Akoma sme ka dale inati i sotshem , mgjth po marr guximin te shkruaj.
Nuk ke nga t'ja fillosh.
Une kam qe ne 89-90 qe e tifozoj juven.
Ne kaq vite qe e kam ndjeke me fanatizem te madh , kurre nuk kam pare ndonje ndeshje qe juves mund ti kthesh rezultatin nga 2 me 0 ne 2 me 3 brenda 25-30 minutave.
Me falni nqs gaboj , por smbaj mend qe kjo gje ti kete ndodhur juves. Edhe gjysem-finalja e 99 me Man U e CL , 2 me 0 juvja kaloi perpara brenda 12 minutave. Pra MAN U pati ne dispozicion 80 minuta afersisht te barazonte apo te fitonte.
Por ti shenosh juves 3 gola brenda 25 minutave?
Allah Allah.
Keta , leqe te bejne me zemer , por te bejne edhe violent pale.
Nja 3 gota e 2 pjata u thyen tek restoranti ku isha , edhe si perfundim u ban-a edhe nga ai restoranit mos me ik me.
Isha ul me nje shok e po shifja ndeshjen.
Filloi loja edhe qarkullimi ne mesfushe , sic e ka zakon juvja ne fillim , perfekt .
Nje domimin ne mesfushe e cila u be ne menyre te lehte. Aty mendova qe kjo ndeshje ka per te qene e lehte per tu fituar, sepse mesfusha eshte kyci i suksesit.
Pastaj pashe nja dy kundersulme te napolit , shume pak te rrezikshme , mirepo njera nga ana e grygeres dhe nje nga ana e grossos.
Thashe me vete ''akoma keta trapat anesore qe skane takat te kthehen mbrapsht ne kohe kur sulmon juvja'' ?
Mgjth nuk u shqetesova shume , sepse kete gje e kam dite me kohe rreth ketyre dy mbrojtesave anesore.
Nga njera ane e kuptoj ferraren kur ben zgjedhjen e ketyre dy anesoreve.
Grosso eshte shume i mire per te mbeshtetur sulmin. Kroson mire ,driblon ndonjehere dhe gjuan shume forte ne porte. Pra mbrojtes ideal , mirepo ska sprintin e roberto carlos apo ashley cole .
Grygera po i njejte , kroson mire, gjuan fort , mirepo ska teknike sikurse grosso.
Edhe ky , sikurse grosso, ska shume takat te kthehet mbrapsht. Kujtoni kundersulmin e golit te trete te napolit sot , kur grygera ishte 10 metro para lojtarit napolitan , dhe ky i fundit e mundi me sprint nga mesfusha deri tek zona e juves.
Tani ferrara duhet te luaje shah me keta dy lojtare.
O i fut ne ekip duke e bere juven shume violente ne sulm , ose fut mbrojtes si molinaro , te cilet rrine ne mbrojtje shumicen e kohes , e duke pase me pak demtime ne kundersulm.
Ferrara ,''ish-mbrojtesi'', zgjedh opsionin e pare. Vertet se paskam dite qe nje ish-mbrojtes , paska pase shpirt sulmuesi. Ky ose i merr taktikat nga ndonje tranjer tjeter , ose paska qene kongjill i fshehur e se paskemi njohur mire .
napoli merr nja tre korner pjesen e pare , edhe nga ato korner mund te kishte shenuar te 3 heret .
hmmmm oh oh , mendova me vete. this is not good.
canavaro te treja heret , deshtoi te mbante qender-mbrojtjen nga set-pieces.
Ketu fillova te merakosesha.
Sepse kur ti ke dy anesore te cilet jane teper te ngadalte te sulmojne edhe te mbrojne , e plus ke qender mbrojtjen kur sluan mire , atehere detyrimisht do merakosesh.
Mgjth loja vazhdoi dhe trezegol shenoi , ne fashion e tij , me koke.
Mbaroi pjesa e pare , edhe ja bera ''come on juve, one more gol and we can bury it'' .
Filloi pjesa e dyte dhe prape juvja dominim ne mesfushe. Loja e qete , dhe po ecte drejt nje fitore te sigurte nga ana e juves , edhe pse napoli ngacmonte ndonjehere .
Shenohet goli i dyte, nje dhurate nga ana e napolit.
Mendova me vete ''thats it , game over'' .
Dhe po beja muabet me shokun duke bere komentimet pa mbaruar loja.
Per nje moment hoqa syte nga tv , e pashe napolin qe po sulmonte nga ana e grygeres.
Ky i fundit i pafuqishem per ta mbyll ansoren e tij , e napoli shenoi duke krohesuar dherazi nga kornja e grygeres.
U nxeva '' oh piece of shite, nuk nxurre qe nuk nxurre mend nga ana jote mer debil '' .
Mbas golit te pare , juvja qetesisht po qarkullonte topin ne mesfushe , aty ku eshte me e forte , edhe beri nje aksion te rrezikshem qe trezeguet duhet te kishte shenuar, e nuk e kuptova perse nuk e gjujti topin direkt.
Mgjth napoli po e shtynte juven per nga mbrojtja. krohesuan 2-3 here e juvja mezi po e hiqte topin nga mbrojtja. Aty fillova po panikesha. Sinqerisht po mendoja ''kjo ndeshje ka per te pase nje perfundim te frikshem , sepse mbrojtja po gabonte shume here'' .
Kur u be goli i dyte , gati sa nuk shpertheva nga inati. Lojtari i napolit ''free header'' , leqe kishte tere ate kohe per ta gjujt topin me koke , kur asnjeri se markoi , por mbasi buffoni e shpetoi , ishin afersisht 5 lojtare te napolit te cilet mund ta kishin gjujt ate top ne porte.
Aty e kuptova qe kjo ndeshje nuk kishte shance juvja ta fitonte. Aty e pashe qe juvja ishte tmerresisht dobet ne mbrojtje dhe keshtu kemi qene qe ne fillim te kampionatit , por ka qene mesfusha e cila ka zene vrimat e mbrojtes me pare.
Kur u be goli i trete , aty ishte kulmi i mbrojtjes. grygera dorezohet ne mes te fushes duke mos u kthyer shpejt e lojtari i napolit ja merr me sprint e kunderesulmon. kroheson ne porte , e topi bie tek kembet e grossos. o nene o nene , ca heqje nga zona ben grosso. edhe mbrojtesit me amator e serise C nuk do e kishte heq ate top ne ate menyre. e keshtu napoli shenon te 3-tin. Credit to them , i pelqej si ekip edhe meritonin fitoren me plot gojen sepse su dorezuan deri ne fund.
Por me thoni ju mua ....... a ja dhuroi juvja ate fitore napolit??--of course, sepse juvja e vertet , sdo kishte shance me qene kaq pa zemer ne fushe. sikur te futeshin ne porte per 25 minuta , sdo kishte shance ekip ne bote ti kishte shenuar 3 gola.
Ferra , ferrara .
Ahhh o Ferrara. Dakort u vra camoranezi , por pse e fute tiagon?----tiago kishte 2 muj jashte fushe, pse tiago per 70 minuta ne fushe mer?
qekur u fut ai , mesfusha sikur u ngushtua, edhe diego u detyrua te zbriste me poshte ne pozicion. e pse ??---sepse tiago ishte konfuze. se kishte haberin se ke te mbulonte e si te furnizonte ......pse trezeguet qendroi ne fushe 90 minuta???---mbas golit , nxirre se ske ce do me ne fushe ate. trezeguet duhet sa per te bere nje gol , sepse ai nuk leviz ne fushe sikurse amauri , e seshte kurre me i fuqishem se amauri.
pse e hoqe poulsen?
ai ka qene lojtari me i mire i 4 ndeshjeve te fundit te juves.
ah melo , melo. o druvar qe me perngjan me emersonin. por te pakten emerson si bente gabimet kaq te trasha ne fushe.
e tha mire conte ........''po te me veje mua juvja tranjer, mua sme nevojitet diego , sepse nuk i pershtatet skemes sime ai'' .....
atehere stafi juventin tha '' epo nuk na nevojitesh ti neve atehere '' .
na duhet zenga si tranjer ne janar , 3 mbrojtesa dhe nje sulmues , jovetic do jete ideal .
po me cfare lekesh ti blesh keta ?
25 milion i mori melo vetem .
pu pu pu .......25 mil per druvarin.
as 13mil nuk jepja per ate une ----tha moggi.
po te pakten merrjani mendimet atij o drejtorat e juves ......se sflet kot ai.
si perfundim '' sot e mallkova futbollin, por mallkimet e mia nuk dalin fatmiresisht''
![]()
Krijoni Kontakt