Allahu xh.sh. na terheq verejtjen ne Kur'an:
62:8. Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej sė cilės po ikni, ka pėr t'ju zėnė, e mandej do tė silleni te Ai qė e di tė padukshmen dhe tė dukshmen, dhe atėherė Ai do t'ju njoftojė me atė qė keni punuar".
Por shume njerez kane frike nga vdekja dhe mundohen te ruhen nga ajo duke iu shmangur rasteve ku iu rrezikohet jeta e tyre.
Shembull konkret kemi pasur ne luften e fundit ne Kosove kur shume meshkuj kane refuzuar apo i jane shmangur hyrjes ne radhet e UĒK-se per shkak se kane pasur frike nga vdekja.
Por, fatkeqesisht ka pasur shume raste kur mu keta njerez pastaj jane zene ne befasi nga forcat serbe dhe jane ekzekutuar ne menyra barbare.
Prandaj, mendoj se te gjithe ne duhet te jetojme e te punojme ne ate drejtim qe kur te na vije vdekja te jemi te gatshem dhe ta mirepresim e jo te kemi frike prej saj.
Vdekjen duhet ta kemi gjithnje parasysh e te mos mashtrohemi e te mendojme se mund te ikim prej saj, sepse cdo njeri e ka afatin e caktuar te vdekjes dhe engjuj te caktuar per marrjen e shpirtit te tij sic thuhet ne Kur'an:
6:61. Vetėm Ai ėshtė mbizotėrues ndaj robėrve tė vet. Ndaj juve dėrgon rojė (cakton engjėj) derisa kur t'i vijė ndonjėrit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin tė dėrguarit tanė (tė tjerė) dhe ata nuk bėjnė kurrfarė lėshimi.
Allahu na i falte gabimet dhe na mundesofte te vdesim Muslimane dhe me shehadetin si fjale te fundit!
Paqja dhe meshira e Allahut qofte me ju!
Krijoni Kontakt