Ju pershendes te gjitheve!
Une quhem Himitsu ( i cili eshte my nick name), jam 20 vjece dhe jam nga qyteti i bukur i serenatave, nga Parisi i Shqiperise....Pra qyteti imi i dashur Korca....
Shume here duke bere kerkime ne net me ka dale Forumi Shqiptar dhe ketu kam gjetur me te vertet shume informacione te cilat me kane hyre ne pune dhe nje shtytje tjeter per tu regjistruar ne forum ka qene nga nje shoqja ime...
Ne shume tema te lexuara me kane lene shume pershtypje te mire disa antare ashtu sic mund te me kene lene pershtypje me te vertet te keqe disa te tjere
Jam nje vajze shume e thjeshte, mund te jem shume e embel por ne te njejten kohe mund te jem dhe "piperke diegese" ( pavaresisht se me vjen keq qe ta pranoj)... Kam karakter te forte ( te pakten keshtu me kane konsideruar pjesa me e madhe e njerezve qe me njofin), me pelqejne shume gjera te cilat mund te konsiderohen te bukura... Kam shume pasion Artin ( gjithcka qe ka te beje me te).. dhe ne fakt momentet e veshtira te jetes time arij ti pasqyroj me mire ne pikture ose ne poezi....
Me pelqen te lexoj, te degjoj muzike dhe me pelqen shume te kem komunikim me njerezit te niveleve te ndryshme.. mundohem ti pershtatem gjithsecilit ne karakter. (sigurisht pa tejkaluar kifirin)...
Them se fola mjaftueshem per gjerat qe me pelqejne tani mund te flas per ato gjera te cilat nuk duroj te cilat do te ishin nje liste shume e gjate por une po them vetem disa prej tyre: urrej ironine, banalitetet dhe ata persona qe trajtojne femrat si te ishin objekt kenaqesie... ( keto nuk mundem ti pertyp dot).
Them se kam shkruar shume dhe do jeni lodh duke lexuar ( Ju lutem te me falni!).
Besoj se jam prezantuar ne gjerat me te rendesishme te cilat kane te bejne me mua pak a shume.
Atehere shpresoj qe te gjendem mire ne shoqerine tuaj dhe besoj te mar nga ju ashtu si shpresoj qe dhe une t'iu jap pak nga vetja ime. (Shkembim idesh me nje fjale).
Ju pershendes!
Krijoni Kontakt