Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 103
  1. #31
    ĒESHTJA KOMBETARE SHQIPTARE (VII)

    -Komponenta religjioze-*

    Mr.Ukshin HOTI


    (...)

    XLV

    Njė pėrgjigje e shkurtėr nė pyetjen e shtruar do tė thoshte se fjala ėshtė pėr gjithēka nga pak, por kėshtu nuk do tė thuhej asgjė. Mua mė duket se gjithnjė fjala ėshtė pėr ”detyrimin e pėrshtatjes sė vazhdueshme ndaj proceseve tė ambientit tė jashtėm” (p.XXXII) me qėllim tė ndikimit nė to; tė nxjerrjes sė pėrfitimeve nga ato dhe tė pėrshtatjes sė tyre ndaj vetėvetes. Kjo gjė pėrsėri na kthen te islami dhe islamizmi.

    XLVI

    Njė herė, ndoshta fare rastėsisht, u ndodha nė dhomė (nė qelinė e burgut) me njė turk, me njė serb dhe me disa shqiptarė tė dėnuar pėr vepra tė ndryshme, por nga ata qė u mungonin idealet dhe qė u pėlqente mishi i thatė qė ia sillnin turkut gjatė vizitave nė njė sasi bukur tė konsiderueshme. Kjo gjė pastaj ia mundėsonte turkut tė shprehej mė lirshėm pėr historinė tonė nacionale. Sipas tij Skėnderbeu s’ishte tjetėr veēse njė gjeneral turk i cili, nė marrėveshje tė plotė me Sulltanin, kishte sunduar nė kėto troje nja 25 vjet. Marrėveshja konsistonte nė faktin se ai, nė kėtė mėnyrė, duke sunduar kėtu, nė kėto troje, ia mundėsonte sulltanit parapėrgaditjet ushtarake pėr depėrtim tė mėtejshėm nė Ballkan dhe pėrgjithėsisht nė Evropėn e krishterė. Luftėrat qė Skėnderbeu i kishte zhvilluar kundėr turqve nuk kishin qenė tė njėmendėta: turqit e kishin sulmuar atė herė pas here sa pėr t’ia larguar dyshimin Evropės pėr qėllimet e njėmendėta tė armatave osmane dhe pėr forcimin e pozitave tė vetė Skėnderbeut. Pėr kėtė shkak, Sali Berisha ishte njė politikan i shkėlqyer, sepse nė Tiranė kishte mundėsuar hapjen e njė shkolle turke, duke mos kėmbėngulur nė reciprocitet (dmth. qė edhe nė Stamboll tė hapej ndonjė shkollė nė gjuhėn shqipe). Turqia ishte njė shtet i madh. Numėronte rreth 150 milion frymė (sė bashku me ata nė ish BRSS) dhe kthimi i saj nė Ballkan ishte i pashmangshėm. Ekzistenca e kombeve tė vogla ishte e mundshme vetėm pėrmes tretjes (shkrirjes) nė sisteme tė mėdha. Ishte punė budallenjsh kėmbėngulja jonė nė kombėtaren, sepse askush nuk na pengonte tė flisnim shqip nėpėr shtėpitė tona. Nė kėtė pikė serbi i bashkohej me pohimin paralel se ata, serbėt dhe rusėt, aktualisht numėronin rreth 4 milion ushtarė dhe se kjo forcė ishte njė garanci e mjaftueshme pėr zhvillimin e tyre si serbė. Kjo forcė gjithashtu e detyronte Turqinė qė tė binte nė marrėveshje me ta kėshtuqė mėvetėsia serbe nuk mund tė rrezikohej nė asnjė mėnyrė. Nė vėrejtjen time se Serbia ndodhej nė Ballkan (pra i rrezikohej mėvetėsia) dhe se ky fakt do tė duhej t’u impononte marrėveshje me shqiptarėt mbi baza absolutisht tė barabarta, qė nėnkuptonte pavarėsimin e tyre nė kufijtė etnikė dhe madje detyrimin serb (edhe moral) qė t’i ndihmonin dhe jo t’i pengonin shqiptarėt nė misionin e forcimit tė vetes me qėllim tė rezistimit tė depėrtimit tė sistemeve tė mėdha, tė mostretjes sė vetes brenda atyre sistemeve ose sė paku, me qėllim tė imponimit tė vetes (edhe tė tjerėve) si faktor qė do tė pėrpiqej t’i pėrvetėsonte (t’i kthente nė tė mirėn e vet) efektet e reflektimit tė ndikimit tė sistemeve tė tilla tė mėdha – serbin e linin pa fjalė. Nė fakt, nuk ishte edhe aq i shkolluar dhe mendja e tij nuk mund ta bluante ndonjė pėrgjigje adekuate, por nga reaksionet e tij kuptoja se nė thelb tė tė gjitha hamendjeve, luhatjeve, habisė, dhe mė nė fund, refuzimit (sepse kėshtu urdhėronte politika e ditės) qėndronte mosbesimi: nė fillim e kishte tė vėshtirė ta kuptonte dallimin qė bėnim midis fesė dhe kombit. E kishte tė qartė se ne nuk ishim turq, sepse flisnim shqip, por sikur nuk ia mbushte mendjen njė fakt i tillė evident. I dukej sikur nė rastin e parė tė volitshėm, menjėherė do ta shkėmbenim gjuhėn me fenė dhe do tė reagonim si turq. Duke qenė kėshtu, -rezononte mendja e tij e pamėsuar me kėto risi, -mė mirė do tė ishte tė merreshim vesh me turqit e vėrtetė (qė pėr ta do ta bėnte nėna Rusi) se sa me ne, qė nuk ishim turq tė vėrtetė, por qė, si edhe ata, serbėt, pėrkundrejt prezencės shekullore turke, e kishim ruajtur gjuhėn tonė tė bukur – shqipen. Nga reaksionet e tij e kuptoja se e ndjente veten mė tė sigurt po tė lėshohej nė gjumė nė gjiun mbrojtės tė nėnės Rusi se sa tė qėndronte gjysmė i zgjuar, duke menduar mbi mundėsinė eventuale qė shqiptari tė ndryshonte sjelljen nė momentin e ardhshėm. Nga reaksionet e tij mu kujtua njė anekdotė qė e kisha dėgjuar si fėmijė: Njė shqiptar kishte vajtur pėr ta vizituar pėr lamtumirėn e fundit njė shok tė tij serb qė ndodhej nė agoninė e vdekjes. Kur e kishte ndjerė prezencėn e tij, serbi disi ishte zgjuar dhe kishte kėrkuar nga shqiptari qė t’ia ngriste shtrojėn e shtratit dhe tė shikonte pėrfundi: ”Kumbar, mos u hidhėro”, -i kishte thėnė serbi, -sado qė tė doja, kėtė pushkė e ruaja pėr ty. Nuk mu bė tė vdisja pa tė treguar tė vėrtetėn.”. ”Valla kumbar” –i ishte pėrgjigjur shqiptari, duke u marrė ngrykė me tė, -mos u bėj hiē merak se edhe unė nėn jastėk e mbaja njė sopatė.” Unė si fėmijė kisha kujtuar se kjo anekdotė ishte ndonjė fshehtėsi e shqiptarėve, dhe nuk guxoja ta rrėfeja. Mė vonė mbeta pa masė i habitur kur pėr herė tė parė e dėgjova nga njė serb pikėrisht tė njėjtėn anekdotė, por me rendin e rrotulluar: tani serbi e vizitonte shqiptarin tė ndodhur nė agoninė e vdekjes. E kisha konsideruar fshehtėsi njė fakt qė e dinin tė gjithė, por qė nuk e thonin. Mė vonė kam hasur edhe serbė tė shkolluar qė i pranonin faktet, por gjersa njė pjesė e tyre gjithnjė fajėsonte politikėn e vet pėr gjendjen e tanishme tė raporteve midis nesh, dhe njė pjesė e vogėl mė jepte plotėsisht tė drejtė, pjesa mė e madhe nuk mund ta gėlltiste dot faktin se duhej tė ndaheshim, ndonėse as kėta nuk shihnin ndonjė rrugėdalje mė tė mirė. ”Mirėpo, - argumentoja unė nė bisedė me turkun dhe me serbin e pėrmendur mė lart, -arroganca e numrit dhe e forcės i shtyn shqiptarėt tė kėrkojnė ”ombrellėn” ”italo-gjermane”. ”Gjė qė do tė pėrfundonte nė luftė” –e mendonim qė tė tre, por asnjėri nuk ishim tė sigurt se historia do tė pėrsėritej pikėrisht ashtu siē kishte qenė.

    XLVII

    Besimi ka tė bėjė mė tepėr me ndjenjat dhe mė pak me arsyen. Besimi i vėrtetė ka tė bėjė shumė mė tepėr me ndjenjat se sa me arsyen. Madje, sikurse e thotė Tertuliani i cituar mė heret, besimi i njėmendėt duhet ta flijojė intelektin (”intellectus sacrificium”). Ndėrkaq, ndjenjat mund tė ndryshojnė sė bashku me kohėn dhe varėsisht nga rrethanat. Pėr kėtė shkak, nuk mund tė ketė tė vėrteta definitive kur ėshtė fjala pėr ndjenjat dhe as ndonjė diskutim racional. Duke e pasur kėtė gjė parasysh, kėtu do tė vazhdohet diskutimi mbi islamin si komponentė religjioze e cila njėsoj si edhe ortodoksizmi, mund ta ngarkojė mendimin politik.

    XLVIII

    Shumica e mendimtarėve islamikė argumentojnė se islami ėshtė njė fe universale nė kuptimin se nuk e favorizon asnjė komb, madje, as arabėt. Pyetjes se pėrse Allahu e diktoi pėrmes Gjebrailit (nė krishterizėm: Gabrieli) ”Kuranin” pikėrisht arabisht dhe jo nė ndonjė gjuhė tjetėr, i pėrgjigjen me argumente linguistike, duke pohuar se gjuha arabe nė kohėn e shpalljes sė ”Kuranit” (shekulli VII i e.s.re) ishte njė gjuhė plotėsisht e formuar, me rregulla pothuajse tė pėrfunduara sintaktike dhe gramatikore, me strukturė tė vendosur fjalishė dhe me njė fond tejet tė begatė fjalėsh, shprehjesh, idiomash etj. qė mundėsonin shkrimin korrekt dhe tė pėrpiktė, pa asnjė ndryshim semantik tė fjalėve ose tė porosisė sė diktuar tė Allahut. Nė tė mirė tė kėtij argumentimi, mė tutje pohohet se gjuha arabe qė nga ajo kohė (pra gjatė rreth 1400 vjetėsh) nuk ka bėrė ndryshime tė qenėsishme as nė strukturėn e fjalisė dhe as nė aspektet tjera qė kanė tė bėjnė me rregullat e gjuhės. Me kėtė pretendohet tė vėrtetohet se ”Kurani” ėshtė burimor, njė porosi e pandryshuar e zotit, qė nuk ka pėsuar asnjė metamorfozė dhe asnjė ndryshim as nė fillim dhe as gjatė kohės sė mėvonshme. Unė nuk jam ndonjė linguist dhe nuk di nėse kėto teza qėndrojnė ose jo, por nga leximi i pėrkthimit shqip tė ”Kuranit”, fitohet pėrshtypja sikur aty vėrtetė bėhet fjalė mė tepėr mbi realitetin arab, dhe nuk insistohet nė pėrkthimin e tij nė njė realitet gjithėnjerėzor. Insistohet nė nxjerrjen e rregullave gjithėnjerėzore dhe nuk bėhet dallimi midis njerėzve, popujve dhe racave. Fitohet pėrshtypja sikur tendenca universaliste e religjionit islam ėshtė e patėmetė dhe e plotė. Mendimtarėt islamė e dinė por nuk e thonė se pikėrisht ky karakter i plotė i universalizmit islam i zhveshur nga egoizmi nacional (atėherė nuk kishte kombe nė kuptimin e sotėm tė fjalės, prandaj pėrdorimi i kėsaj shprehjeje ėshtė i kushtėzuar) ka pasur ndikim tė konsiderueshėm nė ngecjen nė zhvillim tė realitetit islam.

    Ulemaja (kleri islam) qė ėshtė marrė me interpretimin e «Kuranit» duket sikur vėrtetė ka besuar nė tezat e sipėrpėrmendura dhe njė kohė tė gjatė kjo gjė ushtroi ndikim negativ nė zhvillimin e mendimit islam. Nė ndėrkohė formimi i shteteve nacionale dhe avancimet shkencore, sidomos tė atyre tekniko teknologjike - dy procese komplementare mes vete - mė nė fund rezultuan nė njė pozitė mė tė avancuar dhe mė tė privilegjuar ndėrkombėtare tė shteteve tė Perėndimit (botės perėndimore) dhe jo vetėm nė krahasim me shtetet islamike. Mirėpo ajo qė ėshtė specifike pėr botėn islame konsiston nga fakti se procesi i vetėdijėsimit pėr pozitėn e vet inferiore ndėrkombėtare e riaktualizoi islamin dhe jo ndonjė ideologji tjetėr adekuate. Mendimi islam, tani edhe pėr qėllime politike, i potencon ato botėkuptime tė pėrmbajtura ose tė nxjerra nga «Kurani» qė duket sikur i japin pėrparėsi islamit nė krahasim me religjionet tjera. Ideja mbi materializimin e pėrkohshėm tė zotit (krishterizmi) ose nė periudha tė caktuara kohore (avatma te budizmi) nuk ekziston nė islam. Duket sikur kjo ide ndodhet mė afėr botėkuptimit idolatrik mbi zotin. Ndėrkaq mungesa e ekskluziviteteve racore ose nacionale nė pėrmbajtjen e tij e bėn mė tė afėrt me tendencėn kryesore tė zhvillimit tė mendimit njerėzor, humanizimin e mendimit dhe tė raporteve njerėzore. Mendimi fundamental islam, madje edhe ecuritė e vonėshme nė zbulimet shkencore nga sfera tė ndryshme, i vė nė kontekst tė argumentimit mbi vėrtetėsinė e religjionit islam, duke pohuar se tė gjitha janė tė pėrmbajtura nė «Kuran», dhe duke besuar me gjithė mend se ato do t'i zbulohen njeriut gradualisht dhe do tė reflektohen nė universalizimin e plotė tė islamit, i cili pastaj do tė mbetet fe e vetme, e vėrtetė, pėr njeriun. Kėtė tezė, pėr tė cilėn nuk mund tė gjykohet nė mėnyrė tė argumentuar, duket sikur nė mėnyrė indirekte e pėrforcon tendenca e atomizimit tė mendimit shoqėror nė Perėndim dhe kėshtu, nė kėtė mėnyrė, krijohet debalansa midis avancimeve gjithnjė e mė tė mėdha tė shkencave tekniko teknologjike dhe ngecjes gjithnjė e mė tepėr tė mendimit filozofik. Aty pastaj e gjen mbėshtetjen e vet edhe sintagma se civilizacioni i Perėndimit nė tė vėrtetė ėshtė civilizacion materal, i lidhur me errėsirėn (atje perėndon dielli) qė sipas botėkuptimeve religjioze ėshtė vendbanimi i Satanait (shejtanit), pėr ndryshim nga civilizacioni lindor, qė ėshtė shpirtėror-mental, buron nga drita (atje lind dielli) prandaj udhėhiqet nga zoti, i cili sipas tė gjitha botėkuptimeve religjioze, do ta mund Satanain dhe do ta shtrijė sundimin e vet mbi tė gjithė njerėzimin (gjithėsinė).

    XLIX

    Natyrisht, unė nuk e di se ēfarė do tė jetė nė tė ardhmen. Mirėpo e di se ideja e veēuar nga forca materiale nuk mund t'i lėvizė gjėrat as me tempon e dėshiruar, dhe shpeshherė as nė drejtimin e preferuar. Islami tani pėr tani, disponon me potencialin njerėzor (rreth gati 1,5 miliard njerėz) tė shpėrndarė nė 45 shtete dhe tė shtrirė nė njė hapėsirė tė madhe nė formė rripi qė e ndan botėn e krishterė nga ajo budiste, taoiste ose shintuiste. Ky «rrip» mund tė vėshtrohet edhe si ndonjė shirit, trasé bukur e gjerė qė kalon pothuajse nėpėr midisin e pjesės mė tė madhe tė rruzullit tokėsor, dhe pėrveē dimrit, i pėrfshin edhe tė tri stinėt tjera tė vitit, dhe pothuajse tė gjitha konfiguracionet gjeografike. Kėto fakte gjeografike ma merr mendja se do ta bėnin jashtėzakonisht tė vėshtirė funksionimin e ndonjė shteti tė vetėm islam. Nė pellgun e vet kryesor (Lindja e Mesme) islami disponon edhe me rezervat dhe burimet mė tė mėdha tė naftės nė botė. Kjo gjė pronarėve tė tyre u jep fuqi tė jashtėzakonshme financiare qė mund tė pėrdoret pėr ēfarėdo qėllimi, por nuk mund tė krijojė nga ato (nga vendet pronare tė naftės) vende tė zhvilluara industriale pėr shkak tė pamundėsisė qė nė mėnyrė racionale tė kompensohen parakushtet e domosdoshme pėr zhvillimin e sektorėve tė rėndėsishėm industrialė. Kėtė gjė pastaj e pengon edhe njė klimė mjaft e pavolitshme pėr zhvillimin e industrisė nė kėto vende. Mirėpo disa shtete islame, si psh. Turqia, Indonezia, Egjypti, Irani, ndoshta edhe Pakistani, etj. nė kushte tė favorshme, optimale, sė paku teorikisht, ndonjėra edhe praktikisht, do tė mund tė shndėrroheshin nė fuqi me ndikim politik tė konsiderueshėm dhe mė tepėr se rajonal. Megjithatė, ėshtė vėshtirė tė besohet se ndonjėra prej tyre do tė mund ta shtrinte ndonjė kontroll efikas nė gjithė botėn islame. Do tė mund tė ndikonte nė kėto vende, por jo edhe t'i kontrollonte nė mėnyrė efektive. Njė ndikim tė tillė universal nė botėn islame e ka pasur dikur ajo qė ėshtė njohur si Arabi, pastaj Persia, dhe mė nė fund perandoria osmane, por as arabishtja, as persishtja dhe as turqishtja, as dhe nė nė ato kohėra, nuk kanė arritur plotėsisht tė imponohen si «lingua franka» dhe as ta ruajnė njė funksion tė tillė nė kohėn e sotme. Secila nga to ėshtė njohur si qendėr e botės islame pėr kohėn e ekspansionit dhe pėr ndonjė periudhė tė stabilitetit relativ, por kjo e fundit (perandoria osmane) nė literaturėn politike njihet edhe si perandori e 40 001 fshatrave, duke aluduar nė mungesėn e faktorėve tė brendshėm kohezivė. Numri 1 te kjo shifėr e rrumbullakėsuar simbolizon elitėn ushtarako-politike qė e luante njė rol tė tillė, por qė ishte aq e izoluar dhe e pashtrirje tė duhur nė popullatė, saqė figurativisht konsiderohej si njė fshat i vetėm. Faktorė tė tillė kohezivė pėr lidhjen e tėrė botės islame, pėrveē vetė islamit, mungojnė edhe sot. Ėshtė afėr mendjes se do tė mungojnė edhe nė tė ardhmen.

    Vijon...

  2. #32
    ĒESHTJA KOMBETARE SHQIPTARE (VIII)

    -Komponenta religjioze-*

    Mr.Ukshin HOTI


    (...)

    L

    Mirėpo, mungesa e perspektivės pėr krijimin e ndonjė super-shteti islam, tė cilin e ėndėrrojnė fanatikėt e skajshėm, pa ndonjė sens pėr raportet thelbėsore tė gjerave, e me tė cilin gazetat e ditės i frikėsojnė lexuesit e vet ose edhe i arsyetojnė politikat diskriminuese tė shtetit tė vet, reflektohet si tendencė pėr forcimin e solidaritetit midis shteteve islame dhe tė ndikimit tė tyre si faktor pėr vete dhe nė vete. Heqja dorė nga pėrpjekjet sterile qė sė bashku me "Kuranin" apo "Hadiset" e Muhametit tė eksportohet edhe arabishtja tregon se mendimi politik islam, jo vetėm se ėshtė vetėdijėsuar pėr veten, por edhe se kjo gjė mund tė shėrbejė si mbėshtetje e shėndoshė pėr ekspanzion. Tani librat fetarė islamė pėrkthehen nė gjuhė tė ndryshme. Ushtrojnė ndikim tė duhur nė thyerjen dhe nė zhdukjen e paragjykimeve tė krijuara artificialisht dhe ofrojnė mundėsi tė drejtpėrdrejtė pėr njohjen mė tė thelluar tė islamit. Falė revolucionit informatik dhe globalizimit gjithnjė e mė tė madh tė mjeteve elektronike tė informacionit si edhe fuqisė financiare tė vendeve arabe, konstituimi i islamit si faktor i veēantė nė politikėn botėrore po zhvillohet edhe si proces i modernizimit me identitet tė veēantė islam nė plan tė brendshėm, por edhe i zgjerimit tė tij nė plan tė jashtėm. Polet e skajshme tė kėtij procesi gjithnjė e mė tepėr po insistojnė nė ngadhnjimin e domosdoshėm tė vlerave tė njėmendėta islame nė plan tė brendshėm. Ndėrkaq, praktika e vetėflijimit tė skajshėm nė veprim, e cilėsuar nga Perėndimi si terrorizėm i grupeve tė ndryshme politike me orientim islam, doemos e cėnon stabilitetin e vlerave tė moēme mbi tė cilat ėshtė ngritur politika e Perėndimit ndaj islamit. Tani pėr tani, bota perėndimore po i kundėrvihet asaj qė ajo e quan rrezikim tė rendit tė vendosur tė gjerave (si psh. intervenimi nė Irak). Lufta kundėr fundamentalizmit islam e zė vendin e parė nė listėn e prioriteteve tė politikės sė jashtme amerikane dhe nuk ka asnjė dyshim se qendrat kryesore tė fuqisė do tė pėrpiqen qė ta kontrollojnė zhvillimin e procesit nė fjalė, dhe duke e kontrolluar, sė paku do t'ia pėrshtatin nevojave tė veta pėr ruajtjen e rendit tė vendosur tė gjerave.
    Nė kėtė mėnyrė arritėm te tezat e shtruara nė fillim tė kėsaj letre (p.XXXI dhe XXXII tė letrės sė IV-tė) me atė ndryshim se atje ishte fjala pėr detyrimin pėr pėrshtatje ndaj proceseve tė ambientit tė jashtėm, kurse kėtu mė tepėr ėshtė fjala pėr kontrollin e proceseve tė jashtme me qėllim tė ndikimit nė to, por nė tė dyja rastet ėshtė fjala pėr njė politikė tė njėjtė globale me ndryshimet qė dalin nga niveli i zhvillimit dhe ambicjet lokale ose rajonale tė bartėsve tė tyre. Nė nivel tė politikės globale, tendenca e kontrollimit dhe e pėrshtatjes sė procesit tė konstituimit tė islamit nė faktor tė veēantė me ndikim nė politikėn botėrore, nė mendimin islam gjithmonė do tė reflektohet si tendencė pėr konservimin e dominacionit tė vendeve tė krishtera. Kjo gjė pastaj do ta akcelerojė luftėn pėr universalizimin e islamit. Meqė islami nuk ėshtė komunizėm, do tė mund tė ketė ashpėrsim tė skajshėm midis dy ideve dhe konfrontim midis dy realiteteve, por ato nuk do tė mund tė rezultojnė nė ndonjė luftė globale, sepse nuk ekziston kundėrshtari nė formė tė forcės materiale. Nuk ekziston psh. ndonjė BRSS, si nė kohėn e komunizmit, tė cilit mund t'i bėheshin kėrcėnime dhe nga i cili, sė paku teorikisht, mund tė rezultonte ndonjė luftė globale me pasoja tė anhilimit tė pėrgjithshėm. Ndėrkaq nė konfrontimin me islamin nuk ka asgjė tė tillė: nuk ekziston as mundėsia teorike e ndonjė lufte globale midis tyre dhe as mundėsia e anhilimit tė pėrgjithshėm. Pikėrisht mungesa e njė rreziku tė tillė i jep pėrparėsi islamit dhe jo evro-amerikanėve, sepse nė instancėn e fundit, e rrit mundėsinė pėr intervenime lokale dhe luftėra tė vogla, tė cilat, me kalimin e kohės, doemos rezultojnė nė diskreditimin e gjithėmbarshėm tė politikave intervencioniste, nė radhė tė parė brenda opinionit tė vet, dhe pastaj edhe mė gjerė. Evro-amerikanėt natyrisht qė janė tė vetėdijshėm pėr njė gjė tė tillė. Duket se ky ėshtė njėri nga shkaqet kryesore tė insistimit gjithnjė e mė tė madh tė njė pjese tė konsiderueshme tė inteligjencies politike nė SHBA qė qeveria amerikane tė ndėrrojė politikėn karshi islamit, tė braktisė politikėn e pėrkrahjes pa rezervė tė qeverive tė komprometuara tė vendeve islame dhe tė gjejė rrugė pėr marrėveshje me forcat nė rritje e sipėr tė fundamentalizmit islam. Kėtė e kuptoja pėrderisa ndodhesha jashtė burgut, duke i lexuar revialėt «Foreign Affairs» dhe «Foreign Policy» tė cilat i parapaguaja /sot e ndjej shumė mungesėn e tyre/. Ndonėse nuk e kam lexuar, supozoj se edhe libri i Samuel Huntingtonit «Konflikti i qytetėrimeve» (apo diē e ngjashme) pėr tė cilin dėgjova gjatė qėndrimit nė «Dubravė» ndodhet nė linjėn e kėtyre kėrkesave dhe ėshtė shkruar nga motive tė njėjta, sė paku kėshtu gjykoj pėr aq sa e njoh mendimin e tij.

    LI

    Qė tė tri sistemet e mėdha tė mendimit religjioz, doemos reflektohen pėrmes besimit ndėr shqiptarėt. Ata u ekspozohen ndikimeve tė tė gjitha rrymimeve kryesore tė mendimit politik tė ngarkuar me komponentėn religjioze, madje edhe tė nėnsistemeve tė tyre. Sikur ndėr ta tė kishte qenė mė pak e zhvilluar ndjenja e pėrkatėsisė kombėtare dhe mė tepėr ajo e pėrkatėsisė religjioze, ndoshta qė moti do tė ishin tretur si komb. E di se ndėr ne ekzistojnė teza tė shtruara nga historianė tė cilėt shpėtimin e kombit ia dedikojnė islamit, si fe e ndryshme nga ato tė rrethinės, qė pastaj si fakt i dhėnė nė vete, ka rezultuar nė pengimin e shkombėtarizimit tė shqiptarėve. Si njė argument pėr vėrtetimin e tezave tė kėtilla u shėrben reduktimi tejmase i pėrqindjes sė shqiptarėve tė besimit ortodoks nė trojet e tyre tė ish-Jugosllavisė (Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi) dhe pėrkthimi i tyre nė ”helenė” nė Epir, Thesali ose Spartė tė Greqisė. Ndėrkaq, te shqiptarėt e Italisė (arbėreshėt) pikėrisht pėrkatėsia ortodokse i ka shpėtuar nga pėrkthimi i tyre nė italianė. Dhe duket sikur kėto teza qėndrojnė, por nuk e shpjegojnė faktin e mbetjes tė patretur tė 20% qė e pėrbėjnė pjesėn ortodokse tė popullsisė shqiptare (kryesisht nga jugu i Shqipėrisė). Pastaj, pėr kėtė shkak, duket sikur bėhet pėrzierja e politikės sė shtetit (tė caktuar) me rolin e fesė, pasiqė argumentimi se Islami e shpėtoi nga tretja kombin shqiptar nuk qėndron. Islami nuk deshi t’i shpėtojė shqiptarėt nga asmilimi. Fakti se qėlluan tė besimit islam vėrtetė e ka vėshtirėsuar tretjen e tyre nė ambientin e dhėnė, por kjo ishte njė akcidencė e historisė dhe jo rezultat i paramenduar i ndonjė politike islame. Ndėrkaq, karshi perandorisė osmane, njė fakt i tillė mund tė pranohet pėr aq sa mund tė pranohet se perandoria osmane ishte shtet i 40001 fshatrave, dmth. pėr aq sa i mungonte fuqia e absorbimit tė tyre, qoftė pėr shkak se shteti perandorak nuk e kishte fuqinė integruese tė popujve tė pushtuar, qoftė pėr shkak se popujt e pushtuar, nė rend tė parė shqiptarėt, me sukses u rezistonin qėllimeve tė tilla. Ky argument mund tė shtrihet vertikalisht prej kohės sė pushtimeve romake e kėtej dhe lidhet me shkallėn e kontrollit efektiv tė territoreve tė pushtuara. Si kontroll efektiv, zakonisht ėshtė konsideruar pushtimi i pikave dhe nyjeve kyēe tė ndonjė vendi dhe jo aq shkalla e nėnshtrimit tė popullsisė autoktone qė ėshtė mė pak racionale nga aspekti ekonomik (do tė kushtonte mė shtrenjtė se sa vetė pushtimi). Sidoqė tė ishte, dy fakte qėndrojnė: a) se territori shqiptar prej kohės ilire e kėtej vazhdimisht ėshtė rrudhur; dhe b) se shqiptarėt, pėrkundrejt rrebesheve tė ndryshme tė historisė dhe rrudhjes sė vazhdueshme tė territorit tė tyre, jo vetėm se ia dolėn tė qėndrojnė si komb, por edhe tė zhvillohen nė nivelin e kombeve moderne tė botės sė sotme. Kur tė kihet parasysh se janė popull i vjetėr, ndėr mė tė vjetrit nė Evropė, dhe se gjatė tėrė historisė nuk e gėzuan mbėshtetjen e natyrshme tė asnjė entiteti tjetėr (se nuk ishin kushėrinj me askend) atėherė vetėm ky fakt i vetėm mjafton qė tė imponojė pėr tė respekt dhe admirim. Kjo pastaj tė jep besim pėr tė ardhmen. Tė bind pėr njė identitet tė formuar dhe tė pjekur, por qė nuk ėshtė mė pak joshės pėr sulme tė mėtejshme nė kohėt qė po jetojmė dhe nė ato qė do tė vijnė.

    LII

    Nė letrėn e kaluar (shiko letra e IV, sidomos pikat XL, XLI, XLII dhe XLIV) u folė pėr tendencat qė zgjidhja e ēėshtjes shqiptare tė bėhet pėrmes reduktimit tė saj nė njė ”problem” pėr tė drejtat e njeriut. Njė ēasje e tillė nė fazėn e tanishme tė zhvillimit tė ngjarjeve duket sikur ėshtė karakteristik pėr mendimin politik tė rėnduar me komponentėn religjioze tė krishterė si tėrėsi, pavarėsisht nga fakti se motivet pėr njė qasje tė tillė mund tė jenė tė ndryshme pėr ēdo element tė kėsaj tėrėsie. Madje fitohet pėrshtypja sikur mendimi politik i rėnduar me komponentėn religjioze ortodokse, herė-herė i ēaset ēėshtjes shqiptare si nė kohėn e kryqėzatave: sikur tė gjithė shqiptarėt i sheh nė funksion tė fundamentalizmit islam qė duhet luftuar me tė gjitha mjetet e lejueshme ose tė palejueshme; tė mundshme ose tė pamundshme dhe pėr kėtė pastaj sikur pret ta lavdėrojnė qendrat e fuqisė sė krishterė. Dhe sikur po habitet pa masė qė ato jo vetėm se mungojnė, por edhe se botėkuptimet dhe veprimet e kėtilla nuk po aprovohen, madje edhe po kritikohen e po dėnohen, pikėrisht edhe nga ata faktorė qė sipas kėsaj logjike do tė duhej t’i lėvdėronin dhe t’i shpėrblenin. Dhe pikėrisht kėtu, te kjo ēėshtje – te mungesa e lavdatave dhe e shpėrblimeve, sidomos tek paaftėsia pėr tė kuptuar se pėrse po ngjan njė gjė e tillė, ndodhet shpjegimi se pėrse njė politikė e tillė ”bie ndesh” me tendencat themelore tė gjithėmbarshme tė kohės” (letra e III-tė p.XXX). Mendimi i tillė politik si duket shqiptarėt e pėrkatėsisė religjioze islame po i sheh nė funksion tė depėrtimit tė islamit nė Evropė dhe sidomos nė funksion tė depėrtimit tė fundamentalizmit islamik. I zbėrthyer gjer nė skajshmėrinė e vet ky mendim si duket shqiptarėt ėshtė duke i imagjinuar nė rolin e ndonjė detashmenti tė ”avancuar” tė islamit nė truallin e Evropės, apo tė ndonjė divizioni nė prapavijėn e tė krishterėve! Si i veēuar nga armata islame, divizioni i kėtillė do tė mund tė luftohej me tė gjitha mjetet, ndoshta edhe tė asgjėsohej fare, pa ndonjė rrezik se raportet midis komandave (qendrave tė fuqisė) do tė prisheshin. Ato do tė duhej tė qėndronin njėsoj tė pandryshuara si edhe mė parė, ose edhe tė pėrmirėsoheshin (pėr shkak tė eliminimit tė pretekstit). Hipotezat e tilla qė mund tė nxirren jo vetėm nga zbėrthimi i skajshėm i mendimit tė rėnduar me komponentėn ortodokse, por edhe nga pėrvoja politike e pėrjetuar e shqiptarėve, gjithnjė jo vetėm hipotetikisht, do tė mund ta akceleronte veten edhe te pala e kundėrt, por tani nė funksion tė ”ēlirimit” tė islamit shqiptar dhe mė pak tė kombit shqiptar.

    LIII

    Rezultati qė do tė mund tė lindte nga njė ēasje e tillė, gjithashtu i zbėrthyer gjer nė skajshmėrinė e vet, do tė ishte tendenca qė c) ēėshtja shqiptare ”tė zgjidhet” (tė eliminohet) duke e vėnė nė kontekst tė raporteve midis dy sistemeve tė mėdha tė mendimit religjioz: krishterizmit dhe islamit. Pra, jo duke e reduktuar nė ”problem” si psh. pėr tė drejtat e njeriut, por pėrkundrazi, duke e ngritur nė njė ēėshtje mė tė madhe; duke i dhėnė dimensionin qė nuk e ka aktualisht, por qė do tė mund ta kishte sikur tendencat kryesore tė zhvillimit tė proceseve tė jashtme tė merrnin kahjen e preferuar nga qarqe tė kėtilla, dhe kėshtu duke e shtyrė pafundėsisht zgjidhjen e ēėshtjes. Mirėpo ato, siē do tė shihet nė vijim, nuk do tė marrin kahje tė tilla, pavarėsisht nga dėshirat e qarqeve tė caktuara qė kudo dhe nė ēdo vend mund tė jenė prezente, sepse kudo dhe nė ēdo vend ka njerėz me rezonim politik tė ndikuar nga komponenta religjioze, por rrallė kund ndodhen nė poste drejtuese tė shtetit, dhe kjo nuk ėshtė e rastėsishme. Megjithatė problemi nė nivel tė konkretėsisė, edhe pa theksimin e kėtij aspekti (religjioz) ekziston.

    LIV

    Ka mendime tė ndryshme rreth numrit tė shqiptarėve nė Turqi, por ato vazhdimisht sillen rreth shifrave 1-7 milion. Sė voni njė gazetare turke, qė gjatė kėtyre ngjarjeve raportonte nga Shqipėria, e kishte theksuar shifrėn prej 4.5 milion shqiptarėsh nė Turqi. Mua nuk mė ėshtė e njohur nėse Turqia edhe zyrtarisht e thekson njė shifėr tė kėtillė ose jo. Para mjaft vitesh, nė Kosovė, shpesh operohej nė bisedat private, jo-formale, edhe me shifrėn prej prej 14 milionėsh qė mė dukej e tepruar, por qė argumentohej me faktin se njė pjesė e shqiptarėve nė shtetin otoman ishte njėra ndėr shtyllat e pushtetit perandorak, qė do tė thotė se procesi i integrimit tė tyre ka qenė i hapur pėr njė kohė relativisht tė gjatė (rreth 500 vjet). Shifra prej 7 milionėsh pėrmendej nė kontekst tė vetėdijes mbi origjinėn shqiptare, por pa aftėsinė e tė folurit tė shqipes. Ndėrkaq numri prej 1,5 milion shqiptarėsh nė Turqi pėrmendej nė kontekst tė shpėrnguljes sė tyre nė kohėt e vona, kryesisht me motive politike ose pėr shkak tė politikave antishqiptare. Kėta, pos vetėdijės mbi origjinėn dhe pėrkatėsinė e vet kombėtare, e flasin gjuhėn shqipe dhe i kultivojnė traditat nacionale.

    LV

    Pavarėsisht nga fakti se nuk dihet numri i saktė i shqiptarėve tė vendosur nė Turqi, me probabilitet tė madh mund tė konstatohet: a) se numri i shqiptarėve nė Turqi duhet tė jetė i konsiderueshėm dhe se ata zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė hierarkinė shoqėrore tė Turqisė, b) se shtetet nė pėrgjithėsi, pėr nevojat e veta politike, brenda parametrave qė mund tė quhen si tė mundshėm, manipulojnė me numrin e saktė tė etniteteve tė caktuara dhe c) se njė qasje e kėtillė ndaj ēėshtjes shqiptare (e vėnies ose e trajtimit tė tyre) nė kontekst tė pėrkatėsisė sė tyre religjioze do tė ishte tejet ambivalente dhe kontraproduktive, pėr tė gjitha palėt e interesuara:

    Vijon...

  3. #33
    ĒESHTJA KOMBETARE SHQIPTARE (IX)

    Mr.Ukshin HOTI

    Shqiptarėt dhe Rendi i Ri Ndėrkombėtar


    (...)

    LVI
    a) Konkretisht, zhvillimi i ngjarjeve brenda kontekstit tė qasjes nė fjalė do tė ndikonte fuqimisht nė komplikimin e raporteve midis qendrave tė fuqisė (kryesisht tė krishtera) me faktorin islam nė konstituim e sipėr si faktor i veēantė politik me vlime tė mėdha brenda vetes. Qėllimi kryesor politik i qendrave tė fuqisė nuk ėshtė thyerja e kėtij faktori dhe as ndalja e procesit tė konstituimit tė tij si faktor politik (sepse, siē u pa mė lart nė letrėn IV, kjo gjė do tė ishte e pamundur) por pėrshtatja e tij nė funksion tė ruajtjes sė rendit ndėrkombėtar dhe tė vlerave themelore tė kėtij rendi (paqja, stabiliteti, demokracia, institucionalizimi i jetės politike tė shteteve dhe tė subjekteve ndėrkombėtare politike etj.) Ēdo alternativė tjetėr do tė ēonte nė radikalizimin politik tė Islamit, i cili pėr kėto vlera, pastaj, do tė ishte mė i rrezikshėm se sa dikur komunizmi militant;

    b) Kur ėshtė fjala pėr institucionalizmin e jetės politike tė subjekteve ndėrkombėtare, do tė mė lejohet njė digresion i vogėl, por me rėndėsi. Nė numrin e djeshėm tė ”Naša borbės” qė arriti sot (gjithnjė e marr me njė ditė vonesė), dt. 21 korrik 1997, ndodhej njė shkrim i gazetarit Mirko Klarin me titull: ”Urdhėr Zagrebit qė me kėrcėnim tė bashkėpunojė me tribunalin e Hagės”. Artikulli ėshtė i rėndėsishėm pėr shkak se njofton pėr njė vendim tė vonshėm tė kėtij tribunali i cili mund tė ketė implikacione tė rėndėsishme pėr institucionalizimin e mėtejshėm tė jetės ndėrkombėtare politike. Shkurtimisht, mė heret, tribunali i Hagės i ėshtė drejtuar njė zyrtari kroat (ministrit tė brendshėm Gojko Sušak) me kėrkesėn qė tė paraqitet para kėtij tribunali dhe t’i shpjegojė arsyet se pėrse nuk i ka dorėzuar dokumentet e kėrkuara lidhur me njė gjeneral (Blaškiq) tė pandehur pėr krimet e luftės. Qeveria kroate ka marrė qėndrim se ajo ėshtė qeveri e njė shteti sovran dhe se tribunali duhet t’i drejtohet me lutje dhe jo me kėrcėnim. Pastaj ajo do ta shqyrtonte lutjen dhe do tė vendoste nėse do tė duhej t’ia plotėsonte kėrkesėn tribunalit ose jo. Me fjalė tė tjera, qeveria kroate principin e sovranitetit tė shtetit individual, nė mėnyrė indirekte ia ka kundėrvėnė principit tė pėrparėsisė tė sė drejtės ndėrkombėtare ndaj sė drejtės sė brendshme tė shtetit. Pėr kėtė shkak, njė gjykatėse e tribunalit (McDonald) e caktoi njė shqyrtim publik ku morėn pjesė rreth 15 ekspertė (autoritete) tė sė drejtės ndėrkombėtare publike. Janė interesante pėrfundimet e tyre rreth ēėshtjes nė fjalė: 1) Nė vendimin mbi mospajtimin e R. tė Kroacisė qė t’i urdhėrojė sub poena duces tecum (urdhėresa pėr dorėzimin e provave materiale, me kėrcėnim dėnimi) theksohet se tribunali ka tė drejtė ”decidive dhe inherente” tė lėshojė ”sub poena” tė kėtillė dhe se shtetet dhe zyrtarėt e tyre janė tė obliguar tė veprojnė nė pėrputhje me ato urdhėresa; 2) se tribunalit i lejohet gjithēka qė i ndihmon kryerjes sė misionit pėr tė cilin ėshtė themeluar me kusht qė tė mos jetė nė kundėrshtim me Kartėn e OKB-sė; 3) se procesi i gjykimit e forcon sundimin e ligjit qė ėshtė princip fundamental qė e pranojnė tė gjithė anėtarėt e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe qė nėse tregohet efikas, mund t’i kontribuojė pajtimit qė do tė ishte parakusht pėr njė paqe tė pėrhershme; 4) se qėllimi i themelimit tė tribunalit (nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė) nuk ka qenė qė shtetet vetėm tė bashkėpunojnė me tribunalin (argumenti kroat) vullnetarisht, por edhe qė tė jenė tė obliguara qė nė tėrėsi t’i kryejnė (zbatojnė) vendimet e tij (tribunalit) pasiqė edhe kėrkesa si edhe urdhėresa i kanė juridikisht efektet e njėjta dhe 5) se argumenti i sigurisė nacionale nuk mund tė jetė pretekst blanko pėr tė mos vepruar sipas kėrkesave tė tribunalit. Shteti ėshtė i obliguar qė t’i dėshmojė tribunalit se dorėzimi i provave tė caktuara materiale (qė mund tė jenė dokumente me karakter ushtarak) do ta rrezikonte sigurinė nacionale, kurse tribunali (gjykata) pastaj nė mbledhje tė mbyllur do tė vendoste duke u udhėhequr me a) interesin qė ta pėrkrahte sigurinė nacionale tė shtetit; dhe b) por edhe me interesin qė tė vijė nė posedim tė provave materiale qė kanė rėndėsi penale pėr aktakuzėn ose mbrojtjen nė rastet kur pandehet se janė bėrė shkelje tė rėnda tė sė drejtės ndėrkombėtare humanitare. Ndėrkaq, e drejta e tribunalit qė tė veprojė kėshtu ėshtė decidive dhe inherente (dmth. e natyrshme, qenėsore, e brendshme, e pėrmbajtur nė natyrėn e gjerave, sepse themeluesi i tij (Kėshilli i Sigurimit) i ka dhėnė autorizime tė rėndėsishme dhe njė shkallė tė gjerė autonomie me qėllim tė konstituimit tė tij si institucion njėmend i pavarur, i aftė qė ta realizojė mandatin e vet tė judikaturės pavarėsisht nga konsideratat politike.

    c) Kėtu natyrisht nuk ėshtė me rėndėsi prapavija konkrete e ēėshtjes dhe as prognozimi nėse gjėrat do tė zhvillohen ashtu siē argumentojnė ekspertėt e sė drejtės ndėrkombėtare publike dhe tribunali i Hagės ose jo. Janė me rėndėsi tendenca dhe qėllimi i pėrmbajtur nė argumentet e ofruara – tendenca e institucionalizimit tė jetės ndėrkombėtare politike dhe qėllimi i ruajtjes sė vlerave themelore. Kėto nuk janė gjėra tė reja. Ekzistonin edhe mė parė, por ėshtė e re koha dhe imperativi qė tė insistohet nė pėrmbushjen e tyre. Lidhur me kėtė do tė guxoj ta bėj edhe njė digresion tjetėr:

    d) Qė moti ėshtė e qartė se promotori kryesor i ndryshimeve tė sotme nė plan tė institucionalizimit tė jetės ndėrkombėtare politike janė SHBA-tė. Ato gjithnjė e mė tepėr po veēohen edhe si garant kryesor i vlerave themelore tė jetės ndėrkombėtare politike gjė qė ishte e qartė edhe mė heret. Mirėpo edhe mė parė nuk ishte shumė e qartė nėse kjo superfuqi e pakrahasueshme botėrore do ta kryente punėn e vet ose nėse do ta lozte rolin e vet ndėrkombėtar (tė garantit) me pėrgjegjėsi qė i takon njė kolosi tė tillė tė forcės, apo duke qenė tejet tė fortė, nė veprimet e veta politike do tė mbisundojė arroganca e forcės? Kjo nuk ishte ndonjė pyetje sė cilės njeriu do tė mund t’i pėrgjigjej me objektivitet tė plotė, por nė qoftė se mbėshtetja e principit mbi mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut do tė pėrcillej me mbėshtetjen e principit tė vetėvendosjes, sė paku aty ku kjo gjė do tė ishte jo vetėm e arsyeshme dhe e drejtė, por edhe e domosdoshme dhe politikisht me levėrdi pėr stabilizimin afatgjatė tė vlerave themelore (shqiptarėt i plotėsojnė tė gjitha kėto kushte) nė kombinim me insistimet gjithnjė e mė tė shprehura tė amerikanėve pėr njė ligjėsim tė jetės ndėrkombėtare politike, atėherė, duket se ndodhen nė rrugė tė drejtė pėr ta dėshmuar shpirtin e vet tė madh. Tė flas sinqerisht, mė heret kam qenė mjaft skeptik pėr drejtimin e mundshėm tė ecurisė sė politikės amerikane. Tani e shoh se po bėjnė hapa tė qėlluar nė kėtė drejtim: Ndihma qė bashkėsia ndėrkombėtare i ofroi Shqipėrisė; qėndrimi i State Departamentit gjatė krizės atje dhe sidomos tėrheqja e trupave tė huaja nė afatin e premtuar, menjėherė pas zgjedhjeve, mė bėri pėrshtypje shumė pozitive. Qeveria e re qė do tė formohet, e dalė nga zgjedhjet, do tė duhej ta gėzonte pėrkrahjen edhe tė Kosovės, por pa ēmimin e Kosovės, nė mėnyrė qė gjėrat tė vendosen nė binarė tė vėrtetė normalė. Pėr kėtė shkak, kėrkova qė nė emrin tim, t’ia bėnit njė telegram urimi PS tė Shqipėrisė, por kėtu nuk qe e mundur ta kuptoja nėse letra ime arriti ndonjėherė nė duart tua. Nga TVS i Beogradit e kuptova se SPS-i i kishte dėrguar njė telegram tė ngjashėm pėr vete fill pas iniciativės sime, por nuk e di nėse ėshtė fjala pėr koincidencė!

    e) Ka njė mori ngjarjesh qė mė japin kurajo, mė bėjnė optimist, por nuk mund t’i komentoj. Dua ta veēoj megjithatė lajmin qė dėgjova pėr zbarkimin nė Mars tė njė sonde amerikane. Ishte njė lajm impresiv, por ajo qė mė bėri mė tepėr pėrshtypje ishte e lidhur me gėzmin tim pėr vazhdimin e hulumtimeve tė gjithėsisė gjė tė cilėn nuk e prisja. Kjo gjė ma kujtoi zbarkimin e parė tė njeriut nė Hėnė. Mė bėhet sikur astronauti quhej Armstrong, Nil Armstrong. Ai, me tė prekur nė Hėnė, tha: ”Ėshtė ky njė hap i vogėl pėr njeriun, por i madh pėr njerėzimin”. Pikėrisht ashtu. Unė pėr vete do ta kisha kuptuar edhe po tė kishte deklaruar se kishte qenė ”…njė hap i madh pėr Amerikėn.” Madje do tė kisha menduar se njė deklaratė e tillė do tė ishte fare me vend, por ai nuk tha kėshtu. Tha se ishte njė hap i madh pėr njerėzimin dhe kurrsesi ndryshe.

    Ndonėse me vete do ta kisha cilėsuar si egoizėm, madje ndoshta edhe si fanatizėm fetar, prapėseprapė do ta kisha kuptuar edhe po tė kishte deklaruar se kishte qenė njė hap i madh pėr ”…krishterimin”. Por nuk tha as kėshtu. Fakti se e potencoi njerėzimin mė bėri tė kuptoja se SHBA-tė nuk ishin edhe mė tutje vetėm njė kolos i forcės fizike, por edhe njė kolos i ndėrgjegjshėm pėr veten qė me plot pėrgjegjėsi pėrpiqeshin jo vetėm ta formėsonin njė rend ndėrkombėtar politik sipas vizioneve tė veta, por edhe qė ai rend tė ishte mė afėr sė drejtės, pėr tė qenė nė kėtė mėnyrė mė i qėndrueshėm. Atėbotė ende nuk e dija se si do t’ia dilte ajo nė krye dhe ēfarė principesh reale do tė dilnin nga ajo. Ky proces zatėn akoma ėshtė nė zhvillim e sipėr, por ėshtė e sigurt se hulumtimet shkencore, jo vetėm tė gjithėsisė, gjithnjė e mė tepėr do tė reflektohen nė nevojėn qė rendi i ri ndėrkombėtar tė ngrihet mbi baza tė forta dhe mbi principe tė qėndrueshme. Edhe pėr kėtė shkak, dhe ndoshta pikėrisht pėr kėtė shkak, nė rend tė parė amerikanėt nuk mund t’ia lejojnė vetes luksin e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare duke e zhvendosur nė njė ēėshtje tjetėr, mė tė madhe, dhe duke e vendosur nė kontekst tė raporteve midis dy sistemeve tė mėdha tė mendimit politik tė rėnduar me komponentėn religjioze, dmth. qė tė shtyhet vazhdimisht pėr ndonjė kohė tjetėr, por ajo do tė zgjidhet duke e pasur parasysh edhe kėtė aspekt tė ēėshtjes, sepse ėshtė e qartė se nga kėndvėshtrimi i politikės globale, nuk janė vetėm serbėt, por edhe shqiptarėt, dhe madje nė rend tė parė shqiptarėt, ata qė do tė mund ta destabilizonin situatėn dhe ta rrezikonin rendin e vendosur tė vlerave nė nivel regjional nė pikėn mė tė ndjeshme pėr stabilitetin nė Evropė, me shanse tė mėdha pėr implikacione tejet serioze tė nivelit global. Nė qoftė se serbėt njė gjė tė tillė mund ta bėjnė nė ndonjė afat tė shkurtėr (me ndonjė blitz-krieg) dhe me qėllim tė ruajtjes sė forcės sė vet qė tė mos reduktohet nė suazat e veta reale (si e painstrumentalizuar) shanset do tė rriteshin pothuajse me progresion gjeometrik, qė kėtė gjė ta bėnin edhe shqiptarėt (edhe tė painstrumentalizuar), sepse nuk do t’u mbetej rrugė tjetėr dhe sepse rrita nuk do tė mund t’u ndalej, qė do tė thotė se do tė detyroheshin ta bėnin kėtė gjatė njė kohe mė tė gjatė, nė tė ardhmen. Dhe pikėrisht pėr kėtė shkak, gjithnjė nga kėndvėshtrimi i njė politike globale, as serbėt dhe as shqiptarėt nuk mund tė lejohen qė ta bėjnė njė gjė tė kėtillė. Njėkohėsisht, duket fare e qartė se nuk ėshtė e mundur qė shqiptarėt vazhdimisht tė viktimizohen; qė nė trupin e vet tė sakatosur (tė copėtuar) dhe me qenėsinė e vet tė rrezikuar nė vazhdimėsi, ta paguajnė ēmimin e stabilitetit nė Evropė. Njė gjė e tillė do tė ishte burim, gurrė e vazhdueshme e krizave dhe jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr askend nuk do tė ishte me levėrdi. Nga e gjithė kjo mund tė dalė vetėm njė pėrfundim, se: ēėshtja shqiptare nuk duhet dhe as qė mund tė zgjidhet duke e vėnė nė kontekst tė raporteve midis dy sistemeve tė mėdha dhe as tė nėnsistemeve tė mendimit politik tė rėnduar me komponentėn religjioze, qoftė tė krishterizmit, qoftė tė islamit, por as duke e injoruar kėtė aspekt tė ēėshtjes, sepse nuk mund tė injorohen shqiptarėt nė Turqi.

    Vijon...

  4. #34
    ĒESHTJA KOMBETARE SHQIPTARE (X)

    Mr.Ukshin HOTI



    (...)

    LVII
    Pėrfundimi i dytė qė mund tė nxirret nga elaborimi i mėparshėm lidhet me faktin se ēfarėdo politike e cila, qoftė edhe me nėntekst, shqiptarėt i trajton si tė tillė (si ai polici maqedon tė cilin e pashė nė “Kohėn ditore” qė duke i maltretuar shqiptarėt kėrkonte prej tyre qė tė deklaroheshin se janė “kopila turq”) nė tė vėrtetė jo vetėm qė ėshtė prapa kohės, dhe qė pikėrisht si nė kohėn e kryqėzatave e kėrkon bekimin dhe ndihmėn e papės, por ėshtė dhe jashtė kohės, sepse ajo, ndihma, nuk mund t’i ndihmojė edhe po deshi, meqė fjala ėshtė pėr procese dhe jo pėr veprime tė izoluara. Proceseve tė kėtilla, me veprime tė drejta mund vetėm t’u ndihmohet, por me veprime tė kundėrta, nė njė afat mė tė gjatė dėmtohet vepruesi. Mirėpo kėtė aspekt tė ēėshtjes nuk do ta komentoj. Ėshtė tepėr triviale dhe tepėr jashtė kuptimit tė ecurisė sė proceseve tė gjithėmbarėshme tė kohės.

    LVIII
    Pėrfundimi i tretė qė mund tė nxirret nga elaborimi i pjesės teorike ka tė bėjė me mua si individ: unė jam shqiptar i pėrkatėsisė religjioze islame. Emri dhe mbiemri im janė thjesht shqiptarė. Nuk kanė lidhje me asnjė fe. Emri im ta pėrkujton banorin mė tė shpeshtė tė maleve tė Ballkanit – ujkun. Gjithnjė dėshiroja, por nuk arrita ndonjėherė, ta pyesja akademik Idriz Ajetin nė mos emri im kishte ndonjė domethėnie tjetėr te shqiptarėt nga ajo qė e kujtoja unė. Megjithatė, sapo ta takoj, do ta pyes akademik Qosjen, ndonėse nuk besoj tė ketė ndonjė kuptim tjetėr. Sa i pėrket mbiemrit, Milan Shuflaj e ka shpjeguar pėrmes veprave tė veta se lidhet me fjalėn latine “cont” (dukė, kont). Por mė duket se edhe Shuflaji kishte mbetur tepėr latin. Nuk mė shpjegonte pėr mėtutje. Ish- bashkėshortja ime (arkeologe) nuk dinte ndonjė shpjegim tjetėr, kurse Eqerem Ēabejn nuk mund ta takoja dhe ta pyesja. Kėshtuqė mė mbeti bindja ime se edhe mbiemri ishte thjesht shqiptar dhe nuk lidhej me asnjė fe. Si fėmijė, mixha im i madh, mė i vjetri, Mustafa, qė e thėrrisja axha Tafė, (ndjesė pastė) herė pas here mė merrte nė xhami, por shpejt e kisha vėnė re se i duhesha mė tepėr pėr ta mbėshtetur dorėn e tij tė madhe mbi supin tim tė hajthėm, sepse ishte nė moshė e i dhimbnin kėmbėt, dhe ngjitej me zor rrugės pėrpjetė pėr nė xhami. Gjatė rrugėtimit vazhdimisht mė kėshillonte qė tė mėsoja “me u falė” por e kisha hetuar se edhe ai vetė falej me zor dhe nuk dinte asgjė nga lutjet e pakta qė m‘i shpjegonte (diktonte) arabisht. Njė ditė mora guximin t’i propozoja qė ta braktisnim punėn e xhamisė dhe t’i ndihmoja qė t’i ruanim dhentė, me kushtin qė tė mos e mėrzisja pėr pėrmbajtjen e lutjeve, tė cilat ai “me tamam i dinte”, por qė unė “nuk i kuptoja” se isha i vogėl. U pajtua me gjithė qejf dhe pastaj i ruanim dhentė, duke e harruar fare punėn e xhamisė. Tjetri axhė i imi, axha Limi, Avdurrahimi (ndjesė pastė) qė, siē e di edhe ti, ishte njė besimtar i pėrbetuar, llahtarosej nga pyetjet e mia dhe kėshtu mė linte rehat. Babai ndodhej nė burg ose vazhdimisht mungonte, kurse gjyshi, Veseli, (ndjesė pastė) qė e quanim baba Selė, ishte vazhdimisht i zėnė me dy djemtė mė tė rritur tė axhallarėve qė dėshironte “me i shti nė din”, kurse unė i dukesha tepėr i vogėl pėr tė llafosur pėr gjėra tė kėtilla. Si shkollar, shumė heret u ndava nga familja, (nė moshėn 12 vjeēare) dhe mė vonė u bėra komunist. Kėshtuqė nuk mėsova as tė falem. Mirėpo fakti se nuk shkoja nė xhami dhe se nuk mėsova tė falem, nuk do tė thotė se u bėra tjetėrsoj. Nė rastin e parė qė do tė mė jepet do tė shkoj nė xhami. Do ta vizitoj poashtu dhe kishėn, sa herė qė do ta ndjej tė nevojshme, sikur qė edhe e vizitoja ndonjėherė, kur mė jepej rasti. Po qe se nė afėrsi tė vendjetesės sime, do tė ndodhet ndonjė kishė me ndonj prift tė mirė, sa herė qė do tė mė lejojė, do t’i dėgjoj ligjėrimet e tij me gjithė qejf, me sinqeritet, me respekt dhe me seriozitet tė plotė, por kjo nuk do tė thotė se do tė bėhem i krishterė. Do tė mbetem i tillė ēfarė jam, shqiptar i pėrkatėsisė religjioze islame, me njė besim spekulativ, refleksiv, abstrakt, filozofik mbi zotin. Nuk mė janė tė panjohura sistemet e mėdha dhe nėnsistemet e mendimit religjioz. Mirėpo duke e respektuar gjer nė fund zgjedhjen (jo imponimin me dhunė fizike) tė islamit nga tė parėt e mi, do tė bėhem plotėsisht i devotshėm atėherė kur Allahu (xh.h.) ose zoti i madhėrishėm dhe prezantuesit** e tij, pa hile, pa mėdyshje, me sinqeritet dhe me respekt tė plotė, tė fillojnė jo vetėm tė flasin nė gjuhėn shqipe, por edhe ta trajtojnė dhe ta duan kombin shqiptar. Ky ėshtė njė borxh i tyre, ndonėse ata s’mund tė ketė borxhe, dhe kėtė jo pėr shkak tė aktit tė krijimit si shqiptar, (sė paku jo vetėm pėr kėtė shkak), por pėr shkak se kombi shqiptar qėmoti i ka dėshmuar meritat dhe kuptimin e ekzistencės sė vet.

    LIX
    Gjithnjė nė vazhdėn e pėrfundimit tė tretė nga elaborimi i pjesės teorike tė kėsaj ēėshtjeje mė tė ndjeshme tė ēdo politike shqiptare tė ēdo kohe sė cilės u mundova t’ia nxirrja rrėnjėt dhe t’ia vija suazat pėr kohėn nė vazhdim, ėshtė vetvetiu shumė i qartė pėrfundimi i katėrt: se shqiptarėt duhet tė mbesin shqiptarė tė pėrkatėsive religjioze qė i kanė zgjedhur vetė dhe jo t’ua imponojnė tė tjerėt, sepse vetėm si tė tillė, me njė identitet kolektiv tė sforcuar tė vetes, tė begatuar me tė tri sistemet e mėdha tė mendimit religjioz, mund tė jenė ndihmesė pėr zhvillimin e proceseve tė gjithėmbarėshme drejt qėllimeve globale tė njohura gjer mė sot. Kjo ėshtė njė veēori e kombit shqiptar, tėrėsisht origjinale, dhe qė nuk mund tė imitohet, pėrveēse duke u bėrė shqiptar. Kjo ėshtė ajo veēoria e njohur, por akoma e pashquar sa duhet, e kombit shqiptar, e cila duke e pėrmbajtur nė vete edhe shpirtin e Lindjes dhe trupin e Perėndimit, edhe Dritėn edhe Terrin, edhe Burimin edhe Derdhjen e tij, nuk mund tė rezultojė nė asgjė tjetėr pėrveēse nė ditėn e tėrėsishme, nė njeriun e kompletuar, nė qytetarin e botės si shqiptar. A nuk ėshte ky edhe njė qėllim global i ēdo politike globale, sikur qė e pamė nė shqyrtimin e pjesės teorike tė kėtij teksti, apo njeriu dėshiron qė me vullnetin e tij tė mbetet rob i satanait dhe tė pėrfundojė nė errėsirė, destruksion dhe vetėshkatėrrim?! Tė drejtėn e shqiptarėve pėr tė qenė tė vetes dhe qė si tė tillė t’i kontribuojnė qytetėrimit tė Evropės dhe tė botės, nuk mund t’ua mohojė dhe as t’ua marrė askush.

    LX
    Nė frymėn e kėtyre pėrfundimeve ėshtė shkruar edhe libri pėr tė cilin bėmė fjalė mė heret (letra e III, dhe pjesėrisht e II-ta). Siē tė thashė edhe mė parė, vlerėsimi i kritikės sė pėrmbajtur nė kopertinėn e fundit tė librit, ndonėse i hequr nga konteksti (edhe pse nė ndėrkohė fillova t’i marrė gazetat qė po m’i dėrgon, aty askund nuk e hasa kontekstin e asnjė vlerėsimi tė pėrmbajtur nė kopertinėn e fundit tė librit), mė vuri nė njė situatė tjetėr nga ajo me tė cilėn isha mėsuar deri atėherė. Nga ato vlerėsime e veēova pėr ta komentuar atė tė akademik Rexhep Qosjes, sepse nuk m'u duk njė vlerėsim i rastit, pa obligime, por mė tepėr njė qėndrim i caktuar, i artikuluar dhe me porosi. Pikėrisht pėr shkak tė kėsaj pėrshtypjeje, u detyrova ta bėja vėshtrimin teorik tė ēėshtjes shqiptare nga njė aspekt i veēantė, qė pėr mua mund ta ketė vlerėn e njė traktati politiko-teorik tė veēantė mbi ēėshtjen, por qė me akademik Qosjen edhe mund tė mos pajtohemi, po qe se ai do tė vazhdojė edhe mė tutje tė theksojė atė “dua tė besoj-ėn” e tij, dhe jo psh. “besoj se…”, ose “jam plotėsisht i bindur se…” etj.

    LXI
    Akademik Rexhep Qosja ėshtė njėri nga njerėzit e rrallė tė cilin e ēmoj shumė. Vlerėsimi pėr veprėn dhe personalitetin e tij ėshtė i pėrmbajtur nė librin tim dhe nuk heq dorė nga ai. Si nxėnės i normales sė Prishtinės ishte 3-4 gjenerata mė i vjetėr, por pėr ne, mė tė rinjtė, fillet e aktivitetit tė tij letrar ishin inspirim dhe cytje e veēantė. Nuk u njohėm drejtpėrsėdrejti, se i regjistrova studimet nė Zagreb dhe mė pėrfshiu vorbulla e jetės. Me t’u martuar, u ofruam familjarisht, por ai ishte njė letrar tashmė i afirmuar kurse unė njė “burokrat” qė e hulumtoja vetėveten. I pėrcillja shkrimet e tij. Kishte gjėra pėr tė cilat kisha mendim tjetėr, por nuk e konsideroja veten kompetent pėr tė polemizuar me tė. E ēmoja dhe kisha konsiderata pėr punėn e tij, edhe atėherė, edhe sot. Me kalimin e viteve, dallimi nė gjenerata u tret. Vitet e fundit konsideroja se mund ta quaja veten si njė mik tė tij, ndonėse nuk kemi biseduar ndonjėherė lidhur me kėtė gjė. Kjo gjė, megjithatė, nuk do tė na pengojė ta them mendimin tim lidhur me vlerėsimin e dhėnė, sepse preken ēėshtje mė tė thella qė lidhen me jetėn time.
    Ai shkruan: “Ukshin Hoti po bėhet ajo qė ishte dhe ėshtė Adem Demaēi sot: simbol i martirizimit pėr lirinė e Kosovės, e kjo domethėnė, simbol i qėndresės shqiptare” … Nė fund ai shton: “Dhe kjo tregon se populli ynė e ēmon… njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare qė e rrezaton sot emri i tij”. Andaj, siē shihet, nocionet qendrore tė pėrdorura janė: simbol, sakrificė, martirizim, rezistencė, qė ndodhen nė funksion tė lirisė sė Kosovės. Nė kėtė kontekst ndodhet edhe krahasimi me Demaēin qė e kishte po tė njėjtin funksion.

    LXIII
    Pa u lėshuar nė analizėn e vlerėsimit tė akademik Qosjes, do t’i theksoja ca mendime me tė cilat Karl Gustav Jungu e shpjegon nocionin simbol:
    1) “Simboli i gjallė” – thekson Jungu – “nuk mund tė realizohet nė shpirtin e topitur dhe tė zhvilluar pak, sepse njė mendje e tillė do tė kėnaqet me simbolin qė tashmė ekziston, i tillė siē e jep ajo qė tashmė ekziston tradicionalisht... Mirėpo, meqenėse simboli rezulton nga arritjet mė tė larta dhe tė fundit shpirtėrore, ai njėkohėsisht, duhet t’i pėrfshijė doemos edhe themelet mė tė thella tė qenies sė vet...;
    2) Simboli ėshtė rruga e mesme ku bashkohen kundėrshtitė pėr lėvizje tė reja, rrjedhė e ujit qė pas thatėsirės sė madhe derdh plleshmėri ... ėshtė mundėsi pėr zgjidhje tė reja energjetike. Simboli ėshtė iracional atėherė kur rruga racionale ėshtė shndėrruar nė qorrsokak... profetizėm mesianik, si projeksion i sė pavetėdijshmes qė ia qėllon ndodhjes sė tė ardhmes;
    3) Me lindjen e simbolit ndalet regresi dhe kalon nė progresion, kthimi prapa shndėrrohet nė rrjedhė tė mbarė;
    4) Simboli intimisht ėshtė i lidhur me gjėra tė rrezikshme, sepse lindja e shpėtimtarit ėshtė e njėjtė me katastrofėn e madhe, pasiqė njė jetė e re, e pushtetshme, shpėrthen atje ku nuk pritej kurrfarė jete, kurrfarė force dhe kurrfarė mundėsie e zhvillimit. Rreziku konsiston nė faktin se njeriu, pėr shkak tė forcės me tė cilėn sėrish paraqiten gjėrat (njė herė tė vdekura – v.j.) pėr shkak tė shkėlqimit tė tyre tė ri ... nė atė masė pėrfshihet me to, saqė i hedh poshtė tė gjitha vlerat e mėhershme ose i harron. Ajo qė mė heret pėrbuzej, tani bėhet princip kulmor, e ajo qė mė heret ishte e vėrtetė, tani ėshtė mashtrim;
    5) Meqė simboli nė njėrėn anė ėshtė shprehja mė e mirė e mundshme dhe e patejkalueshme e asaj qė nė epokėn e dhėnė ėshtė akoma e panjohur, pėr kėtė shkak ai duhet tė dalė nga ajo qė ėshtė mė e diferencuar dhe mė e komplikuar nė atmosferėn shpirtėrore tė kohės. Por meqenėse simboli i gjallė, nga ana tjetėr, duhet tė pėrfshijė atė qė ėshtė e pėrbashkėt pėr njė grup mė tė madh tė njerėzve, me qėllim qė tė mundė tė ndikojė nė ta... atėherė kjo nuk mund tė jetė ajo qė ėshtė shumė e diferencuar dhe shumė e vėshtirė pėr t’iu ēasur, sepse kėtė e kupton vetėm njė numėr i vogėl, por kjo duhet tė jetė diē akoma aq primitive saqė prezenca e gjithkundshme e saj ndodhet jashtė ēdo dyshimi (510);
    6) Simbolet janė energji tė formėsuara, forca, dmth. ide determinative, qė kanė vlerė tė njėjtė mentale dhe afektive (op. Cit. 269).

    Natyrisht, K. G. Jung flet nga aspekti psikologjik dhe unė qėllimisht i veēova disa nga vlerėsimet e tij mbi simbolin nga konteksti i tyre nė tekstin e Jungut.

    LXIV
    Njė vlerėsim i tillė pėr mua i akademik Qosjes si nė p. LXII (62) tė kėtij teksti, ėshtė bėrė brenda njė konteksti kohor, gjatė tė cilit kam dėgjuar ose kam lexuar pėr veten edhe kėtė:
    1) se UNIKOMBI pa kurrfarė konsultimi me mua, ka dalė publikisht me iniciativėn pėr kandidimin tim pėr kryetar tė Republikės sė Kosovės. Kėtė mė parė e dėgjova prej jush gjatė njė vizite. Njė i burgosur shqiptar mė tha, mė vonė, se tė tijtė gjatė vizitės i kishin treguar se njė lajm tė tillė e kishin dėgjuar nga programi satelitor i TV tė Tiranės, njė tjetėr e vėrtetoi tė njėjtėn gjė dhe mė nė fund, e lexova edhe vetė nė ”Fjala jonė”, (Korrik 97, intervistė me Afrim Morinėn, zėvendėskryetar i UNIKOMB–it);
    2) Se njė pjesė e udhėheqjes aktuale tė LDK-sė dhe tė Republikės sė Kosovės i ka sugjeruar njė delegacioni tė OEBS-it qė tė mos insistojė tė mė vizitojė, sepse Ukshin Hoti ėshtė ēmendur nė burgun famėkeq tė Nishit (Fjala jonė, korrik 97, intervista me Afrim Morinėn);
    3) Se e kam ndjerė veten mirė vetėm nė shoqėri me shkencėn (“Bota e re” korrik 97)

    LXV
    Nocioni i dytė me rėndėsi qė akademik Rexhep Qosja e pėrdor nė vlerėsimin e vet rreth meje, ėshtė fjala “sakrificė”. (Ai shkruan se: “Populli ynė di ta ēmojė njeriun e gatshėm pėr sakrifica” (p. LXII).
    Pa u lėshuar nė komentimin e vlerėsimit tė tij, kėtu do tė jepen ca mendime tė Trevor Lingut tė cituar mė heret lidhur me kėtė nocion: Ma merr mendja se fjala “sakrificė” do tė mund tė pėrkthehej si “flijim”, por ndoshta e para ka njė domethėnie mė tė saktė, pėr shkak se nė rrėnjėn e saj e pėrmban pjesėn qė asocion diēka tė shenjtė nė ato gjuhė qė kanė origjinė tė pėrbashkėt me latinishten, ose qė rrjedhin nga ajo. Vetė dukuria ėshtė po aq e vjetėr sa edhe shoqėria njerėzore, pėr shkak se nė fillet e veta, ēdo shoqėri, kolektivitet apo grup njerėzor, e ka pasur kultin tė cilit i janė bėrė flijime, tė cilat me kohė janė bėrė sipas riteve tė caktuara. Librat e shenjtė indas “vedat” (veda=ajo qė ėshtė e shpalosur, e zbuluar, tekstualisht: ajo qė ėshtė vėrejtur, nė formė mbinatyrore) nė tė vėrtetė janė hymne tė caktuara qė i pėrmbajnė shpjegimet rituale pėr mėnyrėn dhe ceremoninė e flijimit (sė paku ato qė janė ruajtur). Qėllimi i flijimit gjithmonė ishte ngjallja e mėshirės tek Zoti; “Mbi parimin e reciprocitetit tė supozuar” – shkruan T. Ling – “midis perėndive dhe njerėzve. Adhuruesi, pėrmes priftit, e ofronte flinė nė njė altar qė ishte posaqėrisht i vendosur nėn qiell tė hapur, nė ndonjė vend qė ishte posaqėrisht i zgjedhur pėr atė qėllim, kurse perėnditė ia kthenin adhuruesit tė tyre me tė mirat qė ai kėrkonte – fitoren nė luftė, trashėgimtarin, rritjen e tufės sė kafshėve ose me diēka tjetėr, kryesisht me dobi materiale”. Hebrenjtė e vjetėr, psh. bėnin flijime edhe nė shenjė falenderimi apo edhe tė mėshirimit tė Perėndisė pėr mėkatet ose fajet e adhuruesit. Ėshtė interesante mandej se nė periudhėn e vonshme tė vedave, brahmanėt (priftėrinjtė e mėvonshėm budistė) janė zhvilluar si klasė nė vete, ose si kastė e veēantė) pikėrisht edhe falė ndėrmjetėsimit tė caktuar si rit i veēantė tė flijimit, sepse, vazhdon Ling: ai (dmth. brahmani) ishte i vetmi qė dispononte me dije profesionale tė domosdoshme pėr kryerjen me ndėrgjegje dhe nė mėnyrė tė drejtė tė ceremonialit tė flijimit (sepse konsiderohej qė do tė bėhej kaos nėse do tė kėndohej gabimisht qoftė edhe pjesėza mė e vogėl e fjalės (faljes), nėse bėhej qoftė edhe gabimi mė i vogėl nė ndonjė veprim gjatė ritit, f. 73). Ata besonin, shton ai nė njė vend tjetėr, se do tė shkaktohej kaosi po qe se do tė bėhej qoftė edhe gabimi mė i vogėl nė notėn apo nė tingullin e kėngės (hymnit), pėr shkak se besohej qė mirėqenia dhe fati i mirė vareshin nga nezra, dmth. nga flia. Shenjat paralajmėruese se nuk do tė ketė bollėk nė kafshė ose ushqim e rritnin numrin e flijimeve dhe agresivitetin e luftėtarit. Suksesi eventual nė gjueti e nėnkuptonte njė fli paraprake dhe kėshtu priftėrinjtė brahmanė pasuroheshin vazhdimisht, por kjo gjė i thellonte diferencat klasore – tė cilat mė vonė u shndėrruan nė sistemin e kastave, por edhe rezultuan nė zhvillimin e letėrsisė (shqyrtimet e njohura me emrin “brahmanėt”), (f. 74, op. Cit.).
    Te krishterimi, por edhe nė islam, ėshtė e njohur sakrifica e Avramit (Abraham, te islami Ibrahim). Ai, sipas besimit, i kishte gati 100 vjet kur perėndia ia fali Sarės (gruas sė tij, poashtu tė vjetėr) djalin – Ishajan (te Islami - Ismailin), por ai nuk u hamend qė ta flijonte pėr perėndinė nė rastin kur kėtė e kėrkoi perėndia si dėshmi pėr besimin ndaj tij. “Abrahami i besoi premtimit tė Perėndisė dhe pėr kėtė Perėndia e shpalli tė pafajshėm”; mė pastaj: “Nė tė vėrtetė, perėndia i kishte thėnė: “Pasardhėsit e t'u do tė jenė tė shumtė sa janė edhe yjet” (Bibla, letrat e apostujve, f. 207). Kjo e fundit ishte falenderimi ose shpėrblimi i perėndisė pėr gadishmėrinė e Abrahamit (Hazreti Ibrahimit) qė ta flijojė djalin e tij (perėndia nė momentin e fundit nuk e lė qė t‘ia zbatonte urdhėrin). Ndėrkaq, simboli mė i madh i sakrificės ėshtė vetė Krishti, i cili, sipas dogmės fetare, siē e pamė mė heret, lejon qė ai tė mbėrthehet nė kryq, me qėllim tė shfajėsimit tė njerėzve, (larjes sė mėkatave tė tyre). Historikisht, ai dėnohet nga guvernatori romak – Pontie Pilati, nė mbėshtetje tė denoncimit nga shoku i tij, Juda Iskarioti.

    Vijon...

  5. #35
    ĒESHTJA KOMBETARE SHQIPTARE (XI)

    Mr.Ukshin HOTI


    LXVI
    Tani mund tė kaloj nė analizėn (jo nė vlerėsimin) e vlerėsimit tė akademik Qosjes tė pėrmbajtur nė kopertinėn e fundit tė librit, por gjithnjė nė kontekst tė asaj qė u tha nė p. LXIV tė kėtij teksti. Sipas tij, unė po bėhem simbol i rezistencės qė ėshtė baraz me sakrificėn pėr lirinė e Kosovės. Ai dėshiron tė besoj (dua tė besoj, -thotė ai) se unė do tė dij ta mbaj si duhet kėtė epitet, i cili tani ka filluar tė mė njihet nė Kosovė, por qė mė parė nuk mė njihej. Ai nuk e thotė se ēfarė do tė dilte nė qoftė se psh. nuk do tė mundja, nuk do tė dija ose edhe qė ndoshta nuk do tė dėshiroja ta mbaja njė epitet tė tillė me porosinė e pėrmbajtur nė tė? Si duket, kėtė do tė duhej ta kuptoja vetė nė mbėshtetje tė hipotezave qė do tė mund t’i shtroja. Dhe meqė unė ndodhem nė burg dhe jo atje ku do tė duhej tė isha, ėshtė fare e natyrshme qė vlerėsimin e tij tė kushtėzuar ta vlerėsoj nė kontekst tė gjithė asaj qė e shėnova nė p. LXIV tė letrės, pra nė kontekst tė proceseve diametralisht tė kundėrta qė zhvillohen rreth meje dhe pavarėsisht nga unė. Akademik Qosja, tek e fundit, ėshtė njeri i madh dhe dihet se njerėzit e mėdhenj nuk flasin “pėr hava”. Pra mė mbetet tė supozoj: 1) se ndoshta vėrtetė jam ēmendur, por meqė kėtė nuk ma thotė askush nga tė 800 tė burgosurit e tjerė qė ndodhen kėtu, atėherė ėshtė mė afėr mendjes se akoma nuk jam ēmendur, gjė tė cilėn delegacioni i OEBS-it duhet ta ketė ditur (sepse i ka pasur informatat e Kryqit tė kuq ndėrkombėtar, pėrfaqėsuesit e tė cilit na vizitojnė ēdo gjashtė muaj), por qė ndoshta ka pėrtuar qė megjithatė tė insistoj nė vizitė); 2) se po zhvillohet njė luftė jo-parimore kundėr apo rreth meje; 3) se mund tė jetė fjala pėr politikėn e “buzėqeshjes dhe tė kėrcėnimit” (shkopi dhe karrota). Nė tė dy rastet e fundit sikur mė afrohet mundėsia tė zgjedh midis postit tė Kryetarit, ku do tė vallėzoja sipas melodisė qė do ta caktonte tjetėrkush dhe tė ēmendjes sime (mundėsia e tretė). Elementi i kėrcėnimit jo vetėm hipotetikisht do tė duhej tė ishte prezent nė tė dy rastet: nėse do tė pranoja njė post tė tillė, do tė kėrcėnohesha me fėmijėt e mi, siē edhe po ngjan.

    Pėrndryshe s’ka se si tė shpjegohet fakti qė edhe pas 7 vitesh (nė rastin e Erletės 14 vite) vazhdohet loja e padenjė, madje kriminale, me ta. Nėse do tė refuzoja psh. ndoshta do tė kėrcėnohesha me veten time (me ēmendjen time). Pėrndryshe, ē’nevojiten gjithė kėto lojėra sikur tė mos mjaftonte qė vetėm ta vuaja dėnimin si tė gjithė tė burgosurit tjerė, sikur nuk ėshtė mjaft qė ndodhem nė burg; dhe 4) se fjala ėshtė pėr ndonjė skenar grotesk, nga mė groteskėt qė mund tė merret me mend, por aq i sofistikuar, saqė mbetet mezi i diktueshėm edhe pėr ata me pėrvojė dhe fare i padiktueshėm pėr njerėzit e rėndomtė. Mirėpo tė gjitha kėto jo vetėm hipoteza tė thjeshta, ndonėse janė tė lidhura me pėrvojėn konkrete, unė nuk kam mundėsi t’i argumentoj, se nuk do t’i besonte askush. Pėr kėtė shkak, ato mbeten si tė imagjinuara nga mendja e njė tė burgosuri, i cili kujton se qėllimi i njė skenari tė kėtillė grotesk, do tė duhej tė ishte lodhja e tij psikike. Atė qė megjithatė mund ta deklaroj pa hipoteza ka tė bėjė me kėtė: unė nuk dėshiroj tė bėhem as simbol dhe as i madh; nuk dėshiroj tė bėhem asgjė tjetėr pėrveē ai qė jam, ashtu siē jam dhe ashtu siē mund tė jem. Do tė dėshiroja qė kėtė “qė jam” dhe atė “si jam” ta zhvilloja gjer nė fund nė drejtim tė pėrsosjes sė vetes dhe tė unė-it tim nė mėnyrė qė pastaj “kjo vete” dhe “ky unė” tė jetė i akceptueshėm edhe pėr tė tjerėt, por ashtu qė tė mė duan dhe tė mė respektojnė dhe jo qė tė mė urrejnė dhe tė mė pėrbuzin. Unė nuk e di se nė ē’masė jam i akceptueshėm pėr bashkėkombasit e mi shqiptarėt, por nė qoftė se pėrvoja personale do tė duhej tė ishte kriteri me tė cilin do tė matej kjo gjė, atėherė ajo ėshtė aq e ndryshme dhe aq kontradiktore saqė do tė ishte punė krejt e kotė sikur tė provoja ta gjeja ndonjė pėrgjigje adekuate. Pėr kėtė shkak, nuk punova dhe as qė veprova ndonjėherė me qėllim qė tė bėhėsha i madh apo i rėndėsishėm nė mėnyrė artificiale dhe nė kuptimin karrierist.

    Nė mbrojtjen time para gjykatės serbe nė Prizren, i hidhėruar me oponentėt e mi politikė, pata deklaruar diē tė ngjashme (se jam i madh), por kjo kishte lidhje me aspektin intelektual tė ēėshtjes (i njihja aftėsitė e mia nė raport me ta) gjė pėr tė cilėn edhe sot mendoj njėsoj si atėherė. Mirėpo nė mbrojtjen time para gjykatės sėrbe nė Prizren deklarova edhe se: “e masja veten nė raport me qenėsinė e kohės” duke besuar se qėndroja drejt nė raport me kėtė qenėsi dhe se, sė paku, intelektualisht nuk do tė lajthitesha. Dhe nuk u lajthita; koha mė dha tė drejtė (si gjithnjė). Edhe pėr kėtė ēėshtje sot mendoj njėsoj si edhe atėherė, por nuk mendoj se njė gjė e tillė (qė koha tė tė japė tė drejtė) ose vetėm njė gjė e tillė, e bėn njeriun tė madh, tė rėndėsishėm apo tė akceptueshėm. Ajo qė njeriun do tė duhej ta bėnte vėrtetė tė madh ėshtė mundėsia e ndikimit tė tij nė kohė, nė aftėsinė qė ta ndryshojė atė nė pėrputhje me vizionet e veta apo me gjeniun e vet. Nė kėtė kuptim unė nuk e di nė jam i madh apo i vogėl. Vepra ime e tėrėsishme dhe ecuria e kohės do tė duhej ta tregonin njė gjė tė tillė. E di megjithatė se mendjet e vėrteta tė ēfarėdo mesi do tė dijnė ta vlerėsojnė drejt veprėn e secilit prej nesh, sė paku pėr aq sa mund t’i besohet pohimit tė Gėtes se vetėm intelekti mund ta njohė intelektin. E di gjithashtu se njerėzit qėllimisht mund t’i mohojnė, madje edhe t’i fshehin, pėr njė kohė tė caktuar meritat e ēdokujt; mund ta ulin ose edhe mund ta ngrisin autoritetin e secilit, mund edhe tė tė fshijnė fare nga faqja e dheut, por ata nuk mund ta ngrisin dhe as ta zbresin madhėsinė (masėn) e vėrtetė tė njeriut pėr asnjė kohė, jo sepse masa e njerėzve, pra edhe masa, jo vetėm intelekti, instinktivisht i vlerėson drejt vlerat e njėmendėta tė secilit njeri, por sepse kjo (madhėsia e vėrtetė e njeriut) nuk varet nga ata. Ajo ėshtė mundėsia ekskluzive e individit; fatuumi i tij individual, qenėsia e tij, ai “das sein”-i i “selbst”-it tė Hegelit, dhuntia e perėndisė qė manifestohet si pėrcaktim pėr njėrėn nga mundėsitė, aksionet, ose alternativat e mundshme tė dhėna tė veprimit, (sjelljes) gjatė kohės apo ēasteve tė saj tė caktuara. Pikėrisht kėto pėrcaktime qė e marrin formėn e vendimit dhe pastaj tė veprimit, tė vėna nė raport me tendencat themelore tė kohės, varėsisht nga ajo se sa i ndihmohet me kėtė ecurive pėrpara tė saj dhe sa janė nė dobi tė sė mirės sė pėrgjithshme, e pėrcakton madhėsinė e vėrtetė tė individit. Pėr kėtė shkak, mu duk shumė i ēuditshėm shpjegimi qė ma pėrcolle nė njėrėn nga vizitat e shkuara (atė tė parafundit) se UNIKOMB-i e kishte bėrė kandidimin tim pėr Kryetar tė Republikės, me qėllim qė populli ta kuptonte rėndėsinė time (se sa jam i madh) por nuk ma pėrcolle edhe shpjegimin se ē’do t’i duhej atij njė gjė e tillė? Kėtė nuk e more vesh as nga shpjegimet e Afrim Morinės nė numrin e pėrmendur tė gazetės “Fjala jonė” (korrik 97). Andaj mė mbetet tė supozoj se ndoshta establishmentit politik nė Kosovė i duhej njė gjė e tillė pėr t’ia rritur shanset kandidatit tė vet, pasiqė do tė ishte fare absurde tė mendohet se njė njeri qė aktualisht ndodhet nė vitin e katėrt tė vuajtjes sė dėnimit me burg, do tė mund tė zgjidhej nė postin e kryetarit tė shtetit tė tij, ēfarėdo qė tė duket ai shtet. Nė letrėn time UNIKOMB-it (tė pėrmbajtur nė libėr) e lashė mundėsinė e pėrcaktimit moral pėr rizgjedhjen ose jo nė postin e kryetarit tė UNIKOMB-it, pėr kohėn qė ndodhem nė vuajtje tė dėnimit me burg dhe jo mė tutje, duke i bėrė tė qarta konsekuencat morale qė mund tė delnin nga vendimi eventual pozitiv. Kjo gjė megjithatė nuk e nėnkuptonte kandidimin tim pėr postin e Kryetarit tė Republikės, gjatė kėsaj kohe dhe nė kėto rrethana, madje edhe pa mė konsultuar fare paraprakisht.

    Mund tė jetė qė shpallja e kėsaj iniciative publikisht ėshtė bėrė me qėllim tė shquarjes sė forcave qė eventualisht do tė mund tė mė pėrkrahnin, ose duke menduar se nė atė mėnyrė i tėrhiqet vėrejtja faktorit tė jashtėm, gjė qė i vė brenda kornizave tė folklor-politikės sė dr. Rugovės me Co‘ pėr tė cilėn nė mbrojtjen time para gjykatės serbe nė Prizren pata deklaruar se do tė duhej bėrė mė serioze, gjė qė megjithatė nuk u bė. Sinqerisht nuk do tė mė vinte mirė sikur kjo gjė tė ishte bėrė nė kuadėr dhe nė funksion tė ndonjė manipulimi eventual me mua dhe me emrin tim. Njė gjė e tillė do tė ishte jo-humane dhe morbide, sadoqė sedrės sime nė fillim mund t’i ketė pėlqyer si njė punė interesante dhe e xiglueshme (sikundėr qė mund ta kenė menduar edhe kėtė) dhe sadoqė ata vetė, por edhe tė tjerėt, mund tė kenė pritur qė t‘i falenderoja pėr njė “shpikje” tė tillė “ingjenioze”.

    LXVII
    Gjithnjė nė linjėn e kėtij rezonimi, nuk mė pėlqen as kuptimi dhe as vendi qė ndėr ne i jepet fjalėve: “sakrificė” dhe “simbol”. Duket sikur nė diskursin tonė politik kėto dy fjalė po pėrdoren pak si shpesh, e shpesh edhe pa vend. Akademik Qosja e di po aq sa edhe unė qė njeriu vetė me dėshirėn e tij nuk sakrifikohet e nuk bėhet fli. Atė e sakrifikojnė tė tjerėt dhe jo ai veten. Rezonimi i krishterė (ose dogma fetare e krishterė) thotė se Jezu Krishti e sakrifikoi veten me qėllim tė larjes sė mėkateve tė njerėzve. Mirėpo edhe ky rezonim qė mund tė cilėsohet si folklorik nuk ka mundur t’i qėndrojė kritikės as tė njė niveli tė tillė, folklorik, sepse do tė tėrhiqte pas vetes pyetjet: kush ishte Jezu Krishti si individ dhe ēfarė rėndėsie kishte saqė me njė akt tė vetėm (tė mbėrthimit nė kryq) t’i lante mėkatet e tė gjithė njerėzve? Me fjalė tė tjera, edhe rezonimit folklorik-fetar, pėr tė qenė i qėndrueshėm, i ėshtė dashur ajo qė psikologėt e identifikojnė si proces tė racionalizimit tė mendjes dmth. tė shpallet zot (pra simbol) dhe nė kėtė mėnyrė t’i pajtonte implikacionet morale tė aktit (tė dėnimit) tė individit me ndėrgjegjen (mendimin kritik) e kolektivitetit, sepse historikisht, siē e thashė mė heret nė kėtė tekst (p. LXIV) atė e dėnoi guvernatori romak – Pontie Pilati nė mbėshtetje tė denoncimit, sė paku tė njė shoku tė tij, Juda Iskariotit (pėrsėri njė simbol) por qė ėshtė mė afėr mendėsh tė ketė qenė i dėnuar nė mbėshtetje tė vlerėsimit tė romakėve se botėkuptimet dhe aktiviteti i tij e rrezikonin pushtetin romak nė Izrael dhe pastaj tė kallximit tė shumė izraelitėve tė fshehur prapa emrit tė Juda Iskariotit. Individit, me fjalė tė tjera, te institucioni i sakrificės nuk i mbetet asgjė tjetėr pėrveē se tė zgjedhė mėnyrėn e sakrifikimit, tė sakrifikohet me dinjitet, duke qenė konsekuent me veten, apo duke e humbur edhe kėtė. Populli shqiptar nė luftėn e vet tė gjatė pėr liri ka bėrė sakrifica tė mėdha dhe ka pasur shumė simbole. Mirėpo pėr periodėn e pas Luftės sė II Botėrore dhe sidomos nė periudhėn mė tė re, tė gjitha ato sakrifica dhe e gjithė ajo rezistencė janė mbuluar me emrin e Adem Demaēit, i cili pėr shkak tė rezistimit dinjitoz ndaj tė gjitha trysnive tė mundshme, gjat njė periudhe gadi 30 vjeēare tė burgut, gradualisht ėshtė shndėrruar nė simbol tė asaj rezistence dhe tė atyre sakrificave qė i ka bėrė populli. Mendoj se ndaj mendimin me akademik Qosjen nėse them se njė popull, gjatė tė njėjtės periudhė kohore, pėr tė njėjtėn gjė, (rezistencėn) do tė duhej ta kishte vetėm njė simbol dhe ai ėshtė Demaēi.


    LXVIII
    Mirėpo gadi sa nuk po e shoh akademik Qosjen duke u buzėqeshur dhe duke vėrejtur si me kėnaqėsi: “Aha, ai nuk po e ditka se simboli nuk dekretohet por lind.” Dhe vėrtetė, simbolet lindin dhe nuk dekretohen. Ky fakt ndodhet nė harmoni me botėkuptimin tim mbi madhėsinė e vėrtetė tė njeriut (p. LXVI). Andaj ma ha mendja edhe mua se populli shqiptar nė fazėn e tanishme tė zhvillimit tė gjėrave do tė duhej ta kishte njė simbol me tė cilin do tė: 1)ndalej regresi dhe do tė kalonte nė progres; dhe kthimi prapa do tė shndėrrohej nė rrjedhė tė mbarė; dhe me tė cilin: 2) ujqit do tė rrinin bashkė me qengjat... dhe lopa e luani do tė kullosnin sė bashku, pjella e tyre do tė shtrihej bashkarisht dhe luani do ta hante kashtėn mu si kau.” (Ishaja, parafrazim nga K. Jung, f. 281) pra me tė cilin do tė lėviznin gjėrat nė drejtimin e duhur. Meqė simboli lind andej nga nuk pritet, ndėrkaq unė nuk jam ai, uroj qė tė lindet njė i tillė i cili sidomos do ta detyronte luanin “qė tė hante kashtė si kau”.

    LXIX
    Pasiqė simboli nuk mund tė dekretohet (tė lindet me urdhėr) por vetėm tė lindė (madje edhe andej nga nuk e pret) pėr shkak tė grumbullimit tė kundėrthėnieve gjer nė pikėn e shpėrthimit, atėherė ėshtė e natyrshme tė mendohet se me tė as nuk mund tė komandohet, as tė manipulohet (nė rrethana normale) dhe as tė urdhėrohet. Nė qoftė se njė gjė e tillė megjithatė tentohet ose ngjan, sepse as ai dhe as rrethi i tij nuk e ka fuqinė e mbrojtjes, atėherė pajtimi i tij me njė praktikė tė tillė do ta zhvlerėsonte si simbol qė do tė thotė se do tė mbetej i palindur. Nga ky aspekt, konstatimin e akademik Qosjes se “Ukshin Hoti po bėhet … simbol” dhe jo se “u bė”, e kuptova nė dy mėnyra: 1)se ajo qė bėra deri mė tash nuk ėshtė e mjaftueshme pėr t‘u quajtur simbol (gjė me tė cilėn pajtohem) dhe 2) futja nė kontekst tė krahasimit me Demaēin mė dha tė kuptoj se do tė duhej ta ndaja pėrgjegjėsinė me tė tjerėt siē bėri Demaēi (gjė me tė cilėn nuk pajtohem) dhe qė ėshtė plotėsisht nė frymėn e zhvillimit tė proceseve demokratike nė kohėn e sotme. Madje jam i mendimit se koha e simboleve (tė llojit pėr tė cilin e kemi fjalėn) ėshtė nė perėndim e sipėr dhe se pėrkon pak me natyrėn e sistemit pėr tė cilin dėshirojmė qė tė zhvillohet. Mė nė fund, mendoj se nuk pėrkon as me natyrėn time, sepse as unė nuk do tė dėshiroja tė isha njė simbol me tė cilin forca mė tė fuqishme se unė do tė komandonin ose do tė manipulonin.

    Nga ana tjetėr, jam plotėsisht i bindur se akademik Qosja e di njėsoj si edhe unė se simboli mund tė zėvendėsohet, por jo me njė tjetėr mė tė dėgjueshėm, ose me tė cilin do tė mund tė komandohej mė lehtė. Simboli rėndom zėvendėsohet me shpėrthimin e kundėrthėnieve. Mė saktė, vetė shpėrthimi i kundėrthėnieve tė grumbulluara e zėvendėson simbolin e deriatėhershėm dhe gjatė atij procesi (termik) ėshtė e mundshme, por jo edhe detyrimisht, lindja e ndonjė simboli tjetėr i cili pėrsėri do tė zėvendėsohej me njė tjetėr (e kėshtu me radhė gjer nė infinit) nė momentin qė do tė lejonte komandimin me tė ose me veten e tij. Me fjalė tė tjera, nė kėtė situatė, kjo do tė thoshte vazhdim i pacaktuar i grumbullimit tė vazhdueshėm tė kundėrthėnieve qė do ta tendosnin aq shumė gjendjen e dhėnė saqė njė ditė detyrimisht do tė shpėrthente. Nga ana tjetėr, po qe se rastėsisht ose qėllimisht kombinohet, mė saktė, fuzionohet funksioni i simbolit me postin e kryetarit, gjėrat do tė mund tė merrnin karakter serioz, po edhe tė rrezikshėm, aq tė rrezikshėm, saqė njėmend do tė mund tė besohej se regresi do tė kalonte nė progres, se kthimi prapa do tė shdėrrohej nė rrjedhė tė mbarė, se ujku dhe qengji do tė kullosnin sė bashku (gjatė njė kohe) dhe se do tė ringjallej, riparaqitej, gjithēka qė nuk ėshtė e gjallė. Ky funksion iracional dhe njėherit i panjohur, mistik, i simbolit, komandon dashurinė, adhurimin dhe respektin dhe jo vėnien nė lojė, pėrbuzjen dhe kastigimin.



    ĒESHTJA KOMBETARE SHQIPTARE (XI)

    Mr.Ukshin HOTI



    LXX
    I pėrkthyer nė gjuhėn politike, njė simbol i dekretuar ose i komanduar doemos do tė ishte nė funksion tė vazhdimit tė status quosė politike, nė kuptimin e rendit tė shtresave (ruajtja e establishmentit). Po qe se eventualisht njė gjendje e tillė e status quosė politike do tė ndodhė nė agoni e sipėr, funksioni i njė simboli tė tillė “tė dekretuar” do tė kufizohej, qoftė nė vazhdimin e asaj agonie, qoftė nė tentativat qė pėrmes ndryshimeve tė vogla dhe tė parėndėsishme, dmth. kozmetike, tė vazhdojė ajo status quo politike, qoftė nė shpėrthimin e forcave tė tilla rreth simbolit si forca kryesore tė ndryshimeve. Unė pėr vete nuk jam dhe as qė mund tė jem i interesuar pėr vazhdimin e status quosė me tė cilėn tani u lodhėn qė tė gjithė. Ndėrkaq, i pėrkėthyer nė gjuhėn praktike, mėnyra se si ėshtė shpallur publikisht iniciativa pėr kandidimin tim pėr postin e Kryetarit tė Republikės (pa konsultim me mua) mė bėri tė kuptoja se fjala ėshtė pėr ndonjė qėllim tjetėr qė nuk ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me atė qė thuhet. Tek e fundit, e dimė tė dy palėt, edhe ata edhe unė, se personi i pafamilje, ēfarėdo qė tė jenė meritat e tij, nuk mund tė kandidohet pėr njė post tė tillė tė lartė, sepse nė sytė e elektoratit dhe tė opinionit nė pėrgjithėsi ai ėshtė gjithnjė “i pa rrėnjė”. Qėndrimi im rreth kėsaj ēėshtjeje ka qenė vazhdimisht i qartė: tė mos ketė pėzierje nė jetėn time private. Por ėshtė evidente se po vazhdohet e kundėrta: me pretekste tė ndryshme gjithnjė po vihem para situatave tė vėshtira dhe tė padėshirueshme. Nė thelb duket sikur ato e kanė pėr qėllim qoftė kontrollin tim, nėse do tė ishte e mundshme, qoftė diskreditimin tim, po qe se kontrolli do tė tregohej i pamundshėm. Sikur tė gaboja nė vlerėsimin e kėsaj ēėshtjeje, sė paku metodat dhe rrugėt pėr eliminimin e problemit do tė kishin qenė tjetėrfare, e ato i dimė edhe ata edhe unė. Nga fakti se tash e njė kohė tė gjatė insistohet nė metoda dhe rrugė tė njėjta pėr eliminimin e problemit, po me kusht qė tė bėhem i dėgjueshėm pikėrisht ndaj atyre qė e shkaktuan atė, bėhet poashtu e qartä se fjala ėshtė pėr konfliktin tepėr tė ashpėr midis botėkuptimeve mbi moralin qė do tė duhej ta kultivonin shqiptarėt e evropeizuar, dmth. procesi i modernizimit tė shqiptarėve; se a do tė duhej qė ai moral ta ruante njė substancė tė veten shqiptare apo qė thjesht tė importohej ashtu si automobilat? Partizanėve tė imitimit unė u dukem njė tip konservativ feudal i kohės sė Lekė Dukagjinit, por njėkohėsisht, ata e dinė se nuk ėshtė fjala pėr kėtė (konservativizmin tim). Ndėrkaq, ata mua mė duken si tepėr tė vrullshėm; ende tė pazgjuar nga trullosja e pėrplasjes, qė nė fluturim e sipėr, pėr shkak tė krahėve tė brishtė, e pėrjetuan nė shkėmbinjtė e maleve shqiptare. Edhe unė e di se prapa kėtij problemi, nė dukje tė parėndėsishėm, u fshehėn forcat dhe rezoni qė do ta dėshironin konservimin e gjendjes, tė status quo-sė politike dhe tė dominacionit mbi Kosovėn dhe mbi shqiptarėt, por edhe injoranca e rėndė shqiptare. Problemi tani u bė i qartė si kristali dhe kėshtu i kuptueshėm edhe pėr tė tjerėt qė mė parė nuk e kuptonin, pėrveē pėr ata qė nuk duan tė kuptojnė. Pikėrisht pėr shkak se qė nga fillimi e dija natyrėn e tij tė vėrtetė (se problemet politike shumė lehtė pėrkthehen nė probleme etike dhe anasjelltas) qė nė fillim e kėrkova pėrjashtimin e fėmijėve nga kjo luftė tejet shkatėrrimtare dhe e ndytė. Ata ishin shumė tė vegjėl dhe faji i tyre i vetėm konsistonte nga fakti se rastėsisht qėlluan tė mitė. Duke e shtruar kėtė kėrkesė nė mėnyrė kategorike dhe decidive, mė vonė u nisa nga dy fakte: a) nga fakti se instrumentalizimi i fėmijėve nė luftėn politike ishte i ndaluar me normat e sė drejtės ndėrkombėtare. Ma mirrte mendja se kjo gjė nuk pėrkonte as me mentalitetin ballkanas nė pėrgjithėsi dhe as me atė shqiptar nė veēanti; dhe b) nga fakti i supozuar se qeveria nė Beograd nuk kishte interes qė ta politizonte njė rast tė veēantė, konkret, midis shumė rasteve tė tjera. Logjikisht, ajo do tė mund tė ishte e interesuar ta politizonte njė rregull ose njė parim qė do tė prekte parimisht ēdo rast tė veēantė, por nuk mund tė kishte asnjė interes qė ta politizonte njė rast tė veēantė qė do tė mbetej pa asnjė efekt nė rastet tjera. Unė si individ nė atė kohė nuk mendoj se e kisha atė rėndėsi qė do tė shkaktonte ndonjė presedan dhe as qė mund t’i interesonte ndonjė qendre politike nė Beograd dramatizimi i fatit tė ndonjė fėmije konkret midis miliona fėmijėve tė tjerė. Sė paku ashtu mendoja. Dhe dukej sikur kisha tė drejtė. Beogradi qė nga ajo kohė (kur e shkrova kėrkesėn) u soll me kujdes tė jashtėzakonshėm: brenda suazave qė i caktonin ligjet nė fuqi dhe me konsiderata tė plota qė i nėnkuptonte delikatshmėria e situatės. Mirėpo me gjithė sjelljet dhe konsideratat e tilla, Beogradi nuk ishte tėrėsisht i sinqertė, sepse as qė mund tė ishte i tillė. Atij i interesonte ruajtja e forcave politike shqiptare qė ishin tė implikuara nė kėtė rast. Kjo gjė i interesonte aq shumė saqė kurrnjėherė nuk e kuptova qartė nėse problemin e kishte inicuar Beogradi apo Prishtina? Dhe ky ishte njė interesim fare i kuptueshėm dhe pragmatik, nė vijėn e interesave tė tyre qenėsore, dhe madje, matematikisht racional. Unė mbeta i habitur, jo aq me interesimin e tillė, qė mė dukej fare normal, por me kujdesin dhe taktin e treguar, qė nuk e prisja. Ndėrkaq, forcat politike shqiptare tė implikuara nė tė dyja rastet, me sjelljet e veta aq tė ēuditshme, sa qė herė herė mė fascinonin edhe mua (qė e njihja mentalitetin tonė) e komplikuan ēėshtjen nė atė masė saqė me kohė u bė pėrfundimisht e pandreqshme. Nė thelb tė sjelljeve tė kėtilla ishte lufta pėr pushtet. I druanin barazimit tė pozitės sime me ta dhe pėr kėtė shkak nė fund mė satanizuan fare, se nuk mund tė flinin rehat. Mirėpo edhe sot e gjithė ditėn duket sikur po vazhdohet i njėjti avaz. Sikur nė vazhdimin e kėtij avazi po kalkulohet me faktin e supozuar me bazė ose me arsye, se pėr t‘u riintegruar nė shoqėri mė duhet patjetėr ta bėj njė zgjidhje tė problemit dhe se kjo zgjidhje e problemit do tė duhej tė ishte e tillė, nė mėnyrė qė tė gjithė, “tė mbeten me fytyrė". Alternativa e saj, sipas kėtij rezonimi, do tė ishte kurrfare, dmth. do tė mbetesha pėrgjithmonė i pariintegruar nė shoqėri, ose madje edhe nė burg. Shpėrblimi pėr njė zgjidhje tė tillė tė problemit, por njėkohėsisht edhe laku, do tė ishte funksioni i simbolit ose posti i kryetarit ose sė paku mundėsia e kandidimit tim pėr atė post. Tek e fundit, unė u dėnova dhe akoma mbahem nė burg (kaq gjatė) pėr shkakun e vetėm se asnjėherė nuk e pranova mėnyrėn e tillė tė zgjidhjes sė problemit. Sa i pėrket pohimit tė aktgjykimit tė shkallės sė II se desha ta pėrgadisja luftėn, edhe ata edhe unė e dimė se luftėn mund ta pėrgadisin dhe ta bėjnė shtetet ose ndonjė parti (apo organizatė) ilegale politike dhe jo individi. Nė momentin e dėnimit, me vullnetin tim, nuk isha anėtar i ndonjė partie politike as legale dhe as ilegale, qė do tė thotė se mė bėnė vetė, pa mė pyetur. Mė vonė, pėrderisa nuk mund tė ndikoja nga burgu, mu bė krejt njė. Mė ėshtė krejt njė edhe sot. Sido qė tė jetė, e konsideroj tė arsyeshme tė deklarohem sėrish pėr problemin e mėsipėrm: pėr mua problemi ka pėrfunduar definitivisht njė herė e pėrgjithmonė. Jam plotėsisht i vetėdijshėm se me kėtė ka pėrfunduar definitivisht edhe mundėsia e rimarrjes sime me politikė brenda suazave tė establishmentit (tė klasės politike, -siē do tė thoshte Kadareja) tė tanishėm politik nė Kosovė. Me sa di unė, tjetėr nuk ka. Pėrderisa i kam prindėrit gjallė, nėse do tė mė jepet rasti, do tė tėrhiqem nė fshat, pranė tyre. Pėr mė vonė, nuk e di as vetė. Nga ky aspekt, ėshtė fare i pakuptimtė vazhdimi i “avazeve” tė vjetra apo tė reja. Nuk mė interesojnė as “avazet” as “zėri” dhe as “melodia” e tyre dhe as klasa politike nė Kosovė. Si qytetar, do tė pėrpiqem t’i kryejė obligimet qė mė takojnė (si psh. tatimi) por asgjė mė shumė, sepse tani nuk ka mbetur asgjė tjetėr midis nesh (midis kėsaj klase politike dhe meje). Sot sikurse edhe dje, si edhe nesėr, mė intereson fati i fėmijėve tė mi, por nuk do tė kėrcėnohem. Si i paintegruar nė shoqėri, e di se nuk kam fuqi dhe as tė drejtė ta provoj shkėputjen nga “kthetrat” e nėnave tė tyre, tė cilat nė emėr tė shoqėrisė, nuk janė duke i rritur por duke i mbajtur peng. Gjyshi im, ndjesė pastė, qė e thėrrisja baba Selė, nė takimin e fundit, para se tė vdiste (isha student nė Zagreb) atėherė kur e dinim qė tė dy se nuk do tė kishte mė takim tjetėr, mė tha; “Askujt mos ia nxirr revolen nėse nuk e ke ndėr mend t’ia shkrepėsh nė lule tė ballit”. Pastaj u ndamė pėrgjithmonė. Nuk mbaja revole dhe “nuk ia nxora askujt”, - ndonėse e merituan shumė veta. Gjatė kohės, mė ra ndėrmend se amaneti i tij e nėnkuptonte edhe sintagmėn: “Fole fjalėn vetėm atėherė kur je nė gjendje ta mbashė”. Kėsaj iu pėrmbajta. I pėrmbahem edhe sot. Poashtu nuk do tė dėshiroja qė tė ngarkohet biri im me detyrat qė do tė duhej t’i kryeja vetė. Ai do tė ngarkohet me detyrat e kohės sė tij. Pėr kėto shkaqe, sidomos pėr shkak se nuk e di se a do tė mund ta ēoja kėrcėnimin nė vend, por edhe sepse nuk e di se a do tė mund “t’ia shkrepja” ndokujt “mu nė lule tė ballit” nuk kėrcėnoj. Pėrkundrazi, lutem tė mos detyrohem ta provoj njė gjė tė kėtillė me ata qė nuk i dua. Mirėpo amanetet, sidomos ai i babagjyshit, ta rėndojnė shpirtin. Fati i fėmijėve tė kall trurin dhe tė prish mendjen. Megjithatė nuk kėrcėnohem, jo vetėm sepse nuk jam nė pozitė pėr ēfarėdo kėrcėnimi. Kėto fjalė e kanė pėr qėllim tėrheqjen e vėrjejtjes mbi rėndėsinė qė fati i fėmijėve tė mi e ka pėr mua. Ai nuk mund tė kushtėzohet me kurrfarė funksioni, as tė simbolit; me kurrfarė posti, as tė presidentit; me kurrfarė intelektualizmi ose shenjtėrie, me kurrfarė premtimi dhe as shpėrblimi, thjesht, me asgjė. Ata do tė rriten ashtu si do tė munden. Do t‘u ndihmoj, qoftė edhe prej anash, aq sa tė mundem. Pėr ta nuk kėrkoj dhe nuk dua lėmoshė. Nė qoftė se do tė detyrohem, pėr ta nuk do tė pėrtoj tė dal nė rrugė dhe ta zgjasė dorėn e lypėsit, por kėtė do ta bėj vetėm dhe tė tjerėt pėr mua. Andaj nuk dua lėmoshė. Pėr ta mund tė shtrihem pėr dhe, tė shkrryhem nga dhembja dhe tė vdes nė pellgun e gjakut tim, por nuk mund tė ketė kurrfarė pazari dhe kurrfarė kėmbimi me fatin e tyre. Pėr kėtė shkak, nuk mund ta pranoj vazhdimin e lojės me ta. Vazhdimi i kėsaj loje, madje edhe nė kushtet e ndodhjes nė burg, mbi tė gjitha flet pėr mizerjen morale ku ėshtė katandisur njė shoqėri e tėrė, e ka vlerėn e njė vargu aktesh tragji-komike, por banale, tė zbrazta dhe tė neveritshme. Njė individ, qoftė edhe nėna e tyre, kėto nuk mund t’i bėjė pa aprovimin e shoqėrisė. Kopallat, si ato qė m‘u thanė, “ka shkuar djali nė dasėm tė kushėririt tė dajėve tė nėnės sė tyre”, “po lodhen fėmijėt pėr ta vizituar babėn e vet”, “na tha Hydajeti qė e kishte dėgjuar prej Lajēit” etj., nuk pijnė ujė. Kėto lojėra duhet tė pėrfundojnė patjetėr. Mos mė sfilitni mė tepėr me to, se nuk jam prej ēeliku. Ēėshtjen duhet pėrfunduar! Ta q.... klasėn politike qė merret me punė tė tilla!
    Mė nė fund, nuk do tė dėshiroja t’i pėrfundoja kėto letra, pa e theksuar mundėsinė qoftė edhe teorike, se tė gjitha kėto iniciativa dhe ato ndėrmarrje (si psh. peticioni, ribotimi i librit, kandidimi etj.) tė jenė pa ndonjė prapavijė tė tillė, tė jenė shprehje e besimit tė sinqertė dhe tė padjallėzuar, se ashtu do tė ndihmoheshin tė gjithė dhe se vetė ndryshimi i situatės do tė ndikonte nė normalizimin e gjėrave. Atyre do t‘u thosha se po e barazojnė dėnimin me nderimin, dhe ndonėse pėr dėnimin nuk mund ta falenderoj askend, i falenderoj pėr nderimin. Nė shenjė tė kėtij falenderimi, nė qoftė se vertetė e besonin se sėbashku kemi mundur t’i lėvizim gjėrat nė drejtimet e theksuara mė heret, sikur ta kisha pushtetin e tė shprehurit apodiktiv, dhe fuqinė e perėndisė, do t’ia pėrsėrisja rinisė shqiptare kudo qė tė jetė:

    Thuaj se:
    Shqiptarėt do tė mbeten shqiptarė, tė pėrkatėsive religjioze qė i kanė zgjedhur vetė, sepse vetėm si tė tillė me njė identitet kolektiv tė sforcuar tė vetes, tė begatuar me tė tri sistemet e mėdha tė mendimit religjioz, mund tė jenė ndihmesė pėr zhvillimin e proceseve tė gjithėmbarshme drejt qėllimeve tė akceptueshme globale tė njohura gjer mė sot dhe tė deklaruara si tė tilla;

    Thuaj se:
    Kjo ėshtė njė veēori e kombit shqiptar, tėrėsisht origjinale dhe qė nuk mund tė imitohet, pėrveē se duke u bėrė shqiptar. Nuk mund tė imitohet edhe sepse pėrmes gjakut tė derdhur pėr lirinė e vet gjatė historisė, mė tė gjatė se vetė kujtesa dhe njohja, tė pėrzier me dheun dhe me fizionominė e tyre si dheu, u mishėruan me vendin e tyre, me rėndėsi gjeopolitike pėr tė tri kontinentet;

    Thuaj se:
    Kjo ėshtė ajo veēoria e njohur e kombit shqiptar, por ende e pashquar nė tėrėsi dhe e cila duke e pėrmbajtur nė vete edhe shpirtin e Lindjes edhe trupin e Perėndimit, s’ėshtė tjetėr veē se njė; dhe e cila duke e pėrmbajtur nė vete edhe Dritėn, edhe Terrin, edhe Burimin, edhe Derdhjen e tij, nuk mundė tė rezultojė nė asgjėtjetėr pėrveē se nė ditėn e tėrėsishme; nė njeriun dhe nė vendin e kompletuar, nė qytetarin e botės si shqiptar;

    Thuaj se:
    Kėto janė qėllime globale tė ēdo politike globale, qė ta bėjė tjetrin si veten, ku puēen edhe interesat e fundme shqiptare si edhe perspektiva e tyre (qė tė bėhen tė vetėt) sepse njeriu nuk mund tė bėhet me vullnet rob i satanait dhe tė mbetet i pėrfunduar nė errėsirė, destruksion dhe vetėshkatėrrim;

    Dhe pastaj tė klith se:
    Shqiptarėt janė popull i madh (sa tė tjerėt) dhe se tė drejtėn e tyre pėr tė qenė tė vetes dhe qė si tė tillė t’i kontribuojnė qytetėrimit tė Evropės dhe tė botės, nuk mund t’ua mohojė dhe t’ua marrė askush”.

    (...)

    &

    Sheradin Berisha
    ABE-a

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Ju Lutem Ta Gjeni E Ta Lironi Ukshin Hotin

    ***

    Te nderuar lexues,

    Fati i Ukshin Hotit ka prekur zemrat e te gjithe shqiptareve (te rritur e te vegjel).Ne vijim te kesaj teme,ju sjelli nje leter te hapur(te cilen e publikoj Kosovapress me 3 shkurt 2000), e qe e kishte shkruar plakut 97 vjecar HAKI TORTE nga Dibra - drejtuar :

    -Bil Klintonit,
    -OKB-sė, Kofi Ananit,
    -Tony Blerit,
    -Kėshillit Evropian,
    -Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar,
    -Forumeve Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut dhe
    -tė gjithė atyre qė mund tė ndihmojnė nė gjetjen dhe lirimin e Mr.Ukshin Hotit...!!!

    &

    JU LUTEM TA GJENI E TA LIRONI UKSHIN HOTIN

    Haki TORTE:

    Dibėr, 3 shkurt 2000 (Kosovapress)

    Tė nderuar Zotėrinj,
    Jam plaku mė i vjetėr i Dibrės, i njė qyteze nė kufi me Shqipėrinė dhe Maqedoninė. Prandaj, kur dal ndonjėherė nė qytet, nuk takoj asnjėrin nga shokėt e brezit tim. E vėshtirė ėshtė tė jeosh gjatė kur je i robėruar, sepse vazhdimisht do tė shohėsh vetėm vuajtjet e popullit tėnd.
    Gjatė gjithė jetės sime kam parė vetėm vuajtjet e popullit tim, qė iu shkaktuan nga pushtuesi serb.

    Me gjithė peshėn e moshės, tėrė ditėn qėndroja para televizorit pėr ta ndjekur luftėn e fundit nė Kosovė, qė e imponuan serbėt, dhe gjenocidin qė ushtrohej ndaj vėllezėrve tanė nė Kosovė. Se kėtė e keni ditur mirė edhe Ju, e dėshmuat me angazhimin dhe ndihmėn Tuaj, qė mė nė fund Kosova tė ēlirohet nga bisha e tėrbuar serbe, tė cilėn unė pata fatin e keq ta njoh qysh nė moshėn time tė re, kur nė vitin 1912 u detyruam t'i lėmė vatrat tona nė Dibėr e tė shpėrngulemi, pėr gjashtė vjet, nė Tiranė, pėr tė shpėtuar nga hanxharėt dhe pushkėt serbe, qė edhe atėherė, si sot, nuk kursyen as fėmijė, as gra, as pleq.

    Dogjėn e vranė sa mundėn. Kur u kthyem pas 6 vjetėsh, qytetin e gjetėm shkrumb e hi. Nga 26 mijė banorėt qė kishte qyteti mbetėn vetėm 6 mijė. Ēka nuk na panė sytė atyre viteve. Tėrė qyteti ishte nė tym e flakė dhe plot viktima, kasaphanė e vėrtetė. Edhe gratė luftonin bashkė me burrat, pėr tė shpėtuar nderin dhe Dibrėn e tyre, pėr t'ua ndalur turrin serbėve grabitqarė, qė synonin ta pushtonin Durrėsin dhe detin, qė u pėlqenin aq shumė krajlėve serbė dhe carėve rusė.

    Tė njėjtat metoda barbare serbe u pėrdorėn edhe nė luftėn e fundit nė Kosovė vitin qė shkoi. Masakrat, djegiet dhe dėbimet me dhunė tė shqiptarėve nga vatrat e tyre shekullore. U mbush kupa, prandaj NATO-ja e mposhti kuēedrėn e Ballkanit, duke e detyruar tė shporret nga Kosova, sepse aty nuk e ka pasur vendin kurrė. Serbosllavėt, qė kur kanė ardhur nė Ballkan e nė Kosovė, kanė ardhur dhe janė zgjeruar duke vrarė e djegur breza tė tėrė tė popullit shqiptar. Ja, po ua tregoj edhe njė faksimil tė njė harte tė Enciklopedisė Ruse, qė tregon kufijtė e Serbisė nė vitin 1817, kur Serbi ka qenė vetėm Pashallėku i Beogradit. Kėtė hartė, rastėsisht, e ka gjetur biri im, gazetar. Kaq ka qenė, por ėshtė zgjeruar si kanceri nėpėr tokat e huaja, sidomos ato shqiptare.
    Unė, asnjėherė nė jetėn time nuk i jam lutur askujt, pėrveē Zotit. Sot po ju lutem Ju, qė ta gjeni e ta lironi mr.Ukshin Hotit e tė tjerėt qė po mbahen pa tė drejtė nėpėr kazamatet serbe.

    Mr.Ukshin Hotin e kam njohur personalisht. Ishte shok me djalin tim Rexhepin, gazetar. Gjatė viteve shtatėdhjetė erdhi disa herė te ne nė Dibėr si mysafir. Ukshini ishte shumė i menēur, por shumė modest, gojėmbėl dhe gjithnjė i qeshur. Lexonte shumė. Sa e kam njohur dhe kam ndenjur me Ukshinin, asnjėherė nuk kam vėrejtur se ai mund ta urrejė dikė, pėrkundrazi, nė bisedat me tė, shikoja njė njeri bujar, zemėrbardh, tė urtė dhe me njė brengė tė madhe nė zemėr pėr popullin e tij. Mr.Ukshin Hoti ishte shumė i afėrt me njerėzit. Kur e shihje tė krijohej pėrshtypja se e ke njohur prej kohėsh. Mė hyri nė zemėr ky djalė fisnik dhe e desha si fėmijėt e mi. Gėzohesha pa masė kur vinte te ne nė Dibėr.

    Ukshin Hoti ishte i urtė e i dashur nė familje, i zellshėm dhe student shembullor nė Fakultetin e Shkencave Politike nė Zagreb, i pėrpikėt dhe shumė aktiv nė tė gjitha vendet ku punoi. Mbeti vetėm me titullin e magjistraturės, siē mė thoshte edhe vetė ai, sepse e pengonin edhe profesorėt e Universitetit tė Zagrebit dhe ata tė Beogradit, duke mos ia pranuar temat e doktoraturės, pasi Ukshini propozonte tema qė kishin tė bėnin edhe me pozitėn e popullit shqiptar.

    Mė vonė, dėgjova se ėshtė burgosur dy herė nga regjimi serb. Unė dhe tėrė familja ime u pikėlluam shumė, kur nė maj tė vitit 1993 pamė Ukshinin nė emisionin e lajmeve nė televizor tė rrahur e tė pėrgjakur nga policia serbe. Netė tė tėra nuk mė mori gjumi nga shqetėsimi pėr fatin e Ukshinit. E ndoqa edhe gjykimin qesharak qė ia bėri regjimi serb, duke e dėnuar me 5 vjet burg. U gėzova shumė kur mora vesh se mė 17 maj tė vitit 1999(16 maj –vėrejtja ime Sh.B) ishte liruar nga burgu, por pastaj nuk u dėgjua asgjė pėr Ukshinin. Ai nuk u pa askund. Tani flitet se e kanė liruar nga burgu dhe pėrsėri e kanė arrestuar. Dreq o punė, ta mbash nė burg e ta keqtrajtosh Ukshinin, ėshtė njėlloj sikur ta burgosėsh e ta keqtrajtosh njė engjėll, sepse Ukshini askujt nuk i ka bėrė as tė keqen mė tė vogėl. Ai ka dashur lirinė e popullit shqiptar tė Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėve nė trojet e veta shekullore.

    Ky djalosh nuk e ka merituar tė burgoset dhe tė vuajė sepse, shpirti i tij veē humanizmit nuk njeh gjė tjetėr. Vendlindjen e tij, Krushėn e Madhe, serbėt e dogjėn. Ukshinit ia vranė babanė nė oborrin e shtėpisė, ia vranė edhe vėllanė Ragipin, por kėtė nė fushėbetejė, si luftėtar tė UĒK-sė. Tani kanė mbetur vetėm nėna e Ukshinit, dy motrat, Mirvetja e Resmija, dhe vėllai i vogėl Afrimi. U shkrua dhe u fol se mr. Ukshin Hotin e liruan mė 17maj(16 maj –vėrejtja ime Sh.B) nga burgu, njė ditė mė herėt se ē'pritej. Ekzistojnė tė gjitha mundėsitė qė ta kenė liruar dhe pėrsėri ta kenė arrestuar kriminelėt serbė.

    Unė, si mė i moshuari i Dibrės, duke ndjekur angazhimet dhe pėrpjekjet qė po bėhen nė Kosovė, Shqipėri dhe nė vende tė ndryshme tė botės pėr gjetjen dhe lirimin e mr. Ukshin Hotit, i lutem z.Klinton, OKB-sė, z. Anan, z.Bler, Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, Forumeve Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut dhe gjithė atyre qė mund tė kontribuojnė nė kėtė drejtim, kėtė mijėvjeēar tė ri ta fillojmė me njė hov dhe angazhim tė ri e tė gjithanshėm dhe tė bėni ēmos pėr gjetjen dhe lirimin e mr. Ukshin Hotit dhe tė burgosurve tė tjerė shqiptarė, qė mbahen nėpėr burgjet famėkeqe serbe, sepse me kėtė do tė nderoni edhe mė shumė tė drejtėn dhe botėn demokratike, drejt sė cilės synojmė krahėhapur edhe ne shqiptarėt, sepse vetėm aty e shohim ardhmėrinė tonė tė lumtur, sepse me kėtė do tė shėronit sadopak plagėt e thella tė familjes sė mr. Ukshin Hotit, tė familjeve tė tjera dhe tė tėrė popullit shqiptar. Duke vepruar kėshtu do tė ma shėronit edhe mua, plakut 97- vjeēar, dhembjen e thellė pėr Ukshin Hotin dhe pėr mijėra shqiptarė tė tjerė tė rrėmbyer dhe tė burgosur pafajsisht nga regjimi i egėr serb. Le ta fillojmė vitin 2000 me suksese konkrete nė kėtė drejtim, suksese qė mund t'i arrini vetėm Ju me pozitėn dhe autoritetin Tuaj.
    Paēi shėndet dhe suksese nė punėn Tuaj Humane!

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Njeriu Me "une" Te Forte

    Te nderuar lexues,
    Pas burgosjes se trete te Bacit Uke(ne maj 1994), ne Prishtine jane organizuar disa tubime te intelektualeve, ku eshte protestuar per burgosjen e tij .Ne vijim ju ftoje te lexoni nje diskutim te studiuesit Agim VINCA, gjate nje takimi ( te intelektualeve) te mbajtur ne shtator te vitit 1994.

    &


    NJERIU ME "UNE" TE FORTE


    Me njeriun qė na ka tubuar sonte kėtu (sikurse edhe mbrėmė dhe nė netėt qė do tė vijnė), Mr. Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte tė afėrta miqėsore, por kam pasur respekt - e kam ēmuar gjithmonė - pėr qėndrimin e tij dinjitoz e konsekuent nė jetė dhe nė krijimtari. Them edhe nė krijimtari, sepse Ukshini ėshtė publicist, eseist, politolog...
    Eshtė hera e tretė qė Ukshin Hoti bie nė burg (herėn e parė pas vitit 1981), kurse «ndeshjet» e tij me policinė serbe kanė qenė edhe mė tė shpeshta. Pėrse? Pėr shkak se policia serbe dhe pushteti tė cilit i shėrben ajo e dinė fare mirė se cilėt janė kundėrshtarėt e tyre tė vėrtetė nė mesin e shqiptarėve.

    Miku dhe kolegu ynė, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet nė burg. Sė shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe denimi i tij dhe jemi mbledhur tė protestojmė kundėr kėtij gjykimi absurd e tė kėrkojmė lirimin e tij. Po prej kujt? Prej gjyqit serb, qė ėshtė instrument nė duart e okupatorit. Kėshtu e kemi ne. Ndodh qė tė kujtohemi pėr njerėzit tanė kur ikin, kur bien nė burg, kur largohen (jo rrallė as nė raste tė tilla!), ndėrsa kur i kemi pranė i fyejmė, i rrethojmė me heshtje, i injorojmė, i nėnēmojmė, i linēojmė... Edhe pse nuk kam pasur kontakte tė shpeshta me tė, Ukshini mė ėshtė dukur viteve tė fundit disi i vetmuar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar.

    Ukshin Hoti ėshtė nga ata njerėz qė i stolisin karakteri, krenaria, kryelartėsia. Ai ėshtė njeri qė ka «Unin» e vet me «U» tė madhe. E kjo nuk ėshtė pak. E vlen tė jesh i tillė nė jetė, edhe pse kushton shtrenjtė.
    Intelektual me koncepte tė qarta e pėrkushtim tė lartė ndaj kombit, shtetit, politikės, demokracisė, nė shkrimet dhe paraqitjet e tij, veēmas nė revistėn «DeA», ai u angazhua me tė drejtė, siē e thoshte edhe titull i i saj, pėr njė demokraci autentike; pėr njė demokraci nė kushtet shqiptare, ashtu siē u angazhua edhe pėr njė politikė unike e me strategji tė qartė kombėtare.

    Pėr intelektualėt dhe veprimtarėt si Ukshini ekziston patria (dmth. Atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse, demokracia pa kombin ėshtė si lulja nė trupin e tė vdekurit, ka thėnė njė poet.

    Agim VINCA

    Prishtinė, 24. 09. 1994

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102
    Te nderuar lexues,
    Ne vijim ju sjelli nje shkrim te botuar te »Gazeta shqiptare » ne shkurt 1999, qe ka te beje me Bacin Uke.
    &

    SI JAM TAKUAR NE BURG ME UKSHIN HOTIN

    T. R. QARRl

    Nė fillim tė qershorit tė vitit 1984, dikund natėn vonė u hap dera. Brenda hyri njė burrė i gjatė dhe i zeshkėt. Pasi u prezantua, e kuptuam se cili ishte. Ishte ky mr. Ukshin Hoti, intelektuali i njohur i cili e kishte guximin qė mė 1981 hapur tė mbronte kėrkesat e Rinisė Heroike tė Kosovės pėr Kosovėn Republikė nė fushatėn e shfrenuar tė diferencimit qė po zhvillohej atėherė nė kuadėr tė Universitetit tė Prishtinės, nga LKJ-ja. Ishte kjo njė befasi e kėndshme pėr mua. Tani u bėmė tre tė burgosur politikė nė dhomėn nr. 27.

    Baca Ukė na tregoi pėr tė gjitha ato qė kishte pėrjetuar nė burg. Edhe pėr kushtet nė burgun e Lubjanės, prej nga kishte ardhur nė rigjykim, nė burgun e Prishtinės. Ai tashmė kishte stazhin e tė burgosurit dyvjeēar. Ato ditė, prej se erdhi baca Ukė, disi m'u bėnė mė tė lehta ditėt. Kohėn e kalonim duke lexuar por edhe duke biseduar rreth problemeve politiko-shoqėrore nė Kosovė, Jugosllavi dhe nė botė. Baca Ukė fare pak flinte dhe tėrė kohėn pinte duhan. Ishte njohės i thellė i problemeve dhe marrėdhėnieve shoqėrore, politike e ekonomike pėrgjithėsisht.

    Shpesh e ngacmonim me qėllim unė dhe Beqir Gjonbalaj, duke i thėnė se e kemi vėshtirė tė realizojmė qėllimin pėr ēka jemi nė burg. Ai na e kthente si prej topit, duke thėnė: "Sikur tė isha i bindur se Kosova s'do ta fitonte statusin e Republikės tash do ta varja veten". Por thoshte se Liria e Kosovės s'do tė vijė as shpejt dhe as lehtė, sė pari duhet tė krijohen rrethanat pėr kėtė. E rrethanat do tė krijohen vetėm atėherė kur pushteti serb ta suspendojė edhe kėtė gjysmė autonominė qė e kemi. Autonomia e Kosovės, thoshte, ėshtė si bari i pranverės, edhe era mė e lehtė e rrėzon pėr tokė.

    Dhe tė jeni tė bindur se as pesė vite s'do tė kalojnė, dhe Serbia do t'i suspendojė tė gjitha organet e Kosovės. Dhe mirė do tė bėjė. Se vetėm nė kėtė mėnyrė, njė pjese tė shqiptarėve do t'u hiqet mjegulla nga koka e perdja nga sytė (e kishte fjalėn pėr strukturat e atėhershme tė pushtetit komunist). Vetėm kur tė biem ne shqiptarėt nė "zero", do tė shohim se ku jemi dhe nga duhet tė shkojmė.

    Vėrtet, kishte tė drejtė baca Ukė. Nė kėtė mėnyrė do tė krijoheshin kushtet pėr bashkimin e shqiptarėve. E vetėm bashkimi rreth njė ideali na garantonte sukses, ndėrsa ky ideal ishte Republika e Kosovės.
    Baca Ukė para se tė vinte nė burgun e Prishtinės ishte operuar nė organet gjenitale. Plagėn e kishte tė freskėt dhe duhej rregullisht pėr ta pastruar. Kur i tregova se jam punėtor shėndetėsor, e meqė mjete pėr pastrim kishte sjellė me vete nga Lubjana, kėrkoi qė unė t'ia pastroja plagėn. Nuk e lejoj atė ēetnikun tė ma pastrojė.

    Por sigurimit dhe organeve tė burgut nuk u kishte ardhur mirė pėr kėtė. Njė javė pa dalė nė gjyq mė ftuan nė bisedė nė drejtorinė e burgut. Ishte aty drejtori Smajl Arifaj, sekretari Zeqiri, komandanti Veliu dhe njė punėtor i sigurimit qė s'u prezentua. Duke mė parė mua tė mėrzitur kishin menduar tė mė bėjnė pėr vete. Drejtori Smajl Arifaj mė tha troē: "tė kemi thirrur qė tė themi se do tė kishte qenė mirė qė tė na informosh se ēfarė po flet Ukshin Hoti, se ai ėshtė i pamarrun vesh". U preka dhe u shqetėsova tej mase. Unė ta spiunoja shokun e dhomės? E si ta bėja njė gjė tė tillė? E refuzova kėtė me pėrbuzje. Edhe kafen e parė qė e shihja mbas gjashtė muajsh nuk e piva. U thashė se mua mė interesojnė vetėm problemet e mia dhe punėt e mia.

    Kur mė urdhėruan tė dalė, drejtori edhe njėherė mė tha me ton kėrcėnues: "Tė mendosh mirė pėr kėtė!". Mė kthyen nė dhomė, shqetėsimi mė dukej qartė nė fytyrė. Baca Ukė dbe Beqiri mė panė qė s'jam mirė. Mė pyetėn se pėrse mė kishin thirrur. Ju tregova drejt. Baca Ukė u prek shumė dhe nga tendosja psikike gati u xhindos. E humbi kontrollin e filloi t'i bjerė derės me sa fuqi qė kishte. Po tė mos ishin hekurat e trashė qė e mbanin, me siguri se do ta rrėzonte. Gardianėt arritėn menjėherė. Posa u hap dera, baca Ukė i bėrtiti gardianit (kujdestar ishte njė boshnjak, quhej Avdo): "Tė ma thėrrasėsh menjėherė drejtorin kėtu!" Drejtori erdhi shpejt. Baca Ukė ashtu i mllefosur dhe trupmadh siē ishte, ia shtiu frikėn drejtorit duke i bėrtitur me tėrė fuqinė se "Ukshin Hoti s'i frikėsohet askujt, dhe s'keni nevojė qė tė bėni presion mbi shokėt e mi, qė tė bashkėpunojnė me ju, sepse unė ju them haptas se ēka mendoj, juve dhe sigurimit. Drejtori aq shtrembėr mė shikonte sa mendoja se do tė mė gėlltiste. Prej asaj dite s'erdhi kurrė mė nė dhomėn tonė. Mendova se pas kėsaj do tė ha dajak tė mirė, por kurrė s'mė kanė thirrė mė pėr gjėra tė tilla. As sot s'e kam tė qartė se si shpėtova.

    Aty e kam parė se mr. Ukshin Hoti ishte guximtar dhe trim i madh, veti kjo e rrallė e intelektualėve. Unė kam pasur fat qė i kam kaluar tridhjetė ditė me tė nė njė dhomė, sepse kam mėsuar shumė prej tij.

    23 shkurt 1999 (Gazeta Shqiptare)

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Ukshin Hoti – Nje Patriot I Madh Qe I Ve Supet Shqiperise

    ***

    Te nderuar lexues,
    Ne mars te vitit 1998 (per RTSH-nė) shkrimtari Dritero Agolli, duke folur per librin e Bacit Uke” FILOZOFIA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE”, flet edhe per personalitetin e tij shumdimensional.
    Prandaj,ne vijim ju ftoje te lexoni kete prononcim te tij.

    &

    UKSHIN HOTI – NJE PATRIOT I MADH QE I VE SUPET SHQIPERISE


    Ukshin Hoti ėshtė njė nga politologėt mė tė shquar tė popullit tonė. Ai vetėm me kėtė libėr e ka treguar qė ėshtė njė filozof i vėrtetė nė problemet e politikės, por jo tė njė politike vulgare. Ai e shikon politikėn nė prizmin e filozofisė, dhe nxjerr konkluzione nė bazė tė fakteve konkrete dhe tė historisė sė popullit tonė. Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombėtare thjesht nė mėnyrė deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen njė thellėsi tė madhe tė mendimit tė tij, por njėkohėsisht ndjen edhe njė krenari qė ka njerėz tė tillė tė shquar vendi ynė nė tė gjitha fushat e jetės. Por kėtu, nė kėtė fushė, dmth. tė filozofisė politike, unė nuk kam lexuar ndonjė tė dytė qė tė jetė mė i zoti se Ukshin Hoti.

    Problemin e ēėshtjes kombėtare ai e vėshtron nė prizmin filozofik, nė prizmin historik dhe nė prizmin politik. Nuk thotė vetėm se si ėshtė Shqipėria, si ėshtė kjo ēėshtja jonė kombėtare, por edhe se si mund tė zgjidhet. Dhe kjo ėshtė nga meritat mė tė mėdha, sepse nė shumė shkrime pėr problemet tona kombėtare tregohet vetėm se si ka qenė, sa i vjetėr ėshtė populli ynė, me kė ka patur tė bėjė, me pėrplasjet me fqinjėt, me Evropėn etj., por nuk jepen koordinata tė sakta se ē'mund tė bėhet qė populli ynė tė bėhet njė popull i bashkuar, njė komb jo i ndarė, jo i prerė me shpatė siē ėshtė sot Shqipėria. Dhe kėtu qėndron merita mė e madhe e Ukshin Hotit, pra nė faktin qė jep perspektivėn se si duhet bėrė... me njė fjalė, ky libėr ėshtė njė program, nuk ėshtė thjesht njė libėr pėr filozofinė politike, por ėshtė si njė program pėr shqiptarėt, se si duhet tė bėhet Shqipėria njė vend me tė vėrtetė i evropeizuar. Ne flasim e themi se do tė hyjmė nė Evropė, do tė evropeizojmė Shqipėrinė, etj. Tė gjitha kėto janė fantazira, janė gjysmake. Shqipėria evropeizohet kur tė jetė njė, e plotė, dhe jo kėshtu dy copėsh, se kėshtu nuk evropeizohet kurrė. Kė do tė evropeizosh ti, tre milionė banorė do tė evropeizosh? Po tre milionė tė tjerė? Dmth. problemi ėshtė tepėr i ngatėrruar pėr sa i pėrket evropeizimit tė Shqipėrisė, civilizimit tė saj etj. Civilizim do tė thotė kur tė jesh njė. Po s'qe njė nuk je i civilizuar plotėsisht. Dhe Ukshini e trajton kėtė problem.

    Pastaj dhe njė tjetėr gjė: unė mendoj qė njeriu mund tė nxjerr konkluzione jo vetėm nga libri qė kemi kėtu pėrpara, po dhe nga gjithė aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk ėshtė vetėm njė filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai ėshtė njė njeri i aksionit, njė njeri i luftės pėr njė ideal tė madh. Se ka lloj lloj filozofėsh, politikanėsh, historianėsh, edhe ata kanė tė drejtėn e ekzistencės dhe nuk mund tė them se nuk janė tė shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vėrtetė, jo thjesht njė patriot librash, po njė patriot i madh, qė i vė supet Shqipėrisė. Dhe fakti qė gjėndet nė burg, dhe ka kohė qė vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishėm ėshtė ai.

    Po ne shqiptarėt fatkeqėsisht njerėzit e shquar i kemi pak mėri, nuk i kemi aq shumė nė pėrkrahje, ndonjėherė duam dhe t'i spostojmė nga politika ose nga aktiviteti, siē ėshtė puna me Ukshin Hotin. Unė nuk munt tė flas me kompetencė tė madhe lidhur me mėnjanimin e tij, por unė vė re njė gjė, qė pėr daljen e tij nga burgu nuk ėshtė bėrė shumė nė Shqipėri, as nė Shqipėrinė kėtej Drinit, ku jemi ne, dhe as nė Shqipėrinė pėrtej Drinit, ku janė vėllezėrit tanė.

    Dritėro AGOLLI:
    RTSH, mars 1998

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Bisedė pėrmes hekurash

    Nga libri: Ismail Kadare - Ukshin Hoti " Bisedė pėrmes hekurash"...

    ...

    Francezėt si ndėrmjetėsues nė raportet shqiptaro-serbe

    Dikur kam pasur kėnaqėsinė tė takoja ambasadorin francez nė Beograd dhe gjer diku - ta njihja. Gjatė vitit '74, '76 ka qenė i akredituar edhe nė Tiranė. Ishte njė burrė nė moshėn afėr tė 60-tave. Kishte flokė plotėsisht tė thinjura. Ishte sharmant dhe i hareshėm. Nuk mė kujtohet me saktėsi, por gjithnjė mė duket se quhej Mark. Sikur ta dija se akoma ėshtė i gjallė, do ta pėrshėndesja me pėrzemėrsi dhe do t'i dėshiroja jetė tė gjatė. Ishte disa herė me detyrė nė Prishtinė. E kujtoj pėr shkak se dukja e tij prej njė zotėriu tė vjetėr impononte respekt, por mė tepėr, pėr shkak se gjithnjė mė fascinonte me njohuritė e veta lidhur me historinė e vjetėr iliro-shqiptare dhe me interesimin e madh pėr rezultatet e gėrmimeve arkeologjike nė kėtė drejtim ndėr ne. E pata fituar pėrshtypjen se Franca ishte shumė e informuar, jo vetėm me historinė, por edhe me problematikėn shqiptare nė tėrėsi. Njė franceze mė duket se e kishte shkruar edhe njė biografi tė Rugovės, qė ėshtė edhe njė dėshmi pėr njohjen franceze tė problemeve shqiptare. Nuk e di as sot se sa ka pasur hise nė kėtė drejtim angazhimi i shtetit shqiptar dhe sa ka qenė iniciativė e vetė francezėve? Kjo gjė as qė ėshtė me rėndėsi tani. Mirėpo, duke menduar nė retrospektivė, e di se Franca sot ka mundur tė luajė njė rol mė tė dukshėm dhe mė insistent. E ndodhur midis Evroamerikės; me raporte radikalisht tė ndryshuara me gjermanėt; me peshėn e njėrės nga tė dy shtyllat e bashkimit tė Evropės nė kontinent; me reputacionin e miqėsisė tradicionale me sllavėt, me siguri se ndodhet nė njė pozitė specifike qė i jep mundėsinė e ndikimit tė barabartė dhe tė respektimit tė fjalės sė saj nga tė gjithė faktorėt relevantė. Nga ndryshimi radikal i qasjes sė raporteve tė ndėrsjella me gjermanėt, mund tė pėrfundoja se e ka braktisur rezonimin relikt gjeopolitik nė favor tė sė resė. Ndėrkaq, nga fakti se Parisi pothuajse gjithnjė ishte qendėr e madhe e kulturės botėrore, nuk mund tė besoja se francezėt kanė hequr dorė nga ajo thėnia e vjetėr e filozofit plak tė antikitetit grek: Platonin e kam mik, por tė vėrtetėn e kam mė tė shtrenjtė. Nuk mund tė besoj se heshtja e tyre relative ka ndonjė lidhje me argumentimin trivial mbi miqėsinė me sllavėt apo me konsideratat ndaj raporteve midis kishės sė Romės dhe asaj Lindore.

    Demokracia dhe revanshizmi

    Ndėrkaq, diktatura komuniste, varianti i saj enverist nė Shqipėri, me izolimin dhe me mbylljen nė vete tė shtetit shqiptar, padyshim se ka mundur tė rezultojė edhe nė prezentimin defektuoz dhe tė mangėt tė vlerave (nė rend tė parė: edhe tė atyre shkencore) shqiptare. Mirėpo e di po ashtu se pikėrisht nė kėtė kohė u krijua shumica e kėtyre vlerave. Nuk e di nėse vlerat e krijuara si ato nė arsim, shkencė, kulturė dhe ekonomi, ēfarėdo qė ishin, do tė mund tė krijoheshin pėr njė periudhė tė njėjtė tė kohės, por me mė pak diktaturė dhe me mė pak sakrifica. Ndoshta po. Pavarėsisht nga kjo, patjetėr qė duhet tė ketė pasur teprime tė mėdha, gjer nė paranoizėm: gjakderdhje tė panevojshme, vuajtje tė pamatshme dhe viktima tė shumta. I kuptoj ata qė i kanė ndjerė kėto krime nė lėkurėn e vet; edhe ata qė pėr ndonjė arsye tė veēantė i kanė vėzhguar ato si dėshmitarė tė frikėsuar dhe memecė; edhe ata qė gjatė kohės kanė mbajtur qėndrim tė veēantė ndaj zhvillimeve konkrete; por edhe tė tjerėt, me qėllime tė tjera dhe dėshira meskine. Do tė dėshiroja tė mos kishte ngjarė asgjė nga kėto dhe tė mos kishte pasur asnjė viktimė. Qofshin tė kaluara dhe mos u kthefshin mė kurrė! Megjithatė, nuk e di nėse pėr atė kohė dhe pėr filozofinė sunduese politike tė saj, ka qenė e mundur qė tė mos kishte pasur gjėra tė kėtilla. Pėr kėtė shkak, gjithnjė kam menduar se vetėm historia ėshtė ajo qė do tė duhej tė gjykonte drejt pėr kėto ēėshtje. Kam shprehur rezerva ndaj vlerėsimeve kuturu nga perioda euforike dhe nuk jam pajtuar me shkatėrrimin e vlerave materiale apo shpirtėrore vetėm e vetėm sepse ishin krijuar nė kohėn e komunizmit. Edhe teknologjia nukleare-raketore ishte krijuar nė kohėn e komunizmit, por rusėt nuk hoqėn dorė nga ajo, ndonėse do tė kishte qenė e dobishme. Vlerat e njėmendėta mund tė zhvilloheshin mė tej, ose tė zėvendėsoheshin me ato mė tė mira, por tė hiqje dorė nga hidrocentrali i Komanit p.sh., pėr t'u kthyer nė hiē, nė gjendjen pa kurrfarė hidrocentrali, mė dukej se ishte njė kurrfarė politike. Me gjėra tė kėtilla nuk mund ta bindnim askend pėr njėmendėsinė e heqjes dorė nga komunizmi, por mund tė shkaktonim pėrshtypje ndėr shumė tė tjerė se nuk ishim njė popull serioz, pėrderisa nė tė vėrtetė ishim. Thjesht, nuk mendoja se ishte menēuri politike e ēfarėdo shteti qė vazhdimisht t'ia fillonte nga e para, nga hiēi, saherė qė forcave politike do t'u binte ndėrmend ta ndryshonin kursin apo edhe sistemin. Pastaj e ndjeja se nuk do tė ishte e drejtė tė shkaktoheshin viktima tė dyta pėr tė zėvendėsuar ato tė parat. Hakmarrja, si e tillė, nė kohėn e sotme, nuk mendoja se kishte ndonjė kuptim. Do ta zhvlerėsonte luftėn pėr shtet dhe pėr shtetin ligjor. Natyrisht, as nuk isha dhe as nuk jam kundėr saktėsimit tė fajeve qė do t'i ndihmonin vlerėsimit tė drejtė tė sė kaluarės, madje as kundėr dėnimit tė fajtorėve konkretė, por pėr ato faje dhe pėr ata fajtorė, tė cilėt, edhe sipas ligjeve tė atėhershme nė fuqi, i tejkaluan kompetencat; e keqpėrdorėn pozitėn ose treguan zell tė tepruar "revolucionar" pėr shkaqe paranoike apo pėr hesape tė veta private. Kjo gjė ndoshta do tė ndihmonte nė tė kuptuarit e gjerė se edhe nė politikė e drejta tėrhiqte pas vetes edhe obligimin, dhe se ēfarėdo veprimi politik nuk mund tė ishte i zhveshur nga institucioni i pėrgjegjėsisė.
    Mendoja, gjithashtu, se vlerėsimi i sė kaluarės e kishte kuptimin e pastrimit tė sė sotmes dhe tė rrugės pėr tė nesėrmen. Asnjė funksion tjetėr i saj nuk mė ėshtė i njohur. Mirėpo pavarėsisht nga kjo, nė tė vėrtetė nuk dėshiroja as atėherė dhe as sot, qė pėr ēėshtje tė mėdha tė kombit, tė gjykoja nga pozitat e viktimės, por vetėm nga pozitat e rrjedhjes pėrpara tė proceseve qė ēonin drejt realizimit tė qėllimeve kombėtare. Me viktimėn, ndoshta edhe pėr shkak se viktimė jam edhe vetė, do tė mund tė bashkėvuaja gjer nė pafundėsi, por kjo nuk do tė mė ndalte t'u ndihmoja atyre (proceseve), nė qoftė se do tė gjeja ndonjė mundėsi, dhe as tė mė detyronte qė tė hiqja dorė nga gjykimi i drejtė. Pėr kėtė shkak mė akuzonin pėr komunizėm, por e dija se demokracia nuk mund tė ishte e zhveshur nga logjika, prandaj ato akuza nuk mė mėrzisnin.

    Ideologjitė utopike dhe superfuqia

    Nga ana tjetėr, nuk mendoja se mund tė kishte ndonjė ideologji pa utopizėm. Ajo ėshtė cilėsi qenėsore, pjesė-pėrbėrėse e ēdo ideologjie si tė tillė. Rėnien e komunizmit nuk mund ta kishte shkaktuar utopizmi, por pamundėsia qė t'i pėrballonte me sukses konkurrencės sė demokracisė. Gjatė kohės komuniste ish-BRSS ishte njėra nga tė dy superfuqitė botėrore, pikėrisht edhe sepse e kishte dhe e mbėshteste njė ideologji tė tillė, tė madhe, ndonėse mė vonė tė dėshmuar si tė gabueshme nga vetė rusėt. Me rėnien e saj, Rusia edhe mund tė mbetej fuqi e madhe, edhe mund tė forcohej si e tillė, ndoshta, edhe mė tepėr se ish - BRSS. Mirėpo, pa njė ideologji tė tillė, tė madhe - utopike, kurrnjėherė nuk do tė mund tė shndėrrohej nė superfuqi. Ideologjia e madhe e nėnkupton edhe besimin e atyre qė ndodhen jashtė arealit tė saj kultural. SHBA e kanė demokracinė, qė nuk ėshtė ndonjė pronė private e amerikanėve, por qė pėr shkak tė mundėsive gati tė pakufizuara tė tyre, nuk mund tė konkurrohen. Ndėrkaq, sllavizmin mund ta besojnė sllavėt; ortodoksizmin - ortodoksėt. Hipotetikisht, secila nga ato mjafton qė Rusisė t'i japin karakter tė njė fuqie tė madhe, por as tė dyja sė bashku nuk do tė mjaftonin ta shndėrronin nė superfuqi. Nuk e shoh asnjė indikacion tė vetėm bindės se qoftė ortodoksizmi, qoftė sllavizmi, do tė mund tė shndėrroheshin nė ndonjė ideologji qė do tė kishte karakter universal dhe qė do tė ishte e ēmuar njėsoj pėr tė gjithė njerėzit. As qė mė duket e mundshme qė Rusia ta kthejė komunizmin, ndonėse e di se akoma ka ėndėrrime tė tilla. Edhe sikur ta marrim hipotetikisht si tė mundshme, njė komunizėm i tillė, i rikthyer nga rusėt, nuk do tė mund tė ushtronte ndikimin e dikurshėm te jo-rusėt, sepse pikėrisht kėta e braktisėn, u thyen tė mundur apo e tradhtuan, varėsisht nga kėndi i vėshtrimit. Me kėtė pėrfundimisht ka rėnė edhe mundėsia e ndikimit sllav ndėr popujt tjerė pėrmes komunizmit. Ndėr shqiptarėt, shumica absolute e tė cilėve edhe ashtu nuk e besonte njė gjė tė kėtillė, ky ndikim ka pėrfunduar me tamam, pėr tė gjitha kohėrat, dhe kėsaj i ndihmuan edhe vetė nė mėnyrė tė pakursyer.
    Duke filluar nga ky fakt, gjithnjė mė dukej i pakuptimtė diskursi politik i Sali Berishės derisa ndodhej nė pushtet. Nė fillim mendoja se ashtu kujton se do t'u pėlqejė amerikanėve. Kjo gjė mė zbaviste, sepse e dija qė amerikanėt e kishin njohur komunizmin shumė mė mirė se ai. Do t'i thonin atij njė "hello" apo "high"; do t'i buzėqeshnin dhe do t'ia shtrėngonin dorėn me pėrzemėrsi, por do ta vazhdonin rrugėn e tyre. Njė diskurs i tillė politik tek ata, me fjalė tė tjera, mund tė arrinte efektin e simpatisė folklorike. Mund t'i buzėqeshnin me simpati. Madje, edhe mund tė arrinte efektin e ndonjė kundėrreagimi pozitiv, jo shumė tė kushtueshėm diplomatik, por nuk do tė mjaftonte pėr ndryshimin radikal tė kursit politik ndaj Shqipėrisė dhe as qė besoj edhe sot se shkalla e antikomunizmit shqiptar ėshtė masa e pėrkrahjes amerikane ndaj shqiptarėve. Ka aty gjėra mė tė mėdha pėr tė cilat edhe flitet nė kėto letra. Shumė mė vonė jam bėrė i vetėdijshėm se diskursi i tillė politik i Berishės e kishte edhe shkakun e brendshėm dhe pėr kėtė nuk mė erdhi mirė. Kjo gjė mė shtyri qė tė mendoja pak mė tepėr edhe pėr enverizmin, edhe pėr Enver Hoxhėn (mė duket se njė pyetje e Kadaresė ishte e lidhur edhe me kėtė).
    Mė herėt mendoja se vlerėsimin e saktė tė kėtyre ēėshtjeve duhej ta bėnin ata qė e pėrjetuan atė (Enverin dhe enverizmin) drejtėpėrdrejt dhe jo unė. Mirėpo zhvillimet e periudhės postkomuniste ēėshtjeve tė kėtilla po i japin gjithnjė e mė tepėr karakter gjithėkombėtar, qė mund ta kishin edhe mė parė, por qė nuk e pėrjetonim njėsoj, prandaj as qė mund tė mendonim njėsoj. Tani sikur gjithnjė e mė tepėr po krijohen parakushtet pėr tė njėsuar vlerėsimet, por nuk mendoj se ky proces (i krijimit tė parakushteve) ėshtė i pėrfunduar, ndonėse natyra e sistemit, nė tė gjitha rastet, duket e pėrafėrt (tranzicioni demokratik) dhe ka pikėsynime tė njėjta - shtetėsinė shqiptare.
    Mė duket se pėr aspektin e brendshėm tė ēėshtjes, dhe jo aq pėr reperkusionet e jashtme, dilema themelore vazhdimisht reduktohet nė pyetjen se ishte apo nuk ishte enverizmi dhe Enver Hoxha i dėmshėm pėr ēėshtjen kombėtare? Sė paku, kėshtu e shoh vazhdimisht tė shtruar nė diskutimet e ditės nėpėr gazetat tona. Dhe vazhdimisht, nė diskutimet e ditės nėpėr gazetat tona, pėrgjigjemi se po, dmth. se ishte i dėmshėm. Mirėpo, ē'na duhet atėherė qė gjithnjė tė bindemi pėr njė gjė tė kėtillė? S'ma merr mendja se kjo bėhet pėr shkak se populli shqiptar kishte bindje tė tepruara komuniste dhe se nė kėtė mėnyrė synohet ērrėnjosja e tyre. As qė mendoj se atij i hėngri ndonjėherė palla pėr komunizmin si tė tillė, ndonėse luftoi pėr tė si edhe jugosllavėt. Mirėpo njė popull mund ta dojė njė ideologji tė caktuar nė masėn qė ajo i mundėson perspektivėn individuale dhe sigurinė kolektive. Nė kėtė kuptim, nuk mund tė thuhet se njė masė e konsiderueshme e njerėzve, nė sistemin e atėhershėm, e ndjente veten tė paperspektivė ose tė pasigurt. Ėshtė tjetėr ēėshtje se niveli i saj i pėrgjithshėm ishte i ulėt (amerikanėt e vlerėsonin si socializėm tė fshatarėsisė sė varfėr). Koha e tranzicionit njė numri tė konsiderueshėm tė njerėzve, nė mos shumicės, akoma nuk ka mundur t'ua sigurojė alternativėn e premtuar, qoftė edhe tė vetėpremtuar. Megjithatė, nga kjo gjė nuk mund tė nxirret pėrfundimi se ata kanė mbetur akoma edhe sot me tė kaluarėn, ose se do ta preferonin kthimin e komunizmit. Mendoj se, thjesht, gjenden nė fazėn e kėrkimit tė vetes nė kushtet e reja dhe se kjo nuk ėshtė punė edhe aq e lehtė. Pėr kėtė shkak, mendoj se reduktimi i ēėshtjes nė njė pyetje tė tillė alternative ose nė njė dilemė tė paqenė, nuk duket me vend. Ndėr grupe tė veēanta dhe shtresa tė caktuara shoqėrore qė aty kanė parė ndoshta edhe diē mė tepėr se sa modelin e zhvillimit, ka mundur tė shkaktojė iritime. Nga ky aspekt, nuk mė ėshtė dukur aq i befasishėm reaksioni i Jugut nė Shqipėri, ndonėse jam plotėsisht i bindur se as ata, sikur edhe tė tjerėt, nuk e preferojnė kthimin e sė kaluarės apo tė sistemit tė kaluar. Ma merr mendja se PS atje dhe atyre shtresave po ua siguron njė kohė mė tė gjatė pėr riadaptim nė kushtet e reja.
    Sikur njė ēėshtje e tillė tė formulohej nė mėnyrė mė adekuate nė diskursin tonė politik nė kuptimin e pėrdorimit tė njė modeli tė tillė pėr zgjidhjen e problemeve tė sotme apo tė ardhme, ma merr mendja se edhe pėrgjigja do tė ishte e njėjtė pėr shumicėn absolute shqiptare. Mirėpo, edhe kėshtu, ēėshtja shpeshherė po reduktohet nė pyetjen e drejtėpėrdrejtė me njė konotacion negativ - ishte apo nuk ishte Enver Hoxha nacional apo anacional? Dhe, pėrgjegjja pėrsėri do tė varej nga ajo se ēka dėshirohet tė arrihet me njė argumentim tė tillė. Do tė ishte njėsoj sikur tė argumentohej mbi atė nėse komunizmi ishte mė tepėr nacional apo internacional? Si teori, asnjė teorik nuk mund ta mohojė faktin se internacionalizmi, nė instancėn e fundit, nuk ishte asgjė tjetėr pėrveēse njė zgjidhje utopike e ēėshtjes nacionale nė pėrmasa botėrore. Si praktikė, duke e reduktuar internacionalizmin nė pėrkrahje tė gjithanshme tė BRSS, pa obligimin e qartė tė reciprocitetit, nė fund u tregua e mėrzitshme. Mirėpo, sikur ish - BRSS ta kishte precizuar dhe pėrmbushur njė obligim tė tillė reciprociteti, patjetėr qė teoria nė fjalė nė fund do tė dilte absurde, pasiqė lufta totale nuk do tė ishte kurrfarė zgjidhje, as utopike, e asfarė ēėshtjeje. Mirėpo njė rezultat i tillė i paramenduar si konsekuencė e fundit e koherencės sė brendshme tė teorisė, nuk e zhvesh atė nga pėrmbajtja e saj (nė kėtė rast) nacionale, sepse gjithnjė do tė mbetej e hapur mundėsia e mosaplikimit tė drejtė apo e praktikimit tė saj devijant (a ka mundur tė gjejė forma tė tjera tė pėrshtatjes ndaj kushteve konkrete) dhe nė kėtė mėnyrė diskutimi do tė mbetej gjithnjė i hapur.

    Enverizmi ose nacionalizmi i kuq shqiptar

    Nė njė nivel mė konkret, ēėshtja do tė mund tė shtrohej edhe nė mėnyrė analogjike: ishte apo nuk ishte Adolf Hitleri njė nacionalist gjerman? Nuk e dėshiroj krahasimin e Enverit me Hitlerin pėr shkak tė pėrmbajtjes sė kundėrt tė ideologjive tė tyre. Por e zhveshur nga pėrmbajtja dhe besimet e kundėrta, duket sikur analogjia ėshtė mjaft e qėlluar: Hitleri ishte njė nacionalist gjerman nė masėn qė fashizmi konsiderohet skajshmėri e fundit e njė nacionalizmi tė djathtė. Nacionalsocializmi i Hitlerit nuk mund tė mos ishte skaji i fundit i djathtė i nacionalizmit gjerman. Duke e ndjerė Gjermaninė tė poshtėruar me marrėveshjet e paqes sė Versailles-it, ai kujtoi se duhej pėrmbysur i gjithė rendi ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė Gjermanisė t'i sigurohej vendi i merituar nė ato raporte. Rruga, natyrisht, u tregua absurde, por kjo atė nuk e bėn mė pak nacionalist gjerman. E bėn njė nacionalist paranoik gjerman, pėr shkak tė rrugės qė e ndoqi nė realizimin e atij qėllimi, por edhe pėr shkak tė karakterit tė vetė qėllimit qė ishte mjaft iracional. Ndėrkaq, nė masėn qė teoria nacionale e komunitetit e formuluar nga Lenini, dhe pastaj e plotėsuar, dhe pjesėrisht e aplikuar, nga Stalini, e zhvilluar gjer nė konsekuencėn e fundit, konsiderohet njė skajshmėri e majtė nacionaliste, atėherė edhe Enver Hoxha nuk mund tė mos konsiderohet njė nacionalist i majtė i skajshėm shqiptar. I skajshėm, pėrsėri, pėr shkak tė rrugės qė e besoi dhe qė u tregua njėsoj absurde si edhe ajo e Hitlerit, por pa konsekuencat e sė parės. Ma merr mendja se edhe ai e konsideronte Shqipėrinė tė poshtėruar me marrėveshjet qė ishin rezultat i Konferencės sė Londrės tė v. 1912/13. Pėr aq mė tepėr, sepse e dinte, si gjithė tė tjerėt, se shqiptarėt nuk kishin provokuar kurrfarė lufte, por se ishin viktimizuar pėr tė shpėtuar Evropėn nga lufta, nga e cila ajo gjithsesi nuk shpėtoi. Ai deri diku e besoi, por jo gjer nė fund, teorinė e botės sė tretė tė Mao Ce Dunit. Mendoi se, duke e korrigjuar atė me aktivizimin e grupeve marksiste-leniniste nė Evropė (e cila pėrkonte me besimin e Leninit pėr aktivizimin e proletariatit), do ta pėrmbyste sistemin e Evropės, dhe kjo do t'ia mundėsonte atij realizimin e qėllimit nacional - bashkimin e trojeve shqiptare dhe tė shqiptarėve nė njė shtet. Ndėrkaq, theksimi i aspekteve militante tė socializmit nė Shqipėri, ose socializmi militant shqiptar, siē mund tė quhet, ishte poashtu nė funksion tė kėsaj. Do tė ishte absurde tė besohej se kjo ishte e zhveshur nga ndonjė qėllim i tillė dhe se ishte produkt i ndonjė sadizmi tė veēantė tė Enver Hoxhės ose edhe tė nomenklaturės sė tij politike. Ai, ndoshta njėsoj sikurse edhe Hitleri, do tė mund tė quhej paranoik, por pėr shkak tė absurditetit tė rrugės qė e besonte (pėrmbysjen e rendit nė Evropė), dhe jo pėr shkak tė qėllimit si tė tillė, pasiqė nuk ma merr mendja tė ketė ėndėrruar ndonjėherė qė pėrmes njė Shqipėrie etnike tė sundonte tėrė botėn. Absurditeti i rrugės tė cilėn e besoi do tė mund ta kualifikonte atė, duke e abstrahuar kohėn nė tė cilėn jetoi, si mė tepėr ose mė pak tė dėmshme pėr ēėshtjen shqiptare (zgjidhjen e saj), por jo edhe si anacional. Ai besoi sinqerisht se ish-BRSS-ja ėshtė dashur t'i ndihmonte nė qėllimet e tij nacionale. Nė prizmin e kėtij besimi, ai edhe e vlerėsoi sistemin komunist, jo vetėm nė ish-BRSS, por gjithkund, por pėr kėtė mund tė quhej i njėanshėm, subjektiv etj., por jo edhe anacional. Ndėrkaq, si antikombėtar, do tė mund tė cilėsohej nė masėn qė besimet dhe aktivitetet e tij i shkaktuan dėme ēėshtjes kombėtare, pavarėsisht nga dėshira qė t'i ndihmonte, por kjo sėrish do tė ishte njė ēėshtje tjetėr mė vete, pasiqė ėshtė pak e besueshme se Evropa vėrtetė e ka ndjerė veten tė rrezikuar nga besimet dhe aktivitetet e tij nė fushėn politike ose teorike. Ėshtė interesant se gjatė qėndrimit tim nė Harvard (1978), njėrit nga profesorėt e vjetėr qė punonte nė M.I.T. (Massachussettes Institut of Technology) iu kishte ngulitur nė kokė ta mėsonte mendimin tim intim pėr Enver Hoxhėn. Mirėpo ai kėtė e bėnte nė mėnyrė pak si tė ēuditshme. Ishte njė ekspert i njohur standard amerikan mbi ēėshtjet e komunizmit dhe si duket, kujtonte se ēdo zyrtar apo ish-zyrtar shqiptar nė Jugosllavi, pėr tė arritur nė shkallėn e njė zyrtari, duhej patjetėr tė ishte jo vetėm njė anti-enverist i pėrbetuar, por edhe tė fliste keq pėr tė si person. Ai nuk e dinte se unė kisha njė mendim timin origjinal pėr kėtė punė dhe se nuk kisha ndjerė nevojė ndonjėherė tė deklarohesha nė mėnyrė tė tillė. Pėr kėtė shkak, pėr ēdo mėngjes kur takoheshim, me rastin e shkuarjes nė zyrė, pas pėrshėndetjeve formale, gjithnjė mė pyeste se ē'mendoja pėr "crazy old man"-in? Ndonėse, e dija se amerikanėt, fjalėn "crazy" ngandonjėherė e pėrdorin pėr tė shprehur simpati nė kuptimin: "njė plak i sertė" dhe jo "njė plak i krisur", pėrsėri pėrdorimi i kėsaj fjale mė pengonte. Mirėpo e dija se sekretaresha e tij ishte me origjinė serbe dhe se mund tė mė shkaktonte ndonjė telashe kur tė kthehesha nė shtėpi, dhe pėr kėtė shkak nuk dėshiroja t'i pėrgjigjesha. Megjithatė, ai nuk hiqte dorė nga qėllimi i vet dhe mė ngacmonte nė kėtė drejtim sa herė qė mė takonte. E dija se ishte njėri nga kėshilltarėt e Presidentit Charter pėr ēėshtjet e komunizmit dhe ky fakt ndikoi qė edhe unė, nga ana ime, ta provokoja qėndrimin e tyre ndaj ēėshtjes shqiptare. Shkuam nė njė kafe tė afėrt dhe e shtruam bisedėn. Tha qė fjalėn "crazy" e pėrdorte ngaqė vazhdimisht e fascinonte fakti se njė njeri i vetėm si ai e kishte izoluar njė popull tė tėrė dhe e mbante tė mbyllur. Kjo gjė e iritonte pėr shkak se nuk mund ta kuptonte arsyen. I dhashė tė drejtė, por e pyeta nėse njėmend e dėshironin hapjen e Shqipėrisė dhe ndryshimin radikal tė politikės sė saj? "Gjithsesi", - u pėrgjegj profesori plak. "Mirė" - thashė unė, - "kam bindjen se ai do tė hiqte dorė fare nga komunizmi sikur Ju t'ia garantonit bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė". Kjo gjė e habiti, sepse nuk e kishte pritur, kurse unė nuk kisha kurrfarė haberi nėse Enveri njėmend do ta bėnte njė gjė tė tillė. Natyrisht se ai u thirr nė argumentin e keqėsimit tė raporteve me rusėt, por nuk ishte i pėrqendruar nė kėtė ēėshtje. U mendua bukur njė kohė dhe pastaj m'u drejtua: "Mendoni se ai ėshtė njė nacionalist?" "Par excellence", - thashė, -"njė nacionalist i skajshėm i kuq shqiptar" - shtova. U kujtua sėrish njė kohė bukur tė gjatė dhe pastaj tha se pajtohej plotėsisht. E kishte shkruar njė libėr bukur tė trashė pėr politikėn dhe pėr ideologjinė shqiptare, por tani, tha ai, iu bėnė tė qarta shumė gjėra qė i kishte kujtuar si tė pashpjegueshme. Madje edhe mė falėnderoi pėr bisedėn, pėrderisa unė e kisha hallin te sekretaresha e tij. Megjithatė, me rastin e kthimit nuk pata ndonjė konsekuencė. Mė vonė bisedat e rastit me kolegėt pėr tema delikate do tė mė kushtonin shtrenjtė. Megjithatė nuk pata mundėsi tė hiqja dorė nga e drejta ime pėr tė menduar lirisht dhe pėr t'i shprehur ato kur pandehja se nuk do tė lėndohej askush. E besoja si njė tė drejtė me rėndėsi kapitale.

    Frika evro-amerikane nga e panjohura

    Desha tė them se, nė qoftė se kjo ishte kėshtu, dmth. ashtu siē e konstatoi akademik Qosja guximshėm mė herėt, se komunizmi nė Evropė sė bashku me variantin e vet enverist ndėr shqiptarėt kishte vdekur, atėherė nuk mbetej ndonjė arsye tė mos flitej objektivisht mbi tė: enverizmi si variant i komunizmit ka vdekur edhe si pėrmbajtje e shqiptarizmit, pikėrisht sikur qė vetadministrimi (vetėqeverisja socialiste) si variant i po atij komunizmi, ka vdekur edhe si pėrmbajtje e jugosllavizmit, por edhe e serbizmit. Andaj, nuk kam asnjė mundėsi t'i kuptoj pėrpjekjet e ndryshme evroatlantike, qė nė forma tė ndryshme angazhohen pėr autonomi, duke lejuar tė mbetemi sėrish nėn tutelėn sllave. Nuk e kam tė qartė se cila formė e demokracisė do tė mund tė quhej demokratike, po qe se njė populli tė tėrė, tė madh sa shqiptarėt, dhe jo vetėm gjysmės sė tij (se edhe gjysma tjetėr e dėshiron tė njėjtėn gjė), do t'ia mohonte tė drejtėn e vetėvendosjes? Nė emėr tė ēkafit do ta bėnte njė gjė tė tillė?
    Tė ideologjisė? = Ėshtė konstatuar se ajo ka vdekur!
    Tė baraspeshės? = Konstatuam se ėshtė nė vdekje e sipėr (agoni) dhe se pikėrisht vdekja e mendimit gjeopolitik ėshtė parakusht i domosdoshėm pėr bashkimin me sukses tė Evropės.
    Konstatuam = (gjithashtu), se pikėrisht bashkimi nė njė shtet i popullit shqiptar ėshtė indikatori mė i sigurt i tejkalimit (i vdekjes) tė mendimit gjeopolitik, andaj edhe indikator i njėmendėsisė sė proceseve integrative. Pėr kėtė shkak, po ashtu:
    Konstatuam = se bashkimi nė njė shtet i trojeve dhe i popullit shqiptar ėshtė nė vijėn e trendit, tė bashkimit tė Evropės, dhe jo nė kundėrshtim, apo kundėr tij. Andaj, mbetet se kjo gjė mund tė kundėrshtohet vetėm nė emėr tė:
    Frikės = nga e panjohura, ose tė frenimit, apo tė ngadalėsimit tė proceseve pėr hir tė kėsaj frike, por gjithnjė, duke e synuar mbisundimin e saj. Kjo gjė, natyrisht, nė formėn e saj mė tė keqe, do tė arrihej me viktimizimin e sėrishėm tė shqiptarėve. Ndėrkaq, nė formėn e saj mė tė mirė, tė natyrshme, do tė duhej tė arrihej me tė kundėrtėn e kėtij viktimizimi - me bashkimin e tyre nė njė shtet tė vetėm shqiptar.
    Detyrė e shqiptarėve ėshtė qė ta luftojnė edhe kėtė frikė tė Evroamerikės, qė t'ia heqin atė. Me fjalė tė tjera, sė bashku me luftėn pėr vete, do tė jenė tė detyruar tė luftojnė edhe pėr Evropėn, nė mėnyrė qė ajo tė mos "frikėsohet" nga vetja. Mėnyra mė e mirė pėr ta arritur kėtė do tė ishte sikur ta detyronin Evropėn qė t'i respektonte edhe principet edhe qėllimet e veta tė deklaruara, gjė qė shqiptarėt tashmė janė duke e bėrė me forma dinjitoze tė luftės paqėsore apo edhe tė luftės. Dėgjoj p.sh. se UĒK rigorozisht u pėrmbahet normave ndėrkombėtare tė luftės dhe pėr kėtė mė vjen mirė.

    UĒK-ja doli nė skenė nė mėnyrė dinjitoze

    Dhe kur gati pas katėr (4) viteve tė vuajtjes sė dėnimit me burg, Unioni i Pavarur i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, me guximin dhe me hijeshinė qė i takon rinisė studentore, e inicoi procesin e zhbllokimit dhe tė dinamizimit tė jetės politike nė Kosovė - vėrtetė u gėzova. Kėtė ata e bėnė pavarėsisht nga unė, me motive sublime dhe me qėllime tė larta. Mirėpo, unė u gėzova edhe pėr motive personale: ndonėse akoma ndodhesha nė vuajtje tė dėnimit me burg, e ndjeva vetėn disi tė zhbllokuar: akoma nė pranga, por pa to, shpirtėrisht tė lirė. Pėr njė tė burgosur si unė, njė gjė e tillė ka rėndėsi tė madhe. Ata ndoshta edhe pa dashur m'a lehtėsuan burgun! Nė ndėrkohė mėsova pėr daljen nė skenė edhe tė UĒK-sė. Nė fillim nuk e besova mundėsinė e ekzistencės sė saj. Mė vonė u binda. Nuk e pėrjetova si fitore tė botėkuptimeve tė mia, por si vendosmėri, determinim tė popullit, qė tė mos e lejonte edhe mė tutje nėpėrkėmbjen, anashkalimin e pashembullt tė dinjitetit, unė-it tė vet kolektiv si komb dhe qė me ēdo kusht tė lirohet nga kushtet qė e mundėsonin vazhdimisht njė gjė tė tillė. Unė pėr vete nuk e doja luftėn. E doja vetėm ndryshimin e pozitės sė Kosovės dhe pastaj tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. As qė besoj se ka ndonjė popull qė e do luftėn si tė tillė. Ajo nuk ėshtė nė natyrėn e njeriut apo tė kombit. Mirėpo ėshtė nė natyrėn e tyre tė luftojnė pėr sigurinė e qenies sė vet dhe pėr avancimin normal tė saj. E besoj se nuk ėshtė nė natyrėn e njeriut dhe as tė kombit tė pajtohet me statusin e robit. Jam plotėsisht i vetėdijshėm se ajo - UĒK-ja - solli me vete jo vetėm ndikimin rrėnjėsor nė realitetin politik shqiptar dhe jashtėshqiptar, ndryshimin e tyre, por edhe shumė tė panjohura nė vetė atė realitet dhe nė ambientin ku ėshtė vendosur. Me gjithė keqardhjen e sinqertė pėr viktimat dhe konsekuencat e luftės, kam besim tė plotė se UĒK-ja, ashtu siē doli nė skenė, nė mėnyrė dinjitoze dhe efikase do tė dijė ta pėrmbushė misionin e vet, duke e mundur edhe luftėn si tė tillė, ose sė paku, t'i kontribuojė edhe kėtij qėllimi, me karakter universal, gjithėnjerėzor dhe fisnik.

    Ukshin Hoti: pjesė nga vepra “Bisedė pėrmes hekurash"


    Me vrasje nuk mund tė vriten tė vėrtetat dhe as idealet

    Sikur tė kishte pasur njėmend terroristė dhe aq sa i pandehin serbėt, do tė ishte pėrmbysur e tėrė Evropa dhe jo vetėm Serbia. Duke i shpallur pėr terroristė e fundamentalistė, nuk mund tė blehet edhe mė tutje pėrkrahja dhe as simpatia e Evropės, sepse nė atė mėnyrė ajo do t'i konservonte raportet e veta; nuk do tė ishte nė interesin as tė Serbisė as tė rusėve dhe as tė Evropės aziatizimi i shqiptarėve nė trojet e veta dhe nė kontinentin e vet. Dhe askush qė dėshiron tė mbetet nė nivelin e njeriut dhe tė principeve tė deklaruara; nė harmoni me veten dhe me Zotin, nuk guxon t'i shikojė vrasjet me indiferencė, qoftė edhe tė kamufluar, si aktivitet politiko-diplomatik, dhe as t'i tolerojė ato, qoftė edhe me motivin cinik pėr reduktimin e forcės sė UĒK-sė. Me vrasje nuk mund tė vriten tė vėrtetat dhe as idealet, dhe as qė mund tė shuhen aspiratat legjitime tė njė populli tė tėrė. Vrasja nuk e tremb njeriun e idealit dhe as popullin e vetėdijėsuar pėr veten. Ajo nuk mund tė arsyetohet me trillime, as tė miteve. Njė popull i tėrė nuk mund tė quhet terrorist. Andaj, vrasja e bartėsve tė idealeve tė tij dhe tė tė vėrtetave tė argumentuara nga ēdo aspekt dhe nė tė gjitha nivelet, nuk mund ta ndalojė avancimin e proceseve pėrpara. Mbetet krim qė e dėnojnė edhe njerėzit edhe perėnditė, qė nuk e ha mendja as e njeriut dhe as e perėndisė: qė e vret ndėrgjegjen e njerėzimit; qė e vret edhe vrasėsin. Vrasja tė vret dhe kjo ėshtė e tėra. Ajo nuk mund tė kuptimėsojė asnjė krim. Pavarėsisht nga vrasjet, shqiptarėt do ta vazhdojnė marshimin e tyre drejt lirisė sė vet; caqeve qė u takojnė edhe si popull edhe si komb. Ky ėshtė fati i tyre i determinuar historikisht dhe ata kėtė doemos do ta takojnė.

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •