-
Mbi artin e grafiteve në Shqipëri.
Kam besim tek z. Jozefina TopalliNga Ardian Klosi | 07/09/2009 | Kulture | 0 KOMENTE | SHARE | - +
[ posto kete artikull ne faqet me poshte ] del.icio.us blinklist digg Facebook Furl ma.gnolia Newsvine Pownce reddit StumbleUpon Technorati Twitter
Mbi artin e grafiteve në Shqipëri. Edhe sipërfaqet e vetme publike të lira, ku mund të zhvilloheshin grafitet nga kpolitikanë dhe stafet e tyre pa fantazi konsiderohen si sipërfaqe legjitime për t'u ndragur me postera.
Veçse diku nga mesi i një muri në rrugën e Elbasanit përplasesh me një tip mbishkrimesh që nuk i gjen në asnjë nga klasifikimet e googelit e që unë do t'i quaja thjesht absurditi.
Nuk do të isha marrë ndoshta asnjëherë me grafitet po të mos ndodheshin shenjat e vetme të këtij arti apo më saktë komunikimi kaq të veçantë, në një rrugë të cilën e përshkoj përditë dhe që më befason thuajse çdo herë.
Përshtypja e parë është që në vendin tonë, veçanërisht në qytetet më të mëdha grafitet mungojnë.
Nuk sheh mure, ura a sipërfaqe të tjera të mëdha publike që të jenë mbushur me shkronja ose vizatime ngjyra-ngjyra siç i gjen gati në çdo qytet të madh europian. Mirëpo një informim i shpejtë në google mjafton për të kuptuar që grafitet jo vetëm nuk mungojnë, por edhe nuk ka si të mungonjë as tek ne.
Kjo për arsyen e thjeshtë se termi grafit (nga italishtja graffito, që buron vetë nga folja greke me shkruajt) përmbledh disa lloje të shkruarash, të zhgarraviturash, të gdhendurash e të pikturuarash nëpër mure.
Kështu mësojmë që ka style-writing (fantazitë me gërmat), street-art, scratching (gdhendjet, gërryerjet), ganggraffiti (punimet që bëjnë grupe adoleshentësh si shprehje revolte ose shkrehje dhune në këtë art), graffiti nevojtoresh etj. Te ky grup i fundit futen edhe gdhendjet në vende të famshme si te ballkoni i Romeo dhe Giuliettas në Verona, varri i Jim Morrisonit në Paris etj.
U kujtova atëherë se grafitet paskan ekzistuar edhe në kohë të socializmit, si p.sh. në nevojtoret e gjimnazeve ku pinim cigare. Domethënë te grafitet hyn gjithçka që lë dora e njeriut mbi një mur, përgjithësisht në mënyrë ilegale, e që rëndom mund të bëhet një shprehje e vetvetishme artistike.
E gjatë është lista e njerëzve të shquar që janë marrë me grafite, meqë kjo mënyrë komunikimi (ose shkarkimi psiqik) ka ekzistuar qysh në kohë të egjiptianëve të lashtë. Shkrimtari frëng Nicolas de la Bretonne ka mbushur në një dhjetëvjeçar (1779-1789) mure dhe ura të Parisit me grafite dhe këto janë dokumentuar post mortem në librin e tij "Mbishkrimet e mia".
Byroni ka lënë mbishkrime të tij në Burgun e famshëm të Chillonit e në vende të tjera, Bismarcku karikatura në universitetin e Goettingenit.
Ndërsa studenti Mao Ce Dun, shumë i nxehur me një profesor të vetin, ka shkruar kundër tij një sharje të gjatë prej plot 4500 hieroglifesh në nevojtoren e universitetit ku studionte më 1915.
Mbishkrimet në nevojtoret e shkollës sonë ishin me përmbajtje shumë të thjeshtë. Aty vizatoheshin trashë organet seksuale dhe thuhej se psh. Iliri q. Mailindën. Në përgjithësi, kam vënë re edhe sot, adoleshentët tanë sa herë u jepet mundësia, shkruajnë në vende publike emërtimet e gjenitaleve.
Më bëri përshtypje mbishkrimi që lexova në një urë të një qyteti barok zviceran para pak muajsh: Ich liebe dich Anna - Të dashuroj Ana. Tamam në këtë vend djaloshi shqiptar do të kishte shkruar Ka.. ose Pi..
Shpjegimi i historisë dhe i gjendjes së grafiteve në vendin tonë është relativisht i thjeshtë. Një shoqëri e mbyllur, e ndrydhur në shumë pikëpamje sidomos në atë të dashurisë, shkrehet kur gjen pak liri në mure me gërma a vizatime naive.
Pak më i ndërlikuar është raporti me artin, dmth. si shpjegohet që gjen kaq pak art në mbishkrimet ilegale, çka megjithatë tek e fundit sjell përsëri në mungesën tradicionale dhe aktuale të lirisë.
Për të mos folur pastaj për shembujt e mbishkrimeve mbi muralet e shumë kishave të vjetra të Shqipërisë, ku s'është çudi, si p.sh. në kishat e Voskopojës, të shohësh të gdhendur mbi portretin e Virgjëreshës ose te Biri i Njeriut se aty ka qenë më 1972 ushtar Sadik Tosku.
Nuk gabojmë po të themi se niveli kulturor i njeriut të ri që u gatua prej viteve '60 e këtej, një nivel i ulur këmbëkryq edhe sot midis nesh, e gjen shumë qartë shprehjen e vet edhe në grafitet.
Sot mungesa e grafiteve sidomos e "style-writing" ose "street-art" shpjegohet edhe me numrin e pakët e gjithmonë në tkurrje të sipërfaqeve publike në qytetet shqiptare.
Bie fjala, sipërfaqet më të rëndomta ku gjen të tilla në qytetet europiane, janë muret dhe faqet e ndërtesave që bien nga ana e hekurudhave, dmth. kur lë ose mbërrin te një stacion treni të shoqërojnë zakonisht grafitet laragane të cilat pa dyshim jepen me porosi nga bashkitë a drejtoritë e hekurudhave për të mos u bërë ato sipërfaqe pre zhgarravinash a marrëzirash të rëndomta.
Ndërsa te ne trojet rreth stacioneve hekurudhore janë vendet më tipiket që u zaptuan nga të ardhurit pas vitit 1991.
Mirëpo qoftë dhe përjashtimet e pakta që ekzistojnë nuk na e lejojnë pohimin kategorik se në Shqipëri nuk njihet arti i grafiteve. Te rruga e Elbasanit është një mur i gjatë që fillon diku përballë Fakultetit filologjik e përfundon aty ku nisin sinoret e rezidencës presidenciale.
Te fillimet e këtij muri mund të shohësh punime të pazakonta, bardhezi por edhe me ngjyra. Sadoqë i ka zbërdhylur koha - më duket se janë bërë para 5-6 vjetësh - e sheh menjëherë dorën e artistit.
Njërin prej tyre rastësisht e njoh, Tao Sulkon, që duhet të ketë qenë jo më shumë se 15 vjeç kur e ka vizatuar tufën e algave që del në vënd të kokës nga një burrë mbi kostum, e përmbi to një peshk, ose një tjetër peshk të kënaqur me flokë dhe fjongo jeshile.
Nuk e njoh një artist edhe më fantazindezur që i ka lënë gjurmët e tij te disa pallate pak më poshtë, pak a shumë përballë Institutit të Higjienës në afërsi të Liceut Artistik: të mrekullueshëm personazhet që krijon: një qen buratin, një djall-njeri dykokësh, një tullac duke u mbytur, personazhe që i mbledh pastaj së bashku në një si Varkë të Noesë.
Do të ishte shumë e arsyeshme që Bashkia e Tiranës të nxiste djem e vajza me fantazi për të pikturuar ato pak mure, shtylla, këmbë urash që sot mund të duken të braktisura dhe fushë për fëlliqje të ndryshme. Madje edhe në fasada kryetari s'ka pse mos u hapë dyert rivalitetit të një naiviteti befasues siç e gjejmë shpesh te të rinjtë me talent, që do t'i kishte konkurrentë të denjë.
Për fat të keq të paktat vepra arti që ekzistojnë sot janë ndotur nëpër fushata të ndryshme nga portretet e politikanëve. Mund të thuhet madje se sipërfaqet e vetme publike të lira, ku mund të zhvilloheshin grafitet, nga këta politikanë dhe stafet e tyre pa fantazi konsiderohen si sipërfaqe legjitime për t'u ndragur me postera.
Po kështu është katandisur edhe muri i gjatë që përmenda të rruga e Elbasanit, varrezë posterash nga fushata elektorale që s'harrojnë asnjëherë të përsëriten. Veçse diku nga mesi i këtij muri ato përplasen me një tjetër tip mbishkrimesh, të cilat nuk i gjej në asnjë nga klasifikimet e googelit e që unë do t'i quaja thjesht absurditi.
Nuk janë vetëm këtu, dikur i shihje edhe te muret e korpusit universitar, te sheshi Nënë Tereza, ose në vende të tjera të Shqipërisë, si p.sh. te muri përforcues i rrugës që ngjitet në Qafë Thanë. Absurditi më i bukur që ndesh aty e që e shoh çdo herë me kënaqësi është SALI BOLLËKU.
Po le të kthehemi te muri i përmendur që është mbushur plot me të tilla deri te fundi i tij: SIMBAD DETARI → FIG 113 fillon mbishkrimi i parë po të nisemi nga lart poshtë. Tjetri thotë: O TË LIRË O HIÇ (çka s'është dhe aq absurde), pastaj shton: ZGJOHUNI BRE DHE ME PREMTONI, VËLLEZËR; më poshtë lexojmë: ROSIA-SHTEPIA, TË SHPRESOJMË dhe me sa duket po e njëjta dorë pak më poshtë: MEIDANI - RUSIA - NANO - HELLP. Këtij prorusi i përgjigjet një monarkist që shkruan: MBRETI - SOLIDARITETI.
Pason menjëherë një proamerikan që thekson: MENDOHUNI MIRË z.McCAIN dhe si për të kundërvënë ish-zv.presidentin me presidentin aktual: AMERIKA...LIRIA...PAQJA...LUMTURIJA...MIRËSEVINI Z.OBAMA. Po kaq pjellore janë absurditet edhe në lëmin e politikës së brendshme.
GAY NË HAGË shkruan me sa duket një i revoltuar pas dekretit të fundit të Berishës për martesat homoseksuale, por formula që jep për këtë drejtësi është krejt e pazbërthyeshme: T3CO7.
Dikush tjetër, ose ndoshta po ky, ka shumë shpresa te ish zv. kryeministri Bashkim Kopliku: GJITHË FREKUENCË: SISTEMI B.KOPLIKU NDIHMË.
Po e mbyllim me një ithtar të kryetares së Kuvendit, i cili hapur dhe pa dorashka shkruan se: KAM BESIM TEK Z.JOZEFINA TOPALLI.
Përmbledhje
Në përgjithësi, adoleshentët tanë sa herë u jepet mundësia, shkruajnë në vende publike emërtimet e gjenitaleve. Më bëri përshtypje mbishkrimi që lexova në një urë të një qyteti barok zviceran para pak muajsh: Ich liebe dich Anna - Të dashuroj Ana. Tamam në këtë vend djaloshi shqiptar do të kishte shkruar Ka.. ose Pi..
Absurditi më i bukur që ndesh aty e që e shoh çdo herë me kënaqësi është SALI BOLLËKU.
Do të ishte shumë e arsyeshme që Bashkia e Tiranës të nxiste djem e vajza me fantazi për të pikturuar ato pak mure, shtylla, këmbë urash që sot mund të duken të braktisura dhe fushë për fëlliqje të ndryshme.
Anesti
Natyrisht qe dhe" bijte e djallit"kane te drejte te shkruajne, por qe te arrijne te bejne thirje, kjo te ben te acarohesh.Mereni me mend, psikopate si Edi Rama menjehere do te pregatisin diciturat dhe do te paguajne individ me takast bashkiake, per te mbushur fasadat sipas asaj egoje perj te cmenduri qe e karakerizon kete njeri.Ndoshta do te behej nje debat i ashper pozite e opozite per te ndare zonat ose nje lufte per te vizatuar njeri siper tjetrit.Pak halle kemi e te merremi dhe me keto budallalleqe.
Ajo qe me ben pershtypje , eshte se autori, kur sjell deshmi te egzistences se grafikes ne kohen e diktatures, kufizohet me ato te shkruajturat ne nevojtoret publike apo te shkollave.Kete e ben per te treguar se niveli elementeve qe merreshin me te tilla shkrime ,qe skishin asnje lidhje me artin ne vepren e tyre, ishte nje shtrese e ulet e si rrjedhim, eshte kjo kategori qe shkruan dhe shpreson tek Jozefina Topalli.Megjithate autori biri i kriminelit Bilbil Klosi, nuk ngopet me ironine poshteruese ndaj Kryetares se Parlamentit Shqipetare, por ndjehet i ngazellyer me shkrimin "SALI BOLLEKU".Eshte interesant si nuk ka paraqitur nje tjeter grafike, ate te viktimave te diktatures e me konkretisht te babait te tij, si prokuror i drejtesise shqipetare, te cilet i shkruanin ato me gjakun e plageve qe i rridhte mbi trup.POSHTE KOMUNIZMI !!!POSHTE E.HOXHA., apo mjafte mesaxhe dedikuar , nenes, gruas, femijeve, te dashures, e perse jo dhe thirje vete Jezusit per te vene dore mbi kete djalle te mallkuar qe hante perdite shpirtra njerzish te pa fajshem.Sot te perndjekurit jane nje deshmi nga me konkrete te te grafikes me autor njerzit e pa shpirt.Ti shohesh fytyrat e tyre me gjurme carjesh, me veshe te keputur, me hunde te shtrembet, me kembe cale e gishta pa thonj.Pisi idrejtohet Rames kryepjelles se bllokut diktatorial. Diku ne nje teme ketu ne forum nje tjeter intelektual i ngjashem, pyet se cfar i mungon demokracise shqipetare.Po e perserise, se i mungon procesi i demolimit te intelektualeve pjelle e demonit komunist.Personalisht i kerkoj falje brezit te ri qe i lame peshqesh keto lloj pjellash mizore.Ne 91 shpesh pyes veten nese u sollem si frikacake , njerezore, apo te mashtruar.Ndoshta nje rezultante e te trijave.
Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 07-09-2009 më 11:42
-
-
Kush do te beje "art", le te marre nje cope pelhure e le te zhgarravise ne shtepine e vet, le ta coje ne nje galeri, dhe pastaj le te shohe nqs do vije dikush per ta pare.
Zhgarravisja e ndertesave publike dhe private eshte vandalizem, jo art. Eshte diktature estetike e nje pakice ndaj shumices.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt