-
Ushtarakët kosovarë nga shtatori studime në Shqipëri

Nga Express më 05.09.2009 në ora 16:00
Ushtarakët e parë kosovarë do të nisin që në shtator të këtij viti studimet në institucionet akademike në vendin tonë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, gjatë një takimi me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi.
Ministri Oketa vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa gjeneral Selimi e njohu ministrin Oketa me situatën në Kosovë, Oketa vlerësoi se pozicioni në të cilin ndodhet Shqipëria tani si një vend anëtar i NATO-s, por edhe shumë afër Kosovës, do të përkthehet në një përvojë dhe mbështetje për modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë në Kosovë. /BalkanWeb/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt