
Postuar mė parė nga
projekti21_dk
Rreth pėrdorimit tė disa emrave vetjakė me prejardhje tė huaj
Fėmija ėshtė krijesa mė e bukur dhe mė e dashur nė njė familje, qė kur vie nė jetė, jo vetėm qė gėzohen tė gjithė, por vihen nė garė kush e kush do tė gjejė emrin mė tė bukur pėr ta pagėzuar atė.
Emėrtimi i fėmijės nė njėfarė mėnyre ėshtė barometėr qė tregon shkallėn e emancipimit tė njė familjeje, tė njė rejoni a tė njė krahine tė tėrė. Nė Kosovė pagėzimi i fėmijėve me emra shqip me tė madhe ka filluar nė vitet e shtatėdhjeta. Kėtė sigurisht e ka bėrė shkollimi dhe njerėzit e kanė kuptuar se mė mire ėshtė tė pagėzohet fėmija me njė emėr qė i dihet domethėnia, se sa tė pagėzohet me njė emėr tė huaj arab, hebraik ( si emri im Adem ), grek, gjerman etj.etj., qė nuk u dihet fare kuptimi qė ka ose edhe me disa emra qė nė fakt nė gjuhėn shqipe dalin shumė qesharak. Sa pėr ilustrim po marr nja dy-tre shembuj: Emri Nuri-e nė gjuhėn shqipe pėrkon me emrin Dritė ( pėr gjininė femėrore) ose Driton, Dritėro ( pėr gjininė mashkullore), ndėrsa emri Hashim ka kuptimin “ ai qė pėrshesh bukėn me lėng mishi”. Bah!!. Ose, nėse lidhet pėr ēėshtje fetare, shpesh bėjmė lajthitje nė kėtė drejtim, ngaqė nuk e dimė prejardhjen dhe kuptimin e njė fjale tė huaj. Kėshtu, emri Edita, tė cilin e gjejmė dendur edhe tek myslimanėt ėshtė emėr i krishtėrė, me prejardhje gjermane qė ka kuptimin “pasuri dhe luftė”. Emri Agnez/ė ~ a (Anjezė, Agnesė ) vjen nga fjala greke qė ka kuptimin: i shenjtė, i virgjėr: lat. Agnus – qengj, emėr femre tė krishterė;Virgjinė.
Prandaj kur bėjmė pagėzimin e fėmijėve duhet shumė - shumė tė kemi kujdes, sepse atė emėr do ta bartė tėrė jetėn dhe mund tė merret me mend nėse fėmijėn e pagėzojmė me njė emėr tė tipit Hashim!! Ndoshta fėmija do ta ndiejė vetėn tė fyer nė shoqėri pėr gjithė jetėn, natyrisht po qe i interesuar tė dijė domethėnien e emrit qė mbart dhe s’i mbetet tjetėr veēse tė shkojė nė zyrėn e gjendjes civile pėr ta bėrė ndryshimin e emrit.
Nė kėtė shkrim do tė jap domethėnien e disa emrave vetjakė myslimanė e tė krishtėrė me prejardhje tė huaj, duke menduar se ia vlen tė botohet e tė lexohet.
Ndoshta nė tė ardhmen do tė ketė shkrime edhe mė tė thukta se ky, por shpesh herė ėshtė e rėndėsishme tė fillohet diēka e mė vonė ekspertėt e kėtij lėmi e bėjnė punėn e tyre nė mėnyrė tė pėrkryer.
Tė kontribuojmė tė gjithė nė kėtė drejtim. Pra, nė postimet nė vijim, bėni pėrpjekje tė sillni emra tė huaj duke dhėnė domethėnien e tyre.
Ky shkrim nuk ka pėr qėllim ta fyejė dikė, as t’i imopnojė dikujt kėtė, por thjesht pėr tė ditur domethėnien e emrave tonė qė ndoshta kurrė nuk ka shkuar ndėrmend ta pyesim veten: vallė, ē’ domethėnie ka emri im!
Mbase ėshtė ēėshtje personale se me ēfarė emri do ta pagėzoni fėmijėn tuaj!
Respekt pėr ju,
Adem Gashi, Danimarkė
Krijoni Kontakt