Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 103
  1. #61
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE



    Mr. Ukshin HOTI



    PJESA I



    KOSOVA DHE EVROPA




    1. PĖR NJĖ QASJE SHKENCORE TĖ POLITIKĖS NĖ KOSOVĖ



    Nė qoftė se pėrdorimi i nocioneve nė jetėn e pėrditshme ėshtė i lidhur me dukuri tė njė rėndėsie tė caktuar shoqėrore, atėherė nuk ėshtė krejt njėsoj se ē'do tė nėnkuptohet realisht me to. Pėr shumicėn e tyre supozohet se janė tėrėsisht tė njohura, por njė analizė pak mė e thelluar e pėrmbajtjes sė tyre nuk e pėrjashton mundėsinė e konstatimit tė kundėrt, vetėm pjesėrisht tė saktė, ose edhe tė manipulimit tė qėllimshėm me pėrmbajtjen e tyre. Pėr kėtė shkak, por edhe pėr shkaqe tė tjera tė lidhura me temėn nė shqyrtim, nuk do tė ishte i tepėrt precizimi i vetėm disa prej tyre, si p.sh. i termave: "politikė", "politikė e jashtme /e brendshme", "politikė ndėrkombėtare", "Evropė", etj., tė cilat nė kontekst tė rrethanave ekzistuese apo tė ndryshuara, nė kontekst tė qėllimit tė zhvillimit tė proceseve dhe tė paraqitjes sė dukurive tė caktuara, nuk mund tė kenė domethėnie tė njėjtė e statike. Nė tė vėrtetė, analiza e pėrdorimit tė tyre nė kontekstin e dhėnė shoqėror do tė ishte me rėndėsi tė shumėfishtė, por pėr shkak tė qėllimit tė parashtruar tė temės, vetėm pjesėrisht mund tė pėrqėndrohemi nė tė, duke filluar nga supozimi se ėshtė nė dobi tė shtjellimit tė saj (d.m.th. tė temės) dhe jo me qėllim tė shkoqitjes sė kuptimeve dhe tė nėnteksteve qė do tė dilnin nga njė analizė e tillė.

    Nga ana tjetėr, vėshtirėsitė nė precizimin e termave politikė janė tė lidhura me faktin se si ligjshmėritė e zhvillimit shoqėror, ashtu dhe dukuritė qė i pėrcjellin ato, kurrnjėherė nuk manifestohen drejtpėrsėdrejti, por tėrthorazi. Pėr disa nga kėto dukuri nuk ekzistojnė terma adekuatė jo vetėm nė gjuhėn shqipe, por edhe nė gjuhėt tjera me tė cilat shėrbehemi mė sė shpeshti. Ndėrkaq, pėr dukuritė tjera qė nuk ekzistojnė tek ne, kemi huazuar fjalė tė huaja, por shumė herė pa e precizuar kuptimin e tyre. P.sh. dukuria e ndarjes sė shoqėrisė indiane nė kasta nė kuptimin burimor nėnkupton rregulla tejet tė formalizuara tė raporteve midis tyre; pjesėtarėt e kastave tė ndryshme p.sh., nuk guzojnė as tė preken nė mes tyre. Kėsaj fjale tek ne mė sė shpeshti i jepet kuptimi i shtresės, fjalė sė cilės megjithatė i mungon rigoroziteti i fiksimit tė raporteve tė cilat i nėnkupton shprehja "kastė" e Indisė. Mirėpo, vėshtirėsitė mė tė mėdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatė fazave tė ndryshme tė zhvillimit tė ndonjė procesi ose tė paraqitjes sė ndonjė dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre, me metoda tė ndryshme dhe pėrmes mjeteve tė komunikimit, qėllimisht ua ndryshojnė kuptimin fjalėve dhe ua japin pėrmbajtjen qė u pėrshtatet interesave tė tyre nė momente tė caktuara politike. Shembuj tė kėtillė ka mjaft. E tėrė historia politike e cilitdo vend nė botė ėshtė e mbushur me fakte tė tilla. Mirėpo ėshtė detyrė e linguistėve qė tė gjejnė nė gjuhėn shqipe fjalė adekuate pėr tė shėnuar dukuri tė veēanta politike. Pėr kėtė shkak kėtu do tė pėrqendrohemi nė nocionet mė me interes pėr temėn tonė nė shqyrtim.



    "Zoon-politikon"- Politika - strukturė e qenies sė njeriut



    Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.-kafshė) e nėnkuptonte pjesėtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesėtar kishte tė drejtė tė merrte pjesė nė rregullimin e punėve tė polisit-shtet. Rregullimi i punėve nė polisin antik ishte i gjithėmbarshėm dhe gjithėpėrfshirės. Prandaj njė gjė e tillė nėnkuptonte qė etika, politika dhe ekonomia tė shkonin bashkė, d.m.th. tė ishin njė. Njeriu, natyrshėm, ishte qenie shtetėrore pėr tė cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonė karakteristik si njė "strukturė me rėndėsi e qenies" (shih Vilfred Röhrich -W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f.28). Me fjalė tė tjera, njeriu antik i kohės sė Aristotelit, nė polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formėn e ekzistimit tė mundshėm, mė tė sigurt, formėn e realizimit tė tij si njeri. Mirėpo ai kėtė e bėnte spontanisht. Nė kėtė mėnyrė ai e kishte ndjekur karakterin e tij, njė veti natyrale njerėzore. Shumė mė vonė Hegeli, spontanitetin e tillė tė konvergimit tė njeriut me shtetin, do ta ngriste nė nivelin e aktit tė vetėdijshėm, dhe njeriu (d.m.th. ai i Hegelit), do ta realizojė veten nė organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndėrkaq te Marksi shteti i tillė do tė shuhet nė "perandorinė e lirisė" tė "ēliruar nga detyrimi i punės (mbretėria e domosdosė)" dhe njeriu i realizuar nė kėtė mėnyrė nuk do tė ketė nevojė pėr politikė, sepse ai vetė do tė jetė politikė. Kjo pikė e botėkuptimit tė Marksit do tė tregohet nė praktikė si utopi dhe do tė cilėsohet si e tillė. Mirėpo realizimi i plotė i njeriut nė shtet pėr tė gjithė teorikėt, pavarėsisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli p.sh. nuk e nėnkuptonte kategorinė e skllevėrve, sikundėr qė tek Hegeli liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatė, politika dhe ekonomia edhe mė tutje do tė shkojnė sė bashku. Njė sociolog gjerman kėsaj do t'i japė kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, -thekson ai, -ndikojnė ekonomikisht nė mėnyrė produktive" (shih Alfred von Martin, Sociologie der Renaissance...Frankfurt am Wein, 1949). Kjo e shpjegon njėherit edhe dukurinė negative tė pranishme nė shoqėritė bashkėkohore nė zhvillim kur politika vihet nė funksion tė pasurimit privat tė bartėsve tė saj dhe konsiderohet si rrugė e lehtė pėr "t'u bėrė i famshėm".



    Politika - intelekt llogaritės dhe talent profesional



    Nė kohėn e Rilindjes (Renesancės), mbisundonte bindja se aftėsia e njeriut konsiston nė superioritetin e arsyes mbi ekzistencėn, besim i cili pastaj e pėrcaktonte edhe luftėn si shkencė dhe si mjeshtri (Makiaveli psh., herė-herė kishte qenė strateg ushtarak nė qytetin e tij tė lindjes). Besimi i tillė e karakterizonte epokėn borgjezo-tregtare e cila politikėn e konsideronte si ēėshtje tė intelektit llogaritės dhe tė talentit profesional (Röhrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i kėtillė llogaritės duhej tė vihej nė shėrbim tė pasurimit tė tregtarėve qė e pėrbėnin bėrthamėn e borgjezisė sė ardhme. Ndėrkaq, talenti profesional duhej tė vihej nė funksion tė zgjerimit tė qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikės si shkencė, mjeshtėri dhe aftėsi nė funksion tė forcimit tė pozitės sė qyteteve tregtare dhe tė tregtarėve si klasė nė forcim e sipėr.

    Pragmatizmi i tillė politik dhe tė kuptuarit pragmatik tė politikės te Hobsi nė shek. XVII e merr formėn e pushtetit, si kategori qendrore e politikės. Meqenėse tė drejtėn natyrale e definon si shumė tė tė drejtave tė pakufizuara tė individit, atėherė, sipas Hobsit, ėshtė e natyrshme qė individėt tė bien nė konflikt me njėri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Pasi qė gjendja e tillė do tė rezultonte nė kaos, individėt e lidhur me kontratė heqin dorė vullnetarisht nga tė drejtat e tyre (sė paku nga njė pjesė e tyre) nė favor tė shtetit. Nė kėtė mėnyrė, subjektet i nėnshtrohen pushtetit tė vetėformuar qendror. Kėshtu mė nė fund shteti mund tė shndėrrohej nė njė "lidhje politike" (verband). Qė prej kėndej, nocioni i politikės lidhet me pushtetin i cili pėr Maks Veberin do tė thotė "shans qė personat e caktuar t'i binden urdhėrit me pėrmbajtje tė caktuar". Ndėrkaq, "pushteti, -pėr Veberin, -ėshtė fuqi legjitime nė harmoni me tė drejtėn". Ai mbėshtetet mbi "pajtueshmėrinė mbi legjitimitetin". Pėr ndryshim nga kjo, fuqinė ose forcėn e pastėr e definon si "ēdo shans ose mundėsi qė brenda njė raporti social tė imponohet vullneti i njeriut edhe pėrkundėr rezistencės" (M.Weber Wirtschaft und Geselschaft", Tübingen, 1976,f.556).



    E vėrteta e kohėshme (kohėsisht e pėrcaktuar) e shkencės



    Botėkuptimi i tillė i politikės si intelekt apo shkencė nė funksion tė interesave tė caktuara mbėshtetet mbi funksionin e politikės si shkencė qė nė fillim tė konstituimit tė saj. Ishte e lidhur me raportin e njeriut ndaj natyrės, ose me pėrpjekjet e tij qė ta kontrollojė natyrėn. Mirėpo nė kėtė funksion, d.m.th. tė mbizotėrimit tė natyrės nga ana e shoqėrisė, vetė zhvillimi i shkencės dhe i teknologjisė e ka rrezikuar natyrėn: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe i politikės moderne". "Nuk ėshtė e mundur as tė paramendohet, -konstatojnė Röhrih dhe Narra, -se ēfarė vdekje masovike dhe vrasje masovike do tė shkonte me njė situatė tė tillė pas thirrjes: -le tė shpėtojė kush tė mundet! (Röhrich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo qė e ka mundėsuar njė zhvillim tė tillė negativ tė gjėrave, qė e ka reduktuar politikėn nė intelekt tė ftohtė llogaritės e pa ndjenja, sipas disa teorikėve dhe filozofėve ėshtė vetė funksioni i pavarėsuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Kėtė pavarėsim tė funksionit tė shkencės gjatė procesit tė zhvillimit tė saj e vė re sidomos Maks Horkhaimeri. Atij i duket se ėshtė me rėndėsi vetėm kompleksi funksional i shkencės pėr tė konstatuar se "ajo qė zakonisht merret si qėllim -lumturia e individit, shėndeti dhe pasuria, -domethėnien e vet e fiton ekskluzivisht nga mundėsia qė tė bėhet funksionale". Funksionalitetin e tillė tė dijes megjithatė e vė nė funksion tė prodhimit material dhe shpirtėror (shih Maks Horkhaimer, Zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M.1967.f.94). Kėtė e kishte bėrė mė parė edhe Marksi: "Ai vetė (d.m.th., njeriu) pėrkundrejt materies, nė natyrė paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirėpo, pa marrė parasysh shkakun, mbetet fakti se zotėrimi me sendet, me natyrėn, qė njėkohėsisht ėshtė edhe zotėrim me njerėzit, nė kohėn moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetėdijėn e njerėzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autklärung, Amsterdam 1947, f.56, dhe nė pėrkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetiteljstva, Sarajevo, 1974, f.54) Goditja e tillė prapa nė kohėn e sotme manifestohet si frikė nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike" tė cilat rezultojnė nga fakti se nė njėrėn anė ėshtė plaēkitur planeti, pėr shkak tė tendencės sė vazhdueshme pėr ndėrtimin e shoqėrisė sė mirėqenies, dhe nga ana tjetėr, pėr shkak se shumica e njerėzimit ėshtė reduktuar nė nivel tė ekzistencės. Andaj njerėzimit nė tėrėsi i kanoset edhe natyra (qė ajo tė mos e diktojė urdhėrin e saj dhe t'i kundėrshtojė kėrkesat e tepruara) d.m.th. duke "komanduar" ndonjė katastrofė ekologjike, por edhe eksplozioni demografik, si pėrgjigje ndaj sė cilės do tė rezultonte lufta totale, ose "vrasja masovike".

    Politika si shkencė (intelekt) ėshtė dashur ta vinte drejtpeshimin, por me njė zhvillim tė tillė tė pavarėsuar ėshtė shndėrruar edhe vetė nė njė "mendje instrumentale" duke e ndarė fatin e shkencės nė tėrėsi nė funksion tė profitit, sepse racionaliteti teknik ėshtė tretur nė racionalitetin e vetė zotėrimit me natyrėn dhe me njerėzit. Ky aspekt i politikės dhe i shkencės nė tėrėsi do tė mund tė quhej cinizėm i intelektit, po tė jetė i detyruar qė nė plan tė gjerė tė instrumentalizohet nė funksion tė dominimit me njeriun e jo nė funksion tė ēlirimit tė tij. Lufta e tanishme nė Gjirin Persik mund ta ilustrojė mjaft mirė kompleksitetin e ēėshtjes. Kėtu aspekti i politikės si intelekt, shkencė, ėshtė materializuar nė disa drejtime: 1) si mundėsi e programimit tė luftės pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara nga ana e tė dy palėve. Pėr amerikanėt dhe aleatėt e tyre detyrimi i Irakut qė tė tėrhiqet nga Kuvajti, esencialisht do tė thotė mėnjanim i rrezikut potencial pėr humbjen e kontrollit mbi burimet e naftės, por edhe pėr shndėrrimin e arabėve dhe tė islamizmit nė tėrėsi nė faktor tė politikės botėrore. Pėr Irakun, detyrimi i amerikanėve dhe i aleatėve tė tjerė qė ta akceptojnė si tė tillė, do tė thotė pikėrisht atė qė ata mė sė shumti i druhen; 2) si teknikė dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke i pėrfshirė edhe strategjitė e avancuara pėr arritjen e qėllimeve tė theksuara; dhe 3) aspekti cinik i ēėshtjes konsiston pikėrisht nė faktin se qė tė dy palėt janė tė vetėdijshme pėr rrjedhimet eventuale globale, edhe nė plan tė natyrės, edhe tė njerėzimit: nė plan tė natyrės, vėnia e zjarrit burimeve tė naftės, qoftė nga ana e Irakut (me qėllim tė pamundėsimit tė invadimit) qoftė aksidentalisht, nga ana e amerikanėve (pėr shkak tė bombardimeve) doemos do tė rezultonte nė ērregullime ekologjike tė natyrės pėrmasash tė tilla eventuale qė do tė mund t'i ndjente gjithė njerėzimi. Mirėpo njė cinizėm akoma mė i madh ėshtė programimi i pėrllogaritur i viktimave nė ushtarė. Qysh nga fillimi i luftės amerikanėt i kanė porositur 16000 thasė najloni pėr transportimin e kufomave. Irakianėt nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė, por megjithatė, zgjedhja e alternativės sė luftės prej tyre do tė thotė se edhe ata qė nė fillim kanė kalkuluar me numra tė kufizuar apo tė pakufizuar viktimash pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara politike. Nė kėtė mėnyrė, politika si intelekt llogaritės ka ardhur nė shprehje si intelekt llogaritės i luftės, dhe pikėrisht ky ėshtė aspekti cinik i ēėshtjes. Mirėpo ky shembull njėherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritės e si shkencė, ėshtė nė funksion tė qėllimeve tė forcave dominante nė shoqėri, bile edhe nė funksion tė krijimit tė sė vėrtetės si e vėrtetė e dhėnė, sepse e vėrteta mbi luftėn nė Gjirin Persik "do tė varet" nga zhvillimi i proceseve pas pėrfundimit tė saj. Duke e spikatur kėtė veti tė politikės si shkencė e angazhuar, Theodor Adorno do tė konstatojė se e vėrteta nė pėrgjithėsi ėshtė "e kohėshme", d.m.th. kohėsisht e pėrcaktuar.

    Me fjalė tė tjera, sipas botėkuptimeve tė theksuara mė lart, e vėrteta shkencore ėshtė ajo qė, jo vetėm zbulohet, por edhe qė krijohet gjatė procesit tė njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno nė "Dialektikėn e Iluminizmit" e bėjnė pėrshkrimin e historisė si luftė midis njeriut dhe natyrės, por nė lidhje me tė njohurit, shkencėn: "Njeriu i shkencės i njeh gjėrat pėr aq sa mund t'i ndėrtojė". Gjatė ndėrtimit tė tyre, qenėsia e gjėrave shkencėtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "Ēdo tentativė qė me thyerjen e natyrės tė thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetėm sa e detyron tė bjerė edhe mė thellė nė tė. Kėshtu kaloi udhėtimi i qytetėrimit evropian. Abstraksioni, vegėl e iluminizmit, pėrkundrejt objekteve tė veta qėndron si fat, nocionin e tė cilit e ka fshirė: si "likuidim". Qytetėrimi nė kėtė mėnyrė u shndėrrua nė "fitore tė shoqėrisė mbi natyrėn e cila gjithēka e shndėrroi nė natyrė tė thjeshtė" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit., pėrkthimi serbokroat. f.54). Pėr ndryshim nga Kanti, pėr tė cilin iluminizmi e kishte kuptimin e ēlirimit tė njeriut nga frika dhe e shndėrrimit tė tij nė zotėrues tė sendeve, pėr Adornon, mendimi nė rrugė e sipėr prej mitologjisė nė logjikė "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Pėr kėtė shkak ai manifestohet nė formė tė makinės, si logjikė e makinės...nė procesin automatik i cili zhvillohet nė mėnyrė vetėvepruese". Andaj iluminizmi, nė mungesė tė refleksionit, tregohet si iluminizėm i pavetėdijshėm. Nga kjo gjė logjikisht rrjedh se atij i duhet kthyer refleksionin si njohuri e vetvetes e cila e ēliron njeriun nga vartėsia mbi hipostaziminė e fotografive" (Jürgen Habermas, Technik und Wissentschaft als Ideologie, Frankfurt a/M.1970.f.159 ose "Tehnika i znanost, kao Ideologia" Zagreb, 1968,f.122)) por edhe e ndryshon jetėn. Ndėrkaq autorefleksioni ėshtė njė akt qė e ndryshon jetėn dhe e paraqet lėvizjen e emancipimit e cila nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveē se njė "shprehje pėr atė qė quhet diferencim antropologjik. "Gjendja e tillė e jo-diferencimit antropologjik (njeriu-pjesė e natyrės) e nėnkupton jo-identitetin e njeriut qė manifestohet nė veprimet e tij. Ajo paraqitet nė shkencė me kėrkesėn mbi tė vėrtetėn e cila presupozon "tė dhėnėn ekzistenciale tė sė pavėrtetės" (shih Röhrich-Narra, vep. cit.f.10) por vetėm nė kuptim tė dukjes, aparencės, e cila duhet zbuluar nė interes tė emancipimit. Nga ky aspekt, shkenca ėshtė gjurmim racional i lidhjeve midis qenies dhe aparencės. Detyra e saj konsiston nė faktin qė aparencėn empirike tė mos e marrė pėr qenie. Pėr kėtė shkak, e vėrteta shkencore duhet tė pėrfitohet me pėrpjekje kėmbėngulėse tė njohjes sė pėrcaktimeve tė objektit tė dhėnė.

    Gjurmimi pėr tė vėrtetėn bėhet gjithmonė nė rrethana konkrete historike. Mirėpo kėmbėngulja nė racionalitet do tė thotė se e vėrteta shkencore nuk ėshtė njė ēėshtje e ndriēimit momental, por ēėshtje e punės mbi objektin qė duhet njohur. Pėr kėtė shkak e vėrteta shkencore, ose tė njohurit, mund tė ndryshohet, prandaj ajo ėshtė e kohėshme, (kohėsisht e pėrcaktuar). Interesi pėr emancipim ėshtė me rėndėsi pėr shkencėn politike e cila duhet t'i vė nė dukje kundėrthėniet midis nevojave tė individit dhe rendit shtetėror ekzistues... tė "zbulojė faktorėt qė e pengojnė iluminizimin (vetėdijėsimin) e individit mbi nevojat e veta" (shih Röhrich-Narra, vep.cit.f.11-12). Nė relacionet tona edhe njė shembull tjetėr do tė mund ta ilustronte kompleksitetin e ēėshtjes: Akademia e Shkencave Serbe nė fillim tė viteve '80 e shpalli, ndonėse jo nė mėnyrė tė rregullt, memorandumin e saj tė mirėnjohur mbi pozitėn e Serbisė nė federatėn jugosllave dhe mbi nevojėn pėr ndryshimin e asaj pozite nė raportet federale tė Jugosllavisė. Ajo pra, e bėri vetėdijėsimin (iluminizimin) e opinionit serb mbi pozitėn e supozuar inferiore tė Serbisė nė ato relacione. Nė frymėn e botėkuptimeve tė theksuara, ajo e bėri krijimin e njė tė vėrtete shkencore me tė cilėn synohej krijimi i sė vėrtetės tjetėr -ndryshimi i raporteve nacionale nė favor tė saj dhe nė disfavor tė shqiptarėve. Nė kėtė mėnyrė intelekti politik i Serbisė u vu nė funksion tė interesave partikulare tė kombit tė vet, ose tė njė pjese tė atij kombi, dhe jo nė funksion tė zgjidhjeve optimale pėr tė gjithė pjesėtarėt e federatės jugosllave. Kėtė pastaj e bėnė edhe tė tjerėt me opcionin mbi zgjidhjen konfederale tė krizės. Sikur Kosovės tė mos i sigurohej statusi i Republikės, i njėjtė me republikat tjera, atėherė praktikisht do tė argumentohej cinizmi i paparė dhe i padėgjuar i politikės si intelekt jugosllav. Kjo do tė thoshte se me Kosovėn ėshtė manipuluar gjatė 10 viteve tė plota pėr t'i realizuar qėllimet qė nuk kishin tė bėnin fare me tė. Kjo pastaj do ta kishte kuptimin e njė vulgarizimi ekstrem tė politikės nė funksion tė interesave partikulare. Mirėpo politika nuk mund tė qėndrojė si e tillė dhe nuk do tė ngjajė ashtu.



    Politika si nėnė e shkencave



    Ēdo e vėrtetė shkencore, qoftė "e kohėshme" ose jo, sikurse dhe ēdo shkencė, ėshtė nė funksion tė diēkafit, ose nė funksion tė interesave tė caktuara. Shkenca, apo shkencat politike, gjithashtu nuk bėjnė pėrjashtim nga njė rregull i tillė. Natyrėn dhe karakterin e interesave tė tilla nuk e pėrcakton shkenca por raporti i forcave, vetė bartėsit e atyre interesave. Meqenėse politika ka tė bėjė me rregullimin e punėve shoqėrore (tė hetojė raportin midis aparencės dhe qenėsisė sė gjėrave nė dobi tė emancipimit) atėherė ėshtė e kuptueshme (deri diku) qė shumica e njerėzve e identifikojnė shkencėn me mjeshtėrinė politike. Nė raste tė tilla harrohet se politika ėshtė lėndė me tė cilėn merret shkenca politike. E vėrteta "e kohėshme" e politikės shndėrrohet nė objekt sundimi tė sė vėrtetės shkencore tė shkencės politike.

    Politikėn si veprimtari shoqėrore Adolf Bibiēi e definoi si "veprimtari shoqėrore...qė ka tė bėjė me rregullimin e pozitės sė njeriut dhe tė elementeve strukturale tė shoqėrisė sė bazuar mbi ndarjen shoqėrore tė punės". Veprimtaria e tillė nė shoqėritė klasore para sė gjithash e rregullon pozitėn e klasave nė "raportin e pėrgjithshėm tė prodhimit". Nė qoftė se njė gjė e tillė rregullohet pėrmes shtetit "atėherė ėshtė fjala pėr politikėn nė kuptimin e ngushtė, nė qoftė se subjektet e kėsaj veprimtarie janė ēfarėdo, mendohet pėr politikėn nė kuptimin e gjerė "(shih A.Bibiē, Politicka Znanost, Predmet i Sustina, Hrestomatija Politicke Znanosti, Zagreb, 1971). Nga kjo del se komponenta kryesore, e cila lejon qė njė veprimtari e caktuar ta ketė vulėn e politikės, e tė quhet politike dhe jo p.sh. ekonomike etj., ėshtė e lidhur me rregullimin e pozitės sė njeriut nė shoqėri dhe tė elementeve strukturale tė shoqėrisė. Mirėpo Adolf Bibiēi duket sikur nuk ėshtė plotėsisht i saktė, sepse rregullimi i pozitės sė njeriut nė shoqėri nuk e nėnkupton statizimin e asaj pozite, pa e marrė parasysh nivelin. Ėshtė nė natyrėn e njeriut qė tė mos jetė i kėnaqur me pozitėn e vet nė shoqėri dhe qė vazhdimisht tė luftojė pėr avancimin e saj. A.Bibiēi andaj e bėn definimin e politikės nga pozitat dominante shoqėrore: "Politika ėshtė veprimtari qė merret me rregullimin e pozitės sė njeriut nė raportet e produksionit nė shoqėri" dhe -mbaroi puna! Sikur politika tė kishte qenė e suksesshme dhe ta bėnte njė gjė tė tillė lidhur me pozitėn e shqiptarėve nė shoqėrinė jugosllave, nuk do tė kishte pasur nevojė qė ata tė kėrkonin republikė.

    Flamanėt nė Belgjikė, p.sh. nuk kishin pozitė edhe aq tė keqe nė shoqėrinė belge, e sidomos jo nė raportin e produkcionit, por megjithatė e kėrkonin vazhdimisht pėrmirėsimin e saj. Ndėrkaq pozita e shqiptarėve nė Jugosllavi nuk kishte qenė nė rregull. Pėrmes aktivitetit politik ata e kėrkojnė jo vetėm rregullimin e pozitės sė tyre autonome (vazhdimisht mė tė mangėt nga tė tjerėt) por nė radhė tė parė avancimin e asaj pozite nė nivelin e Republikės sė barabartė me republikat tjera. Pėr kėtė shkak duket mė i arsyeshėm definimi i politikės si aktivitet pėr rregullimin dhe avancimin e pozitės shoqėrore tė subjekteve tė saj d.m.th. tė njeriut. Kėtė veēori tė politikės e vė re njė numėr i konsiderueshėm i autorėve nga vendet nė zhvillim. Ahmed Seku Ture, p.sh., duke e theksuar me ngazėllim tė tepruar kėtė veēori tė saj, politikėn e merr si nėnė tė tė gjitha shkencave: "Nė qoftė se ndokujt, -shkruan ai, -politika i duket lojė, mjeshtėri pėr t'u nxjerrė nga vėshtirėsitė, ose pėr t'i mashtruar tė tjerėt, pėr partinė tonė, nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, ajo ėshtė shkencė mbi jetėn shoqėrore. Politika shndėrrohet prandaj nė shkencė qė e mundėson pėrdorimin e shkencave tė tjera nė dobi tė njeriut dhe tė shoqėrisė. Me anė tė saj, dhe pėrmes saj, njeriu e kupton se ligji, e vėrteta, shkenca, vlejnė pėr aq sa i kthehen popullit, i cili, njėkohėsisht, ėshtė objekt i tė gjitha pėrkujdesjeve tona. Andaj e pėrgjithshmja ėshtė nė shėrbim tė individit, ashtu si individi duhet ngritur nė nivelin e sė pėrgjithshmes (shih Ahmed Sekou Toure, Demokratska Revolucija, nė librin e Ivan Vekoviqit "Afrika i Socijalizam", Beograd 1976)". A.S.Ture ishte Kryetar i Partisė Popullore Demokratike dhe i RD tė Guinesė - Konakri. Mė 1958 De Goli qe hidhėruar me tė sepse ai nuk ia kishte pranuar propozimin qė Guineja, pas fitores sė pavarėsisė, tė mbetej anėtare e Unionit francez. Pėr kėtė arsye Franca i tėrhoqi nga Guineja tė gjitha shėrbimet dhe tė gjithė konsultantėt e vet, por Seku Ture megjithatė mbeti demokrat, ndoshta vėrtetė i "tam-tamit", siē do ta quanin kundėrshtarėt e tij, por sidoqoftė demokrat. Nė kėtė kontekst ishte fare e natyrshme qė ai ta mbitheksonte rolin e faktorit politik nė zhvillimin e vendit tė tij dhe tė politikės si shkencė e shkencave, por e vėrteta shkencore prapseprapė nuk mund tė reduktohet nė utilitarizėm tė kulluar. Ajo e pėrmban nė vete edhe tė vėrtetėn e "kohėshme", por edhe atė pėr vete, tė vėrtetėn pėr hir tė ngritjes, por edhe tė destruksionit (p.sh. hulumtimet nė sferėn e atomistikės).

    Najdan Pashiqi, njė pėrfaqėsues tjetėr eminent i mendimit politik tė Jugosllavisė, kuptimin e politikės e lidh me dukuritė politike tė cilat gjithmonė janė tė dykuptimshme: 1. ato mund tė konsiderohen si aksion i vetėdijshėm i subjekteve tė ndryshme tė veprimit politik, por edhe si: 2. "realitet objektiv i raporteve politike, kompleks i fuqive politike", me njė fjalė, "realitet i raporteve politike" (shih N.Pashiq, Klase i Politika, Beograd, 1968). N.Pashiqi nė tė vėrtetė e bėn operacionalizimin e botėkuptimit francez mbi politikėn ose mė sakt, mbi dy aspektet e politikės, pėr tė cilat flet Moris Dyverzhe (shih Moris Diverzhe, Uvod u politici, Beograd 1966) duke i krahasuar me dy fytyrat e perėndisė Janus (shih Vojtech Zamarovsky, Heronjtė e miteve antike, Rilindja, 1985).



    Politika si art = "policy" dhe "politics"



    Aktivitetin e vetėdijshėm tė forcave politike, ose tė subjekteve politike, gati tė gjithė teorikėt e politikės e vėnė nė kontekst tė shtetit, duke e konsideruar atė si instrument shoqėror me tė cilin udhėheqin forcat subjektive. Ndėrkaq Röhrich dhe Wolf-Dieter-Narra, duke e reduktuar kėtė aspekt tė politikės nė funksion tė rregullimit tė konflikteve, e pėrqendrojnė vėmendjen e tyre nė "format e rregullimit tė konflikteve" gjė pėr tė cilėn e huazojnė termin anglo-sakson "politics" dhe nė pėrmbajtjen e konflikteve, gjė pėr tė cilėn poashtu huazohet termi anglo-sakson "polic" ose "issue" qė do tė thotė ēėshtje. Meqenėse tė gjitha konfliktet, marrė logjikisht, nuk duhet tė kenė kuptim politik, ata e kontestojnė kėtė me faktin e totalitarizimit tė jetės shoqėrore dhe tė pėrzierjes sė shtetit modern madje edhe nė raportet private tė familjes (disa teorikė tė tjerė, tė cilėve njė ditė medoemos do t'u kushtojmė vėmendje, konstatojnė me pikėllim se "shtetėzimi" i jetės private ėshtė bėrė total: "asgjė e shenjtė nuk ka mbetur jashtė kthetrave tė pushtetit (ne do tė shtonim se ato, kthetrat, kėrcėnojnė tė rrezikojnė ēdo bashkėshortėsi dhe ēdo fėmijė legjitim tė martesave legjitime). Nė diskutimin politiko-shkencor tė viteve '60 (Bachra/Baratc dhe tė tjerėt), u fut nocioni i jo-vendimeve (non-decisions) me qėllim tė tėrheqjes sė vėmendjes mbi numrin e temave qė nuk u lanė nė disponim tė tubimeve. Me fjalė tė tjera, si jo-politike mbetėn ato sfera tė jetės shoqėrore tė cilat politika, nė saje tė njė koncensusi tė pėrgjithshėm tė nėnkuptuar, nuk deshi t'i njihte si tė tilla. Ato megjithatė ekzistojnė dhe paraqiten si rryma tė ndryshme tė ujit nėn akullin politik; dalin nė sipėrfaqe atėherė kur krijohen kushtet dhe kur subjektet e saj dalin nė skenė. Prandaj ato nuk mbeten gjithmonė tė tilla, rryma tė ndryshme tė ujit nėn akullin politik, sepse edhe politika, po tė jetė e tillė, e humb kuptimin e vet.

    Hannah Arendt, duke e theksuar faktin mbi nevojėn e artikulimit tė kėrkesave dhe tė orientimit tė politikės nė rregullimin e konflikteve (politikė janė tė gjitha format joluftarake tė zgjidhjes sė konflikteve) e thekson tė folurit si kriterium tė shprehjes sė cilėsisė sė politikės: "Kudo qė ėshtė fjala pėr relevancėn e tė folurit, nė lojė doemos futet politika, sepse njerėzit janė tė prirur pėr politikė vetėm pėr shkak se janė qenie qė e kanė dhuntinė e tė folurit (shih H.Arendt, Vita Activa oder Vom tatigen Leben, München, ct. sipas W.Röhrich-W.D.Narra, vep.cit.f.63)." Megjithatė, njerėzit merren me politikė pėr shkak se kanė nevoja dhe interesa. Dhuntia e tė folurit e mundėson artikulimin, por nuk e zhduk ekzistimin apo paraqitjen e tyre, sikurse qė politika nuk mund tė reduktohet vetėm nė format jo-luftarake tė zgjidhjes sė konflikteve. Teoria politike qė moti e ka pranuar definicionin e Klauzevicit mbi luftėn si vazhdim i politikės me mjete tė tjera. Fjalėt e cituara tė H.Arendtit mund tė kuptohen vetėm nė kontekst tė intencės pėr zhdukjen e luftės si metodė dhe formė tė vazhdimėsisė politike, por kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr.



    Politika si art dhe morali



    Nė fjalorin latinisht-shqip (Henrik Lacaj, Filip Fishta, Rilindja, Prishtinė, 1980) fjala art (ars) pėrkthehet me fjalėt: mjeshtri, muzė, por edhe dredhi, dinakėri, dhelpėri. Politika si aktivitet pėr rregullimin e pozitės sė njeriut nė shoqėri, si aksion i vetėdijshėm i subjekteve politike, si intelekt llogaritės, si "policy", "issue" etj., pėr rregullimin e konflikteve nė shoqėri konsiderohet art, mjeshtėri. Puna ėshtė se arti inspirohet me tė bukurėn dhe tė mirėn. Ndėrkaq metodat me tė cilat realizohet e bukura dhe e mira nė art mund tė jenė gjithashtu tė bukura por mund tė jenė edhe jashtė saj, siē ngjet zakonisht me kushtet nė tė cilat realizohet ndonjė vepėr artistikisht e bukur. Dredhia, dinakėria dhe dhelpėria mund tė hyjnė nė kuadėr tė mjeshtėrisė sė artistit pėr tė realizuar tė bukurėn. Me kėtė rast pėrsėri do tė mbeten art, sepse qėllimi (vepra e bukur artistike) e pėrcakton pėrmbajtjen e tyre si aftėsi tė artistit pėr tė paraqitur tė bukurėn. Mirėpo ato mund tė jenė edhe metoda, madje prioritare, tė ndonjė imitatori apo falsifikatori tė veprave artistike. Nė rast tė tillė kėta do tė bėnin pjesė nė mjeshtėrinė e imitacionit, tė falsifikimit dhe tė hajdutllėkut. Pėrmbajtja e qėllimit tė imitimit (p.sh. pėr tė gėnjyer opinionin me qėllim tė pėrfitimit material) do t'i klasifikojė si tė pamoralshme dhe tė dėmshme pėr njerėzit. Nė politikė gjėrat qėndrojnė njėsoj si edhe nė art, por konsekuencat e njėrės dhe tė tjetrės janė tė pakrahasueshme. Pėrderisa me njė vepėr tė bukur artistike mund tė kėnaqen shumė njerėz, me ndonjė vepėr tė bukur politike mund tė shpėtojė njė popull apo mė shumė sish si dhe anasjelltas, me veprėn e falsifikuar mund tė dėmtohet blerėsi ndėrsa me politikėn e falsifikuar mund tė dėmtohen popujt. Nuk lypset ndonjė menēuri e veēantė pėr tė kuptuar se konceptimi i politikės si art apo mjeshtėri, veēuar nga morali shoqėror, i pėrgjigjej (nė tė kaluarėn) borgjezisė nė formim e sipėr, por jo edhe asaj tashmė tė formuar, sepse shkonte ndesh me botėkuptimin aristokratik mbi nderin, guximin dhe zakonet kalorėsiake, dhe se nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė i cėnonte botėkuptimet, por edhe interesat e pjesės mė tė madhe tė popullsisė. Pėr shkak tė interesit pėr avancimin e gjithmbarshėm shoqėror, dhe jo vetėm tė kategorive tė veēanta tė njė shoqėrie tė dhėnė, tė kuptuarit e politikės si art i sė mundshmes, nė rrethanat e sotme duhet tė jetė i diferencuar dhe duhet ta pėrjashtojė imoralitetin e metodave nė realizimin e qėllimeve politike.

    Opinioni i krijuar mbi atė se ē'ėshtė e moralshme dhe moralisht e lejueshme nė botėn e sotme, tė kuptuarit e padiferencuar tė politikės si art i sė mundshmes e quan anakronike dhe retarduese, ndonjėherė edhe pa marrė parasysh qėllimin. P.sh. mund tė ishte qėllim i arsyeshėm nga aspekti i logjikės sė shtetit -ruajtja e qetėsisė publike. Mirėpo helmimi i fėmijėve, si metodė pėr realizimin e njė qėllimi tė tillė, jo vetėm qė ėshtė akt i pamoralshėm, por akti i tillė automatikisht e vė nė pyetje karakterin e qėllimit. Nė kontekst tė kėsaj, qėllimi i ruajtjes sė qetėsisė publike ose i pengimit tė kaosit nė tė vėrtetė shndėrrohet nė qėllim tė ruajtjes sė dominacionit tė padėshiruar, imoral dhe tė padrejtė nė vetvete. Ndėr ne, p.sh., shpeshherė dėgjohet komentimi se serbėt janė politikanė tė zotė, qė do tė thotė se janė mjeshtėr tė politikės si art i sė mundshmes. Kritika serbe p.sh., shpalljen e Republikės dhe tė Kushtetutės nga ana e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės e quajti si akt "kaēaniko-kaēak" (Kaēaniēko-kaēaēki Ustav) duke e pasur pėr qėllim denigrimin e rėndėsisė sė kėtij akti si akt tė pamoralshėm meqė e shpallėn "kaēakėt" dhe jo deputetėt. Nė kėtė rast nuk vihej nė spikamė fakti se "kaēa(ni)kėt" e tillė ishin tė zgjedhur si deputetė pikėrisht me lejen e tyre, dhe se konspiracionin ua kishin imponuar vetė ata -serbėt, d.m.th. jo ata vetvetes, dhe se kishin qenė tė detyruar ta bėnin njė akt tė tillė nė kushte tė imponuara konspirative. Pėrkrahja masovike e popullsisė e bėn tė pamoralshėm tentimin e politikės serbe qė ta denigrojė njė akt tė tillė fisnik. Andaj thėnia se serbėt janė politikanė tė aftė nė sytė e shqiptarėve lidhet me konotacion negativ, ndėrkaq nė sytė e serbėve, pavarėsisht nga pėrparėsitė momentale qė mund t'ua sigurojė "aftėsia" e tillė, nė njė plan afatgjatė mund t'i kualifikojė vetėm si manipulues tė mirė pėr qėllime afatshkurtra por nė kundėrshtim me interesat afatgjata dhe pozitive tė popullit serb, siē ėshtė p.sh. miqėsia me shqiptarėt.

    Politika si art i sė mundshmes rezulton nga botėkuptimet e Makiavelit tė parashtruara nė librin e tij "Il Principe" (Sundimtari), tė botuar pėr herė tė parė mė 1514. Pėr tė politika esencialisht ėshtė shumė e mjeteve tė nevojshme pėr tė ardhur nė pushtet dhe pėr tė mbetur nė pushtet me qėllim tė shfrytėzimit tė tij. Mirėpo kėtij botėkuptimi pragmatist pėr politikėn qė nuk ka tė bėjė fare me moralin, pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė i kundėrvihet Thomas Mori, nė librin e tij tė botuar mė 1516 Do optimo republicae statu deque nova insula Utopia. U-topia=vend qė nuk ekziston, si intencė, drejtim i mendimit (utopist) ėshtė ėndėrr mbi rregullimin e drejtė tė jetės, ėndėrr qė ėshtė nė kundėrshtim me kontekstin special, pėrkatėsisht, qė ėshtė negacion kritik i situatės historike. Projektet e tilla utopike, sipas Röhrich dhe Narra, manifestohen si pėrfytyrime mbi njė tė ardhme mė tė mirė. Ato nė kėtė mėnyrė, mė tepėr nė mėnyrė indirekte, komandohen nė pikėpamje pėrmbajtėsore si alternativė e sė tanishmes ekzistuese. Andaj, ēdo nocion relevant i Utopisė, doemos e reflekton momentin e saj shoqėror, luftėn e saj kundėr njėmendėsisė sė keqe"(shih Röhrich-Narra, vep.cit.f.31). Tejkalimi i njėmendėsisė sė keqe, pėr Makiavelin, varet nga aftėsia (virtu) e sundimtarit pėr tė ruajtur pushtetin dhe interesat e shtresės sė cilės i takon (d.m.th. borgjezisė nė lindje e sipėr). Pėr tė sistemi moral dhe politik qėndrojnė njėri pranė tjetrit, pothuajse paralelisht, por njėkohėsisht nuk kanė tė bėjnė me njėri-tjetrin. Ndėrkaq Utopia e Morit ėshtė njė alternativė e moralshme, e cila niset nga fakti se "nė asnjė shtet nuk mund tė ketė drejtėsi dhe as qė do tė sundojė ndonjėherė brenda tij lumturia" (vep.cit.f.33). Ky botėkuptim natyrisht do tė jetė "...pėrfytyrim i parė i ėndrrave-dėshira demokrato-komuniste (Ernest Bloch, Das Prinzip Hoffnung, Frankfurt a/M. 1973. cit. sipas Röhrich-Narra, ibd.) dhe tė cilat sėrish, sė paku nė Evropė, do tė mbeten midis utopisė dhe synimeve shoqėrore, meqė si komunizėm i praktikuar mendohet tė ketė dėshtuar. Kjo megjithatė nuk e nėnkupton dėshtimin e politikės si intelekt, si shkencė, por pėrkundrazi, dikur e tretur nė materializmin dialektik tė vendeve tė socializmit real, tani e gjen afirmimin e vet edhe atje, si njė nga shkencat qė nė vetvete i ngėrthen rezultatet e Ekonomisė Politike, Sociologjisė Politike, Psikologjisė Politike dhe tė disiplinave tjera tė lidhura me Marrėdhėniet Ndėrkombėtare. Mirėpo edhe si shkencė, edhe si aktivitet politik, gjithnjė e mė tepėr do ta marrė parasysh aspektin moral tė ēėshtjeve tė caktuara, qoftė si norma tė stabilizuara morale gjatė mijėra vjetėve tė historisė njerėzore, qoftė si norma tė kodifikuara tė se Drejtės Ndėrkombėtare Publike. Si aktivitet i vetėdijshėm pėr avancimin e interesave tė caktuara zhvillohet brenda ambientit tė dhėnė shoqėror, duke krijuar nė kėtė mėnyrė njė atmosferė tė caktuar shoqėrore. Realiteti politik i krijuar kėsisoji e lejon definimin e politikės si "sferė tė jetės shoqėrore me vend tė veēantė nė strukturėn e pėrgjithshme tė raporteve dhe tė institucioneve shoqėrore, dhe me ligjshmėritė e veta objektive"(N.Pashiq, Klase i Politika, op.cit.f.29). Si e tillė, ajo nė Kosovė gjer mė tani nuk ka ekzistuar, por tani janė hapur rrugėt pėr zhvillimin e saj tė gjithanshėm. Edhe me kėtė rast, si edhe mė parė, shteti, dhe gjithēka qė ėshtė e lidhur me shtetin, mbetet objekt i hulumtimeve tė shkencave politike, ndėrsa avancimi i pozitės dhe i interesave tė caktuara shoqėrore mbetet pėrmbajtje e politikės si tė tillė. Kosova, nė kėtė pikė, nuk duhet tė bėjė kurrfarė pėrjashtimi.

    vaxhdon.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #62
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Gjykata E Qarkut - Prizren

    Fjala e mbrojtjes sė Mr.Ukshin Hoti - para gjyqit serbė, mė 29.09.1994

    Mr.UKSHIN HOTI:” Mė ka arrestuar policia e Republikės sė Serbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė alternativės shqiptare tė Republikės sė Kosovės (lexo-LDK-sė). Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij arrestimi sigurisht ka qenė frika iracionale e kėsaj pjese tė alternativės shqiptare se me shkuarjen time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB-it pas 9 vitesh tė ostracizmit dhe tė izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politike dhe do tė krijohej njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe ėshtė shkaku i vėrtetė i mbajtjes sė kėtij gjykimi pėr tė cilin personalisht kam besuar se nuk do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė dy republikave ose tė organeve tė tyre pėrgjegjėse kompetente, gjersa shkaqet juridike qė i pėrmban aktakuza s'mund tė qėndrojnė absolutisht ..."

    Mendoj se ėshtė nė interesin tonė, e pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė kėto hapėsira dhe qė s'kemi ndonjė atdhe tjetėr, qė:

    1. Republika e Serbisė ta njohė edhe de jure dhe jo vetėm de facto Repubikėn e Kosovės.

    2. Qė Republika e Kosovės ta kryejė mė nė fund formimin e organeve tė veta shtetėrore.

    3. Qė Republika e Serbisė t'i lirojė nga burgu tė gjithė tė burgosurit politikė, sidomos ushtarėt dhe oficerėt e Republikės sė Kosovės.

    4. Qė Republika e Kosovės t'i njohė si tė vetėt dhe t'i qaset seriozisht marrjes sė pėrgjegjėsisė shtetėrore duke i riorganizuar dhe organizuar ato shėrbime (policinė dhe ushtrinė) nė pajtim me rendin demokratik tė shtetit tė saj.

    5. Qė organet kompetente tė Republikės sė Shqipėrisė t'i shqyrtojnė edhe njė herė vendimet e tė burgosurve politikė dhe qė t'i lirojnė mė nė fund nga burgu. Mendoj se ėshtė plotėsisht e pakuptimtė tė mbahen njerėzit nėpėr burgje vetėm pėr shkak se i takojnė njė kohe tjetėr. Nėse janė gjykuar se kanė mundur eventualisht qė tė ndikojnė nė lėvizjet politike tė kohės sė sotme, atėherė pėr ē'drejtim tė atyre lėvizjeve bėhet fjalė vallė, kur njė regjim demokratik nuk mund tė hapė njė diskutim tė lirė dhe tė pėrgjegjshėm pėr ēėshtjet thelbėsore tė kombit?

    6. Shqiptarėt e krishterė ortodoksė janė ndėr pjesėt mė tė arsimuara tė kombit shqiptar. E kanė kishėn e vet autoqefale tė cilėn e ka themeluar shumė i pėrndershmi Fan Noli. Intelegjencia shqiptare e kėtij konfesioni ėshtė tejet e ngritur dhe ajo padyshim ka kontribuar dhe vazhdon tė kontribuojė nė ndėrtimin e kombit shqiptar. Ata kanė tė drejtė dhe detyrė qė ta artikulojnė disponimin e vėrtetė tė pjesėtarėve tė thjeshtė tė bashkėsisė sė vet fetare qė janė ndjerė gjithmonė si shqiptarė dhe jo si grekė, ashtu siē ėshtė e drejta e tyre qė t'i shprehin lirisht bindjet dhe ndjenjat e tyre nga pozitat e pėrkatėsisė sė tyre nacionale nė raport me tė gjithė popujt tjerė qė i pėrkasin kishės sė krishterė lindore. Njė gjė e tillė nuk i bėn mė pak shqiptarė se ē'janė nė realitet. Pėr kėtė shkak diskutimet politike midis shqiptarėve, jo vetėm nė Shqipėri, duhet tė lirohen nga mosbesimet nė baza tė tilla. Shqiptarėt janė komb evropian dhe s'mund t'ia lejojnė vetes luksin e tė shprehurit nė trajtė despotike aziatike.

    7. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve shqiptare nė njė shtet duhet tė jetė parakusht pėr ēfarėdo rregullimi tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ky bashkim duhet tė bėhet nė bazė nacionale dhe jo religjioze. Mundėsisht me rrugė institucionale. Prandaj njohja edhe de jure dhe konstituimi i plotė i Republikės sė Kosovės ėshtė njė akt me rėndėsi tė shumėfishtė pėr zhvilimin e mėtejshėm tė situatės nė kėtė pjesė tė Evropės, sepse bashkimi i popullit shqiptar ėshtė e drejtė e tij historike, imperativ i kohės, dhe fundja, ėshtė fati i tij historik. Popullit shqiptar i duhet tė ndeshet me fatin e tij personal politik dhe pa kurrfarė dyshimi, nė ēfarėdo mėnyre qoftė, ai kėtė do ta bėjė.

    8. Kryeqytet i shtetit tė bashkuar shqiptar mendoj se duhet tė jetė Prizreni. Kjo i takon historikisht kėtij qyteti, ndėrsa i pėrgjigjet edhe gjeografikisht, pasi qė gjendet nė qendėr tė trojeve shqiptare.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #63
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Zonja kryesuese e gjyqit,

    Tė nderuar zotėrinj tė kolegjit gjykues!

    Njeriu nganjėherė, edhepse mund tė gjendet nė njė situatė specifike, mund tė dojė tė bėjė njė gjė normale, e cila pikėrisht sepse ėshtė normale, nė njė situatė tė tillė specifike mund tė duket si e ēuditshme. Kėshtu p.sh. unė, ndonėse tani prej meje nuk pritet njė gjė e tillė, nė situatėn e dhėnė, mė duhet t'i shfaq respekt institucionit gjyqėsor tė fjalės sė mbrojtjes. Nuk e di se kur ėshtė futur ajo pėr herė tė parė dhe pėr ēfarė shkaku, qė t'i ofrojė tė pandehurit mundėsi tė vėrtetė pėr mbrojtje apo qė t'i ofrojė gjyqit justifikimin e nevojshėm pėr verdiktin. Nuk e di nėse ėshtė njė institucion vetėm formal apo edhe efikas, apo edhe njėra edhe tjetra, po unė megjithatė dua t'i shfaq respektin, sepse kam pėrshtypjen sikur nė atė raportin pėrjetėsisht tė pasqaruar midis shoqėrisė dhe individit, d.m.th. individit tė cilin shoqėria e ka thirrur nė pėrgjegjėsi pėr shkak tė veprimeve tė tij tė menduara apo tė realizuara (gjyqi nganjėherė pėr shkaqe preventive gjykon edhe pėr "mendime" tė cilat i cilėson si veprime); nė atė raport nė tė cilin individi pavarėsisht nga avoketėrit e tij dhe nga mbrojtja, pavarėsisht dhe nga bindjet, nga motivet dhe nga veprimet e veta, por edhe sė bashku me to, megjithatė ndodhet plotėsisht i vetėm pėrpara shoqėrisė, nė kėtė raport, institucioni i fjalės sė mbrojtjes fut njėfarė imazhi iluzor apo pėrshtypjen se nė njė periudhė tė caktuar kohe drejtėsia dhe e drejta mund tė puqen dhe tė bėhen njė. Nė jetėn praktike e drejta dhe drejtėsia rrallė ndonjėherė ndodh qė tė puqen, por qoftė edhe si iluzion, duke i dhėnė individit mundėsinė qė tė flasė, tė thotė, tė shprehet dhe tė vlerėsojė, tė mbrohet apo tė sulmojė, ajo njėkohėsisht i ofron mundėsinė qė tė besojė se po i drejtohet drejtėsisė dhe jo vetėm sė drejtės. Individi atėherė mendon se mund tė ndikojė jo aq nė vendimin eventual tė gjyqit, sa nė kompleksitetin e rrethanave dhe tė situatave qė mund t'i shkaktojnė gjykimet. Nė kėtė mėnyrė shpresa paraqitet si esenca e vetė iluzionit, ndėrkaq edhe filozofėt e lashtė kanė vėnė re se tė shpresosh edhe atėherė kur do tė thotė vetėm tė jetosh, ėshtė gjė e bukur dhe e madhėrishme.

    Nė anėn tjetėr mėsojmė se gjyqi ėshtė njė institucion juridik i shoqėrisė me anėn e tė cilit shoqėria e mat peshėn e konfrontimit tė individit me normat pozitive juridike, dhe nė pajtim me vlerėsimin e vet pėr lėndimin e kėtyre normave ia shqipton individit masat mbrojtėse tė vlerave sunduese tė shoqėrisė nė formėn e dėnimit apo tė shkarkimit nga faji. Nėse ėshtė kėshtu, ndėrkaq duket se ėshtė kėshtu, gjyqi atėherė paraqitet edhe si instrumenti kryesor i shoqėrisė sė civilizuar, d.m.th., i shoqėrisė qė do ta mbajė veten dhe s'do tė lejojė qė tė bjerė nė nivelin e totalitarizmit primitiv, pėrkatėsisht, atij primitiv-modern. Ai atėherė paraqitet detyrimisht jo vetėm si instrument i efikasitetit tė pushtetit politik tė shoqėrisė por edhe si indikator i dinjitetit tė tij. Institucioni i fjalės mbrojtėse e forcon kėtė dimension tė gjyqit dhe tėrthorazi edhe tė shoqėrisė. Sepse nė masėn qė njė shoqėri i respekton njėsoj edhe formėn edhe pėrmbajtjen e pushtetit tė vet politik, po nė atė masė ajo paraqitet si shoqėri politikisht dinjitoze (degnity society), ndėrsa juridikisht legale dhe legjitime. Prandaj institucioni gjyqėsor i fjalės sė mbrojtjes duket si njė institucion serioz, i cili, edhe kur ėshtė vetėm formal, ka tė bėjė me dinjitetin e gjyqit si njė institucion politiko-juridik.
    Deklarata politike dhe disa shkrime analitike tė Mr.Ukshin Hotit, tė cilat prokuroria dhe gjykata serbe i ka marrė si prova materiale nė gjyqin kundėr tij!!

    -----------------------

    Nė kuadėr tė kėtyre parametrave tė tillė tė shtruar parimorė , unė, me lejen e kėtij gjyqi, do ta shfrytėzoj kėtė tė drejtė pėr tė provuar pėrgjigjen nė pyetjen:
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #64
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Pėrse po gjykohem nė tė vėrtetė

    Pėrse po gjykohem nė tė vėrtetė

    Duke e shtruar kėtė pyetje nė kėtė formė, nuk e kam pėr qėllim t'i pėrmbys ato qė thashė pak mė parė lidhur me funksionin e dinjitetit tė gjyqit por vetėm t'i nėnvizojė ato momente kyēe lidhur me kėtė gjyq nga tė cilat vetė gjyqi do tė mund t'i nxjerrė konkluzionet e duhura lidhur me mua, por lidhur edhe me vetė gjykimin. Do tė mbrohem me tė vėrtetėn, dhe pasiqė ajo nuk ka tė bėjė vetėm me mua por dhe me gjithė kontekstin e situatės politike nė tėrėsi, do tė provoj qė tė veēoj atė qė ka tė bėjė me mua dhe qė nė tė vėrtetė si juridikisht, ashtu dhe politikisht, paraqitet si plotėsisht e paqėndrueshme:

    1.Duke e trajtuar ēėshtjen nga ky aspekt, gjatė gjykimit tė gjertanishėm u bė plotėsisht e qartė, ose sė paku ėshtė dashur qė tė jetė plotėsisht e qartė, se aktakuza tė cilėn Z. prokuror nė emėr tė Republikės sė Serbisė ka denjuar ta ngrisė kundėr meje ėshtė absolutisht kontradiktore dhe e paqėndrueshme. Ajo niset nga aspekti i mosnjohjes juridike tė Republikės sė Kosovės, qė do tė thotė nga aspekti i ndarjes teorikisht tė paqėndrueshme tė formės nga pėrmbajtja. Sė paku filozofėt, qė nga antikiteti e kėtej, nuk e bėnė dot kėtė esencialisht. Ndėrkaq nė praktikėn e marrėdhėnieve politike midis shtetesh, por edhe nė praktikėn e veprimtarisė se brendshme tė vetė shtetit, kjo ndarje, ndonėse nė esencė vetėm nė dukje, shfaqet si plotėsisht reale. Vetė ky gjykim, ashtu si ēdo gjykim politik nė pėrgjithėsi, pėrpiqet qė tė duket sikur nuk ka asnjė lidhje me politikėn, qė do tė thotė pėrmbajtje, por vetėm me tė drejtėn, qė pėrfaqėson formėn. Nė praktikėn e marrėdhėnieve midis shtetesh janė plotėsisht tė mundshme situatat kur shtetet e njohin njė shtet vetėm de facto d.m.th. faktikisht, por jo edhe de jure d.m.th. juridikisht. Zakonisht ajo e para, d.m.th. njohja faktike, i paraprin sė dytės, d.m.th. njohjes juridike tė njė shteti. Hė pėr hė do tė merremi vetėm me kėtė aspekt tė kėsaj ēėshtjeje pėr tė treguar dhe pėr tė provuar se aktakuza e ngritur kundėr meje ėshtė plotėsisht e paqėndrueshme, sepse ėshtė nė kundėrthėnie me pėrmbajtjen politike, ndėrsa me kėtė edhe me formėn juridike, por fillimisht do tė vazhdojmė me shkoqitjen e tezave juridike tashmė tė pranuara e tė pranueshme nga tė gjithė. Nė tė vėrtetė, janė tė njohura rastet e "permanencės" por vetėm pėr njė periudhė tė caktuar kohe, tė shtetit tė njohur de facto. Kėto raste kanė pėrfunduar rėndom me ndonjė ndryshim tė brendshėm nė shtetin e njohur de facto, me ndryshimin e rrethanave tė jashtme ose me pranimin e kushtėzimeve tė paraqitura nga ana e saj tė cilat do ta mundėsonin vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me tė. Me fjalė tė tjera, tė gjitha kėto raste zakonisht pėrfundojnė edhe me njohjen de jure tė shtetit tė dhėnė.

    Ju tė gjithė e dini se Republika e Kosovės ekziston; se ndodhet nė procesin e krijimit tė institucioneve vetjake, dhe mund tė pohoj se Republika e Serbisė de facto e njeh. Asnjėherė nuk kam pohuar se unė jam i pari dhe i vetmi qė e kam kėrkuar atė. Kontributi im nė lindjen e Republikės sė Kosovės konsiston nė dhėnien nė atė kohė tė arsyetimit komplet dhe definitiv politik pėr nevojėn e konstituimit tė saj nė suazė tė RSFJ-sė sė atėhershme. Kėtė e kam bėrė vetė dhe plotėsisht i pavarur nga tė tjerėt, pėr tė cilėt madje as qė kam ditur se kanė punuar rreth kėsaj ēėshtjeje. Edhe atėherė edhe tani kanė ekzistuar dhe ekzistojnė tendenca tė fuqishme qė tė minimizohet ose qė tė mohohet plotėsisht kontributi im pėr kėtė ēėshtje. Mirėpo, pasiqė argumentimi politiko-teorik i njė intelektuali politik tė madh nė asnjė mėnyrė s'mund tė ishte i njėllojtė me argumentimin e njė linguisti qė merret me studimin e zanoreve tė patheksuara nė njė fjali, tė njė sociologu qė shtirej si politikolog ngaqė e kishte studjuar Makiavelin ndėrkaq nuk e kishte vėnė re asnjėherė se pikėrisht ai pėrfaqėsonte paraardhėsin e mendimit politik modern negativ dhe jo pozitiv, d.m.th. tė njė politike tė konceptuar si cinizėm tė zhveshur prej ēfarėdo morali, tė njė historiani qė kurrė nuk e kishte kuptuar ndėrlikueshmėrinė e politikės ndėrkombėtare, kėshtuqė botėn e reduktonte nė kombin vetjak, i cili nė kėtė mėnyrė ekziston nė zbrazėsinė e vet, pra, pasiqė nuk ėshtė e mundur nė asnjė mėnyrė qė tė anashkalohen apo tė mos merren parasysh faktet qė pastaj do t'u bien nė kokė, me kohė tendenca tė tilla u bėnė plotėsisht kundėrproduktive dhe tė dėmshme. Unė do tė mund tė gjendesha sėbashku nė tė njėjtėn birucė tė burgut edhe me njė ēoban, por do tė ishte gjė absurde dhe e marrė po tė barazohej vlera e njė ēobani me atė tė njė politikani nė luftėn politike pėr republikėn, nė ēfarėdo lufte politike dhe pėr cilėndo ēėshtje. Ndėrkaq tendenca tė tilla pėr fat tė keq kishte mjaft, dhe s'ishin ato vetėm shprehje e synimeve pėr tė mė poshtėruar nė zemėrim e sipėr por kryesisht ishin shprehje tė njė prepotence. Tė tillėt ndjeheshin aq tė ngrefosur e tė vetėmjaftueshėm sa qė nuk e vinin dot re atė qė ishte qenėsore nė afėrsinė e tyre. Mirėpo kjo i pėrket sė shkuarės dhe nuk ka mė ndonjė rėndėsi, por kanė mbetur si tė rėndėsishme dy fakte vijuese: e para, se jam njėri ndėr themeluesit e Republikės sė Kosovės, dhe e dyta, se jam nxitėsi, themeluesi dhe bartėsi i mendimit tė ri politik nė Republikėn e Kosovės.

    Lidhur me faktin e parė prokurori publik mė akuzon se kam dashur ta ndaj me anė tė dhunės Kosovėn nga Republika e Serbisė. Pasiqė Republika e Serbisė, e njeh de facto Republikėn e Kosovės, unė nuk po akuzohem pėr ndarjen e saj nga Serbia, sepse kjo tek e fundit pėrbėn cakun e gjithė alternativės politike shqiptare nė Kosovė, por vetėm pėr mėnyren e realizimit tė kėtij qėllimi (d.m.th. me anė tė dhunės). Rrjedha e gjertanishme e gjykimit ndėrkaq e vėrtetoi se kjo gjė nuk qėndron dhe as qė dua qė, hė pėr hė, tė merrem me kėtė ēėshtje. Mirėpo dėshiroj t'ia tėrheq vėrejtjen gjyqit tė nderuar pėr njė varg rrethanash tė cilat sipas meje janė qenėsore pėr vlerėsimin e kėtij rasti.

    a) Pėr herė tė parė, d.m.th. me 1982, kam qenė i dėnuar sipas nenit 114 tė LPJ me katėr vjet burg. Ky dėnim pastaj ėshtė ndryshuar sipas nenit 133, alinea 1 tė LPJ dhe ėshtė ulur nė 3,5 vjet burg tė cilat i kam mbajtur nė tėrėsi nėpėr burgjet hetimore tė RSFJ-sė sė atėhershme. Pėrveē vitit 90-91, (gjithsejt njė vit) gjer te ky arrestim i fundit, gjatė gjithė kohės kam qenė plotėsisht i izoluar dhe i ostracizuar nė fshatin tim tė lindjes. Pra, i kam mbajtur mė shumė se l2 vjet burg e jo vetėm 9 vjet, sa m'u dhanė nė gjykimin e parė. Shteti e di se kjo gjė ėshtė e vėrtetė, ashtu siē i di dhe mekanizmat me tė cilėt e ka arritur njė gjė tė tillė. Zatėn kam pasur mundėsi edhe ta ndėrpres atė izolim, por me ēmimin e lėndimit tė integritetit tė personit tim ose me ēmimin e braktisjes sė vendit tim. Nuk kam dashur ta bėj as njėrėn dhe as tjetrėn, dhe nė kėtė mėnyrė kam vepruar ashtu siē do tė vepronte ēdo njeri normal qė e do vetveten dhe vendin e vet. Shtetit i mbetet radha qė kėtė edhe ta pranojė haptazi dhe jo tė vazhdojė edhe mė tej qė tė mė gjykojė. Me fjalė tė tjera, ky ėshte gjyqi i katėrt qė po mė bėhet pėr tė njėjtėn ēėshtje, tė cilėn aktakuzat e formulojnė nė mėnyra tė ndryshme, por tė cilėn ata asnjėherė nuk e argumentojnė dot sepse e vėrteta me tė vėrtetė po fshihet.

    b) Rrethana e dytė pėr tė cilėn dėshiroj ta tėrheq vėrejtjen ėshtė e lidhur me politikėn e Kosovės. Zatėn nė qoftė se Republika e Serbisė e njeh de facto Republikėn e Kosovės, atėherė funksionimi i saj nė formėn e kėtij gjyqi nė territorin e Republikės sė Kosovės ose ėshtė akt marrėveshjeje midis tyre, ose ėshtė akt i dhunimit ndaj kėsaj tė fundit. Nė rastin e parė, d.m.th. nė rast se ky gjyq zhvillohet sipas marrėveshjes sė tyre, gjė qė unė e besoj thellėsisht pėr disa shkaqe tė caktuara, duke e marrė parasysh se ekzistenca e njė marrėveshjeje tė tillė nuk ėshtė shpallur botėrisht por pėrkundrazi, e gjithė politika e tyre zhvillohet sipas shenjės sė armiqėsisė (mbase vetėm nė dukje) atėherė me vetė kėtė fakt ajo bėhet lėndė pėr akuzė pėr shkeljen e ligjeve tė veta mbi tė drejtėn e qytetarėve pėr informim objektiv. Politikisht kjo do tė nėnkuptonte njė manipulim tė thjeshtė me opinionin publik. Se manipulimet e tilla janė fare tė mundshme nuk ka nevojė qė tė provohet nė mėnyrė tė veēantė. Kėtė e pranon madje edhe pioneri i mendimit politik modern qytetar Henry Kissinger, nė librin e tij mė tė ri "Mendja e kombit", nga i cili gazeta "Borba" para njė muaji e gjysėm pati mirėsinė qė t'i pėrkthejė dhe tė na i ofrojė pjesėt mė interesante. Autori shkruan aty se nė Evropėn Lindore nacionalizmi shfrytėzohet nė luftė kundėr komunizmit, ndonėse me kėtė ai nuk na thotė ndonjė gjė tė re sepse njė rregull i tillė ėshtė i njohur tash mė shumė se 200 vjet. Ndėrkaq shteti serb njė pėrvojė tė tillė e ka qė nga viti 1924, kur nė emėr tė kapitalit evropian, sidomos nė emėr tė kompanive vajgurore Britanike, dhe me ndihmėn e pretendentit tė mė vonshėm pėr fronin mbretėror tė Shqipėrisė A. Zogut, e rrėzoi pushtetin demokratik tė Fan S. Nolit, i cili ishte njėri nga intelektualėt mė tė mėdhej shqiptarė tė tė gjitha kohėrave, vetėm pėr faktin se ky mori guxim qė nė parlamentin shqiptar t'i bėjė nderimin udhėheqėsit tė madh tė revulucionit rus, V.I.Leninit, qė kishte vdekur ato ditė. A mos vallė vėrtet e kishte me gjithė mend Evropa, se i pėrndershmi Noli do ta fuste kontrabandė komunizmin nė njė vend qė s'kishte atėbotė kurrfarė klase punėtore, pėrveē njė fshatarėsie tė varfėr, dhe se njė komunizėm i tillė hipotetik do ta rrezikonte Evropen dhe rendin e saj? Dhe a mos vallė ky mbret, qė nuk ėshtė mė i gjallė, tė jetė nxitur edhe nga ana e nacionalizmit serb qė t'u lajkatohet disa qarqeve tė caktuara evropiane pėr ta marrė prej tyre detyrėn kujdestare tė luftės kundėr komunizmit brenda popullit shqiptar? Duket sikur kėsaj lufte qė nga viti 1981 e kėndej iu bashkua edhe njė pjesė e caktuar e ish nomenklaturės titiste nė Kosovė, dhe duket sikur tė gjithė sė bashku po merren me gjueti shtrigash, sepse nė Kosovė as qė kishte pasur ndonjėherė komunizėm tė mirėfilltė nė aspektin autentik. Dhe nė qoftė se ēdo intelektual i ndershėm duhet shpallur komunist nė mėnyrė qė tė pėrndiqet, tė burgoset e tė gjykohet, atėherė shtrohet pyetja se pėr ēfarė sistemi vallė ėshtė fjala dhe mos ndoshta nėn tė po fshihet njė luftė e organizuar e mafisė kundėr shoqėrisė pasiqė s'mund tė bėhet fjalė pėr njė luftė tė ndytė klasore nė kuptim tė plotė tė fjalės, sepse nuk kishte komunizėm autentik dhe sepse akoma edhe sot nuk ekziston njė klasė punėtore vėrtet e pjekur nė Kosovė.

    Ndėrkaq nė rastin tjetėr, d.m.th. nė rast se ky gjykim do tė mund tė quhet si akt i dhunimit ndaj Republikės sė Kosovės, sepse , veē tjerash, po gjykohet njėri ndėr themeluesit e saj, atėherė me kėtė Republika e Serbisė via facti do tė pranonte se ėshtė forcė pushtuese dhe se nė kėtė mėnyrė po sillet sipas kriteresh tė veēanta tė fuqisė pushtuese nė pėrndjekjen, burgosjen dhe gjykimin e qytetarėve lojalė ndaj Republikės sė Kosovės, gjė qė ajo gjithsesi e refuzon duke deklaruar se ligjet e veta po i zbaton njėsoj nė tė gjithė territorin e saj, gjė tė cilėn gjithkush mund ta vėrė re se nuk i pėrgjigjet fare tė vėrtetės.

    c) Momenti i tretė pėr tė cilin dėshiroj t'ia tėrheq vėrejtjen kėtij gjyqi ka tė bėjė me sa vijon: siē e dini, nė Kosovė nė vitin 1990 u krye Revolucioni Demokratik. Njė revolucion i tillė nuk u bė nė Serbi sepse ajo ndryshimet demokratike nė shoqėri i akceptoi me rrugė institucionale, atėherė kur e shpalli veten si vend me sistem shumėpartiak, me ē'rast e vuri nė jetė edhe parlamentin. Pėr dallim nga ajo, nė Kosovė u krye Revulucioni Demokratik. Unė gjithashtu kam qenė njėri ndėr aktorėt e tij kryesorė. Kam qenė intelektuali i parė i sėrės sime qė hapur dhe publikisht jam shprehur nė favor tė sistemit shumėpartiak. E kam bėrė kėtė nė artikullin qė u botua me titull "Gishti i trashė i vėllait tė madh" nė Alternativa nr. 5, 1990, nė Lubjanė, ndonėse ai artikull ishte dėrguar pėr botim nė revista tė tjera qysh nė fillim tė vitit 1989. Ai ishte shkruar nė formė tė pėrgjigjes ndaj disa sulmeve kundėr meje nė revistėn "Intervju" tė Beogradit, dhe nė gazeten "As" tė Sarajevės. Pėr mė shumė se njė vit e gjysėm artikulli u lexua nėn dorė nė tė gjitha qendrat e mėdha tė RSFJ-sė sė atėhershme, sepse ua dėrgoja pėr botim. Nuk deshėn qė ta botonin me kohė pėr shkak tė pėrparėsisė sė disa forcave tjera politike qė pretendonin tė stoliseshin me tė, por, natyrisht, pa pasoja politike apo penale pėr ta. Ndėrkaq orientimi im pėr ndryshime demokratike pėrbėnte njė rrjedhim logjik tė shkaqeve pėr tė cilat kisha qenė i burgosur mė 1981, me njė besim plotėsisht tė sinqertė se nė kėtė mėnyrė do tė mund ta shpėrtheja izolimin dhe bllokadėn mizore qė m'u kishte imponuar pėr nėntė vjet me radhė. Disa funksionarė tė lartė tė nomenklaturės sė atėhershme intelektuale komuniste, tė cilėt nė ndėrkohė u bėnė edhe funksionarė tė tė ashtuqujturės nomenklaturė demokratike, mė vonė, nė mėnyrė fare tė paturpshme, kėtė izolim dhe kėtė ostracizėm e quajtėn "vetizolim" dhe "autobllokadė".
    Pastaj mė vonė, nė njė fjalim posthum funeral, tek varri i njėrit prej kushėrinjve tė mi, Halim Hoti, tė vrarė me parullėn e lirisė dhe tė demokracisė nė gojė (prej katėr tė vrarėve nė Brestovc, tre ishin tė afėrm e tė njohur tė mi) kėrkova qė tė fillonte dialogu pėr rirregullimin demokratik tė shoqėrisė. Pas njė kohe tė caktuar ky dialog edhe do tė fillonte, me vizita zyrtarėsh nėpėr disa fshatra, me braktisjen e LK dhe LSPP-sė sė atėhershme etj., dhe me anėtarėsimin masiv nė LDK. Ky fjalim mė vonė do tė inkorporohej dhe do tė botohej nė kuadėr tė artikullit tim tė njohur me titull "Bėje ose vdis" (Rev. "Fjala" nė dy numra, shkurt 1992). Artikulli ishte i rėndėsishėm pėr faktin se vinte nė spikamė thelbin e vėrtetė tė gandizmit, duke marrė parasysh se artikujt e deriatėhershėm gazetareskė lidhur me kėtė fenomen i fyenin kujtimet e mia pėr miqtė dhe tė njohurit e mi tė ndjerė nga India, ish-bashkėpuntorė tė ngushtė tė Mahatma Gandit si Xhai Prakash Narajan dhe Xhagxhivan Rami, ashtu si dhe njohuritė e mia mbi atė problem. Thėnė shkurt, asnjė histori objektive e domokracisė moderne nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri (sipas disa tė dhėnave tė pavėrtetuara, viktima e pestė e masakrit nė fshatin Brestovc, KK Rahovec, ishte nga Shqipėria) nuk mund tė shkruhet pa i pėrmendur ato viktima, (ishin martirėt e parė tė demokracisė nė Kosovė), as dhe duke iu shmangur emrit dhe veprės sime. Nėse ėshtė kėshtu puna , dhe nė tė vėrtet ajo ėshtė e tillė, pavarėsisht nga fakti se kjo edhe mė tej po tentohet pėr tu relativizuar, madje edhe pėr tu mohuar, dhe pavarėsisht nga lufta qė ėshtė zhvilluar kundėr meje pikėrisht nga ana e atyre prej tė cilėve pritej mbrojtja ime, atėherė nė mėnyrė fare legjitime shtrohet njė pyetje mbi pyetjet: zatėn, nėse ky gjyq ėshtė ēėshtje e marrėveshjes midis dy palėve, dhe sipas tė gjitha gjasave duket se ėshtė, atėherė shtrohet pyetja nėse orientimi i tyre pėr demokraci ėshtė i vėrtetė apo i rremė. Ndėrkaq nėse ky gjyq ėshtė njė ēėshtje qė i takon vetėm njėrės palė, cilat janė vallė ato forca politike qė dėshirojnė nulifikimin, d.m.th. zhdukjen e arritjeve tė Revolucionit Demokratik si dhe tė zhvillimeve demokratike nė Kosovė, qoftė dhe nėn hipotezėn e thėnė hapur se LDK-ja ėshtė vetėm njė reflektim, apo edhe mė keq, vetėm njė bisht i SPS-sit serb? Dihet tashmė se ato duhet matur edhe me vitet e jetės, edhe me sasinė e djersės dhe tė gjakut, edhe me mundėsitė e humbura, edhe me shkallėn e vetėdijės politike tė njerėzve konkretė, siē jam edhe unė vetė. Dhe nėse ėshtė kėshtu, ndėrkaq sipas tė gjitha gjasave duket se ėshtė, si ka mundėsi atėherė qė institucione tė ndryshme tė Evroamerikės, tė cilat dinė tė ngrenė zėrin edhe pėr gjėra mė pak tė rėndėsishme nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut, nė rastin tim reagojnė vetėm formalisht, vetėm sa pėr tė larė gojėn, ndonėse edhe vetė gazetat konfirmojnė se qė prej shumė kohėsh jam njė temė tabu. Pėrse jam temė tabu? Dhe kujt i pengoj nė tė vėrtetė? Nuk do t'i elaboroj mė tutje kėto pyetje. Vetėm do tė konstatoj se ėshtė vėrtetė njė gjė e pikėllueshme tė krijosh shtriga artificiale dhe pastaj t'i shpallėsh ato si reale. Nuk mund tė ketė kurrfarė shtrigash aty ku ato nuk janė dhe ku objektivisht nuk mund tė jenė. d) Gjyqit tė nderuar do t'ia tėrheq vėrejtjen edhe pėr momentin e katėrt dhe tė fundit qė ka tė bėjė me kėtė gjykim. Zatėn, nėse unė si i pandehur para kėtij gjyqi ngul kėmbė nė qėndrimin se Republika e Kosovės ekziston (nuk do tė ishte aspak ēudi qė revolucionet nganjėherė t'i hanė bijtė e vet); se ajo de facto ėshtė e njohur nga Republika e Serbisė; se asnjė histori serioze objektive e Republikės sė Kosovės, ashtu si historia e mendimit tė ri politik nė Kosovė, nuk mund t'i injorojė as ngjarjet e vitit 1981, as emrin dhe kontributin tim nė to, se kėtė nuk mund ta bėjė ēfarėdo historie serioze dhe objektive e ndryshimeve moderne, demokratike nė kėto hapėsira, pavarėsisht nga rezultati definitiv i zgjidhjeve tė gjithėmbarėshme politike nė kėtė pjesė tė Ballkanit, qė nuk do tė thotė se njė gjė e tillė edhe s'mund tė bėhet, por qė vetė ai veprim, si i tillė, do tė ishte akt i njė pushteti totalitar. Atėherė do tė ishte mė e drejtė tė thuhej se desha nė tė vėrtetė nė njėfarė mėnyre, qė pėr shoqėrinė nuk ishte e pranueshme, ta ēaja kėtė bllokadė tė neveritshme dhe ta bėja tė njohur atė qė ekziston si e tillė. Me kėtė aktakuza ndoshta do tė ishte mė e drejtpėrdrejtė, mė konkrete dhe mė e arsyeshme, dhe jo thjesht njė pėrkthim i mjegullt, i thatė dhe i sofistikuar i veprimtarisė sime publike nė njė vepėr tė inkriminuar. Do tė dija se pėrse mė akuzojnė nė tė vėrtetė dhe do tė provoja qė tė mbrohesha nė formėn adekuate tė drejtpėrdrejtė dhe jo nė baza hipotetike, siē po veproj tani, nė tė cilat realiteti duhet tė fitojė pamjen dhe pandehmat, sepse zatėn, gjithēka po bėhet sikur dikush pas tij dėshiron tė konzervojė atė ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė, d.m.th., i paqėndrueshėm dhe jo ashtu siē do tė duhej tė ishte.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #65
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Zonja kryesuese e gjyqit,

    Zotėrinj tė kolegjit gjykues,

    Nė qoftė se sipas pjesės sė parė tė aktakuzės do tė duhej tė isha anėtar i LPRK-sė, si njė instrument politik pėr realizimin e Republikės sė Kosovės, sepse njė individ i vetmuar nuk e bėn dot njė gjė tė tillė, atėherė sipas pjesės sė saj tė dytė, ose sipas pikės sė dytė tė tė njėjtit dokument, akuzohem se nė cilėsinė e Kryetarit tė UNIKOMB-it, d.m.th. tė njė partie qė ka nė program bashkimin e kombit, kam dashur t'ia bashkoj Republikėn e Kosovės Republikės sė Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė aktakuza bėhet e plotė, duke i shtuar veē tjerash edhe mjetin e dhunės, por tani nė aspektin e ilegalitetit tė UNIKOMB-it, pėr tė cilin, siē u pa gjatė shqyrtimit, doli se ėshtė krejtėsisht nė rregull sipas sistemit tė paraqitjeve, ėshtė regjistruar nė organin kompetent pėrkatės tė RSFJ-sė sė atėhershme, ashtu si edhe LDK-ja. Kjo e dhėnė ėshtė shumė interesante nga aspekti politik dhe mė duhet tė pranoj se unė dyshoja me vete se ndoshta edhe ishte e mundur njė gjė e tillė, dhe mendoja se megjithatė do tė bėja njė punė tė dobishme sikur tė mund ta legalizoja kėtė parti njėsoj si LDK-nė. Mendimet e tilla ndėrkaq i mbaja pėr vete, ndėrsa para opinionit dilja sikur besoja plotėsisht se ajo ishte e regjistruar, dhe tani u provua se kishte qenė. Dhe ky fakt mė gėzoi, jo pėr shkak tė aktakuzės, por pėr shkak se askush nuk doli gėnjeshtar. Si njė tėrėsi, aktakuza sikur pėrmbledh njė rrugė tė kaluar qė nga viti 1981 gjer mė sot. Nė kėtė kuadėr argumentimi kishte mbetur i njėllojtė sikur tė ishte ngurtėsuar qė atėherė: "Ju e doni republikėn qė t'i bashkoheni Shqipėrisė." Unė isha ndėr njerėzit e rrallė qė njė argumentim tė tillė nuk e kam besuar kurrė. Kam qenė profesor i politikės ndėrkombėtare i cili nė Qendrėn e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, por edhe nė Qendrėn pėr studime strategjike ndėrkombėtare nė Universitetin e Harvardit nė SHBA, jam specializuar pikėrisht nė temėn e reflektimeve tė politikave globale nė regjione tė ngushta siē janė p.sh. Ballkani, Indokina ose Lindja e Afėrt. Isha autor i njė libėrthi tė vogėl mbi "Lufėn e ftohtė dhe detantin" nė tė cilin temė qendrore ishin marrėveshjet e Helsinkit tė vitit l975, por e kisha edhe pėrvojėn e njė burrėshteti. Me fjalė tė tjera, e dija se nuk ėshtė i mundur ndrrimi i kufijve ndėrkombėtarė pa luftė, kundėr sė cilės do tė ngrihej gjithė bashkėsia ndėrkombėtare. Ndėrkaq pikėrisht ky problem pėrbėnte temėn qendrore tė disertacionit tim tė doktoranturės. E njihja jashtėzakonisht mirė atė problem qė ta besoja ashtu kot njė argumentim tė tillė. Pikėrisht pėr kėtė shkak argumentimi im shkonte nė drejtim tė kundėrt. Pra unė pohoja se Republika e Kosovės i kontribuon forcimit tė Jugosllavisė por edhe sigurisė sė Shqipėrisė; se ajo s'mund tė ishte kundėr politikės globale tė SHBA-ve dhe as tė BRSS-sė sė atėhershme; se ėshtė kėshtu nė thelb, imponon edhe e drejta demokratike e popullit shqiptar pėr zhvillim mė tė shpejtuar (qė pėrbėnte anėn ekonomike tė ēėshtjes) dhe pėr barazi me tė tjerėt (anėn politike tė ēėshtjes). Nė kėtė kohė (janar-mars 1982) ndodhesha nėn hetime nė Beograd. Mė ishte bėrė e njohur se nė Beograd, njėri pas tjetrit, nė njė distancė tė shkurtėr kohe, kishin ardhur Vjencesbergeri - Sekretari amerikan i mbrojtjes, dhe Andrej Gromiko, shefi i diplomacisė sė BRSS-sė sė atėhershme, dhe se ata nė tė vėrtetė e kishin aprovuar argumentimin tim nė favor tė Republikės sė Kosovės. Pak kohė pas kėsaj kam qenė i transferuar nė burgun e Mitrovicės sė Kosovės. Gjatė ndryshimeve demokratike nė fillim tė kėtij dhjetėvjeēari edhe mė tej kam insistuar nė opcionin jugosllav tė Republikės sė Kosovės. Vlerėsoja se njė gjė e tillė nuk do ta shtynte mė larg perspektivėn e bashkimit me Shqipėrinė; qė procesi i njė bashkimi tė tillė do tė duhej zhvilluar me rrugė institucionale dhe qė Republika e Kosovės do tė duhej tė ishte nė funksion tė kėtij bashkimi. UDB-ja e kishte sekuestruar njė artikull timin studimor lidhur me ato probleme, i cili i dedikohej inteligjencisė sė lartė politike tė Kosovės. Ai titullohej "Pėr njė politikė unike dhe pa ekuivoke". Me tė do tė duhej hapur diskutimi nė nivel tė tillė pėr orientimin e mėtejshėm tė forcave politike tė Kosovės, por kjo ligjėratė nuk u mbajt pėr shkak tė, siē mu tha mua atėherė, tė ftohtit tė madh qė mbretėronte nė lokalet e Institutit Albanologjik, d.m.th. se Institutit i mungonte ngrohja. Mirėpo problemet vazhdonin tė mbeteshin edhe mė tej. Ėshtė interesant se si nė kėtė periudhė (1990-94) u zhvillua njė luftė e vėrtetė psikologjike e mekanizmave tė shtetit e tė pushtetit kundėr meje. Akuza themelore nė kėtė luftė tė pakompromis dhe tė njėanėshme, e cila nga ana e aktivistėve tė ndryshėm, madje edhe me tituj profesorėsh universitarė, shqyrtohej nėpėr oda private nėpėr fshatra tė ndryshme tė Kosovės, ishte nė tė vėrtetė krejt e kundėrt me akuzėn e tanishme tė prokurorit nė kėtė gjyq. Thuhej zatėn se unė kisha qenė kundėr bashkimit me Shqipėrinė, bile edhe se unė po e pengoja atė bashkim. U tha dhe u bė shumėēka kundėr meje atėbotė, por unė mendoja se ėshtė fjala pėr luftėn e disa grupeve pėr pushtet dhe jo pėr luftėn drejt avancimit tė pozitės sė Kosovės. Ēuditėrisht, askush nuk mė mbronte nė mėnyrė tė hapur as nė Kosovė, as nė Shqipėri, as nė ish-Jugosllavinė, as nė Serbi prandaj as nė Evropė. Ndjehesha absolutisht i vetmuar dhe erdha gjer nė konkluzionin se nė tė vėrtetė atė Jugosllavi nuk e donte askush. Mė ēudiste vrazhdėsia, intensiteti dhe vėllimi i njė lufte tė tillė. Kam qenė i shtyrė pothuajse gjer nė prak tė ēmendurisė e tė vdekjes, por pikėrisht ky fakt mė bindi se shkaku i kėsaj lufte s'mund tė ishte vetėm lufta pėr pushtet. E dija se ndaheshim rreth vlerėsimit tė ngjarjeve tė vitit 1981, rreth vlerėsimit tė prioritetit tė vendit dhe tė subjektit tė ndryshimeve demokratike nga viti 1990, rreth vlerėsimit tė fenomenit tė gandizmit dhe tė politikės sė pėrditshme; rreth dhėnies sė pėrparėsisė njė numri tė caktuar bartėsish tė ndryshimeve dhe tė ngjashme, por e tėrė kjo nuk mjaftonte qė njeriu thjesht tė ekskomunikohej nga bashkėsia njerėzore. Pėr diēka tė tillė duhej tė ekzistonin shkaqe mė tė thella tė cilat nė tė vėrtetė edhe ekzistonin: ato gjithmonė vėrtiteshin rreth bashkimit shqiptar dhe mendoj se ėshtė kohė e fundit qė kėtė ēėshtje tani ta sqaroj nė tėrėsi:

    Gjatė qėndrimit nė specializim nė SHBA kam gėzuar njė trajtim jashtėzakonisht tė lartė. Kam qenė i emėruar nga ana e rektorit tė Universitetit tė Harvardit si hulumtues shkencor i pavarur. Me rastin e pranimit tek Zonja Rosalyn Carter nė Washington DC kam qenė i zgjedhur si i vetmi njeri qė do tė pėrfaqėsonte tė gjithė specializantėt dhe postdiplomistėt e Evropės nė SHBA. Nė kėtė cilėsi kam marrė pjesė nė shumė dreka dhe bisedime qė i organizonin senatorė e kongresmenė tė caktuar dhe pėrfaqėsues tė pushtetit nė SHBA. Kam marrė pjesė aktivisht nėpėr simpoziume tė ndryshme shkencore dhe nėpėr ligjėrime tė intelektualėve autoritarė tė SHBA, dhe mendoj se me kontributin tim nėpėr ato tubime dhe ligjėrata kam krijuar emrin tim, pėrkatėsisht, emrin dhe identitetin tim amerikan, i cili ishte i njėjtė me emrin tim kėtu, por tani i njohur edhe atje. I kisha dyert e hapura pėr tė gjitha kontaktet e mundshme dhe gėzoja shkallė tė lartė tė ndihmės teknike qė nga njė kabinet i stėrmadh me makina shkrimi, ordinatorė, telefona, gjer ke ndihma skofiare e dy sekretareshave qė punonin nė prag tė dyerve tė zyrės sime. Mirėpo pėr tė gjitha kėto, pėr gjithė atė trajtim tė lartė qė m'u kishte siguruar atje, asnjėherė gjer mė sot nuk e kam falenderuar qeverinė e SHBA-ve. Kėtė gjė nuk e kam bėrė jo vetėm pėr shkak se menjėherė pas kthimit nė Prishtinė me 1979 jam pėrfshirė nė vorbullėn e ngjarjeve qė pasuan sė shpejti, por mė tepėr pėr shkak se gjithnjė deri mė sot nuk kam pasur pėrgjigje tė qarta nė disa pyetje qė mė mundojnė edhe tani. Ishin tė nevojshme kohė tė mbushura me ngjarje qė kėtė mė nė fund ta kuptoja, nė mėnyrė qė tė dija edhe tė pozocionohesha nė raport me tė. Tani kjo ėshtė e qartė. Prandaj, ndonėse duket e ēuditshme pėr shkak tė vendit dhe tė kohės nė tė cilėn po e bėj kėtė, shfrytėzoj rastin qė me gjithė zemėr ta falenderoj qeverinė e SHBA-ve pėr qėndrimin tim atje gjatė vitit shkollor 1977-78. Mendoj se nuk ėshtė vonė, sepse kėtė po e bėj sinqerisht dhe jo vetėm formalisht. Ajo ėshtė njė qeveri e njė vendi tė madh, e njė populli tė mrekullueshėm me mundėsi tė pakufizuara. Kėtė e bėj sinqerisht edhe pėr shkak se qeveria e kėtij populli tė madh, dhe e kėtij vendi tė madh, as pėrpara, as atėherė dhe as mė vonė, kurrėndonjėherė me asgjė nuk e ka kushtėzuar qėndrimin tim atje. Asnjėherė nuk ka kėrkuar ēfarėdo shėrbimi prej meje dhe ka qenė jashtėzakonisht korrekte me mua. Njė gjė e tillė natyrisht imponon respekt. Ajo qė mua ndėrkaq atėherė mė pengonte dhe qė nuk arrija tė kuptoja dot ishte paaftėsia ime qė t'i zbuloja qėllimet e vėrteta amerikane kundrejt popullit shqiptar tė cilit unė i pėrkisja. Dėshiroja tė depėrtoja pak mė larg nga kundėrvėnia e tyre ndaj regjimit tė Enver Hoxhės, por kėtė gjė ata nuk ma mundėsonin. Kisha vėnė re se gjithė ēka kishte tė bėnte me Shqipėrinė ishte e vendosur nė kuadėr tė studimeve sllave dhe kjo si nė Harvard ashtu edhe nė Universitetin e Ēikagos, ashtu edhe nė Bibliotekėn e Washingtonit DC. Nė tė gjitha pyetjet e mia lidhur me kėtė ēėshtje ata nuk kishin pėrgjigje. Literatura e tyre politike si dhe literatura e historisė politike i shmangej pėrgjigjeve nė kėto pyetje. Madje edhe Robert Lee Wolf, njė autor i vjetėr i studimeve tė famshme pėr Luftėn e Dytė Botėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit, nė studimet e veta i ėshtė shmangur pėrgjigjes nė pyetjet e mia. Tė njejtėn gjė e ka bėrė edhe Hans Morgenthao (babai i teorive politike ndėrkombėtare amerikane); Jeremy Israel, nga Universiteti i Ēikagos, Steven Burg , gjithashtu nga Ēikago, Dov Ronen nga Harwardi, Erik Hamp nga Ēikago e tė tjerė. Tė gjithė ata e dinin se kam qenė nė detyrėn e ministrit regjional nė njė krahinė potencialisht eksplozive tė Kosovės dhe qė tė gjithė ata i shmangeshin me urtėsi temave "tė nxehta". Ndėrkaq Steven Larabee, njė njeri inteligjent i moshės sime, me tė cilin edhe shoqėrohesha mė sė shumti dhe i cili atėherė ishte caktuar nė Stejt Department nė detyrėn e shefit tė Drejtorisė pėr Ballkanin, madje edhe ai i shmangej bisedave serioze nė kėtė temė. Nuk e di se pėrse e ka braktisur Stejt Departmentin dhe ka shkuar nė Institucionin "Rand" pas arrestimit tim tė parė, por e di se pikėpamja qė amerikanėt mė me dėshirė do ta shihnin Shqipėrinė tė bashkuar me Kosovėn dhe jo Kosovėn me Shqipėrinė ishte e pėrhapur gjerėsisht midis emigracionit politik shqiptar nė SHBA. Disa pjesė tė caktuara, sidomos ato tė bashkuara rreth Legalitetit, njė parti zogiste qė kėrkonte kthimin e Leka Zogut nė fronin e Shqipėrisė, gjė tė cilėn vazhdon ta bėjė edhe sot, si dhe pjesė tė caktuara tė Ballit Kombėtar, tė bashkuara rreth Xhafer Devės, flisnin, por edhe shkruanin, se me shumė dėshirė do t'ia hiqnin kokėn sė pari Enver Hoxhės e pastaj edhe Fadil Hoxhės. Ata mendonin se kėta ishin fajtorė pėr mosbashkimin e Shqipėrisė menjėherė pasė luftės. Nuk i pėrgjigjeshin dot pyetjes, pėrse tė ishte mė shumė fajtore Shqipėria se sa Kosova apo Jugosllavia pėr njė rezultat tė tillė negativ pėr shqiptarėt menjėherė pas lufte? Pėrgjigjet e autorėve tanė nė kėto pyetje qė u shfaqėn pas vitit 1990 nėpėr faqet e shtypit tonė e fajėsojnė ish-regjimin komunist nė Shqipėri, sipas logjikės sė shtetėsisė: "ata ishin shtet dhe jo ne." Nuk ėshtė e nevojshme tė komentohet se njė rezonim i tillė ėshtė mė sė paku naiv. Nuk ishte e vėshtirė qė tė konkludoja se njė rezonim i tillė i emigracionit shqiptar nė atė kohė ishte nė realitet thjesht njė reflektim i disponimit antikomunist tė administratės amerikane e cila nuk kishte asnjė lidhje me nevojėn e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare. Lidhur me kėtė ēėshtje ata rezononin nga pozita e superfuqisė dhe nga pozita e politikės globale. Ata e dinin se qėndrimi i Kominternės (Internacionales Komuniste) lidhur mė kėtė ēėshtje, qė nga viti 1926 e kėtej, deri te Kongresi i V i PKJ me 1941, ishte qė Kosova do tė duhej t'i bashkohej Shqipėrisė, prandaj ranė nė konkluzionin e kundėrt d.m.th. se do tė duhej qė Shqipėrinė t'ia bashkonin Kosovės, nė mėnyrė qė edhe mė tej tė mund t'i shisnin botės sllave 300 milion kėmisha nė vend tė vetėm 5 milion kėmishave sa do tė mund t'u shisnin shqiptarėve po t'i mbėshtesnin. Lidhur mė kėtė ndonjėri prej tyre fliste hapur si me shaka. I kuptoja mirė atėherė parametrat e arsyetimeve tė tyre sipas tė cilėve gjithēka ishte e shndėrruar nė kuantitet, por nuk mund tė them edhe se mė pėlqente njė gjė e tillė. Edhe mė pak mė pėlqente realiteti ynė politik i cili ato pyetje, me metodėn e raprezaljeve policore, i kishte shpallur si tema tabu. U desh tepėr shumė kohė, punė, djersė dhe gjak qė kėto ēėshtje mė nė fund tė hapeshin. Qysh atėherė e kisha fituar pėrshtypjen se autonomia e Kosovės nė ish-Jugosllavinė titiste ishte nė tė vėrtetė refleksion i ndeshjes sė dy politikave globale pas tė cilave qėndronin dy shoqėri globale dhe ky fakt mė pati tronditur. Duke mos u futur mė thellė nė elaborimin e zbulimeve lidhur mė kėtė pyetje, duke iu drejtuar kėtij gjyqi, vetėm mund t'i theksoj bindjet e mia tė cilat s'janė obligative pėr askend, por tė cilat pėrmbajnė kėrkesėn qė lidhur me kėto tė mendohet, madje edhe nga ana e qeverisė sė SHBA-ve nė Washington, apo qeverisė Ruse nė Moskė, nė Beograd, Tiranė apo nė Prishtinė:

    Populli shqiptar duhet bashkuar. Kėtė e dijnė tė gjithė dhe askush mė nuk e konteston. Ai duhet tė bashkohet pėr shkak se ėshtė i njėsuar nė planin shpirtėror: e ka njė gjuhė, njė kulturė dhe njė histori. Pėr shkak se ėshtė njė popull i vjetėr evropian i Ballkanit, i cili qė heret e ka demonstruar pjekurinė e vet shtetformuese; pėr shkak se gjithashtu qė herėt e ka arritur nivelin e duhur tė vetėdijes politike pėr veten, pėr vendin dhe pėr interesat e veta nė regjion, dhe pėr shkak se e ka dėshmuar nė mėnyrė tė lavdishme dobishmėrinė e vet nė tė gjitha planet e bashkėsisė evropiane tė popujve. Nuk i duhet qė ta dėshmojė pėrkatėsinė e vet nė kėtė bashkėsi, sepse pavarėsisht nga pozita e vet gjeopolitike dhe e pranisė sė religjionit islamik nė shumicėn e pjesėtarėve tė tij, ai ka qenė dhe ka mbetur popull evropian. Ai duhet tė bashkohet edhe pėr shkak se e drejta pėr vetėvendosje ėshtė njėra ndėr arritjet qenėsore tė qytetėrimit evropian, e drejtė tė cilėn vetė ajo e ka proklamuar dhe e cila mė asnjė populli nė Evropė nuk mund t'i refuzohet a t'i mohohet. Popullit shqiptar i duhet njė gjė e tillė qė tė mund tė zhvillohet vetė mė tej pėr ta arritur nivelin e pėrgjithshėm tė kėsaj bashkėsie. E drejta e popullit shqiptar pėr t'u bashkuar buron edhe nga fakti se ai nuk ka qenė ndonjėherė i pyetur pėr caktimin e kufijve qė e cungojnė nga tė gjitha anėt. Kur u bė njė gjė e tillė nė Konferencėn e Ambasadorėve tė gjashtė fuqive tė mėdha evropiane nė Londėr, premieri i atėhershėm britanik, sėr Edward Grey, qė e kryesonte atėbotė atė konferencė, pati deklaruar publikisht se ishin tė detyruar qė ta flijonin kėtė popull pėr shkak tė ruajtjes sė paqes evropiane. Mirėpo paqja me kėtė nuk u ruajt as atėherė dhe as mė vonė. Misionarė tė ndryshėm tė Lidhjes sė Kombeve nga ajo kohė (1919-20) i propozonin popullit shqiptar qė gjeniun e vet krijues ta orientonte nė drejtim tė rritės sė brendėshme e tė krijimit, ndėrkaq Evropa, nga ana e vet, do tė dinte qė kėtė gjė nė njė kohė tė caktuar ta shpėrblente. Ai njė gjė tė tillė e bėri. Dekada tė tėra ai e duroi me dinjitet politikėn e asimilimit me dhunė dhe tė spastrimit etnik tė regjimeve tė ndryshme serbe. Vetėm nė mes dy luftėrash botėrore e lėshuan pėrdhunisht kėtė hapėsirė mė se 240 000 njerėz. Nė vitet e pasluftės shkuan dhe 600 000 tė tjerė tė cilėve iu bashkuan edhe po aq kosovarė nė kohėn e sotme, nė kohėn e ndryshimeve demokratike. Nuk ka tė dhėna tė sakta pėr numrin e tė vrarėve e tė dėbuarve, por ai sillet diku rreth dhjetėra mijėrave. Shkenca bėn tė njohur se vetėm gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe menjėherė pas saj, janė vrarė mė shumė se 40 000 shqiptarė. Ekzistojnė madje edhe marrėveshje ndėrshtetėrore pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi si turq, por Evropa pati heshtur. Asnjėherė nuk i pati gjykuar, ndonėse ua pati premtuar shqiptarėve mbrojtjen e vet.

    Ne e dijmė qė kufijtė ndėrkombėtarė Evropa i ka shpallur tė pandryshueshėm, mirėpo e ka lėnė tė hapur mundėsinė e ndryshimit tė tyre me pranimin e palėve tė interesuara. Prandaj bashkimi i popullit shqiptar duhet tė realizohet nė rrugė institucionale dhe me metoda demokratike. Shkenca konstaton se njė territor kompakt me 115 mijė km2, nga Kongresi i Berlinit -1878, gjer mė sot, ėshtė ngushtuar nė 55 gjer 65 mijė km2 nė tė cilat populli shqiptar tani ėshtė nė shumicė. Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr 1912-13, shteti shqiptar u krijua nė njė sipėrfaqe prej pak mė shumė se 28 mijė km2. Dallimi midis kėsaj shifre dhe 65 mijė km2 nė tė cilat jeton sot nė shumicė populli shqiptar nė trojet e veta historike, duhet tė inkuadrohet nė shtetin e njėsuar shqiptar.

    Nė luftėn e vet pėr bashkimin e tij, populli shqiptar ka tė drejtė tė presė ndihmė jo vetėm nga Evropa dhe bashkėsia ndėrkombėtare, por pikė sė pari prej atyre popujve tė ish-Jugosllavisė me tė cilėt ka jetuar bashkėrisht, dhe nė rend tė parė nga serbėt. Serbėt duhet ta kuptojnė se koha e dominimit mbi shqiptarėt ka pėrfunduar. Ata qė e njohin mirė historinė sigurisht qė tashmė e kanė kuptuar se gjer me ardhjen e turqve nė kėto hapėsira nuk kishte dominim tė njėrit mbi tjetrin. Me pranimin e islamizmit nga ana e feudalėve shqiptarė dhe me inkuadrimin e tyre nė sitemin turk tė administrimit, ka ardhur deri te njė proces tė cilin serbėt kanė mundur ta kuptojnė si dominim tė shqiptarėve mbi ta, gjė qė s'ishte e vėrtetė, sepse inkuadrimi nė sistemin e administrimit tė Perandorisė Turke dhe pranimi i religjionit islamik nuk ishte vetėm njė veēori shqiptare. Me largimin e turqve nga Ballkani, me forcimin e Rusisė dhe pastaj edhe tė ish-BRSS-sė, nė fillim erdhi gjer ke ndarja e popullit dhe e territorit shqiptar, pastaj edhe tek njė politikė e gjenocidit sui generis ndaj shqiptarėve qė mbetėn jashtė kufijve tė shtetit tė tyre. Qė nga viti 1844, d.m.th. qė nga "Naēertania" e Ilia Garashaninit dhe gjer mė sot, politika serbe ndaj shqiptarėve ishte nė thelb sub-imperialiste. Ajo ka shkuar linjės sė nėnēmimit dhe tė denigrimit tė shtetit shqiptar si dhe tė asimilimit tė dhunshėm tė popullatės shqiptare nėn jurisdiksionin e saj. Me fjalė tė tjera, forcimi i animozitetit shqiptaro-serb apo serbo-shqiptar ka qenė gjithmonė i lidhur me ndryshimet nė rrethimin e tyre ndėrkombėtar.

    Nė pjesėn I tė artikullit tim studimor "Viti 81 dhe proceset e demokracisė" pastaj dhe nė pjesėn II tė artikullit "Bėje ose vdis" (Alternativa 7/8, 1991, dhe "Fjala", mars 1992) unė jam pėrpjekur tė pėrkujtoj se kėta dy popuj gjenden nė njė nivel tė pėrafėrt ose tė njėjtė tė madhėsisė demografike, dhe tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm. Pa ndikimin e jashtėm historia e tyre do tė mund tė zhvillohej nė drejtim tė rivalitetit tė shėndoshė nė bashkėpunim dhe nė zhvillim. Pėr kėtė shkak gjithmonė kam insistuar qė politika tė heq dorė nga instrumentalizimi i vet pėr interesa tė huaja. Mirėpo me politikėn e terrorit shtetėror ndaj shqiptarėve Serbia sikur synon t'i detyrojė shqiptarėt qė tė heqin dorė nga kėrkesat e tyre legjitime dhe nga aspiratat e tyre historike. Kjo sikur arsyetohet me faktin nga qė edhe asaj vetė i ėshtė e qartė tashmė se njė politikė e tillė ėshtė absurde dhe jashtė kohės. Me ritualizimin e vrasjeve, siē ndodhi me rastin e Hasan Ramadanit nga fshati Shajkovc, tė cilin e pėrshkruan shtypi nė gjuhėn shqipe, nuk mund tė arrihet asgjė pozitive. Ritualizimi i vrasjeve ka qenė veēori e kanibalizmit, ndėrkaq dihet se ai ėshtė ērrėnjosur. Vdekjet janė tragjike me faktin se na pėrkujtojnė pėrkohshmėrinė e jetės sonė. Pėr kėtė shkak indiferentizmi ndaj jetės njerėzore nuk mund tė jetė pėrmbajtje e asnjė lloj politike dhe e asnjė ardhmėrie. Pėr kėtė shkak politika qė ndalet nė gjykimin formal tė rasteve tė tilla, ndėrsa mė vonė prej tyre, me tė gjitha mjetet e mundshme pėrpiqet tė kapitalizojė dhe tė mbledhė poena pėr veten, njė politikė e tillė, e cila, veē tjerash, mbėshtetet ekskluzivisht nė faktorėt e jashtėm nė dėm tė faktorit tė brendshėm, nuk mund tė ketė asgjė tė pėrbashkėt me popullin shqiptar. Nė qoftė se ajo nuk ėshtė shprehje e tradhtisė sė interesave nacionale atėherė ajo ėshtė edhe vetė viktimė e ndonjė komploti, gjė qė nuk e zvogėlon pėrgjegjėsinė e saj pėr gabimet dhe pėr lėshimet e bėra. Mirėpo, gjykuar sipas faktit se si njėra mė arreston e tjetra mė sulmon vetėm pėr shkak se unė po insistoj nė zbulimin e sė vėrtetės dhe tė vėrtetave, ėshtė shumė afėr mendėsh se politikat e tilla nė tė dy anėt synojnė nė zgjidhje shumė specifike dhe tė pėrcaktuara nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Pėrndryshe, pėrse si kėtu ashtu edhe nė Shqipėri po burgoset dhe po gjykohet njė profil shumė i pėrcaktuar intelektualėsh, pikėrisht ai qė ka pėrvojė tė caktuar prej burrėshteti, nėn akuza qė tingėllojnė cinike, dhe qė nuk i kanė hije askujt, as kohės dhe as vendit?

    Nė letrėn time tė hapur drejtuar ish-bashkėshortes dhe njė segmenti tė inteligjencisė sė Kosovės nė Prishtinė, nė tekstin me nėntitull "Shqipėri e reduktuar apo republikė e barabartė" ia kam tėrhequr vėrejtjen atij segmenti tė inteligjencisė pėr atė qė nuk mė pėlqente. Letra u botua nė revistėn «Doruntina» nr. 3, 1993, nė Kumanovė, dhe jo nė «Bujkun» apo nė gazetat tjera tė Prishtinės. Aty kam tėrhequr vėrejtjen edhe pėr problemin e marrėdhėnieve me Greqinė, lidhur me ortodoksėt e Shqipėrisė Jugore, mirėpo kėta zotėrinj atėherė u shtirėn si tė menēur. Ndėrkaq tani, kur ky problem ka shpėrthyer nė sipėrfaqe, ata paraqiten si tė befasuar. Zbrazin nėpėr gazeta ndjenjen e njė "patriotizmi zemėrak", duke e fshehur dyfytyrėsinė e vet. Vėrtet nuk ėshtė gjė e vėshtirė qė tė bėsh karagjozllėk nga politika me metodėn e masakrimit tė integralizmit tė ēfarėdo mendimi, me kombinimin e gėnjeshtrės dhe tė harresės ose me ndrrimin e tezave. Mirėpo kur njė gjė e tillė bėhet nė disa kushte specifike tė caktuara, dhe pėr njė kohė tė caktuar, me rrugė sistematike, atėherė dėshirohen tė arrihen qėllime mjaft tė pėrcaktuara, ndonėse nuk e di akoma se pėr ēfarė qėllimesh ėshtė fjala, por nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatohet se janė nė lidhje tė caktuar me zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Pėr kėtė shkak edhe mė tej do t'i saktėsoj pikėpamjet e mia lidhur me kėtė ēėshtje, dhe kėtė pėr shkak se gjithė deri mė sot ato pėrbėnin njė lėndė pėr shpjegime kontradiktore, ndėrkaq unė kam qenė dhe jam akoma i sulmuar nga tė gjitha drejtimet e mundshme:

    Bashkimi i popullit shqiptar nuk mund tė realizohet si zgjerim territorial as i Jugosllavisė dhe as i Serbisė. Kjo nuk do tė ishte zgjidhje e ēėshtjes shqiptare por njė imponim i njė zgjidhjeje tė tillė pėr tė, qė do tė duhej tė ishte rezultat i ndonjė lufte. Kjo gjithashtu do ta implikonte pėrzierjen e faktorėve tė tjerė. Greqia tashmė i ka shfaqur hapur pretendimet e saj ndaj Jugut tė Shqipėrisė, dhe kundrejt njė imponimi tė tillė tė zgjidhjes as Turqia s'do tė mund tė ishte indiferente, por as Italia. Bashkimi i popullit shqiptar si zgjerim territorial i Jugosllavisė do tė ishte nė esencė zgjerim territorial i Serbisė, po qe se kjo do ta nėnkuptonte mbetjen e Kosovės nėn ēfarėdo ingjerence tė Serbisė. Populli shqiptar diēka tė tillė nuk do tė mund ta pranonte, dhe as qė do tė mund tė pajtohej ndonjėherė me tė. Propozimet qė po shfaqen tani pėr lidhje konfederale me Shqipėrinė pa u zgjidhur paraprakisht ēėshtja e njohjes sė Kosovės de jure mund tė jenė shprehje e dėshirės qė kjo ēėshtje tė pėrshpejtohet, por mund tė duket edhe si njė ēėshtje tejet e diskutueshme. Nuk ka dyshim se kėto propozime janė shprehje edhe e besimit absolut nė bashkėsinė ndėrkombėtare, por ajo nė zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve rendom i ndjek interesat vetjake, ndėrsa interesat e palėve tė interesuara i merr parasysh vetėm nė masėn nė tė cilėn ato palė janė tė zonjat vetė qė t'i mbrojnė e t'i sigurojnė.

    Pikėrisht pėr shkaqe tė tilla, bashkimi i popullit shqiptar duhet t'i paraprijė ēfarėdo forme tė bashkimit federal ose konfederal, ose formave tė tjera tė bashkimit nė tėrėsi mė tė mėdha, gjersa vetė akti i bashkimit duhet tė jetė shprehje e vullnetit tė tij qė nuk bėn tė prejudikohet nė asnjė mėnyrė. Vetė akti i bashkimit tė popullit shqiptar pėr shkak tė karakterit tė ndarjes sė tij, bazohet nė esencė nė ndarjen e qetė dhe dinjitoze me fqinjėt. Ēfarėdo politike qė nuk e merr parasysh pėrparėsinė e kėsaj ēėshtjeje nuk mund tė jetė nė realitet shprehje e interesave nacionale shqiptare.

    Shqipėria ėshtė vendi i vetėm nė Evropė qė kufizohet pothuajse nga tė gjitha anėt me vetveten, d.m.th. me popullin e vet dhe me trojet e veta historike. Pėr kėtė shkak njė ēėshtje prioritare ose njė ēėshtje me rėndėsi prioritare pėr Republikėn e Kosovės, ėshtė ndarja e qetė dhe dinjitoze me RFJ dhe me Republikėn e Serbisė, dhe jo bashkimi ose njėsimi me Shqipėrinė, pėr shkak se kjo do tė kuptohej si zgjerim territorial i Serbisė nė drejtim tė Shqipėrisė, gjė e cila do tė nxiste pretendime tė ngjashme edhe nė Greqi. Kjo do tė thoshte natyrisht luftė. Nuk ėshtė aspak e pamundur qė nė qarqet e caktuara nė tė gjitha qendrat e interesuara tė fuqisė, nga Beogradi nė Athinė dhe gjer nė Washington, dėshirohet njė zhvillim i tillė i situatės. Ata shpresojnė pėr njė fitore minimale d.m.th., pėr njė zgjidhje tė pėrkohshme tė ēėshtjes shqiptare nė bazė religjioze nė tė cilėn ndonjė shtet i bashkuar eventual shqiptar musliman do tė figuronte ose si njė shtet i veēantė, ose si njė anėtar i njė tėrėsie mė tė madhe.

    Dihet se, pėr dallim nga popujt tjerė tė Evropės, religjioni tek shqiptarėt gjithmonė ka qenė mėnyrė e mbijetesės dhe jo mėnyrė e jetesės. Pėrkatėsinė e vet religjioze shqiptarėt asnjėherė nuk e kanė identifikuar me pėrkatėsinė e vet kombėtare. Elementi i tyre kryesor pėrbashkues ka qenė gjuha dhe vetėdija tradicionale pėr veten. Ata i kanė tri religjione, ndėrsa asnjeri prej tyre nuk ka lindur tek kėta dhe nuk ėshtė kthyer nė gjendjen e tyre tė natyrshme. Tė gjitha ato kanė ardhur bashkė me zgjerimet imperiale (Roma dhe Islamizmi) ose me forcimin e qendrave tė fuqisė (Bizanti). Ky fakt (tri religjione) i pėrgjigjet pozitės gjeostrategjike tė vendit ku jetojnė - nė trekufirin e tri kontinenteve. Ky fakt e shton pasurinė shpirtėrore tė kulturės sė tyre dhe i kontribuon perspektivės sė tyre. Ndarja e tyre nė bazė tė pėrkatėsisė religjioze, pėr vetė shqiptarėt do tė ishte e dėmshme, pėr shkak tė varfėrimit tė shpirtit dhe tė kulturės, pėr shkak tė humbjes sė territoreve, etj. Por edhe pėr praktikėn dhe pėr teorinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare kjo do tė ishte tragjike, sepse nė kėtė mėnyrė do tė afirmoheshin kriteret tė cilat ajo i ka tejkaluar qė moti, si dhe pėr shkak se ky do tė ishte njė tregues i qartė i konfrontimit global tė shoqėrive globale.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #66
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nuk e besoj se mund tė ketė midis shqiptarėsh shumė tė tillė qė do tė pajtoheshin qysh mė parė me njė mundėsi tė tillė. Politika ndėrkombėtare ndėrkaq ėshtė njė gjė e ndjeshme. Ajo ofron mundėsi tė shumta tė manipulimeve tė ndryshme pėrmasash kolosale pikėrisht pėr shkak se pas tyre qėndrojnė shtetet. Ato mendojnė se me kėtė mund tė arrihen qėllimet e caktuara dhe nuk hezitojnė fare kur ėshtė fjala pėr shfrytėzimin e metodave tė tilla. Nė anėn tjetėr ekziston njė numėr i madh njerėzish nostalgjikė pėr kohėrat e shkuara tė cilėt ndryshimet demokratike nė Evropėn e Lindjes i pėrjetojnė si kthim nė tė kaluarėn. Ata mendojnė se ėshtė realizuar gjermanizimi i Evropės e jo evropeizimi i Gjermanisė. Ėshtė pak e besueshme qė nė disa qarqe tė mos mendohet qė me anė tė pazarllėkut me trojet shqiptare tė zėnė pushtetin dhe ėshtė pothuajse e pa mundshme qė njė perspektivė e tillė e zgjerimit territorial nė llogari tė shqiptarėve tė mos u pėlqejė qarqeve tė caktuara si nė Beograd, ashtu dhe nė Athinė. Kėto qarqe mbase mendojnė se kjo do tė ishte fare nė rregull, fare shik, dhe nė frymėn e ndryshimeve demokratike nė Evropė. Bile ndoshta ato shpresojnė se do tė bėjnė njė salto mortale politike si nė vitin 1937, dhe me ndihmėn e miqve tė forcuar t'i rikompensojnė sėrish interesat e humbura gjatė luftės sė pandershme politike pėr pushtet. Ndoshta ata kanė tė drejtė. Pėr mua ndėrkaq ata kanė tė drejtė nė masėn nė tė cilėn do tė kuptohet se ndryshimet politike nė Evropė e mundėsojnė deklarimin e parimit tė vetėvendosjes politike. Atėherė kur njė popull deklarohet politikisht pėr zbatimin e kėtij parimi, asgjė nuk mund ta ndalojė gjer nė realizimin e tij tė plotė. Ndryshimet politike nė Evropė e favorizojnė kėtė. Me fjalė tė tjera, as vetė nuk e besoj se instrumentalizimi politik i kombit vetjak pėrbėn njė rrugė tė drejtė pėr arritjen e qėllimeve afatgjata. Ai detyrimisht e nėnkupton karakterin autoritativ tė pushtetit dhe pėrkrahjen e kėtij pushteti nga pjesėt mė reaksionare tė popullit. Unė jam ithtar i nevojės sė forcimit tė identitetit nacional dhe jo i instrumentalizimit tė tij. Vetė procesi i forcimit tė kėtij identiteti nuk mund tė realizohet si kthim nė tė kaluarėn por si ecje progresive drejt sė ardhmes. Njė ecje qė nuk i mohon vlerat pozitive tė sė kaluarės por i inkuadron nė vetvete dhe i kuptimėson nė kohė. E di se dikur, pėr shkak tė rivalitetit tė fuqive imperiale pėr territore dhe pėr tregje tė reja, instrumentalizimi i popujve tė vegjėl ose tė ndonjė pjese tė tyre tė caktuar, ishte njė gjė fare e rėndomtė. Popujt lidheshin pėr kėtė ose pėr atė fuqi, dhe pėr kėtė shkak, tek popujt e vegjėl lindėn bindje dhe paragjykime pėr predispozitat miqėsore tė kėsaj ose tė asaj fuqie. Kjo ėshtė nė fuqi edhe sot por tani ka ndryshuar konteksti i pėrgjithshėm i gjėrave. Sistemet imperiale janė bėrė tė shtrenjta, sklerotike dhe joefikase, prandaj janė lėnė qė moti. Rivaliteti i fuqive gjithnjė e mė tepėr do tė realizohet si konkurrim i zhvillimeve intensive tė brendėshme dhe pėr prodhimin e zbulimeve sa mė cilėsore tekniko teknologjike si dhe pėr tregjet qė do tė dijnė tė konsumojnė prodhime tė tilla. Ky fakt i vė nė pozicion tė njėjtė si serbėt, ashtu dhe shqiptarėt. Serbėt ndėrkaq, do tė duhej tė hiqnin dorė nga ėndrrat imperialiste; ata duhet ta njohin edhe de jure Republikėn e Kosovės, pėr t'iu kthyer kėshtu ardhmėrisė sė tyre. Kėtu qėndron shkaku i theksimit tim se Republika e Kosovės duhet krijuar nė raport me veten dhe jo pėr inat tė serbėve; se nuk ka kthim nė komunizėm, por as marshim drejt fashizmit, se demokracia nuk plotėsohet me pėrmbysjen e klasave por me luftėn konkurrente tė ideve dhe tė vlerave pėr gjėra mė tė mira dhe mė cilėsore. Me fjalė tė tjera kam kėrkuar qė pėrmbajtja e shqiptarizmit tė mos nxirret nga antiserbizmi ashtu si pėrmbajtja e serbizmit tė mos nxirret nga antishqiptarizmi. Kjo natyrisht nėnkupton mirėkuptimin dhe jo luftėn, por as luftėrat nuk janė zhveshur nga logjika sepse me atė rast do tė ktheheshim nė kohėrat e barbarizmit dhe jo tė civilizimit. Duke e njohur edhe de jure Republikėn e Kosovės, serbėt nuk bėhen popull mė i vogėl dhe as shqiptarėt popull mė i madh. Nė kėtė mėnyrė ata do tė bėheshin tė tillė ēfarė janė nė tė vėrtetė. Pėrse do tė duhej luftuar pėr t'u dėshmuar ajo qė tashmė po shihet dhe qė ekziston? Populli shqiptar thjesht ėshtė deklaruar pėr shtetin e vet sepse e ka ndjerė nevojėn pėr zhvillimin e mėtejshėm vetjak. Nė emėr tė ēkafit serbėt do tė mund t'i pengonin? Edhe sikur vėrtetė tė besonin nė atė qė ua ofron njė pjesė e historisė nė formė tė mitit mbi Kosovėn, tani kjo ėshtė e parėndėsishme. Nuk ėshtė miti udhėrrėfyes i mirė pėr ardhmėrinė por e vėrteta. Pastaj nuk ėshtė tėrėsisht e sigurt se luftėrat mund tė pėrfundojnė gjithmonė ashtu siē paramendohen dhe siē dėshirohen. Tani ėshtė pothuajse e qartė se ekzistojnė qendra tė largėta tė caktuara tė cilat i mbajnė nė kontroll proceset e luftės e tė paqes si dhe rezultatet e tyre nė tė gjitha regjionet qė kanė rėndėsi pėr paqen botėrore. Tashmė ėshtė plotėsisht e qartė se ato nuk dėshirojnė qė nė kėto hapėsira tė vijė gjer ke lufta. Ato e dijnė qė populli shqiptar ėshtė dėmtuar nė tė kaluarėn dhe se kėtė gjendje e ka edhe sot. Ata e dijnė se ai ka tė drejtė tė zhvillojė luftė mbrojtėse ose ēlirimtare, sepse luftėrat e tilla konsiderohen, dhe janė, njė e drejtė e natyrshme e popullit pėr vetėmbrojtje dhe pėr ekzistencė. Si tė tilla ato merren si legjitime edhe nga dokumentat e OKB. Ato e dijnė gjithashtu se populli shqiptar, nė territorin e vet kompakt, ėshtė i vetmi qė ėshtė sakatosur kryq e tėrthor me kufij artificialė ndėrshtetėrorė, i nėnshtruar ndaj organeve shtetėrore tė disa shteteve, gjersa nė shtetin e vet e ka pjesėn mė tė vogėl; se ėshtė i pėrndjekur dhe se nė disa vende, si nė Kosovė, pėr njė kohė tė gjatė po i nėnshtrohet politikės sė terrorit shtetėror. Pikėrisht sepse e dijnė njė gjė tė tillė, ata e mbėshtesin politikėn paqėsore tė alternativės shqiptare nė Kosovė; e lavdėrojnė dhe e shpėrblejnė, por njėkohėsisht edhe e kontrollojnė dhe ia tėrheqin vėrejtjen, edhepse kėto vėrejtje nė tė vėrtetė i adresohen Serbisė, sepse ata mbase vlerėsojnė se vetėm Serbia ėshtė ajo qė mund tė zhvillojė luftėra nė kėto hapėsira. Ata e dijnė se populli shqiptar nė kėto hapėsira, qė ka tė drejtė tė mbrohet dhe tė luftojė pėr tė drejtat e veta legjitime, ėshtė plotėsisht i paarmatosur. Nga shtypi nė gjuhėn shqipe lexojmė se shpeshherė zhvillohen aksione brutale pėr mbledhjen e armėve. Tė vetmet armė qė ndonjėherė i gjejnė aty-kėtu, janė ndonjė pushkė automatike, ndonjė revolver, dhe nė raste shumė tė rralla, edhe ndonjė bombė dore. Nė rrethanat e luftės, kėto do tė quheshin armatim i lehtė i kėmbėsorisė. Nė njė luftė bashkėkohore kėto do tė quheshin si armė pėr spastrimin e terrenit, por kėto nuk janė armė pėr zhvillimin e ēfarėdo lufte nė kushtet bashkėkohore. Vetė kėmbėsoria qysh moti ėshtė shndėrruar nė njė forcė pėrcjellėse tė njėsive tankiste, ndėrsa vetė ai armatim sė shpejti do tė mbetet vetėm njė relikt i sė kaluarės nga kohėrat e gangster-dueleve tė tipit tė Al Kapones. Populli shqiptar askund tjetėr, pėrveē nė Shqipėri, nuk e ka ushtrinė e vet tė armatosur apo njėsitė e veta paramilitare. Ajo qė gjendet nė Shqipėri thonė se ėshtė akoma nė procesin e riorganizimit dhe tė modernizimit. Kam dėgjuar se pikėrisht tani, nė kėtė kohė tė tė gjitha rreziqeve tė mundshme, paska qenė e nevojshme tė zėvendėsohet komplet kuadri i shkolluar i oficerėve tė armatės e tė policisė me tė tjerė qė tani sapo kanė filluar shkollėn. S'mund tė ekzistojė njė indikacion mė i qartė i qėllimeve tė njė pushteti politik mbi rrugėn paqėsore tė zgjidhjes sė problemeve dhe pėr lėshimin pa asnjė rezervė tė vendit tė vet nė duart e faktorit ndėrkombėtar. Ky ėshtė faktori qė dikur na ka ndarė. Tani do tė na bashkojė, nėse jo pėr shkak tė ndonjė paqeje tė mundshme, atėherė mbase pėr shkak tė dėshirės pėr eksperiment! Pėr kėtė shkak, ne shqiptarėt e Kosovės, qė dikur e kemi luajtur rolin e dorės sė parė nė themelimin e shtetit shqiptar, tani iniciativėn pėr bashkim ua kemi lėnė atyre, tė cilėve u mbetet qė fillimisht tė modernizohen, ndėrsa nė ndonjė tė ardhme edhe tė bashkohemi! Sa tė menēura qė janė kėto qendra tė largėta tė fuqisė! Atyre gjithmonė u shkon pėrdore qė pėrmes vetė nesh tė na mashtrojnė, ndėrsa pas kėsaj edhe tė na shpėrblejnė e tė na i rrahin miqėsisht shpatullat.

    Nė Kosovė policia dhe mbrojtja territoriale qysh moti janė shpėrndarė dhe janė ēarmatosur. Nuk u la qė tė mbijetonte asnjė formė organizative, por edhe nė qoftė se pėrkundėr kėsaj u la diēka pėr tė mbijetuar, atėherė kjo sigurisht gjendet nė parahistorinė politike tė kohėve tė nomenklaturės komuniste titiste, qė ėshtė lojale ndaj zotėrve tė vetė tė vegjėl, por jo edhe ndaj ligjit, sepse ligje akoma nuk ka. Ata i janė lėnė vetvetes, si jetimėt. Nė qoftė se nė ēfarėdo mėnyre veprojnė akoma, atėherė kjo ndodh pėr shkak tė inercisė, dhe pikėrisht pėr shkak tė inercisė sė vjetėr. Pėr shkak tė situatės sonė tė gjithmbarshme, kėshtu sė paku po thuhet, asnjė politikė nuk do ta marrė pėrgjegjėsinė pėr ta. Sikur tė kishin zbritur nga Marsi dhe sikur tė mos ishin prej kėndej! Politika nė kėtė mėnyrė i shmanget tė qenit serize. Ajo bėhet joserioze. Ajo do ta donte Republikėn por nuk do ta donte edhe pėrgjegjėsinė pėr tė. Ndėrkaq Republika, sipas definicionit, nėnkupton shtetin, dhe shteti duhet t'i ketė edhe ushtrinė edhe policinė - dy karakteristikat e pakontestueshme tė shtetėsisė sė shtetit. Bindjet dhe qėndrimet e mia lidhur me kėto ēėshtje janė shumė tė qarta dhe tė tilla kanė qenė gjithmonė. Politika e Republikės sė Kosovės duhet tė bėhet serioze. Kėtu s'ka mė «hem ma kanda hem s'dua». Ajo duhet t'i pranojė si tė vetat hem ushtrinė hem policinė. Ajo duhet t'i riorganizojė dhe t'i organizojė ato nė frymėn e kohės dhe nė pajtim me ndryshimet dhe detyrat e tyre. Policia dhe ushtria e Republikės sė Kosovės duhet tė jenė efikase por edhe meritore pėr shėrbimin nė shtetin e ri demokratik. Ato janė pasqyrė e moralit publik por edhe e dinjitetit tė popullit sepse pėr shkak tė pėrbėrjes sė tyre sociale, ato i reflektojnė tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Ato ndėrkaq janė edhe diē mė tepėr: ato reflektojnė aftėsinė e njė shoqėrie qė tė organizohet nė pajtim me arritjet botėrore nga cilado fushė e veprimtarisė shoqėrore por edhe aftėsinė e asaj shoqėrie pėr tė pranuar dhe absorbuar gjithēka tė re, progresive dhe tė pazvetėnuar. Shkurt, me shembullin e vet, dhe me nevojėn pėr tė vėnė nė jetė dhe pėr tė zbuluar gjithmonė arritjet e reja nė fushėn e shkencės, ato duhet tė tėrheqin gjithė shoqėrinė pėrpara drejt progresit. Dhe pikėrisht ato s'duhet ta heqin mendjen kurrė nga dinjiteti i vet, dinjiteti i popullit tė vet dhe i shtetit tė vet.

    Pranimi i ushtrisė dhe i policisė nuk e nėnkupton luftėn. Nė rastin konkret dhe nė ēastin aktual ajo nėnkupton kthimin e besimit nė dinjitetin e vet. Ajo nėnkupton edhe marrjen e pėrgjegjėsisė vetiake pėr zhvillimin e gjėrave si nė Republikėn e Kosovės ashtu edhe pėr Republikėn e Kosovės. Nė kėtė botė nuk ekziston ndokund ndonjė vend, ndėrkaq janė mė shumė se 180 sish qė veten e quajnė shtet dhe qė tė mos e kenė ushtrinė dhe policinė e vet. Kėto i ka madje edhe Vatikani, sė paku nė kuptimin simbolik, ndonėse nuk e konsideron veten si shtet tė mirėfilltė dhe as qė ėshtė i tillė nė kuptimin klasik. Sikur shtetet tė zhvillonin luftėra vetėm pėr faktin se i kanė nė dispozicion policitė dhe ushtritė e veta, atėherė asgjėkundi dhe asnjėherė nuk do tė kishim paqe. Ato janė instrumente tė luftės dhe nė rend tė parė tė luftės, por ato mund tė lindin edhe gjatė luftės. Ėshtė mė mirė qė tė krijohen nė kushtet e paqes pikėrisht pėr shkak tė paqes. Ato gjithnjė e mė tepėr po bėhen instrumente tė paqes.

    Sipas hipotezės se Republika e Kosovės po njihet de facto, atėherė ē'kuptim ka qė ushtria dhe policia e Republikės sė Serbisė, nė territorin e Republikės sė Kosovės, t'i kryejė punėt e ushtrisė dhe tė policisė sė Republikės sė Kosovės? Pėrse tė lejohet nė kėtė mėnyrė nxitja e urrejtjes dhe akumulimi i animozitetit midis kėtyre dy popujve?

    Mė tej, ėshtė e vėrtetė se politika e Republikės sė Kosovės po thirret nė njė gandizėm tė llojit tė vet dhe ajo vėrtet ėshtė njė gandizėm i llojit tė vet. Unė vetė jam pionieri i vėrtetė i kėsaj politike, sepse edhe para burgosjes nė vitin 1981 e kam pasur tė qartė raportin e drejtė tė forcave nė botė. Pėr kėtė dėshmon edhe libri im «Lufta e ftohtė dhe detanti» botuar nė tė dy gjuhėt nė Prishtinė nė vitin 1976. Nė burg, gjatė gjysmės sė parė tė viteve '80-tė, unė gjithmonė kam ndikuar nė pėrvetėsimin e metodave paqėsore tė luftės pėr Republikėn e Kosovės, sepse atėherė kam qenė i vetmi njeri nė Kosovė, tė cilit i ishin plotėsisht tė qarta pasojat eventuale tė ēfarėdo lufte. Ky ishte tek e fundit edhe motivi kryesor pėr shkrimin e atij libri tė vogėl por tė rėndėsishėm, qė mė vonė pėr vite tė tėra u bllokua dhe pothuajse u harrua. Pastaj vetė pėrcaktimi im nė atė kohė pėr Republikėn e Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė nė mėnyrė tė natyrshme e pėrjashtonte ēfarėdo mendimi pėr luftėn, sepse ē'do tė na duhej Jugosllavia po tė ishim tė detyruar qė brenda saj tė luftonim pėr barazi?

    Pas daljes nga burgu me 1985, atje ku isha i pėrndjekur, i izoluar dhe i ostracizuar padrejtėsisht, pa kurrfarė vendimi tė shkruar nga ēfarėdo instance e pushtetit, pėr vite tė tėra u kam folur fshatarėve qė po e deshėt Republikėn nė kuadėr tė Jugosllavisė, urdhėroni bashkė me mua. Ndėrkaq po e deshėt Shqipėrinė, kjo e nėnkupton luftėn. Ndėrkaq pėr luftė le tė urdhėrojnė tė tjerėt. Unė do tė isha vetėm ushtar. Pushteti sigurisht qė e dinte kėtė. Ai e pėrcillte ēdo hap timin dhe ēdo fjalė timen. Ai pėrpiqej qė ca tė tjerė, sidomos tė rinj, t'i shndėrronte nė mua me anė tė tentimeve tė ēmendura pėr tė depėrtuar nė trurin tim dhe me anė tė imitimeve tragjikomike. Nėntė vjet tė tėrė mė bėri plotėsisht tė varur materialisht nga tė tjerėt, fillimisht nga prindėrit e mij tė vjetėr, nga vėllėzėrit e mij mė tė rinj, dhe pastaj edhe nga fshatarėt tjerė. Nuk mė lejonte tė punėsohesha askund duke i frikėsuar punėdhėnėsit eventualė. Asnjėherė nuk mė dha pasaportė pėr udhėtim jashtė vendit. Dy herė themelova familje me femra intelektuale dhe qė tė dy herėt dėshtova. Ky fakt natyrisht ėshtė shfrytėzuar qė tė mė pamundėsohet ikja, sepse ēfarė do tė bėja unė nė tė vėrtetė me komoditetin jetėsor tė jashtėm pa fėmijėt e mi tė mitur? Mos do tė ketė qenė vallė e nevojshme qė ndryshimet tė kryhen me njė dialog aq tė ēuditshėm me mua, apo vetė unė tė kem qenė tepėr ambicioz? Nuk e di. Me fjalė tė tjera, ėshtė plotėsisht e qartė nga ajo qė u tha, se lufta pėr Republikėn e Kosovės me mjete paqėsore nuk u zhvillua vetėm me njė siguri rutinore prej zotėrinjsh elegantė nga kancelaritė e gjera e nga kabinetet e bukura. Ajo ka kėrkuar privacione kolosale, viktima e flijime. Ndėrkaq privacionet dhe flijimet i bėjnė vetėm ata qė kanė shkallė tė lartė tė moralit vetiak por edhe qė besojnė fuqimisht nė ndershmėrinė dhe nė fisnikėrinė e qėllimeve pėr tė cilat luftojnė. Sepse njė qėllim fisnik nuk mund tė realizohet me metodat makiaveliste tė intrigave dhe tė shpifjeve. Bashkimin e Italisė nuk e solli mendimi politik i Makiavelit por vetėm mendimi politik i Macinit dhe lufta vetmohuese e njė morali tejet tė lartė e Garibaldit. Makiaveli e ka pėrshkruar luftėn politike pėr pushtet tė sundimtarėve tė ndryshėm tė paskrupullt dhe tė princėrve tė Italisė feudale. Ai u jepte atyre udhėzime se si ta pėrforcojnė pushtetin dhe ka pasur besim se ndonjėri prej tyre do ta shfrytėzojė atė pushtet nė favor tė bashkimit tė Italisė. Mjeshtritė tė cilat i pėrshkruan dhe i rekomandon ai sigurisht qė janė shfrytėzuar edhe mė parė, por edhe pas tij, nė luftėrat e pėrgjakshme pėr pushtet nga ana e oborrtarėve tė ndryshėm dhe despotėve, nga ana e tiranėve dhe diktatorėve tė vjetėr e modernė, por kurrė ndonjėherė ato, gjatė gjithė historisė, nuk e kanė sjellė fitoren e ēfarėdo lėvizjeje politike serioze dhe as forcimin e ēfarėdo pushteti demokratik. Ato mund tė sjellin forcimin e pushteteve dhe tė pushtetmbajtėsve despotikė, autokratikė, autoritarė dhe totalitarė; ato janė metoda tė njė lufte tė paskrupullt, tė paturpshme dhe tė pėrgjakshme pėr pushtet, por ato janė nė kundėrshtim tė ashpėr dhe tė thellė me vetė nocionin e demokracisė. Mjafton qė tė shfletohen faqet e «Zėrit» qė tė shihet se me ē'zjarr e ē'pasion gazetarėt e tipit tė H. Matoshit nė emėr tė mėsuesve tė tyre e predikojnė imoralitetin nė politikė! Implikimi i vetėm i metodave tė tilla ėshtė lufta e pėrgjakshme qytetare, dhe kėtė gjė ata do tė duhej ta dinin.

    Nė artikullin tim «Pėr njė qasje mė shkencore ndaj politikės nė Kosovė» (DeA, 1-1991), e kam nėnvizuar nė mėnyrė indirekte trajtimin e gabuar dhe tė njėanshėm tė mendimit politik tek ne. Pasoi njė reagim i vrazhdėt, histerik, vėllimor dhe gjithėpėrfshirės i qarqeve tė pėrmendura politike. Kjo mė dha tė kuptoj se nomenklatura politike intelekuale e Kosovės kishte vendosur tė vinte nė jetė ostracizmin e vjetėr grek ndaj meje, gjė qė dukej dhe interesante, sepse kurrė nuk kam qenė kundėr asaj qė ajo ta zinte vendin qė i takonte nė shoqėri. E dija se ishte fjala pėr njė grupacion tė fuqishėm politik pa ndonjė konkurrencė tė veēantė, dhe duke insistuar pėr njė luftė konkurrente tė ideve dhe tė mendimeve, e dija qė ajo do tė fitonte dhe do tė bėhej forcė udhėheqėse e shoqėrisė. Mirėpo unė doja vetėm qė ajo fitoren ta meritonte dhe qė tė mos ishte forcė e vetme e shoqėrisė dhe as forca e vetme udhėheqėse e shoqėrisė. Desha qė gjatė asaj lufte konkurrente tė ideve dhe tė vlerave tė konkurrojnė dhe tė integrohen nė politikė edhe forcat e reja qė atėherė ndodheshin nė procesin e formimit. Mendoja qė nga kjo tė shpėrthente njė kualitet me anė tė tė cilit do tė fitonim njė elitė politike intelektuale tė shoqėrisė mė tė gjerė, mė tė fortė, mė tė larmishme dhe mė tė pasur me ide. Pėr vete kėrkoja qė vetėm tė mė pranonin si tė barabartė. Siē shihet tani nė faqe tė shtypit e gjithė kjo edhe po realizohet, por edhe tash nė njė formė disi tė ngurtė, sikur brenda kėsaj forme, me ndryshime tė vogla kozmetike, po kthehet realiteti i para vitit '81. U desh qė tamam unė tė riarrestohesha qė njė pėrshtypje e tillė tė kompletohej. U dashka vallė vėrtetė qė e kaluara tė kthehet nė njė formė tė pandryshuar? Pėrse vallė pikėrisht me ardhjen dhe me konsolidimin e saj nė pushtet 400 mijė njerėz u desh tė iknin nė botėn e jashtame?

    Harold Lasuelli, njėri nga frojdistėt e shquar tė Universitetit tė Ēikagos nė SHBA, nė vitet 30-ta tė kėtij shekulli e botoi librin «Psikopatologjia dhe politika» (Psychopathology and politycs). Nė faqet e tij ai argumeton se si njeriu, pėr t'u marrė me politikė, i duhet qė motivet e veta personale, me anė tė procesit shoqėror tė racionalizimit, t'i shndėrrojė nė interesa shoqėrorė tė pranueshėm nga tė gjithė. Vetėm nė kėtė mėnyrė, vlerėson ai, njė veprim i individit bėhet veprim politik. Mbase duke u mbėshtetur nė kėtė formulė tė tij, nomenklatura titiste-komuniste e viteve '80, tė gjithė tė dėnuarit e atyre viteve i shpalli si marksistė-leninistė. Nė artikullin tim «Viti '81 dhe proceset e demokracisė» iu kundėrvura njė trajtimi tė tillė tė atyre tė rinjve dhe tė rejave me tezėn se ata nuk po e merrnin parasysh shkallėn e vetėdijes sė tyre politike dhe veprimin e pėrgjithshėm sintetizues tė parullės pėr Republikėn. E kam bėrė kėtė sepse e kam ditur se kjo gjė do ta sillte thellimin e vetėdijes pėr pėrkatėsinė klasore dhe pėr dallimet klasore. Atėherė kam besuar, por besoj edhe tani, se populli shqiptar nė Kosovė kurrė nuk e ka pėrjetuar shtresėzimin e njėmendėt klasor tė shoqėrisė. Atė qė unė e quaj nomenklaturė komuniste-titiste tė Kosovės, nė tė vėrtetė ėshtė ajo elitė e brishtė dhe e ndjeshme e pushtetit e cila pėrfaqėson pjesėn udhėheqėse tė shtresės sunduese tė shoqėrisė. Por edhe kjo pjesė udhėheqėse e kėsaj shtrese tė shoqėrisė ėshtė shumė e hollė, e ngushtė dhe e ndjeshme. Ajo pėrfaqėson bazėn prej rreth 100 mijė njerėzve pėr elitėn sunduese tė pushtetit prej rreth 30-40 mijė njerėzish. Thėnė kushtimisht, pjesa aktive e popullatės nė luftėn pėr Republikėn e Kosovės gjithashtu nuk e tejkalon kėtė numėr. Tė dy kėto pjesė me supozimin e integrimit tė barabartė nė shoqėri, do tė duhej tė pėrfaqėsonin dy shtyllat mbajtėse tė Republikės sė Re. Mirėpo nėse njėra nga kėto dy shtylla vazhdimisht duhet sulmuar pėr majtizėm, pėr ideologjizim e pėr anim kah prosllavizmi, qė sipas kritereve tė tanishme tė shtypit ėshtė baras me tradhėtinė kombėtare, atėherė borgjezia e re shqiptare do tė duhej tė gjente njė popull tjetėr nė tė cilin do tė mbėshtetej, pasi qė ata njerėz qė i sulmon ajo janė plotėsisht nga populli dhe nė popull. Atėherė do tė duhej t'i ruante pėrjetėsisht njė tjetėr polici dhe njė tjetėr ushtri nga populli i vet dhe atėherė e gjithė filozofia e tyre s'do tė ishte gjė tjetėr pos njė pėrmbledhje e mjerė parullash demagogjike dhe marrėzirash tė ndryshme.

    Mirėpo nė qoftė se policia e Republikės sė Serbisė, e cila kėtu po e kryen detyrėn e policisė sė Republikės sė Kosovės, megjithė faktin se kjo e fundit ekziston dhe njihet de facto njėherėsh kryen edhe funksionin e ruajtjes sė pozicioneve tė asaj elite tė hollė tė pushtetit, atėherė ajo kėtė detyrė nuk e bėn mirė. Nė rend tė parė sepse popullit shqiptar i duhet tė mėsohet me borgjezinė e vet. E dyta, sepse ajo borgjezi duhet tė mėsohet qė ta respektojė popullin vet si dhe kufizimet morale e tradicionale qė ia imponon ai, qoftė edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme, dhe e treta, sepse nė kėtė mėnyrė, siē po ndodh tani, krijohet urrejtja midis dy popujve. Nė qoftė se politika ėshtė nė esencė matematikė, siē mendojnė disa me tė drejtė, atėherė operacionet matematikore me tė cilat do tė pėrmblidheshin rezultatet e njė politike tė tillė thjesht do t'i vėrtetonin implikimet e saj tejet tė dėmshme pėr tė dy popujt. Si do tė dukej pėr shembull, po tė bėnim njė supozim teorik, qė rastėsisht borgjezia serbe nesėr tė kėrkojė shėrbimet e njė policie tė huaj kundėr popullit tė vet? Kėto janė supozime tė cilat duhet tė tregojnė pėr paqendrueshmėrinė e situatės nė tė cilėn gjendemi dhe pėr nevojėn imperative qė ajo tė ndryshohet urgjentisht. Me fjalė tė tjera, politika e Republikės sė Kosovės duhet ta marrė pėrgjegjėsinė pėr ushtrinė dhe policinė e vet, ndėrsa politika e Republikės sė Serbisė mė nė fund duhet ta kuptojė se po fillon epoka e familjes evropiane tė popujve, se nė tė tė gjithė anėtarėt do tė jenė tė barabartė, se populli shqiptar nė Kosovė me tė cilin do tė jetojnė plotėsisht tė barabartė edhe joshqiptarėt, me metoda demokratike tė luftės e ka fituar Republikėn e vet, ka vendosur qė nė atė familje tė popujve tė Evropės tė hyjė si i njėsuar. Populli shqiptar ėshtė i barabartė me tė gjithė popujt e Evropės. Ai nuk ėshtė i gatshėm pėr luftė. Politika qė e pėrfaqėson nga tė gjitha pjesėt ku ai jeton nė emrin e tij ka hequr dorė nga shfrytėzimi i metodave jodemokratike tė luftės pėr realizimin e qėllimeve nacionale, por ai, ashtu si ēdo popull, ka tė drejtė pėr vetėmbrojtje dhe pėr zhvillimin e vet tė papenguar kombėtar. Pėr kėtė shkak ai vetė dhe nė mėnyrė sovrane do tė vendosė pėr ato forma tė luftės sė vet tė cilat do t'i pėrgjigjen mundėsive tė tij nė kushtet dhe nė kohėn e dhėnė. Ėshtė plotėsisht e pakuptimtė qė tė gjykohet dikush pėr potezat e ardhshėm eventualė tė popullit tė tij, tė cilėt ai nė asnjė kuptim s'ka mundėsi t'i dijė.

    Lidhur me kėtė vetėm dua tė shtoj se nuk do tė duhej tepruar me atė qė gazetarėt e quajnė gandizėm tė popullit shqiptar, dhe qė sėrish bazohet nė metodėn e luftės sė tij. Ajo qė sot nėpėr faqet e shtypit po lavdėrohet si gandizėm, pėr ē'shkak individė tė caktuar qė s'kanė asnjė lidhje me tė ngriten gjer nė qiell, fitojnė shpėrblime, u rrahen shpatullat, falenderohen etj., vėrtetė qė s'kanė asnjė lidhje me gandizmin. Unė e di se ēdo metodė e luftės paqėsore e demokratike s'mund tė quhet gandizėm, sepse ēdo metodė e tillė e luftės nuk ėshtė njėherit edhe produkt i njė filozofie tė tėrė tė antidhunės, ashtu siē ishte nė realitet dhe siē ėshtė filozofia e Gandit, por vetėm njė pasqyrė e situatės sė caktuar dhe e kushteve tė caktuara. Ashtu siē e di edhe se sot atė e lavdėrojnė pikėrisht ato qarqe nė botė tė cilat kanė bėrė, dhe vazhdojnė tė bėjnė edhe sot gjithēka, qė njerėzit tė mos e kuptojnė. Mirėpo kjo ėshtė punė e tyre. Unė e mendoj veten si tepėr larg Gandit. Pastaj, dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishmja, njė pjesė e inteligjencisė shqiptare, do tė duhej mė sė fundi tė mėsonte qė pėr popullin e vet tė mendonte me kokėn e vet, sepse edhe krahas shumicės sė tij islamike, populli shqiptar kurrė nuk ka qenė dhe as qė do tė jetė ndonjėherė popull aziatik. Ndonėse edhe islamizmi nuk ka me tė ndonjėfarė lidhje, t'i imponosh popullit shqiptar vlera qė janė nė kundėrshtim me frymėn e tij praktike, nuk do tė thotė vetėm moskuptim dhe keqinterpretim i tij, por edhe dhunim tė dinjitetit tė tij, d.m.th. tė njė populli tė lashtė evropian. Nuk e kam ndjerė veten tė goditur personalisht. Ishte obligim i imi intelektual kundrejt njė kolosi tė mendimit dhe tė frymės njerėzore, qė tė reagoj kundėr atyre teprimeve. E bėra kėtė nė pjesėn II tė artikullit tim "Bėje ose vdis" (Fjala, shkurt 1992). Dhe qėndroj edhe tani, si prapa kuptimit, edhe prapa ēdo fjale, pike e presje tė shkruar nė tė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #67
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Pėrse nuk po mė gjykojnė

    Zonjė kryesuese e gjyqit,

    Zotėrinj tė kolegjit gjykues,

    Me kėtė i jemi pėrgjigjur edhe pikės sė tretė dhe tė fundit tė aktakuzės e cila bazohet nė esencė nė ēėshtjen e luftės dhe tė paqes d.m.th., nė karakterin dhe nė llojet e metodave me tė cilat unė, si pėrfaqėsues i popullit shqiptar e si kryetar i njė partie qė do tė mund tė bėhej e rėndėsishme, do tė mund tė shėrbehesha eventualisht nė luftėn pėr realizimin e qėllimeve kombėtare. Besoj se prokurori publik i Republikės sė Serbisė nė Prizren zoti Dobrivoje Periē bazat pėr shkrimin e aktakuzės sė tij i ka gjetur nė disa elemente tė cilat do tė mund tė shpjegoheshin me atė qė unė e pėrshkrova mė sipėr si formulė tė Harold Lasswellit mbi racionalizimin e motiveve personale dhe pėrkthimin e tyre nė qėllime tė gjithėpranueshme politike. Besoj madje se nė kėtė drejtim ai ėshtė treguar i kujdesshėm, pėr ē'gjė e falenderoj, por qė megjithatė aktakuzėn i ėshtė dashur ta shkruajė, qė do tė thotė se ajo pėrkujdesje nuk ėshtė e lidhur me implikimet e veprės tė cilėn unė kurrsesi dhe nė asnjė rast nuk e kam bėrė dhe as qė ėshtė bėrė nga ana ime. Por nėse kufizimet njerėzore na pengojnė qė gjėrat t'i sqarojmė qysh mė parė, d.m.th., para se tė kenė pasur fare mundėsi qė tė lindin, a mos ka qenė vallė mė e arsyeshme po t'i ishim pėrmbajtur porosisė sė atij filozofi paraprijės tė logjikės atomistike tė cilit pėr shkak tė kuptimit tė fjalės dhe tė pyetjes i ėshtė cfilitur mendja dhe i ėshtė ējerrė zemra - Ludvig Wittgensteini, i cili pas njė lufte tė mundimshme prapa vetės, vetėm disa ēaste para se tė vdiste, konkludon: «Por pėr gjėrat pėr tė cilat s'bėn tė flitet duhet tė heshtet». Unė kėsaj, duke ia ndajshtuar rastit tim, vetėm do t'i shtoja: Ēdo pėrgjigje e kuptimėsuar fillimisht, nė fund megjithatė bėhet plotėsisht e pakuptimtė. Prandaj ėshtė plotėsisht e pakuptimtė qė tė gjykosh tė pakuptimtėn.

    Nė bazė tė gjithė kėsaj qė u shtrua, duket sikur tani u bė e mundur qė tė ofrohet pėrgjigja nė pyetjet e bėra nė fillim: pėrse jam i burgosur dhe pėrse po mė gjykojnė? Pėr shkak tė interesimit qė ka zgjuar ky gjyq nė opinionin publik tė Kosovės dhe pėr shkak tė spekulimeve tė shumta lidhur me tė dėshiroj tė pėrgjigjem shkurt edhe nė pyetjen: pėrse nuk po gjykohem?

    1. Nė burg nuk kam ardhur me dėshirėn time, por kam qenė i arrestuar. Ėshtė gjė e paparė qė tė sulmohet i burgosuri vetėm pėr faktin se ai pa dėshirėn e tij ėshtė burgosur. Burgu nuk ėshtė vend pėr zhvillimin e ēfarėdo bisedave politike, por aty zhvillohen sulme dhe mbrojtje, sulmon shteti dhe mbrohet individi i burgosur. Aty ėshtė vendi ku individi jep llogari pėr veprat ose pėr bindjet tė cilat shoqėrisė nuk i kanė pėlqyer. Burgu s'ėshtė hotel apo shtėpi pushimi, por ėshtė vend i vuajtjes. Nėse zotėrinjtė qė mė sulmojnė nuk e besojnė kėtė, pėrse vallė nuk provojnė qė tė bėjnė diēka qė do t'i ēonte nė burg pėr t'u bindur vetė lidhur me kėtė? Ndėrkaq nėse i frigohen faktit se mos kam thėnė diēka qė atyre s'do t'u pėlqente, pėr fat tė keq nuk kam mundur tė them asgjė mė shumė se ē'nuk e kanė ditur ata vetė dhe ē'nuk e kam thėnė dhe botuar tashmė publikisht; asgjė qė do tė mund t'i ēonte nė burg, sepse tek e fundit, ata janė tė mbrojtur, ndėrsa mua po mė burgosin. Kėta zotėrinj e dijnė kėtė gjė, por e di edhe unė. Ėshtė e udhės qė tė mos mė sulmojnė. Kėtu nuk po zhvillohen kurrfarė bisedimesh politike, ndėrsa unė vetėm po i mbroj bindjet e mia politike. Nė rast se kjo disave nuk u pėlqen, le ta pėrkujtojnė se pėr kėtė shkak unė jam burgosur dhe le tė mendohen se mos i kanė kontribuar edhe vetė kėsaj pune, duke i ndjekur mėsimet e makiavelizmit, konsekuencat e tė cilit nuk i kanė kuptuar kurrė dhe as qė do t'i kuptojnė ndonjėherė sepse nuk e kanė kuptuar edhe vetė atė. Ndėrkaq populli i pamėsuar mendon se titujt akademikė dhe dijet e vėrteta janė e njėjta gjė, gjė qė nuk ndodh veēse nė raste tė rralla. Mirėpo do tė duhej sė paku tė pranohej ndershmėrisht se Republika e Kosovės nuk ėshtė pronė private e askujt ndonėse po insistohet edhe mė tej qė ajo tė jetė e tillė.

    2. Nuk po gjykohem pėr shkakun qė e pėrshkruan «Bujku» pak kohė pas arrestimit tim, d.m.th., se jam arrestuar pėr shkak se jam «i tillė», duke mos sqaruar se ēfarė qenkam nė tė vėrtetė, «qė ecėn i vetmuar nėpėr teh shpate», por nuk e thotė se me kė qenka dashur tė shoqėrohem dhe se pėr ēfarė tehu tė shpatės ėshtė fjala? Mė nė fund ai thekson se jam personifikim i politikanit dhe i intelektualit largpamės, por nuk e shpjegon se si qenka e mundur kjo gjė, kėshtu qė del sikur unė paskam aftėsi parapsikologjike tė fallxhorit, tė profetizuesit e tė parashikuesit. Edhe kėto pikėpamje pėr mua u gjasojnė atyre qė u pėrshkruan mė lart. Janė tė frymėzuara nga po ato qarqe tė cilat me vite e dekada u pėrpoqėn dhe ia dolėn ta denigrojnė personalitetin tim dhe aftėsitė e mia intelektuale me qėllim qė me to tė shėrbehen pėr shkėlqimin dhe lartėsimin vetjak. Kėtė ua mundėsoi sistemi dhe zhdėrvjelltėsia e tyre pėr t'i shitur tė fortit gjithēka qė s'ėshtė e tyre nė kėmbim tė asaj qė do tė duhej tė ishte vetėm e tyre. Ky mentalitet i kopesė mendon seriozisht se kjo praktikė ėshtė e pėrjetshme dhe e pandryshueshme. Ata mendojnė seriozisht se individi mund tė ngritet vetėm me ndihmėn e tyre. Pėr shkak tė kėtij besimi tragjik, baza e tė cilit ndodhet nė edukatėn e tyre patriarkale tė tradicionalizmit fisnor akoma tė gjallė ndėr ne, ata mė me dėshirė e me lezet do ta hanin pjesėtarin e tyre se sa ta lejonin qė tė pavarėsohej plotėsisht prej tyre. Ky mentalitet i kopesė mė ka vėnė tashmė nė njė situatė jashtėzakonisht tė rėndė, por ai po vazhdon tė veprojė me vrull, agresivitet dhe intensitet tė pazbutur. Prandaj po u drejtohem sėrish: Mė lini tė qetė! Nuk po mė gjykojnė pėr shkakun tuaj. Asnjėherė nuk jam gjykuar pėr shkakun tuaj edhepse ju keni dashur ta besoni njė gjė tė tillė. Nuk e kam ngrėnė asnjėherė ndonjėrin prej pjesėtarėve tė kopeve tuaja tė shumta sepse ndjej neveri nga njė gjė e tillė. Po pata mundėsi do tė pėrpiqem t'i ndryshoj themelet tuaja nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė vdesin dhe tė zhduken manitė tuaja njeringrėnėse. Ndėrkaq po qe se nuk ja dal dot kėsaj pune, atėherė mė gllabėroni mė nė fund tė tėrin, ose mė lini tė qetė!

    Pastaj intelektualėt e vėrtetė nuk presin qė tė jenė tė kuptuar nga ēdokush dhe nga tė gjithė, por edhe ata kanė tė drejtė pėr mbrojtjen e jetės sė vetė private dhe pėr respektimin e personalitetit tė vet. Pavarėsisht se ē'mendojnė pėr mua qarqet e caktuara politike, unė veten e vlerėsoj nė raport me tė qenit dhe me qenjen e kohės. Prandaj mendoj pėr vete se nė kėto ēaste kėtu po gjykohet njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj tė popullit shqiptar. Nuk dyshoj aspak se nė tė ardhmen do tė lindet dikush, nėse nuk ka lindur tashmė, qė do tė dij ta pėrqasė veprėn time dhe jetėn time nė raport me mundėsitė e veta. Mėnyra e sjelljes suaj ndaj meje nuk flet pėr mua por pėr ju. Nė kėtė gjykatė nuk gjendet asnjėri nga anėtarėt e familjes sime tė ngushtė. Asnjė prej tre fėmijėve tė mi mitur.

    3. Mendoj se do tė ishte njė gjė pretencioze po tė pohoja se jam burgosur dhe se po gjykohem pėr shkak tė punimeve tė mia tė botuara ose tė pabotuara apo edhe vetėm pėr shkak tė mendimeve tė mia. I kam shkruar disa punime dhe artikuj tė rėndėsishėm studimorė. I kam shkruar qėllimisht nė atė mėnyrė qė secili prej tyre, duke i llogaritur edhe letrat e mia tė hapura, tė pėrfaqėsojnė njė vepėr tė vogėl kapitale, por njėherėsh edhe njė syzhe apo pėrkujtues pėr shkrimin e shumė veprave kapitale ose ndoshta vetėm pėr njė vepėr tė madhe kapitale tė lidhur organikisht. Ndėrkaq, nuk kam shkruar vepėr tė madhe kapitale. Mė ka munguar paqja e duhur nė kėto 15 vjetėt e fundit qė t'i pėrkushtohesha seriozisht njė gjėje tė tillė. Jam mbrojtur prej kafshimeve tė ndryshme tė kopeve tė pėrshkruara. Vepra ime e madhe kapitale megjithatė ėshtė inkorporuar nė Republikėn e Kosovės dhe nė lėvizjen e gjithėmbarshme tė shoqėrisė pėrpara. Mirėpo pėr kėtė unė njė herė e kam mbajtur dėnimin me burg. Pėr kėtė arsye tani as jam burgosur as po gjykohem.

    Mė ka arrestuar policia e Republikės sė Serbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė alternativės shqiptare tė Republikės sė Kosovės. Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij arrestimi sigurisht ka qenė frika iracionale e kėsaj pjese tė alternativės shqiptare se me shkuarjen time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB-it pas 9 vitesh tė ostracizmit dhe tė izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politike dhe do tė krijohej njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe ėshtė shkaku i vėrtetė i mbajtjes sė kėtij gjykimi pėr tė cilin personalisht kam besuar se nuk do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė dy republikave ose tė organeve tė tyre pėrgjegjėse kompetente, gjersa shkaqet juridike qė i pėrmban aktakuza s'mund tė qėndrojnė absolutisht dhe angazhimet e gjertanishme tė mbrojtėsve jashtėzakonisht tė pėrgatitur e profesionalistė tė Republikės sė Kosovės kėtė e vėrtetuan patundshmėrisht. Prandaj besoj se Republika e Kosovės nga aspekti juridik ėshtė nė gjendje qė tė mbrohet absolitisht vetėm. Mbrojtėsit e saj pėr kėtė arsye janė nė lartėsinė e thirrjes sė vet dhe tė profesionit tė vet si dhe tė dinjitetit tė Republikės apo tė shtetit tė vet. Pėr kėtė shkak unė iu falenderohem dhe u dėshiroj sukses nė tė gjitha luftėrat juridike pėr forcimin e themeleve dhe tė ndėrtesės ashtu si dhe tė pamjes sė jashtme dinjitoze tė shtetit tė tyre, Republikės sė Kosovės.

    Me faktin se shkaqet juridike nuk qėndrojnė ngaqė janė shembur nė mėnyrė tė argumentuar nga ana e mbrojtėsve tė mi tė Republikės sė Kosovės, vetėm vėrtetohet se ky gjyq ėshtė i njė natyre politike. Shkaqet politike tė mbajtjes sė tij edhe mė tej mbeten. Pėr ato shkaqe tė natyrės politike ky gjyq duhet tė marrė vendimin e vet gjyqėsor. Me kumtesėn time tė gjerė pėr prapavijėn politike tė kėtij gjyqi, nė mėnyrė tė ndershme dhe objektive kam dashur t'i ndihmoj kėtij gjyqi qė tė marrė vendim objektiv, jo sepse dyshoj nė objektivitetin e tij, por sepse tek ai arrihet me njohjen e plotė dhe zbulimin e argumenteve kundėrshtuese dhe kontradiktore.

    Ndėrkaq vetė fakti se kam mundur tė jem i burgosur pėr shkak tė mundėsisė sė ndikimit tim nė lėvizjet e gjithėmbarshme politike nė kėto hapėsira, i pėrforcon dyshimet e mia tė sipėrpėrmendura pėr mundėsinė e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė bazė tė pėrkatėsisė sė tij religjioze nė kundėrshtim me interesat e tij tė vėrteta nacionale. Prandaj mendoj se ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ėshtė e drejtė e ēdo populli pėr informim tė drejtė dhe objektiv lidhur me rėndėsinė e akteve politike nė tė gjtiha vendet nė kėto hapėsira. Duke mos dashur tė prejudikoj asnjė zgjidhje, gjė pėr tė cilėn janė kompetentė organet politike shtetėrore dhe trupat e tyre, mendoj se si qytetar i rėndomtė i Republikės sė Kosovės, dhe si pjesėtar i kombit tim, i thirrur nė gjyq pėr shkak tė bindjeve tė mia politike, kam tė drejtė tė nxjerr nė pah qėndrimet e mia pėr gjėrat qė mendoj qė janė nė interes tė pėrgjithshėm. Prandaj mendoj se ėshtė nė interesin tonė, e pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė kėto hapėsira dhe qė s'kemi ndonjė atdhe tjetėr, qė:

    1. Republika e Serbisė ta njohė edhe de jure dhe jo vetėm de facto Repubikėn e Kosovės.

    2. Qė Republika e Kosovės ta kryejė mė nė fund formimin e organeve tė veta shtetėrore.

    3. Qė Republika e Serbisė t'i lirojė nga burgu tė gjithė tė burgosurit politikė, sidomos ushtarėt dhe oficerėt e Republikės sė Kosovės.

    4. Qė Republika e Kosovės t'i njohė si tė vetėt dhe t'i qaset seriozisht marrjes sė pėrgjegjėsisė shtetėrore duke i riorganizuar dhe organizuar ato shėrbime (policinė dhe ushtrinė) nė pajtim me rendin demokratik tė shtetit tė saj.

    5. Qė organet kompetente tė Republikės sė Shqipėrisė t'i shqyrtojnė edhe njė herė vendimet e tė burgosurve politikė dhe qė t'i lirojnė mė nė fund nga burgu. Mendoj se ėshtė plotėsisht e pakuptimtė tė mbahen njerėzit nėpėr burgje vetėm pėr shkak se i takojnė njė kohe tjetėr. Nėse janė gjykuar se kanė mundur eventualisht qė tė ndikojnė nė lėvizjet politike tė kohės sė sotme, atėherė pėr ē'drejtim tė atyre lėvizjeve bėhet fjalė vallė, kur njė regjim demokratik nuk mund tė hapė njė diskutim tė lirė dhe tė pėrgjegjshėm pėr ēėshtjet thelbėsore tė kombit?

    6. Shqiptarėt e krishterė ortodoksė janė ndėr pjesėt mė tė arsimuara tė kombit shqiptar. E kanė kishėn e vet autoqefale tė cilėn e ka themeluar shumė i pėrndershmi Fan Noli. Intelegjencia shqiptare e kėtij konfesioni ėshtė tejet e ngritur dhe ajo padyshim ka kontribuar dhe vazhdon tė kontribuojė nė ndėrtimin e kombit shqiptar. Ata kanė tė drejtė dhe detyrė qė ta artikulojnė disponimin e vėrtetė tė pjesėtarėve tė thjeshtė tė bashkėsisė sė vet fetare qė janė ndjerė gjithmonė si shqiptarė dhe jo si grekė, ashtu siē ėshtė e drejta e tyre qė t'i shprehin lirisht bindjet dhe ndjenjat e tyre nga pozitat e pėrkatėsisė sė tyre nacionale nė raport me tė gjithė popujt tjerė qė i pėrkasin kishės sė krishterė lindore. Njė gjė e tillė nuk i bėn mė pak shqiptarė se ē'janė nė realitet. Pėr kėtė shkak diskutimet politike midis shqiptarėve, jo vetėm nė Shqipėri, duhet tė lirohen nga mosbesimet nė baza tė tilla. Shqiptarėt janė komb evropian dhe s'mund t'ia lejojnė vetes luksin e tė shprehurit nė trajtė despotike aziatike.

    7. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve shqiptare nė njė shtet duhet tė jetė parakusht pėr ēfarėdo rregullimi tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ky bashkim duhet tė bėhet nė bazė nacionale dhe jo religjioze. Mundėsisht me rrugė institucionale. Prandaj njohja edhe de jure dhe konstituimi i plotė i Republikės sė Kosovės ėshtė njė akt me rėndėsi tė shumėfishtė pėr zhvilimin e mėtejshėm tė situatės nė kėtė pjesė tė Evropės, sepse bashkimi i popullit shqiptar ėshtė e drejtė e tij historike, imperativ i kohės, dhe fundja, ėshtė fati i tij historik. Popullit shqiptar i duhet tė ndeshet me fatin e tij personal politik dhe pa kurrfarė dyshimi, nė ēfarėdo mėnyre qoftė, ai kėtė do ta bėjė.

    8. Kryeqytet i shtetit tė bashkuar shqiptar mendoj se duhet tė jetė Prizreni. Kjo i takon historikisht kėtij qyteti, ndėrsa i pėrgjigjet edhe gjeografikisht, pasi qė gjendet nė qendėr tė trojeve shqiptare.

    Gjykata e Qarkut nė Prizren I pandehuri: (nėnshkrimi)

    Mr. Ukshin HOTI 29.09.1994
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 05-12-2007 mė 15:28
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #68
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ukshin Hoti, ky bard i sfidės…



    UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!



    Shkruan: Ferit RAMADANI

    Kėrēovė, 09. 11. 2007



    Ukshin Hoti, ky bard i sfidės



    Ėshtė natyrė e ndėrlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare’, botuar nė Tiranė 1995! Edhe vlerėsimi pėr tė, edhe mbėshtetja rreth zgjidhjes sė drejtė tė po kėsaj teme tė zhvilluar nė pėrcaktimin e kėsaj tėrėsie, ma tepėr del si synim qė i trajton, bile i thellon njohuritė pėr rrethanat tė cilat jo vetėm qė presin njė sfidim, por, kėrkojnė binarėt e ringritjes e cila mbėshtetet edhe nė faktet shkencore, edhe nė realitetin veprues! Ashtu siē mund tė bėhen Rilindasit udhėrrėfyes drejtė njė ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bėhet dritėrrėfimi i shkencės politike, prej ku del e krijohet njė amzė e strukturės pėr ta bėrė Legjislativėn e Formėsisė!

    Si njohės i raporteve shoqėrore nė shkencėn politike, Ukshin Hoti, padyshim , ėshtė kthyer nė Enciklopedi peripetishė, e cila, pėr shkak tė njohurive, dhe pėr qėndrimin rigoroz nė fiksimin e raporteve, ka pėrjetuar golgotėn, vetėm e vetėm ta kthejė, gjegjėsisht ta ndryshojė kuptimin veprues, nga njė mekanizėm i makinerisė paqėsore qė okupatorit sėrbosllav ia mundėsonte njė pėrmbajtje imagjinare tė kauzės! Me njė fjalė, Ukshin Hoti, ky bard i sfidės, zhvillimin e procesit kombėtar, kurrė nuk e lejoi t’i pėrshtatet interesit grupor, apo, interesit tė momentit politik! Ky qėndrim konstruktiv, ku dominoi struktura e vėrtetė e qenies sė njeriut, tė cilėn, Aristoteli e pati quajtur “Zoon- politikon”, e shtyri tė pėrqėndrohet me dinjitet tė paluhatshėm, dhe ai, iu qas konvergjencės pėr ta demitizuar mitin mbi zhvillimin nė Kosovė!

    Nė kėtė relacion ai e pa ,bile, nė hollėsi e trajtoi misterin i cili krijohej gjatė gjetjes sė obcionit qė t’ia bėnte tė mundur Kosovės dhe shqiptarėve nė tėrėsi, nismėn drejtė njė rruge prej nga do tė bėheshin edhe tė famshėm, edhe tė pavarur! Nė kėtė drejtim, ai e nisi mbėshtetjen nė pjesėn e parė tė librit “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” tė pėrqėndruar me titullin “ Kosova dhe Evropa”, si pjesė qė i pėrket, dhe brėnda asaj tėrėsie, trajtoi ēėshtjen shqiptare! Duke poseduar me njė kapital njohurishė, qė nga antika politike, e deri nė strategjinė bashkohore tė rregullimit tė ri botėror, Ukshin Hoti, del njė unikat shkencėtar i cili ka njė prekshmėri tė veēantė, dhe prej saj e bėn negacionin kritik tė njė realiteti tė sėndėrtuar mbi marrėdhėniet nė mes shqiptarėve qė synojnė ta fitojnė lirinė, dhe tiranėve sėrbosllavė tė cilėt me ēdokusht duan tė mbesin perandorė!



    Amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale



    Nė kėto raporte tė ndėrthurrjeve, Ukshin Hoti ka bėrė ridimensionimin politik i cili, ma drejt se ēdokush e ka krijuar tė kuptuarit e njė arsyeje e cila i pėrbėnte edhe qėllimet, edhe interesat e asaj pjese tė quajtur Kosovė sovrane! Karshi opinionit botėror, i cili kishte pėrshtypje tė stėrkequra pėr definimin e ēėshtjes shqiptare, e cila pėrballej me njė barbari tinzake tė sėrbve dhe instrumentėve tė politikės sė shqiptarėve qė e pėrcaktuan Politikėn si art i sė mundshmes, me njė spiralė tė utopisė sė rezistencės paqėsore, dhe u ndeshėn me kodin i cili pėrbrenda ambientit shoqėror krijonte ligjshmėritė objektive tė nėnshtrimit! Pretendimet e shkencės Hotiane, nuk e kanė ngarkesėn e romantizmit, por, janė hapa qė dalin dhe bashkohen me procesin e integrimit evropian. Prandaj, ai pamėdyshje, e shpie Kosovėn nė Evropė, aty ku e ka vendin dhe ku mundet ta marrė rolin e vėrtetė tė zhvillimit! Kjo vetėdie ėshtė kategoria themelore qė ia ka mundėsuar Ukshin Hotit tė dalė poaq kuptimplotė dhe kompetent pėr atė qė e synon nė zhvillimin politik!

    Nė kėtė distancė kohore, kur rrjedhat e zhvillimit dhe zgjidhja e Kosovės kanė njė kuptim tė vulosur, del amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale, por, mbetet misteri rreth zhdukjes sė tij, e cila flet pėr vrasjen e talentėve! Kjo praktikė famėkeqe i ka ndjekur gjithmonė gjenitė, prandaj edhe kėtė herė, me veprimin kundėr Ukshinit, dhe dijes shkencore, u bė njė vepėr groteskė e cila ka nė tėrėsi bilancin e kanibalizmit, por me specifikėn e kėtij rasti, ajo ka shkuar edhe mė larg kufinjve tė atij ekstremi egėrsues, tė pėrzgjedhjes dhe zhdukjes sė gjenive! Duke ia njohur dimensionet e njė intelektuali - njohėsi tė shkencės politike, tiranėt e sėrbosllavisė, e kanė marrė nė shėnjestėr bardin e kėsaj sfide i cili, me qėndrimin e drejtė rrethė pozitės dhe zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, ka bėrė ndriēimin mbi tė vėrtetėn shkencore politike, e me tė ka atakuar afirmimin e gėnjeshtrės institucionale tė perandorėve sėrbosllavė dhe gjithė mekanizmave tė instrumentalizuar tė irreales paqėsore!



    Ukshin Hoti - Kundėr sindromit tė pėrkuljes, ngriti

    arkitekturėn e mospajtimit



    Ėshtė shumė e domosdoshme tė hyjė nė rrjedhat e njė studimi tė mirėfilltė domethėnia dhe qėndrimi politik i Ukshin Hotit! Sepse, ai mbėshtetet nė vlerat reale qė i duhet t’i ketė pėrparasyshė njė shtet dhe komb! Duke i ditur nė hollėsi teoritė e zhvillimit, ai ka shtruar nė rrafshin e zgjidhjeve obcionin i cili i pėrjashton gjithė solucionet e amalgam - alternativave gjymtake. Metaforikisht, Ukshin Hoti kauzėn e zgjidhjes shqiptare gjithmon e nxori nė autostradėn e njė funksioni demokratik qė lidhej direkt me Evropėn dhe Amerikėn si vende me nivel zhvillimi dhe me ndikim nė zgjidhjen e ēėshtjeve, pėr tu arritur sovraniteti dhe mirėqenia e popujve tė robėruar. Ndėrsa, makineria shqiptare e poviniencės paqėsore dhe pushtuesit e sėrbosllavisė po kėtė domosdo tė kauzės shqiptare e shėtitėn nėpėr rrugicat dhe qorrsokakėt e lokalizmit, qė ta mbajnė nė oborrin e eksperimentimit tė durimit dhe nė sprovimin gjithėjugosllav tė kolonializimit! Kundėr sindromit tė pėrkuljes, Ukshin Hoti, ngriti arkitekturėn e mospajtimit , veēmas, nuk u pajtua me modelet e jugosllavizimit, prandaj me kėtė sfidim u pėrpoq pėr tė dalė jashtė kornizave tė asaj robėrie klasike, dhe me njė elokuencė u pėrball deri nė pyetjen:

    -”Gjer kur? Pėrse akoma po zgjat injorimi i heshtur dhe bllokimi i “Demokracisė Autentike”? Athua njėmend pritet tė mos dihet se heshtja ėshtė e lidhur me inteligjencinė dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike tė Evropės e nėnkuptojnė emancipimin e inteligjencisė nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit nė funksion tė demokracisė?”, shkruan ai nė librin “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare”.

    Kundėr kėsaj konkurrence tė qėllimeve ku synon mendja e kėtij shkencėtari tė politikės reale, ėshtė ngritur pushtuesi sėrbosllav. Prandaj ai me ēdokusht e bėn privimin e Ukshinit, pėr ta privuar edhe karakterin e drejtė tė politikės shqiptare e cila, duke i marrė nivelet e vetėdies do tė bėhej kundėrshtare e kodikut tė doktrinės okupuese! Nė kėtė relacion, Ukshini shumė ēartė i ka bėrė analizat e shtetit dhe interesat vitale tė kombit, i cili qėndronte nė kornizat e parimeve sipas proviniencės sė Perėndimit dhe, kundėrshtonte proviniencėn e Lindjes. Nė kėtė rrafsh tė sintezės analitike, Ukshini ka pasur parasyshė ta nxierrė tė vėrtetėn e shtrirjes sė problemit shqiptar, tė cilėt “ Sipas parametrave statistikorė tė botės sė sotme, janė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por i shpėrndarė gati nė tė gjitha anėt e globit. Megjithatė me kėtė relativitet, nė pėrputhje me gjithė veprimtarinė qė e kanė bėrė, nuk janė si ato kombe qė nuk mund ta mbrojnė veten!”. shkruan Ukshin Hoti:

    -”Qasja e jonė ka tė bėjė me definimin e shqiptarėve tė konstituar si komb - shtet, nė mesin e kombeve-shtete tė tjera. Nga ky aspekt mund tė thuhet se jemi njė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogėl. Shqiptarėt fizikisht janė tė aftė pėr mbrojtjen e vet dhe shekulli qė pason duhet t’u hapė rrugė tė reja pėr rritėn dhe zhvillimin e tyre”.



    Qenėsia e Ukshin Hotit ka marrė trajtėn e

    njė shenjtori tė ngujuar!



    Doza optimiste dhe karakteri pozicional i qėndrimeve tė paluhatshme e kanė bėrė Ukshin Hotin shtyllė tė pamposhtur qė di t’i nisė proceset e demokracisė tė cilat dominuan qė nga “Viti 1981” dhe u bėnė lėvizje konvulzive pėr pavarėsinė e Kosovės, pėr shqyrtimin e drejtė tė qėllimeve shqiptare pėr t’ia ndryshuar historinė e aneksimit duke u integruar si tėrėsi dhe pa kufinj administrativė nė Bashkėsinė Evropiane, dhe, nė institucionet botėrore! Nė kėto relacione, Ukshin Hoti ka mundur t’i bėjė edhe analizat por edhe t’i shpjegojė fenomenet tė cilat ishin tė njė prejudikimi paradoksal pėr ngjarjet e “81-it”, ashtu siē ishin pozicionet e inteligjencisė sė asaj kohe, bartėsit e proceseve, dhe kuptimi i atij karakteri demokratik, kundėr dominimit sistemor dhe ekskluzivitetit gjithjugosllav nga njėra anė, dhe shurdhėrisė Botėrore nga ana tjetėr!

    Nė kėtė kontekst, Ukshin Hotin, Enciklopedinė e peripetive, e shndėrruan nė peng misterioz , dhe qenėsia e tij ka marrė trajtėn e njė shenjtori tė ngujuar! Vetėm shkrimet e shkruara qė i la, dalin me nivelin e lartė dhe flasin rreth trajtimit tė fenomeneve dhe qėndrimit dinjitoz tė njė personaliteti unikat , indikatorėt e tė cilit mbeten pėrjetėsi...!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #69
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Nė pėrkujtim tė dėshmorėve tė rėnė mė 27 janar 1990 nė

    Nė pėrkujtim tė dėshmorėve tė rėnė mė 27 janar 1990 nė

    Brestovc tė Rahovecit



    + Mė 27 janar 1990 nė fshatin Brestovc u vranė pėr tė mos vdekur kurrė: Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina, Hilmi Krasniqi nga Hoēa e Vogėl dhe Halim Hoti nga Krusha e Madhe, ndėrsa ishin plagosur nėntėmbėdhjetė tė tjerė. Nė janar 1992, me rastin e dyvjetorit tė vrasjeve nė fshatin Brestovc nga forcat speciale tė policisė serbe, Mr.Ukshin Hoti i pėrkujton tė rėnėt me shkrimin: “Bėje ose vdis, pėr ta vrarė vdekjen!”. Sot, me rastin e 18 vjetorit tė rėnjes sė dėshmorėve, kėtė shkrim e botojmė nė pashtriku.org.




    BĖJE OSE VDIS, PĖR TA VRARĖ VDEKJEN!



    · “Nata e gjatė makabėr e lojės me vdekjen do tė duhej tė pėrfundonte. NESIMIU, HALIMI, AGRONI, HILMIU, etj. e kishin dėgjuar zėrin e brendshėm tė shpirtit qė urdhėronte: BĖJE OSE VDIS PĖR TA VRARĖ VDEKJEN! Duke e gjakuar jetėn me dinjitet, e kishin fituar atė. Ai qė e kėrkon shpėtimin e saj me indiferencė ndaj jetės sė tė tjerėve, nuk do ta jetojė me nder!”. ( Mr.Ukshin Hoti )





    Shkruan: Mr.Ukshin HOTI

    Krushė e Madhe, janar 1992



    Tė gjithė brezat e shkuar i vinin themelet e sė ardhmes, por kohėt nuk thyheshin gjithmonė. Ato ngecnin nė vazhdimėsi me qėllim qė tė shpėrthenin mė vonė. Mbase pėr t'i gjetur pėrgjigjet nė pyetjet qė i shtronte mendja. Ndėr shqiptarėt, tė gjitha thyerjet e kohės e kishin pasur edhe kuptimin e takimit me Evropėn, por ajo kishte pasur interesa tė tjera. Mė nė fund ajo e kishte dėgjuar zėrin e brendshėm tė njė shpirti qė kishte urdhėruar: "Bėje ose vdis, pėr ta vrarė vdekjen!" Jehona ishte shpėrndarė kudo nėpėr Kosovė. Ndėrkaq shpirti i shqetėsuar kishte konstatuar me hidhėrim: "Si ka mundėsi vallė qė mendja e njeriut tė zbresė nė nivelin e bishave?" Mirėpo vdekja e kishte paguar tagrin e vet. Pastaj ishin bashkuar mendja, shpirti dhe vdekja, dhe kishte lindur Demokracia pėr ta hijeshuar Republikėn.

    I. Nė mėngjezin e 27 janarit tė vitit 1990, nga Krusha e Madhe, njė fshat ku degėzohen tri rrugė, ato qė tė shpien nė Prizren, Gjakovė dhe Rahovec, njė grup i madh njerėzish, burra e djelmosha, ishte nisur pėr nė Rahovec. Rrugės iu kishin bashkuar edhe tė tjerė nga fshatrat e afėrta, nga Celina (tė cilėt ngulnin kėmbė se janė nisur nga Celina), Nagavci, Hoēa e Vogėl, Randobrava, Pirana dhe Brestovci. Kėrkonin Liri dhe Demokraci, dhe e kishin menduar Republikėn. Njė numėr policėsh u kishin vajtur mbrapa. Kishin qenė tė armatosur dhe tė hipur nėpėr makina, tė cilat nuk i kishin ngarė shpejt, po vetėm sa pėr t'u qėndruar afėr. Dhe sa mė shumė qė kolona e demonstruesve ishte zgjatur, ata kishin mbetur gjithnjė e mė mbrapa.

    Nė fshatin Brestovc, aty ku rruga fillon tė gjarpėrojė mengadalė pėrpjetė pėr tė arritur nė Rahovec, ua kishte zėnė pritėn njė togė e policisė speciale, me automjete tė blinduara, me rroba speciale anti-plumb, tė pajisur me armatim tė lehtė kėmbėsorie. Nga pikėpamja taktike, pozita e tyre kishte qenė mė e favorshme. Ndodheshin mė lart se demonstruesit, tė cilėve, pėr tė bėrė pėrpara nė drejtim tė tyre, u duhej tė ngjiteshin pėrpjetė. Nga ajo pozitė e lartė ata i kishin vėnė re demonstruesit qė kėrkonin Liri e Demokraci dhe qė e kishin menduar Republikėn. I kishin pasur si nė pėllėmbė tė dorės. Atje lart ndodheshin edhe skeletet e disa shtėpive private nė ndėrtim e sipėr qė mund t'u shėrbenin pėr zėnien e pozitave tė shkėlqyera nė rast lufte me demonstruesit. Por kėta tė fundit kishin qenė tė paarmatosur. Dhe ashtu tė paarmatosur, duarthatė e gjysmėzbathur, kishin kėrkuar Liri e Demokraci, dhe e kishin menduar Republikėn.

    II. Akoma pa arritur lart, afėrsisht kah gjysma e pėrpjetėzės, pėrmes megafonit, policia speciale u kishte bėrtitur: "Stoj!" Mirėpo kėta nuk kishin dashur ta kuptonin "Stojin", sepse kishin qenė nė vendin e tyre, ndėrsa urdhėrin shqip "Ndalu!" nuk e kishin dėgjuar. Kishin bėrtitur gjer nė kupė tė qiellit: "Liri dhe Demokraci", - dhe gjer nė thellėsitė e shpirtit e tė tokės e kishin gjakuar Republikėn. Qielli nuk i kishte dalluar, se tokėn ndėrkaq e kishte mbuluar tymi i zi i gazit lotsjellės. Gumėzhima e krismave tė pushkėve dhe tė automatikėve e kishte ēarė ajrin. Ky i kishte kthyer nė jehonė. Fishkėllima e plumbave dhe zhurmėrima e autoblindave e kishin shaktuar njė zallahi tė pėrgjithshme nga e cila nuk ishin ndjerė dot as dhembjet prej goditjeve tė rėnda tė ēizmeve policore. Policia ishte depersonalizuar, ishte shndėrruar nė pushtet. Ndėrsa pushteti nė shėnjestėr. Ishin vrarė pesė vetė, ndonėse thoshin katėr, dhe ishin plagosur nėntėmbėdhjetė tė tjerė.

    III. Dhe dėbora ishte skuqur. Aty ku s'kishte pasur borė, dheu ishte pėrzier me gjakun e tyre. Dita e janarit ishte pėrgjakur, ndėrsa dielli kishte bėrė sehir. Ngadalė kishte filluar tė skuqej edhe ai. E kishte parė dheun e ftohtė tė dimrit tė pėrzier me gjakun e nxehtė tė trimave dhe ishte fshehur pas njė reje. S'kishte dashur ta besonte zallahinė qė po ndodhte mbi tokė, por ajo kishte ndodhur. Vdekja ishte dukur e palogjikshme, por ajo e kishte pasur kuptimin e vet: e vdiste njė realitet politik pėr ta lindur demokracinė. Mirėpo dielli megjithatė ishte skuqur ditėn e katrahurės mbi dhe, atėherė kur nė qiell fluturonin predhat pėr t'u ngulur mė pas nė trupin e njeriut. "MANTRA MĖ THOSHTE", -kishte thėnė Bapuja nė njė kohė dhe nė njė vend tė largėt, por qė tani, si njėra, ashtu edhe tjetra, dukeshin njėsoj tė afėrt - "BĖJE OSE VDIS!": "BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ SE NUK DO TĖ QĖNDRONI TĖ QETĖ DERISA NUK DO TA ARRINI LIRINĖ, DHE SE DO TA JEPNI EDHE JETĖN DUKE E KĖRKUAR LIRINĖ. AI QĖ E HUMB JETĖN E TIJ DO TA FITOJĖ ATĖ, NDĖRSA AI QĖ E KĖRKON SHPĖTIMIN E JETĖS, DO TA HUMBĖ ATĖ. LIRIA NUK ĖSHTĖ PĖR QYQARĖT DHE AS PĖR FRIKACAKĖT" (M.K.Gandi, My Non-Violencė, Navajivan Publishing House, Ahmedabad, 1960, f.195). Kėta djem, nė fshatin Brestovc tė komunės sė Rahovecit, e dhanė jetėn pėr ta fituar atė. Nuk kishin dėgjuar ndonjėherė pėr Bapunė, por njėsoj e kishin kėrkuar lirinė dhe demokracinė dhe e kishin gjakuar Republikėn. Dhe njėsoj kishin mbetur tė pavdekshėm.

    IV. "Bacė, -mė tha Afrimi, vėllai im,( Afrimi dhe motra Myrvete ) qė pėr pak sa nuk ishte vrarė edhe ky (e kishte penguar setra), -u vra Halimi, kushėriri ynė, djali i bacės Malush". I shikoja syzat e tij prej xhami tė trashė. Prapa tyre sytė i dukeshin tė palėvizshėm, por dukej se ishte i shqetėsuar me themel. Nėna, e bėrė asht e lėkurė nga brenga, rrinte e palėvizshme, si njė mumje. Vite mė parė, mė 1984, po nė kėtė mėnyrė ia kishin kumtuar vrasjen e djalit tė tė vėllait, tė cilin e kishte rritur vetė, pasiqė familja i ishte shuar, prandaj atė e kishte trajtuar si djalin e saj tė katėrt, si shpresė tė vetme pėr ripėrtėritjen e familjes sė saj, dikur shumanėtarėshe. Mirėpo ai kishte qenė pa fat. E kishin vrarė nė moshėn 34 vjeēare, pa lėnė asnjė pasardhės pas vete, dhe kjo fatkeqėsi e kishte tretur trupin e nėnės sime. E vranė kur unė me Afrimin ndodheshim nė burg, mbase sepse nuk deshėn tė kisha edhe njė krah tė djathtė, pėr ta bėrė edhe pajtimin pakėz mė vonė me shantazh, duke e frikėsuar nėnėn se do t'ia vrisnin edhe djalin. "Muhametin? -kishte murmuritur ajo (se Muhamet e kishte pasur emrin), -po Muhameti ėshtė vrarė qe 6 vjet", -kishte vazhduar ajo me vete, me gjysėm zėri, pa lėvizur, si njė mumje. "Jo nėnė, por Halimi i bacės Malush", -tha Afrimi. "Po bir, edhe Muhameti, edhe Halimi", -fliste ajo gjithnjė me veten. "Ėshtė vrarė edhe shoku im, Nesimiu, djali i bacės Xhemail nga Nagavci", -vazhdoi Afrimi. E shikoja nėnėn. Dukej e pėrhumbur dhe vetėm pėshpėriste: "Halimi, Nesimiu... po edhe Muhameti ėshtė vrarė biri im".

    "Po nėnė, -e dėgjova veten duke thėnė, -edhe daja ėshtė vrarė, por para 6 vjetėsh, e jo tash." Por ajo nuk po mė dėgjonte. Dhembja qė kishte qenė e ndrydhur pėr 6 vjet, tani po i shpėrthente me tėrė intensitetin e saj tė pandalshėm. Kishte qėndruar si njė mumje, por tani buzėt nisėn t'i dridheshin dhe nuk i kontrollonte dot. Krahėrori i hajthėm i nėnės sime tė stėrvuajtur u mblodh. Ajo u bė kruspull. Isha dėshmitar i materializimit fizik tė dhembjes qė e synonte daljen nga shtrofka e thellė e shpirtit. Nesimiun e njihja si njė aktivist tė flaktė e tė pakompromis pėr republikėn. E njihja edhe babain e tij, Xhemailin. Sė bashku me babain tim, si pleq qė i kishte afruar si fati i pėrbashkėt, ashtu edhe mosha, i kishin vėnė trastat mbi shpinė, pastaj i kishin kapur edhe valigjet, dhe ishin nisur pėr rrugė, pėr t'i kėrkuar bijtė e tyre nėpėr burgjet e Jugosllavisė. "Merr vesh, ti, Nazyf, biri im pėr pak sa nuk mė sikterisi", -kishte thėnė Xhemaili. "Mirėpo ti ke dashur t'i flasėsh serbisht", -ia kishte kthyer babai im, kur i kishin kujtuar ēastet e hidhura nga vizitat nėpėr burgje. Dhe pastaj pėrēafoheshin. Djalė i vendosur ishte Nesimiu. Tani qenka vrarė. Me ta marrė lajmin, babai i tij Xhemaili ishte pėrēafuar me babain tim Nazyfin. Ia kishin plasur vajit mu nė mes tė odės sė burrave dhe pastaj ishin larguar qė tė vajtonin nė vetmi. Mirėpo vetėm mė vonė do tė ndėgjoja pėr kėto skena.

    Tani po e shikoja nėnėn. Ajo akoma po pėshpėriste me vete. Akoma po i dridheshin buzėt dhe akoma po qėndronte si mumje, por tani ulur galiē dhe e bėrė kruspull. Dhembja e kishte mbėshtjellė si bolla. Njė gur i heshtur qė dridhej. Njė gur qė dridhet dhe nuk flet. U llahtarisa nga kjo pamje, por u pėrmbajta. "O zot, -thashė me vete, -ē'kanė hequr kėto nėna qė t'i rrisnin bijtė e tyre qė tani po ua vrisnin!" Mendova qė tė kacafytesha me mendimet e Bapusė, ashtu sa pėr ta larguar trishtimin, por Afrimi nuk po heshtte. E dėgjova sėrish zėrin e tij dhe mu bė se e kishte fituar njė tingėllim metalik, tė thekshėm, tė pamėshirshėm, depėrtues. Mu duk se do tė mė pėlciste timpani i veshit, qė edhe ashtu nuk e ndjeja mirė, por nuk mė pėlciti. "Eshtė vrarė edhe Agroni, djali i Haxhi-Rizės nga Celina. Edhe Hilmiu, djali i Rexhepit nga Hoēa e Vogėl, si dhe janė plagosur shumė tė tjerė." Kėtė tė fundit nuk e njihja, por e njihja babain e Agronit, Haxhi-Rizėn. Kishin qenė tė afėrt me nėnėn time familjarisht, ndėrsa vdekja kishte qenė shoqėruesja e tyre e kahmotshme. Gati sa nuk e shquanin dot nga jeta, sepse e kishin pasur mysafire tė shpeshtė. Mirėpo kjo tani nuk kishte ndonjė rėndėsi. Dėshiroja ta vėzhgoja edhe mė tej nėnėn, por ajo kishte vajtur nė dhomėn e prindėrve. Ashtu e kruspullosur, kishte rrėshqitur e padukshme si njė hije, ose ndoshta thjesht ishte rrokullisur nė dhomėn e saj, dhe atje, nė heshtje tė plotė, do tė ketė dėnesur me tėrė thelbin e shpirtit qė i kishte mbetur. Nėna ime nuk e duron dot vdekjen, mirėpo ajo kishte qenė mysafire e shpeshtė dhe pa ndonjė rend nė trojet tona. Nėnat dhe Vdekjet tek shqiptarėt urrehen nė mes tyre mė shumė se kudo nė botė, ngase nga ajo rėndom kishin pėsuar nėnat. Ato pėsojnė kudo, por tek shqiptarėt kjo kishte qenė e veēantė. Pėr kėtė shkak isha pėrpjekur ta kuptoja arsyen e kėsaj veēantie, por kisha arritur qė vetėm ta kapja disi me intuitė dhe nuk kisha gjetur dot fjalė pėr ta shprehur.

    V. Pastaj i kisha vizituar kufomat. I kisha prekur njė nga njė dhe vdekja gjithkund kishte qenė njėsoj: hijerėndė dhe e pazbėrthyeshme, disi e rėndomtė, por kudo jashtė rendit, e pazakonshme, ireale, e madhe, por e ftohtė. Shikoja pėrreth dhe e hetoja se ajo ishte futur nė shpirtin e njerėzve. I kishte shqetėsuar gjer nė palcė dhe kishte tentuar qė tė barazohej me jetėn, por akoma nuk e kishte arritur atė shkallė. Sidoqoftė, kishte pasur aq shumė vdekje brenda njė ēasti tė vetėm saqė kishte humbur rendi i gjėrave. Tani jeta dhe vdekja loznin valle nė shpirtin e njerėzve dhe fytyrat ishin zbehur. Ishin bėrė dyll tė verdha. A thua jeta dhe vdekja ishin bėrė njė? Kėtė nuk mund ta dija.

    Dhe mu kujtua plaka e fshatit Kakunde nė Angola, nga viti 1972. Nuk ua merrja vesh gjuhėn po ua zbėrtheja fytyrat. Kolonialistėt portugezė ia kishin vrarė djalin (fėmijė), tė cilit pastaj ia kishin fėrguar gishtėrinjtė e dorės. Fytyrat e zeza tė zezakėve ishin zverdhur dhe mendja pėr disa ēaste ishte zhvendosur nga shtrati i saj i natyrshėm. Plaka ishte pėrpjekur t'i refuzonte gishtėrinjtė e fėrguar tė tė birit, por kolonialistėt kishin ngulur kėmbė. Nė kėtė lojė morbide me vdekjen kishte pėsuar mendja e tė gjallėve. Nė kėtė mėnyrė jeta dhe vdekja ishin bėrė baras. E para nuk kishte pasur vlerė as dhe njė qindarkė mė tepėr se sa e dyta dhe ia kishte pasur lakmi sė dytės.

    VI. Mė duhej tė flisja. Doemos mė duhej tė flisja nė homazhin e fundit, por fjalėt e kishin humbur kuptimin. Mė dukej se fjalėt nuk mund ta kapnin dot kuptimin. Kuptimi ishte zhvendosur prej tyre. Ishte larguar dhe bėnte njė ekzistencė tė veēantė, jashtė kallėpeve ku mund ta vinin fjalėt. Kėshtu qė edhe kuptimi, edhe fjalėt, bėnin ekzistencė tė veēantė, secili pėr vete. Dėshirova ta pyesja Behajdinin nėse mund tė mė ndihmonte ta bashkoja disi kuptimin me fjalėt, por edhe ai ishte larguar. Nuk po e gjeja dot. Pastaj befasisht mu kujtua Gabriel Garcia Markesi. Njė protagonist i tij nė "100 vjet vetmi" vazhdimisht ishte marrė me zbulimin e sė zbuluarės. Mbase e kishte kėrkuar shijen dhe kuptimin e zbulimit ose tė zbulimeve. Kjo nuk ishte e vėrtetė, por nė atė ēast nuk e dija se pėrse nuk ishte e vėrtetė. Mė vonė, gjersa po i rregullonin dritat e traktorit pėr tė ndriēuar errėsirėn e varrit tė hapur, e kisha kuptuar mė nė fund Kadarenė. Tė tėrin. Edhe ironizimin e stėrholluar aziatik tė vdekjes nė mendjen e Tunxh Hatait, edhe indiferencėn cinike ndaj vdekjes tė Kus Babait. Dhe nuk mė kishte pėlqyer. Atė ēast nuk e gjeja dot nėse kjo e fundit kishte qenė pjellė e aziatizimit tė mendjes evropiane apo e evropeizimit tė mendjes aziatike.

    VII. Deklarova se Halimin po e pėrshėndesnin shokėt e tij tė vdekjes duke menduar se vdekja kishte qenė e barazuar me jetėn dhe njėsoj mund ta pėrshėndesnin edhe tė gjallėt qė e ndjenin vdekjen nė jetėn e tyre, por kėtė nuk e kisha thėnė. Mė ishte dukur e tepėrt. Pėr njė kohė kisha heshtur, por tė gjallėt tani kishin nisur tė dėnesnin me zė. Dėnesja mbi varrin e Halimit ishte diēka jashtė rregullave, por mua mė ishte dukur e natyrshme. Pastaj u kisha shpjeguar:

    - "E vranė sepse nuk e besoi qė mendja e njeriut tė kishte zbritur nė nivelin e bishave; sepse e kėrkoi dialogun dhe sepse nuk kishte besuar qė rruga pėr nė Evropė tė kishte qenė e shtruar me plumba.

    - E vranė sepse deshi qė Unin e popullit tė vet ta barazonte me Unin e tė tjerėve dhe sepse nuk deshi tė besonte qė mendja e njeriut mund tė provonte ndalimin e rrugės sė progresit dhe tė qytetėrimit.

    - E vranė, por vdekja e kishte nderuar jetėn e popullit tė tij, ndėrsa populli po ia kthente nderimin me nderimin e vdekjes sė tij."

    VIII. Tė nesėrmen, mijėra tė rinj, gra, burra, pleq e fėmijė, parakalonin rrugėve tė fshatrave dhe tė qyteteve tė Kosovės. I kishin ngritur tė dy gishtėrinjtė nė formė tė shkronjės V. Vdekja ishte mbjellė nėpėr tė gjitha anėt. Kosovėn e kishte mbuluar tymi, tė shtėnat, autoblindat. Por rrezet e diellit e kishin depėrtuar angushtinė. Ēdo gjė kishte marrė fund. Demokracia ishte vetėlindur dhe e kishte hijeshuar Republikėn. Mė nė fund fjalėt e kishin gjetur kuptimin dhe tani e tutje kuptimi dhe fjalėt do tė bashkėjetonin.

    Viti 1981 kishte pėrfunduar mė 27 janar tė vitit 1990

    IX. Jeta dhe vdekja kishin qenė tė barazuara gjatė tėrė dekadės sė viteve 80, dhe kjo kishte pėrfunduar me lindjen edhe tė Republikės, edhe tė Demokracisė.

    Nuk kishte qenė fjala pėr kurrfarė gandizmi. Nuk kishte pasur kurrfarė Satiagrahe tė asaj natyre siē e kishte shpjeguar Mahatma. Me gjenialitetin e tij, Gandi, qė tė tjerėt e quanin herė Bapu dhe herė Gandixhi (Gandiji), e kishte shquar idenė qendrore tė kulturės indo-ariane, Dharmėn, qė ishte diē mė tepėr se besim. Ajo e prezentonte konceptin e obligimeve njerėzore tė pėrmbushjes sė detyrave ndaj vetes. Duke e bėrė komentimin origjinal tė Bhagavat Gitės nė Mahabharata, ai e kishte provuar harmonizimin e tė tri rrugėve tė pėrparimit njerėzor: tė intelektit (dijes), tė aksionit (veprimit aktiv) dhe tė besimit (feja dhe vendosmėria sė bashku). Konceptin e nirvanės, qė ishte i pranishėm nė Budizėm, ishte pėrpjekur ta shpjegonte me terma pozitivė. Ajo tani nuk ishte shndėrrim i vetvetes nė hiē pėrmes pėrqendrimit tė mendjes nė njė objekt tė caktuar, por pikėrisht e kundėrta: filozofia e Satiagrahės (kėrkimi i sė vėrtetės) durimin pėrqendrues tė indianėve e aktivizonte nė luftė joviolente, nė veprime jo tė dhunshme pėr arritjen e qėllimit praktik: tė largimit tė britanikėve dhe tė pavarėsimit tė Indisė. Ai nė thelb, nirvanėn e besimit budist, ia kishte kundėrvėnė frikės. Kėshtu, mendjen e fjetur tė njė populli tė vjetėr e kishte ngritur nė nivelin e rezistencės dhe tė mosbindjes aktive civile. Kishte besuar se vrasja nuk i vret vetėm tė vrarit por edhe vrasėsit, dhe e kishte fituar davanė. India nė vitin 1947 e kishte fituar pavarėsinė. Anglezėt nuk kishin mundur t'i ndryshonin totalisht kodet e tyre morale dhe tė shndėrroheshin qė tė gjithė nė vrasės, torturues e kriminelė. Ishin pajtuar me pavarėsinė e Indisė.

    X. Shqiptarėt nuk u pėrngjanin indianėve as pėr nga numri, as pėr nga zakonet e adetet, as pėr nga raca e as pėr nga besimi. Nė mendjen e tyre kolektive nuk ishte e pranishme nirvana. Religjionet e tyre ishin tė importuara, por edhe si tė tilla, nuk e pėrmbanin nirvanėn dhe as teknikėn e arritjes sė saj. Ata nuk ishin nė thelb popull religjioz dhe as tė prirur pėr meditim. Megjithatė, gjatė shekujve tė pėrmbytur me shtėrngata e dyndje tė panumėrta tė popujve, ata qėndruan shqiptarė. Ndoshta sepse ishin tė lidhur me tokėn e tyre, tė cilėn nė thellėsi tė shpirtit tė tyre kolektiv e barazonin me jetėn. Pėr kėtė shkak dukej sikur nuk e kishin tė vėshtirė tė vdisnin, ndonėse jetėn e ēmonin njėsoj si tė tjerėt. Pėr ta universi do tė duhej ta kishte thjeshtėsinė e tokės dhe nuk ishte prapavijė e veēuar shpirtėrore por vetėm pjesė e jetės mbi tokė e rregulluar me ligjet e amshueshme tė natyrės. Ishin njė popull i vjetėr evropian, tė nxitueshėm e tė pangeshėm, qė mosmarrėveshjet shpesh i zgjidhnin me armėn nė dorė. Parimin juridik tė maturisė, pėr tė cilin flet Kadareja, e zhvilluan jo aq ngase e kishin tė lindur, por sepse ua kishte imponuar realiteti pėr tė mos u zhdukur si popull. Nė kėtė kuptim mund tė flitet pėr tė vetėm si pjesė, karakteristikė, vijė e karakterit tė tyre tė derivuar nga njė ēasje e veēantė estetike dhe modeste, nė instancėn e fundit, nga njė njėsim i thjeshtė dhe i bukur me natyrėn. A nuk e reflektonin fytyrat e tyre tipike dheun ku silleshin, ambientin natyral, kohėn e trojeve tė veta?

    Ballkani nė pėrgjithėsi, kishte qenė pikė-takimi dhe vend-ndeshjeje i dyndjeve tė ndryshme tė popujve qė i kalonin kryq e tėrthor kontinentet pėr t'i gjetur vend-plaēkitjet dhe vendqėndrimet e reja. Nė rrugė e sipėr pėr kėto caqe u dilnin pėrpara Adriatiku ose Egjeu. Nė vorbullat qė krijoheshin nga pėshtjellimi i kėsisojshėm i popujve, kujdesi dhe maturia qė ishte bartur tek shqiptarėt gjatė historisė, do tė duhej t'u kishin ndihmuar paraardhėsve tė tyre nė ruajtjen e identitetit iliro-shqiptar nė raport me ardhacakėt. Andaj, themeli i qėndresės shqiptare nuk ishte durimi i satiagrahės sė Gandit, por pėrbuzja e rendit tė panatyrshėm tė gjėrave qė e lėndonte ndjenjėn e tyre estetike mbi natyrėn dhe mbi botėn; gadishmėria qė tė dėshmonin se nė mendjen e tyre kolektive burimore asnjėherė nuk kishte pasur as despotizėm aziatik dhe as cinizėm tė Evropės. Tunxh Hatai dhe Kus Babai i Kadaresė, me indiferencėn dhe me cinizmin e tyre tė tmerrshėm ndaj vdekjes, artistikisht e pėrfaqėsonin karikaturimin ekstrem tė barazimit tė jetės me vdekjen, por duke qenė nė funksion tė individuumėve "tė shtrembėruar" tė kohės, mund tė pėrfytyrohej edhe mundėsia rrėnēethėse e fatuum-it tė etnosit tė tyre kolektiv. Do tė duhej tė merrej me mend se ēfarė pėrbindshash do tė mund tė delnin prej tyre sikur tė mos kishin mbetur shqiptarė; me ēfarė logjike tė ēoroditur do tė ishin udhėhequr sikur tė mos e synonin zhvillimin nė harmoni me vetveten dhe me kohėn?!

    Duke ecur kryelartė drejt automatikėve, ata nuk deshėn ta bindnin Evropėn pėr akceptimin e metodave joviolente tė zgjidhjes sė problemeve. Demokracia ndėr shqiptarėt kishte qenė e pranishme nė vetė qenien e tyre. Me qindra dhe me mijėra vjet nė truallin e Ballkanit kishin jetuar tė pėrzier me popujt tjerė. Nuk kishin provuar qė ndonjėherė tė tjerėve t'ua impononin sundimin e vet, mirėpo nuk ishin pajtuar as me nėnshtrimin e vetes sė tyre. Nuk e kishte mėsuar demokracinė Ballkani prej Evropės, por Evropa e kishte trashėguar atė prej Ballkanit. Barazimi i jetės me vdekjen ndėr shqiptarėt simbolikisht kishte qenė i shprehur me shallin e bardhė tė rugovasve. Ata nuk kishin dashur ta bindnin Evropėn pėr asgjė. Vetėm ia kishin pėrkujtuar dimensionin evropian tė Unit tė tyre dhe pjekurinė me tė cilėn i kishin vlerėsuar kohėrat. E kishin kėrkuar nga ajo njohjen e realitetit nė truallin e tyre dhe zbatimin praktik tė parimeve tė proklamuara.

    XI. Satiagraha e Bapusė e synonte riedukimin e anglezėve. Mendja e korruptuar prej sundimtari britanik ėshtė dashur tė mundej nga forca morale e sė vėrtetės gandiste -satiagrahės. Dhe u mund. Ndėrkaq ky konfrontim i shpirtit indian me trupin anglez e kishte mahnitur Evropėn, por mahnitja kishte qenė edhe njė nusprodukt i kacafytjes sė principeve tė ndėrsjella tė materializuara nė masakrimin e 1500 vetave dhe nė rrahjen masive tė tė tjerėve. Mė nė fund anglezėt ishin neveritur me veten e tyre, ndėrsa njerėzimi ishte turpėruar me krimin e anglezėve.

    XII. Serbia, e pėlqyer prej vetes nė rolin e "mbrojtėsit" tė krishtenizmit nga "fundamentalizmi islamik" i shqiptarėve kishte provuar t'i paraqiste ata si aziatikė dhe t'i vriste pikėrisht si tė tillė. Gadi sapo e kishte harruar edhe vendin edhe kohėn. Pėr kėtė shkak shqiptarėt i ishin drejtuar Evropės me pėrbuzjen e vdekjes, me atė pėrbuzje rrrėnēethėse qė tė shtangte nė vend dhe qė ia pėrkujtonte Evropės se politika e lojėrave e tė manipulimeve nė Ballkan nė hesap tė shqiptarėve do tė duhej tė merrte fund njė herė e pėrgjithmonė.

    XIII. Nga ndeshja e vendosmėrisė njerėzore me plumbat, e Unit kolektiv me ēelikun, e syrit pishė me barotin, Evropa e kishte kuptuar. Aktet dhe skenat e kėsaj drame kishin zgjatur 9 vite tė plota, por porosia e mishėruar nė pėrbuzjen me buzėqeshje tė vdekjes nė Brestovc ishte bėrė e qartė: Shqiptarėt e kishin bėrė evident Unin e tyre evropian dhe Evropa ua kishte respektuar.

    XIV. Serbėt nuk kishin qenė as mė tė mirė dhe as mė tė kėqinj se anglezėt, por vetėm njė popull i lajthitur me pėrkrahjen e tė mėdhenjve, dhe pastaj, i hidhėruar me rolin e reduktuar nė suazat e veta reale. Ata i kishin shquar veēoritė e shqiptarėve si popull, por nė vend qė t'i respektonin, nė vend qė t'i ndėrtonin urat e miqėsisė sė ndėrsjellė, pėr gati 80 vjet rresht kishin rėnė nė kurthin e imitimit tė madhėsisė sė tė mėdhenjve. Kishin shkatėrruar pothuajse ēdo gjė qė do tė mund t'i lidhte me ta. Nė funksion tė vėllait tė madh, kishin harruar se atė e kishte shpikur Orwelli, njė anglez i Evropės, qė i kishte pasur interesat e veta. Ata e vazhduan dramėn e tyre me veten dhe i thelluan humnerat me shqiptarėt, i lartėsuan hendeqet dhe i zgjeruan kanalet me ujė tė ndotur tė izolimit tė vetes. Ata natyrisht e dinin se kjo kishte qenė politikė e dėshtimit dhe jo e vetėbesimit, refleksion i dėshpėrimit dhe jo i perspektivės, rezultat i lajthitjes dhe jo i vėrtetėsisė, politikė e vendnumėrimit dhe jo e progresit, e pėrmbytjes dhe jo e shpėtimit. Vetėm se nuk e dinin se pėrse e bėnin njė gjė tė tillė...

    XV. E kisha njohur dikur Xhai-Prakash Narajanin (Jay-Prakash Narayan), shokun e luftės sė Bapusė, pėr tė cilin Bapuja shkruante se ishte njė kolos i Indisė, por ishte trim i ēartur, prandaj pikėrisht pėr kėtė shkak vetėm sė shoqes sė tij, zonjės Narajan, do tė mund t'ia besonte ahimsėn (mėsimin mbi jo-dhunėn) dhe jo atij, sepse ishte impulsiv dhe mund tė shpėrthente. E kisha takuar nė hotelin "Ashoka" tė Nju Delhit mė 1970 dhe pastaj nė Ilixha tė Sarajevės, mė 1972. Ishte nė moshė tė shtyrė tė pleqėrisė. Kishte qenė i prekur me Bapunė, dhe pėr kėtė shkak, mė vonė, nė vend qė tė bėhej vetė Kryetar i Indisė, ia kishte lėshuar postin Llall-Bahadur Shastrit. I kishte braktisur tė gjitha funksionet dhe ishte tėrhequr nė Himalaje. Nė vetmi tė plotė kishte medituar 5 vjet dhe pastaj ishte kthyer sėrish nė mes njerėzish, me qetėsinė e shėnjtorit nė pamje. Rrezatonte prehje shpirtėrore dhe nuk kishte pasur asnjė njeri tjetėr nė jetėn time qė pėr njė kohė aq tė shkurtėr tė qėndrimit me tė (vetėm dy javė, kohė pas kohe) tė mė kishte lėnė pėrshtypje mė tė thellė se ai. "Ashoka"! -e pėrshėndeta kur e takova nė Sarajevė, duke dashur t'ia kujtoja hotelin nė Nju Delhi, por edhe rolin e kėtij mbret mbi mbretėrit tė historisė sė re tė Indisė nė pėrhapjen e kulturės indiane. "Vid", -ma ktheu nė sanskritishte, duke dashur tė dinte nėse kisha lexuar ndonjė gjė nga Vedat (vid -dituri) qė m'i kishte rekomanduar atėherė. "Mė ka pėlqyer Ajruna nga Mahabharata, -i thashė unė, -se e simbolizon shpirtin e munduar tė njeriut nga epoka nė epokė. Po ju shenjtėri, a keni arritur qė pėrmes meditimesh tuaja t'i harmonizoni tė tri rrugėt e pėrparimit njerėzor: tė intelektit (dijes), tė veprimit (aksionit) dhe tė besimit?" Mė ishte pėrgjigjur me njė citat nga "Upanishadat": "Me tė vėrtetėn ėshtė e shtruar rruga gjer ke e shenjta... Udhėhiqem nga irealja nė realen! Udhėhiqem nga errėsira nė dritė! Udhėhiqem nga vdekja nė pavdekshmėri!" "Plak i shenjtėruar, -thashė me vete, -nuk po tė marr vesh". "Kanalizoje energjinė tėnde, -tha ai, -lexoji "Upanishadat" dhe analizoje Hegelin!" "Dreq o punė! -thashė pėrsėri me vete, -ē'punė kishte Hegeli me "Upanishadat"?" Mirėpo ai, sikur t'i lexonte mendimet e mia, vazhdoi: "He, whoos seeth all things in that Self, and Self in everything, from that he'll no more hide" ("Nga ai qė i sheh tė gjitha sendet nė njė Unė, dhe Unin nė tė gjitha sendet, nuk do tė fshihet mė tej ajo" (mbase dituria)). Kėshtu ishte menduar, thoshin disa, para mė se 5-6 mijė vitesh, dhe ishte bartur mė vonė nė "Upanishadat" e Indisė, nė njėrin nga dokumentet e shkruara mė tė lashta njerėzore, ndėrsa motivi themelor qysh atėherė kishte mbetur i njėjtė: LIRIA, SUAZĖ E VETĖKRIJIMIT TĖ SHPIRTIT TĖ NJERĖZVE. Megjithatė, disa vjet mė vonė, pak para vdekjes, Xhai-Prakash Narajani i ishte kthyer sėrish politikės. Kishte dashur ta hiqte Indira Gandin nga pushteti sepse ajo ishte pėrpjekur t'i kastronte (tridhte) burrat e Indisė. E kishte hequr atė dhe pastaj ishte tėrhequr nė shenjtėrinė e pėrjetshme tė pasvdekjes. Ai kishte vdekur, por edhe Indira, pasiqė ishte kthyer sėrish nė pushtet, nuk kishte provuar kurrė mė ta pėrsėriste njė gjė tė tillė.

    Po ne?

    XVI. Vetėdija e deformuar mbi realitetin duket se i ka mjegulluar gjėrat. Edhe Republika, edhe Demokracia, akoma mbahen peng. Me pretekste nga mė tė ndryshmet, nga dita nė ditė, nga java nė javė, nga muaji nė muaj dhe nga viti nė vit shtyhet realizimi i tyre i plotė. Ndėrkaq, nė esencėn e kėsaj shtyrjeje tė vazhdueshme duket se qėndrojnė interesat, poashtu nga mė tė ndryshmet, qė prej interesit tė dominimit mbi popullin tjetėr, gjer tek interesat karrieriste tė ruajtjes sė privilegjeve tė pamerituara. Ekziston vetėm njė interes i denj pėr njeriun, interesi i jetės me dinjitet njerėzor. Mendja do tė duhej t'i njerėzojė interesat nė mėnyrė qė realizimi i tyre konkret:

    -MOS T'I SHNDĖRROJE NJERĖZIT NĖ BISHA,

    -POPUJT NĖ KOPE UJQĖRISH,

    -KOMBET NĖ PĖRBINDSHA ĒELIKU, BAROTI E PLUMBI.


    Nata e gjatė makabėr e lojės me vdekjen do tė duhej tė pėrfundonte. NESIMIU, HALIMI, AGRONI, HILMIU, etj. e kishin dėgjuar zėrin e brendshėm tė shpirtit qė urdhėronte: BĖJE OSE VDIS PĖR TA VRARĖ VDEKJEN! Duke e gjakuar jetėn me dinjitet, e kishin fituar atė. Ai qė e kėrkon shpėtimin e saj me indiferencė ndaj jetės sė tė tjerėve, nuk do ta jetojė me nder!

    - BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ SE DO TA NDĖRTONI NJĖ REALITET TĖ RI POLITIK, ME REPUBLIKĖN E KOSOVĖS SI SUAZĖ TĖ DENJ PĖR VETE, TĖ BARABARTĖ ME TĖ GJITHA SUBJEKTET TJERA DHE NĖ FUNKSION TĖ ASAJ QĖ ĖSHTĖ MĖ NJERĖZORE NĖ NJERIUN DHE NĖ POPUJT;

    - BESATOHUNI NĖ VENDIN KU E DHANĖ JETĖN, ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ SE DO TĖ NGRITENI NĖ NIVEL TĖ SHEMBĖLLTYRĖS, SE DO T'I PĖRKUJTONI RRĖNJĖT DHE KOHĖN, SE NUK DO TĖ HUTOHENI DHE DO TĖ NGULNI KĖMBĖ NĖ ATĖ QĖ U TAKON -TASH, DHE MENJĖHERĖ, SE DO T'I RESPEKTONI MIQTĖ POR KURRNJĖHERĖ NUK DO TA HARRONI VETEN.

    - BESATOHUNI NĖ VENDIN KU U DERDH GJAKU I TRIMAVE, ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ, SE NUK DO TĖ NDALENI PARA ASNJĖ VĖSHTIRĖSIE DHE SE NUK DO T'I FRIKĖSOHENI VDEKJES QĖ DO TA VRISTE VDEKJEN.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #70
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Jam ēuditur kur ne Deklaraten e Pavaresise per Kosoven ne Parlamentin kosovar cituesi i asaj deklarate nuk ju drejtua ne menyre solemne familjes dhe figures se Prof. Ukshin Hoti ashtu siē beri me familjen Rrugova dhe me familjen Jashari ...

    Si mund te harrohet kaq shpejt vepra e Ukshin Hotit nga klasa politike e Kosoves !?

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •