Flet aktorja e mirėnjohur Elida Janushi
Pallati176 ėshtė i veēantė, teatri ėshtė magjik
Ajo tė pret me atė buzėqeshjen njerėzore qė si hiqet asnjėherė nga fytyra. Flet mė shumė pėr tė tjerėt se sa pėr vete. E rritur nė Teatrin Kombėtar, ajo se mendon veten jashtė skenės. Nė skenė ajo me rolet e saj, ka qarė, ka qeshur, ėshtė mėrzitur, ėshtė gėzuar, ėshtė trishtuar, ka marrė forcė… Aty ka njohur korifejtė e skenės shqiptare, por po aty ka marrė dhe emocionet mė tė mėdha tė jetės. Teatri pėr tė ėshtė shtėpia e dytė, por mė e madhe, se aty ku banon. Dhe pse rolet e saj janė tė opanumėrt, sėrishmi ajo ka pengjet e saj nė skenė, pengje qė nuk marin formatin e caktuar. Rrėfimi i saj ėshtė i sinqertė, pasi ajo flet natyrshėm, dhe pse si ka fort pėr zemėr diktofonėt bezdisėsh tė gazetarėve, qė i telefonojnė apo e ndalojnė nė rrugė rastėsisht.
Znj. Elida, cili ėshtė mendimi juaj, pėr komėdinė “Pallati 176, pse ėshtė edhe sot pas 25-vjetėsh po aq i shikuar, kėrkuar, diskutuar?
Pėr hir tė sė vėrtetės dua tė them se autorja Adelina Balashi gjeti njė fabul shumė tė bukur, intersante, tė spikatur, tė veēantė. Dhe fabula ėshtė ajo qė e mban njė komedi apo dramė…Athere nuk kishim kėtė entusiazėm dhe as e kishim marrė me mend se kjo komedi do tė kishtė athere dhe tė ketė ende njė sukses tė tillė. Jo vetėm brezat e asaj kohe por edhe brezat e sotėm 12-15
vjeēar po e ndjekin me vėmėndje dhe dėshirė.
Sipas jush pse kjo dėshirė edhe e kėsaj moshe?
Pasi ajo vepėr u punua me shumė dashuri dhe punuam sė bashku, bėmė njė punė sistematike kolektive..Pra punuam me njė dashuri, autore, regjisorė, aktorė, skenografė, kostumograf, pra si njė ekip solid. Por dua tė them se regjisorėt ndoshta qėlluan nė shenjė nė ndarjen e roleve. Jo gjithmonė qėllohet, jo gjithmonė rolet shkojnė tek personi, aktori qė I pėrshtatet. Kjo komedi qysh athere ėshtė ndjekur nga tė gjitha grupmoshat. Cdo moshė kishte dhe ka hapėsirėn e vet nė kėtė komedi, vendin e saj (tijė).
A pati ndonjė hezitim apo pesimizėm, kur ende ishit nė provat e kėsaj
komedie?
Kishte edhe disa nga artistėt qė nuk besonin nė suksesin e saj, nė triumfin.. Pra kishte disa skeptikė…Por nė prova e sipėr ky skepticizėm u thye. Puna, loja, bashkpunimi, seriozitetit, dėshira, korrektėsia, improvizimi sa lejohej, bėnė qė komedia tė realizohej me sukses. Ajo vepėr ngjiti tek spekatatori dhe vazhdon tė nėjtin mision si athere tek spektatorėt nė televizione. Pra ky konkluzion nxirret lehtė pasi 450 shfaqje janė dhėnė me sallėn plot. Si filloi ashtu pėrfundoi vėnia nė skenė e kėsaj komedie, me sallėn plot qė
pėrbėn njė record ndoshta.
Duke e lidhur me problermet e sotme, ku ėshtė aktualiteti i kėsaj komedie?
Tek ajo fabula qė thashė. Komedia ka njė fabul shumė familjare, shumė aktuale kurdoherė, pasi ėshėt vetė familja shqiptare e ēo kohe, me tė mirat, problemet, hallet, shqetėsimet, kėrkesat, mėnyrėn e jetesės, etj…Karakteret janė shumė tė bukura, tė ndėrthurur, ku tė gjithė kanė punuar me passion, pėr tė arrirė finalen e menduar apo tė ideuar nga regjisorėt apo vetė aktorėt. Figurat janė reale. Cdo kush e gjen veten tek Vani (sepse ka shumė Vanėr), ka shumė Marjeta nė jetėn tonė shoqėrore (siē ėshtė personazhi im), tė
pėrkushtuara pėr familjen, ka tė rinj qė dashurojnė me atė pastėrti dhe me atė sinqeritet (si roli i tė dashuruarve, Evės), sikundėr janė larguar vulgaritetet. Pra ėshtė bazuar mbi dicka jetėsore, tė pastėr, ku spektatori vinte dhe ndihej rehat duke parė, vinte dhe me fėmijėn, pasi nuk kishte zhargone, fjaė tė pista, banalitete. Nuk dua tė paragjykoj x apo y vepėr por
dua tė them se, veprat qė kanė pas dhe kanė banalitete, si nė atė kohė edhe sot, nuk kanė jetėgjatėsi nuk i rezistojnė kohės. Veēori tjetėr ėshėt se kjo komedi u ndoq nga tė gjithė kategoritė e spekatorėve. Pra ishte njė vepėr e kompletuar qė s’mund ta ndaje me grupime spektatorėsh, apo me spektatorė specific. Tek ēdo pėrsonazh, spekatori shikonte veten, tė afėrmin, mikun, shokun, shoqen, fisin, komshien, komshiun, etj…Njė shoqėri e tėrė shqiptare e grumbulluar nė skenė.
Cilat vepra mund ti rezitojnė kohės?
Jo ēdo vepėr mund ti rezitojė kohės. Shumė ngelen aty pėr aty, nė konsumin brenda disa shfaqjeve. Kjo ėshtė meritė edhe e autorit tė komedisė apo e veprės. Duhet punuar shumė qė vepra tė jetė vizionare, tė jetė problematike. Psh, autorja Adelina Balashi, duhet tė marrė sėrishmi penėn dhe tė shkruajė. Sot problemet janė shumė ndaj autorėt e komedive, apo dramave duhet tė punojnė nė kėtė drejtim…Spektatori i do shumė komeditė, bile nė kėtė kohė kur ka shumė plagė sociale, probleme, njeriu ka nevojė shumė tė qeshė. Pse veprat e Shekspirit i kanėe qėndruasr kohės? Pasi ai ka kapur problemet mė pikante tė kohės, ato probleme qė shfaqen dhe sot. Ai ka qenė njė eksplorues, njė qėmtus, i problemtikės sė kohės qė egzistojnė nė ēdo shoqėri ….Kėtė e ka vėrtetuar vetė koha.
Ju mendoni pėr njė vepėr tė tillė sėrishmi?
Jo. “Pallati”, mbetet pallat”. S’jam pėr rivėnien e atij nė njė formė apo mėnyrė tjetėr. Jam pėr gjetje tė reja tė krijuesve, komedianė apo dramatik. Njė veėpr e re qė tė ketė emrin e ri, emrin e tij dhe jo ripėrsėritės. Pėr “Pallatin” ėshtė vėnė vula. Ajo vulė nuk i ndrohet mė. Nuk mund tė pėrsėdytet. Sot duhet njė komedi tjetėr mbi pallatin, nga tė gjitha dejtimet dhe jo njė imitim apo pėrsėritje..Psh, figura e Roland Trebickės nuk mund tė pėrsėritet mė nė kėtė komedi. Ai i ka dhėėn tė gjitha ēduhet personazhit tė vete dhe ėshtė indetifikuar me tė..Kėrkesa profesionale e aktorit ka njė tendencė qė nė komedinė tjetėr tė jetė mė lart artsitikisht se sa ka qenė. Nė kėtė mėnyrė mendoj se duhet njė punė dhe njė ideim tjetėr.
Sot ka shumė qytete pa teatėr profesionist, pa trupė, pa asnjė sallė teatri, kjo ėshtė nėj indiferencė e shtetit, polittikės, pushtetit vendor ndaj teatrit, apo vetė shoqėria ėshtė indiferente dhe se ndjek?
Jo shoqėria e ndjek dhe e do teatrin. Por ndoshta ende nuk ėshtė gjetur ajo rrugė, ajo forma, ajo metodė qė teatri tė jetė sa mė funsksional. Besoj se problemi ėshtė sa tek mos gjetja e njė rruge tė re, po aq dhe e pati njėfarė ēorodtitje tek teatri pas ndėrimit tė sitemeve. Nė vitet 1990 e mė tej, pati shumė aktorė, regjisorė, autorė komedish, dramash qė ikėn jashtė. Pėr disa vite asnjė nuk e pati mendjen tek teatri. Krysore ishte mbijetea. Sot duhen parė apo ideuar politika tė reja pėr teatrin.
Si ėshtė sot raporti mes aktorėve tė rinj dhe juve qė tashmė pėrfaqsoni njė brez qė keni lėnė gjurmė nė teatrin dhe kinematografinė shqiptare?
Raportet janė tė mira. Edhe sot nga Akademia po dalin aktorė tė talentuar qė i futen punės, studiojnė, bėjnė prova, realizojnė…Por mund tė them nėjhereazi qė ka disa aktorė tė rinj, qė sa i thėrrasin nė njė rol, gjėja e parė qė bėjnė thonė “sa ėshtė paazari?!”. Sigurisht nė kohėn qė jetojmė ekonomia ka rolin e saj. Njeriu duhet tė mbijetojė. Por aktori nė radhė tė parė duhet tė shohė, punėn, rolin, tė ketė formuar personalitetin, tė ketė lėnė gjurmė, pastaj tė pyesė dhe pėr paratė. Ata nė fillim duhet tė bėjnė tė pamundurėn tė marrin njė rol, tė luten tek regjisorėt pėr tu futur nė njė dramė apo komedi, tė tjerat vijnė vetė…
Kryeqyteti ynė, Tirana, sot vetėm me njė teatėr Kombėtar, a ėshtė i mjaftueshėm?
Pėr mendimin tim jo. Tirana tashmė po bėhet me njė popullsi 1 milionshe dhe jam i mendimit qė duhet tė ketė 4-5 teatro. Kėtė e kėrkon jo vetėm spekaktori, por dhe numri i madh i aktorėve. Kėshtu do rritet dhe konkurenca, por dhe cilėsia. Teatri ėshtė shpenzim, por megjithatė them qė pėr tė duhet investuar, pasi tregon kulturėn e njė populli. Pra duhet tė shtohen teatrot permanent, ku dhe teatrot privatė duhet tė subvecionohen nga shteti. Vetėm kėshtu rritet pėrgjegjėsia, cilėsia, serioziteti,..
Tashmė shumė aktorė kanė ndrruar jetė,..
(Mė ndėrpret…Psherėtin dhe loton.).Eh.. Unė kam punuar me njė plejadėe aktorėsh qė i vijnė rrallė skenės, ekranit, apo sheshit tė xhirimeve. Vendi ynė ka nxjerrė aktorė klasi qė dhe bota i ka vlerėsuar. Korifejtė e teatrit si Mihal Popi, Kadri Roshi, Naim Frashėri, Prokop Mima, Sandėr Prosi, Marije Logoreci, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, (pa folur dhe pėr regjisorėt se teatri sot vuan dhe pėr regjisorė), mbeten ata… Kėshtu dhe me aktorėt e rinj duhet tė dinė se noti mėsohet nė thellėsi jo nė cektinė, teatri ėshtė stėrvitje e pėrhershme jo me hope.
Po kėtė vit si ka punuar Teatri Kombėtar?
Ndoshta ishte viti mė i suksesshėm i teatrit. Janė vėnė nė skenė mė shumė vepra se kurdoherė tjetėr. Vepra me dinjitet qė janė vlerėsuar. “Elektra”, “Darkė e gabuar”, etj…
Mendimi juaj pėr shoqėrinė e sotme shqiptare. A ėshtė ende njė shoqėri maskiliste?
Jo. Them se femra, me punėn e saj, me idetė e saj, me shkollimin, me mėnyrėn e komunikimit, ēdo ditė dhe ėm tepėr po gjen vetveten. Skalla e emmancipmit po rritet. Gruaja ėshėt bėrė factor nė ēdo sektor tė jetės shoqėrore. Tabut janė thyer…femra po avancon dhe nuk ėshtė mė aq e paragjykuar. Nuk di se meshkujt kanė lėshuar terren, pėr hir se i kėrkon koha kėto lėshime, apo me dėshirė, ndjenjė, se e kuptojnė se duhet tė bėhen ndryshimet ne menatalitetin e tyre rreth femrės? (qesh).
Keni ndonjė peng nė skenė?
Peng? Skena pavarsisht sa arritje ke, tė lė gjithmonė pengje…Pengjet
janė Brenda meje.. Jo ēdo vepėr mund ti rezistojė asaj. Ka shumė
Nga Albert ZHOLI - Telegraf
Krijoni Kontakt