Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Gezuar Diten e Lumerimit te Nene Terezes

    Me rastin e 7 vjetorit te shpalljes se Nene Terezes "E Lume" nga Papa Gjon Pali II ne 19-Tetor-2003, do doja t'i uroj jo vetem besimtaret katolike po mbare popullin shqiptar per kete dite.

    Nene Tereza eshte nje perfaqesuese e dy-fishte: Ajo perfaqeson Kishen Katolike dhe gjithashtu kombin Shqiptar ne bote.

    Per shume vjet gezuar!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #32
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Me rastin e 7 vjetorit te shpalljes se Nene Terezes "E Lume" nga Papa Gjon Pali II ne 19-Tetor-2003, do doja t'i uroj jo vetem besimtaret katolike po mbare popullin shqiptar per kete dite.

    Nene Tereza eshte nje perfaqesuese e dy-fishte: Ajo perfaqeson Kishen Katolike dhe gjithashtu kombin Shqiptar ne bote.

    Per shume vjet gezuar!
    Nene Tereze është ambasadori i te gjithe shqiptarve kudo qe jane. Edhe unë do doja t'i uroj siq ka uruar edhe Matrixi i nderuar, jo vetem besimtaret katolike po mbare popullin shqiptar ku do.

    Urime 7 vjetorit te shpalljes se Nene Terezes "E Lume".

    Urime!
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  3. #33
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Përurohet në Tiranë “Rruga e Mijëvjeçarit të Paqës” kushtuar së Lumes Nënë Tereze.


    Dje me 19. 10. 2010, paradite në Tiranë, presidenti i Republikës Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, përuruan fillimin e ndërtimit të një rruge të re në Tiranë, quajtur “Rruga e Mijëvjeçarit të Paqës”.

    Kjo rrugë e re e kryeqyteti i kushtohet së Lumes Nënë Terezë, e cila u pat shpallur e Lume pikërisht shtatë vjet më parë nga Papa Gjon Pali II.
    Në fjalën e vet presidenti Topi vuri në dukje se Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu, me jetën dhe me veprat e veta ndërtoi një rrugë që shërben si bazë e qytetërimit tonë dhe e dëshirës së vazhdueshme të popujve – atë të paqës. Prandaj rrugën e saj që simbolikisht mund ta quajmë të paqës, populli shqiptar deshi ta kontretizojë me një rrugë që me të vërtetë është emërtuar si “Rruga e Paqës”.
    Më tej në fjalën e tij presidenti Topi theksoi se çdo shqiptar e ka për detyrë të zbatojë doktrinën e Nënë Terezës, atë të dashurisë dhe të paqës.
    Rruga është e gjatë 2.7 km dhe zë fill tek liqeni artificial në Tiranë. Anash saj do të vendos pllaka me mbishkrime nga 28 njerëz të shquar të të gjithë botës.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  4. #34
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Gjon Pali II: më Nënë Terezën Shqipëria është nderuar gjithmonë në botë


    Gjatë periudhës së errët të izolimit të plotë të Shqipërisë nga bota nën diktaturën komuniste, sipas Gjon Palit II, ishte pikërisht Nënë Tereza ajo që e barti dhe nderoi emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve në mbarë botën. Po, pikërisht atëherë kur populli shqiptar shtypej e persekutoj nga komunizmi ateist, atëherë nuk kishte kurrfarë lirie e vuante mizorisht nga persekutimi i tërbuar, atëherë kur dhunoheshin e mohoheshin vlerat njerëzore, shpirtërore, kulturore e deri edhe ato kombëtare, ishte pikërisht Nënë Tereza, bija e mohuar dhe e refuzuar nga komunistët shqiptarë, ajo që e mbajti lartë para botës mbarë të ndezur dritën e shpirtit të vërtetë të popullit shqiptar e shpresën e tij.

    Papa Gjon Pali II Gjatë vizitës së tij apostolike historike në Shkodër, më 23 prill 1993, pas kremtimit të Meshës në Katedralen e qytetit, gjatë lutjes së mesditës të Mbretëreshës Qiellore nga ballkoni i selisë së kryeipeshkvisë, para sheshit të Katedrales mbushur përplot me besimtarë e qytetarë shkodranë e të rretheve tjera të veriut, e falënderoi popullin shqiptar për këtë dhuratë të madhe që është Nënë Tereza e tha për të:.....

    “Të dashur, nuk mund mos të përshëndes një person shumë të përvuajtur, që ndodhet mes nesh. Është Nënë Tereza e Kalkutës.
    Të gjithë e dinë nga vjen, cili është atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohët e izolimit të plotë të Shqipërisë, ishte kjo rregulltare e përvuajtur, kjo shërbëtore e përvuajtur e më të varfërve e çonte në mbarë botën emrin e Atdheut tuaj.
    Në të, në personin e Nënë Terezës Shqipëria është nderuar gjithmonë.
    Është ky misioni i saj dhe i të gjithë atyre që, porsi ajo, janë ndjekës të vërtet të Krishtit, apostuj të Krishtit, apostuj të dashurisë e të bamirësisë.
    Ju falënderoj sot në emër të Kishës universale, ju falënderoj, të dashur shqiptarë, për këtë bijë të tokës suaj, të popullit tuaj.
    Të gjithë le ta falënderojmë Zotin për këtë ditë.
    ‘Kjo është dita që na dhuroi Zoti’. Zoti ju bekoftë!”
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  5. #35
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Me gjithe mend, katoliket kane me cfare te krenohen me Nene Terezen ne vecanti dhe shume te tjere ne pergjithesi.

    Po aq sa eshte minorance ne numer, katolicizmi, ne te kundert, eshte ne mazhorance morale.

    Ne historine shqiptare, ironikisht, numri me vlerat kane raport te kundert.

  6. #36
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Një shkrim Autentik i shenjtëreshës shqiptare NËNË TEREZËS drejtuar ish Ipeshkvit te Kosovës Nikë Preles, ne vitin 1990


    Emri:  Nentereza.jpg

Shikime: 2730

Madhësia:  31.7 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-11-2012 më 19:54
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •