Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 123
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    EdiR, nuk mund ta vija ate titull, sepse e ngrita kete teme per te debatuar rreth nje fenomeni te rinise shqiptare sot dhe te nje opinioni te krijuar ne menyre te padrejte per ate pjese te rinise shqiptare qe ka lene vendin e vete per nje jete me te mire diku tjeter.

    Ashtu sic e ke thene ti dhe xfiles, edhe ne Shqiperi kur ishim, nuk i flisnim cdo njeriu qe shikonim ne rruge. Nje familje, apo nje individ zgjedh shoqerine qe i pershtatet si nga niveli familjar, shoqeror, arsimor, etj. Njeriu gjithmone perpiqet ta zgjedhi shoqerine me te mire se vetja, te pakten une ashtu besoj.

    Ketu ne Amerike psh, per shkak te llotarise, kane ardhur njerez te shtresave dhe niveleve nga me te ndryshmit. Shqiptaret ne Kanada psh nuk besoj se e shohin kete aq sa e shohim ne ketu ne Amerike, per shkak te perzgjedhjes qe u behet atyre qe fitojne te drejten e ardhjes aty. Gjithsesi, ne 10 vjet sa kam ketu, edhe kur jetoja vetem me vellane, edhe qe kur kane ardhur prinderit, ne shtepine tone nuk futet kushdo. Ketu njerezit behen miq e shoke me kedo te shohin ne rruge se ju vine pas avazit dhe ju bejne qejfin, apo ju pelqejne thashethemet, apo duan t'i mburren dikujt. Prinderit e mi psh jane shume konservativ ne miqesine qe kane dhe kjo eshte dicka qe e kane kultivuar dhe tek ne. Me kete dua te them qe nuk do te thote se po shkove ne nje vend tjeter qe duhet t'u flasesh te gjitheve dhe te kesh shoqeri me cdo njeri thjesht pse eshte shqiptar.

    Nuk ka dite qe ime me te mos me thoje qe takoj filanen ne dyqan apo duke bere shetitje dhe cupa e saj po vazhdon per Mjekesi, apo Dentiste, Avokate, e ku ta di une. Vajza e saj nje vit ka ketu dhe sapo u regjistrua ne nje community college 2 vjecar. Se si shkoi direct ne Medical apo Law School, nje zot e di. lol Jane pikerisht prinderit vete ne shumicen e rasteve qe i edukojne femijet te jene mendjemedhenj, apo te hiqen sikur kane cliruar boten pse ju ka dale nje llotari, por ama kjo nuk eshte e pergjithshme. Po te vesh re ne Chicago psh, shumica e familjeve te mira dhe te larta, apo te rinjve qe kane krijuar familje ketu, kane marre shtepi larg shqiptareve, sepse nuk i honepsin dot thashethemet. Nqs ju mendoni se eshte keq ne Shqiperi, imagjinoni si eshte jashte shtetit. Kur me ka ardhur kushuriri nga Greqia dhe po e nxirja neper Chicago, mamane time e moren ne telefon (se ku e gjeten nr e tel nje zot e di) dhe e uruan per fejesen e cupes. Dmth, duke u bazuar ne faktin qe une ketu kam gjithe fisin dhe shumica meshkuj, po te me shikonte POLICI I TRAFIKUT me kushurinj te ndryshem shume here dhe ai nuk e dinte qe ata ishin kushurinjte e mi, do thoshte qe ajo i nderron dashnoret si t'i doje qejfi dhe me la pa martuar. LOL
    Kur po nxirja nje dite djalin e kushurires me karroce neper lagje, me kishte pare nje shqiptare nga Sheqishtja lol dhe kur kishte pare time me ne dyqan i kishte thene: "Uaaaa te te rroje nipi, nuk e dija qe e kishit martuar cupen. " Pikerisht me mentalitete idiote te tilla kemi te bejme ketej. Edhe pse ne te rinjte jemi mesuar dhe thjesht i injorojme, prinderit tane e kane me te veshtire qe te ambjentohen me dicka te tille.

    Sa per femrat qe kane nga 20 dashnore apo shkojne me te zinj qe thone disa ketu. Nje femer e tille, si brenda dhe jashte Shqiperise eshte njelloj. Nqs ketu ajo bredh me 101, te njejten gje do bente dhe ne Shqiperi. Nuk eshte Amerika, Kanadaja, Evropa qe te prish. Ajo ka te bej me individin. Shume ju vene epitete vajzave shqiptare ne perendim si te perdala apo mendjemedha, kur ka te tjere qe kepusin 1001 per femrat ne Shqiperi dhe degjenerimin aty. Kush eshte atehere?! A duhet te shkosh deri aty sa te dalesh ne konkluzione te tilla?

    Ime me me thote gjithmone se eshte pikerisht thjeshtesia ajo qe e zbukuron nje femer, por edhe karakteri dhe serioziteti qe e mbrojne ate bukuri nga venitja.
    Jam shume dakord me gjithcka qe ke shkruar sidomos kjo puna e thashethemeve dhe mburjeve. Une isha ne Detroit gjate fundjaves se kaluar dhe pak a shume te njejtat gjera degjova.
    Nejse, une nuk kam c'fare te them me shume per temen pasi nuk mendoj ashtu, nuk e kam patur asnjehere problem sjellejne apo gjithcka tjeter te vajzave Shqiptare. Kam vendosur te jetoj per vete dhe jam bere shume indiferent ndaj opinioneve.
    Uroj qe keto qe lexon ketu nga disa tipa, ato qe degjon ne rruge mos kene asnje ndikim te keq tek ti. Gjith te mirat,
    Gezuar edhe nje here ditelindjen!
    P.S mos trego qe ke shtuar 3 kil se kushedi c'do flitet neser aty edhe ketu lol
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  2. #72
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Unë diçka nuk kam arritur të kuptojë. Përse i duhet vën re gojëve të liga dhe të kenë influenc negative tek ata njerëz që kërkojn të ecin para. Njeriu goj madh i till do mbetet dhe nuk do ndryshojë sikur ta nxjerrin dhe jashtë orbite. Sa për fjalën të "përdala" nuk e di, e kam parë perëndimin që në fillime, nuk ndikon aspak shoqëria e "emancipuar", shoqëria sociale në vendet Europiane, përtej Atlantikut nuk mund të flas pasi kam informacion të kufizuar, dhe nuk dua të dal shëmtuar nga mos poseidimi i informacioneve. Problemi qëndron tek karakteri i njeriut, se çfarë qëllimesh i ka vendosur vetes dhe deri ku do të arrij, ka nga ato femra meshkuj që nuk e përballojn dot presionin dhe zgjedhin rrugën e mesme për të arritur shum gjëra si p.sh (prostitucioni, droga, vjedhja, vrasja, përdhunimi etj.) Po këto nuk vijn si pasoj e shoqëris huaj, po si pasoj e dobësis individuale.

    P.s Infinito bëhesh më e mirë njëçik e mbushur, mos dëgjo Rexhinën dhe Edin se të kan zili Joke

  3. #73
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    po te me shikonte POLICI I TRAFIKUT me kushurinj te ndryshem shume here dhe ai nuk e dinte qe ata ishin kushurinjte e mi, do thoshte qe ajo i nderron dashnoret si t'i doje qejfi dhe me la pa martuar.
    Me sa di une kur nje femer del me nje mashkull, nuk do te thote qe e ka te dashur sezben. Mund ta kete vlla, kusheri, shok. Por ndryshe sillet me keta, ndryshe sillet me te dashurin. Dhe nuk duhet filozofi e madhe per te kuptuar.

    Ti kete teme e ke hapur te shkruhen gjerat ashtu sic te pelqejne ty apo te shkruhen te vertetat sic jane?
    Une e kam thene disa here me lart, flas vetem per cfare kam pare une. Nuk pergjithesoj tere femrat shqiptare ne emigracion.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #74
    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Me sa di une kur nje femer del me nje mashkull, nuk do te thote qe e ka te dashur sezben. Mund ta kete vlla, kusheri, shok. Por ndryshe sillet me keta, ndryshe sillet me te dashurin. Dhe nuk duhet filozofi e madhe per te kuptuar.

    Ti kete teme e ke hapur te shkruhen gjerat ashtu sic te pelqejne ty apo te shkruhen te vertetat sic jane?
    Une e kam thene disa here me lart, flas vetem per cfare kam pare une. Nuk pergjithesoj tere femrat shqiptare ne emigracion.
    Dmth, nqs une shkruaj rreth eksperiences time apo te verteten si e di une, kjo do te thote qe e kam hapur temen te shkruhen gjerat sic me pelqejne mua?!

    Po pse mor cun se na hutove tani, femrat kur dalin me te dashurin e bekan ne mes te rruges, apo te mences ne rastin tend, apo kudo qe shkojne, apo ndenjkan gjithe diten duke u puthur?! Nje femer e matur dhe serioze, ashtu si edhe nje mashkull i tille, nuk rrine te bejne show ne mes te rruges. Ndaj dhe te thashe dhe me pare qe ti nuk e kupton qe ne cdo shkrim tendin ketu, vazhdon ta tregosh cdo here me qarte se cfare vajzash njeh ti. Ka cifte qe mund te shkojne ne nje eveniment, apo kinema, restorant, apo edhe te ecin ne rruge dhe ti nuk e kupton dot kurre qe ata jane cift.

  5. #75
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Dmth, nqs une shkruaj rreth eksperiences time apo te verteten si e di une, kjo do te thote qe e kam hapur temen te shkruhen gjerat sic me pelqejne mua?!

    Po pse mor cun se na hutove tani, femrat kur dalin me te dashurin e bekan ne mes te rruges, apo te mences ne rastin tend, apo kudo qe shkojne, apo ndenjkan gjithe diten duke u puthur?! Nje femer e matur dhe serioze, ashtu si edhe nje mashkull i tille, nuk rrine te bejne show ne mes te rruges. Ndaj dhe te thashe dhe me pare qe ti nuk e kupton qe ne cdo shkrim tendin ketu, vazhdon ta tregosh cdo here me qarte se cfare vajzash njeh ti. Ka cifte qe mund te shkojne ne nje eveniment, apo kinema, restorant, apo edhe te ecin ne rruge dhe ti nuk e kupton dot kurre qe ata jane cift.
    Me te tilla replika qe ben ti me duket e kote te zgjatem me tej ne kete teme.
    Une po te them cfare kam pare, po te tregoj gjerat ashtu sic jane. Ne nje
    qytet si ai ku kam jetuar, me nje popullsi jo shume te madhe, dhe me nje komunitet shqiptaresh 2-3 mije vetesh, per nje periudhe 5-6 vjecare qe une qendrova, me rane ne sy qe shumica e femrave shqiptare ishin te degjeneruara moralisht. Te pakten per mua, qe i kam pare ne shume evenimente, ky eshte konkluzioni, dhe kete jam ne gjendje ta vertetoj. E theksoj dhe njehere, nuk flas per tere diasporen shqiptare, do ishte e padrejte dhe jo-llogjike. Po flas per ato qe kam pare.

    Ti ndoshta e din me mire nga mua realitetin e vajzave shqiptare ne ate vend ku kam jetuar une. Dhe dicka tjeter, nuk eshte e nevojshme ne te gjitha rastet qe per te nxjerre nje konkluzion se cfare malli eshte nje person, ta njohesh nga afer.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga andirago Lexo Postimin
    Shqiptarët në diasporë, në shumicën e rasteve janë njerëz katastrof,
    Kurse ju qe shpreheni ne kete menyre jeni vec katastrofe!

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    mu me bahet qejfi qe shume femra flas per ju ne forum keni sukses ne vendet ku jetoni.se me ke lidheni dashuroheni apo bani seks asht dicka private qe ska pse te me interesoje mu personalisht
    secili flet nga pervojat e veta personale dhe une personalisht ketu ku jam me ka qellu qe shqiptarja vete nuk me ndihmoi ne gjermanisht dhe me ndihmoj serbja
    edhe mu me ka qellu si tha njeri me njoft nje qe erdhi vetem per 3 jave dhe nderroi 13 dashnor
    pune per te ne fillim e prita e ndihmova mandej ma futi gishtin(e ndihmova si shqiptari shqiptarin)
    ok cdo njeri tregon vedin
    nuk me ka qellu me njoft femra te sukseshme po duke qene aktiv ne forum jam i gezuar qe shume nga ju e keni kete status
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #78
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Femra shqiptare (jo te gjitha ) kur shkon ne mergim ,kthehen ne arrogante.
    Varet dhe nga menyra e jeteses qe kane ber ne atdheun e tyre.

    Njoh njerez qe vijne nga zona rurale, nuk din si ta shfrytesojne lirin e tepert qe kane fitu lol.

    Mergimi te hape dyert per karrier, shpirt dhe veprim te lire. Varet sa e njeh masen.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #79
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    ska pyll pa derra !!! gjithsesi gishti drejtohet njehere nga vetja pastaj nga te tjeret !!! shumica ben te kunderten gjithmone fajin e kerkon tek te tjeret pastaj tek vetja !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Varet si e konzepton tjetrin,familia,shkolla shoqeria.Ne arrogante kthehen ato qe s'kane tru,apo ato qe kane shume.
    Si edhe per meshkujt vlen kjo.
    Ketu ku banoj,me kllufat jane meshkujt shqiptare.
    Pershtatju ambientit ku jeton.

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •