Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Berisha: Ka një dhe vetëm një komb shqiptar

    Berisha: Ka një dhe vetëm një komb shqiptar

    “Do të bëj çdo përpjekje me qeverinë e Kosovës, por, për hir të së vërtetës, edhe me qeverinë e Maqedonisë që të vendosim sa më shpejt ato standarde që gëzohen në hapësirën e BE-së, në mënyrë që shqiptarët të ndihen një dhe vetëm një. E kam theksuar dhe e theksoj, kjo nuk ka të bëjë me sovranitetin. Sikundër të harrojë ndonjëri se mund të mendohet për dy apo tre kombe shqiptare. Ka një dhe vetëm një komb shqiptar. Ata që udhëhiqen nga fobia ndaj shqiptarëve, duhet të lirohen. Nuk ka komb më paqësor dhe më të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit, sesa kombi shqiptar. Mund të më thoni a ka gjë më të shëmtuar, sesa radhët e njerëzve në rajon”, ka theksuar kryeministri shqiptar.

    Ai këto komente i ka bërë dje në selinë e kryeministrisë në Tiranë duke komentuar idenë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, transmeton agjencia e lajmeve INA.

    Berisha ka potencuar se do të përpiqet të arrijë këto standarde, duke mos cënuar askend në rajon. “Nuk bëhet fjalë këtu për të cenuar stabilitetin. E para, kam kundërshtuar të gjitha platformat e ndarjes. Ky nuk është interesi kombëtar i shqiptarëve, prandaj i kam kundërshtuar. Ky është absolutisht një qëllim madhor i pandryshueshëm dhe i mbështetur, kam bindjen më të madhe, nga të gjithë miqtë e shqiptarëve. Në qoftë se ka mendje të sëmura që imagjinojnë dy dhe tre kombe shqiptare, kjo pastaj është një don kishotizëm jashtë kohërave, jashtë hapësirave demokratike të Evropës dhe perëndimit. Ka një komb shqiptar”, ka theksuar kryeministri Berisha.

    Sipas tij, problemi i bashkimit të shqiptarëve, mbi bazën e idealit të tyre europian, duhet të kuptohet që është një fat i madh që ideali kombëtar shqiptar përputhet tërësisht dhe është i njëjtë me idealin europian të kombit shqiptar.

    “Ky është një proces i pandalshëm, një proces, me të cilin shqiptarët do të tejkalojnë pasojat tmerrësisht të dhimbshme të njërës prej padrejtësive të mëdha që Evropa ka njohur në tërë historinë e vet, copëtimin e kombit shqiptar. Këtu nuk mund të ketë as edhe një ekuivok”, ka theksuar Berisha. (INA)02/09/2009

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ekziston kjo temë, kontrollo në forum.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •