Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Ahmeti e Hashimi, e rrezikojnë PTK`në



    Ministri Ahmet Shala, në koordinim me guvernatorin Hashim Rexhepi, po marrin krejt 200 milionët e PTK`së, duke e rrezikuar që kjo kompani të mbetet pa pare për projektet e saj. PTK`ja nuk është informuar dhe ndihet e rrezikuar

    Nga Arben Hyseni më 11.09.2009 në ora 8:29
    Protagonistët kryesorë të ekonomisë kosovare, Ahmet Shala dhe Hashim Rexhepi, po bëjnë gati një vendim dëmtues për Postën dhe Telekomin e Kosovës. Ata kanë planifikuar të marrin krejt 200 milionët e kësaj kompanie dhe t`i fusin në duart e veta. Madje të premten kanë organizuar një takim me drejtuesit e bankave komerciale në Kosovë që të bisedojnë për kamatat e reja që duhet të paguhen për këto para që mbesin në depozita. Këtë e bëjnë të ditur për “Express” burime të sigurta brenda Qeverisë së Kosovës.

    Në anën tjetër, drejtuesit e Postës janë të shqetësuar me këtë lajm. Ata thonë se nëse përnjëherë tërhiqen 200 milionë eurot dhe si dividendë futen në menaxhim të MEF`it, atëherë rrezikohen projektet e kompanisë. Pas kësaj tërheqjeje, PTK nuk mund të realizojë asnjë pikë të planit që ka.

    Sipas zëdhënësit të PTK`së Menduh Abazi, qeveria ka marrë si divident këto para në marrëveshje që mos të tërhiqen krejt përnjëherë, por të financohen projektet e qeverisë në periudha të ndryshme kohore. Abazi tregoi se as nuk janë informuar nga MEF-i, apo Banka Qendrore për takimin që kanë organizuar.

    “PTK nuk është informuar për këtë çështje, por nëse vërtet i marrin 200 milionët e kompanisë tonë, atëherë ne do të dëmtohemi rëndë dhe nuk mund të realizojmë biznes-planin ”, tha Abazi.

    Zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë së Financave dhe Bankës Qendrore nuk dëshirojnë të flasin për këtë çështje. Muharrem Shahini, zëdhënës në MEF, tha se nuk e di pse po takohet ministri Shala me drejtorët e bankave. Ai nuk deshi as të komentojë se ky takim bëhet për të vendosur për paratë e Postës.

    “Duhet të flas me ministrin një herë pastaj ju tregoj se për çfarë bëhet fjalë”, tha zëdhënësi i MEF`it, Shahini.

    Edhe zëdhënësi i Bankës Qendrore, Besnik Kada, nuk foli asgjë për këtë punë. Ai tha se takimi i nesërm me drejtorët e bankave është i zakonshëm dhe i përjavshëm.
    “Ky është takim i përjavshëm mes guvernatorit dhe drejtorëve të bankave, por nuk e di se a do të vendosin gjë për paratë e PTK`së”, tha Kada.

    Qeveria e Kosovës, para disa javësh, ka marrë një vendim për t`i marrë si divident paratë e PTK`së.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Le ti merr ahmeti krejt se edhe esht muaji i rahmetit,besa ka qillu edhe fukara ani nasht veq le ti dan edhe me hashimin pak sa per vitra.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •