Kur dielli me zgjon cdo dite
ti je nje arsye me shume
kur hena nis te shfaqet
ajo e di qe ti vjen tek une
Nuk ka margaritar me te vyer
se magjia qe ke mbi mua
asgje me teper s'do doja
vetem te me lejosh te te dua
Kur shpirti im lengon
vec ti largon trishtimin
me ben te harroj vetmine
dhe me sjell embel zgjimin
Askush nuk mund te kuptoje
sa shume dhe perse te dua
mbase s'do te munden kurre
por ti je me mua
Le te jem ne enderr
e le mos te zgjohem kurre
nese kurdo kaq prane do te te kem
nuk me duhet me shume.
Marre nga ditari im personal,Shkurt 1999.
Krijoni Kontakt