Protokolli bėhet, nėse bartet sovraniteti
9 Shtator, 2009
Precedenti me protokollin EULEX-Serbi, pėr bashkėpunimin ndėrkufitar, ka ndezur njė debat tė gjerė, ndėrsa palėt janė tė interesuara tė gjejnė sa mė shpejt zgjidhjen dhe tė shuajnė zemėrimin e tė pakėnaqurve. Lidershipi kosovar po mundohet tė jetė i kujdesshėm qė tė mos dalė shkelės i Kushtetutės, ndėrsa Bashkimi Evropian kėmbėngul qė Prishtina zyrtare ti japė fund rezistencės. Tė gjendur mes dy zjarresh, institucionet tona janė tė detyruara tė gjejnė alternativėn mė tė mirė tė mundshme, pa bėrė shkelje ligjore dhe duke arsyetuar bindshėm veprimin e tyre. Fakti qė dokumenti paraqet shkelje tė sovranitetit tė Republikės sė Kosovės ėshtė i qartė pėr tė gjithė.
Menaxhimi i kufijve ėshtė kompetencė e adresuar saktė nė kushtetutėn kosovare dhe janė autoritetet tona ato qė kanė legjitimitetin e plotė pėr tė ndėrmarrė vendime nė kėtė fushė. Duke i ditur raportet me Serbinė dhe interesin kombėtar pėr afrim me Bashkimin Evropian, shteti kosovar nuk ka rrugė tjetėr pėr tė zgjedhur, pėrveē pranimit tė bashkėpunimit. Por, forma duhet tė jetė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe nė konsensus me faktorin politik tė pėrfaqėsuar nė Kuvend. Ajo qė nevojitet tashmė ėshtė bartja e sovranitetit tek misioni i EULEX-it, nė rastin e protokollit, pėr ti hapur rrugėn nėnshkrimit dhe pėr tė shmangur njė konflikt tė panevojshėm me Brukselin. Neni 20 i Kushtetutės pėr Bartjen e Sovranitetit thotė se Republika e Kosovės, nė bazė tė marrėveshjeve tė ratifikuara ndėrkombėtare, pėr ēėshtje tė caktuara mund tė kalojė kompetenca shtetėrore organizatave ndėrkombėtare.
EULEX-i ėshtė njė mision apo njė organizatė ndėrkombėtare, e cila nė kėtė rast nuk mund ta nėnshkruajė kėtė protokoll, nėse nuk e ka marrė kėtė sovranitet tė nevojshėm. Vetėm mandati i tij ekzekutiv ėshtė i pamjaftueshėm qė ti hapė rrugė protokollit. Pėr kėtė arsye, Kuvendi i Kosovės mund tė ndėrmarrė hapat konkretė nė kėtė drejtim tė bartjes sė sovranitetit nė pėrputhje me Kushtetutėn.
Politika kosovare nuk duhet tė harrojė se vetė e ka miratuar Kushtetutėn, e cila nė nenin 143 saktėson se pavarėsisht dispozitave tė tjera tė kėsaj kushtetute Dispozitat e Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės tė datės 26 mars 2007 kanė epėrsi ndaj tė gjitha dispozitave tė tjera ligjore nė Kosovė.
Krijoni Kontakt