
Postuar mė parė nga
KING_SNAKE
Hoxha demton rende shendetin(kercenim per veshet njerezore,sidomos te femijeve qe jane delikate)
tek ky artikulli nuk permendet hoxha,kan harruar kta,nuk kan futur decibelet e ulerimes se hoxhes...pellitja e hoxhes i ve kapakun te gjithe ndotjes akustike
19/04/2005 - Publikohet raporti i monitorimit te zhurmave ne 2004
Burimi: Eglantina Bardhi, Denisa Kona, gazeta Ballkan
Jeta shqiptare eshte bere e lodhshme edhe per shkak te zhurmave. Burimet e zhurmes jane shtuar dhe ne nuk kemi asnje mundesi tjeter, vecse te bashkejetojme me nje kakofoni tingujsh te papelqyeshem per veshin, ndaj te cileve jemi te detyruar te qendrojme te ekspozuar per me teper se 16 ore ne dite. Sipas raportit te projektit te monitorimit te zhurmave urbane ne 7 qytete te Shqiperise per periudhen mars-dhjetor 2004 te sponsorizuar nga Ministria e Mjedisit, burimet kryesore te zhurmes se mjedisit perfshijne trafikun trafikun rrugor; industrite, ndertimin, punet publike si dhe rrethinat. Ndersa burimet kryesore te zhurmes se brendshme jane sistemet e ventilimit, aparaturat, makinat e zyrave, aparatet shtepiake etj. Ndotja zanore eshte vecanerisht e rende ne vendet ne zhvillim si vendi yne. Ajo i detyrohet kryesisht trafikut rrugor si pasoje e te cilit, ne zonat dense (te dendura), nivelet e presionit akustik gjate dites arrijne 75-80 dB(A). Rritja e ndotjes zanore eshte e pasuportueshme, sepse ajo ka efekte negative mbi shendetin, ne te njejten kohe direkte dhe te akumuluara. Ajo prek gjithashtu brezat e ardhshem dhe ka ndikime mbi efektet social-kulturore, fizike e ekonomike.
Ja zonat me te ndotura akustikisht te Tiranes
Kryeqyteti shqiptar po shurdhohet; po shurdhohet jo vetem prej shkalles se larte te zhurmave aktuale, por edhe prej kohezgjatjes se tyre disa vjecare qe kane efekte prapavepruese. Vecanerisht e renduar paraqitet situata ne 3 vitet e fundit, me nje tendence te lehte permiresimi gjate vitit 2004. Sipas rezultateve te monitorimit, vlera me e larte e ndotjes ne kryeqytet gjate vitit 2003 eshte shenuar ne zonen e stacionit te trenit, pastaj te sheshi i Ushtarit te Panjohur, dhe duke vijuar me Sheshin Skenderbej, kryqezimin e shkolles "Vasil Shanto". kryqezimin i 21 Dhjetorit dhe ne fund te zona e ish-Bllokut. Ndersa ne vitin 2004, treguesi me i larte i zhurmave rezulton te rruga e EIbasanit, e pasuar nga Lapraka, ndersa ka rene ndjeshem niveli i zhurmave ne Stacionin e Trenit, te Sheshi Skenderbej dhe Ushtari i Panjohur, ndonese ato vazhdojne te mbeten ende nder zonat me te prekura nga zhurmat e demshme. Ne pergjithesi, niveli i zhurmave rezulton gjate 2004-es me i ulet se gjate 2003-shit dhe sidomos parametrat jane permiresuar ndjeshem ne zonen e Pallatit te Kongreseve dhe te zona e Ish-Bllokut, gje qe i detyrohet eleminimit te trafikut ne keto segmente. Megjithate, niveli i zhurmave vazhdon te jete mbi ate te shenuar ne vitin 2002.
Matjet ne shkalle Republike, qytetet e medha te tejzhurmshme
Popullsia e 7 qyteteve te perzgjedhura per monitorim perben rreth 30% te popullsise se Shqiperise. Po keto qytete kane mbi 60% te automjeteve ne qarkullim. Qellimi i studimit eshte njohja e nivelit te ndotjes akustike ne pika te ndryshme te shtate qyteteve, per te dhene mundesine qe te gjykohet mbi masen e ekspozimit te popullates ndaj zhurmave ne ditet e sotme, mbi ndertimin e banesave duke shmangur rruget me trafik te madh dhe qendrat industriale. Matjet u bene ne ore te ndryshme te dites per te qene perfaqesuese te minimumeve dhe maksimumeve te ekspozimit urban nga trafiku. Ne nje mase rreth +(3-5%) vlerat e mbledhura kane rritje, pasi ne rreth 70% te vlerave te perftuara, fluksi i automjeteve eshte rritur artificialisht, pasi qytetet perkatese kane pasur punime ne akse kryesore, devijime te detyruara te drejtimit te levizjes etj.
Mungon ligji per ndeshkimin e zhurmeberesve
"Nuk ka nje ligj per kufizimin e nivelit te zhurmave, te cilat do te parandalonin per shembull, ngritjen e nje aktiviteti industrial prane nje spitali", shprehet drejuesi i monitorimit, fizikanti Arti Cicolli. Mungesa e ligjit ka sjelle shume kaos akustik te cilin tashme po e vuajme te gjithe. Te gjithe jemi viktima te zhurmave te mbivendosura dhe per nje kohe te gjate, te cilat demtojne shendetin dhe aktivitetin tone te perditshem. Per kete arsye, tashme kerkohet nje ligj i cili eshte duke u paraprire pikerisht nga studimet perkatese te Institutit te Shendetit Publik, duke celur edhe nje diskutimin mbi strategjine dhe prioritetet per administrimin e zhurmave te brendshme. Qellimi eshte percaktimi i kritereve mbi bazen e te cilave do te krijohen limitet e normave te ekspozimit ne zhurme. "Ka ardhur koha per te pasur nje politike kombetare te kontrollit te zhurmave,- shprehet fizikanti i seksionit te fizikes sanitare dhe cilesise se ajrit, Arti CicolIi. drejtues i programit te monitorimit te ndotjes akustike. Dokumenti "Veprim 21, i pershtatur nga Kombet e Bashkuara permban nje numer principesh te kontrollit te mjedisit mbi te cilat mund te bazohen politikat qeverisese mbi administrimin e zhurmave: parimin e kujdesit, parimin "ndotesi-paguesi" dhe parandalimin e zhurmes. Kur shfaqet nje risk qe ve ne rrezik shendetin publik, duhen marre masa urgjente per mbrojtjen e shendetit, pa pritur qe provat shkencore te jene plotesisht te perfunduara,- thote ai dhe kostot e rnarra nga ndotja, duhet te merren persiper nga pergjegjesit e burimve te zhurmave
Krijoni Kontakt