Tërmeti në Shqipëri, lëkundje të reja
Nga Express më 07.09.2009 në ora 13:33
(Update) Instituti Sizmiologjik informoi për lëkundje të reja të tërmetit në qarkun e Dibrës. Ekspertët thonë se epiqendra ka qenë sërish fshati Gjoricë. Në orën 23.49 minuta të së dielës, në këtë fshat lëkundjet e tërmetit ishin të një fuqie 7 ballë. Lëkundja më e fundit është shënuar në orën 14.21 minuta dhe ishte me magnitudë 3.3 rihter njoftojnë ekspertët ndërsa në epiqendër ka qenë i një fuqie 4 ballë.
Ekspertët sizmiologë të Institutit shkencor paralajmërojnë se lëkundjet do të vazhdojnë por do të jenë të lehta deri në clirimin e energjisë. Zyra e kryeministrisë informon se vetë kreu i qeverisë Sali Berisha ka mbërritur në Dibër rreth orës 14.30 minuta dhe po sheh nga afër dëmet e shkaktuara.
Dhjetëra familje në komunën e Gjoricës dhe Shupenzës e Ostrenit janë në qiell të hapur pasi banesat e tyre ose janë shembur tërësisht ose janë dëmtuar deri në nivelin për të qenë të rrezikshme për të banuar brenda. Banorët kanë kaluar natën jashtë, ndërsa pritet që edhe natën e sotme të kalojnë nën dritën e hënës. Shtabi i Emergjencës është mbledhur sot paradite për të përcaktuar dëmet materiale si dhe masat për ti ardhur në ndihmë banorëve të zonës. (BWeb)
Një fëmijë i lënduar nga tërmeti
Një fëmijë është i lënduari i parë që është raportuar deri tani nga tërmeti 7 ballë me epiqendër komunën Gjoricë të Peshkopisë. Kryetari i komunës Tomin raportoi n mbledhjen e Shtabit të Emergjencës se fëmija nga fshati Catush i kësaj komune ka pësuar plagë të lehta. Ai është shtruar në spitalin e Peshkopisë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Kryekomunari raportoi më pas se nga lëkundjet e tërmetit kanë pësuar dëme shkollat e komunës Tomin si dhe Ostren. Mbledhja e Shtabit të Emergjencës vazhdon
Mblidhet Shtabi i Emergjencave
Tërmeti me epiqendër komunën Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë është ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës e disa qytete të tjera. Banorët kaluan natën jashtë në panik. Emergjencat Civile kanë njoftuar se asnjë qytetarë nuk është i lënduar.. Bilanci i deritanishëm: 9 shtëpi të shembura e mbi 1000 shtëpi të dëmtuara në Gjoricë e Shopenz. Tërmeti është ndjerë dhe në Kosovë.
Eksperti i Institutit të Sizmiologjisë Rrapo Ormeni informoi se lëkundjet e tërmetit gjatë natës kanë ardhur duke ulur intensitetin e tyre, cka dëshmon se janë shuar lëkundjet.
“Mbas tërmetit të vitit 1979, ku u dëmtua lagjja Bahcallëk e Shkodrës dhe tërmeti i 1988, ky është më i forti ndër vite” konfirmoi eksperti sizmiologjik.
Prefekti i Dibrës, konfirmoi se kishet angazhuar të gjithë kryetarët e komunave dhe të fshatrave për të raportuar mbi dëmet materiale që janë shkaktuar nga tërmeti.
“Rreth orës 11.30 minuta do të ketë një bilanc më të saktë të dëmeve”- informoi Seiti për NEWS24.
Tërmeti i mbrëmshëm me epiqendër në zonën e Dibrës është ndier edhe në Kosovë, në Prizren, Therandë dhe Gjakovë. Lajmi jepet nga Radio Televizioni i Kosovës.
S'ka të lënduar nga tërmetii
Kreu i Shtabit të Emergjencave, Alfred Olli konfirmoi për tv NEWS24 se tërmeti nuk ka shkaktuar asnjë viktimë. “Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëyz, ndërsa një ekip i emergjencave është dërguar që herët në mëngjes dhe po bën vlerësimin e dëmeve. Në orën 10.00 do të bëhet dhe mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vendosur mbi masat që do të merren për të përballuar situatën.
Prefekti i Dibrës Xhaferr Saiti në një prononcim telefonik për një media televizive tha se dëmtimet më të mëdha kanë pësuar disa fshatra të komunës Shupenzë dhe Gjoricë.
Në komunën Shupenzë janë shembur tërësisht 6 shtëpi, ndërsa në komunën Gjoricë të rrethit të Bulqizës, janë shembur 3 shtëpi”- deklaroi Saiti
Tërmet i fuqishëm trondit Shqipërinë
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta para mesnatës së të dielës në juglindje të Peshkopisë.
Instituti Sizmiologjik thotë se lëkundja e parë, është regjistruar në oren 23.49 te mbrëmjes së të dielës dhe ka zgjatur 15 sekonda, dhe më pas kanë vazhduar 59 lëkundje të tjera me intensitet më të vogël.
Tërmeti ka pasur epiqendër komunën Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë ndërsa lëkundjet me fuqi 5.4 ballë janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës.
Një gazetar i tv NEWS24 i cili ndodhet në vendngjarje thotë se Komuna Shupenzë është më dëmtuara nga tërmeti.
Banorët kanë kaluar natën jashtë pasi vazhdimisht janë ndjerë lëkundjet. Lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm.
Fatmirësisht nuk është shënuar ende asnjë viktimë ndërsa nga 1200 banesa që ka gjithsej kjo komunë 1000 prej tyre janë të plasaritura. 6 shtëpi janë të shembura plotësisht.
Dëmtime shtëpish jane regjistruar dhe në komunen Ostren,e Gjurice. Në disa fshatra te ketyre komunave është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. (BWeb)
Sipas seismologeve, termete te vogla do te vazhdojne te ndjehen edhe gjate nates. Vetem deri ne oren 2:42 jane shenuar 59 lekundje te vogla pas atij kryesorit. Komuna e Ostrenit akoma vazhdon te jete ne erresire dhe pa drita.
Ne disa zona nuk punojne celularet dhe si rezultat akoma nuk eshte e sakte nese ka apo jo deme materiale.
Epiqendra e termetit eshte ne rajonin shkembor perkatesisht ne fshatin Gjorice te Peshkopise. Raportohet per shembjen e disa shtepive ne Gjorice dhe Shupence te Peshkopise ndersa nuk ka viktima apo te lenduar.
Termeti eshte ndjere ne Tirane, gje e cila ka shkaktuar panik mes qytetareve ndersa epiqendra e termetit eshte 50 km ne verilindje te Tiranes, ne thellesi 3.9 km.
Termeti eshte ndjere edhe ne Lac, Kruje, Durres, Kavaje, si dhe disa qytete te Maqedonise si Shkup, Kumanove, Tetove, Gostivar ndersa raportohet edhe per deme materiale ne Peshkopi.
Termeti eshte ndjere edhe ne Kosove, perkatesisht ne Prizren dhe Therande.
Termet me fuqi 5.4 balle dhe me kohezgjatje 15 sekonda ka goditur Shqiperine ne oren 23:49 minuta.
Lajmin per termetin e konfirmoi Qendra Amerikane e Termeteve sipas te ciles fuqia e termetit eshte 5.4 balle dhe ka qene ne thellesi 3.9 km.
Epiqendra ndodhet 50 km larga nga Tirana, 80 km nga Tetova dhe 95 km nga Korca. /albeu/
Krijoni Kontakt