
Postuar mė parė nga
ademmerovci
Edhe une kisha probleme lidhur me marredhenie Bibla-Shkence. Kam studiuar: u pajtova me kete: Bibla eshte nje mesazh fetar (merret me marredheniet e Zotit me njerezit).Mesazhi ka kaluar disa here duke perdorur njohurite "shkencore" e kohes te shkrimtarit biblik. Por ato njohurite "shkencore" nuk jane te verteta zbuluar prej Zoti. Per Sh. ne kapituj te pare te Zanafilles autori i shenjte nuk na ka thene si Zoti ka krijuar qiellin dhe token, por vetem qe ai i ka krijuar per dashurine ndaj nesh. Keshtu kreacionizmi apo evolucionizmi, problemet shkencore, duhet te studiohen ne menyra te pershtatshme: nga shkencetare nese pyetja eshte si lind gjithsine; nga profetet dhe teologe nese pyetia eshte cila duhet te jene marredheniet e njeriut me Zotin.
Per problemet Kisha-Shkenca: mjaft me Galileo Galilei, Giordano Bruno *(ky nuk ishte nje shkencetar). Per mua eshte shume e ēuditshme qe shkenca moderne lindi dhe perparoi ne nje vend me kulturen katolike (me pare) e krishtere pastaj (pas reformes protestante).
Dhe vazhdon te perparoje ne vendet qe (edhe pse sfiduar nga sekularizmi, ateizmi...) jane ne pergjithsine te krishtere.
Perkujtoj edhe se, sipas disa mendimtare te famshem, shvillimi dhe perparimi shkencor ka nevoje per ndarje paraprake mes Zotit dhe Botes. Domethene ka nevoje per konceptin biblik te krijimit, qw e dallon rrepte Krijuesi dhe kreatyrat. Realitetet tokesore ne kulturen Biblike jane ndare prej Atij qe i ka krijuar dhe funksionojne sipas ligjeve te vecante. Jo krejtesisht, por deri ne nje pike, kjo mund te shpjegoje sepse shkenca moderna ka lindur ne vendet me kulture te kristere, e jo me nje kulture teokratike apo panteiste.
Krijoni Kontakt