Close
Faqja 864 prej 1135 FillimFillim ... 364764814854862863864865866874914964 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 8,631 deri 8,640 prej 11341
  1. #8631
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    PUSHTIMI I GJITHĖSISĖ


    Nga ky pikėvėshtrim, tre ajetet kur'anore meritojnė ta tėrheqin tėrė vėmendjen.Njėri nė mėnyrė tė qartė shpreh atė qė u takon njerėzve ta realizojnė dhe ēfarė do tė realizojnė. Nė dy ajetet e tjera, Zoti evokon ēudinė qė do t'u ndodhte jobesimtarėve nga Meka, sikur tė mund tė ngjiteshin nė qiell, duke aluduar kėshtu nė njė supozim i cili nuk do tė ketė pasoja pėr kėta tė fundit. 1. Ajeti i parė ajeti 33 nga surja 55: "O turmė e xhinve dhe e njerėzve, nėse keni mundėsi tė dilni pėrtej kufijve tė qiejve tė tokės, depėrtoni pra, po nuk mundeni vetėm me ndonjė fuqi tė fortė (por ju nuk e keni atė). (A33 nga S55) Pėrkthimi tė cilin e dhamė kėtu kėrkon disa shpjegime plotėsuese:
    a) Fjala frėnge "si" shpreh kushtin e cila zbulon nė mėnyrė tė njėjtė mundėsinė, si dhe supozimin e realizueshėm dhe tė parealizueshėm. Gjuha arabe ėshtė nė gjendje qė ta nuancojė kushtin nė mėnyrė tejet eksplicite. Ekziston fjala qė shpreh
    mundėsinė (ida), njė tjetėr qė tė shprehet supozimi i realizueshėm (in), dhe njė e tretė qė tė shprehet supozimi i parealizueshėm (leė). Ajeti tė cilin po e shqyrtojmė konsideron se fjala ėshtė pėr supozimin e realizueshėm, tė shprehur me anė tė in. Kur'ani domethėnė evokon mundėsinė materiale tė realizimit konkret. Ky ndryshim gjuhėsor formalisht e eleminon interpretimin e pastėr mistik tė cilin kanė provuar t'ia japin gabimisht kėtij ajeti.
    b) Zoti iu drejtohet xhinėve dhe njerėzve e jo nė thelb personave alegorik.
    c) "Depėrtim i kundėrt" ėshtė pėrkthimi i fjalės nefedhe pas tė cilės vjen parafjalamin,e cila, sipas fjalorit tė Kazimirit, domethėnė depėrtim, kalim pėrtej dhe dalje pėrtej njė trupi (p.sh thuhet pėr shigjetėn e cila del nė anėn kundėrt). Ajo
    domethėnė evokon depėrtimin e thellė dhe daljen nė anėn tjetėr tė zonave pėr tė cilat bėhet fjalė.
    d) Fuqia (sultan) tė cilėn duhet ta kenė njerėzit pėr arritjen e kėtij qėllimi duket se ėshtė fuqi e cila buron nga i Plotėfuqishmi. Nuk ka dyshim qė ky ajet tregon mundėsinė qė do ta kenė njerėzit dikur pėr ta kryer atė qė ne, nė epokėn tonė, ndoshta nė mėnyrė shumė tė papėrshtatshme, e quajmė pushtim tė Gjithėsisė. Duhet tė theksojmė qė teksti kur'anor nuk e vėren vetėm depėrtimin nėpėr zonėn e qiejve, por edhe nėpėr zonat e Tokės, ky ėshtė hulumtim i thellėsive.
    2. Dy ajetet e tjera janė nxjerrė nga surja 15, ajeti 14dhe 15. All-llahu iu flet jobesimtarėve nga Meka, si tregon edhe kjo pjesė e sures: "Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lart nė tė (e tė shihnin ėngjėjt e fshehtėsitė). Ata gjithqysh do tė thonin: " Neve na janė ndalė sytė (tė pamėt). Jo, ne jemi njerėz tė magjepsur." ( S15 - A 14 -15) Kjo ėshtė shprehje e habisė para njė pamje tė papritur, tė ndryshme nga ajo qė njeriu mund ta paramendojė.
    Fjalia kushtore ėshtė futur kėtu me anė tė fjalės leė e cila shpreh supozimin qė nuk do tė realizohet kurrė pėr ata pėr tė cilėt bėn fjalė kjo pjesė. Domethėnė nė pikėpamje tė pushtimit tė Gjithėsisė ndodhemi nė mesin e dy pjesėve tė tekstit kur'anor, nga tė cilat njėra bėn aluzion nė atė qė njė ditė do tė realizohet nė saj tė fuqisė qė Zoti do t'ia japė intelektit dhe aftėsisė zbuluese tė njeriut, kurse e dyta evokon ngjarjen tė cilėn nuk do ta pėrjetojnė jobesimtarėt e Mekės, nga e cila rrjedh karakteri i kushtėzimit, i cili nuk do tė realizohet... Por kėtė ngjarje do ta pėrjetojnė tė tjerėt siē e supozon ajeti i parė i cituar. Ai i pėrshkruan reaksionet e njerėzve para pamjes sė papritur e cila ndodh qė t'iu shfaqet udhėtarėve tė Gjithėsisė: shikime tė shqetėsuar, pėrshtypje e magjepsjes... Mu kėshtu astronautėt e pėrjetuan kėtė aventurė tė ēuditshme nė vitin 1961, me rastin e fluturimit tė parė tė njeriut rreth Tokės. Dihet, se kur tė ndodhemi nga ana tjetėr e atmosferės sė Tokės, qielli nuk shihet askund me pamjen e tij tė kaltėr qė u tregohet tokėsorėve, e i cili ėshtė rezultat i fenomenit tė absobimit67 tė dritės sė Diellit nė shtresat atmosferike. Kur njeriu ndodhet nė Gjithėsi, nė anėn tjetėr tė atmosferės tokėsore, ai sheh njė qiell tė zi, kurse Toka i duket e mbėshtjellur nė njė si unazė ngjyrė tė kaltėr, pėr shkak tė fenomeneve tė ngjashme tė absorbimit tė dritės nė atmosferėn tokėsore, kurse Hėna, e cila nuk ka atmosferė, shihet me ngjyrat e veta nė sfondin e errėt tė qiellit. Domethėnė njė pamje krejtėsisht e re pėr njeriun paraqitet nė Gjithėsi, pamje fotografitė e tė cilės janė bėrė klasike pėr njerėzit e kohės sonė. Edhe kėtu, kur e ballafaqojmė tekstin e Kur'anit me njohuritė bashkėkohore, si mos tė impresionohemi me saktėsitė pėr tė cilat nuk mund tė supozojmė se rrjedhin nga mendimi i njė njeriu, i cili ka jetuar para 14 shekujsh.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #8632
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    TOKA


    Sikurse temat e trajtuar mė parė, edhe ajetet kur'anore, qė bėjnė fjalė pėr Tokėn, janė tė shpėrndarė nė tėrė Librin. Libri i klasifikimeve ėshtė i rėndė: kjo qė po e paraqesim ėshtė krejtėsisht personale. Pėr tė qenė shpjegimi i qartė duket se, para sė gjithash, mund tė veēohet njė numėr i konsiderueshėm i ajeteve tė cilat shpesh, duke trajtuar mė shumė tema, kanė njė domethėnie tė pėrgjithshme, kurse paraqesin po aq thirrje drejtuar njerėzve nė mėnyrė qė me anė tė shembujve tė paraqitur tė mendojnė mbi bamirėsinė e Zotit. Mund tė veēojmė grupe tė tjera tė ajeteve qė kanė tė bėjnė me tema mė tė veēanta, siē janė:

    - cikli i ujit dhe i deteve
    - relievi i Tokės
    - atmosfera e Tokės
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #8633
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    AJETET ME RĖNDĖSI TĖ PĖRGJITHSHME


    Duke dhėnė argumente me tė cilat njerėzit duhet tė nxiten pėr tė menduar mbi bamirėsinė e Zotit ndaj atyre qė i ka krijuar, kėto ajete aty-kėtu pėrmbajnė pohime qė janė me interes tė konfrontohen me tė dhėnat e shkencės bashkėkohore. Por, nga ky pikėvėshtrim, ajetet mund tė jenė me interes edhe mė tė madh pėr shkak se nuk shprehin besime tė shumėllojshme pėr disa fenomene natyrore, nė tė cilat njerėzit kanė besuar nė kohėn e Shpalljes sė Kur'anit- besime tė ndryshme, gabimet e tė cilave do t'i vėrtetojė mė vonė njohuria shkencore. Kėto ajete shprehin tė vėrteta tė thjeshta, tė lehta pėr t'u kuptuar nga ata tė cilėve u ėshtė drejtuar Kur'ani, pėr shkaqe gjeografike, banorėve tė Mekės dhe Medinės,
    beduinėve tė Gadishullit arabik, nė njė anė, dhe meditime tė pėrgjithshme, nga tė cilat bota e arsimuar, nė tė gjitha vendet dhe nė tė gjitha kohėt, mund tė nxjerri mėsim kur pėrpiqet tė meditojė, gjė qė ėshtė karakteristikė universalitetit tė
    Kur'anit, nga ana tjetėr.Pasi asnjė klasifikim i kėtyre ajeteve nuk ėshtė i dukshėm nė Kur'an, ato kėtu janė paraqitur sipas renditjes numerike tė sureve. "Ai (All-llahu), i cili pėr ju e bėri tokėn shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lėshojė shi me tė cilin ju siguroi lloje tė frutave si ushqim pėr ju, pra mos i pėrshkruani All-llahut shokė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shokė). (S2- A22) " Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve dhe tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditė, tė
    anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me te ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto) pėr njė popull qė ka mend ka argumente." (S2- A164) "E tokėn e kemi shtruar dhe nė tė kemi vėn1 kodra dhe kemi bėrė qė nė tė tė mbijnė bimė tė caktuara tė tė gjitha llojeve. Dhe Ne ju kemi krijuar juve nė tė jetesėn (mjetet pėr jetesė) e edhe atyre pėr tė cilėt ju nuk jeni furnizues. (S15-A19- 20) "E nuk ka asnjė send qė tė mos ta ketė burimin te Ne, po Ne, nuk e japim atė ndryshe vetėm sipas njė mase tė caktuar (tė nevojshme). (S15-A21) kėtu duhet parė njė sure me kujdes se ka njė ngatėrrim (S20A62) " Hani ju dhe kullotni kafshėt tuaja(nga ato bimė). Vėrtet , pėr tė gjitha kėto (qė u pėrmendėn) ka argumente pėr ata qė kanė mendje tė shėndoshė. (S20 - A54) " A ėshtėAi qė tokėn e bėri vendqėndrim e nėpėr tė bėri tė rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokės) i bėri (male) pėrforcues, dhe nė mes dy deteve bėri ndarje. A ka pėrveē All-llahut Zot tjetėr? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni. (S27 - A61) Kėtu bėhet aluzion nė stabilitetin e pėrgjithshėm tė kores sė Tokės. Dihet se nė kohėt e mugėta tė Tokės, shtresa sipėrfaqėsore e saj ishte jostabėl para ftohjes. Stabiliteti i kores sė Tokės pėrsėri nuk ėshtė absolut, meqė eksiztojnė zona nė tė cilat kohė pas kohe bijnė tėrmete. Sa i pėrket pėrvijimit mes dy deteve, kjo ėshtė figurė pėrmes tė cilės tregohet mungesa e pėrzierjes sė ujit tė lumenjve me atė tė deteve nė sipėrfaqen e grykave tė mėdha, si do tė shihet mė poshtė. "Ai ėshtė qė juve tokėn ua bėri tė pėrshtatshme, andaj, ecni nėpėr pjesė tė saj dhe shfrytėzoni begatitė e Tij, vetėm teAi ėshtė e ardhmja." (S67 - A15) "E pastaj tokėn e sheshoi." (S79 - A30) "Dhe prej saj nxorri ujin e saj dhe kullosat e saj." (S79 - A31 "Kurse kodrat ia pėrforcoi" (S79 - A32) "Si furnizim pėr ju dhe pėr kafshėt tuaja." (S79 - A33) Nė shumė prej kėtyre ajeteve ėshtė theksuar vlera e ujit dhe pasoja praktike e pranisė sė tij nė Tokė - pjelloria e Tokės. Uji, nė tė vėrtetė, nė vendet me shkretėtirė, ėshtė element numėr njė qė e kushtėzon jetėn e njeriut. Por evokimi nė Kur'an e tejkalon kėtė veēori gjeografike. Ėshtė theksuar karakteri i planetit tė pasur me ujė, i vetėm nė sistemin diellor. Pa ujė Toka do tė ishte trup i vdekur si Hėna. Kur'ani ia jep vendin e parė ujit nė evokimin e fenomeneve natyrore tė Tokės. Cikli i ujit ėshtė pėrshkruar kėtu me saktėsi tė pazakontė.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #8634
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    CIKLI I UJIT DHE I DETEVE


    Kur sot i lexojmė ajetet e Kur'anit, njėri pas tjetrit, qė flasin pėr rolin e ujit nė jetėn e njerėzve, na duket se tė gjithė ajetet shprehin ide krejt tė qarta. Shkaku i kėsaj ėshtė shumė i thjeshtė: nė epokėn tonė pak a shumė tė gjithė e dimė nė mėnyrė tė saktė se si kryhet qarkullimi i ujit nė natyrė. Por kur e marrim parasysh se sa tė ndryshme kanė qenė pikėpamjet e lashta pėr kėtė ēėshtje, vėrejmė se tė dhėnat kur'anore nuk zbulojnė pikėpamje mitike qė janė pėrdorur dhe nė elaborimin e tė cilave spekullimet filozofike kanė pasur ndikim mė tė madh sesa tė dhėnat nga vėzhgimet e bėra. Nėse njerėzit, nė mėnyrė empirike, kanė arritur deri te njohuri tė kufizuara, por tė dobishme dhe praktike, pėr pėrmirėsimin e ujitjes, pėrkundrazi, pikėpamjet e tyre mbi qarkullimin e ujit nė tėrėsi do tė ishin tė vėshtira pėr t'u kuptuar sot. Kėshtu do tė ishte e thjeshtė pėr t'u marrė me mend se ujėrat nėntokėsore rrjedhin nga depėrtimi i rreshjeve nė Tokė. Por, nė kohėt e lashta citohet si pėrjashtim pikėpamja e njėfarė Vitruvit, i cili, nė Romėn e shekullit tė parė para epokės sonė, e ka mbrojtur kėtė ide. Kėshtu pas shumė shekujsh, tė cilėve u takon edhe epoka e Shpalljes sė Kur'anit, njerėzit kanė
    pasur pikėpamje krejt tė gabuara mbi sistemin e ujrave. Nė artikullin "Hidrologjia", tė botuar nė Encyclopedia Universalis dy specialistė pėr kėto probleme, G. Castany dhe B. Blavoux, kryejnė kėtė hulumtim didaktik historik: Nė shekullin VII p.e.s. Talesi nga Mileti e ka mbrojtur teorinė e shtyrjes sė ujit tė oqeanit nė brendėsi tė kontinentit, rėnien nė tokė dhe depėrtimin e tij nė tokė nėn ndikimin e erės. Edhe Platoni e ka mbrojtur kėtė ide dhe ka menduar se kthimi i ujit nė oqean bėhet nėpėrmjet njė humnere tė madhe, Tatarit. Kjo teori do tė ketė ithtarėt e vet tė flaktė deri nė shek. XVIII, para Dekartit. Aristoteli ka supozuar se avulli i ujit nga toka kondensohet nė honet e thella dhe tė ftohta tė bjeshkėve dhe formon liqene nėntokėsorė qė i mbushin burimet. Atė do ta pasojė Seneka (shek. I p.e.s.) dhe do tė ketė ithtarė tė shumtė deri nė vitin 1877, ndėr tė cilėt vlen tė pėrmendet O. Volger. Pikėpamja e parė e pastėr mbi qarkullimin e ujit do t'i bjerė
    ndėr mend Bernard Palissys, i cili nė vitin 1580 pohon se ujrat nėntokėsorė rrjedhin nga depėrtimi i shiut nė tokė. Kėtė teori do ta vėrtetojė E. Marioti dhe P. Pero nė shek. XVII. Nė pjesėt e Kur'anit qė po i japim nė vijim nuk ka asnjė jehonė tė pikėpamjeve jo tė sakta qė u pėrmendėn deri tani e tė cilat janė ditur nė kohėn e Muhammedita.s. : " Ne, nga qielli lėshuam shiun e dobishėm dhe me tė bėmė qėtė kultivohen kopshte e drithėra qė korren. Dhe rritėm trungje tė gjata hurmash me fruta tė paluar njėri mbi tjetrin. Ushqim pėr njerėz, dhe me tė, Ne e ngjallėm tokėn e vdekur , e kėshtu do tė jetė edhe ringjallja." (S50-A9,10,11) " Ne e l1shuam me masė ujin nga qielli dhe atė e pėrqėndrojmė nė tokė. Po Ne
    kemi mundėsi edhe ta humbim atė (ujin). Dhe me anėn e tij Ne mundėsuam pėr ju kopshte hurmash e rrushi, qė nė to keni shumė pemė dhe hani prej tyre." (S23- A18,19) " Ne i lėshojmė erėrat mbarėsuese, e nga qielli (retė) lėshojmė shi dhe atė ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atė." (S15 - A22) Ekzistojnė dy mundėsi pėr interpretimin e ajetit tė fundit (S15 - A22). Erėrat qė pjalmojnė mund tė konsiderohen pllenuese tė bimėve me anė tė bartjes sė polenit, por kjo mund tė lidhet edhe me shprehjen figurative e cila me analogji thekson rolin e erės, qė njė re, e cila nuk lėshon shi, kthehet nė re qė lėshon rrebesh shiu. Ky rol ėshtė theksuar shpesh, si nė ajetin vijues: " Allahu ėshtė Ai qė lėshon erėrat, e ato i lėkundin retė dhe Ne i derdhim ato nė njė vend tė thatė dhe me atė ujitje e ngjallim tokėn pas vdekjes sė saj. Ja kėshtu ėshtė ringjallja."(S35-A9) Kėtu po shohim se pjesa e parė e kėtij ajeti ka stil tregimtar dhe, pa kapėrcim, pason njė shpallje e Zotit. Modifikime tė tilla tė papritura nė formė bisedimi janė tė shpeshta nė Kur'an. " Allahu ėshtė Ai qė lėshon erėrat, e ato i lėkundin retė dhe Ai i shtrinė lart si tė dojė i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė, dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lėshon atė kujt tė dojė prej robėrve tė vet, ja, ata gėzohen."(S30-A48) "Ai ėshtė qė i lėshon erėrat si myzhde pranė mėshirės (shiut) sė Tij e kur ato (erėrat) bartin re tė mėdha, Ne i sjellim mbi njė tokė tė vdekur dhe lėshojmė nė tė
    ujin (shiun), dhe me tė (me ujin)nxjerrim tė gjitha frutat. Kėshtu i nxjerrim (i ngjallim) tė vdekurit, ashtu qė tė pėrkujtoni (fuqinė e Zotit)." (S7-A57) " Edhe Ai ėshtė, qė i lėshon erėrat myzhde nė prag tė mėshirės sėTij (shiut) dhe Ne lėshuam prej qiellit ujė tė pastėr. Qė me tė t'i japim jetė njė toke tė vdekur dhe qė t'u japim tė pijnė atyre qė i krijuam, kafshė e shumė njerėz." (S25-A48,49) "... nė atė furnizim qė Allahu e lėshon prej qiellit dhe me tė, pasi tė ketė vdekur e ngjall tokėn; dhe nė qarkullimin e erėrave pėr njė popull qė logjikon ka argumente." (S45-A5) " Ai e lėshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhėsisė sė tyre rrjedhin pėrrocka, kurse vala bart mbi vete shkumė tė fryer lart ..." (S13-A17) Zoti e urdhėron Profetin: " Thuaj: " Mė tregoni, nėse uji juaj humbet nė thellėsi, kush do t'ju sjell ujė mbitokėsor (burimor)."(S67-A30) "A nuk e sheh se Allahu lėshon ujė nga qielli dhe atė e shpėrndan nė tokė nėpėr burime, mandej me tė mbijnė bimė tė llojeve dhe tė ngjyrave tė ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atė tė zverdhur dhe pastaj e bėn atė pleh." (S39-A21) "Dhe nė tė Ne u kemi bėrė kopshte hurmash e rrushi dhe nė tė u kemi dhėnė burime (uji)." (S36-A34)
    Rėndėsia e burimeve, furnizimi i tyre me ujin e shiut dhe shpėrndarja nė burime ėshtė theksuar nė tri ajetet e fundit. Fakti meriton qė tė ndalemi nė tė nė mėnyrė qė tė pėrkujtojmė pikėpamjet dominuese tė mesjetės, siē janė ato tė Aristotelit, sipas tė cilave burimet mbushen nga liqenet nėntokėsorė. Nė artikullin e vet "Hidrologjia", tė botuar nė Encyclopedia Universalis, M. M. Rémenierés, profesor nė Ecole Nationale du Génie rural, des Eaux et Forets, pėrshkruan etapat kryesore tė hidrologjisė dhe kujton punimet madhėshtore tė dikurshme pėr ujitjen, posaēėrisht nė Lindjen e Mesme, duke tėrhequr vėrejtjen se me tėrė ato ka udhėhequr empirizmi, sepse idetė e atėhershme kanė dalė nga pikėpamjet e
    gabuara. Ai vazhdon : "Duhet tė presim Rilindjen (pėrafėrsisht ndėrmjet viteve 1400 - 1600) nė mėnyrė qė pikėpamjet e pastra filozofike tua lirojnė vendin hulumtimeve tė mbėshtetura nė observimet objektive tė fenomeneve hidrologjike.
    Leonardo da Vinēi (1452 - 1519) kundėrshton pohimet e Aristotelit. Nė studimin e tij Shqyrtim i ēuditshėm mbi natyrėn e ujrave dhe burimeve natyrore e artificiale ("Discours admirable de la nature des eaux et fontaines tant naturalles
    qu'artificeilles, Paris 1570), Bernard Palissy bėn interpretimin konkret tė qarkullimit tė ujit e sidomos furnizimin me shi". Do ta shohim se vėrejtjen e fundit e gjejmė nė ajetin 21 tė sures 39, qė evokon shpėrndarjen e ujrave tė shiut nė burimet nė Tokė. Shiu dhe breshėri janė trajtuar nė ajetin 43 tė sures 24: "A nuk e ke parė se si Allahu drejton retė, pastaj i bashkon, i bėnė grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lėshon prej sė larti, nga retė e mėdha si kodra breshėr dhe me te goditė kėdo, e ja largon atij qė do...." Fragmenti tjetėr meriton komentim (surja 56, ajeti 68 - 70). " A e shihni ujin qė po pini? Aju elėshoni atė prej reve, apo Ne jemi qė e lėshojmė? Sikur Ne tė dėshirojmė e bėjmė atė tė njelmėt, pėrse nuk falenderoni?" Tė pėrmendėsh faktin se Zoti ka mundur ta bėjė ujin tė njelmėt, i cili natyrisht nuk ėshtė i tillė, ėshtė mėnyrė e tė shprehurit tė plotėfuqisė sė Zotit. Mėnyra e dytė e rikujtimit tė kėsaj plotfuqie ėshtė sfidė drejtuar njeriut pėr ta lėshuar shiun nga retė. Por derisa e para ėshtė thjesht shaka, e dyta mund tė mos jetė nė epokėn bashkėkohore, nė tė cilėn teknika bėn tė mundshėm qė shiu tė bjerė nė mėnyrė artificiale. A thua aftėsia e njeriut pėr tė prodhuar shi tė madh i kundėrvihet pohimit kur'anor? Ky nuk ėshtė rast, sepse duhet tė merren parasysh kufijtė e aftėsive tė njeriut nė kėtė fushė. M. A. Facy, kryeinxhinier i meteorologjisė kombėtare, ka shkruar nė artikullin "Rreshjet", nė Encyclopedia Universalis: "Kurrė nuk do tė mund tė arrijmė tė bėjmė tė bjerė shi nga reja e cila nuk i ka karakteristikat e resė me shi ose nga reja e cila ende nuk e ka arritur shkallėn pėrkatėse tė evolucionit (tė pjekurisė)". Njeriu, prandaj, me anė tė mjeteve tė pėrshtatshme teknike vetėm mund tė shpejtojė proēesin e reshjeve pasi tė jenė krijuar kushtet natyrore. Sikur tė ishte ndryshe, atėherė nuk do tė kishim thatėsirė, por kjo nuk ėshtė arritur akoma. Tė jesh zotėrues i shiut dhe i kohės sė mirė akoma ėshtė njė ėndėrr. Njeriu me dėshirėn e tij nuk mund ta ndėrprejė ciklin e vendosur, i cili siguron qarkullimin e ujit nė natyrė, cikėl i cili, sipas njohurive tė hidrologjisė bashėkohore, mund tė pėrmblidhet si vijon:
    Rrezatimi i nxehtėsisė sė Diellit shkakton avullimin e oqeaneve dhe tė tė gjitha sipėrfaqeve tokėsore tė mbuluara ose tė ngopura me ujė. Avulli i liruar nė kėtė mėnyrė ngrihet nė atmosferė dhe duke u dendėsuar nė tė formon re. Atėherė
    ndėrhyjnė erėrat pėr t'i shpėrndarė nė largėsi tė ndryshme retė e krijuara nė kėtė mėnyrė. Atėherė, ato, herė mund tė zhduken duke mos dhėnė shi, herė masat e tyre bashkohen me masat e reve tė tjera qė tė krijohen dendėsi mė tė mėdha, herė duke u ndarė pėr tė dhėnė shi nė njė shkallė tė caktuar tė evolucionit tė reve. Kur shiu bie nė dete (qė pėrbėjnė 70% tė sipėrfaqes sė Tokės), cikli mbyllet shpejt. Shiu i cili bie nė tokė mund tė thithet pjesėrisht nga bimėt dhe tė marrė pjesė nė rritjen e tyre; kėto, me anė tė frymėmarrjes, e kthejnė njė pjesė tė ujit nė atmosferė. Pjesa tjetėr e ujit tė shiut pak a shumė depėrton nė tokė, nga e cila, nėpėrmjet rrjedhave ujore, drejtohet kah oqeanet ose depėrton nė brendėsi tė tokės pėr t'u kthyer nė rrjetin e sipėrfaqes sė tokės me anė tė burimeve dhe tė burimeve tė tjera qė humbin nė tokė. Nėse kėto tė dhėna tė hidrologjisė bashkėkohore krahasohen me ato qė dalin nga ajetet e shumta tė Kur'anit, tė cituara nė kėtė kapitull, do tė konstatojmė ekzistimin e pėrputhshmėrisė sė konsiderueshme ndėrmjet tė dhėnave tė hidrologjisė dhe tė Kur'anit.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #8635
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    DETET


    Nėse ajetet kur'anore kanė ofruar materiale pėr t'i krahasuar me njohuritė bashkėkohore mbi ciklin e ujit nė natyrė nė pėrgjithėsi, kur ėshtė fjala pėr detet nuk ėshtė kėshtu. Asnjė fragment i Kur'anit qė ka tė bėjė me kėtė nuk fton pėr konfrontim me tė arriturat shkencore nė kuptim tė mirėfilltė tė fjalės. Por, pėrsėri, nuk ėshtė hiē mė pak e domosdoshme tė theksojmė se asnjė fragment i Kur'anit mbi detet nuk pėrmban udhėzime nė besime, mite ose nė bestytni tė epokės. Njė numėr i konsiderueshėm ajetesh qė bėjnė fjalė pėr oqeanet dhe lundrimin ofrojnė si tema pėr meditim shenjat e plotėfuqisė sė Zotit, qė burojnė nga vėzhgimi vijues. Kėto ajete janė: " ... dhe pėr tė mirėn tuaj u vuri nė shėrbim anijet, tė lundrojnė nėpėr det me urdhrin e Tij, e nė shėrbimin tuaj i vuri edhe lumenjtė." (S14-A32) "Pastaj, Ai ėshtė qė nėnshtroi detin, qė prej tij tė hani mish tė freskėt, e prej tij tė nxirrni stoli qė i bani (i vishni), e i sheh anijet si ēajnė (lundrojnė ) nė tė (me ushtimėe ēajnė ujin nė det). Ua nėnshtroi qė tė shfrytėzoni nga begatitė e Tij dhe ashtu tė falenderoni (Zotin)." (S16-A14) "A nuk e sheh se anijet lundrojnė nė sajė tė mirėsisė sė Allahut, e pėr t'ju treguar juve madhėrinė e Tij..."(S31-A31) "Dhe tė Atij janė anijet lundruese tė ngritura lart si kodra nė det."(S55-A24) "Argument pėr ta ėshtė dhe ajo se Ne pasardhėsit e tyre (tė Ademit) i bartėm nė anije tė mbushur pėrplot. Dhe ngjashėm me tė, u krijuam atyre diēka qė t'i hipin. E sikur tė duam Ne, i pėrmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as qė do tė shpėtonin. Pėrveē nga mėshira jonė ndaj tyre, dhe qė tė pėrjetojnė tė mirat deri nėnjė kohė tė caktuar."( S36-A41-44) Kėtu ėshtė e qartė se bėhet fjalė pėr anijet qė bartin njerėzit nėpėr det, ashtu si dikur anija e barti Nuhun dhe tė tjerėt qė ishin nė tė dhe ua bėri tė mundur tė arrijnė deri nė tokė. Nga tė gjitha ajetet kur'anore qė janė kushtuar vėzhgimit tė deteve, mund tė veēohet njė fakt tjetėr, sepse tregon njė aspekt krejt tė veēantė. Kėshtu tri ajete bėjnė aluzion nė disa karakteristika tė lumenjve tė mėdhenj kur derdhen nė oqean. Njihet mirė fenomeni qė haset shpesh: mospėrzierja direkte e ujrave tė njelmėt tė deteve dhe tė ujrave tė ėmbėl tė lumenjve tė mėdhenj. Mendohet se Kur'ani tėrheq vėrejtjen nė rastin e grykės sė Eufratit dhe tė Tigrit, tė cilėt, me bashkimin e tyre, krijojnė si tė thuash njė "det" tė gjatė 150 kilometra, Shat el Arab. Nė fund tė gjirit, ndikimi i baticave dhe zbaticave krijon fenomenin fatlum tė fryrjes sė ujit tė ėmbėl nė brendi tė tokės, duke siguruar ujitje tė mjaftueshme. Qė tė kuptohet si duhet teksti i (ajeteve), duhet ditur se fjala det shpreh kuprtimin e pėrgjithshėm tė fjalės arabe bahr, e cila do tė thotė masė e madhe uji dhe pėrdoret si pėr oqean ashtu edhe pėr lumenj shumė tė mėdhenj, si: Nili, Tigri, Eufrati. Nė vijim po i japim tri ajete qė evokojnė fenomenin:"Ai la tė lirė tė bashkohen dy dete, ky (njėri) i pijshėm dhe i shijshėm, e ky (tjetri) i njelmėt e i idhėt, e mes tyre bėri si tė jetė ndonjė pendė, pritė qė tė mos pėrzihen." (S25 - A53) " E nėse janė tė njėjtė dy dete; ky i ėmbėl shuan etjen dhe pirja e tij ėshtė e lehtė e ky tjetri i njelmėti djeg. E prej secilit ju hani mish tė freskėt, nxirrni stoli qė i bani; e, i sheh anijet se si ēajnė ujin pėr tė kėrkuar tė mirat e Tij. Ashtu qė ju tė falenderoni." (S35 - A12) "Ai i lejoi dy dete tė puqen ndėrmjet vete. Ndėrmjet atyre tė dyve ėshtė njė pengues qė ata tė dy nuk e kapėrcejnė... Prej atyre tė dyve nxirren margaritarė e diamantė." (S55 - A19,20, 22) Pos pėrmendjes tė faktit kryesorė, kėto ajete pėrmendin pasuritė qė nxirren nga ujrat e ėmbėl dhe tė njelmėt: peshk, stoli pėr rroba, margaritar dhe merxhan.ai
    pėrket fenomenit tė mospėrzierjes sė ujrave tė lumenjve me ato tė deteve nė grykė, duhet tė dihet se ky nuk ėshtė specifik vetėm pėr Eufratin dhe Tigrin, qė pėrmenden nė tekst, por edhe pėr lumenjtė e tjerė tė cilėt nuk pėrmenden. Rrjedhat
    e ujrave me gjerėsi shumė tė mėdha, siē janė: Misisipi ose Jang-Ce, tregojnė tė njėjtėn veēori: pėrzierja e ujrave tė tyre bėhet ndonjėherė larg nė detin e hapėt.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #8636
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    RELIEVI I TOKĖS


    Pėrbėrja e Tokės ėshtė e ndėrlikuar. Sot mund tė themi se ėshtė e pėrbėrė nga njė shtresė e thellė, ku mbretėrojnė temperatura tepėr tė larta, me njė pjesė qėndrore nė tė cilėn shkrihen shėmbinjtė dhe me njė shtresė sipėrfaqėsore, me koren e Tokės, tė fortė dhe tė ftohtė. Kjo shtresė ėshtė mjaft e hollė, prej disa kilometrash deri nė disa dhjetra kilometra mė se shumti, kurse rrezja e Tokės ėshtė pak mė e madhe se 6.000 km: kjo do tė thotė se korja nuk paraqet as tė njėqindtėn pjesė tė rrezes sė sferės. Nė kėtė cipė, nėse mund tė thuhet kėshtu, kanė ndodhur fenomene gjeologjike. Nė thelbin e tyre qėndrojnė shtresimet nga tė cilat janė krijuar vargmalet; formimi i tyre nė gjeologji quhet orogjeneza. Procesi ka rėndėsi tė madhe sepse dukurisė sė relievit qė do ta pėrbėjė njė mal i pėrgjigjet, nė thellėsi, thelėsira proporcionale e kores sė Tokės e cila siguron bazėn nė shtresėn e ulėt. Historia e shpėrndarjes sė deteve dhe tokave nė sipėrfaqe tė rruzullit tė Tokės ėshtė e re dhe akoma ėshtė shumė e paplotė edhe pėr periudhat mė pak tė vjetra dhe tė njohura mė mirė. Me siguri paraqitja e oqeaneve qė e pėrbėjnė hidrosferėn ėshtė e vjetėr dhe pėrafėrsisht 500 milion vjet. Nga fundi i paleozoikut kontinentet formonin njė masė unike e mė vonė u shpėrndanė. Herėn tjetėr, kontinentet ose pjesėt e tyre dolėn mbi sipėrfaqe me krijimin e maleve nė zonat oqeanike (p.sh. rasti i kontinetit verioatlantik dhe njė pjesė e Evropės).
    Sipas ideve bashkėkohore, me tėrė historinė e formimit tė tokave tė larta dominon paraqitja e vargmaleve. I tėrė evolucioni i Tokės, nga paleozoiku deri nė kvartar, klasifikohet nė funksion tė "fazave arogjenetike" tė cilat, edhe vetė, janė tė
    grupuara nė "cikle" me emra tė njėjtė, ēdo formim i relievit tė maleve ka reperkusionet e veta nė barazpeshėn ndėrmjet deteve dhe kontinenteve. Kjo ka bėrė qė tė zhduken disa pjesė tė tokave tė dala nė sipėrfaqe, pėr t'u paraqitur tė tjerat,
    duke e ndryshuar shpėrndarjen e sipėrfaqeve kontinentale dhe oqeanike, para qindra milionė vjetėsh, kėshtu qė pjesa kontinentale sot zė vetėm 3/10 e sipėrfaqes sė planetit. Kėshtu, nė mėnyrė jo tė saktė dhe jo tė plotė, mund tė bėhen konkludime pėr transformimet qė kanė ndodhur para qindra milion vjetėsh. Sa i pėrket relievit tė Tokės Kur'ani pėrmend, pothuajse, vetėm formimin e maleve. Nė tė vėrtetė, nga pikėvėshtrimi i interesit tonė, shumė pak mund tė thuhet pėr
    ajetet qė shprehin vetėm kujdesin e Zotit pėr njerėzit, nė krahasim me formimin e Tokės si nė ajetet qė vijojnė: "All-llahu juve ua bėri tokėn tė sheshtė. Qė nėpėr tė tė ecni rrugėve tė gjėra." S72 - A19,20) "Edhe tokėn Ne e kemi shtruar, sa shtrues tė mirė jemi." (S51 - A48) Shtroja qė ėshtė shtruar dhe shtrirė ėshtė korja ose korja e Tokės, e cila ėshtė e fortė dhe nė tė cilėn mund tė jetojmė, meqė shtresat mė tė thella tė rruzullit tė Tokės janė tepėr tė nxehta, tė lėngshme dhe tė papėrshtatshme pėr ēfarėdo lloj tė jetės. Janė shumė tė rėndėsishme fragmentet e Kur'anit qė kanė tė bėjnė me malet dhe aluzionet nė stabilitetin e tyre, si pasojė e fenomenit tė shtresimit. "...Edhe kodrat se si janė vendosur! Edhe tokėn se si ėshtė shtruar!" (S88 - A19,20) Konteksi i kėtyre ajeteve i thėrret jobesimtarėt qė tė kthejnė shikimet e tyre nė drejtim tė disa fenomeneve natyrore, ndėrmjet tė cilave ėshtė toka dhe malet. Nga ky tekst gjithashtu del qartė kuptimi i rrėnjėve nė brendėsi tė Tokės, kurse nė ajete vijuese kėtė e saktėsojnė edhe mė mirė: "A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatėshme (pėr jetė). Ndėrsa kodrat shtylla." (S78 - A6 -7) Shtyllat nė tė cilat aludohet kėtu janė ato qė shėrbejnė pėr pėrforcimin ēadrave nė tokė(autad,shumėsi uatad). Gjeologėt bashkėkohorė i pėrshkruajnė shtresat e tokės (gjė qė bėn tė mundshėm qė relievet tė kenė themel) me madhėsi tė ndryshme qė shkon prej njė kilometėr nė dhjetra kilometra. Ky fenomen i rrudhjes bėn qė korja e Tokės tė jetė stabile. Kėshtu nuk ēuditemi fare kur nė disa fragmente tė Kur'anit lexojmė disa mendime mbi malet, siē janė p.sh: "Kurse kodrat i pėrforcoi."(S79 - A32) " ...e nė tokė vendosi kodra tė rėnda qė tė mos luajnė vendit bashkė me ju..." (S31 - A10) Fjalia e njėjtė pėrsėritet nė suren 16, ajeti 15. Po kjo ide ėshtė shprehur me pak ndryshim nė suren 21, ajetin31: "Dhe nė tė (tokė) Ne kemi krijuar bjeshkė tė paluhatėshme qė tė mos i lėkundė ata..." (S21 - A31) Kėto ajete shprehin atė se mėnyra e vendosjes sė maleve i pėrshtatet stabilitetit tė tyre, gjė qė edhe pėrputhet nė tėrėsi me tė dhėnat e gjeologjisė.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #8637
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    ATMOSFERA E TOKĖS


    Pėveē disa aspekteve qė nė mėnyrė mė tė saktė bėjnė fjalė pėr qiellin dhe tė cilat janė shqyrtuar nė kapitullin paraardhės, Kur'ani pėrmban disa fragmente qė kanė tė bėjnė me fenomenet nė atmosferė. Sa i pėrket konfrontimit tė tyre me tė arriturat shkencės bashkėkohore, edhe kėtu, si kudo, do tė vėrejmė vetėm se nuk do tė ketė kundėrthėnie me njohuritė tona shkencore lidhur me fenomenet e pėrmendura.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #8638
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    LARTĖSIA MBIDETARE


    Njė mendim i pėrgjithshėm mbi ndenjėn e shqetėsimit qė ndjehet nė lartėsinė mbidetare, e cila vjen gjithnjė duke u rritur, sa mė lartė qė tė ngjitemi, ėshtė shprehur nė ajetin 125 tė sures 6: "Atė qė All-llahu dėshiron ta udhėzojė, ia zgjeron zemrėn pėr (pranuar) Islamin. Atė qė dėshiron ta lėrė nė humbje, zemrėn etij ia bėn shumė tė ngushtė sikur tė ngjitej nė qiell. Kėshtu All-llahu lėshon dėnimin mbi ata qė nuk besojnė." (S6 - A125) Disa kanė pohuar se kuptimi i shqetėsimit tė lartėsisė nuk ka qenė i njohur pėr arabėt nė kohėn e Muhmmedit a.s. Por duket se kjo nuk ėshtė ashtu: egzistimi i maleve tė larta nė Gadishullin arabik deri mbi 3.500 merta e bėn pak tė mundshme mosnjohjen e vėshtirėsive tė frymėmarrjes gjatė ngjitjes nė lartėsi. Ka komentues tė tillė qė me kėtė kanė dashur tė shohin paralajmėrimin e pushtimit tė Gjtihėsisė, gjė qė duket se duhet tė hidhet poshtė nė mėnyrė kategorike, sė paku kur ėshtė fjala pėr kėtė fragment.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #8639
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    ELEKTRICITETI ATMOSFERIK


    Elektriciteti atmosferik dhe pasojat e tij: rrufeja, breshėri janė pretekse pėr vėrejtje vijuese: "Ai ėshtė qė ju shfaq vetėtimėn trishtuese (nga ndonjė fatkeqėsi), por edhe shpresėdhėnėse (pėr shi), dhe formulon re tė dendura." (S13 - A12) "Ndėkaq, mumurima madhėron (Zotin njė) me falenderimin (qė i takon) e Tij, (e madhėrojnė)edhe ėngjėjt nga droja ndaj Tij. E Ai dėrgon rrufetė dhe me ato godet kė tė dojė. Ndėrsa idhujtarėt polemizojnė rreth All-llahut, e Ai ėshtė ndėrshues i
    rreptė." (S13 - A13) "A nuk e ke parė se si All-llahu drejton retė, dhe pastaj i bashkon, i bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun si rrjedh prej tyre. Ai lėshon prej sė larti nga retė e mėdha si kodra breshėr dhe me tė goditė kėdo, e ia largon atij qė do. Shkėlqimi i vetėtimės sė dritės sė resė gati se s'tė merr tė parit." (S24 - A43) Nė kėto dy ajete egziston shprehja e korelacionit tė qartė ndėrmjet formimit tė reve tė rėnduara nga shiu ose nga breshėri dhe krijimit tė rrufesė: i pari ėshtė objekt i dėshirės pėr shkak tė bamirėsisė qė sjell, kurse i dyti ėshtė objekt i frikės, pasi reshja e tij i ėshtė nėnshtruar vendimit tė Plotėfuqishmit. Lidhja ndėrmjet kėtyre dy fenomeneve ėshtė nė pėrputhje me njohuritė e sotme mbi elekricitetin atmosferik.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #8640
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    HIJA


    Fenomeni mbi hijen dhe lėvizjen e saj qė pėr kohėn tonė ėshtė shpjegim banal ėshtė objekt i mendimeve si mė poshtė: "A nuk po shohin ata (keqbėrėsit) se ēdo send qė e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu pėrulur All-llhut (duke bėrė sexhde)dhe duke qenė respektues e pėrulės e si e mbajnė veten lart disa njerėz). (S16 - A48) "A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e kėndej) hijen, e sikur tė kishte dashur do ta linte nė njė vend, pastaj Diellin e bėmė rrėfyes tė saj. Pastaj Ne atė e tėrheqim pak nga pak." (S25 - A45, 46) Pėveē asaj qė ka tė bėjė me pėruljen ndaj All-llahut tė ēdo sendi tė krijuar, duke e pėrfshirė edhe hijen e sendit, dhe marrjes sė sėrishme nga All-llahu tė ēdo manifestimi tė fuqisė sė Tij, teksit kur'anor aludon nė lidhjet e hijes me Diellin. Duhet tė rikujtojmė se nė kohėn e Muhammedit a.s. ka egzistuar besimi se lėvizja e hijes ka qenė e kushtėzuar nga lėvizja e Diellit nga lindja nė Perėndim. Kjo edhe gjeti zbatim nė orėn diellore pėr matjen e kohės ndėrmjet lindjes dhe perėndimit tė Diellit. Kėtu Kur'ani flet pėr fenomenin dhe nuk pėrmend shpjegimin qė ka dominuar nė epokėn e Shpalljes sė tij: kėtė shpjegim do ta pranonin njerėzit gjatė shumė shekujve pas epokės sė Muhammedit a.s., por mė nė fund do tė vėrehej pasaktėsia e tij. Kėshtu Kur'ani flet vetėm pėr rolin e Diellit si tregues i hijes. Kėtu konstatojmė mungesėn e ēfarėdo mospajtimi dhe asaj qė dihet mbi fenomenin nė kohėn bashkėkohore.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •