E njejta eshte. Nje grup jobesimtaresh mund te jete i atille qe te thyej ligje dhe norma sociale. Poashtu i tille mund te jete nje grup besimtaresh. Prandaj edhe po e morem teresine ne veshtrim, prape dalim vetem tek nje perfundim: Varet nga vetite kokrete te individit, jo nga vetia e tij prej besimitari apo jobesimtari.
Po c'u deshka me shume, pasi qe respektimi i kushtetuetes qenka vetem minimalja? Mos harro se kushtetuta eshte e pandashme me ligjet e thjeshta te dalura nga to. Ne to ke te gjitha rregullat qe i duhen nje shoqerie per prosperim. Kete gje e pohon cdo kushtetute per vete. Te gjitha zotohen te jene te permbyllura. Nuk e di nga e merr kete mendim se ato qenkan vetem gjysmake. Me siguri nga pjesa fetare e shoqerise. Cfare perseri flet kunder fese, kunder besimit ne zotin fetar.Respektimi i kushtetutes eshte me minimalja qe mund te kerkohet nga individi apo shoqeria,
Sa kam pervoje une te gjitha qe i ke cekur gjinden ne vlerat ligjore dhe libra tjere jofetare. Ruajtja e ambientit eshte ne shume vende ligj obligativ, p.sh. hedhja e mteturinave ne toke eshte sjellje qe gjobohet. Luftimi i skamjes eshte pjese e pandashme e shteteve me sisteme rrjetesh sociale,si p.sh. Gjermania, Sudia, Norwegjia, e tjera. Kultura shkurtohet nga feja. Kulture eshte poashtu arti. Feja persekuton per shembull artin blasfemik apo erotik. Andaj feja di te jete kunder kultures. Ligji dhe kushtetuta sigurojne lirine e profesionit. Feja ndalon dhe persekuton disa preofesione. Te pakten asaj nuk i intereson t'i garantoje kujt liri profesioni, liri shtypi, liri mendimi, liri besimi, liri shprehjeje, liri arti, e keso gjera, te cilat te gjitha t'i garanton ligji. Respektin dhe ligjin ia garanton ligji secilit. Jo sikur feja qe ben: Ia garanton vetem vetit kete gje. E njejta vlen per te gjitha pikat qe ke cekur. Rrotulloje si te duash, feja do te dali keqazi deficitoze ndaj kushtetutes dhe ligjeve njerezore. Jam i bindu qe ti e kupton kete gje. Te pakten per shkak te faktit se perndryshe njerezit nuk do i kishin japur vetes kushtetuta e ligje fare, por kishin organizuar shoqerite e tyre, familjet e tyre, shtetet e tyre sipas normave te fese. Pasi qe s'e kane bere kete gje, duhet te ndalesh dhe te mendosh. A jane budallenje te gjithe, apo cfare eshet ne pyetje?ne menyre figurative eshte si te mjaftohesh me nje skice ide te nje piktori dhe jo me nje pikture te perfunduar.Njeriu integrohet ne nje shoqeri apo bashkesi me vlerat e tij, edukaten qyetare, nivelin kulturore, nivelin profesional me nivelin intelektual, me dashurine dhe respektin per te tjeret , per punen per jeten,me impenjimin per te luftuar skamjen , injorancen ne ambjentin qe e rrethon me ndjesine per donacion, me buzeqeshje, me humor, me kenge , me poezi, e me larmi ngjyrash shpirterore qe e bjne ate nje qenie te persosur.Te gjithe njerzit ngjasojne nga pamja e jashteme por sa te ndryshem jane shpirterisht.E pra keto vlera njerezore nuk gjenden rruges, as ne librat e matematikes e te fizikes por ne librat e shenjte te krishtreimit.
Mire, mund te pranohet se do kthehet i tille. Po cfare nuk pranohet assesi eshte se ai kete mbyllje duhet ta theje vetem ndaj nje prifti. Te njejten gje mund ta bej edhe me mire prane nje sociologu apo psikologu apo edhe miku.Po i lejm e te gjitha sa permenden me lart duke diskutuar ne konceptin e lirise referuar materies apo krijuesit te shenjte.Le te analizojme thjeshte nje kishe.
Ceshte nje kishe per nje komunitet.Kisha nuk eshte vetem nje nevoje per te pagezuar lindjet , shenjteruar martesat, apo per lutjet ne raste vdekjesh, por ajo eshte nje menaxhuese e jetes se nje komuniteti besimtaresh.Njerzit kane problemet e tyre, kane halle , kane te fsheta, te moralshme e te pa moraleshme e qe nese ai do ti mbaje te ndydhura ne vetvete ai do te kthehet ne nje qenie te rrezikshme per shoqerine.
Ne kete pike kisha del obsolete.
Lexo me lart. U pergjegja ne dy fjalite e fundit.Njeriu jo per cdo gje mund ti drejtohet drejtesise apo nje punonjesi te administrates publike, per te qare hallet e tije per te diskutuar problemet. Kuj mund ti besohet fakti qe ka nje femije ilegal pasi burri i saj ka qelluar impotent?
Poashtu miqte apo ndihmuesit profesioniste.Kush do ta ruaj me besnikeri kete sekret, qe ndoshta femijes dikur i duhet e verteta?kush do te mund te ngushelloje nje njeri qe pa dashje ka berenje vrasje dhe e ka fshehur ate por qe nga ai moment ai nuk ndjehet i qete por ne gjendje qe mund te agravojne gjendjen e tij shpirterore deri ne krijimin e mekateve te tjera te pa deshirueshme?
Si me lart. Feja kurre nuk ka arritur te largoje dike nga rruga e hakmarrjes. Feja vete eshte hakmarrese. Edhe pse ka edhe norma qe e ndalojne hakmarrjen, ka edhe aso, ku Zoti i fese mburret me hakmarrjet qe ju ka bere popujve. Si ne Bibel, ashtu ne Kuran.Kush do te mund te ndihmoje nje njeri qe ta ndaloje nga rruga e hakmarrjes,
Mjeket, instancat dhe shoqatat karitative dhe profesioniste tjere.kus do te ngushelloje nje njeri nga semundja qe i ka rene e qe nuk gjen sherim.
Kush tjeter, pos ato qe permenda me lart. Mos ndoshta prifti e imami?kush do te orjentoje nje njeri qe ndjehet i deshtuar per te perballuar jeten,
Hm. Nuk e di, ndosha qe jam jobesimtar, mirepo hic s'mund ta imagjinoj veten tek imami/prifti duke i thene: O XY, kam provime edhe disa dite dhe kam pak frike se deshtoj.. Si t'ia bej?
Une shkoj direkt tek shoku me i mire, nese nuk ben pune tek mjeku, nese jo, atehere i them provimit nuk do vij fare. Shkurt.
Kur njerezit shkojne tek kleriket per keso gjera, s'eshte gje tjeter ne pyetje, pervec varesia e vetefajesuar. Kam miq (sidomos muslimane, pra turq, boshnjake, iraniane), qe para cdo provimi shkojne ne xhami e luten apo flasin me klerike. Por ben edhe pa ta. Tregon rasti im.
Kete pyetje s'mund ta pergjegj une. Sepse duhet te jem besimtar se pari. Per mua nevoja per te kerkuar falje ndaj nje instance fiktive nuk ekziston. Une u kerkoj falje njerezve. Ndjenjat e mia jane per ata, jo per figura te verfikikueshme saktesisht sa Donald Duck, Tom & Jerry, Dracula, e tjere te tille.ku do te kesh mundesi qe te kerkosh nje falje drejt Hyjit dhe te kesh mundesi ta hipotekosh ate?
Kisha persa i perket kontribimit te mirevajtjes shoqerore eshte obsolence e madhe e shtypit. E vetmja gje, per te cilen kisha me pelqen, eshte aspekti social i saj. Mundesia e perdorimit te saj si piketakim, mbeldhja me njerez ne festime. Pra njejte si teatret, kinemate, muzete apo tjera te tulla.Pra kisha eshte vete jeta e nje komuniteti, eshte orejntimi eshte argumenti eshte prunimi i madhenieve shpirterore, eshte fundja dhe nje hipoteke e dokumeteve shprterore.
Ishin, fakt. Ato ishin edhe me shume. Ishin gjykatese, gjenerale, vendosnin per luften dhe shkaterrimet ne bote, cilit popull t'i ndihmohet, cili t'i lihet fatit te vete. E keso gjera. Por sot jo. Fatmiresisht. Tani ka rendin Islami.Por njekohesish ato ishin dhe nje regjister i sakte i gjeneologjise familjare te sejcilit, por dhe te pasurive te administronin antaret e komunitetit.
Po, po. Por mos harro se keto dhunti nuk jane te arritshme vetem si franceskan. Mund t'i arritesh fare mire edhe si student i Harwardit. Ketu po flasim per te pashmangshmen e kishes, e fese, e Zotit. Keto dhunti nuk arrihen vetem ne kishe.Prandaj komuniteti varej nga niveli i predikuesit. Une nuk di nje prift franceskan qe temos zoteroje disa gjuhe, qe te mos jete ne nje nivel superiore psikologjik,arsimore,me dhunti pe letersine,muziken artin ne pergjithesi, te mos jete nje shembull i urtesise.E je njeri i veshur me te tilla vlera s'ka si te mos jete dhe patriote dhe atedhetare, s'ka si te mos jete mbi te gjithe.
Pa dashur te jem cinik, por mendoj se ka edhe pak hiperbolizime ne keto gjera. Dyshoj qe shoqeria shqiptare ka likuiduar keso njerez. Ndoshta ne te rralle po. Por jo ne numer te madh. Keso njerez nuk vret askush. Por sot hyjnizohen te gjithe, mbushen me epitete, edhe pse ndoshta askush nuk posedon ndonje informacion te sakt biografike ne lidhje me ndonjerin nga ta. Pra glorifikohen ne te verber.Kjo behet per shkaqe te ndryshme. Shkaqet me te keqia per mua jane ato te korrektesise politike, ngase jane makaber, perdoren fatkeqesite e tjereve per profilime persolale te politikaneve, autoreve apo gazetareve.Keshtu qene , por materialistet i vrane i dhunuan , i burgosen , i neprekeben ne menyren me te pa shpirt, i perfolen e i bene te ligj pa qene.
Une mendoj se nder prifterinjte duhet te kete patur edhe te atille, te cilet ne bashkeveprim me oborret e klerikeve te feve tjera per nje popull te vogel dhe me shume "miq" atebote ishin thjesht kanosje per ekzistence. JO qe e them kete per shkak se nuk ndjej keqardhje apo ngushellim per te mbeturit e tyre. Por per shkak se e di se po nuk e hulumtuam te verteten saktesisht, nuk mesojme, dhe si pasoje perseritet ngjarja prape.
U be pak jo ferr kjo bisede, sepe u mor vetem kleri katolik ne veshtrim. Ky kler sipas meje, sipas dukjes se tij aktuale, jo asaj te shekujve apo dekadave te kaluara, e meriton me se paku kritiken apo sulmin e neve jobesimtareve. Eshte kler ne cdo lemi me vitdrite para cdo kleri tjeter. E them kete sidomos per arsye se kurre nuk kam degjuar ndonjehere ndonje nga prifterinjte e larte katolike te sulmojne ndonjehere rednin demokratik, kushtetutat demokratike dhe vlerat bartese te tyre. Kjo duhet pare dhe nderuar deri ne maksimum. Sepse nese ka dicka, ne baze te ciles neve te gjithe - si individet njeri me tjetrin, si jobesimtaret me besimtaret - mund te vleresojme njeri tjetrin, atehere kjo baze eshte kushteuta dhe ligjet e dalura nga ajo. Por perseri kisha duhet te kufizohet ne sherbimet e saja ndaj individit ne sferen e tij private dhe duhet te mbetet teresisht e debuar nga sfera e shtetit, pra nga epiqendra e shoqerise. Si te gjitha instancat e feve tjera. Kjo nuk nenkupton me pak sesa shkurtimin e gjysmave te normave fetare, te atyre qe u "mveshen" Zotit. Sidomos per Islamin si fe gjitheperfshirese dhe e pa prekur nga civilizimi modern i shtetorganizimit vlen kjo.Sot jetojme ne nje bote super moderne, kumundesite e njriut per te zgjidhe problemet qe permnda jane me te larmishme por roli i kishes eshte i pa zevendesueshem, ka nje efekt me konkret.Natyrisht qe kemi dhe cfaqe negative te predikuesve por keto elemente nuk perfaqesojne klerin katolik apo te krishteret ne pergjithesi.
Krijoni Kontakt