Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 131
  1. #11
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin

    Knaus: Nė “kėmbim” tė protokolleve, Kosova tė fitojė udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave


    “Protokollet apo aranzhimet teknike me Serbinė janė tė nevojshme, por nė kėmbim tė tyre Kosova do tė duhej tė fitonte udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave”, tha nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin “Pika mbi i” tė Radio Kosovės, ekspertja e Iniciativės Evropiane pėr Stabilitet Verena Knaus. Sipas saj, EULEX-i ka njė varg tė fuqive ekzekutive, por vitet e ardhshme kjo do tė tregohet e rrezikshme dhe do tė shtrohet ēėshtja e mandatit tė vėrtetė tė EULEX-it dhe tė ICO-s.
    Radio Kosova: Dua tė filloj kėtė intervistė me njė pyetje ndoshta tė thjeshtė, apo ndoshta thelbėsore: a janė ēėshtje teknike apo politike protokollet e paralajmėruara ndėrmjet EUELEX-it dhe Serbisė ?

    Verena Knaus: Kjo ėshtė pyetje e vėshtirė qė mbase tingėllon shumė e thjeshtė, por nė tė njėjtėn kohė mendoj se ka njė pėrgjigje tė thjeshtė – ėshtė njėkohėsisht edhe ēėshtje teknike edhe politike. Ajo qė mė prek mua si vėzhguese e reagimeve nė Kosovė dhe njėkohėsisht e reagimeve nė Bruksel pėr diskutimet kėtu, ėshtė se duket se ka shumė keqkuptime se pėr ēfarė janė nė realitet kėto protokolle, apo marrėveshje teknike. Sipas meje kėtu esencialisht bėhet fjalė pėr Serbinė dhe procesin e Serbisė drejtė liberalizimit tė vizave, dhe, kjo ėshtė ēėshtja qė deri tani nuk ėshtė fokusuar edhe aq nė Kosovė. Kur shikojmė ēėshtjen e liberalizimit tė vizave, Komisioni Evropian dhe pas tij tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė, kanė pėrcaktuar katėr kushte tė cilat Serbia duhet t’i plotėsojė pėr tė fituar liberalizimin e vizave. Njėra prej tyre ėshtė protokolli apo marrėveshja e bashkėpunimit me EULEX-in. Pra, kur Bashkimi Evropian e shikon kėtė ēėshtje, atėherė e shikon nga kėndvėshtrimi se ajo ėshtė parakusht pėr Serbinė qė tė sigurojė liberalizimin e vizave. Por, gjithashtu, dhe mendoj se kjo nuk ėshtė kuptuar mirė nė Kosovė, kjo ėshtė njėfarė mėnyre pėr tė “paketuar” njėfarė marrėveshje pėr Serbinė qė tė pranojė sėrish kufijtė nė veri, t’i hapė ata dhe t’i bėjė sėrish funksionalė, tė funksionojnė sėrish normalisht doganat ashtu si para pavarėsisė dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė operuar si mė parė, por me EULEX-in si partner tani.

    Radio Kosova: A po e pėrdorė Bashkimi Evropian misionin e tij nė Kosovė pėr tė vendosur raportet me Serbinė, apo EULEX-i thjeshtė po e bėn punėn e tij ?

    Verena Knaus: Nė pėrgjithėsi, Bashkimi Evropian dhe vendet anėtare tė tij qė qėndrojnė pas EULEX-it, normalisht qė kanė interes tė madh nė vendosjen e raporteve tė mira me Serbinė. Kjo, normalisht ėshtė edhe nė interesin e Kosovės. Ėshtė e qartė se as Kosova e as Serbia nuk do tė pėrparojnė drejtė anėtarėsimit nė BE, apo tė kenė sukses nė luftimin e problemeve tė veta : korrupsionit, krimit tė organizuar, pėrmirėsimit tė shėrbimeve doganore apo pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve tė tyre, pa njėfarė niveli bashkėpunimi, tė paktėn praktik. Kjo ėshtė shumė e qartė. Mendoj se EULEX-i ėshtė dizajnuar, si mėnyrė, pėr vendet qė kanė qenė skeptike pėr pavarėsinė e Kosovės, qė t’i mundėsojė Kosovės tė bėhet e pavarur dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė bindur vendet anėtare skeptike se do tė ketė diēka atje, pra mision tė BE-sė pėr sundimin e ligjit, qė do tė marrė pėrsipėr disa funksione tė caktuara nga UNMIK-u. Pra ky ishte dizajnimi fillestar: EULEX-i nė konceptin e tij fillestar nuk kishte tė bėnte me raportet me Serbinė. Tani ėshtė bėrė “mjeti” pėrmes tė cilit Kosova do tė flasė, apo tė vazhdojė tė flasė me Serbinė, pas ndėrprerjes sė bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, por kjo nuk ka qenė ideja fillestare.

    Radio Kosova: Kėto protokolle vėrtetė janė kusht pėr Serbinė nė procesin e liberalizimit tė vizave. Por, a po pėrpiqet Serbia tė shfrytėzojė kėtė situatė edhe nė lėmin e ruajtjes sė ndikimit tė saj nė pjesėn veriore tė Kosovės, pėrmes kėtyre protokolleve ?

    Venera Knaus: Po dhe jo. Normalisht qė Serbia po provon qė tė ruajė ndikimin e saj mbi veriun e Kosovės. Mendoj se ky ėshtė fakt, i cili, sipas meje ėshtė nė kontradiktė me aspiratat e Serbisė pėr t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Mendoj se ėshtė shumė e qartė dhe unė plotėsisht pajtohem me Marti Ahtisarin, i cili vazhdimisht e thekson se nėse Serbia vėrtetė aspiron qė t’i bashkohet Unionit Evropian, duhet tė pranojė realitetin nė Kosovė, dhe, realiteti i ri ėshtė se Kosova ėshtė e pavarur, nė kufijtė aktualė qė pėrfshijnė edhe veriun. Nuk mendoj se Serbia po e pėrdor kėtė protokoll pėr tė rivendosur apo rikthyer kontrollin. Ka shumė mėnyra pėrmes tė cilave Serbia mundohet tė ruajė kontrollin: njėra ėshtė duke kėrkuar gjithnjė rifillim tė bisedimeve, mėnyra tjetėr ėshtė qė tė mbajė nė tė njėjtėn “rrugė” pesė vendet anėtare tė BE-sė qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn, qė tė mos ndėrmarrin hapa pėrpara dhe ta njohin Kosovėn. Pra, ka shumė mėnyra sipas tė cilave Serbia mundohet tė mbajė njė nivel tė intervenimit politik dhe tė kontrollit politik mbi komunitetin serb nė Kosovė nė veēanti nė veri. Mendoj se kjo ėshtė kontradiktore dhe ėshtė e rrezikshme pėr interesat vetanake tė Serbisė dhe posaēėrisht ėshtė e rrezikshme pėr tė ardhmen evropiane tė tė dyjave: Kosovės dhe Serbisė.

    Radio Kosova: Kohėt e fundit ka shumė diskutime rreth fuqive ekzekutive tė EULEX-it. Sipas jush, cilat janė fuqitė ekzekutive tė EULEX-it ?

    Verena Knaus: Nė letėr, dhe nė rastin e Kosovės, gjithnjė ekziston problemi se ajo qė ėshtė nė letėr dhe ajo qė ndodhė nė realitet nuk janė gjithnjė tė njėjta, mirėpo nė letėr EULEX-i ka njė varg tė fuqive ekzekutive. Ato shtrihen qė nga marrja e pėrgjegjėsive direkte nė lėmin e policisė, pėrgjegjėsi direkte nė sistemin e drejtėsisė e deri tek ndėrhyrjet nė procesin politik nėse EULEX-i apo ICO nė bashkėpunim e vlerėsojnė se ėshtė e domosdoshme. Mendoj se kjo ėshtė shumė e rrezikshme. Kosova e pavarur, demokratike, Kosova evropiane duhet tė jetė 100 pėrqind pėrgjegjėse pėr ēėshtjet e saja tė brendshme. Mendoj se ky pozicion qė kemi tani: pra me Qeverinė e Kosovės e Kushtetutėn e Kosovės dhe me EULEX-in dhe ICO-n dhe tė gjitha prej tyre me fuqi ekzekutive, mendoj se kjo nuk ėshtė e qėndrueshme pėr njė afat tė gjatė. Kjo ka qenė e domosdoshme si mėnyrė dhe si parakusht pėr Kosovėn qė tė arrijė pavarėsinė, por vitin e ardhshėm, nė 2010, nė tavolinė do tė shtrohet ēėshtja se cili ėshtė mandati i EULEX-it nė tė ardhmen dhe cili do tė jetė mandati i ICO-sė nė dritėn e faktit se plani i Ahtisarit nuk ka marrė aprovimin e Kėshillit tė Sigurimit, se jo tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė qėndrojnė pas tij, pra shumėēka ka ndryshuar. Pėr t’u kthyer tek pyetja juaj rreth fuqive ekzekutive nė praktikė: nė jug, pėr shembull nė Prishtinė, Gjilan, Pejė etj. EULEX-i ka qenė shumė i butė dhe i kujdesshėm pėr tė mos pėrdorur fuqitė ekzekutive. Nė veri ndėrkaq ku policia e EULEX-it ėshtė ēdo ditė nė rrugė. Pėr shembull tek Kroi i Vitakut, atėherė pėrdorė fuqitė e veta ekzekutive. Apo mund tė flasim pėr pjesėn plotėsisht veriore, nė portat 1 dhe 31, ku keni policėt dhe doganierėt e EUELEX-it duke vepruar nė kufi nė emėr tė qeverisė sė Prishtinės. Sėrish ėshtė EULEX-i duke aplikuar fuqitė e tij ekzekutive. Pra nė kėto dy raste Prishtina ėshtė e lumtur qė EULEX-i pėrdor fuqitė e tij ekzekutive, kėshtu qė duhet tė jemi tė kujdesshėm pėr tė thėnė nėse ėshtė njėsoj mirė ndokund. Pra, ėshtė njė “po e kualifikuar” si pėrgjigje pėr kėtė pyetje.

    Radio Kosova: Institucionet e Kosovės deri tani i kanė thėnė jo protokollit me Serbinė. A mundet kjo ēėshtje tė ndikojė nė raportet e pėrgjithshme ndėrmjet institucioneve tė Kosovės dhe EULEX-it dhe nė njė aspekt mė tė gjerė ndėrmjet institucioneve tė Kosovės dhe Bashkimit Evropian ?

    Verena Knaus: Po natyrisht. Mendoj se raportet nuk janė tė mira tani pėr tani. Lidershipi i Kosovės ka dalė shumė fuqishėm kundėr protokollit. Personalisht mendoj dhe ky ėshtė edhe qėndrimi i Iniciativės Evropiane pėr Stabilitet se ato mund tė jenė mė taktike. Qeveria e Kosovės mund tė veprojė mė me taktikė dhe tė kėrkojė atė pėr tė cilėn Kosova vėrtetė ka nevojė. Mendoj se ekziston njė ēėshtje shumė konkrete qė ėshtė e rėndėsishme pėr Qeverinė e Kosovės, mbi tė gjitha pėr publikun, e kjo ėshtė liberalizimi i vizave pėr kosovarėt. Mendoj se Qeveria e Kosovės duhet tė ketė qasje mė taktike nė raportet e saj me EULEX-in dhe tė thotė: ne vėrtetė kemi nevojė pėr EULEX-in nė terren, ne vėrtetė e duam EULEX-in kėtu pėr tė na asistuar, pėr tė na monitoruar, pėr tė na mentoruar e kėshilluar, por me tė vėrtetė e duam EULEX-in kėtu pėr tė na ndihmuar nė zbatimin e tė gjitha atyre kushteve qė janė tė domosdoshme pėr Kosovėn qė tė fitojė liberalizimin e vizave. Kjo mendoj se ėshtė pika kyēe ku misioni pėr sundimin e ligjit do tė jetė i dobishėm dhe ndihmė pėr Kosovėn dhe marrėdhėniet vėrtetė do tė jenė ato tė partnerėve dhe jo ato tė konkurrentėve.

    Radio Kosova: Kemi parė kohėt e fundit aksione kundėr EULEX-it. A do tė thotė kjo se ka hapėsirė pėr, le tė themi, revoltė kundėr EULEX-it ?

    Verena Knaus: Po, mendoj se gjithnjė ekziston rreziku. Nė njėrėn anė ėshtė e mrekullueshme nė pėrgjithėsi se sa tė durueshėm janė kosovarėt. Dy vitet e fundit kanė qenė tė mbushura me paqartėsi – me lajme tė mira dhe tė kėqija. Dhuna mendoj se nuk ndihmon askėnd. As rrotullimi i veturave tė EULEX-it nė Prishtinė nuk e ndihmon Kosovėn. As protestat e serbėve nėpėr rrugėt nė veri duke parandaluar kthimin e shqiptarėve nė shtėpi nuk ndihmojnė. Kėto janė taktika qė i takojnė sė kaluarės. Protestat nė rrugė, pa kėrkesa pėr propozime konkrete, nuk e ēojnė Kosovėn asnjė hap pėrpara. Sėrish, ēėshtja nuk ėshtė qė vetėm tė jesh kundėr diēkaje, por tė jesh konstruktiv dhe tė kėrkosh ato pėr tė cilat Kosova vėrtetė ka nevojė. Njėra prej tyre ėshtė se e ardhmja evropiane pėr Kosovėn vazhdon tė varet nga ato pesė vende tė Unionit tė cilat ende nuk e kanė njohur Kosovėn e pavarur. Ky duhet tė jetė prioriteti numėr njė dhe liderėt e Kosovės duhet tė pėrdorin ēdo rast nė bisedat e tyre me miqtė nė Evropė pėr tė ngritur kėtė ēėshtja. Sė dyti ėshtė ēėshtja e liberalizimit tė vizave. Mendoj se i gjithė raporti ndėrmjet EUELEX-it, Bashkimit Evropian dhe fqinjėve do tė testohet sėrish me gjetjen e zgjidhjeve praktike pėr t’i ofruar Kosovės njė udhėrrėfyes.

    Radio Kosova: Pesė vende tė Bashkimit Evropian nuk e kanė njohur ende Kosovėn. Si influencon kjo perspektivėn evropiane tė Kosovės ? A e dėmton atė ?

    Verena Knaus: Absolutisht. Ėshtė shumė e qartė se nė kėtė moment ėshtė e pamundur pėr Kosovėn dhe pėr Komisionin Evropian, nė emėr tė vendeve anėtare, pėr tė pasur marrėdhėnie kontraktuese dhe pėr tė ndėrmarrė ata hapa tė nevojshėm nė avancimin drejtė anėtarėsimit nė BE. Kjo fillon me studimin e fizibilitetit si hap i parė drejtė Marrėveshjes sė Stabilizim - Asociimit. Disa vende e kanė bllokuar progresin duke thėnė se nuk duan studimin e fizibilitetit. Nėse shkoni tutje ato gjithashtu do tė bllokojnė Marrėveshjen e Stabilizim - Asociimit. Edhe nė rast se nuk do tė bllokojnė Marrėveshjen, do tė bllokojnė ratifikimin e saj. Do tė ketė gjithnjė shumė mėnyra pėr tė bllokuar progresin e Kosovės drejtė Bashkimit Evropian. Shembull tjetėr ėshtė udhėrrėfyesi pėr liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian i ka duart e lidhura nė rastin e Kosovės, sepse nuk ka mandat nė aspektin juridik, siē ka bėrė me vendet tjera. Deri tani miqtė e Kosovės, dhe Komisioni ėshtė mik i Kosovės, po pėrpiqen tė gjejnė rrugė kreative dhe disa zgjidhje qė janė neutrale ndaj statusit, por nė tė vėrtetė pa ato pesė vende, apo pa tė paktėn qėndrimin e tyre se nuk do tė bllokojnė progresin dhe procesin evropian tė Kosovės, do tė jetė e vėshtirė, apo e pamundur pėr Kosovėn qė tė bėjė hapa tė rėndėsishėm dhe tė qėndrueshėm drejtė BE-sė.

    Radio Kosova: Problemet mė tė mėdha politike pėr Kosovėn vlerėsohet se janė nė pjesėn veriore tė saj. Nga kėndvėshtrimi juaj, pėrse institucionet e Kosovės nuk po arrijnė ende tė shtrijnė autoritetin e tyre nė atė pjesė tė vendit ?

    Verena Knaus: Pėr dhjetė vite institucionet e Kosovės nuk kanė qenė nė gjendje qė tė vetme tė shtrijnė autoritetin e tyre nė veri tė lumit Ibėr. Pėr tre vitet e para kjo ka ndodhur shkaku i mungesės sė mjeteve dhe autoritetit. Nė dy tre vitet e fundit, sidomos nga shpallja e pavarėsisė, kjo ndodh pėr shkak tė kundėrshtimit tė hapur tė popullatės serbe nė veri dhe obstruksionit tė hapur nga Beogradi. Nuk ėshtė shkaku i EUELEX-it qė Prishtina nuk e kontrollon veriun. Kjo ka qenė e metė qė nė shpalljen e pavarėsisė. Nuk ėshtė fer tė fajėsojmė EULEX-in, protokollin, Iv De Kermabon apo tė tjerėt.

    Radio Kosova: Ju jeni ēdo ditė nė terren nė mbarė Kosovėn. A shihni ndonjė zgjidhje praktike pėr ta bėrė pjesė integrale tė Kosovės pjesėn veriore ?

    Verena Knaus: Tri gjėra mendoj se duhet tė ndodhin qė procesi tė vazhdojė. Sė pari: institucionet e Kosovės duhet tė bėjnė atė qė pritet nė zbatimin e planit tė Ahtisarit. Kjo do tė thotė se duhet tė vendosen tė gjitha strukturat, ligjet, pėrkushtimet dhe burimet pėr tė zbatuar gjithēka qė del nga plani Ahtisari, e qė institucionet e Kosovės mund ta zbatojnė. Shumė gjėra nuk do tė jenė tė mundura pėr shkak tė mungesės sė mbėshtetjes nga pala serbe, apo nga Beogradi, por vetė Kosova duhet tė bėjė atė qė mundet tė bėj. Sė dyti: Bashkimi Evropian, nė formėn e EULEX-it, ICO-s dhe vendeve anėtare, duhet tė kėmbėngul nė pėrkushtimet e veta. Pėrkushtimet janė shumė tė qarta dhe ato dalin nga parimet e Grupit tė Kontaktit qė thonė: nuk ka ndarje, Kosova shumetnike dhe nuk ka kthim nė gjendjen e mėhershme. Tani 22 vende e kanė njohur Kosovėn e pavarur nė kufijtė e saj. Pra Bashkimi Evropian duhet tė jetė i qartė dhe tė ri-sigurojė Prishtinėn, por edhe Beogradin, dhe, tė thotė se kjo ėshtė situata dhe le tė ecim pėrpara. Beogradit i duhet thėnė qartė: harroni idenė e ri-negocimit rreth veriut, treni ka ikur dhe stacioni ėshtė mbyllur. Mesazhi ndaj Prishtinės duhet tė jetė: ne qėndrojmė pas parimeve tona dhe qėndrojmė pas parimeve brenda marrėveshjes Ahtisari dhe realiteti pėr Kosovėn e pavarur ekziston dhe nuk mund tė kthehet pas asnjėherė mė. Nė praktikė kjo nėnkupton shumė gjėra tė ndryshme, por mendoj se ky duhet tė jetė mesazhi. Nė njė afat mė tė gjatė mendoj se ėshtė e qartė qė Serbia dhe Kosova nuk do tė mund t’i bashkėngjiten Bashkimit Evropian derisa tė zgjidhin ēėshtje tė marrėdhėnieve tė tyre. Mendoj se Bashkimi Evropian ėshtė i lodhur nga vende si Sllovenia e Kroacia, qė sjellin ēėshtjet e tyre tė brendshme dhe i shndėrrojnė nė ēėshtje evropiane. Pra, mendoj se Bashkimi Evropian do tė jetė edhe mė i kujdesshėm nė Ballkan kur bėhet fjalė pėr vende tė tjera nė mėnyrė qė tė mos pėrsėrisė gabimet nga rasti i Qipros, apo tė Maqedonisė dhe Greqisė. Pra Serbia dhe Kosova do tė duhet tė zgjidhin problemet e tyre. Por natyrisht ēėshtja e tretė ėshtė se ēfarė me Beogradin ? Mendoj se ėshtė shumė e qartė se pėr veriun e Kosovės dhe pėr tė mirėn e popullatės serbe qė jeton nė Kosovė, Beogradi vėrtetė duhet tė ndryshojė politikėn e tij ndaj Kosovės. Beogradi nuk do ta njoh Kosovėn as sot, as nesėr e as nė njė tė ardhme tė afėrt. Por ėshtė diēka ndėrmjet njohjes dhe gjetjes sė zgjidhjeve praktike me njė vend fqinj. Nuk mendoj se politika aktuale e mbajtjes sė serbėve jashtė institucioneve tė Kosovės, duke i parandaluar nga pjesėmarrja nė zgjedhje dhe duke forcuar strukturat paralele, ėshtė ajo e duhura qė u shėrben serbėve tė cilėt jetojnė nė Kosovė, apo tė cilėt dėshirojnė tė jetojnė apo tė kthehen nė Kosovė.

    Radio Kosova: Pėr tė gjitha kėto duket se nuk ka zgjidhje tė shpejta, mirėpo pėr ēėshtjen e protokolleve sidoqoftė duhet tė ketė njė zgjidhje. Sipas jush cila ėshtė zgjidhja pėr gjendjen e krijuar rreth protokolleve ?

    Verena Knaus: Pavarėsisht nėse i quani aranzhmane teknike apo protokoll, njė formė e tij ėshtė e nevojshme sepse e lejon EULEX-in tė veprojė nė veri, sidomos nė kufij dhe lejon bashkėpunimin policor ndėrmjet Serbisė dhe EULEX-it kėtu. Po ashtu ky ėshtė parakusht edhe pėr Kosovėn nė pėrmbushjen e disa kushteve tė saj nė procesin e liberalizimit tė vizave. Por, nė kėmbim Prishtina duhet tė fitojė diēka. Ky mund tė jetė, pėr shembull, udhėrrėfyesi pėr liberalizimin e vizave. Pra, do tė ishte njė pėrkushtim i qartė nga ana e Bashkimit Evropian: po EULEX-it, me bashkėpunimin dhe kompromiset, kur bėhet fjalė pėr rolin e tij neutral ndaj statusit, por gjithashtu EULEX-i do tė jetė aty pėr tė ndihmuar Kosovėn pėr tė arritur diēka qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr publikun dhe pėr qeverinė, dhe, ky ėshtė liberalizimi i vizave – jo nė njė tė ardhme tė largėt, por nė 2010, apo 2011

    Intervistoi: Gjylie Rexha
    E gjitha kjo eshte nje genjeshter e kulluar nga ana e EULEX-UNMIK made in Serbia.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Tash edhe pak i kem zgjedhjet,t`kqyrim sa % dalin ne votime,nese dalim shumica me votu domethene pajtohen me kete sistem.E nese pajtohen me kete sistem ju koft perhajr serbia ne Kosove.skem arsye mandej as me u kajt kerkun.
    Popull pasiv jem prej vitit 1999 kemi flejt ende gjumi nuk po na del.Keq shume keq.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O shipeca kur more doni me mledh mend,po ate hamam protokolli e ka nenshkru moti hashimi,edhe me kok lidhem qe vetem eshte qeshtje kohe kur do ti shohim ne tv duke u perqafu ner veti.
    Hajt balit se kjo qeveri qe eshte edhe ate punen me jau ban veq kan me i zhdjerg pantollonat teposht nuk presin me i lut dy her.
    Kjo eshte veq propagand kishe ka marr fund ne nuk e nenshkrujm,po nuk i han more kush ma ato fore te killavta.
    A din kush me me tregu se qka eshte ber deri me sot nga kjo qeveri,u ba hajni ne polici u qu pluhen nja nje muj tash kush ma se permen,i zajn do hajna per nje der i fusin mbrenda prej tjetres i lirojn,bajn hygjym gazetarucat e shkrujn nja dy tri dit edhe e qesin e lajn vazhdon me te vjetren.
    E nuk jan kan budall edhe rilindasit tan qe kan than se armiku me i madh i shqiptarve eshte vet shqiptari.
    Shiqoje veriun e mitrovices nje grusht shkie luajn me krejt kosoven nuk jan ma shum se 100 shkie e del hashim zeza munohet me than diqka e nuk thot asgje.
    mjerim

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Kryeministri Thaēi rithekson: Pėr institucionet e Kosovės ēėshtja e protokollit ėshtė e mbyllur

    Prishtinė, 8 shtator 2009

    Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, bashkė me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, Mahir Yagcilar dhe nė shoqėri tė kryetarit tė komunės, Ramadan Muja, ka vazhduar edhe sot serinė e zgjerimit tė hapėsirave tė gjelbėruara, kėsaj radhe nė qytetin e Prizrenit. ku ka pėruruar disa parqe, ndėrkohė ka inspektuar edhe punimet qe po bėhen nė infrastrukturėn rrugore dhe nė kanalizmin e qytetit.

    Gjate rrugėtimit tė tij kėmbė nėpėr lagjen Jeni Mahallė, Lakuriq, por edhe Tusus tė Prizrenit, kryeministri Hashim Thaēi u takua dhe bashkėbisedoi edhe me qytetarėt e shumtė tė cilit kishin dalė pėr ta pritur.


    Rreth 3 hektarė hapėsirė e gjelbėruar, e shtrirė nė lagje tė ndryshme tė Prizrenit, kanė pėrjetuar sot mbjelljen e fidaneve nga kryeministri Thaēi, ministri Yagcilar dhe kryetari i komunės sė Prizrenit, Muja.

    Kryeministri Thaēi gjatė vizitės nė Prizren i ėshtė pėrgjigjur edhe interesimit tė medias lidhur me rezultatet e mundshme tė zgjedhjeve komunale tė 15 nėntorit.

    “Ėshtė herėt tė flitet pėr rezultate, kėtė duhet t’ua lėmė sovranit me 15 nėntor, tė angazhohemi nė agjendėn shtetėrore...”, ka thėnė kryeministri Thaēi.


    Duke theksuar vazhdimin e investimeve qeveritare nė qytetin e Prizrenit, nė ngritjen e mirėqenies pėr qytetarėt, kryeministri Thaēi ka rikujtuar se sė shpejti do tė fillohet tė punohet nė projektin e autostradės Morinė-Prizren-Prishtinė, e cila, siē tha kryeministri, krijon mundėsi tė reja punėsimi dhe pėrveē kėsaj edhe prurjen e qytetit tė Prizrenit mė afėr bregdetit dhe mė afėr Prishtinės.


    Gjatė vizitės nė qytetin me vlera tė larta tė trashėgimisė kulturore, kryeministri Thaēi ka thėnė se qyteti i Prizrenit ėshtė qytet model i ndryshimit pėr tė mirė, ashtu siē ėshtė model i bashkėjetesės dhe tolerancės ndėretnike. Z.Thaēi, me kėtė rast ka pėrgėzuar udhėheqjen komunale pėr tė arriturat nė Prizren, duke ofruar pėrkrahjen e plotė tė qeverisė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Lene bre ma qit protokoll,se na lodhet,kjo pune u krye moti,nese don me dit ta them une.
    Nese te kujtohet plani gjasht pikesh qe hashim zeza thoshte ka vdek,e qe une mendoi qe nuk ka vdek po eshte shume i fort.
    Ky protokoll ja mundeson policis serbe te futet edhe ne teritorin e kosoves gjeja per bashkpunim,ne fakt kjo eshte pika e par kurse 5 pikat tjera shume shpejt do ti shofim,keta nderkombetaret nuk ju guten punve ama me kry e kryejn se qke me te.
    Keta te huajt e kan pa keta politikajt tan qe qdo gje tjeter din perveq politikse edhe po luajn me ta.
    Edhe lene ket far pune se protokolli u nenshkru moti

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Raporti pėr Kosovėn i sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-moon, iu ėshtė dorėzuar tė hėnėn me 24 Nėntor tė vitit 2008,shteteve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit.

    Ose i njohur si plani gjashtėpikėsh i ban ki moon-it!
    Nė bazė tė kėti plani gjashtėpikėsh (dhe rezolutės 1244),konkretizohet edhe protokolli nė mes tė Srbisė dhe EULEX-it.

    Pjesėmarrėsit bien dakord tė bashkėpunojnė nė bazė tė Rezolutės 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, dhe nė bazė tė Veprimit tė bashkuar tė Kėshillit tė BE 2008\124\ CFSP, duke iu referuar Raportit tė sekretarit gjeneral tė UNMIK-ut nė 24 nėntor 2008 (S\2008\692).
    Ku janė ata qė palleshin deri dje nė emėr tė institucioneve tė Kosovės se,6-pikėshi ka vdekur!?
    Tashti sapo do tė fillojė zbatimi i pikės sė parė:
    1.Policia
    pėr tė vazhduar me:
    2.Doganat
    3.Drejtėsia
    4.Transporti dhe infrastruktura
    5.Kufijtė dhe
    6.Trashėgimia srbe (e njohur nė Kosovė si decentralizim)
    Ata qė palleshin dje se, 6-pikėshi ka vdekur,sot pallin se protokolli mes Srbisė dhe EULEX-it ėshtė qėshtje e mbyllur!!!
    Idiotėt!


    Po dua t'i pyes kėtu disa qorra tė Shqipnis (dhe tė Kosovės) tė cilėt mundohen me n'a dhanė sy:
    A parasheh ky protokoll dhe protokkollet tjera qė do tė nėnshkruehn qarkullim tė lirshėm tė banorėve tė Kosovės nėpėr teritor tė Srbisė,gjė qė pėr srbėt e Srbisė nuk ka kurrfarė ndalese pėr tė qarkulluar nėpėr terotor tė Kosovės.

    Sa kriminelė srb tė luftės (vrasės,hajna,dhunues plaēkitės...) deri mė sot ka gjykyar dhe dėnuar Srbia (gjykatat e saj) nė bazė tė krimeve qė kanė krye ndaj shqiptarėve (civilė) nė Kosovė kriminelėt srb?


    Shkėmbim tė menjėhershėm tė informacionit tė kėrkuar si urgjent apo me
    domethėnie tė veēantė sipas qėllimeve tė kėtij protokolli, duke pėrfshirė edhe rezultatet e operacioneve, si relevante pėr implementimin e kėtij protokolli...

    Pėrdorimi i informacionit dhe dokumenteve
    Pjesėmarrėsit pranojnė qė ēdo informacion, tė dhėna dhe dokumente tė marra nė kuadėr tė kėtij protokolli do tė pėrdoren vetėm pėr qėllimet e lejuara dhe brenda ndalesave tė vendosura nga ky protokoll. Asnjė prej pjesėmarrėseve nuk do tė publikojnė kėto informacione, tė dhėna, apo dokumente tė ofruara nga pjesėmarrėsi tjetėr nė kuadėr tė kėtij protokolli pėr qėllime tė tjera jashtė kėtij protokolli.

    A do tė arrestojė eulexi nė bazė tė protokolit tė gjithė ata persona nė Kosovė e qė Srbia i ka nė listat e saja tė fryera dhe qė ka tė ngritura aktakuza ndaj shqiptarėve si kriminelė qė mėpastaj do t'i dorėzojė gjykatave srbe nė Srbi!!!!??

    Zgjidhur ēdo kundėrshtim apo konflikt tė ngritur nga implementimi i kėtij protokolli
    Qysh po shihet Srbia nuk e ka v'shtirė me luejt k.oqe me politikanėt e sotit t'Kosov's.

    Nuk i len as me kundėrshtu e as me bė konflikt.

    Lexoni,se sa shpejt hajredin kuēi ,zėdhėnėsi i qeverisė e ka kuptu:
    “Unė i ftoj gjithė qytetarėt dhe pjesėtarėt e Lėvizjes “Vetėvendosje” qė tė respektojnė rendin dhe ligjin nė Kosovė dhe tė mendojnė gjithmonė pėr perspektivėn e vendit. Dhe, kėsaj radhė tė mos e qesim veten nė pozitėn e atyre qė kundėrshtojnė dike...

    Jo ka vdek jo u mbyll kjo punė po thojnė k'ta dahit e Kosov's,k'to janė llafe sa pėr me n'a i hup me kos qė thotė ajo meselja,mbase i'a kish bė atė punėn!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 08-09-2009 mė 19:31
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    “Protokollet apo aranzhimet teknike me Serbinė janė tė nevojshme, por nė kėmbim tė tyre Kosova do tė duhej tė fitonte udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave”, tha nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin “Pika mbi i” tė Radio Kosovės, ekspertja e Iniciativės Evropiane pėr Stabilitet Verena Knaus.
    Paska thėnė njėra prej 999 mijė ekspertėve tė iniciatovės Europiane!!!!
    Dhe si kjo njėra,mediat e Kosovės (zėdhėnėset e qeverisė) tash e tutje do t'na sjellin pėr ēdo ditė si lajm!
    Ku me e ditė se,edhe sa emra tė ekspertėve tė k'ti lloji do t'i mėsojnė banorėt e manipuluar tė Kosovės!

    Si pėr fund:
    Ky farė udhėrrėfyesi qė thotė ekspertja,me thanė ma shqip,ėshtė lista e detyrave qė duhet kry qeveria e sotme apo e nesėrme e Kosovės,e ajo listė ėshtė shumė e gjatė dhe pėr mė keq,ende nuk i ėshtė dėrguar institucioneve tė Kosovės sepse,s'jena kėrkah,andaj liberalizimi i vizave pėr banorėt e Kosovės as qė ėshtė nė rend dite tek Kėshilli Europian!
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sparkes: Protokolli s’e dėmton Kosovėn

    Nga Express mė 09.09.2009 nė ora 10:00
    Ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Kosovė, Andy Sparkes, thotė se Protokolli pėr bashkėpunimin policor EULEX- Serbi nuk shkon nė dėm tė Kosovės.

    Nė njė prononcim pėr RTK-nė, ambasadori Sparkes, ka pranuar se debati pėr protokollin ka marrė pėrmasa jo tė duhura dhe se Serbia, duke mos e njohur pavarėsinė e Kosovės, nuk do tė mund ta nėnshkruajė njė protokoll tė tillė me institucionet vendore.

    “Ka pasur shumė zhurmė dhe spekulime pėr nėnshkrimin e kėtij dokumenti, meqė thuhet se EULEX’i do ta shkelte sovranitetin e Kosovės. Si njė britanik, si njė mik i Kosovės, unė sinqerisht nuk besoj se ky dokument do tė pėrfaqėsonte diēka te keqe pėr Kosovėn, se do tė shkelte sovranitetin e Kosovės, apo qė do tė ishte nė tė keqen e Kosovės”, ka thėnė ai.

    “Kosova nuk do tė vuajė pėr shkak tė kėtij protokolli. Ėshtė njė aranzhim teknik. Ai do tė lejonte njė bashkėpunim mė tė mirė me autoritet e Serbisė nė kufij”, ka shtuar Sparkes.

    Ambasadori britanik ka thėnė se Protokolli duhet tė nėnshkruhet mes EULEX’it dhe Serbisė, pasi qė njė marrėveshje e tillė nuk mund tė arrihet mes Kosovės dhe Serbisė.

    “Duke pasur parasysh se Serbia nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės, ata nuk mund tė nėnshkruajnė ndonjė dokument me Republikėn e Kosovės. Ky protokoll do tė ndihmonte punėn e EULEX’it, nė parandalimin e krimit tė organizuara dhe tė ēfarėdo krimi tjetėr, sidomos nė veriun e Kosovės”, ka thėnė ai.

    Sipas tij, nėnshkrimi i protokollit ndihmon nė luftėn ndaj krimit tė organizuar. “Ėshtė e vėrtetė, siē kanė thėnė edhe disa media, se ky protokoll do tė ishte edhe nė tė mirė tė Serbisė. Sepse kjo ėshtė njė pjesė e tė arriturave nė programin e liberalizimit tė vizave. Njė Serbi qė eventualisht do tė bėhej pjesė e BE’sė, do tė kishte njė politikė ndryshe ndaj Kosovės, e cila gjithashtu ka vendin e saj nė Kosovė”, ka thėnė ai.

    “Nė kėndvėshtrimin politik tė qeverisė britanike, ky protokoll nuk pėrbėn asnjė shqetėsim pėr Kosovėn. Gjithė kjo zhurmė nė media ka kaluar nė proporcione jo tė duhura”, ka thėnė ambasadori britanik nė Kosovė, Andy Sparkes.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Sparkes: Protokolli s’e dėmton Kosovėn

    Nga Express mė 09.09.2009 nė ora 10:00
    Ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Kosovė, Andy Sparkes, thotė se Protokolli pėr bashkėpunimin policor EULEX- Serbi nuk shkon nė dėm tė Kosovės.

    Nė njė prononcim pėr RTK-nė, ambasadori Sparkes, ka pranuar se debati pėr protokollin ka marrė pėrmasa jo tė duhura dhe se Serbia, duke mos e njohur pavarėsinė e Kosovės, nuk do tė mund ta nėnshkruajė njė protokoll tė tillė me institucionet vendore.

    “Ka pasur shumė zhurmė dhe spekulime pėr nėnshkrimin e kėtij dokumenti, meqė thuhet se EULEX’i do ta shkelte sovranitetin e Kosovės. Si njė britanik, si njė mik i Kosovės, unė sinqerisht nuk besoj se ky dokument do tė pėrfaqėsonte diēka te keqe pėr Kosovėn, se do tė shkelte sovranitetin e Kosovės, apo qė do tė ishte nė tė keqen e Kosovės”, ka thėnė ai.

    “Kosova nuk do tė vuajė pėr shkak tė kėtij protokolli. Ėshtė njė aranzhim teknik. Ai do tė lejonte njė bashkėpunim mė tė mirė me autoritet e Serbisė nė kufij”, ka shtuar Sparkes.

    Ambasadori britanik ka thėnė se Protokolli duhet tė nėnshkruhet mes EULEX’it dhe Serbisė, pasi qė njė marrėveshje e tillė nuk mund tė arrihet mes Kosovės dhe Serbisė.

    “Duke pasur parasysh se Serbia nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės, ata nuk mund tė nėnshkruajnė ndonjė dokument me Republikėn e Kosovės. Ky protokoll do tė ndihmonte punėn e EULEX’it, nė parandalimin e krimit tė organizuara dhe tė ēfarėdo krimi tjetėr, sidomos nė veriun e Kosovės”, ka thėnė ai.

    Sipas tij, nėnshkrimi i protokollit ndihmon nė luftėn ndaj krimit tė organizuar. “Ėshtė e vėrtetė, siē kanė thėnė edhe disa media, se ky protokoll do tė ishte edhe nė tė mirė tė Serbisė. Sepse kjo ėshtė njė pjesė e tė arriturave nė programin e liberalizimit tė vizave. Njė Serbi qė eventualisht do tė bėhej pjesė e BE’sė, do tė kishte njė politikė ndryshe ndaj Kosovės, e cila gjithashtu ka vendin e saj nė Kosovė”, ka thėnė ai.

    “Nė kėndvėshtrimin politik tė qeverisė britanike, ky protokoll nuk pėrbėn asnjė shqetėsim pėr Kosovėn. Gjithė kjo zhurmė nė media ka kaluar nė proporcione jo tė duhura”, ka thėnė ambasadori britanik nė Kosovė, Andy Sparkes.

    Genjeshter e Kulluar, te gjithe mundohen te genjejne si keta nderkombetaret ashtu edhe vendoret.

    Por nuk do kene sukses sepse perballe e kane Levizjen VETEVENDOSJE ne krye me legjenden e gjalle ALBIN KURTIN.

    Poshte EULEX-UNMIK-made in Serbia.

    Rrofte Levizja Vetevendosje ( UCK ) - ALBIN KURTI
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #20
    Serbia paralajmėroi se protokolli me EULEX-in mund tė nėnshkruhet kah fundi i shtatorit

    I ashtuquajturi ministėr pėr Kosovėn nė Qeverinė serbe, Goran Bogdanoviq, i ka thėnė shtypit serb se protokolli EULEX - Serbi mund tė nėnshkruhet kah fundi i shtatorit. Me kėtė dokument, sipas tij, do tė definohet lufta kundėr tė gjitha formave te krimit nė Kosovė.
    Ai ka thėnė se nėnshkrimin e protokollit midis EULEX-it dhe Serbisė e mundėson Rezoluta 12 44.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •