke marrë parasysh pasurinë materiale që e kishin në duart e tyre. Allahu I bekoftë.


    (1) An Account of the Mystics of Islam
    A.J. Arberry. Fq. 32.

    Hadith

    Jeto në këtë botë sikur të ishe një udhëtarë,
    një kalimtarë, me rrobat dhe këpucët plot pluhur.
    Ndonjëherë i ulur nën hijen e pemës, ndonjëherë
    duke ecur nëpër shkretëtirë. Jeto gjithnjë
    si kalimtarë, sepse kjo botë nuk është shtëpia jonë.
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  2. #2
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    Shembuj qe te shpjegojn qe pasuria nuk esht asgje tjeter....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •