Tė paktėn 22 viktima, ministri jep dorėheqje
Nga Express mė 05.09.2009 nė ora 13:36
(Updated)
22 tė vdekur ka arritur numri i viktimave pas mbytjes sė anijes "Ilinden" ne Ohėr tė Maqedonisė. Numri mė i madh i 74 pasagjerėve kanė qenė turistė Bullgarė. Lajmi konfirmohet nga Ministri i mbrojtjes sė Maqedonisė Zoran Konjanovski. Menjėherė pas ngjarjes ministri i Transportit tė Maqedonisė Mile Janakievski ka dhene dorėheqjen. Ndėrsa qeveria e Maqedonisė ka shprehur keqardhjen pėr ngjarjen dhe ka vendosur qė data 6 shtator tė jetė ditė zie nė Maqedoni. Kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Brendėshme Gordana Jankullovska, ministri i Transportit Mile Janakievski dhe ministri i Shėndetėsisė, Bujar Osmani ndodhen nė Ohėr,gjithashtu edhe presidenti Ivanov ėshtė nisur drejt vendit tė ngjarjes.
Ndėrkohė qė nga Bullgaria janė nisur drejt Ohrit aeroplan pėr t’i transportuar turistėt e mbijetuar bullgarė. Kryeministri Bullgar Bojko Borisov ka zhvilluar njė bisedė telefonike me kryeministrin Maqedonas Nikolla Gruevski pėr tė siguruar ndihmė maksimale pėr viktimat. Gjithashtu presidenti bullgar George Parvanov ka kėrkuar nga kryeministri Borisov marrjen e masave dhe gadishmėrinė maksimale pėr tju dhėnė ndihmėn tė mbijetuarve dhe pėr kthimin e viktimave nė atdhe.
Anija "Iliden" ndodhej rreth 200 metra nga bregu kur u mbyt si pasojė e mbipeshės rreth ores 11:00, ne ujrat e liqenit tė Ohrit nė afėrsi tė njė kampingu,12 kilometra nė jug tė qytetit. Anija ėshtė fundosur brenda tre minutave nė njė thellėsi prej 6 metrash. Dėshmitarėt okularė bėjnė tė ditur pėr ALSAT-M se “fillimisht ėshtė kėputur nje pjese e timonit tė anijes, ėshtė dėgjuar nje shpėrthim dhe anija menjėherė ėshtė fundosur”. /Alsat/
19 tė vdekur mbytja e tragetit nė Ohėr
Tė paktėn 19 vetė kanė vdekur pasi njė traget ėshtė mbytur nė liqenin e Ohrit nė Maqedoni.
Policia lokale e ka cilėsuar incidentin si njė tragjedi tė madhe.
Anija u mbyt 200 metra larg bregut nė liqen nė pjesėn maqedonase. Rreth 50 pasagjerė kanė mundur tė shpėtohen.
Njoftimet nga vėndngjarja thonė se ka pasur njė shpėrthim tė madh dhe anija u mbyt me shpejtėsi. /BBC/
Fundoset anija nė Ohėr, 17 viktima
Njė anije me mbi 50 pasagjerė nė bord ėshtė fundosur sot nė Liqenin e Ohrit, nė afėrsi tė autokampit "Eleshec", njofton agjencia e lajmeve INA.
Sipas informacioneve tė para deri mė tani ėshtė konfirmuar mbytja e 17 personave, ndėrsa druhet se numri i viktimave mund tė jetė mė i madh.
Jozyrtarisht mėsohet se anija ka transportuar njė grup prej pesėdhjetė turistėsh nga Bullgaria.
Nė vijim ėshtė aksioni pėr nxjerrjen e trupave tė viktimave. Janė angazhuar ekipe tė policisė sė liqenit me barka, ekipe tė zhytėsve special dhe tė gjitha automjetet e ambulancave, me tė cilat disponon shėrbimi pėr ndihmė urgjente nė Ohėr.
Arsyeja pėr aksidentin ende nuk ėshtė bėrė e ditur, ndėrsa vendi ėshtė i siguruar nga policia, e cila nuk lejon qasje. Nė vendin e aksidentit kanė mbėrritur zyrtarė tė qeverisė sė Maqedonisė.
Jozyrtarisht, tė parėt nė ndihmė tė udhėtarėve nė anijen e fundosur kanė ardhur persona nga autokampi me barkė, tė cilėt kanė arritur tė shpėtojnė njė pjesė tė madhe tė tyre. /INA/
Krijoni Kontakt