Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Forcë e (ç)Armatosur...

    "Drejtorët e Shtabit të Përgjithshëm tani e tutje do të duhet t`i emërojë Ministri i Mbrojtjes", - kërkoi një ish-ministër para disa vitesh në mbledhjen e qeverisë.


    - Po ku i njeh ushtarakët ti? - e pyeti një koleg i tij, - ndonjë mëngjez, ti mund të mos kesh humor të mirë dhe... e pushove nga puna!! Vendimi u mor i ndërmjetëm: I emëron ministri, por vetëm me propozim të Shefit të Shtabit.


    U shkrua. Por gjinostrategët e majtë dhe të djathtë që erdhën në krye të dikasterit të Mbrojtjes qysh në vitin 2000 e deri sot, realizuan pikërisht atë çka i trembej kolegu i popozuesit në atë mbledhje qeverie.


    Kur themi Forcë e çarmatosur, nuk kemi parasysh armët në kuptimin fizik të tyre. Të tilla i trashëgojmë (edhe pak milionë copë, dhe nja 110.000 tonë municione) qysh nga koha e...Komandantit. Por për fat të keq të këtij vendi, bashkë me armët dhe municionet trashëgojmë edhe "vijën e partisë dhe besnikërinë e zbatimit të saj", pavarësisht se në organikë sot nuk kemi komisarë dhe sekretarë.


    Ushtarakët shqiptarë ishin (dhe ende janë) në shumicën dërrmuese të tyre, shtresa shoqërore më e përkushtuar për interesat e vendit dhe të kombit. Por politika shqiptare në këto vite, për fat të keq të këtij vendi bëri ç`ishte e mundur që t`i nënvleftësojë, t`i çvlerësojë dhe t`i (ndër)kundërverë.


    Duke e ndjerë veten inferiorë karshi ushtarakëve në kapacitete dhe në vlera njerëzore e intelektuale, ministrat e radhës nga të dy partitë që kanë qeverisur vendin, njerëz që hera dhe interesat e dyshimta i kanë sjellë në krye të atij dikasteri, bënë të pamundurën që me arrogancën e tyre të marrin nëpër këmbë autoritetin e shumë Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, qysh nga Gjeneral Karoli, Çobani, Andoni, Qazimi, Hoxha e deri tek Gjeneral Malaj. Unë do të përjashtoja nga ky vulk dy ministra; të ndjerin Zhulali dhe ministrin Ismail Lleshi, të cilët në gjykimin tim, udhëhoqën ministrinë duke respektuar zërin e ushtarakëve.


    Lukunia e politikanëve që qeverisën këtë vend në fakt kishin vënë në sy "copat e majme" të pronave që zotëronte ushtria shqiptare, sipërfaqe dhe godina në zemër të Tiranës por edhe në buzën e ujit, në të gjithë bregdetin shqiptar.


    Kështuqë, në emër të "kontrollit civil" mbi Forcat e Armatosura e që në Shqipëri është implementuar mirëfilli -kontroll i civilëve të radhës mbi to, u kujdesën të "përmirësojnë" kuadrin ligjor të ndërtimit, funksionimit dhe udhëheqjes së tyre.


    Në të gjithë botën demokratike realizohet kontrolli civil mbi Forcat e Armatosura, por në asnjë vend të botës, as në më të prapambeturin, nuk komandojnë civilërit - përndryshe lukunia e militantëve partiakë të uritur për pasurim të shpejtë.


    Me vend do të pyeste lexuesi: - Po vetë ushtarakët, ç`bëjnë? Përgjigja është dhënë, madje direkt, po nëpërmjet kësaj gazete.


    Kjo gazetë, që ka mbetur ndër të paktët zëra mediatikë të cilët mëtojnë të vërtetën, para pak kohësh botoi letrën që ish- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së më datën 11 Nëntor të vitit 2007, fiks katër muaj e katër ditë para tragjedisë së Gërdecit, i drejtonte kryeministrit të vendit, ku e bënte me dijeni për "bëmat" e ish- ministrit të tij të Mbrojtjes, të cilin rishtazi po e kurorëzon ministër diku tjetër.


    Në vitin 2007 erdhi një Specialiste e zyrës së Personelit të Komandës së NATO-s në Napoli në vendin tonë (një lloj inspektimi i tyre në Shtabin tonë të Përgjithshëm). Madje ajo ishte një civile australiane që punonte në Napoli për llogari të Britanisë së Madhe.


    Kur pa se si ndërhynin lehësit partiakë në politikat e personelit të FA-së, ajo la një material të gjatë, ku nënvizonte: "Është e pa lejueshme, mbytëse dhe vrasëse ndërhyrja e ministrit në menaxhimin e personelit të FA-së". Kjo fjali është cituar e pa moderuar fare në Raportin e NATO-s drejtuar ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë në vitin 2007. Por, ku e lexoi ai? Ndoshta ishte me Delijorgjin...


    Nuk e kam nderin të jem njohur nga afër me Gjeneral Malaj pasi jam oficer në rezervë, por di shumë mirë se ai është ndër ushtarakët e pastër e të pa trazuar në të famshmët tendera.


    Politika e pistë jo rrallë kur ndodhet në krizë morale siç ishte ajo e marsit të 2008-ës, nxjerr dhe emëron në funksione të rëndësishme në ushtri dhe në ndonjë sektor tjetër, njerëz të ndershëm. Kjo është vetëm në funksion të imazhit, pasi nuk bëhet fjalë që ajo vetë të dëgjojë dhe të zbatojë mendimin e tyre.


    E pra, ky shef , sipas oficerëve amerikanë të "Kubiku-t", e mori dijeninë për zëvendësin e vet të sapoemëruar nga... lajmet në TV. Ishte duke punuar me ushtarakët amerikanë në Vlorë. Amerikanët u (ri)çuditën, folën me këmbë e me duar, thanë se do të njoftonin ambasadorin e tyre, madje me atë perceptimin "naiv" që kanë për shtetin, thanë se do t`i shkruanin deri edhe... kryeministrit.


    Po kush dëgjoi? Edhe për lëvizjet e dy gjeneralëve të tjerë, nuk u pa e udhës të merrej mendimi i Shtabit. Pra, ushtarakët shqiptarë "i njeh" cilido "shef" kabineti, cilido "sekretar i përgjithshëm" (sekretari i "komitetit të partisë" së dikasterit) cilido kryetar dege i PD-së, por vetëm Shtabi i Përgjithshëm nuk i njeh (!!!)


    Lëvizjet që u kryen me urdhër të Berishës, i shërbejnë sa kënaqjes së ekuacioneve të "fqinjit" jugor për faljen e kufirit detar, aq edhe në funksion të gëlltitjes së ndonjë klubi sportiv dhe të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nga qarqe truall-ngrënëse pranë kryeministrit.


    Parë në këtë këndvështrim, njerëzit që njohin gjërat i "japin të drejtë politikës" që nuk përfill ushtarakët e vërtetë, pasi këta të fundit, e kanë vërtetuar se nuk mund të jenë "partnerë të denjë" për kësi vjedhjesh.


    Të gjitha këto por edhe qindra të tjera, u realizuan këto vite me fabrikimin e famëkeqit Ligj nr.8671 "Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit në Forcat e Armatosura të RSH-së".


    Kështu, "me Ligj", partitë që ndërruan pushtetin, helmuan rëndë botën e pastër të ushtarakut, kështu ata e bindën atë se që të eci në karrierë, rruga kalon nga... kabineti i ministrit të radhës dhe i delenxhinjve partiakë që e rrethojnë atë; që të shkojë në kurse kualifikimi duhet "ta rregullojnë" (të paguajnë) tek "njerëzit e partisë" që vërtiten korridoreve të Ministrisë në kërkim të "gjahut të radhës".


    Kështu u arrit që mbledhjet e gjata disaditëshe të Komisionit të Karrierës me vendimet e tyre të hidhen në koshin e plehrave të ministrit të radhës - (në gjithë këto vite e merrte numrin 41 në listën e nënkolonelëve dhe e vendoste të 62-in në listë) - nëse kishte marrë testën e PS-së, PD-së apo PR-së, ose kishte dhënë haraçin tek hijenat partiake.


    Kështu u arrit që ekipe të spealistëve të armatim-municionit të Shtabit të Përgjithshëm të mos munden as të hyjnë në Kombinatin e Poliçanit, as në Mjekës, ku drejtorët civilë (emërtesa të Partisë në pushtet), nuk njohin asnjërin nga uniformat kaki, sepse i shikojnë si pengesa të pakapërcyeshme në vjedhjen e njërës prej pasurive më të mëdha të këtij vendi: armatimit.


    Kështu u arrit që Shefi i Shtabit në gjithë këto vite firmos për X oficer të shkojë për studime jashtë shtetit, kurse hijenat e partisë dhe ministrat e kthejnë mbrapsht, duke dërguar të tjerë që plotësojnë të tjerë "parametra", por vetëm ato të ushtarakut jo.


    "Në emër të Ligjit", sollën nga mitingjet e rrugëve gra të rëndomta që uzurpuan zyrat e "sektorit të përkujdesjes për ushtarakët", pa pasur asnjë lidhje me ushtrinë.


    Këto zonja i mbushën shtëpitë e pushimit të ushtarakëve me të tjera gra të rëndomta. Shisnin fletët e kampit të ushtarakëve, e vetëm për këta të fundit që u del djersa mbi xhaketë, "nuk ka dhomë" për të pushuar të paktën 10 ditë!!


    "Në emër të ligjit" duhet që zonjës së "sekretarit" t`i hapë shezlong-un ushtari në rërë, pasi ajo dhe shoku sekretar lodhen shumë për "të mirën e ushtarakëve".
    "Në emër të Ligjit", ministrat u futën me "grupe- pune" ushtarakësh, të ngritura dhe të emëruara nga struktura jo ushtarake, apo me "nëpunës autorizues".


    Në asnjë vend të botës, (pa folur për vendet e NATO-s ku u futëm si anëtarë të rregullt) nuk ndodh që gradimet dhe emërimet e ushtarakëve deri tek togeri, t`i bëjnë ministrat. Politika merret me Gjeneral-Major e lart.


    Kjo katandisje pashmangshmërisht do të çojë në mbetjen e Ushtrisë pa oficerë të mirëfilltë, pasi "me ligj" koloneli është kompetencë e ministrit, si në gradim, ashtu edhe në emërim, madje pa e pyetur fare Shefin e Shtabit.


    Ashtu siç ndodhi këtë vit, kur ministri shkeli të gjitha ligjet, duke mbajtur peng firmosjen e daljes në rezervë të ushtarakëve, vetëm e vetëm pse duhej bërë një "kolonele", e cila për hir të së vërtetës jo vetëm duhej të kishte dalë në rezervë para dy vjetësh sipas ligjit, jo vetëm kishte vetëm gjysmën e arsimimit që parashikon ligji, por as nuk ishte shquar për ndonjë aftësi të veçantë.


    Sepse grada e kolonelit është si grada shkencore e Doktorit të Shkencave.
    Grada Doktor mbrohet, të tjerat janë honorare të politikës apo të pushteteve që venë e vijnë në Shqipëri.


    Ministri Oketa i frenoi të gjitha procedurat ligjore, shkeli të gjitha afatet në të gjitha reformat që duhej të ndërmerrte, por për punën e "kandidatëve për dhëndurë", u ngut të krijonte një listë me 5 emra e t`ia niste Presidentit për dekretim për gjeneralë.


    Do të ishte në nderin e Presidentit që jo vetëm të mos nxitohej për dekretim, por të pyeste "edhe të zotin e konakut", atë që i njeh me të vërtetë ushtarakët.
    Edhe pse ligji ua ndalon, oficerët një faj mund të kenë në këtë mes: Që nuk bëjnë dorëheqjen kolektive, dhe le të emërohen nga politika gjeneralë Majko, Mediu, Oketa, a ku di unë se ç`kandidaturë mund të dalë nga kopshtet e partisë.


    Përndryshe, nëse ndonjë herë do të bëhet shtet këtë vend, duhet një Ligj, i cili t`i japë: - Të Çezarit - Çezarit. Të Zotit - Zotit!....

    *Autori është major në rezervë

    marre nga http://www.shekulli.com.al/2009/09/0...armatosur.html
    vari leshte

  2. #2
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    e lexova tek gazeta shekulli dhe me beri pershtypje kjo leter e ketij ushtaraku ne rezerve.

    a thua te jete vertete kjo gjendje ne dikasterin e mbrojtjes?
    vari leshte

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Une besoj se eshte akoma me keq. Po te shohesh nga ana materiale ushtrine shqiptare eshte per te ardhur keq, sepse edhe ato pak qe kane mundohen ti grabisin paturpesisht.
    Po mundohem te bej nje rezume ne menyre te perafert me shifrat e asaj kohe dhe te kesaj kohe.


    Armatimi i Forcave Detare të Shqipërisë
    Anije mbiujëse

    * Anije patrullimi tip Kronshtadt kishim 6, kemi 2
    * Motovedetë tip Shanghai II kishim 34, kemi 2
    * Dragaminë tip PO kishim 4, skemi asnje
    * Kater silurues tip Huchuan kishim 48, kemi si relike 3
    * Motoskaf patrullimi tip Ancor 25 ishin 12, kemi 1 qe po jep shpirt
    * Dragaminë tip T 43, skemi asnje keto u shfarosen per skrap nga i nderuari Mediu


    Anije nënujëse

    * Nëndetëse tip Whiskey kishim 4, skemi asnje.

    Anije ndihmëse

    * Anije furnizimi tip Khobi ishin 8, jane 1

  4. #4
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    pse me keto statistika kemi hyre ne NATO ne mer????

    hajde ushtri hajde... moderne dhe efikase..... 3 % e ushtrise se xhaxhit
    pse sthoni mer qe NATO na mori ne gjirin e vet pasi na copetoi mire e mire.
    vari leshte

  5. #5
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Une perseri jam i mendimit se antaresimi i shqiperise ne nato ka te beje me lakmimin e nato's nbaj vendodhjes tone ne rajon per te krijuar bazat e saj duke filluar me kotraditat qe ka filluar midis amerikes e greqise per bazen detare te kretes.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    pse me keto statistika kemi hyre ne NATO ne mer????

    hajde ushtri hajde... moderne dhe efikase..... 3 % e ushtrise se xhaxhit
    pse sthoni mer qe NATO na mori ne gjirin e vet pasi na copetoi mire e mire.
    oli
    lene ça thone nostalgjiket e enverit
    armatimet qe kishim deri ne 90-en ishin te mbas luftes se dyte botrore. nuk i duheshin as dreqit. nuk mund te behet krahasimi sa kishim ne 90-en e sa kemi tash.
    kur nuk thone ne kohen e enverit kishim 700.000 bunkere kurse tani po i heqin...

  7. #7
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    oli
    lene ça thone nostalgjiket e enverit
    armatimet qe kishim deri ne 90-en ishin te mbas luftes se dyte botrore. nuk i duheshin as dreqit. nuk mund te behet krahasimi sa kishim ne 90-en e sa kemi tash.
    kur nuk thone ne kohen e enverit kishim 700.000 bunkere kurse tani po i heqin...
    jo mer keta te shkretet jan kthyer si vari lesht me duket, dhe mbase eshte e vertete. por boll pushtet kan pasur ushtaraket ne kohen e enverit.
    vari leshte

  8. #8
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Rendesi ka qe eshte ne NATO, persa i perket gjendjes ushtarake, nuk jemi vendi i fundit, na i kalon Islanda lol.
    Mbrojtja e hapesires shqiptare kryet nga avionet greke e italiane.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    armatimi i para 90 -es ka qene:opa kunderajror qe jane perdorur ne luften e Vjetnamit etj.etj.

  10. #10
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ky oficeri ne rezerve qenka interesant. Me shume qejf e kishte ate Zhulalin.
    Oliinter e mban mend ti se c`thoshte Zhulali per oficeret? Se c`ishte nje muhabet shalqini atehere hahahahahah.
    Lere pastaj se c`u fol per ca tanke qe u shkembyen me topa andej nga Turqia. Si mendojne ushtaraket psh, kush eshte me i vlefshem, tanku apo topi?
    Meqe ra fjala per keto emerimet, ore c`a ka qene ai Shemja (Kosova) para se te behej Shef Shtabi?

    Keto lloj artikujsh "parimore" qe na flasin per "standartet euroatllantike" duike share njerin e duke mburrur tjetrin jane njeri gozhdes e tjetri patkoit.
    Ushtria ka qene dhe do jete e politizuar, perderisa i betohet Shtetit dhe rrjedhimisht i sherben nje regjimi (kushdo qofte ai regjim).
    -

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •