Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    I penduari nga gjynahu është si ai i cili nuk ka fare gjynah!

    I penduari nga gjynahu është si ai i cili nuk ka fare gjynah.” Transmeton Ibn Maxhe.

    Prej mëshirës së Allahut mbi robërit e Tij është dhe pranimi i pendimit, nëse ky pendim bëhet me sinqeritet dhe duke vendosur moskthimin më në të.

    Dijetari i njohur Ibn Kajim el Xheuzijeh thotë se nëse njeriu pendohet nga gjynahu me gjithë zemër dhe me sinqeritet, atëherë ky pendim ia djeg çdo të keqe që ka vepruar më parë dhe ia kthen ato sevape që ka pasur më parë.

    Gjynahet dhe veprat e shëmtuara janë sëmundje për zemrën siç janë dhe ethet për trupin. I sëmuri nëse shërohet nga sëmundja i kthehet shëndeti si më parë e ndoshta dhe më mirë, sikur të mos ishte kurrë i sëmurë.

    Po ta zëvendësonim shëndetin me veprat e mira dhe sëmundjen me veprat e këqija dhe gjynahet, ndërsa shërimin dhe rikthimin e shëndetit me pendimin do të ishte i saktë krahasimi i mëposhtëm:

    “Siç dihet ka disa sëmundje pas së cilave njeriut nuk i kthehet shëndeti si më parë, e kjo vjen nga mos shërimi i plotë. Nga disa sëmundje të tjera i kthehet shëndeti siç e ka pasur, por ka dhe prej atyre sëmundjeve pas të cilave njeriu ndjehet më i shëndoshë se më parë për shkak të shkaqeve të suksesshme që u përdorën për shërim. E pra, u bë sëmundja shkak për një shëndet më të fortë.”

    Shënim: Ky mesazh është për të gjithë ne njerëzit mëkatarë, që të pendohemi nga gjynahet, t’i kthehemi me sinqeritet rrugës ku na fton Allahu, e t’i konsiderojmë gjynahet e kryera si një nxitës për vepra të mira e jo pengues, në mënyrë që të mos i humbasim shpresat nga mëshira e Allahut e të mos vazhdojmë më në të ndaluara.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #2
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    ju shpreheni te kemi frike allahun? po si mund ta kesh frike krijuesin kur ai na do fort dhe po ashtue duam fort. ne te kundert me kercenime nuk ka dashuri te vertet por te perkoheshme.

    prandaj duajeni zotin sepse ai na do neve specien e tij me te bukur ne bote qe i ka dhen shpirt.
    vari leshte

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •