Kolegji Penal i Shkallës së Tretë të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka shqiptuar dënim prej 90 vjet burg për tre të akuzuarit në rastin e Familjes Hajra. ...
Postuar: 16:06:46 / 12.10.2009
Trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari ndërkombëtar Emilio Gatti ka dënuar me nga 30 vjet, Burim Ramadanin, Arsim Ramadanin dhe Arben Kiqinën, me akuzën për vrasjen e Hamëz Hajrës dhe katër anëtarëve tjerë të familjes së tij, në fshatin Baincë të Drenasit në vitin 2001.
Pas rishqyrtimit të rastit për të dënuarit nga Grupi Kiqina, Kolegji Penal i Shkallës së Tretë të Gjykatës Supreme të Kosovës, përkatësisht trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari ndërkombëtar Emilio Gatti, ka shqiptuar dënim prej 90 vjetëve burg, për tre të akuzuarit në rastin e Familjes Hajra.
Janë dënuar me nga 30 vjet burg: Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina.
Kryetari i trupit gjykues, Emilio Gatti, vendimin për ri-dënimin e të akuzuarve e ka arsyetuar duke u mbështetur në dëshmitë e Blerim Kiqinës të dhëna në korrik të vitit vitin 2002 dhe në dëshmitë e dëshmitares N. B të dhëna po në atë kohë, por edhe në dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë.
Hamzë Hajra dhe katër anëtarët e familjes së tij janë vrarë më 20 tetor të vitit 2001 në fshatin Baincë të Drenasit. Disa muaj pas vrasjes së tyre, prokurorët e UNMIK ut patën ngritur aktakuzë ndaj njëmbëdhjetë personave, shumica nga ta ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njëmbëdhjetë personat qenë dënuar nga UNMIK u, ndërsa shkalla e dytë pati liruar shtatë nga ta. Aktualisht në burg gjenden katër persona. /QIK/
Krijoni Kontakt