Drita,
Nuk kisha per te marre pjese ne kete diskutim, por po shtyhem meqenese ke marre persiper te "interpretosh" se cfare une kam shkruar.
===============
Ti pyet se ku qėndron kontradikta jote me beratin!
Ja ti na thua, se Zoti qenka njė At pėr njeriun, ndėrsa kur njeriu e tradhėtoi Zotin, atėherė Zoti e dėnoi njeriun.
Pra, sipas teje Zoti e dėnon njeriun kur ky i fundit e meriton
Ndėrsa Berati na kujton se Zoti ėshtė sovran nė vendimet qė merrka, dhe Ai ėshtė i dashur e i mėshirshėm, dhe Ai ka dhėnė njė premtim pėr njerėzit (kjo gjithmonė sipas Beratit), tani njerėzit sido qė tė sillen Zoti ka pėr ta mbajtur premtimin.
Pra sipas Beratit njerėzit edhe sikur tė meritojnė dėnimin, Zoti prapė se prapė nuk ka pėr ti dėnuar, sepse mė para u ka dhėnė njė premtim.
================
Une nuk kam thene asnjehere qe Zoti nuk e denon njeriun. Une kam thene qe Zoti e mban premtimin e tij, pavaresisht sesi pala qe ka marre premtimin mund te sillet. Keshtu, kur Zoti premton dicka ai nuk mund ta hedhi poshte premtimin e tij, pasi Zoti eshte besnik, ai nuk eshte genjeshtar. Ka disa lloj premtimesh, disa jane me kushte disa jane pa kushte. Per shembull: Premtimi per jete te perjetshme varet nga besimi qe individi ka ne Krishtin. Ky premtim eshte me kusht. Ndersa, premtimi per ardhjen e Mesias ishte pa kusht. Pra, pavaresisht nga sjellja e pales qe mori kete premtim, cfare tha Zoti do te behej. Dhe vertete Mesia erdhi. Keshtu, edhe njehere, si une dhe SuperT dhe cdo i krishtere tjeter, e dime shume mire qe Zoti eshte i dashur e me plot meshire. Mirepo, Zoti eshte edhe i drejte. Per shkak te drejtesise, ai nuk e le mekatin pa ndeshkim. Per ne qe besojne ne Krishtin si shpetimtarin tone ka siguri sepse Krishti u ndeshkua per ne.
Pra, edhe njehere: Une nuk kam thene se "njerėzit edhe sikur tė meritojnė dėnimin, Zoti prapė se prapė nuk ka pėr ti dėnuar, sepse mė para u ka dhėnė njė premtim", por kam thene se Zoti i mban premtimet qe ben.
==========
Kėshtu Berati duke ndjekur kėtė logjikė del nė pėrfundimin se Zoti edhe sot e kėsaj dite, nuk i ka hedhur poshtė ēifutėt, (d.m.th i pėrkrah)
==========
Drita, perse i jep nuance tjeter fjaleve te mia? Une te kam thene shume qarte qe Zoti nuk do te gjykoje kombe te tera, por cdo individ. Kriteri i gjykimit eshte teper i thjeshte. Nese dikush ka pranuar Krishtin si Shpetimtarin e tij, atehere shlyerja e mekateve per kete individ eshte bere nepermjet gjakut te Krishtit dhe ky individ do te kete jete te perjetshme. Te tjeret pastaj, do te japin llogari para Zotit. Keshtu, Zoti asnjehere nuk ka hedhur poshte ndonje komb, dhe aq me teper popullin hebre te cilin e zgjodhi vete si popullin e tij.
===========
Berati thotė se Zoti sot akoma nuk i ka hedhur poshtė ēifutėt
===========
Per kete ceshtje te kam sqaruar shume mire ne temen "Arkeologjia, Kurani dhe Shkrimet Hebraike". Po e perseris perseri: Zoti nuk hedh poshte asnje komb, asnje individ. Rruga e shpetimit eshte e hapur per kedo. Krishti erdhi per te gjithe. Kushdo qe beson ne te, qofte hebre, qofte arab, qofte shqiptar etj., ka jete te perjetshme.
==========
Pra sipas Beratit Zoti njerėzit nuk i dėnon edhe atėherė kur ata nė maximum e meritojnė, ndėrsa sipas teje Ai e bėn diēka tė tillė.
==========
Nga e nxorre kete konkluzion? Me duhet te ta perseris perseri: Zoti mban premtimet qe ben, po ku ka premtuar Zoti se ai qe ben padrejtesi nuk do te japi llogari per to? Sic e thashe edhe me siper ata qe besojne ne Krishtin jane te sigurte, sepse per mekatet e tyre pagoi Krishti. Por te tjeret qe s'kane Krishtin me se do te paguajne? Ndaj, te lutem shume, mos i shtrembero ato qe shkruaj.
Me respekt,
Berat96.
Krijoni Kontakt