Nga Express mė 04.09.2009 nė ora 18:43
Kryetari i Bordit tė Klubit pėr Politikė tė Jashtme, Veton Surroi ka vlerėsuar se “afati pėr tėrheqjen e trupave tė NATO’s nga Kosova ėshtė shans ideal pėr tė filluar njė dialog nė mes institucioneve tė Kosovės, Bashkimit Europian dhe NATO’s lidhur me tėrheqjen e NATO’s dhe vendosjen e rendit, integritetit territorial dhe funksionimit tė tėrėsishėm tė Kosovės”.

Kėto komente ai i bėri nė Slano tė Kroacisė, ku po merr pjesė nė konferencėn e organizuar nga Kėshilli Kroat i Atlantikut dhe Divizioni pėr Politika Publike i NATO’s.

Ēėshtja tjetėr e diskutuar nė kėtė konferencė ishte procesi i zgjerimit tė NATO’s dhe integrimi i Ballkanit Perėndimor nė kėtė aleancė.

“Pengesė reale pėr integrimin e Ballkanit Perėndimor nė NATO ėshtė Serbia, e cila duke mos njohur Kosovėn dhe duke mos dashur tė hyjė nė NATO, bėhet pengesė edhe pėr shtetet tjera, e nė radhė tė parė Kosovėn”, ka thėnė Surroi.

“Ēėshtja e hyrjes sė Kosovės nė NATO tanimė ėshtė njė problem politik nė tė cilin Serbia ka gisht dhe mban peng tėrė procesin. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė tė unifikohet politika e BE’sė dhe e NATO’s ndaj Serbisė dhe tė kushtėzohet integrimi i mėtutjeshėm i Serbisė me funksionimin e Kosovės dhe integrimin e saj nė strukturat euroatlantike”, ka thėnė Surroi.