
Postuar mė parė nga
Yllushi
Une nuk jam nje interpretues i Kuranit dhe siq thash edhe me larte ne duhet te mundohemi shume qe te arrijme ta kuptojme ate sepse vetem nje ajet ne Kurane ka aq domethenje te shume te madhe .
Ajo qe mund te bej une eshte tju ofroj nje shkrim ku nje dijetar musliman i jep pergjigje ne disa pyetje mikut te tij ateist. Lexojeni me vemndje !!!!!
Ti thua se Kurani nuk ėshtė kundėrthėnės. Ēka thua, pra, nė lidhje me ajetin: "Kush dėshiron le tė besojė, ndėrsa kush dėshiron le tė mos besojė" (El-Kehf, 29) dhe ajetin nė tė cilin All-llahu xhel-le shanuhu thotė: "Ju smund tė dėshironi asgjė tjetėr veē se atė ēka dėshiron All-llahu." (Ed-Dehr, 30). Nė njė ajet thuhet se mėkatarėt do tė merren nė pyetje pėr dhėnien e llogarisė: "Dėshmitė e tyre do tė shkruhen dhe ata do tė merren nė pyetje." (Ez-Zuhruf, 19). "Me tė vėrtetė ai (Kurani) ėshtė nder i madh pėr ty dhe popullin tėnd dhe ju do tė merreni nė pyetje" (Ez-Zuhruf, 44), ndėrsa nė njė vend tjetėr nė Kuran qėndron: "Dhe mėkatarėt nuk do tė merren nė pyetje pėr mėkatet e tyre" (El-Kasas, 78), sepse do tė njihen sipas shenjave tė tyre. "Mėkatarėt do tė njihen sipas shenjave dhe fizionomisė sė tyre dhe do tė rrėmbehen pėr flokėsh dhe pėr kėmbėsh." (Err-Rrahmān, 41). Nė njė vend tjetėr nė Kuran pėrsėri thuhet se askush nuk do ta lidhė fortė kriminelin: "Askush sdo tė mund tė lidhė lidhje tė forta." (El-Fexhr, 26), nė kuptimin qė secili do ta marrė pėrsipėr ndėshkimin e vetvetes: "Sot tė mjafton ajo qė do tė japėsh llogari pėr vetveten." (El-Isrā, 14). Nė kėtė kuptim ėshtė edhe ajeti vijues: "E pastaj lidhne me zingjirė tė gjatė shtatėdhjetė kute..." (El-Hākka, 32).
Nė kėtė i thashė:
- Kėto ajete nuk janė kundėrthėnėse... Tė mendojmė bashkėrisht pėr kėto... "Kush dėshiron le tė besojė, ndėrsa kush dėshiron le tė mos besojė...", ajet plotėsisht i qartė dhe i kuptueshėm. Ai konfirmon lirinė e njeriut, zgjedhjen e tij tė lirė... por jo lirinė tė cilėn njeriu e ka rrėmbyer nga Zoti, por lirinė tė cilėn Zoti atij ia ka dhuruar sipas dėshirės sė Vet. Ajeti vijues kėtė pak mė afėr e shpjegon: "Ju smund tė dėshironi tjetėr asgjė veē se atė qė e dėshiron All-llahu", dmth. liria e njeriut ėshtė nė kuadėr tė vullnetit tė Zotit e jo kundėr tij, qė nė anėn tjetėr do tė thotė se liria e njeriut mund ti kundėrvihet kėnaqėsisė sė Zotit prej nga rrjedh edhe mėkati, por liria e njeriut asnjėherė smund tė jetė jashtė kuadrit tė vullnetit tė Zotit, edhe pse mund tė jetė nė kundėrshtim me kėnaqėsinė e Zotit. Kjo ėshtė ēėshtje mjaft e koklavitur. Ne e kemi shpjeguar kėtė mė gjerėsisht kur folėm pėr deterministėt dhe indeterministėt, ithtarėt e kushtėzimit kauzal tė vullnetit njerėzor, pėrkatėsisht ithtarėt e lirisė sė vullnetit tė njeriut. Me atė rast kemi thėnė se caktimi i Zotit ėshtė njėkohėsisht vetėzgjidhje, sepse Zoti xhel-le shanuhu e zgjedh pėr njeriun atė qė ėshtė nė nijetin (qėllimin) dhe zemrėn e tij, qė do tė thotė se Zoti i dėshiron njeriut atė ēka njeriu i dėshiron vetes me nijetin dhe zgjedhjen e zemrės sė tij, dmth. secili njeri ėshtė i drejtuar nga ajo qė e ka zgjedhur vetė. E gjithė kjo flet majft pėr zgjedhjen e lirė pa imponimin edhe mė tė vogėl, sikur qė flet edhe pėr qartėsinė e kėtyre ajeteve. Pėrveē kėsaj, ēėshtja e lirisė sė vullnetit tė njeriut ėshtė njė ndėr ēėshtjet mė tė vėshtira nė tė cilat kėrkohet pėrgjigje. Atė qė ti po e sheh me kundėrthėnie, nė tė vėrtetė ėshtė shpjegim dhe plotėsim.
Pėr ajetet tė cilat flasin pėr pėrgjegjėsinė pėr veprėn e bėrė ėshtė e nevojshme tė thuhet se ēdo ajet ka tė bėjė me njė grup tė caktuar tė tė marrurve nė pyetje. Midis tyre do tė jenė ata pėr tė cilėt do tė kėrkohet dėshmim, pastaj ata tė cilėt do tė kenė shumė mėkate andaj do tė njihen nė fytyrė se janė mėkatarė. Ata do tė jenė, sikur thotė Kurani "tė rrėmbyer pėr flokėsh dhe kėmbėsh". Midis tė marrurve nė pyetje do tė jenė edhe ata tė cilėt me kokėfortėsi dhe kėmbėngulje i kanė mohuar tė gjitha argumentet. Kundėr tyre do tė dėshmojnė duart e tyre dhe kėmbėt e tyre: "Atė ditė Ne do tua vulosim gojėt e tyre e duart e tyre do tė na flasin, ndėrsa kėmbėt e tyre do tė na dėshmojnė ēka kanė punuar." (Jāsīn, 65). Nė tė vėrtetė, do tė ketė edhe tė atillė tė cilėt do ti qėrojnė hesapet me vetveten. Do ta mundojnė dhe pėrvuajnė vetveten duke u penduar fort pėr rastin qė e kanė humbur. Nė Ditėn e dhėnies sė llogarisė ata do ta gėnjejnė Zotin kur tė vijnė para Tij. Gėnjeshtrat e tyre do ti mbrojnė duke u betuar rrejshėm: "Atė ditė kur All-llahu ti ringjallė, ata do ti betohen Atij sikur qė ju betohen juve duke menduar se me atė do tė arrijnė diēka. Dije mirė! Me tė vėrtetė ata janė gėnjeshtarė." (El-Muxhādele, 18). Ata do tė jenė tė lidhur me zingjirė. Ebu Hamid El-Gazaliu thotė se kėta janė zingjirė kauzalė.
- Ēmendon ti pėr interpretimin kuranor tė diturisė sė All-llahut? Kurani thotė: "Me tė vėrtetė vetėm All-llahu e di kur do tė vijė ēasti dhe dita e shkatėrrimit tė botės, kur do ta lėshojė shiun dhe ēka nė mitrat e nėnave. Askush nuk e di se ēka do tė bėjė nesėr dhe ku dhe nė ēfarė vendi do tė vdesė." (Lukman, 34). Kurani nė mėnyrė eksplicite thotė se All-llahu diturinė e pėrmendur e ka mbajtur pėr veti: "Te Ai janė ēelėsat e tė gjitha fshehtėsive. Ato i di vetėm Ai." (El-Enām, 59).
- E ēka mendon psh. pėr mjekun i cili sot mund ta dijė se ēka ka nė mitra, mund ta qėllojė gjininė? Ētė thuhet pėr shiun e fituar nė mėnyrė artificiale?
- Kurani nuk flet pėr lėshimin e shiut por flet pėr lėshimin e shtrėngatės, e ky ėshtė shi i mjaftueshėm i cili bie nė sasi aq tė mėdha saqė mund ta ndėrrojė fatin e njė populli, ta shpėtojė duke i sjellė mirėqenie. Ky lloj i shiut ėshtė e pamundur tė prodhohet artificialisht.
Sa i pėrket dijes sė Zotit pėr "atė ēka ka nė mitra" ėshtė e nevojshme tė thuhet qė dija e Zotit ėshtė gjithėpėrfshirėse dhe kur ėshtė fjala pėr "atė se ēka nė mitra", nuk ėshtė fjala vetėm pėr gjininė e fėmijės mashkullor dhe femėror, por edhe pėr atė se kush do tė jetė ai dhe ēka do tė jetė, ēdo tė punojė dhe ēfarė do tė jetė rruga e tij jetėsore prej atij ēasti e deri nė vdekje. Tė gjithė kėtė mund ta dijė vetėm Zoti xhel-le shanuhu dhe askush tjetėr.
- E ēfarė tregimi ėshtė ai pėr fronin e Zotit i cili, sipas fjalėve tuaja, pėrfshinė qiejt dhe tokėn... pėr fronin tė cilin e mbajnė tetė...?
Mendja jote pėrfshinė qiejt dhe tokėn edhe pse je vetėm njeri. Si atėherė nuk mund ti pėrfshijė froni i Zotit. Toka, Dielli, tė gjithė planetėt, yjet, galaktikat etj. barten me fuqinė e Zotit nėpėr gjithėsi. Si atėherė mund tė habitesh kur ėshtė fjala pėr bartjen e fronit!
Ēėshtė kjo "El-Kursijju" dhe "El-Arshu"?
Mė thuaj ti ēėshtė elektroni, do tė them se ēėshtė "el-kursijju". Mė thuaj ēėshtė elektriciteti, do tė tė them se ēėshtė graviteti..., mė thuaj ēėshtė koha. Ti nuk e di esencėn e ēkado qoftė e mė pyet mua pėr esencėn e nocioneve "el-kursijju" dhe "el-arshu". Bota ėshtė pėrplot me fshehtėsi dhe kėto janė vetėm disa nga ato.
- Kurani flet pėr buburrecin i cili ua ka tėrhequr vėrejtjen buburrecave tjerė pėr ardhjen e Sulejmanit a.s. dhe ushtrisė sė tij: "Njė buburrec tha: O buburreca, hyni nė vrima tuaja qė mos tu shkelė Sulejmani me ushtrinė e tij..." (En-Neml, 18)
- Sikur tė paktėn, tė kishe lexuar pak pėr insektet nuk do tė shtroje pyetje tė kėtillė. Shkenca pėr insektet ėshtė pėrplot me studime tė pėrgjithshme pėr gjuhėn e buburrecave dhe bletėve. Sot ėshtė fakt i gjithėpranuar se buburrecat kanė gjuhėn e vet, sepse do tė ishte absolutisht e pamundur tė organizohen shėrbimet nė foletė, nė tė cilat ka nga disa qindra mijėra buburreca, tė transmetohen urdhrat etj., sikur tė mos ekzistonte gjuha me tė cilėn ato transmetohen. Prandaj nuk ka vend as pėr habinė mė tė vogėl se si buburreci ka mundur ta njohė Sulejmanin. Vallė, a nuk e njeh njeriu Zotin xhel-le shanuhu?
- Si e fshin Zoti atė qė njėherė e ka shkruar (caktuar). "All-llahu fshin ēka tė dojė dhe pėrforcon ēka tė dojė. Te ai ėshtė Libri Amė." (Er-Rad, 39). A gabon Zoti juaj nė llogaritje sikur qė kėtė e bėjnė njerėzit, fshijnė dhe pėrsėri shkruajnė, a e korrigjon Ai Vetveten sikur qė ketė e bėjnė njerėzit?
- All-llahu xhel-le shanuhu i fshin mėkatet me qėllim qė tė tė inspirojė tė bėsh mirė. Ai nė Kuran thotė: "Veprat e mira, njėmend, i fshijnė tė kėqijat." (Hūd, 114). Pėr robėrit e tij tė mirė, All-llahu xhel-le shanuhu thotė: "U kemi shpallur tė bėjnė vepra tė mira, tė falin namazin dhe tė japin zeqatin." (El-Enbijā, 73). Dhe ja kėshtu shihet se All-llahu xhel-le shanuhu shlyen pa shlyerje dhe kjo ėshtė fshehtėsia e ajetit tė theksuar tė kaptinės Er-Rad tė cilėn e pėrmenda mė lart.
- E ēka thua pėr ajetin: "Exhinet dhe njerėzit i kam krijuar vetėm pėr atė qė tė mė adhurojnė Mua." (Edh-Dhārijāt 56)? A ėshtė Zoti i nevojshėm pėr adhurimin tonė?!
Pėrkundrazi, ne jemi tė nevojshėm ta adhurojmė dhe ti falemi Atij!
A e "adhuron" femrėn e bukur nga dashuria tė cilėn ta ka imponuar apo tė pėlqen, je i lumtur dhe kėnaqesh me bukurinė e tė dashurės sate. Zoti xhel-le shanuhu ėshtė mbi ēdo gjė tjetėr sipas bukurisė, madhėrisė, fuqisė, etj., dhe nėse e njeh si tė tillė, do Ta adhurosh dhe nė atė adhurim do tė gjesh lumturinė dhe kėnaqėsinė mė tė madhe.
Adhurimi te ne rrjedh nga tė njohurit. All-llahu xhel-le shanuhu adhurohet nga njohja. Ndėrsa njohja e All-llahut xhel-le shanuhu ėshtė kulmi i ēdo njohurie dhe paraqet pikėn fundore nė rrugėn e njohjes e cila fillon me lindjen. E para qė fėmija e njeh pas lindjes ėshtė kraharori i nėnės. Kjo ėshtė kėnaqėsia e tij e parė. Pastaj fėmija e njeh nėnėn, babain, familjen, shoqėrinė, rrethin. Mė vonė fillon ta shfrytėzojė rrethin e tij i cili tash nė krahasim me tė ėshtė si kraharori i dytė i nėnės. Nga ai rreth, ai merr dhe shfrytėzon gjithė begatitė e tij, nga thellėsitė e tokės nxjerr ar dhe diamante, nga detet margaritarė, nga arat dhe fushat mbledh lloje tė ndryshme tė fryteve. E gjithė kjo paraqet kėnaqėsinė e dytė tė njohjes. Pastaj nga tė njohurit e rrethit tė tij tokėsor kalon nė tė njohurit e sferave qiellore: e pushton Hėnėn, dėrgon anije kozmike nė Mars dhe lundron nga botėt e panjohura duke u kėnaqur edhe me njė kėnaqėsi tė madhe, me kėnaqėsinė e zbulimit dhe njohjes sė gjithėsisė. Pastaj ai kozmolundrues kthehet dhe vetvetes ia shtron kėtė pyetje: kush jam unė qė kėtė e njoha. Me kėtė pyetje ai nis njė rrugė tė re tė udhėtimit, udhėtimin e njohjes sė vetvetes me qėllim qė ti njohė dhe tė zotėrojė me fuqitė e tij tė cilat i vė nė shėrbim tė vetvetes dhe nė shėrbim tė tė tjerėve. Tė ndihmosh veten dhe tė tjerėt edhe kjo ėshtė njė lloj i kėnaqėsisė. Pas njohjes sė vetvetes vjen njohja e cila paraqet kulmin e ēdo njohurie, e kjo ėshtė njohja e All-llahut xhel-le shanuhu i cili ka krijuar shpirtin e njeriut dhe qenien e njeriut. Me kėtė njohjen e fundit njeriu arrin lumturinė kulminante, ngase takohet me mė Tė Lartėsuarin, me mė Tė Pėrkryerin dhe me mė Tė Bukurin e ēdo gjėje tė bukur. Ky ėshtė udhėtimi i tė devotshmit nė rrugėn e tij tė devotshmėrisė. E tėrė kjo ėshtė nė ligjin e luleve dhe tė lumturisė sė begatshme. Ndėrsa ajo qė nė jetė ka vėshtirėsi, ėshtė ngase ai qė dėshiron ta kėpusė trėndafilin duhet patjetėr ta fusė dorėn nė ferra. Ai qė dėshiron ta arrijė kulmin e pafundshmėrisė duhet patjetėr ti angazhojė tė gjitha fuqitė e tij nė mėnyrė qė ta arrijė kėtė. Ardhja e njeriut tė devotshėm deri te njohja e Zotit xhel-le shanuhu dhe heqja e perdes nga sytė, ėshtė ajo mė e bukura, mė e madhėrishmja dhe mė e larta qė njeriu pėrgjithėsisht mund ta arrijė. Njė sufi i veshur me petkun e zhgunjtė thotė: "Ne gjendemi nė kėnaqėsinė e atillė qė sikur tė dinin pėr tė sundimtarėt, do tė pėrpiqeshin tė na e rrėmbenin me shpata". Kjo ėshtė kėnaqėsia e ibadetit tė vėrtetė. Nė kėtė ka pjesė vetėm ai i cili ėshtė vėrtet i devotshėm. Mirėpo, ajo devotshmėri Zotit xhel-le shanuhu nuk i duhet. Ai pėr atė nuk ėshtė i nevojshėm. Ai ėshtė i pavarur edhe nga njerėzit. Ne nuk e adhurojmė All-llahun pėr shkak se jemi tė obliguar nė kėtė, por pėr shkak se e kemi njohur bukurinė dhe madhėshtinė e Tij. Nė ibadetin All-llahut xhel-le shanuhu ne nuk gjejmė pėrēmim pėr njeriun, por lumturi dhe nder, gjejmė ēlirimin nga tė gjitha llojet e kulteve nė jetėn e kėsaj bote, ēlirimin nga ēdo lloj i instinktit, epshit, lakmisė, robėrimit tė pasurisė etj. Duke iu frikėsuar Zotit xhel-le-shanuhu nuk i frikėsohemi mė askujt dhe nuk qajmė kokėn pėr asgjė tejtėr. Nėnshtrimi pėr All-llahun xhel-le-shanuhu ėshtė trimėri, ndėrsa ibadeti pėr Atė ėshtė liri. Pėrulshmėria pėr Zotin ėshtė nder. Njohja e Zotit ėshtė siguri. Ja ky ėshtė ibadeti i vėrtetė. Ne jemi ata tė cilėt kemi nevojė pėr dobinė dhe kėnaqėsinė e ibadetit, sepse Zotit xhel-le-shanuhu kjo fare nuk i duhet. Ai na ka krijuar qė tė na japė, e jo qė nga ne tė marrė. Na ka krijuar qė tė na pasurojė me njė pjesė tė pėrkryeshmėrisė sė Tij. Ai i cili ēdo gjė dėgjon dhe ēdo gjė sheh na ka bėrė qė edhe ne tė dėgjojmė dhe tė shohim. Ai i cili ēdo gjė e di dhe ēdo gjė e njeh na ka dhėnė mendjen nė mėnyrė qė edhe ne tė pajisemi me njė pjesė tė dijes dhe shqisave tė Tij, nė mėnyrė qė tė shėrbehemi me njė pjesė tė njohjes sė Tij. Ai thotė "O njeri, pėrulmu Mua do tė jap njė pjesė tė fuqisė hyjnore dhe do tė mundesh ti thuash diēkasė bėhu dhe ajo do tė bėhet" (hadithi - kudssijj). Vallė a nuk ia ka mundėsuar kėtė Isaut a.s., ashtu qė Isau a.s. ka bėrė atė ēka e ka bėrė.
Ibadeti pėr All-llahun xhel-le-shanuhu pra nuk ėshtė robėrim nė kuptimin qė e kuptojmė kėtė zakonisht ne. Tė robėrosh, nė kuptimin siē kjo zakonisht kuptohet, ėshtė qė zotėriu t'i marrė dhe ti shfrytėzojė tė mirat e robit tė vet. Ibadeti pėr All-llahun xhel-le-shanuhu ka domethėnie dhe kuptim plotėsisht tė kundėrt sepse All-llahu xhel-le-shanuhu i ka dhėnė begati tė panumėrta dhe e ka dhuruar me shumė pėrkryeshmėri. Dhe kur All-llahu xhel-le-shanuhu thotė: "Exhinet dhe njerėzit i kam krijuar vetėm pėr atė qė tė mė adhurojnė Mua", kjo nė esencė do tė thotė i kam krijuar exhinet dhe njerėzit qė tu jap dhe tu dhuroj dashuri, mirėsi, nder, fuqi, qė tu ndaj respekt dhe hilafet nė Tokė. Zoti Krijues nuk ka nevojė fare pėr ibadetin tonė. Ne jemi tė nevojshėm pėr Tė. Ne jemi tė nevojshėm pėr kėtė ibadet, sepse kemi nevojė pėr kėtė nderim, kėto respekte dhe kėto tė mira qė janė tė pakufishme. All-llahu fisnik na ka lejuar qė tė mund tė "hyjmė" te Ai nė ēdo kohė pa u paralajmėruar dhe tė mbetemi te Ai sa tė duam, duke e lutur dhe duke kėrkuar nga Ai ēka tė duam. Sa tė biem nė sexhde nė namaz dhe tė shqiptojmė "All-llahu ekber" dmth. All-llahu ėshtė mė i madhi, vijmė nė praninė e Zotit dhe mundemi nga Ai tė kėrkojmė ētė duam.
A ka dikush tjetėr te i cili mund tė hyjmė kur tė duam dhe si tė duam?! Nė kėtė pikėpamje bukur thotė robi i mirė Shejh Muhammed Mutevel-li Esh-Sha'raviu:
"Mjafton qė kam nderin tė jem rob. Zoti i cili nė madhėrinė e Tij mė tė madhe ėshtė vazhdimisht, mė pranon pa kurrfarė paralajmėrimi.
Por, edhe pėrveē kėsaj e takoj kur tė dua dhe kur kam dėshirė
dhe
"Ma tregoni prodhimin i cili prodhuesit tė vet i tregohet pesė herė nė ditė (mendon nė pesė namazet ditore). Dhe i ėshtė ekspozuar shkatėrrimit!"
Kėto ishin vetėm disa domethėnie tė fshehta tė ajetit i cili nė shikim tė parė shpie nė dyshim:
"Exhinet dhe njerėzit i kam krijuar vetėm pėr atė qė tė mė adhurojnė Mua."
Po tė mendoje pak mė tepėr pėr kėtė ajet, ai te ti do tė zgjonte entuziazėm dhe do ta nxiste admirimin tėnd.
Krijoni Kontakt