Close
Faqja 13 prej 25 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 244
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga karkaxholli Lexo Postimin
    jeni nė metro ju a s'jeni. keni logjike a s'keni. po ku mund te krijohet nje fe e re ne shekullin 21, ne shekullin e kompjuterizmit, ne shekullin kur njeriu arriti ne hene. qe te krijohet nej fe e re duhet te kete shume me shume injorance. nuk mjafton kjo qe kemi.
    Pajtohem me ju, edhepse deshira per te simpatizuar nje fe tjeter eshte e madhe tek ne shqiptaret, shifet statistika ne kete tem, 2000 lexues e qindra pergjigjeeje e polemika, pra per fe te re edhe un kisha zgjedhur Zotin Internet..;ketu i ke te gjitha por edhe gomarlleqe sa te duash....

    E thash me siper se vetem ne metrople mund te ndryshoje ky sistem i ri i feve, jo qe te shlyhen tersisht fet por te pastrohen e te mbetet vetem skeleti..lol !
    Me nje fjal na duhet restorimi i feve ne trojet shqiptare ku do pershtaten kushtet e reja temodernizimit dhe ndarje nga amzat e tyre qofte arabike turke apo italiane, feja shqiptare duhet te jete diēka tjeter, e pamvarun nga tjerat bashkesi e integrizma te ardhur nga vendet tjera.
    vetem keshtu ne ekte menyre do i iknim kesaj perqarje, sepse si po shifet ketu ne forum mes antarve poashtu do ndodhi dhe mund te ndodhi edhe ne terren grindjet mes veti, njehere me boksa e pastaj me shtaga e me ne fund hekur kunder hekurit deri te konfliktet e medha sepse tradita e vjeter per tolerancen fetare te shqiptarve si po shifet e ka humbur kuptimin e dikurshem, jemi duke shkuar drejte humneres por qe si po shifet shoku lirik nuk eshte njeri i aft qe te mbroje kete ideologji te re e lere me te hapi fe ne vete, njehere ka pune me antilirika....
    Ne keto kondita pra me se miri do ishte qe njehere te mbyllet kjo tem per te mbetur rezultati zero zero se sa te zgjatet me tej e te behemi te gjithe pjesmarresit qesharak, pra naten e mire e ZOTI e shpetoft popullin shqiptar.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    me tė than drejte si ide po m pėlqen shum por jam i sigurt se kurr nuk do tė realizohet. je ka sheh andrra

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e gojanidz
    Anėtarėsuar
    24-06-2008
    Postime
    20
    Une memendoj se shqiptaret tashme e kane nje fe te perbashket ajo eshte shmellojshmeria e feve qe ekziston sot ne trevat shqiptare.Ne kemi nje fe tonen ose shume fete tona te cilat te perzier me tolrerancen fetare dhe vlerat e tjera shqiptare kane dale mbi ndasite qe kane qellim percarjen.E ku ka nje fe kaq te forte se kjo qe kemi ku nuk mund te na mposhti as nje lloj feje tjeter.Kjo eshte nje dhurate e krijuesit ku te gjithe shqiptaret kane me shume se cfare ti japin njeri tjetrit se kushdo popull .Ku gjerat e perbashketa qe kane jane me te shumta se gjerat qe i ndajne sic eshte dashuria per vendin etj.Kur shqiperia ishte ne rrezik askush nuk tha te mobilizohen per ushtare gjithe muslimanet ose katoliket ose ortodokset por thane te mobilizohen gjithe shqiptaret per ti mbrojtur keto troje.Pra ne nuk kemi nevoje per eksperimente ose per ndonje shpikje tjeter sepse ajo eshte mes nesh vec se duhet te dime ta shfrytezojme kete dhurate per qellime te mira ashtu sic kemi bere deri me tash.

  4. #124
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga lirikk Lexo Postimin
    Te nderuar lexues forumist bashkkombas te dashur

    ka ardhur koha e nje feje te re shqiptare qe do te quhej feja shqipe

    e cila do ti kthente te gjith shqiptart ne ket fe-

    dhe do ti largonte nga dallimet si i krishter musliman-

    shqiptart duke ken shpirterisht te etur per afrim dhe vlalzri te gjith do te kalonin ne ke t fe te re me shum villnet
    Po ka ardhur koha per nje fe te re Shqiptare,por jemi pak von, se per tre vjet sndryshojm dot asgje,ne vitin 2012 sipas te gjitha burimeve llogjike, pritet nje pastrim i tokes, nga plerat qe e kan zaptuar, dhe me siguri keto plera do marrin vendin e merituar, per vete faktin se;..

    Zotrat egzistoj por jo ne formen dhe menyren qe i kan paraqitur librat fetar, per perfitime te tyre nder rracore, kure keto zotra te pa njofur per injorantet do te dalin ne shesh, do doja te shihja nga afer, se si do reagonin keto plerat qe mendojn se perfaqesojn ZOTIN me genjeshtrat dhe mashtrimet e tyre.

    Ps; ZEUS =ZE ESHT=ZHURM =ANIJE KOZMIKE
    DIA=dija=njohja=dituria=inteligjinca etj etj..........; keto jan per pak gjithsesi

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese nje ide e tille do te shprehej ne nje shoqeri perendimore, personi qe do ta shprehte do te perfundonte ne cmendine. Vetem mes shqiptareve ide te tilla te cmendura shiten per "llogjike" dhe "atdhedashuri". Megjithate, injoranca shqiptare nuk duhet injoruar, ajo duhet perballur dhe ndrequr, kokat shkembore te pagdhendura duhen gdhendur me fjale e dije.

    "Te shpikim nje Zot shqiptar"

    Ne historine e njerezimit, eshte Zoti ai zgjedh qe t'iu shfaqet njerezve ne menyren e Tij, nuk jane njerezit ata qe i shfaqen Zotit. Njerezit njohin per Perendine aq sa u lejon natyra e tyre njerezore, dhe aq sa Perendia u ka shfaqur. Ato qe njihen si "fe" nuk jane gje tjeter vecse besimet qe kane lindur nga keto manifestime te Perendise ne historine e njerezimit.

    Ne historine e njerezimit, ka patur edhe njerez qe kane dashur te luajne rolin e Zotit, duke krijuar sektet e tyre fetare apo kulte idhujtarie individesh. Shembulli me i mire mes shqiptareve eshte epoka e komunizmit, ku "feja" ishte Partia Komuniste e Shqiperise, dhe "zoti" ishte shoku Enver Hoxha. Enver Hoxha ndaloi me ligj te gjitha fete shekullore tradicionale mes shqiptare, jo sepse ato ishin te demshme per shqiptaret, por sepse vetem ne kete menyre Enver Hoxha do te mund te krijonte kultin e tij, vetem ne kete menyre morali dhe virtytet e lashta te nje populli besimtar do te mund te zevendesoheshin me idealet komuniste te Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe shokut Enver. Keta ishin "profetet e veteshpallur" qe me guximin e budallait dhe ne menyre indirekte merrnin persiper te luanin rolin e Zotit.


    "Te jesh shqiptar do te thote te mos jesh grek/turk/serb/italian"

    Injoranca me e madhe mes nacioanlisteve shqiptareve dallohet kur mundohen ta perkufizojne apo ta masin nacionalizmin e tyre. Po ti lexosh apo degjosh tek i bien gjoksit, meson se per kete kallep njerezish, kur i pyet se cfare do te thote te jesh shqiptar, te pergjigjen ne menyre apofatike: "Te jesh shqiptar do te thote te mos jesh grek/turk/serb/italian". Kjo eshte menyra e tyre per te thene qe nuk e di se cfare do te thote te jesh shqiptar, por di kaq gje qe shqiptari nuk duhet te jete grek, nuk duhet te jete serb, nuk duhet te jete turk, nuk duhet te jete asnje identitet tjeter. Pra ne mendjet e tyre te panxena identiteti shqiptar eshte nje identitet alien, nje identitet ufosh, shqiptaret jane nje popull i rene nga qielli nga nje galaksi e larget dhe pse kane 5 mijevjecare qe jetojne mbi toke, ata nuk i ka lidhur asgje me fqinjet e vete apo popujt e tjere te botes. Ne cdo gje e kemi te ndare nga fqinjet e nga bota.

    Eshte e veshtire per keta njerez qe te kuptojne se si cdo popull i botes, populli shqiptar trashegon ndikime te huaja te kulturave te vendeve fqinje. Dhe kjo nuk eshte dicka negative, kjo eshte dicka pozitive, pasi duke komunikuar me kulturat e vendeve fqinje apo te tjera te botes, kultura jone pasurohet me arritjet e ketyre kulturave, ashtu si edhe ne shqiptaret japim kontributin e kultures sone ne trashegimine e kultures universale te njerezimit. Alternativa e perqafimit te kulturave te vendeve te tjera eshte vetvrasja e kultures shqiptare duke e izoluar dhe lene ate ne erresire, ashtu sic beri edhe shoku Enver per 50 vjet.

    "Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria"

    Ky citat i Pashko Vaso, i marre jashte kontekstit, eshte shtremberuar ne menyren me te turpshme nga rregjimi komunist duke e perdorur ate si gjoja nje parrulle per te shkaterruar kishat e xhamite, per tu privuar shqiptareve te drejten per te besuar ne Zot. Ne fakt, Pashko Vasa, i cili per habine e gjithe nacioanlisteve shqiptare ishte besimtar vete, kur shkruajti vargjet famoze:

    "....
    dhe mos shikoni Kisha e Xhamia,
    feja e shqiptarit eshte Shqiptaria!"

    Mesazhi i tij ishte jo nje mesazh urrejtje, por nje mesazh dashurie. Mesazhi i atyre vargjeve eshte i thjeshte: Dashuria ndaj Zotit, dashuria ndaj Atdheut, fillon me dashurine ndaj njeri-tjetrit. Nese ata prifterinjte apo hoxhallaret ju mesojne qe te urreni njeri-tjetrin, vetem se i perkisni nje besimi tjeter, atehere ata nuk jane duke bere punen e Perendise se dashurise, jane duke bere punen e qoftelargut, ai qe mision te vete ka ndarjen e njeriut nga komunikimi me Perendine, ndarjen e njeriut nga familja, nga shoqeria, nga jeta. Pra Pashko Vasa nuk po ben thirrje as per "shkaterrimin e feve", as per "shkrirjen e feve ne nje", as per "shpikjen e nje feje te re", thjeshte po u kujton shqiptareve se Perendia eshte dashuri, dhe pret nga ne qe ta duam njeri-tjetrin edhe pse u perkasim besimeve te tjera.


    "Fete e huaja sjellin ndikime te huaja mes shqiptareve..."

    Njerezit e pafe qe nuk kane as kulturen e duhur, i thjeshtesojne fete mijeravjecare te kesaj bote ne "fe te grekerve", "fe te latineve", "fe te turqve", etj. Ne ato mendjet e tyre prej graniti ata mundohen qe edhe Zotit ti caktojne nje etni, nje identitet. Po a ka Zoti i plotfuqishem qe krijoi gjithe boten e vete njeriun, etni e kombesi or tunxh?! Sigurisht qe nuk ka. Por kjo nuk i pengon injorantet qe te bejne dy gjera: a) te denoncojne zoterat e tjere b) te shpikin nje zot shqiptar. I bie qe sipas ketyre mendjendriturve, ne bote te kete aq zoter aq sa ka edhe identitete etnike.

    Ana tjeter qe ata nuk arrijne dot ta kuptojne eshte se ndikimi i juaj mes shqiptareve nuk vjen fale besimeve fetare, vjen fale interesave qe kane popujt e huaj ne rajon dhe ne Shqiperi. Keto interesa nuk do te ndryshonin shume edhe sikur shqiptaret te ishin te gjithe te krishtere, te gjithe myslimane, te gjithe pagane, te gjithe ateiste, apo te gjithe aliene te rene nga nje galaksi tjeter.

    "Me vjen turp nga identiteti i popullit tim.... ah sikur te ishin te gjithe si une"

    Ne zemer te gjithe kesaj skizofrenie eshte kriza e identitetit mes shqiptareve: duke qene se realiteti shqiptar eshte shume ndryshe nga aspiratat e gjithesecilit prej nesh, lindin mes shqiptareve fenomenet e sindromit te mulatit: nuk jemi as te zinj e as te bardhe sa duhet, jemi ezmere. Te zinjte nuk na pranojne se nuk jemi te zinj sa duhet, te bardhet nga ana tjeter nuk na pranojne se nuk jemi te bardhe sa duhet. Dhe nga inati, shqiptaret fillojne e luftojne brenda vetvetes me mullinjte e eres duke i mbushur mendjen vetes se:

    "Po te ishin te gjithe shqiptaret te krishtere, do te ishim me te pranueshem per Evropen."
    "Po te ishin te gjithe shqiptare myslimane, do te ishim me te dallueshem nga fqinjet e Evropa e Krishtere."
    "Po te ishim te gjithe ateiste, do te ishim ndryshe edhe nga te krishteret edhe nga myslimanet."
    "Po te ishim te gjithe besimtare te nje feje shqiptare, do te ishim ndryshe nga te gjithe popujt e kesaj bote."

    Te gjitha keto mendje, jane mendje te semura ne kuptimin e plote te fjales. Duke qene se si popull kemi kaluar shume peripeci qe kane shkuar aq thelle sa kane tjetersuar edhe boten tone shpirterore e fizike si popull, kemi arritur deri atje sa per hir te nje krenarie boshe kombetare qe matet vetem ne raport me popujt e tjere fqinje, te shpikim identitete te paqena.

    Asnje shqiptar nuk i ben pyetjen qe i ben edhe femija i lindur jetim vetes:

    Kush jane prinderit e mi?
    Ne cfare feje besonin ata?
    Cilin ishin virtytet e vlerat e tyre?

    Arsyeja perse femija jetim i rritur e bere burre ia ben keto pyetje vetes dhe do te mesoje me cdo kusht se kush ishin prinderit e tij, ka te beje me faktin se nje dite ai jetimi do te behet vete baba e i duhet ti tregoje edhe femijeve te tij per prinderit e tij, duke trasheguar keshtu jo thjeshte nje emer e mbiemer qe nuk do te thote asgje, por edhe traditen, edhe virtytet e asaj familje.

    "Fete jane te demshme per shoqerine shqiptare"

    Ne fillimet e shekullit te XX kur shteti shqiptar nuk ishte ende konsoliduar sic duhet, kish me pak vrasje, me pak vjedhje, me pak krime se sa sot qe shteti shqiptar po mbush 100 vjet. Kete do t'ua thone edhe ata gjysherit e gjyshet tuaja 80 vjecare sot qe kane jetuar ne te dy epokat. Perse kish me pak vjedhje e vrasje e krime? Sepse shqiptaret ishin nje popull besimtar qe jetonin me friken e Perendise. Nuk benin krime e vjedhje jo sepse i druheshin ligjit e shtetit qe ishte inekzistent, por se i druheshin Ligjit te Perendise.

    Eshte interesant per ata 80 vjecaret e sotem shqiptare teksa lexojne e degjojne niperit e mbesat e tyre te pafe qe u japin mend dhe i tregojne me gisht si te prapambetur duke u nenvleftesuar edhe ate te shenjten, ate qe ata trasheguan nga brezi ne brez per shekuj me rradhe, besen e familjes se tyre prej se ciles burojne edhe virtytet edhe vlerat e familjes dhe mbare komunitetitetit te tyre.

    Albo

  6. #126
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nese nje ide e tille do te shprehej ne nje shoqeri perendimore, personi qe do ta shprehte do te perfundonte ne cmendine. Vetem mes shqiptareve ide te tilla te cmendura shiten per "llogjike" dhe "atdhedashuri". Megjithate, injoranca shqiptare nuk duhet injoruar, ajo duhet perballur dhe ndrequr, kokat shkembore te pagdhendura duhen gdhendur me fjale e dije.
    Nese ne Perendim nuk takojme ide te tilla, kjo nuk ka te beje me faktin qe kjo gje shikohet si jo e logjikshme. Por me teper me disa gjera tjera. Cilat jane keto gjera? Keto jane ne rend te pare fakti qe ne Perendim feja nuk ze vendin qe ze ne Shoqerine Shqiptare. Pse besoj se nuk ze vendin e njejte, te cilin ze ne shoqerine tone? Sepse shtetet perendimore jane te konsoliduara. Te konsoliduara ne sistemin arsimor-edukativ, te konsoliduara ekonomikisht, politikisht dhe pernga aspekti i pushtetit shteteror. Ne Perendim "krasitjet", te cilat neve shqiptaret feve ua bejme nepermjet te individeve private, behen nepermjet te arsimit dhe edukimit shkollor; ne Perendim "luftohet" e keqja qe mund te vije nga fete ne shkolla, ne menyre perfshirese te te gjithe shoqerise. Kjo shihet edhe ne mendimet apo citimet tona ne kete nenforum. Perafersisht 90% te te citimeve antifetare, apo religjionkritikuese apo -refuzuese jane nga shkenctare perendimore. Keta shkenctare - mendimet e tyre kunder religjioneve - ne Perendim mesohen si program obligativ ne shkolle. Pra sistemi arsimor i shteteve perendimore lufton fene (lexo: te keqijat e saj). E njejta lufte i behet fese (te keqes se saj) nga sistemi pushtetar gjegjesisht ligjor i shtetit. Ne shtetet perendimore ekzistojne mekanizma te pushtetit qe zbusin fene nga potencialiteti i saj egersor. Vet ligjet shteterore ndalojne predikimin nga fetaret kunder simboleve nacionale, figurave nacionale, kultures nacionale. Keto ligje zbatohen me perpikshmeri. Ne shtetet perendimore pamundesohen keqvajtjet fetare edhe nga ekonomia e mirezhvilluar. Njeriu perendimor nuk eshte i detyruar t'i nenshtrohet rrjetit te marimanges se feve per te siguruar buken e gojes. Ne shtete perendimore fete pastaj jane te sulmuara politikisht ne predikime themelore te tyre. Rralle ndonje parti politike perendimore bazohet ne ndonje predikim apo vlere fetare.

    Nisur nga keto mekanizma te shteteve perendimore lirisht mund te thuhet se ne perendim ekzistojne fe nacionale. Nese jo nacionale, atehere te pakten fe te zbutura e nenshtruara ndaj logjikes, arsyes, kultures dhe te arriturave te njeriut perendimor.

    Ndersa Shoqeria Shqiptare ne mungese te shtetit te konsoliduar i ben balle egersise potenciale te quajtur fe nepermjet te individeve. Ate cfare Perendimi arrin si kolektiv me mjete kolektive, shqiptaret tentojne te arrijne individualisht, me mjete individuale. Me Pashko Vasa, me Gjergj Fishta, Luarasa, Nola e rilindas tjere.



    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 15-09-2009 mė 08:23

  7. #127
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Nese ne Perendim nuk takojme ide te tilla, kjo nuk ka te beje me faktin qe kjo gje nuk shikohet si jo e logjikshme. Por me teper me disa gjera tjera. Cilat jane keto gjera?
    Kėto gjėra janė vetėm njė: Nė Evropė shumica e popujve kanė kriju fe nacionale:

    Kisha anglikane
    Kisha luterane
    Kisha serbe
    Kisha greke
    Kisha Presbiteriane
    Kisha Bullgare
    Kisha ruse
    etj

    Megjithatė, sot po ringjallen fetė e lashta pagane, pėr secilin komb feja e tė parėve tė tij, dhe askush nuk po pėrfundon nė ēmendinė.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Nga nje Izolim ne tjetrin...

    Fjalet e shkurtera me dy tri gerrma athua pse jane me te rendesishlmet ?

    ...keto dy gerrma; Fe, po luajn sot me shumė rol se sa "ujė e "bukė"...!
    Per ujė e bukė e di qe ka nevoj organizmi dhe jane te deomosdoshme por kjo feja athua pse i nevoitet njeriut ?

    Pajtohem me Albon por krahasimi i bere ndermjet vendeve perendimore dhe vendit tone eshte diēka tjeter.
    Albo ndoshta harron se reporteret e huaj kur u hap shqiperia ne fillim kur doli nga blloku i izolimit, titujt e reportazheve per ne ishin te pa krahasueshem me tjerat vende si psh, Albani, Planet Terre" shqip= "Shqiperia, Planeta e tokes" ose tituj tjere"kur do te rritem do behem rrefugjatė" ose "large barbarve" etj...
    Pra te gjitha keto etiketime jane ngjitur per diēka, per nje arsye se ose jemi te veēante ose te tjeret na shofin si te tillė e sot gjenerata e re e ka vrejtur se diēka nuk eshte ne rregull; pse e gjithe kjo urrejtje ndj ne shqiptarve ne perendim ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    kreksi te lumtė
    ne perendim ekziston edhe feja e lirė qe nuk perputhet aspak me kishen-
    dhe jan te ndarė nga kisha ata -


    ata jan ne shenjester te kishes


    ata thonė lutu kur te mundesh dhe kur ke kohė shum vende edhe ne natyrė kur je

    zoti e pranon lutjen -

    pra nuk kan kurfar obligimi ndaj kishes

    edhe pse ata kisha krishtzerizmi ata i q uan armiq

    antifetarė te pa fe ateist

    ne fakt un vet jam bindur se thellsisht ata e duan zotin

    por nuk e bezdisin shum zotin dhe ja n te matur

    kur lutem luten lirshem

    dhe kur kan kohė ne natyrė e ku do

    dhe e quajn feja e lirė
    ata un vet i kam kontaktuar dhe kam biseduar me ta

    me jan dukur shum njerz interesant

    dhe teper besimtarė

    i kam pyetur edhe per synet

    se a do ta kishin problem nje gje te tillė

    me kan thanė jo kjo apsak nuk i pengon esht qeshtje e individit kush e ben e kush nuk e ben


    ndersa pastertinė e quanin njerzore

    dhe te domosdoshme


    me kan pelqyer sinqerisht si njerz shum modern dhe te lirė pa komplekse
    e teper mdoest e human shum te lriė dhe te edukuar


    por qe jan kunder kishes

    sepse thonė qe kisha ju merr shum kohė dhe kisha nuk ka qellime te mira e nuk kishte as ne te kaluaren dhe ndikon mirė ne paqen njerzore keshtu me kan thėnė ata



    ata jan te nacionaliteteve te ndryshm,e neper europė nuk jan numer i madh por ka





    e ata duke ecur rruges kthejn syt kah qielli dhe luten


    e ku do qe te ju bjen nder mend per zotin

    edhe ne zyre e ku do pra nuk kan obligime ndaj religjionit

    dhe kishen e konsiderojn politike qe mbledh tatimin dhe politizon dhe perqanė-


    ata jan teper te lirė dhe kan shum dashuri te madhe ndaj njerzimit

    nuk jan aspak fashist as radikal

    dhe quhen njerz te lirė


    dhe feja e lirė jan te gjith intelektual te shquar dhe ka shum njerz te profileve te ndryshme aty -


    vet kam biseduar sa e sa her me me qe sa e sa vite i njoh dhe jam befasuar me aftesitė e tyre dhe pikpoamjet etyre teper te kulturura

    ata kan shum edukatė mshirė dhe dashuri per zotin e per njerzimin nuk jan aspak rracist dhe jan per liri te kombeve kan pikpamje humane e fetare shum te moderuara

    kisha nuk i don se pse kisha don me pas ndikim siq e dijm te gjith se qfar ndikimi ka kisha ne shum drejtime edhe ne at politik-ndersa ata jo jan tjejet miqsorė ndaj kombeve dhe kulturave e ndaj lirisė e te drejtave te kombeve sidomos ne binjdet e tyre ne radh te par i kishin humanizmin -
    dhe bamirsinė ata jan kunder luftrave dhe padrjetesive
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angert : 15-09-2009 mė 11:50

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    A lbo thot se organizatat fetare e kan tepruar dhe duhet te ndalen ky e ka kuptuar
    deri ku ka arrit situata por shum vonė dhe e thot ket ne menyrė shum te butė-
    a do te ndalen organizatat e huaja qe te mos e radikalizojn shqiptarizmine te mos e egersojnė me fe-
    un mendoj se apeli i albos e as i askuj nga ne nuk do ti ndalė ata nuk ndalen ne qellimin e tyre -
    prandaj esht iluzion ky i albos nese mendon se do te ndalen ata ne aktivitetitn e madh qe kan nisur secili per intereasa te tij athina per te vetat roma per te vetat e irani per te vetat
    ndikime ne ballkan te saktasourit do te jemi ne qellimin ata nuk e ndalin per asnji qmim spese regrutime po vazhdojn

Faqja 13 prej 25 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •