Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Letra e 1947: Z. Truman na shpëtoni nga sllavët

    » Vendosur: 06/09/2009 - 10:08

    Ferdinand Dervishi

    Dy gazetarë dhe një mik i tyre, të tre azilantë politikë shqiptarë në Romën e vitit të largët 1947, vendosin emrat e plotë nën tekstin e një letre dërguar Presidentit amerikan, Harry Truman. Një letre - apel, ku pasi bëhej një panoramë e imtësishme dhe e vërtetë e gjendjes së popullit që vuante për bukën e gojës, i kërkonte njeriut më të fuqishëm të globit të influenconte që në Shqipëri të bëheshin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Letra, pjesët kryesore të së cilës janë në përkthimin e mëposhtëm, është ndërfutur në volumin e tretë të ciklit për historinë e Shqipërisë "Albania as Dictatorship and Democracy, 1940-1998 (Shqipëria si Diktaturë dhe Demokraci)", të historianit të njohur Owen Pearson. Është koha kur Shqipëria e Enver Hoxhës i ka hapur dyert kanatash Jugosllavisë së Josip Titos dhe kur incidentet e armatosura në kufirin me Greqinë kishin sjellë sërish aromën e frikshme të luftës. Në të njëjtin libër, pak rreshta më sipër vendvendosjes së kësaj letre, autori ka sjellë të dhëna edhe për dërgimin e dy divizioneve ushtarake jugosllave që do të ndihmonin ushtrinë shqiptare në përplasjet me atë greke në kufirin jugor. Po këtu lexohet edhe një tjetër fakt i panjohur, sipas të cilit, dy divizionet duhet të viheshin nën drejtimin e Koçi Xoxes për të përmbushur një mision të fshehtë që do të finalizohej me bashkimin e Shqipërisë në trungun e shtetit multietnik jugosllav.
    Pikërisht në këtë periudhë kohore në duart e presidentit mbase më antikomunist amerikan, Harry Truman, ka mbërritur letra e tre azilantëve politikë shqiptarë në Itali, në të cilën theksohej nga fillimi në fund pikërisht rreziku i sllavizmit të Shqipërisë dhe jo vetëm.

    Ja përmbajtja e letrës.

    Zoti President!

    "Në këtë moment të së vërtetës, në kohën kur idealet demokratike po përkrahen gjithandej dhe kur e drejta për liri u është premtuar edhe popujve të vegjël, Shqipëria është gati duke u zhytur në botën sllave dhe rrezikon të asimilohet prej saj. Duke qenë etnikisht të ndryshëm nga sllavët edhe në mendësi, edhe në zakone, shqiptarët janë të rrethuar nga shtetet agresive sllave dhe janë gati drejt zhdukjes si komb...
    Rezistenca e popullit shqiptar përballet me shtetin e Enver Hoxhës, me një mbretëri terrori, e cila godet dhe rrëzon njerëzit dhe institucionet që janë potencialisht të aftë të ruajnë individualitetin etnik të kombit. Qëllimi i kësaj diktature është të hapë rrugën për një sllavizëm të shpejtë dhe përfundimtar të popullit shqiptar.
    Njerëzit më të mirë, ku Shqipëria gjente mbështetje, në fe, letërsi, politikë, ushtri, në fushat administrative e sociale, janë spastruar me anë të ekzekutimeve pasi janë dënuar nga të ashtuquajturat "gjyqet popullore". Dhjetëra - mijëra qytetarë janë futur në burgje duke qenë fajtorë vetëm sepse i kanë bërë opozitë një regjimi që është antitezë e demokracisë dhe i vendosur në luftën kundër të drejtave civile.
    Një shembull mund të mjaftojë të tregojë veprimtarinë ekstreme antidemokratike të qeverisë aktuale shqiptare dhe urrejtjen e saj ndaj Fuqive Anglo-Saksone, që te shqiptarët është një shembull i gjallë i demokracisë: vetëm pak javë më parë të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët flisnin anglisht, janë arrestuar dhe futur në burgje...
    Vuajtjet e shkaktuara nga gjendja e varfërisë e tmerrshme në të cilën është zhytur shumica e popullit janë rënduar nga drejtimi inkompetent i punëve të shtetit prej qeverisë...
    Në Shqipëri nuk ka më pronarë dyqanesh apo tregtarë, shteti ka konfiskuar ndërtesat dhe furnizimet. Dhjetëra - mijëra fshatarë janë larguar me dhunë nga arat e tyre dhe regjistruar në "brigadat e kuqe". Industria private është inekzistente.
    Por, pavarësisht nga konfiskimi i gjithë këtyre pasurive, qeveria është duke falimentuar për shkak të inkompetencës administrative të nëpunësve si dhe për shkak të shpenzimeve të tepruara për ushtrinë, të cilat janë në përpjesëtim të zhdrejtë me të ardhurat kombëtare. Kështu njerëzit janë pranë pikut të urisë. Vdekshmëria foshnjore e shkaktuar nga kequshqyerja është rritur në mënyrë drastike. Buka e bërë nga mielli është një kujtim i largët, një masë e patretshme paste prej misri e ka zëvendësuar atë. Furnizimet që U.N.R.R.A. ka sjellë në vend janë rezervuar për anëtarët e Partisë Komuniste Shqiptare, ndërsa njerëzit në përgjithësi janë të privuar nga kjo asistencë kaq shumë e nevojshme. Ne mund të konstatojmë pa pasur frikën e kontradiksionit se tetëdhjetë për qind e shqiptarëve janë kundër qeverisë dhe se opozicioni ndaj saj është duke u rritur në mënyrë të qëndrueshme hap pas hapi dhe se populli tashmë e ka kuptuar se qëllimi përfundimtar i Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij është të zhysin Shqipërinë në detin e gjerë sllav.
    Në këtë mënyrë urrejtja kundër qeverisë është e thellë, por populli ynë nuk mund të ngrihet kundër tiranëve të tij, sepse është i vetëm, sepse pas Enver Hoxhës qëndrojnë fuqi të tjera. Ata e dinë se çdo revoltë mund të vendosë vendin e tyre nën okupimin e hordhive sllave nga veriu dhe lindja.
    Zoti President, ne duke folur për bashkëpatriotët tanë në shtëpitë e tyre, të cilët nuk mund të ngrenë zërin, ju bëjmë apel që në Shqipëri të bëhen zgjedhje të lira nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Ne e dimë se zgjedhjet e lira mund të çojnë vendin tonë në rrugën e demokracisë dhe t'i japin atij mundësinë për të bashkëpunuar me shtetet e tjera në vendosjen dhe ruajtjen e paqes...
    Duke ju drejtuar drejtpërdrejt juve, një popull i vogël, por shumë i lashtë, e vetmja dëshirë e të cilit është t'i mbijetojë kërcënimit të asgjësimit shpesh të pranishëm në historinë e tij të trishtë, e sheh me zemrën e shpresës ndihmën tuaj, e vetmja që mund t'i kthejë në jetën e dinjitetin njerëzor.

    Dr. EDUARD LIÇO, NOSI QIRIACO, ALBERT AKSHIJA

    panorama

  2. #2
    femnist
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    5

    Komplimentet me te mira

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Kam patur rastin ta lexoj ne origjinal letren e dorezuar presidentit Truman nga njeri nga bashkehartuesit z.Akshija Albert. Ne lidhje me kete ka nje Artikull ne gazeten Bashkimi te vitit 1947 ku me nje lume te sharash mundohen te denigrojne keta te rinj 20-25 vjecar duke i konsideruar poliagjente.
    Komplimente edhe njehere per keto copeza historie qe jane te panjohura edhe per historianet.

  3. #3
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Uauuuu
    Shumë e fuqishme!
    Ah sikur të kishte vënë dorë Amerika qysh atëherë, dhe të ishim bërë një shtet demokratik, sot do të ishim ndoshta nga vëndet më të begata të Europës!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #4
    femnist
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    5

    Letra per presidentin Truman

    pershendetje

    une kam pare njeren nga kopjet e letres ne shqip dhe ne anglisht qe ishte me firmat e autoreve te saj qe ruhej ne arkivat e Bllokut Kombetar Indipendent, i cili e patur veprimtarine ne Rome kryesisht. Eshte me te vertet nje leter qe ka bere jehone, duke e detyruar gazeten Bashkimi te shkruaj kundrejt "tre palacove" qe nenshkruan me shpifje dhe sharje per autoret. Nqs nuk gaboj eshte gazeta Bashkimi e dates 24.10.1947.
    Ndryshuar për herë të fundit nga scutarino : 23-01-2011 më 06:57 Arsyeja: gabim ortografik

  5. #5
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Dhe për ironi të fatit si dhe në parantezë me letrën dërguar Harry Truman dhe pasivitetit amerikan në këtë drejtim, për shkak të disa elementëve kompleks gjeopolitik, Shqipëria u shpëtua nga sllavët po nga vetë sllavët.
    relata refero

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Dhe për ironi të fatit si dhe në parantezë me letrën dërguar Harry Truman dhe pasivitetit amerikan në këtë drejtim, për shkak të disa elementëve kompleks gjeopolitik, Shqipëria u shpëtua nga sllavët po nga vetë sllavët.
    Z. Uriel, Këte tezë që ju e shtroni është shumë "interesante", ka mundësi ëq të shtjelloni pakëz më shumë, si është e mundur që ne shpëtuam "nga vetë sllavët"?

  7. #7
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Krisja e marrëdhënieve BS-Jugosllavi më 1948 shkatërroi të gjitha planet jugosllave për aneksimin e "Republikës së shtatë". Shumë të tjerë e cilësojnë si aftësi të Hoxhës lojën me portën sovjetike në dëm të jugosllavëve por nqs nuk do ekzistonte hendeku i 48', Tito i kishte të hapura të gjitha dyert për planet e tij të pansllavizmit ballkanik.

    Me pak fjalë, Shqipëria deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore kishte qënë në periferi të politikës së BS në Ballkan. Rezultatet e luftës sollën një rritje të ndjeshme të influencës sovjetike në rajon, veçanërisht në ato vende që u çliruan nga ushtria sovjetike, si Rumania, Bullgaria e Jugosllavia. Por ushtria sovjetike nuk erdhi në Shqipëri dhe i vetmi përfaqësues i saj pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacianalçlirimtare të Shqipërisë majori Ivanov mbërriti në gusht 1944.

    Qeveria shqiptare ushqeu që në fillim shpresa të mëdha për mbështetje e ndihmë nga qeveria sovjetike. Por kjo nuk ndodhi. Në fillim Bashkimi Sovjetik i shikonte me një farë dyshimi marrëdhëniet me qeverinë shqiptare. Ndërkohëqë qëndrimet ndaj Shqipërisë, sidomos në planin ndërkombëtar (Konferenca e Jaltës, Konferenca e San Françiskos, etj.) dhe në çështjen e njohjes së saj, ishin të bashkërenduara me qeveritë e SHBA dhe të Britanisë së Madhe. Një politikë e tillë ndaj Shqipërisë ndiqej dhe për shkak të mungesës së informacionit për të. Në këto kushte qeveria sovjetike e la Shqipërinë në një farë “kujdestarie” të Jugosllavisë.

    Pas njohjes së qeverisë shqiptare, më 10 nëntor 1945, midis të dy vendeve u vendosën marrëdhëniet diplomatike dhe në janar 1946 në Tiranë mbërriti ambasadori i parë sovjetik në Shqipëri, D. Cuvahin. Kjo ngjarje solli një prezencë dhe një angazhim më të madh të BS në Shqipëri, por akoma larg asaj që dëshironte udhëheqja komuniste shqiptare.

    Gjatë vitit 1946 qeveria sovjetike mbështeti Shqipërinë në planin ndërkombëtar, si në çështjen e pranimit në OKB, po ashtu edhe në Konferencën e Paqes në Paris, për dëmshpërblimet. Acarimi i marrëdhënieve të Bashkimit Sovjetik me fuqitë perëndimore në përgjithësi dhe për çështjen greke, në veçanti, i siguroi Shqipërisë më shumë vëmendje. Në këto kushte, gjatë viteve 1945–1946, Enver Hoxha u përpoq që të realizonte një vizitë në Moskë për të takuar liderin sovjetik. Por kjo nuk u bë e mundur, pasi Beogradi që shërbente si filtër për problemet shqiptare, e refuzonte në mënyrë sistematike një vizitë të tillë. Në vitin 1947 marrëdhëniet shqiptaro–sovjetike u zhvilluan më tej dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat u bë më i kordinuar. Bashkimi Sovjetik doli në mbrojtje të qeverisë shqiptare gjatë diskutimit në Këshillin e Sigurimit të çështjes së incidentit në Kanalin e Korfuzit.

    Në korrik të vitit 1947 Enver Hoxha arriti të realizojë vizitën e parë në Moskë, ku u takua me Stalinin e me udhëheqës të tjerë të BS. Pas kësaj vizite marrëdhëniet dypalëshe njohën zhvillim të ri në të gjitha fushat, ekonomike e ushtarake. Në këtë kuadër ushtria shqiptare filloi të pajisej falas me armatim sovjetik. Në 25 korrik 1947 në Moskë u firmos marrëveshja për t’i dhënë Shqipërisë një kredi të re në shumën 6 milionë dollarë për blerjen e makinerive industriale e bujqësore. Afrimi me Moskën nuk u prit mirë në Beograd. I shqetësuar nga këto zhvillime, Tito nxitoi të realizoi projektin për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi.

    Pas kthimit nga Bashkimi Sovjetik, Enver Hoxha i ndodhur në rrethanat e krijuara, shpresën e shpëtimit e pa në forcimin e lidhjeve me Moskën. Në momentin kur pozitat e tij, si rezultat i presionit dhe i ndërhyrjes jugosllave, ishin më të dobëta se kurrë, në pranverë 1948 shpërtheu konflikti sovjeto–jugosllav. Çështja shqiptare dhe ankesat e Enver Hoxhës për Titon dhe qeverinë jugosllave u përdorën nga Stalini për të goditur udhëheqjen e Beogradit. Në rrethanat e krijuara Shqipëria merr dimensione të reja në politikën sovjetike në Ballkan dhe nga gjysma e dytë e vitit 1948 shënoi një etapë të re në marrëdhëniet shqiptaro–sovjetike. Shqipëria orientohet tërësisht nga BS dhe ky i fundit rrit influencën dhe kontrollin e vet. Dashe pa dashje apo direkt indirekt, ishin sovjetikët që shpëtuan Shqipërinë nga inkuadrimi i saj total në Jugosllavi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 25-01-2011 më 08:35
    relata refero

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •