Xhonson: Agjëroni që ti kuptoni muslimanët
Londër: Kryetari i Londrës Boris Xhonson ka kërkuar që jo-muslimanët të agjërojnë për një ditë gjatë këtij muaji të Shenjtë të Ramazanit për ta ndihmuar kuptimin e fqinjëve të tyre muslimanëve, raporton sot e përditshmja Daily Mail.
"Kërkoj nga njerëzit veçanërisht gjatë Ramazanit për të mësuar më shumë rreth Islamit," tha Xhonson gjatë një vizite në xhaminë në Lindje të Londrës dhe në Qendrën Muslimane në Londër.
"Shtone kuptimin dhe mësimin rreth Islamit, edhe agjëroni për një ditë bashkë më fqinjët tuaj musliman si dhe bëni iftar në xhamitë afër jush."
Xhonson tha se një mirëkuptim i Islamit do ti ndihmonte njerëzit të largoheshin nga idetë negative dhe dallimet në shoqëri.
"Unë do të jem i befasuar se nëse ju nuk do të gjeni shumë më shumë gjëra të përbashkëta se sa keni menduar," tha ai.
Ai gjithashtu vlerësoi rolin e muslimanëve në sfidimin e "stereotipave tradicionalë".
"Janë në teatër, komedi, sport, muzikë a politikë muslimanët po i sfidojnë stereotipat tradicionalë," tha ai.
"Ata po tregojnë se ata janë, dhe dëshirojnë të jenë pjesë e komunitetit të zakonshëm."
Një studim i komisionuar nga qeveria ka zbuluar se grumbujt e tregimeve negative në mediat Britanike kanë djallëzuar muslimanët dhe fenë e tyre duke i paraqitur ata si armiq të brendshëm.
Muslimanët Britanik, që llogaritët të jenë rreth 2 milion gjithashtu kanë marrë barrën kryesore të ligjit anti-terror pas sulmeve në Londër.
Ata janë ankuar vazhdimisht për keqtrajtime të përsëritura nga policia për të vetmen arsye se janë musliman.
Kryetari i Londrës vlerësoi rolin e muslimanëve Britanik në ndërtimin e shoqërisë Britanike në vend.
"Muslimanët janë në zemër të çdo aspekti të shoqërisë," tha ai.
"Kontributi i tyre është diçka prej së cilës përfiton çdo Londinez."
"Policët, doktorët, shkencëtarët dhe mësuesit musliman janë pjesë themelore e "fabrikës Londër," tha ai.
"Financa Islame po kontribuon në ekonomë duke e ndërruar mënyrën se si Londinezët po investojnë, kursejnë, huazojnë dhe harxhojnë."
"Ka mësime të vlefshme që njerëzit nga çdo përkatësi mund të mësojnë nga Islami," tha ai.
Ai tha se të gjitha praktikat e mira të muslimanëve pasqyrohen në mësimet e Ramazanit.
"Të tilla siç është rëndësia e bashkësisë, lidhjeve familjare, mëshirimi dhe ndihmesa për ata në nevojë," tha ai.
"Krejt këto që qëndrojnë në zemër të mësimeve të Ramazanit."
Boris Xhonson që njihet për mbështetjen e tij të madhe për muslimanët ka prejardhje muslimane Turke nga ana e gjyshit të tij. /timeturk, daily mail/
Krijoni Kontakt