Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Pack: Prishtina të nënshkruajë protokollin



    Nga Express më 03.09.2009 në ora 13:44
    Eurodeputetja gjermane, Doris Pack, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të nënshkruajë protokollin, i cili deri më tani është kundërshtuar ashpër nga kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu.

    Ajo i ka propozuar EULEX-it që ta ftojë Qeverinë e Kosovës për ta nënshkruar protokollin. “I propozoj EULEX-it që ta ftojë Qeverinë e Kosovës ta nënshkruajë protokollin, në mënyrë që në marrëveshje të figurojnë tre nënshkrimet, i Kosovës, i EULEX-it dhe i Serbisë”, tha Pack.

    “Nëse kjo nuk bëhet, atëherë, s’ka çka na duhet ai farë protokolli, atëherë nuk kemi nevojë për të, sepse pa nënshkrimin e Qeverisë së Kosovës protokolli është i pavlefshëm”, thotë Pack në një intervistë për Radio Kosovën.

    Eurodeputetja Pack ka thënë se EULEX-i duhet të mbajë kontakte me vendet fqinje të Kosovës dhe, natyrisht, duhet të përpiqet të ndihmojë Qeverinë e Kosovës në tejkalimin e vështirësive dhe problemeve që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne mes rreshtave kuptova nga doris pak se nuk ben me nenshkrua,dhe nese duhet ateher duhet ta bejn dy shtetet kosova dhe serbia.

  3. #3
    Kur do ta kuptojm se nuk eshte me rendesi a po e nenshkrujme ne ate protokoll apo EULEXI, por eshte me rendesi se qka po permban ky brenda. Prembajtja eshte shum, shum e demshme per Kosove. Se pari kufirin thirret vetem kufi "administrativ" e jo nenshtetnor, se dyti Serbia pas nenshkrimit do te kete durte e shlira qe te shikoj neper dokumentat e policis te Kosoves, etj....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Doris Pack: Pa Qeverinë e Kosovës nuk ka protokoll të Euleksit me Serbinë


    “I propozoj Euleks-it që ta ftojë Qeverinë e Kosovës ta nënshkruajë protokollin në mënyrë që në marrëveshje të figurojnë tre nënshkrimet: i Kosovës, i Euleks-it dhe i Serbisë. Nëse kjo nuk bën, atëherë, s’ka ç’na duhet ai farë protokolli, atëherë nuk kemi nevojë për të, sepse pa nënshkrimin e Qeverisë së Kosovës protokolli është i pavlefshëm.” Kështu thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën euro-deputetja gjermane Doris Pack.
    Zonja Pack, Bashkimi Evropian është konsultuar lidhur me çështjen e mundësisë së nënshkrimit të protokollit midis Euleksit dhe Serbisë. Institucionet e Kosovës që frikësohen se me këtë veprim preket shtetësia e vendit kanë kundërshtuar me vendosmëri qëllimin e Euleks-it. Ju si mendoni?



    Unë mendoj se Euleksi duhet të mbajë kontakte me vendet fqinje të Kosovës dhe natyrisht duhet të përpiqet të ndihmojë Qeverinë e Kosovës në tejkalimin e vështirësive dhe problemeve që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuadër ndoshta ka nevojë për bashkëpunim me policinë e Serbisë, mirëpo këtu nuk guxon të përjashtohet Kosova, prandaj në një protokoll të tillë duhet të jetë patjetër palë nënshkruese edhe Kosova. Me një fjalë marrëveshja duhet të nënshkruhet nga tre palët, nga Institucionet kompetente të Kosovës (policia e Kosovës), Euleksi dhe policia e Serbisë. Për mendimin tim vetëm nëse protokolli nënshkruhet nga të tria palët, marrëveshja është e pranueshme.

    Kjo do të thotë se Euleski nuk guxon të nënshkruaj protokollin me policinë e Serbisë pa lejen, pajtimin dhe miratimin e Institucioneve të Kosovës?

    Jo pra, prandaj unë i propozoj Euleksit që ta ftojë Qeverinë e Kosovës që ta nënshkruajë protokollin në mënyrë që në marrëveshje të figurojnë tre nënshkrimet, siç thashë i Kosovës, i Euleksit dhe i Serbisë. Nëse kjo nuk bën, atëherë, s’ka çka na duhet ai farë protokolli, atëherë nuk kemi nevojë për të, sepse pa nënshkrimin e Qeverisë së Kosovës protokolli është i pavlefshëm.


    Begradi këto ditë ka proklamuar se nënshkrimi i protokollit me Euleksin vërteton faktin se BE-ja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Kjo është marrëzi, Beogradi gjithmonë po shtrembëron gjërat ashtu si ia ka qejfi. Euleksi nuk është organizatë me karakter shtetëror. Euleksi është organizatë që punon për Bashkimin Evropian dhe për shtetet e ndryshme të BE-së, dhe në Kosovë është për të ndihmuar forcimin e shtetit ligjor, pra ndodhët për të ndihmuar Kosovën. Fakti që Euleski ka dashur të ndihmojë në tejkalimin e vështirësive midis Kosovës dhe Serbisë përmes këtij protokolli, që nuk është nënshkruar, nuk do të thotë fare se pavarësia e Kosovës guxon të preket nga kush do qoftë. Euleksi nuk është aty për ta njohur apo mos njohur pavarësinë. Të drejtën për njohjen e pavarësisë së Kosovës e kanë shtetet e Bashkimit Evropian ashtu siç edhe kanë bërë.


    Ka një javë që po flitet për tensione midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës. A është e vërtetë kjo zonja Pack?

    Për zhvillimet e fundit në Kosovë biseduam dje me zotin Piter Feith në Komisionin për Punë të Jashtme. Mund të ju them se zoti Feith ka raportuar shumë pozitivisht për zhvillimet në Kosovë. Ai ka raportuar se në Kosovë janë bërë shumë përparime. Natyrisht, ka raportuar edhe për vështirësitë me të cilat po përballet Kosova edhe sot e kësaj dite. Mendoj se gjërat janë shumë më mirë se sa që flasin disa, që përpiqen ti shohin zi. Prandaj, unë uroj dhe dëshiroj që Qeveria e Kosovës edhe më tej të punojë në të mirë të të gjithë atyre që Kosovën e kanë atdhe të përbashkët.


    Çështja e protokollit është bërë shkak që Lëvizja Vetëvendosje të nxjerrë njerëzit në rrugë. Lideri i saj Albin Kurti jo vetëm që kundërshton protokollin por ai është edhe kundër mandatit të Euleksit.


    Albin Kurti që nga fillimi ka kundërshtuar edhe planin e Ahtiasrit. Unë mendoj se e rëndësishme për popullin e Kosovës është që kjo qeveri që është në pushtet ta bëj punën e saj dhe e porosis Albin Kurtin që të përmbahet. Besoj se nuk është gjë e mirë të nxitësh njerëzit të dalin në rrugë, ti dëshprosh ata dhe të mbjellësh farën e mosbesimit tek ta. Mendoj se ai nuk ka të drejtë. Misioni Euleks është atje për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës, është aty për të forcuar shtetin ligjor të së drejtës. Në asnjë mënyrë Euleksi nuk mund të krahasohet me misionin e UNMIK-ut. Atë kohë Kosova nuk ishte e pavarur, kurse tani ajo është e pavarur edhe pse me një pavarësi të kushtëzuar sipas planit të Ahtiasarit. Kosova mund të them se po punon me përkushtim sipas planit të Ahtisaarit mbi bazën e të cilit po bëhet edhe procesi i decentralizimit. Tani kemi edhe zgjedhjet lokale në cilat shpresoj shumë se do të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës, të cilët Kosovën duhet ta pranojnë për
    shtet të tyre. Ata nuk mund të jetojnë në një vend e të mos marrin pjesë në politikën e atij vendi, prandaj me këtë rast u kërkoj serbëve të Beogradit të lënë rehat serbët e Kosovës në punën e tyre, të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës. Shpresoj shumë se në zgjedhjet komunale që i kemi përpara kjo do të realizohet.

    Zonja Pack, qytetarët e Kosovës së fundi po ndihen të lënë pas dore për shkak se BE-ja ka marrë vendim të heq vizat për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë por jo për Kosovën. A do të na leni të izoluar nga bota?


    Jo, jo, nuk është vetëm Kosova, është edhe Shqipëria edhe Bosnja e Hercegovina që kanë mbetur pa hyrë në listën e bardhë Shengen. Në të tria rastet nuk janë plotësuar kushtet teknike, të cilat Bashkimi Evropian i kërkon një vend për ti hequr vizat. Unë uroj dhe dëshiroj që Bashkimi Evropian pikërisht këtyre tre vendeve t’u ndihmojë që sa më shpejtë të plotësojnë kriteret teknike për heqjen e vizave, siç janë prodhimi i pasaportave biometrike. Sapo këto vende të plotësojnë këto kushte teknike, Bashkimi Evropian do të heq vizat edhe për këto tri shtete. Nuk është mirë që të përdorën dy kute për këtë çështje, sepse kjo shkakton pakënaqësi. Unë ju them se në këtë çështje ju keni mbështetjen e shumicës së Parlamentit Evropian.


    Intervistoi: Fadil Gashi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Institucionet e Kosovës qëndrojnë prapa reagimeve të bëra më herët, thotë Thaçi

    Qeveria e Kosovës do të marrë përgjegjësi për bashkëpunim rajonal por vetëm duke respektuar Kushtetutën e Kosovës. Kështu deklaroi kryeministri Hashim Thaçi në lidhje me paralajmërimet se misioni i EULEX-it do të nënshkruaj me Serbinë edhe dy protokolle tjera për bashkëpunim në dogana dhe gjyqësi. Sipas Thaçit institucionet e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me misionin e EULEX-it.
    Pas paralajmërimeve se misioni i EULEX-it ka përgatitur edhe dy draftë protokolle të bashkëpunimit me Serbinë në fushën e doganave dhe të gjyqësisë, kryeministri Hashim Thaçi reagoi duke thënë se pala kosovare do të marrë përgjegjësi të bashkëpunimit rajonal por vetëm duke respektuar Kushtetutën e vendit. Sipas Thaçit marrja e këtyre përgjegjësive do të bëhet me këshillat dhe rekomandimet e EULEX-it dhe ICO-së.

    “Diçka krejt tjetër janë çështjet teknike diçka tjetër janë ato teknike. Ne do ta respektojmë plotësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi rajonal nënkupton marrjen e përgjegjësive nga ana jonë me këshillat dhe rekomandimet e ICO dhe EULEX-it. Institucione e Kosovës do ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, tha kryeministri Thaçi.

    Megjithatë kryeministri tha se sa i përket protokolleve për bashkëpunim ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, institucionet e Kosovës qëndrojnë prapa reagimeve të bëra më herët.

    Sot u paralajmërua se misioni i EULEX-it po përgatit edhe dy protokolle tjera bashkëpunimi me Serbinë. Megjithatë zyrtarë të misionit evropian kanë sqaruar se nuk bëhet fjalë për protokolle që nënshkruhen midis dy shteteve por për aranzhime teknike për shkëmbim informacionesh, të njëjta me ato që janë nënshkruar me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

    Ndërkohë deklaratat e kryeministrit Thaçi u bënë sot pas mbledhjes së qeverisë në të cilën u diskutua për situatën në veri të vendit. Kabineti miratoi kërkesën për 300 mijë euro shtesë për të ndihmuar ndërtimin e shtëpive në Mitrovicë nga ana e gjitha komuniteteve. Kryeministri Thaçi tha se ndërtimi do të vazhdojë dhe se askush nuk do të mund ta ndalojë atë.

    “Asnjë ekstremist nuk do të mund ta ndalë të drejtën e njerëzve për të punuar e vazhduar jetën në Kosovën e pavarur. Unë e kam theksuar se procesi i kthimit në Mitrovicë është i pandalshëm. Ka pasur pengesa e zvarritje për 10 vjet por kjo qeveri ka mundësuar fillimin e punës në veri. Janë investuar mbi 6 milion euro”, tha Thaçi.

    Qeveria miratoi sot edhe rekomandimet e komitetit ndërministror për autostradën Morinë-Merdare. Kryeministri Thaçi tha se ky është projekti më i rëndësishëm i shtetit të Kosovës pasi ndihmon në qarkullimin e lirë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    RTK
    03 shtator 2009 - 16:37:09
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dell: Populli i Kosovës është sovran për të vendosur për të ardhmen

    Pejë, 4 shtator - Ambasadori amerikan në Kosovë Kristofer Dell tha sot se populli i Kosovës është sovran për të vendosur për të gjitha vendimet mbi të ardhmen e shtetit të tyre. Gjatë një vizite që bëri dje në Pejë, Dell refuzoi të komentojë për nënshkrimin e mundshëm të protokollit midis EULEX it dhe Serbisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •